- Horizonti i kaltërt (1959)
- Vite pa thinja (1970)
- Fjalë nga zemra (1977)
- Gurra e fjalës (1980)
- Zëri i gjakut (1984)
- Poezi (1986)
- Ujvarat e diellit (!988)
SI ËNDËR...
Frushulliu një krahë thëllëzash,
më preu gjumin e vonë
(kisha fëmininë në ëndra
dikur...larg në fshatin tonë)...
kthehej me thekër në shpinë.
Barra që në shpinë i tundej
më peshonte gur në brinjë.
vrapoja, mos m'ikte mëza.
Gjakun që më dil nga këmba,
e kishin në këmbë thëllëzat.
zgjatesha për dy tri mëna.
Ferrat me oreks për vete,
rrëmbenin kallinj nga nëna.
na vinin gjer afër fushës:
thëllëzat nga barrë e nënës,
larashi nga barrë e mushkës.
Ajo ulej, flakë e kuqe.
Drapëri me hark të feksur
i zbardhte si hënë mbi supe.
i shkoqte dhe pëshpërinte!
Te çdo kokër në pëllëmbë,
birit i numuronte vitet...
Ç'i patëm vitet kaq të rënda,
O vitet tona, ju ç'nuk patë?!
Na mbiu shpata dhe parmënda,
Ç'u mbimë mbi parmendë e shpatë.
Ne shqipe tok, me krahë flamuri.
Mbi shpate,-prroje e pika gjaku,
E nën parmendë kokra gruri.
Dhe ne i mbajtëm aq të tenda;
Kështu u endem si viganë,
Një këmbë shpata,një parmënda.
Me gjak e bukë, ndaj ju përgjegj,
Me llërë trimi e shpatull bujku,
(Kështu na tha i madhi Gjergj)
Parmëndë e shpatë lartë i ngriti.
Dhe djersa faqen na i zbardhi,
Dhe shpata ballin na e ndriti.
Gjalmin zgjedhur prej çdo ngjyre,
nëpër gishta - shpjer e bjer...
i formonin një ylber.
(qe dielli mbi Lumaqe
ku shëndet i kuq i malit
nënës i ndizej në faqe).
hidhte në qylym të saj.
ato ditë kish parë tutje
një shqiponjë lart në majë.
ndrojtur në qylym ka prurë...
(qe një trandafil i largët
që u këput, e s'u dha kurrë!)
tek e verdha që shikoni,
-biri kur sëmurë ka qënë
nëna e derdhi ngjyr' limoni.-
e kur boshti priste fijen,
lidhte gjalmin e këputur
si t'u zgjaste udhën bijve.
ku nuk futej në qylime
(bar i dhënve kurrë mos humbtë -
gjithnjë lutej nëna ime).
zogj të bukur qenë skicuar...
Qenë zogjtë që përcillnin
nënën larg me dru ngarkuar.
harqet - valle hip e zbrit
Si s'e dinin nënë shkretat
se aty do ecnin bijtë!
PARA BUSTIT TË SELAM MUSAIT
Koha hedh paprerë
përmbi festen tënde
dimri-flokë bore
vera-dritë hëne.
Dhe të vijmë të veshim
rreth duke t'u mbledhur
ndërsa ti në heshtje
ri në bronx i derdhur.
Eh gjithë këtë bronx
valle ku ta gjeje
vete do ta shkrije
plumba do ta bëje.
Ri... po nuk të rihet
ndaj të vijnë mornica
...vrapi yt po endet
poshtë nga Babica
Lugjesh në ato netë
zbrite si veri
projektorët ndiqnin
sharkun tënd të zi.
Flaka nëpër duar
me rëmbim të futej
gjalmi mbi dyfek
dridhej mos këputej.
Plumbat nëpër xhepe
(gjetur breg pas bregu)
me thërime misri
hynin tek dyfeku.
"Biruni o burrani
hop...ti zemë së gjalli
dhëmbët nga urrejtja
krisnin posi stralli
Vlora krahëlidhur
ç'vrull të dha te gjuri
Malua nga ballkoni
të tundte flamurin.
Ndaj ti si i dehur
rrugën poshtë e more
po ç'kish aq shume tela
ç'kish aq shumë llogore.
Plagë me plagë si lule
seç të doli gjaku
me të kuq flamuri
t'u qendis shajaku.
"Kështu rënçim, -fole
e ç'vlen sa liria
lule Labi ynë
Selam Salaria.
Plumbat breshërimë
t'u përmlodhen brenda
Lebërit kokë më kokë
u ulen te kënga
SHOLLËT E XHA SALIKOS
TË DASHURËS NGA NJË MATEMATIKAN
Ty po të drejtohem, vajzë, moj syzezë,
më do a s'më do, kjo është hipotezë.
Pamja jote e ëmbël, posi teoremë,
kur të shoh përpara, më zgjidh çdo problemë.
Ti je elegante si ekuacion,
mesi yt i hollë, posi ypsilon.
Supet delikate, pika infeksioni
qafa si cilindër, koka si trung koni.
Hunda si segment, posi rreze dritë,
veshët simetrike, balli si orbitë.
Buzët si elips, mjekra si kupolë,
sytë si dy vatra, vetull parabolë.
Ç'm'i ke ndarë aq bukur flokët si spirale,
oj, t'u thaftë dora, si me simetrale!
Rreze rrezatojnë sytë e tu të qeta,
njëri rreze alfa, tjetri rreze beta.
Për ty psherëtimat që dalin rrethore,
hapen valë-valë, si rrath bashkëqendrore.
Unë e ti një thyesë, lidhur në një bosht,
ti numëruesi sipër, unë emëruesi poshtë.
Po s'ta bëra jetën diell si pranvera,
ç'vite më janë taksur, m'i shumëzoftë zerua.
Dashurisë për ty mos t'i shuhet vapa,
çdo fjalë që të thuash, do ta fus në kllapa.
Dhe, oh, si do rritet me hapa ritmike,
sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.
Bukuria jote, bukuri limit,
m'i përndau mendtë gjer në infinit.
Më trete me formula, më shkrive të gjallë,
si një copëz akull, në plus njëqind shkallë.
Folmë, shpirti im, shpirt në maksimum,
se pa ty s'kam gjumë as në minimum!
No comments:
Post a Comment