Brinjës
i ka ngulur fort thundrat,
Sfidë
me shekuj të egërsuar nga luftrat,
Kundron
mendueshëm truallin Arbëror,
Si
Ante i pamposhtur lugun gjallëron.
****
Zemërplasur
stambollinjtë e “Përparimit”
Vëllazërisht
e muarrën vendimin:
Vendlindjes
t’ja ndërtonin të madh kruan
Me
duarartët lunxhiotë jetëve shkolluar.
****
Rrënjët
e ndërtimtarëve ngjizur në universitete,
Në
akademitë ilire dhe të Pirros Mbret,
Ndaj
e stolisën bizantë e osmanë,
Mbrothësi
selitën Ballkanit anembanë.
****
Punët
filluan dy shekuj më parë,
Në
kërthizë të malit, atje nën majë,
Ku
tjetër gjë s'gjen, veç aromës së çajit
Dhe
borën trazuar me re që pikojnë zallit.
******
Djersën
e këtij dheu të ftohtë brisk,
Mjeshtrat
mblodhën pikë e nga një pikë,
Mundimshëm
me sylinarë evropaianë,
Malit
i molën freski, fshatin këndelluan.
*****
Kroi,
mortje të mos kish kurrë,
E
derdhën fund e krye me llaç e gurë,
Nga
tre fytakë bubulloi qelibar,
Lëngu
i jetës për gjithë gjënë e gjallë.
Një
aneks mënjanë papo, duhej ngrehur,
Vitat
këngëtare të lanin pa u ndruajtur,
Në
korritat më poshtë në rresht bagëtia,
Vrapthi
njomënin buzët sa binte qindia.
******
Derdhej
aq rrëmbyer ujët ditë e natë,
Me
një bend të madh e vunë në zap,
Ëmbël
të gurgullonte në bahçet përrallore,
Dengëza
me lule, pemë e bostanore.
*****
Kroje
jetdhënës që buruat dashuri:
Të
brishta, të zjarrta por, dhe xhelozi.
Për
dashuritë penën shtrydhi Lasgushi,
Në
xhelozi gruan e tij, ah,… e therri Minushi!
*****
Zemër
e lavosur aty ndrojtjen flakëriti,
Ndaj
kënga doli me duf që nga shpirti:
“Do
vete të rri në krua të më vijë ajo që dua,
nazemadhe
gjer në thua,…”
*****
Ti,
buronja jonë gurgullove vetëm mirësitë,
Në
qytezën shekuj ngujuar nga gjarpërinjtë![1]
Faqebardhë
mbete, si gurrë Dodone,
Sodisje
ngazëlluar çfar bëhej asaj ane.
*****
Vashëzat
lastonja që rrotullonin synë,
Djemtë
levenda që zinin pusinë,
Apo
ndonjë nusëroke si lulja në vesë,
Kur
loste me trimin tek Vresht’ i Kallogresë.
******
Kroi
Rrëzate që shfaqet gjithë nur,
Kroi
i Madh do t’i thuhet emri,
Kur
të mos mbetet qoftë dhe asnjë gur.
Dëshmi e gjallë e dhimbjeve të përgjakuraTë fashitura në muzgjet thellë në kohra!
[1] Fshati para
viteve 1400 ka qenë i ndërtuar në një vend me ujë të bollshëm por, me dydjet Osmane është shpërngulur në rëzë të
malit se sipas një legjende gjarpërinjtë hanin fëmijët dhe vajzat.
No comments:
Post a Comment