Friday 12 April 2019

Homazhe bukurive natyrore të Lurës

Meditim

nga dr. Selmam MEZIU
Firence, Itali.


Nuk dua që nga pena ime të ''rrjedh,, nektar i helmtë tragjedishë Eskiliane dhe aspak Shekspiriane. Nuk dua që të notoj në legjendat e Babait të Aleksandrit të Madh se qyteti i tijë i origjinës ndodhet nën mbeturinat e murajave pranë Fushës së Pelave, në veri perëndim të sajë, apo se në majën e një mali përkundruell, gjënden rrënojat e një kishe të stërlashtë. Këto ndodhen edhe pse të mbuluara, ose pjesërisht të varrosura nga mbeturinat vegjetale të shumëllojshme në mjedisit rrethues të krijuara përgjatë vargmaleve të shekujve.


Më drithërohet trupi nga mornicat e çudirave ankthë ndjellëse të kohërave moderne, e ''pena,, nuk hap hullinë e frymëzimit, e tastierat e kompiueterit nuk lëvizin, nuk bëjnë zhurmën e zakonshme. Përse vallë? Çfarë është kjo mbrapshti, e natyrshme, e imponuar apo diçka tjetër pa emër ?
Borejt dhe mbretëresha.

Nuk egziston më pisha Monument Natyre, në livadhin e Thatë, aty në të majtë të rrugës automobilistike Vanas - Lurë. Ajo ka mbetur diku e shkruar, e fotografuar, zaten që shërben për të bërë reklamë, prodhimeve shqiptare të fillimi shekullit të njëzete e njëtë. Ajo është prerë nga njeriu. Nga ky njeri që s'pati mëshire, qe s'pati kulturë, që nuk kishte frikë madje as rrespekt për ligjin. Sa keq, ç'mynxyrë marramendëse! Shteti edhe ishte edhe nuk ishte. Politikanët kacafyteshin për të zënë karriget, duke shkyer njëri tjetrin pse jo duke bredhur me makinat luksoze, përrreth kryeqyteit e peijsazheve të bregdetit Jon e Adriatik. Megjithëse e pakulturshme të shprehemi kështu, por populli e ka nxjerrë si margaritar nga sythet e kohërave '' Mali digjesh e ku…..krihesh,,
Popujve të maleve qoftë ky nga lartësitë e Vermoshit, të luginës së Valbonës, të Stravajve të Librazhdit, të Frashërit te Përmetit, të Ballabanovës
së Kolonjës nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ''Arratisej.,, Mos vallë këtyre njerëzeve, familjeve, fiseve të tëra iu ngjau si ''Borejve,, ku dymbedhjetë mijë vjetë më parë, braktisën Polet nga ndryshemet rrënjësore klimatike, me mbretëreshën Pyetja në krye, kur zbritën drejt Europës Qëndrore?

Realiteti historik është plotësisht i kundërt, dukuria nuk është natyrore, por politiko -shoqërore. Me anë të politikës së rrugëve u shkatërrua organizimi i prodhimit dhe i shpërndarjes. Ligji valoi në zjarrin e propogandes zhurmemadhe të barbarizmave Atiliane të shekullit të pestë, gjithëçka në tehun e sopatës e të motorsharrës të minave e granetve, të tymit e të flakëve. 

E njeriu si qënje e vetëndërgjegjshme, do të merrte guaskën me vete, siç bëjne qetësisht në jetën e zakonshme, kërmilli dhe breshka. Mori rrobat, për tu veshur, u organizua për të marre drurin për djegje e ndërtim apo shitje e tjera. Dhe zbriti nga lartësitë për tiu afruar burimeve të vazhdimesisë së jetës. Por cila ishte përgjigja, reagimi për masakrën e pameshirshëme që po i shkaktohej natyrës. Këtë unë e kam marrë në Bjeshkët e Oroshit, ahet, pishat, bredhat, arnenët shekullor, si ujqër të uritur i shkyenin me çfar mjetesh të kishin njerëzit deri dje mbrojtësit e natyrshëm të tyre. Kur iu afruam dhe i pyetëm se po kryenin një krim të rëndë që dënohesh me ligjë. Nga ditari im i asaj kohe lexoi përgjigjen:'' Pasuria jonë e fundit kjo ka mbetur, kalaja e fundit për tu marre kjo është, copa e bukës është tek ky bredhë i shtremë.,, (01.09.1994) Mbyllëm gojën dhe si i thonë ikëm me bishtë ndër shalë.

Edhe për banorët e krahinës së Lurës kjo ishte rruga e vetme. Hallkat e zinxhirit lidheshin njëra pas tjetrës, që nga Saranda apo Berati, Tirana apo Durrësi, dhe viktima ishin ahet, bredhat, arnenat, pishat shekullore, rrobujt ndonjëri edhe shekullor. Parku Kombëtar Lurë me sipërfaqe njëmijë e dyqindë e tetëdhjetë hektarë, iu nënshtrua shkatrrimit barbar, pa kurrëfarë kriteri silvikulturor, pa kurrëfare kriteresh ekologjike të funksionimit të tijë. Bukuria natyrore e kësaj treve u varros, u shpërfytyrua, u ndryshua rrënjësisht.

Në ''gjurulldinë,, hynin, drejtor e mesues, teknikë e inxhinira të të gjitha profesioneve, ministra dhe fshatarë të thjeshtë, agranome, zoteknikë e veterinerë. Ndërsa shtetin nuk mund ta përkufizoje siç e mësuam në teorinë e ekonomisë politike. Ai kishte membranën qelizore të përbërë nga gjashtë shkronja, ndërsa protplazma ishte, e qulltë, e pa ngjyrë, pa funksion, me kalimin e kohës, veç qelbëzohej, praktikisht berthama e sajë nuk egzistonte. Ndërsa shkronjat( membrana) ndonjëhere lyheshim me propogandën e shfrenuar se ''une jam shteti,, praktikisht azgjë, gjithëçka lëviste pa kurrefarë drejtimi, pra kaotike, rrëmujshëm.
Kronisti i revoltuar

Nuk e di sepse më shkrepi për të shkruar disa rrjeshta mbi ''Pyllin momnument natyre të hartinës,, Shënimet e marra gjatë mbarështrimit të vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë, kishin kohë që ''pushonin,, në një dosje të emërtuar si më sipër. Kisha lexuar, e mbledhur dëshmi mbi masakrën më të madhe ekologjike, mbi ofensivën shkatrrimtare të dhjetë vjetëve më vonë se puna ime për mbarështrimin e këtyre pyjve. Por nuk doja t'i besoja, sepse ndërgjegjësisht e quaja të parelizueshme, doja ta krahasoja me krimin naziste mbi ebreit në kermotariumet europiane.

Rastësisht ne Facebook më çfaqet Selman Kalia. Dhe filluam ti shkruanim njëri tjetrit. Kur unë i shtroi idenë time, ai më shprehet:
'' Po ju përsëris, qe pyjet në Gurë Lurë, konkretisht te Buza e Dede, që i thonë me emërtimin popullor, biles deri lartë ne Kurorën e Lures, nuk ka as edhe një dru në këmbë, qoftë halorë apo fletorë.,,  

Menjëherë kërkoja të gjeja në vetëvete, ndjenjën, shtysën e mos besimit të fjalëve të mesipërme. Fillova të hyjë në galeritë e dyshimeve e mosbesimeve, të motiveve të kësaj katastrofe Hiroshimjane. Truri filloi të lodhej, fytyra mu djersit, e përpiqesha të kujtoja fotografitë e fundit të marra në këto anë nga inxhinieri madje për dhjetëvjeçarë drejtues i Ndërmarrjes së pyjeve të Dibrës, Munir Hoxhës.

Dhe vargu i pafund i pikëpyetjeve rrjeshtoheshin si rruazat në pe. Kapërtheheshin, politika, shteti, pylltari, fshatari, dyndjet, mishmashi i ngjarjeve të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të njëzetë, në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare.

Ndërsa kronisti vazhdon edhe pse mua më lindi një pyetje e brëndshme e shqiptuar vetëm me lëvizjen e buzëve: Vallë a do të jenë bukuritë e liqeneve të fotografuara me mjeshtri nga fotografi I shquar Refik Veseli në atë ditë qërshori te tetëdhjetë e shtatës. Sakaq më shfaqet fraza fantazmë:
''Liqenet janë drejt eleminimit, kanë ngelur si pellgje ujrash të qelbura, duke të dhuruar një pamje të trishtueshme,,
Më duket se shkruesi i këtyre mendimeve ka lajthitur, mendova i vrarë thellë në shpirt e i ''pushkatuar,, mu në lofkën e zemrës. Vallë ku është shprehja artistike e fotografit të shquar Refik Veseli, me të cilin i fotografuam këto pasqyra mahnitëse bukurie, njëzetë e pesë vjetë më parë? Sa prekse, rrëmbyese e plotë tallaze emocionesh të ngjallte kënga e artistes së njohur Dibrane, Lirie Rasha kur iu këndonte me atë zerine e ëmbël e melodioz shtatë liqeneve të Lurës.

Dhe përsëri pyetjet me lindin si buisja në pranverë, të sytheve në degëzat e aheve që kërkojnë të shprehin vazhdimësine jetes, hieshinë e sajë pas një dimri të ftohtë e kemishë bardhë. A ka mundësi që mësimet e silvikulturës të jenë vërtet shkencore, e të shprehin realitetin e ndryshimeve mjedisore, sigurisht këtu rrënjësisht të vërtetuara. Zhduket mbulesa pyjore, prishen funksionimet mjedisore të qarkullimit të ujrave, ndryshojnë flora e fauna bashkeshoqeruesja e mbulesës së lartë të drurëve shtatëlartë. Me sa duket nuk ka motive për dyshime.

Ashtu i mbuluar në imshtajën e dyshimeve e të pikepyetjeve, me zërin e mekur, të ngjirur, i flisja e i shkruaja Kalisë. Dhe ja në vazhdim :
''Kryesisht i kanë prerë dhe djegur edhe për ti kthyer në kullota, por fatkeqësisht të katandisuara tashmë në siperfaqe të xhveshura, të grryera, e në vazhdim po degradohen plotësisht, këto e kanë fillesën kryesisht në motin më të kobshëm te shqipërisë; tre vjetë para se të mbyllesh shekulli i njëzetë.,,
Përpiqem si zogu i plagosun nga sqepi i mprehtë i skifterit të shpupuris në mantelin shumë palësh të kohës, për të besuar e vërtetuar të kundërtën, dhe ja në ndihmë më vjen ish Profesori Silvikulturës ne Fakultetin e Pyjeve Tiranë, Bajram Xheku kur më shkruan: ''Edhe tani më dalin parasysh si në film ahishtet e Macukullit e Masdejës që i njohë me pëllëmbë, të cilat zgjaten shumë e bashkohen njësh me pishnajat bukurindjellëse të Lurës.,, Dëshiroi të shkërmoq ne prushin e ndjenjave të mia realitetin e mbulesës së gjelbërt të jo më shume se dy dhjetëvjeçarëve me realitetin e llahtarshëm të së sotmes në këto peisazhe tashme trishtues ndjellëse. Por më vjen keq nuk mundem, jo aspak nuk mundem!

Por kalemxhiu modern që i shkruan mijëra kilometra larg vëzhgimet e tija dhe mi sjellë në të mijtën e sekondës, për ti lexuar, nuk bën gjë tjetër veçse shkallmon pigmentin e gjelbërt në shpirtin tim, e luan me ndjenjat e mia, tashmë të trazuar keqas.
''Është katastrofë psikologjike, mendore dhe ndjenjash nerëzore, t'i shikoni malet e Lurës, bëhesh me dhimbje koke, sëpaku për neve që e dime se si kanë qenë të veshura me pyje madhështore këto anë, dhe njëkohesisht që ua dime vlerat shume drejtimshe, mbulesës së gjelbërt.,,

Fatlumi ambassador Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jozef Linpreki në atë ditë të bukur pranverore të nëntëmbëdhjetë Majit te vitit të dytë të fillimit të shekullit të njëzetë e njëtë, gjeti vdekjen në gjirin e kësaj shkertëtire të krijuar nga politikanët e paformuar, arrogantë, të varfër në shpirt, egoist në profesion dhe të cekët në rolin e natyres mbi njeriun e shoqërinë në përgjithësi.
I ndjeri shkrimtari Lurjan Ninë Rajta në një bisedë me të në Gushtin e kaluar më pati thënë:
''Shkoi nganjëherë nga vendëlindja ime, por nuk marrë guximin të shkoi nga liqenet, sepse sëmuresh nga pamjet e atyre vendeve dikur perla të bukurisë natyrrore. Eh ç'të bëjshë duhet ta hamë bukën me gjizë dhe realtetin ta gëlltisim kështu siç është përrreth nesh.,, Ai shfryu, duke hapur paksa gojën dhe më shikonte me ato sytë e tijë të ndritshëm, mua mu duk se kërkonte shërimin e realitetit nga mendimet e mia. Por unë ula kokën dhe heshta. Ndërkaq mendova se një ditë do ti përgjigjem, pasi të vizitoi ''malet e shkretura të Lurës,, por ai na la para kohe.
Shkëmbeva edhe disa fraza me kronistin dhe së fundi, ai e mbylli me këto fjalë:
''Ato që të shkruajta janë të sigurta unë kam shëtitur atyre vendeve vitin e kaluar, se më kishte marrë shume malli, por……,,

Ky djalosh arriti të kanalizoi mosbesimin, dëshprimin, katastrofën shpirtërore në qënien time, dhe fatkeqësisht natyrore. Shpërfytyrimeve të peisazheve Luriane, ai ju vuri vulën e së vërtetës. Por unë akoma fluturoi me kujtesën time për të nxjerrë nga ajo ''miniere,, fakte, shifra, personazhe, projekte, studime, politika varrëmihëse.
'' Vrasësit,, e natyrës
Si i thonë shtryth mëndjen, kerkoi në lëgushën e kohës, për të gjetur, atë që është fshehur, që dikush nuk e shpreh ndërsa një tjetër revoltohet brënda vetes.
Dhe ja viti njëmijë e nëndqind e gjashtëdhjetë e gjashtë, shpati lindor i Kurorës së Lurës ngrihet në piedastalin e ''Parkut Kombëtar.,, Gjithëçka i nënshtrohej një përkujdesje si i një fëmije qe sapo lindur nga një çift i ri që ngrohet nga zjarri i dashurisë.Natyrisht me një përkujdesje tepër të vëmendëshme e përkushtim gadi hynjor.

Por ky gëzim shkallmohet, shkulet nga rrënjët dhe ja si e kujton Profesor Xheko:''…dështimin që ndodhi ne Fushën e Pelave ( tetëmbëdhjetë hektar) që u hap toke buke nga ndërmarrja bujqesore ushtarake….,,( viti 1966). Bashkëhoqërimi i bimëve barishtore, u shpërbë u zhduk, lule shumëpetlashe e bukurindjellëse që të emociononin e frymzonin më parë, tashmë plugu i mbuloi me larvën e dheut.
Sa keq, u tret si kripa në ujë një bashkëshoqërim barërash, që natyra ia dhuroi natyrës në qindra vjet, ndoshta. Kështu e studiuan në këto pllaja, shpate të përthyera, lëndinash e pyjesh shtatëlartë e gjetherënse e halorësh përherë pigmente gjelbërta, profesorët Vasil Marku, Mersin Mersinllari, u diplomuan me këto tufëza barërash e shkurrëzash, Nazmi Ajazi, Meziu, e dhjetra të tjerë.

Përsëri kthehem mbrapsht, njëzetë pesë vjetë më pas, gërvishti lehtësisht në siperfaqen e trurit tim, për të gjetur në rrudhat e tijë diçka me vlera, dhe ja''Prania e disa liqeneve akullnajorë në territorin e parkut dhe flora përreth tyre e pasur e tërheqese e me bukuritë e pishnajave kurorë çrregullta.,,
I sapo diplomuari, inxhinier pyjesh Ajet Skarra, hithte hapat i kujdesshëm duke shkruar e vëzhguar me kujdes gjithëçka, studionet, pyeste dhe fantazonte. Unë banori i një çadre, e shoqërove, diskutuam, dhe skicuam, shtëpia prej druri, ura me harqe te liqeni Luleve, zbritje me shkalle druri te liqeni i Gallabës, etj. Të gjitha u shkruajtën e u vizatuan, u ballafaquan e u shoshitënnë në këshilla teknike.
Në Gushtin e njëmijë e nëndëqind e nentëdhjetë e katrës, u riktheva, për të studiuar e shijuar mrekullite e arkitekturës së gjelbërt Luriane, dhe kërkoja të shihja transformimet e reja te kryera nga njeriu, sipas nje projekti. Zhgënjimi mu mbuall në shpirtin tim si ethet e malarjes, dikur vdekjeprurëse. Inxhinieri zemër prush e energji shumtë, gjithmonë inisiator, ishte plogështuar, pesimizmi e kishte venitur fantazine krijuese inxhinierke. Politika ia kishte ''djegur,, letrat, krijimin, projektin afatëgjatë.

Por politika fantazmë e mungesës së ushqimit nxori nga syrtaret e inxhinierëve një projekt ujësjellësi, kanalesh, tubacionesh që do të funksiononin në bazë të ligjit të Toriçelit, enëve komunikuese. Ujrat e liqenve duhet tu jepnin 'jetë,, hapsirave të tokave Reç e Dardhë. Kanali mbi Borie Lurë dhe përqark Lanës ngjanin si kanale Marsiane, ndërsa sot iu shëmbellejne brezareve Etruskiane.
Një erë e lehtë e flladshme fryu në njediset politike e intelektuale shqiptare. Politikat e partisë mëmë në të gjitha drejtimet e zhvillimit, u shuan si flaka e kandilit me vajguri, në gjysëm errësirë, gjithmonë erëmbytës.

Por fatkeqësisht, shpejtësia u rrit, e për fatlumë të shoqërise njerëzore, bimore e shtazore u kthye në një tajfun shkatërrues. Nuk pyetesh, përgjigjesh, askush. Toka e askujt, po digjesh, e njeriu ishte kthyer në robot jasht komandimit të arsyes e logjikes njerëzore. Ligjet ishin të shkruara mbi letër por…... Humarabi Babilonas i shkruajti ligjet në vitin njëmijë e shtatëqindë e pesëdhjetë para krishtit për herë të parë se kështu duhesh, ishin të detyrueshme, e rregullator rigoroz të këtijë qytetërimi. Fatkeqësisht në shoqërinë shqiptare në fundin e shekullit të njëzetë, nuk funksiononin, zaten ndryshuan edhe ligjshmërinë e zhvillimit të natyrës.

Kambanat e alearmit, zhbiruan një qelizë të mendimit të dikujt dhe më dymijë e nëntë, përsëri ajka e specialistëve pylltarë duhesh të arnonte masakrën ekologjike të Lurës. Morën rrugën varg, me çanta dhe instrumenta, Profesor Hajri Hasko, Doktorët e shkencave Behar Hate e Klit Starja, inxhinieri Shkelzen Shehu, topografi Myrteza Preza dhe Ilir Hoxha. Punuan edhe këto si të parët, me pasion e vullnet, mblodhën gjethe e sythe, matën distanca e siperfaqe, fotografuan. Me vete sollën kujtimet më të tmerrshme, pamjet me rrënqethese, fatkeqësinë Nagasakjane të shpateve të Kunorës së Lurës. E qëndisën me pasion krijesën e tyre, e shkruejtën në kompiutër projektin e tyre me imtësira tekniko inxhinierike, e diskutuan dhe e firmuan. Dhe kaq. Nuk udhëtoi më mendimi i tyre drejt hapsirave të kafshuara nga grryerjet të ish masiveve pyjore të Lurës së shkretuar. Ato u plagosën në shpirt si pishnajat e dikurshme që prodhonin arin e tyre, duke qarë nga trupi i plagosur për vdekje. Atyre ua dogjën gjitheçka, siç futeshin e ziheshin në kazane të mëdhenj, në dhjetëvjeçarin e parafundit të shekullit të njëzetë, halat e pishve të reja të zabelit te Nikes, mu aty te Gjurra e Doçe, ku iu nxirresh esenca e vlefshme për botën e përtej detërave. Projekti i tyre, kështu u ekzekutua, të flejë gjumë të thellë në arshivat klasike e moderne. Kush është ''vrasësi,, nuk ka dyshim, politika me politikanët, që fryhen si rriçnat kur thithin gjak deleje të majme. Dhe çfarë ndodh më pas, ajo plas, çahet, përgjaket me gjakun e vjedhur me dhunë e dinakri.

A mendoni se do të ndodh kështu. Koha më ka përgjumur, më ka mpirë inisiativën, më ka përgenjështruar, e unë jam kthyer në një thëngjill i mveshur me hirin e trupit tim. Kjo është tragjedia që venë në skenë politikanët dritëshkurtër. Intelektuali, profesori inxhinieri, mumje të murosura në trupin e kohës ''moderne,,
Darvinianët në Lurën e shkretuar.
Nuk dua të kthehem njëqindë e shtatëdhjetë e shtatë vjetë prapa. Nuk dua të mos i mendoi, projektoi fantazoi mundësitë e zhvillimit. Nuk mund ta ndalë unë ligjin e progresit shoqëror, natyror e shkencor. Nuk kam forcë energji për të ndryshuar politikën, unë jam një dy, dhjetë njëqindë, njëmijë. Atëhere të dorëzohem, të kthhem në zvarranik, në krimb toke, apo në breshkë ujore. Të mendohem, të lexoi në hojet e mjaltëta të ditunisë njërëzore se ndoshta gjejë kyqin e artë të shpëtimit.

Dua të ngjit shkallët kryeministrisë, të takoi ndonjë ministër apo këshiltar të dikujt, njeri të madh, udhëheqës, ndoshta mbretit të ardhshëm, një fjalë doja t'i thoja: shkruani një vendim që: ''Parku kombëtar i Lurës, nuk egziston, është zhdukur, ai tanimë i shëmbllen një kufome në dekompozim të vazhdueshëm e të pandalshëm.,,
Firmosur e vulosur, të mos dërgohet me pëllumbin korrier, jo, por as me zarfë e pullë, koha moderne e çon atë për të mijtën e sekondës, në seksionin e mjedisit në OKB, në FAO, në Bruksel, Londër , Njujork, Berlin, Toronto, Moskë e ku ta dijë unë.
Bota do të ''mrekullohet,, nga kjo çudi shqiptareske. Të gjithë ato, akademikë, profesorë, inxhinier pyjesh, turistë të thjeshtë, politikanë, historian e sociologë që kanë vizituar këto treva ose duke lexuar këto rreshta, do të shkruajnë në emailet e tyre: ''Kur mund të vijmë ta vizitojmë Lurën, me çfarë mjetesh udhëtohet, ku flihet e hahet mëngjezi , darka…..,,

Dhe sejcili do të bëjë punën e vetë. Dikush do të ndjek shembullin e njëzetë e dy vjeçarit Çarl Darvin, që u nis për dy vjet për të shkuar në ishullin Galapagos, të Ekudorit, në Amerikën Jugore, dhe i zgjati pesë vjet me një anije me vela e qymyr. Mbushi fletore me shënime, mblodhi fosile, gjethe bimsh gjithëfarëshe, copeza mineralesh, bëri skica etj. Kthehet shëndoshë e mirë. U largua nga Londra në fshatin Downe, ku shkroi traktatin e famshëm ''Origjina e llojeve,, duke përcaktuar origjinën dhe zhvillimin e llojeve. 

Ndërsa historiani, do të filloi të shkojë në zyra statistikash dhe shtëpia katunarësh, edhe pse hanë patate me kripë, por me ujën e ftohtë që të ruan shëndetin e bukurinë trupore. Sa popullsi ka ikur dhe sa ka mbetur do të shënoi ai. Duke mbledhur gojdhëna nga ato pakë pleqë që kanë mbetur, si psh se lurjanet dikur kanë qenë farkëtar të shpatave, topuzëve, shigjetave etj armë për ushtrinë e Gjergj Kastriotit, po që atëhere kanë qene silvikultore e botanistë të mirë, për këtë pylli, ishte një kombinat prodhues i fuqishëm natyral. Edhe pse qymyr druri duhej shumë e prodhohesh në këto shpate e vargmale mbuluar me pyje.

Dhe legjendën e luleve të liqejve të cilat ishin nuse të trimave që mbronin këto troje ata e shënojnë në fletët e bardha të blloqeve të shënimeve. A nuk ishte ushtria dibrane me në krye kryetrimin Elez Isufi që u strehua në dimrin e vitit njëmijë e nëntëqind e njëzetë e një në pishnajat e shkrepat e Kurorës së Lurës? Historiani do të gëzohet, për çantën prej lëkure të mbushur plotë, dhe do të largohet i gëzuar.
Problemi ështe i politikanëve që vijnë, se varet do të jenë të djathtë apo të majtë pra, Laburistë, Republikanë, Socialistë, Demokrat apo… dhe kushedi se çfarë çorbe do te gatuajnë.

Tani të bëjmë cermoninë e varrimit, me arkivolin i cili s'mund të jetë prej druri, por prej hekuri ose kauçuku, se ato nuk jetojnë, edhe rrënjët po iu kalben e hahen nga gjallesat e sapo krijuara në kushtet të ndryshme toksore e klimaterike. Brënda tyre do të shtrihen kufomat e shtatë liqejtë, me siperfaqe tridhjetë hektarë, Hartina e Rrobulli i Lurës, Fusha e Pelave, Morena e Fushe-Lures, Cirku i Kurores, Arneni Monumet Natyre, ish masivet pyjore nga Nezhda, Kurora, Grifen dhe Pllau me jo me pak se gjashtëmbëdhjetë mijë hektare pyje.
Dhe fluturoi me mëndjen time për të gjetur si motrën, nuk e gjejë as ne xhunglën amazonike, që mbarë bota ambjentale dha alearmin njëzetë e pesë vjetë më parë se ''po i shkatërroheshin mushkëritë, popullsisë së botës,,
Dhe kërkoi të ngjitem në hapsirë e kohë, për të gjetur një argument më shumë, një shembull që politika si teori dhe si praktikë, e politikanët fodullë, egoistë e ksenofobë për interesin e tyre, të kujtojnë fund Janarin e këtijë viti, kur populli shume milionëh i Filadelfias, çau me lotët krua per djegjen e Selvisë ''Senatore,, deshmitare e gjallë e tridhejte e gjashtë shekujsve. Mbarë populli amerikan dhe vetë presidenti i sajë, shprehën ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe. Ndërsa për Hiroshimën e Lurës nuk i dridhet qimja as kujt, e flenë si qëngjat pylltarët e këshilltarët, president , e kryetari i qeverisë, populli i thjeshtë dhe ish mjeshtrit i punimit të drurit.
* *
*
Me imagjinatën time ngjitem monopateve të shpatit të Bakullimës (1756,5 m.), për të vështruar hapsirat gadi të pafund të maleve e shpateve të krahinës së Lurës së shkretuar. Përfshijë me shikimin tim gjithëçka përball, dhe përsëri meditoj. Këtu pranë, në tavolinën e shkrimit, tre tavëlla duhani, prej lëvoreje pishe të zezë, punuar me mjeshtëri nga banori i çadrës time, Liman Kalia. Kur po gdhendëte këto, pikërisht atë mëngjez Korriku të njëmijë e nëndëqindë e tetëdhejtë e shtatës, një ari trupmadh e leshëgjatë, iu afrua burimit të ujit pranë nesh, piu me qejf atë duke shuajtur etjen, bashkë me të vegjelit dhe u largua qetësisht. Ishte banori ynë. Ai jetonte diku aty në sterhën e tijë, në pyllin pranë Livadhit të Qeshkës. Ku jemi tani ne personazhet e tragjedive Eskiliane? Borejt sollën me vete objektin dhe fjalën dru, sëbashku me të edhe shqiptimin e një fjale të madhe ATË ( baba është fjalë turke) gjithashtu, sollën më pas popullimin e ballkanit, brigjeve të Mesdheut dhe Europën Qëndrore, sollën zhvillimin metarlugjik, buqësor, armatimin dhe sfiduan Azinë, kështu sëpaku na ka mësuar historia. 

A mendoni lexues i dashur që u emocionove, lotove, u ngushëllove u lodhe, ndoshta dhe u mërzite bashkë me mua, se ngjarjet, historitë përsëriten, faktet e shkruar në papiruse të historianëve, kronistëve….. të mijëra vjetëve tregohen kokëfortë shkëlqejnë vërtetsi si llava e zjarmueme, e shkëlqejnë si drita e diellit. Polibio ( 202-118 para krishtit) dhe historiani Padovian, Tito Livio( 59 p.k- 17 pas krishtit) do të shkruajnë i pari në greqisht dhe i dyti në latinisht për'' Ilirine e shkretuar,, pra kuptohet krahina e Lures,''…e kishin prishur maqedonasit për të penguar Dardanët që të dyndeshin në Iliri e Maqedoni…,, Vendos dy gishtërijtë në tëmtha, ndjej rrahjet e tyre të shpeshta e gjëmonjëse, dhe dy pika lotë më rrjedhin nga faqet që më janë skuqur nga turpi, dhe nis të numëroi njëqindë e pesëdhjetë tragjeditë e Eskilit, ku prej tyre vetëm shtatë arritën në shekullin e njëzetë e njëtë.

Firence 08.04.2012 
Ish pylltari, Dr. Selman Meziu

Tuesday 9 April 2019

Kokojka jonë e dashur!

Ja ç’shkruante Etieni për Kokojkën

Përgatitur nga: Ksenofon M. Dilo
Firence, Itali

Ishte kodra mbas shtëpisë sonë. Ishte e mbuluar me shkurre, thoshte gjyshi por babaj me dashurinë e pakufishme që kishte për pemët gjeti aty një hapësirë të pafund ku do të shtrinte dashurinë e tij për pemët. Në fillim ishin dhjetra, pastaj qindra pemë, të mbjella me një sistem të mrekullueshëm me distanca të konsiderueshme njëra nga tjetra dhe me një hijeshi që kush i shihte nuk mund të mos mahnitej. Kishte mbledhur pemë nga gjithë bota por nga ajo botë që kishte të njëjtën klimë me Sheperin. Ishin varietete të çuditëshme që i kish porositur e mbjellë me kujdesin që ka nëna për fëmijën. 

Njëherë vëllai shkoi dhe e thirri se e kërkonte gjyshi. Babaj po punonte për shartimin e një peme. Me doreza, me sharrën e vogël me fashat e bardha, thua se po bënte ndonjë operacion. E dinte që duhej të ngrihej sepse e thërriste Babai por nuk u nxitua të mbaronte punën e tij e cila i ngjante një lindje. A mund ta linte doktori në mes lindjen? Jo! Po ashtu edhe babaj po i jepte mundësinë pemës për të bërë një lindje, një variacion i ri do ta bënte pemën të ishte edhe mollë edhe dardhë. Durimi i vëllait po mbaronte. Gjyshi i kishte thënë që babaj duhet të zbriste nga Kokojka menjëherë. Vetëm kur mbaroi punë babai u ngrit dhe tha pothuajse solemnisht: Pesë minutat do t’i fitojmë duke vrapuar e pesë të tjera do të nai falë gjyshi. Për dhjetë minuta fituam një varjetet të ri dhe ky varietet do të mbetet për gjith jetën...

Dashuria që kishte për punën shkonte paralel me aftësinë dhe korektesën e tij. Veteriner i përsosur dhe agronom nga më të mirët. Ky ishte babai im, por mbi të gjitha një bashkëshort i mrekullushëm që bëhej copë për familjen, për gruan e fëmijët e tij. Punonte që të mos ju mungonte asgjë dhe ashtu si ishte i palodhur ishte dhe shumë i komunikueshëm me të gjithë. Dikujt i kishte shpëtuar mushkën, dikujt lopën, asistonte në lindjet e vështira dhe përpiqej që të arrinte rezultatin e kënaqshëm të mbante gjallë edhe nënën edhe të porsalindurin..dhe shumë herë kur shihte sa të këputur ishin nuk merrte pagesë.
- Thoni një fjalë të mirë për mua, -thoshte, jo që ta lypte atë që i takonte por për t’i bërë njerzit të mendonin se ajo që kushtonte dhe kishte vlerë më shumë se çdo gjë ishte mirësia. Dhe të gjithë e njihnin. 

Puna që bënte i kishte dhënë emër të mirë. . Por dashuria e tij ishte Kokojka. Aty ai humbiste dhe aty ishte ku takohej puna e palodhur me njohuritë e pamasa dhe rezultati ishte një mrekulli e vërtetë. Gjyshi tregonte: Njëherë e kuptova që do të bënte mot shumë i keq. Malja ishte në Kokojkë, dërgova ta thërresin dhe i thashë Kaliopit të mos e linte të dilte më. Ta mbante me zor në shtëpi se mali do të kërkonte kurban atë ditë. Babaj u kthye në shtëpi dhe mamaja i tha se gjyshi kishte dhënë urdhër të mos dilte nga shtëpia. Malja nuk foli. Në orën tre pas mesnate u ngrit. Kishte lënë takim me dy shokë të dilnin të prisnin tre barë me pemë që i kishin porositur nga jasht. Mamaja donte të fliste por malja nuk e la. Do shkonte se s’bën. Ishin tre barrë me pemë të rralla dhe duhej t’i sillte sepse kishte kohë që i priste. Gjyshi nuk kishte gabuar. Ishte një natë e tmershme. Në majë të Dhëmbelit morrën pemët por kuajt ranë në honin e furunës dhe nuk bënin këmbë përpara. Malja i përcolli njërin pas tjetrit të dy shoqëruesit. I pari u kthye në shtëpi të vet. I dyti nuk donte ta linte Malen vetëm, por Malja i tha se nuk ishte e logjikshme të vdisnin dy. Njëri mjaftonte! 
- Shko dhe lajmëro për ndihmë i tha shoqërusit,- dhe vetëm kjo e bindi tjetrin të lëshohej si shigjetë drejt fshatit në mes të furtunës që e bënte malin të bubullinte aq frikshëm. 

Malja e kishte mbledhur mendjen. Ishte kurbani i malit dhe i asaj furtune por më tepër kurbani i Kokojkës, për pemët e së cilës nuk kishte llogaritur as jetën. Ishte i sigurt se kish bërë gjithçka kish në dorë e qetë po priste çdo të ndodhte. I sigurt se e gjithë kjo do t’i kushtonte...jetën. Por ja që në ato momente të vështira terrin e çanë përveç vetëtimave edhe fanarët e bashkëfshatarëve. Fshati po i vinte në ndihmë. Dhe kështu shpëtoi e nuk la edhe rrënjët e pemëve që i mbolli të nesërmen me aq shumë dashuri sa ngjante me një nënë që përgëdhel fëmijët të cilët kanë dalë nga një lëngim vdekjeprurës prej të cilës shpëtuan por ndjehen akoma të dobët e kërkojnë kujdes të dyfishtë... KY ishte Male Dilo, babai im një nga djemtë e Ilia Dilo Sheperit.