Për një
periudhë rreth 30 vjeçare që kam kryer punën e agronomit, më është dhënë
mundësia të kqyr nga afër shumë fshatra të rrethit Gjirokastrës. Që në fillimet
e punës time më ka bërë përshtypje rregullsia dhe mënyra origjinale e mbjelljes
së pemëve rreth shtëpive të banimit, në kopshtet dhe arat. Këtë rregullsi e
bukuri e kam ndeshur edhe në rrethe të
tjerë që kam pasur mundësinë t’i kem vizituar apo të kem banuar për një
periudhë të shkurtër kohe, si në: Skrapar, Elbasan, Tiranë, Tepelenë, Përmet,
Krujë, etj. Në një seminar 3-ditor për drithrat në vitet 80-të të shekullit që
kaloi në rrethin e Dibrës, ku isha së bashku me agronomin, mikun tim të ndjerë
Ali Sino, duke parë rregullsinë e kopshteve dhe pemët e mbjella në rrethinat e
qytetit të Peshkopisë, që ishin vërtet të bukura, ai nuk e përmbajti dot gëzimin e një specjalisti të vjetër dhe të apasjonuar, mu drejtua duke më
thëne:
- “Nga këta duhet të mësojmë”. Gjithashtu rrasti më është
dhënë të vizitoj edhe disa fshatra të Janinës në Greqi. Kudo kam konstatuar të
njëjtin bukuri, stil ndërtimi e konceptimi. Le t’i marrim me rradhë në shqyrtim vendet ku dhe si
shqiptarët i mbillnin pemët që nga lashtësitë e deri në ditët tona.
1. Rreth shtëpive: Fillimisht
njeriu prehistorik pemën e parë e mbolli afër vendit ku banonte. Pema e parë që
ka mbjellë njeriu afër banesës së tij thuhet se është fiku, rreth 11, 5 vjet më
parë në Lindjen e Mesme, ku dhe u çfaqën fshatrat e parë. Me zhvillimin e jetës
urbane njerëzit të nxitur nga dashuria për bimët dhe gjelbërimin, e zhvilluan
këtë praktikë edhe në këto zona. Si për zonat urbane dhe ato rurale kjo
praktikë e njerëzve të lashtë ka ardhur deri në ditët e sotme duke u
përmirësuar e prefeksjonuar gjat mijëra vjeçarëve. Të gjitha zbulimet
arkeologjike të kryera në Shqipëri tregojnë se rreth shtëpive të lashta ka një
hapësirë për të cilën arkeologët mendojnë se mbilleshin me pemë. Zakonisht në
gjuhën popullore atje ku bëheshin 2-3 pemë quhesh kopsht. Për mendimin tim
duhet bërë dallimi midis pemëve që mbillen rreth shtëpisë në copa tokash të
vogla dhe një kopshti të mirfilltë. Pemët rreth shtëpive në zonat e pjerrëta
shpesh mbilleshin në brezare të ngritura me mur guri e të mbushura me dhe, ose
çdo pemë apo hardhi mbillej në një rrethim të veçantë ku aty mund të mbilleshin
dhe bimë të tjera si perime, erëza ose lule.
Bimët që mbilleshin rreth një
shtëpie në Gjirokastër ndryshonin nga ato të një shtëpie bregdetare si psh., në
Durrës apo në Vlorë. Bimët e një banese rurale bujqësore ndryshonin nga ato të
zonave urbane. Në zonat rurale kodrinore e malore pemët që mbilleshin shërbenin
për të përballuar jetesën, si ushqim për njeriun dhe kafshët, bimë medicinale
dhe zbukuruese. Këto bimë mund të ishin: mani, caraci, molla, lofata, thana,
arra, shtogu, trandafilat, etj. Ndërsa në zonën bregdetare ishin: agrumet,
ulliri, hurma, fiku, etj. Në zonën bregdetare ato mbilleshin krysisht për të
patur shtëpia një pamje të bukur e të hijëshme, për ushqim si dhe për të
krijuar një mjedis me freski ajërore. Sot në botë ka një specialitet që mirret
me dizenjimin e një shtëpie me gjelbërim që quhet Arqitekurë Peisazhi(Landscape
architecture).
Gjelbërimi rreth shtëpive në Shqipëri mendoj
se ka patur një specifikë të veçantë, sidomos në zonat rurale bujqësore dhe
duhet të jetë një bazë orjentuese edhe në të arthmen, sepse përbën një
eksperiencë mijëra vjeçare. Pemët që mbilleshin kishin qëllim të dyfishtë ose
të shumfishtë, siç është psh. mani që shfrytëzohej si ushqim për njerëzit dhe
kafshët, si bimë zbukuruese, rritjen e krymbit të mëndafshit, për të bërë
veglat e mjetet e punës, objekte artistike e artizanale, si dhe shërbente njëkohësisht kundra
erozionit dhe për hije e freski. Mbjellja e pemëve bëhej në përshtatje me
rrethanat dhe kushtet socjale, kushtet e terrenit, klima, reljevi, mënyra e
ndërtimit të banesave, etj. Në hyrjet kryesore të shtëpive ose siç quhet,
portat e jashtëme ose porta e madhe, shpesh dhe jashtë rrethimit të banesave,
mbilleshin pemë me kurorë të lartë si: mani, qershia, bajamja, caraci, lofata,
arra, etj. Krijimtaria shpirtërore
popullore, folklori, që e pasqyron të plotë historinë, sjell një informacjon edhe
për rritjen e bimëve që ishin pjesë e jetës njerëzore. Këngët popullore,
na “tregojnë” jo vetëm se cilat ishin pemët por, edhe ku mbilleshin ato. Në
krahinën e Lunxhërisë në një këngë popullore thuhet:
Mu tek portë e madhe,
kish mbirë qershia
Në degët e saja, një zog vija-vija
Sa bukur ja thoshte, kur vinte qindia…
Për thanën
populli shqiptar ka një thënie: “Ja vuri kufirin tek thana” ose “tek shtogu”,
që do të thotë se thana dhe shtogu mbilleshin në vijën e kufizimit të truallit
të banesave ose kopshteve me fqinjin. Mbrapa shtëpisë ose anash saj mund të
gjeje fikun, kumbulla, mollë, lisin, etj. Është një këngë tjetër që na tregon:
Prapa shtëpisë tek fiku,
Dil mike se të do miku….
Në ballinën
e shtëpisë, që pjesën më të madhe e zinte oborri, aty e kishte vendin hardhia,
zakonisht në shtretër të lartë por, dhe erekë, si dhe mbilleshin lule e
trandafila dhe ndonjë pemë me kurorë të vogël si ftoi, shega, pjeshka, etj.
Këngëtari popullor e thotë kështu:
Tek pjergulla në avlli,
Ç’u plagoç i varfëri,
Te mikia shpimëni,
Ajo di e bën jatri…
Kjo mënyrë
dizenjimi për gjelbërimin e shtëpive të banimit bëhej kur trualli i shtëpive kish një sipërfaqe të vogël e të kufizuar, ndërsa për prodhime
bujqësore të nevojëshme për ushqim ose për tregëti, ndërtoheshin kopshtet.
2. Kopshtet: Për të patur
një ide të qartë se çfar kuptojmë me fjalën “kopsht ose bahçe” në fjalorin e
gjuhës shqipe thuhet: “Kopsht quhet një copë toke e thurur, zakonisht
pranë shtëpisë, që e mbjellin me pemë të ndryshme, me perime ose me lule”, ndërsa në gjuhën angleze për
fjalën kopsht(garden) thuhet: “Një pjesë toke zakonisht afër shtëpisë për
të kultivuar lule, pemë frutore dhe perime”.
Kopshtet afër shtëpive të banimit
janë më të herëshmit e kultivimit të bimëve dhe fillimisht kanë patur si qëllim
kryesor prodhimin e ushqimeve për njerëzit. Njeriu prehistorik në afërsi të
banesës së tij zhduku të gjitha pemët ose bimët që nuk i nevoiteshin dhe aty
fillojë e të mbjellë apo të kultivojë ato për të cilat kishte nevojë. Kjo
praktikë krijoi kopshtet e para. Të tillë ishin ndërtuar që para 5000 vjetësh
në Mesopotaminë e Lashtë madje të përshtatura edhe për një jetesë të zhvilluar
urbane, siç janë përshkruar kopshti Edenit, kopshtet e varura Babilonase, të
ndërtuara me një teknikë të lartë agronomike. Në to mbilleshin hurma, bajame,
ullinj, lisa, pisha, arrë, shegë, dardhë, ftonj, fiq, vreshta, etj., si dhe
bimë mjekësore, perime e lule. Me daljen në skenë të civilizimeve të para,
njerëzit e pasur filluan të krijojnë kopshte estetikë ose dekorativë, thjeshtë
për të patur një mjedis e pamje të bukur shumëngjyrëshe. Kopshte të tillë janë
çfaqur në Egjytin dhe Greqinë e Lashtë dhe u prefeksjonuan më tej nga romakët e
më pas nga evropianët. Në Mesjetë gjat shekujve të XVI- XIX u krijuan parqet, kopshtet botanikë
apo kopshtet mbretërorë, por kjo mënyrë dizenjimi e kopshteve nuk është objekt
i shkrimeve të mia.
Në të vërtetë në kopshtarinë
prodhuese që nga lashtësia shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Kopshtaria është një
traditë shumë e lashtë e shqiptarëve, të cilët shquhen ndër të tjerë për
origjinalitetin dhe janë ndër të parët në Evropë, pavarësisht se historia
botërore e kultivimit të bimëve e anashkalon këtë fakt. Kopshtet e arbërve kanë
habitur udhëtarët e huaj gjat Mesjetës. Ndër shumë të tjerë, një udhëtar anonim
austriak, që pretendon se e ka shkelur çdo cep të Trojeve Shqiptare në vitin
1869, shkruan në gazatën “Die Debate” se:
“Në rajonet e ashpra shtrihen me kujdes frutat e malit dhe ato të egra,
në ultësira dhe rajonet bregdetare rriten agrume të mrekullueshme, madje has
tek-tuk edhe palma”
.
Në
Perandorinë Otomane bahçevanët më të shquar në Stamboll ishin shqiptarë. Për
këtë traditë shqiptarët janë shquar edhe gjat Perandorisë Bizantine, por
fillesën e saj e ka thellë në lashtësi. Sipas arkeologut Neritan Ceka, tradita
e ndërtimit të kopshteve me pemë rreth shtëpive të banimit në trojet shqiptare
shkon përtej periudhës Ilire. Kur flet për Butrintin e shekujve te V-VI ai
kumton:
“Edhe Buthrotum
mungon në listën e Prokopit të Cezaresë, pavarësisht se në kohën e tij u
ndërtua një mur rrethues që dyfishoi sipërfaqen e mbrojtur në krahasim me
periudhën antike. Por, ashtu si në Bylis, ai rrethonte më shumë kopshte se sa
shtëpi dhe shërbente për të krijuar një hapësirë strehimi në raste sulmesh
barbare”
Zakonisht kopshtet gjat mesjetës
rrethoheshin me murre guri ose gardhe të lartë, të thurur me gjëmba ose
mbilleshin ferra(Rubus), qoftë edhe
për të çfrytëzuar frutat e tyre si ushqim. Në zonën kodrinore-malore kopshtet e
fshatrave atje ku trualli shtëpive ishte i mjaftueshëm behej afër shtëpisë në
të kundërt ndërtoheshin të grupuara rreth fshatrave ku çdo familje kishte
kopshtin e saj dhe zakonisht ishin nën ujë. Shtriheshin në faqet e kodrave ose
maleve, në formë brezaresh të hijëshme e me mure mbajtës. Udhëtari turk Evelie Çelebiu kur flet për kopshtet në qytetin e Gjirokastres në vitet 1660 shkruan: ” Muret dhe shtëpitë janë të gjitha të herëshme, që datojnë që nga koha e të pafeve. Muret janë kaq të gjatë dhe solidë sa as edhe një harabel nuk mundet të kapet me thonj e të qëndrojë”.
Kopshtet me peme dhe perime shpesh ngriheshin edhe nëpër pyje buze lumenjeve, përenjeve, por edhe ne pjesen fushore aty ku kishte pak uje ose kishte kushte të përshtatëshme afer vendeve ku kultivonin edhe drithrat, etj. Aty gjeje dardhën, kumbullën, arrën, fikun, qershinë, trandafila, lisa dhe perime të shumllojëshme.
Në periudhën
bizantine kopshte unike u ndërtuan nga murgjit rreth kishave, manastireve, teqeve
e vakëfeve. Të njohura në rrethin e Gjirokastërs kanë qenë kopshtet e manastirit
të Cepos, Pepelit, të teqesë Melanit, etj. Gjithashtu origjinalë e të bukur
kanë qenë kopshti i Myfit Beut në Libohovë, kopshti Xhemali Shtinos në
Gjirokastër, etj.. me pemë, trandafila, lule dhe perime të zgjedhura, të cilat edhe sot i mbajnë këta emra edhe pse u
prishën gjat diktaturës. Të shumta janë toponimet që ende ruhen nëpër fshatra
“Bahçe”, madja një lagje në qytetin e Shkodrës ka marrë emrin “Baçallëk” për
bahçet e bukura që kishin ndërtuar banorët. Po kështu shumë të shpeshtë ndeshen
mbiemrat si “Baçevani”, “Baçe”, “Baçaj”,
“Baçi”, “Kopshtari”, etj. Në përgjithësi
kopshtet e popullatës të shtresave të varfëra e të mesme mbilleshin me perime, pemë frutore,
bimë medicinale e lule, por kishte edhe kopshte thjesht me pemë frutore. Në
zonat kodrinore-malore pemët që mbilleshin zakonisht ishin dardha, molla, ftoi,
fiku, etj. Në një këngë të këtyre zonave thuhet:
Në baçenë tënde
moj,
Dyzet rrënjë mollë,
Se ç’u rrit kjo çupa,
dhe ma bën me dorë…
Kurse në zonën bregdetare në
kopshtet apo bahçetë mbilleshin ullinj, portokallet, limonat, mandarinat, etj,
në një këngë të kësaj zone thuhet:
Një baçe-o me
portokalle,
Se ç’po lozin-o dy sorkadhe….
Ndërsa Polo Mihali i pershkruan kështu bahçet apo kopshtet ne krahinen e tij Lunxhëri
"Baçet plot me gjelbërime
Rrethuar nga pemët janë
Midis tyre plot perime
Nga të gjitha llojet kanë".
Gjat
periudhës së Diktaturës u zbeh kjo traditë, nuk flitesh më për këtë dukuri të
kopshtarëve duarartë shqiptarë, traditë e përfituar me mundim nga shumë breza
shqiptarësh. Në këtë periudhë flitesh e punohesh vetëm për pemtore të mëdhaja
industriale, prona të ish-kooperativave apo NB-ve.
Mund të kishe disa pemë apo hardhi rreth
shtëpsë por, kur bëhej fjalë për një kopësht apo bahçe të vërtetë, pronari
shifej jo me sy të mirë nga Partia shtet. Menjëherë pas vendosjes së Diktaturës
ata që kishin një prodhim të shquar bujqësor e të lakmueshëm në fshat, u goditën,
u shpallën kulakë dhe dihet kalvari vuajtjeve. Në vitet që pasuan, kur ndonjëri
me pasion e me djersë krijonte ndonjë kopsht të mirë kërcënohesh nga Organizata
e Partisë duke i thënë:
“Ti e ke mendjen tek prona private, ke mbeturina
mikroborgjeze”. Nuk janë të pakta
rrastet vetëm për këtë fakt janë diskriminuar e persekutuar shumë njerëz.
Pas viteve 90-të të shekullit
që kaloi shqiptarët ju rikthyen këtij zanati të vjetër fisnik, për të fituar
kohën e humbur, madje shumë njerëz që banojnë në qytete kanë ndërtuar shtëpi në
fshatra apo rrethinat e qyteteve dhe me pasjon i janë futur punës për të
prodhuar fruta dhe perime nga kopshtet e tyre. Këtë dukuri shqiptarët po e
përhapin edhe ne vendet ku kanë emigruar, këtu në SHBA, e kudo ku banojnë.
Menjëherë sapo marrin një shtëpi, organizojnë kopshtet e tyre që janë
origjinalë, të veçantë e bëjnë dallim nga kopshtet e banorëve të tjerë. Një
pjesë mirë e emigrantëve po punojnë për ngritjen dhe dizenjimin e tyre, punë e
cila pëlqehet nga banorët vendas dhe u ka sjellë të ardhura të kënaqëshme.
|
Shtepia e Misto Sevit ne Boston, MA - SHBA |
3. Arat: Sipas fjalorit shqip,
arë quhet një tokë qe punohet dhe mbillet, tokë buke. Arat që kanë ndërtuar
arëbërsit shqiptarë në zonat malore e kodrinore nuk janë ndërtuar për një ditë,
apo për një vit, zanafillën e tyre e kanë që nga lashtesitë e kanë punuar për
to shumë breza shqiptarësh. Kohët e fundit arkeologët kanë zbuluar në Butrint
një parmedë 2700 vjeçare, më e vjetra në Ballkan.
Këto 20 shekujt e fundit për shqiptarët ka qenë një periudhë e vështirë
luftrash e sundimesh të egra. Historia përshkruan shkatërimet, djegiet, vrasjet
dhe shpërnguljen masive sforcërisht të banorëve. Por, përmidis luftrash të
egëra, të gjata e cfilitëse, shqiptarët ditën si t’a prodhojnë ushqimin e tyre
e të mbijetojnë. Gjat okupimeve të gjata, një pjesë emigroi, një pjesë ju
përshtatën kushteve të rënda të sundimtarëve të huaj, por mbajtën të pa shuar
ndjenjat liridashese e indetitetin e tyre. Një pjesë u rudhën nëper male dhe me
shumë durim e punë të mundimëshme, falë aftësive diturake të tyre, ndërtuan
arat për të siguruar bukën e përditëshme. Kjo periudhë ishte masive në të
gjitha Trojet Shqiptare pas dydjeve shkatëruese e skallavëruese të romakëve e
sllavëve, por edhe për të përballuar pushtimin e egër e të gjatë osman.
Të habit mjeshtëria, thjeshtësia, finesa dhe
prakticiteti i bërjes këtyre arave, format e tyre të përshtatura bukur me
mjedisin. Të parët tanë ashtu siç janë shquar në ndërtimin e banesave,
objekteve fortifikuese, ndërtimeve socjale si urat dhe ujësjellësat, po aq të
talentuar e krijues çfaqen edhe për bërjen e arave. Kjo përvojë, e lënë në hije
deri më tani, duhet të tërheqi vëmendjen e specjalistave për kohën që jetojmë
dhe më tutje.
Banorët e
lashtë ndërtimin e arave e kanë filluar nga më të thjeshtat, nga lëndinat, me
fitimin e
përvojës dhe rritjes nevojave
janë zgjeruar drejt më të vështirave.
Për bërjen e këtyre arave brez pas brerzi janë zbatuar me finesë e
krijimtari elementët e brezarimit të tokave: si sistemi punimit, sistemimet
sipërfaqësore, muret mbajtës, të cilët për nga teknika e ndërtimit janë të
lakmueshëm, pasi disa kanë qindra vjet që kryejnë këtë funksjon.
Nivelimet, mbushjet me dhe aty-këtu, pastrimi
i gurëve, shkureve, plehërimet, kanë qenë punë të përviteshme të banorëve për
të krijuar arat që ne sot shohim. Krijimi i ledheve në përshtatje
me terrenin, i ndonjë lëndine të bukur për midis, rrugët dytësore përshatur
natyrshëm brenda parcelimeve, përbejnë së toku elementë të rëndësishëm
funksjonalë të bërjes këtyre arave, për të krijuar
asamble e peisazhe të bukura arash që ende e
ruajnë bukurinë e tyre dhe erozioni është zero.
Peisazhe arash në Dibër e Mat
Kjo formë
sistemimi e tokave bujqësore në zonat kodrinore e malore u ka rezistuar
shekujve. Në shekullin e kaluar me koletivizimin e bujqësisë u kryen shumë
sistemimime e bashkime arash për të lejuar punimin e tokës me mjete mekanike.
Diku u kryen të studjuara, por diku tjetër u bënë edhe gabime e nxitën
erozjonin.
Fillimisht arat u krijuan për
të mbjellë drithëra, të sigurohesh “buka e gojës”, por nevojat në rritje i
detyruan bujqit që ato të zgjeroheshin me mezhdat apo ledhet për të cilat
tregohesh i njëjti kujdes. Në qofte se toka e punuar në këto zona ishte e pakët
dhe e pa mjaftueshme për nevojat që paraqiteshin, me ledhet rreth arave, toka
bujqësore që e mbarështronin u dyfishua e trefishua. Ledhet shfrytëzoheshin për
barin e thatë për bagëtinë, ose kullotë, dhe njëkohësisht mbilleshin pemë e
shkure për qellime të ndryshme si: arra, lisa, dardhë, lofata, gorica, caracë,
thanë, qershi, lajthi, hardhi në formën e pjergullës, madje dhe bimë zbukuruese
e medicinale si trandafila, zambak, etj. Pra, në vet-vehte ara përbënte një
njësi prodhuese komplekse bujqësore nga e cila siguroheshin ushqimet për vehten
e tyre dhe bagëtinë që mbanin, drutë e zjarrit, lëndën drunore për ndërtimin e
banesave, etj. Njëkohesisht bimët drunore kishin dhe funksjone të tjera të
rëndësishme për ta si: për të mënjanuar erozionin, krijonin një freski ajrore e
tokësore si dhe rrënjët e tyre ishin ujëmbajtëse e përmirësonin bilançin e
lagështisë tokësore për zonat e thata. Që nga banorët e lashtë e deri në shek.
XX, bujqit shqiptarë me kodet e tyre agroteknikë të transmetuara brez pas brezi
kanë menaxhuar në mënyrën më të mirë arat e tyre.
Ledhet arave ishin edhe vend
qëndrimi i disa kafshëve të egra si: lepuj, kunave, dhelpra, thëllëza,
mëllenja, iriqi, breshka, kërmij, etj. që dhe këto shfrytëzoheshin si ushqim.
Kjo mënyrë kultivimi e bimëve kishte krijuar një simbiozë natyrale dhe tepër
miqësore të njeriut me natyrën që meriton vëmendje, pasi sot është e lakmueshme
nga të gjithë, për të zhvilluar bujqësinë dhe ekoniminë në tëresi, si dhe për
të nxitur e organizuar agroturizmin bio në këto zona. Atë që mund të kërkojnë
banorët e këtyre zonave për t’i ndihmuar me financime në rimëkëmbjen e
bujqësisë është investimet në drejtim të përmirësimit të ujitjes, infrastrukturës rrugore si
dhe krijimi lehtësirave bankare për të pasur mekanizmat e duhura e të kohës.
4. Në blloqe: Një bllok me pemë
quhet i tillë kur madhësia e tij shtrihet nga më pak se një dylim deri dhjetra hektarë
e më shumë. Për
këtë mënyrë
kultivimi të pemëve frutore është krijuar mëndësia se në Shqipëri u çfaq apo u
zhvillua pas Luftës së Dytë Botërore, por pa folur për të tjerët, edhe kjo
mënyrë kultivimi e pemëve për shqiptarët është e njohur dhe shumë e lashtë. Masive
me thanë, lisa, arrë, etj., që shtrihen dhe sot në zonat kodrinore e malore,
zanafillën e tyre mund t’a kanë nga faktorë njerëzorë. Natyrisht për t’a
vërtetuar këtë duhen studime të cilat nuk i kemi deri tani. Disa masive me arrë
që kanë qenë në rrethin e Gjirokastrës si në Sopot të Lazaratit, Harko Fole në
Labovë të Kryqit, Satakone në fshatin Selckë, në komunën Cepo, etj., sipas
vrojtimeve fillesën e tyre mund t’a kenë shumë të lashtë. Po kështu mund të
themi për disa masive me lisa në fshatrat Poliçan, Sheper, Skore, etj. Blloqe
të mirfilltë shumë të herëshme me agrume e ullinj ka patur gjat gjithë kohërave
në bregdetit shqiptar. Po të flasësh se kur shqiptarët kanë filluar t’i mbjellin
pemët në blloqe, gjurmimet të shpien në lashtësi. Ndoshta ka ardhur koha që me
studime të veçanta nga kominitetet qe i kanë në pronesi, qeverisë dhe ndihmën e
organizmave zhvillimore të Komunitetet Evropian të ripërtrihen e të mirmbahen.
Një bllok me lisa në
fshatin Poliçan, Gjirokastër.
Gjat
shekullit që lamë pas në të gjithë territorin shqiptar u bë një punë e madhe
dhe u ngritën masive të shumta me pemë frutore si: përgjat bregdetit me agrume
e ullinj, në Dvoran të Korçës me mollë, në Roshnik të Beratit me Fiq, në
Tropojë me kubulla, në Peshkopi, etj. Në rrethin e Gjirokastrës të përmendura
ishin: Fidanishtja Frutore në Mashkullorë, blloqet me pemë në Lunxhëri, Odrie,
Dropullin e Sipërm, etj. Pas vitit 1990 këto masive me pemë nuk i rrezituan dot
ndryshimeve politike dhe tranzucjonit të gjatë e të vështirë, pjesa më e madhe
e tyre u lanë pas dore dhe u shkatëruan. Kjo ndodhi si rjedhojë e braktisjes
fshatrave nga banorët por, edhe të gabimeve në ndërtimin e tyre dhe shkaqe të
tjera. Sot banorët e këtyre zonave, një pjesë të kthyer nga emigrimi, po
ringrejnë pemtoret e tyre.
Blloqe me agrume e
ullinj në brgdet
5. Vreshtat: Një tokë
mbjellë me hardhi quhet vreshtë. Fillimisht hardhia është kultivuar nëpër pemë
dhe më pas kanë lindur vreshtat. Tradita e kultivimit të hardhisë nëpër pemë ka
ardhur deri në ditët e sotme. Shumë e njohur është bërë kjo traditë në rrethin
e Skraparit, Përmetit, Gjirokastrës, etj., kryesisht nëpër lisa, vidhe apo
caracë. Populli e ka thënë nëpër këngë:
“Pjergulla në lis të thatë,
Ngjitet lart e më të lartë,
Ngjitet lart dhe në ca vidhë…”
Vreshtat
janë të njohura qysh në Egjyptin e lashtë. Shqiptarët dhe para-ardhesit e tyre
Ilirët, sipas shumë autorëve janë shquar për kultivimin e rrushit në vreshta
dhe prodhimin e verës që para Periudhes Antike. Sipas Prof. P. Sotirit, arkeologjisë dhe historianëve,
hov të madh ka marë vreshtaria gjat periudhës antike ku ilirët shquheshin si
prodhuesit dhe eksportuesit e verës në Mesdhe.
Edhe gjat Mesjetës tokat e arbërve përshkruheshin si toka me vreshta të
shumta. Këte e dëshmojnë fakte të shkruara, gërmimet arkeologjike si dhe
toponimet e shumta rreth qendrave të banuara edhe pse nuk janë ose të mbahen
mend të mbjella me hardhi. Në disa vende janë diktuar dhe impiante që shërbenin
për prodhimit e verës. Në rrethin e Gjirokastrës në vendin e quajtur Revani të
Libohovës janë diktuar tubacjone balte për transportin e mushtit të rrushit në
Libohovë. Edhe mali Bureto ku shtrihet Libohova, në gjuhët sllave do të thote
“Kade”, ndoshta sllavët ja kanë vendosur këtë emër sepse rëzë këtij mali gjetën
kade të mëdhaja të verës të pa para prej tyre. Në Shqipëri ka gjashtë fshatra
që mbajnë emrin Vreshtaz ose Hardhishtë si në rrethet: Krujë, Fier, Elbasan,
Gramsh, Korçë etj., të tille ka edhe në Kosovë, arbëreshët e italisë si dhe në
Çamëri apo tek arvanitët në Peloponez të
Greqisë.
Në vitet e para të pushtimit
osman vreshtaria e arbërve mori nje goditje të rëndë, u shkateruan shumë
vreshta nga ushtritë turke, por më pas duke ndjerë perfitimet e këtij
aktiviteti bujqësor nga taksat që vilnin, okupatorët nuk e penguan. Goditjen më
të rëndë vreshtaria shqiptare e mori pas viteve 1860 nga dëmtimet e dëmtuesit
të rrezikshëm të sistemit rrënjor Filloksera(Ph. vastratix), dhe pas vitit 1880
edhe nga çfaqia e sëmundjs vrugut, patogjenë të rrezikshëm këta të ardhur nga
Kontineti Amerikan. Kur evropianët përpiqeshin për të shpëtuar vreshtat e tyre
nga këto epifiti, shqiptarët ishin në zjarrin e luftës për pavarësi nga Turqia
dhe më pas u përfshinë në luftrat Ballkaniike e ato botërore, e nuk kishin kohë
të mirreshin me këtë armik të vreshtave të tyre. Masat e para ndaj këtyre
dëmtimeve shqiptarët i morrën pas vitit 1930 dhe pas Luftë së Dytë Botërore.
Deri atëherë ishin shkatëruar pothuajse gjithçka, mijëra hektar vreshta në të
gjithë vendin.
Në vreshta
krahas kultivimit të llojeve të rrushit, në mezhdat apo ledhet e tyre
mbilleshin dhe pemë për prodhim frutash, kundra erozionit, për hije dhe për të prodhuar
elementë të sistemit mbeshtetës për hardhinë. Të tilla kanë qenë lisat, vidhi,
caraci, lofata por dhe pemë frutore si qershia, ftoi, dardha, molla, thana,
fiku, arra, lajtia, etj. Në një kënge popullore nga rrethi Skraparit dhe Mallakastrës
thuhet:
Mbolla një vreshtë në mal,
Mbolla dhe pemët rradhë-radhë
Ca m’u zunë, e ca s’mu zunë…
Gjat
periudhës së Diktaturës komuniste ju kushtua vëmendje mbjelljes së vreshtave, u
ngritën blloqe të mëdhaja me vreshta gjat bregdetit, në Shtoj të Shkodrës,
rreth qyteteve si në: Tiranë, Berat, Fier, Lezhë, Lushnjë e kudo. Në rrethin e Gjirokastrës blloqe me vreshta u
ngritën në fidanishten e Mashkullorës, Lunxhëri, Dropull i Sipërm, etj., por
edhe këto fatkeqësisht pësuan një shkatërim gjat viteve 90-të. Pas vitit 2002
vreshtaria dhe prodhimi i verës në Shqipëri po merr një hov e zhvillim të ri.
Vreshta të reja
6. Anës rrugëve, dekorative. Në
qytete dhe fshatrat shqiptare, në rrugët dhe qendrat e tyre, ka qenë traditë e
lashtë mbjellja e pemëve për hije dhe për zbukurim. Në qendra të fshatrave
mbilleshin zakonisht rrepe ose lisa ku krijohej një mjedis i freskët çlodhës si
dhe shfrytëzohej për arena festive e kuvende. Në rrugët zakonisht mbilleshin
caracët, lofata, lisa, fiq, etj.
Një traditë e lashtë e
shqiptarëve për mbjelljen e pemëve ka qenë mbjellja e tyre rreth kishave,
teqeve ose varrezave. Në këto mjedise zakonisht mbilleshin qipariza, dafina,
shelgje, lisa, trandafila
a ndonjë pemë
tjetër dekorative.
|
Rrapi mbi 500 vjeçar në qender të qytetit Libohoves, Gjirokastër. Një vend
tepër antraktiv për shumë turiste vendas e të huaj. |
Në botë
janë të njohura mbi 1000 lloje të pemëve frutore, në Shqipëri numurohen rreth
100 lloje nga të cilat sot kultivohen afërsisht 40 lloje por, rreth 15 lloje
janë të zakoneshme, e kanë një rëndesi ekonomike, të cilat kanë një përhapje e
përshtatshmëri të ndryshme në zonat e veçanta gjeografike e klimaterike. Në
rrethana dhe kushtet që ju krijuan shqiptarëve për shkak të luftrave pambarim
gjat shekujve, ju duhesh që t’i racionalizonin punet e tyre. Të përfitonin sa
më shumë nga toka e pakët që kishin nën kulturë. Pemët që bujqit shqiptarë
kultivonin në arat, kopshtet madje dhe rreth shtëpive të tyre ishte një
përzgjedhje specifike sipas një kodi të trashëguar brez pas brezi për të përballuar
sa më mirë nevojat që kishin, prandaj krahas pemëve frutore të zakonëshme në përzgjedhjen
e tyre ishin dhe bimët e egra ose gjysëm të egra si: lisi, thana, lofata,
bliri, gorica, etj.
N. Ceka - Ilirët
e antikitetit të vonë, një jetë të varfër, me pak art dhe shumë verë( Gazeta
“Mapo” 3 mars, 2013)