Sunday 26 June 2022

RIKTHIM TEK TRADITA - NJË PIKNIK NË “DARDHËN E DYTË” NË USTER

“Qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit”- Horaci

Nga takimi i dardharëve në Uster, MA-SHBA , në vitin 2019 (foto F. Memelli)


nga:  Fuat MEMELLI

Boston, SHBA

 

Ka vite që në këtë stinë, dardharët që jetojnë në qytetin e Usterit, i cili ndodhet rreth një orë larg Bostonit, organizojnë piknik në natyrë. Piknikë janë organizuar në Dardhën e tyre të bukur dhe tradita vazhdoi këtu në Amerikë nga dardharët e parë si dhe ata që erdhën pas viteve ’90. 

 

Qyteti i Usterit ka qënë dhe është qendra kryesore e dardharëve në Amerikë. Sipas Sotir Panit, i cili ka ardhur nga Bostoni me dy djemtë e tij, Vaskën e Andrean si dhe dy nipërit, thotë se janë rreth 50 familje dardhare që jetojnë në Uster. Vaskë Bruko, një nga drejtuesit e Shoqatës Dardhare “Bleta”, shpjegon se janë më shumë se 50. 
- Tani do bëjmë regjistrimin e gjithë familjeve dardhare që jetojnë në Uster dhe do kemi një informacion më të plotë, shpjegon ai. 

Vendi i zgjedhur për organizimin e piknikut, ishte një pyll i bukur dhe ngjitur me të një lëndinë plot gjelbërim.

- E zgjodhëm këtë vend pasi na ngjet me vendet ku organizoheshin piknikët në Dardhë si në Propas, Popoven, te koria e Shën Pjetrit, etj ku kishte hije dhe ujë, thotë Klodi Melka, një nga veprimtarët e kësaj shoqate. 

Mbi 50 dardharë e miq të tyre kanë zënë vend në ”sofrën “ e gjelbër të pyllit. Kanë marë me vete ushqime të gatuara në shtëpi, por njëkohësisht edhe një zgarë ku piqen bërxolla, qofte, etj, për t’i shijuar të ngrohta. Krahas pijeve të tjera, nuk mungon rakia e kumbullës e zierë dy herë, që është rakia e vendlindjes së tyre. 


Takohen e çmallen me njëri-tjetrin. Bisedojnë për Dardhën e tyre dhe dardharët e shpërndarë në Shqipëri e nëpër botë. Këto takime mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen. 

Ndër pjesëmarrësit më bën përshtypje një grua e moshuar që ri në karocë. Quhet Valentina Buci. Është pa qef dhe nuk qëndron dot më këmbë.
- Megjithëse nuk jam mirë, s’mund të rija pa ardhur në këtë piknik të bukur, thotë ajo. 
Mes dardharëve ka ardhur edhe vlonjatja, Etel Haxhiaj. Ajo ka vënë kandidaturën për këshillin bashkiak të qytetit në zgjedhjet e këtij viti dhe ka filluar takimet, jo vetëm me shqiptarët por edhe të komuniteteve të tjera. Për pak minuta, një “mbledhje “ e shkurtër aty në natyrë. 

Vaskë Bruko si dhe veprimtarë të tjerë të shoqatës, theksojnë se në korrik do të organizojnë një takim të zgjeruar ku do të bëhet edhe riorganizimi i shoqatës dhe drejtuesit e saj do zgjidhen çdo vit. Andrea Pani ka sjellë me vete një fidan kumbulle që e ka mbjellë nga fara e kumbullës që e ka marë nga Dardha para 12 vjetësh, e cila jep prodhim. Hidhet një llotari dhe fidani i bie Kristina Gjerezit. Në Amerikë do shtohet kështu edhe një kumbull tjetër e ardhur nga Dardha.

 

Një nga momentet më të bukura të piknikut, ishte kur filloi kënga e shoqëruar me kitarë. Dardhari Dhimitër Çika, me profesion piktor, ishte i pari që çeli këngën. Ai ka mbaruar Institutin e Arteve për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Ka bërë shumë punime sidomos në kishat orthodokse. Një nga ato është edhe kisha shqiptare “Fjetja e Shën Mërisë “ në Uster, ku ka bërë gjithë punimet murale, që nga kubea e deri te muret anësore. Dhe artisti e ka në shpirt këngën. Këndon bukur dhe i bie kitarës. Janë dy kitara këtu por ka katër kitaristë si Jani Kotnani, Ligor Konda, Arben Skënde e Dhimitër Çika. Janë këngë serenatash ato që këndohen më tepër, ashtu siç janë kënduar në fshatin e tyre.
 


Një foto e përbashkët, ishte epilogu i këtij pikniku të bukur. “Atdheun e doni më shumë, po të doni njëri-tjetrin” ka thënë Nënë Tereza. Dhe dardharët e duan njëri- tjetrin e atdheun e tyre, pa dyshim.


Gazeta "Dielli"25 qershor 2019. 



 

Saturday 25 June 2022

PORTRET/ NEZIR KONI, NJЁ AGRONOM I MADH I BUJQЁSISЁ SHQIPTARE

 - Kujtoj me mall emrat e parcelave, kanaleve e urave. Të gjithё zonën  e Sukthit dhe Spitallёs e kam nё mendje si njё hartё dexhitale, qё po tё klikosh njёrёn prej tyre mё dalin si nё filma puna qё kemi bёrё atje. Foto tё mija tё dashura janё ato mbi kalё dhe mbi motorçikletё, me kёto dy mjete kam prekur çdo cep tё zonёs time bujqёsore. - 

Vreshta në ish NB Sukth, Durrës 

pergatitur nga: Prof. Ass. Enver ISUFI
Agronom në mbrojtjen e bimëve 
dhe bujqёsinё biologjike

DURRËS


Neziri, banon nё qytetin e Durrёsit dhe sapo ka mbushur moshёn 80 vjeç. Ndihet shumё mirё dhe ende mbanё nёpёr duar punё tё ndryshme. Nuk e kalon ditёn pa realizuar njё veprimtari  tё dobishme. Mendimi pёr  tё  pёrgaditur kёtё shkrim, mё lindi kur lexova dhe rilexova librin e Nezirit me titull: ”Njё jetё kushtuar bujqёsisё”

Nezir KONI

Si agronom, Nezirin e kam njohur heret. Pёr  personin e tij ёshtё folur gjithmonё mirё, por nuk kam pasur rast tё punoj direkt fushave me tё. Neziri, duke qenё plot 10 vite mё i madh se  sa unё,  jehonёn e punёs sё tij dhe tё kolegёve  tё kёtij niveli, i kam dёgjuar edhe si legjenda. Specialistёt me moshё mё tё vogёl,  kёrkojnё tё dёgjojnё pёr kolegёt mё tё vjetёr, me synimin qё tё mёsojnё nga pёrvoja e tyre. Leximi i librit tё tij mё ndihmoi  tё hap njё dritare shumё mё tё gjёrё pёr tё parё portretin e Nezir Konit.

Personat  tё cilat sot janё nёn 40 vjeç, mbase nuk e dinё se Shqipёria jonё e vogёl kishte njё bujqёsi tё madhe. Ishte e madhe, sepse prodhonte ushqimin nё vend, eksportonte shumё mё tepёr se sa sot, prodhonte lёndёn e parё pёr industrinё pёrpunuese nё vend. Ishte e madhe sepse  sipёrfaqia e mbjellё ishte gati dyfishi i asaj qё pёrdoret sot. Ishte  e madhe, sepse tё mёdha ishin ekonomitё bujqёsore nga 500-5000 hektarё tokё

Fushat e prodhimit ishin mesatarisht ne 5-10 hektarё, jo si sot qё parcelat mesatarisht janё 5-15 herё mё tё vogla se parcelat  e ekonomive bujqёsore tё para viteve 1990. Me bujqёsi tё madhe me kёtё rast  e kemi fjalёn pёr  prodhimin qё prodhonte, jo pёr defektёt e shpёrndajtes sё tё ardhurave qё krijonte kjo bujqёsi. Kjo ёshtё njё temё tjetёr, e cila lipset tё tjajtohet nё shkrime mё vehte.

Ekonomia bujqёsore  e para viteve  1990, ishte e organizuar nё tre tipe organizimi:

Kooperativa tё zakonshme, pasuri e grupit, me investime modeste

Kooperativa e Tipit tё Lartё, (KTL) tё cilin kishin mbёshtetje mё tё mirё nga shteti, tё cilat ishin ngritur si njё trazicion nga pёr tё kaluar nё ferma bujqёsore.

Forma e tretё ishin ndёrmarjet  bujqёsore,(NB), ose fermat, tё cilat ishin mbёshtetur akoma mё mira nga shteti si me plehra, mekanikё bujqёsore, infrastrukturё rrugore, specialisёt, paga mё tё mira etj.

Nezir Koni shёrbeu nё njё ekonomi bujqёsore ndёr mё tё mёdhatё nё vend, siç ishte   Ndёrmarrja Bujqёsore (NB ) Sukth.

Para se tё japin skedёn profesionale tё Nezir Konit, po japin skendёn e fermёs ku ai punoi pёr 21 vjet. Kёshtu do ta kuptojmё kontributin e tij nё kёtё ekonomi.

Ferma Sukthit u krijua  nga Italia nё vitin 1926. Sukthi  ishte dhёnё mё koncension pёr 99 vite shoqёrisё Italiane EIAA. (Enti Italiana  Agricultura Albanese). Vila e bukur nё kodrёn e Sukthit ёshtё ndёrtuar qysh nё atё kohё. Fillimisht nga bonifikimi dhe shpyllёzimi u fituan 900 hektarёt e parё tё tokёs.

Pas çlirimit tё Shqipёrisё nga Italia dhe Gjermania ( Prill, 1939-Nёntor  1944)  direkt  pas çlirimit, nё Dhejtorё, 1944, u themelua nga sheti i ri shqiptarё ferma e parё e Sukthit.

Kush ishte ferma e Sukthit si njё ndёr krenaritё e bujqёsisё shqiptare ?

- Nё vitin 1960 ferma kishte 4000 ha tokё  dhe nё vitet mё tё mira 1970 ferma e Sukthit mbillte  12 202 hektarё tokё. Qё nё fillim kjo fermё mori si detyrё tё furnizonte  me produkte bujqёosre dhe blegtorale Tiranёn, Durrёsin dhe eksportin.

Libri me të dhena statistikore për ish fermën NB. Sukth

- Vepronin 17 sektorё prodhimi, tre prej tё cilave ishin sektorё tё  veprimtarive mbёshtetёse si  ato tё  Mekanikёs  bujqёsore, Ndёrtimit, Transportit.

- Kishte 145 brigada prodhimi tё ndara me disa profile sipas drejtimit tё prodhimit ose shёrbimeve.

-Bimёt kryesore qё mbilleshin  ishin: grurё, misёr, dhe tagjira 3000 ha, perime 300 ha, bimё bishtajore soje dhe fasule, forogjerё pёr blegtorinё 1600 ha., luledielli 350 ha, vreshta 300 ha. Kishte edhe ullishte e pemtorё.

- Volumi i prodhimeve kryesore:Drithёra deri nё 9000 ton, perime dhe bostanore 7000 ton, rrush 13000 ton ton, patate, 3500 fasule, luledielli  1500 ton.

- Blegtoria: 4200 krerё gjeth, nga kёto 1930 krerё ishin lopё pёr prodhim qumёshti. Kishte 12000 shpendё. Rriteshin  Derra e dosa   si dhe  360 kuaj.

- Mekanika bujqёsore: 227 traktora me 15 kuaj fuqi HP= Horse Power) dhe 36 autokombanja pёr korrjen e grurit, misrit, jonxhёs, pa pёrmendur mjetet e tjera tё transportit dhe tё logjistikёs.

- Punёsimi dhe burimet njerzore tё kualifikuara

Nё NB Sukth ishin tё punёsuar rreth 10000 punonjёs

Kёtu shёrbenin 873 specialistё me arsim tё mesёm dhe 96 specialistё me arsim universitarё

Kёtu punuan direkt ose konribuan nё forma tё ndryshme specialist qё me vite njihen si personalitete tё bujqёsisё shqiptare me emёr nё tё gjithё vendin.

Ky ishte profili NB -s sё madhe tё Sukthit, si njё nga mё tё mёdhatё nё Shqipёri.

Ferma me potencial tё madh prodhimi ishte edhe ferma 29 Nёntori nё Lushnje, NB Llakatundi dhe NB  Frutore Vlorё, ferma e ullishteve dhe agrumeve nё  Sarandё,  NB Vrina nё Sarandё, NB 17 Nёntori , NB Gjergj Dimitrovi nё Tiranё, NB Kamza nё Tiranё,  NB Perlat Rexhepi nё Shkodёr, Ferma e Gosёs nё Kavajё, NB-ja e Thumanёs, NB  Maliqi nё Korçё, ferma e ullishtes dhe pemёve frutore nё Elbasan, etj,

Pёrshkruam mё parё  forcёn ekonomike tё NB. Sukthit qё tё kuptojmё mё mirё vlerat, punёt, sakrificat e bёra nga agrononmi Nezir Koni.

Sukthi ku ai shёrbeu pёr 21 vite, ku nё kёtё zonё shёrbeu 13 vite edhe si kryeekspert  i zyrave tё agronomisё, siç i thonim nё atё kohё si kryeagronom.

Leximi i librit tё Nezirit mё bindi mua se Nezir Koni ishte njё personalitet kompleks me vlera shumёplanёshe, tё cilat gjithkush do tё kishte dёshirё ti zotёronte.

-Fёminjёria e Nezirit, paraflet pёr karrierёn e tij tё ardhёshme.

Njёrёzit, tё cilёt  nё jetё fitojnё njё emёr tё madh, kjo madhёshti i ka rrёnjёt qysh nё fёmini, qysh nё vatrёn familiare.

Neziri ёshtё djalё i prindёrve Bilal dhe  Fatime Koni, nga fshati Maminas.

Xha Bilali ishte njё burrё, tё cilin e respektonte i gjithё fshati

Gjyshi Nezirit kishte qenё kryeplaku i fshatit qё nё fillimet e pushteti tё ri.

Jeta e organizuar sociale filloi heret nё fshatin  Maminas, sepse kёtu u krijua kooperativa e parё nё Shqipёrinё e Mesme (nё vitin 1947, ose njё vit mё vonё se sa themelimi i kooperativёs sё parё nё Shqipёri, e cila u themelua nё vitin 1946 nё Krutje tё Lushnjes.

Nga fisi Koni dolёn shumё specialistё me emёr nё bujqёsi. Nё kёtё mjedis familjarё dhe fisnor u rrit edhe Neziri.

- Shkolla tetёvjeçare :Shkollёn tetёvjeçare e mbaroi nё fshatin e tij. Ishte njё nxёnёs i dalluar. Dy fakte pёr tё: kur organizoheshin veprimtari me nxёnёsit mё tё mirё tё Shqipёrisё, Neziri ftohej shpesh. Nxёnёsit e dalluar  grumbulloheshin pёr tё bёrё pushime verore  nё vendet e ish bllokut lindorё. Nezirin e ftuan  ti bashkohet nxёnёsve tё dalluar, qё u pёrzgjodhёn tё  shijojnё  pushimet verore nё Bullgari.

Shkolla e mesme: Rrugёn e agronomisё Neziri e nisi nё vitin 1957 kur ai filloj shkollёn e mesme Bujqёsore, Golem, Kavajё, njё shkollё me emёr tё madh  nё atё kohё.

Nё atё shkollё jepnin mesim petagogё, tё cilёt kishin studiuar tё gjithё jasht vendit dhe kishin njohuri dhe kulturё perendimore. Kёtё shkollё  Neziri e mbaroi nё vitin 1961. Kujtimet e Nezirit nё kёtё shkollё, nxit nё gjithё brezat  nostalgjinё positive, tё cilёt  kanё studiuar nё atё shkollё tё famshme. Kjo shkollё u themelua nga amerikani Harry Fullc qysh nё vitin 1924.

Universiteti Bujqёsor:

I filloi studimet e larta nё vitin 1961 dhe i mbaroi nё vitin 1966.

Edhe studimet nё  Institutin e Lartё Bujqёsor, sot Universiteti i Bujqёsisё e pёrshkruan me nostalgji. Neziri tregon pёr  gёzimin madh kur mendonin se do tё shёrbenin si agronomё tё lartё, dhe sidomos kujton me respekt trupёn petagogjike me personalitete qё kishin mbaruar studimet jasht vendit.

Fillimi i punёs si agronom nё Sukth

Agronom  nё Sektorin  Rrushkull, Sukth. Udhёtimin e  tij tё gjatё prej gati 50 vitesh si agronom, Neziri e filloi nё sektorin  Rrushkull nё NB Sukthit. Puna nё kёtё sektor tё madh me 1010 ha tokё nёn kultivim, ёshtё pёrshkruar deri nё detaje, me plot mbresa dhe kujtime.

Sukthi ishte njё  ekonomi, ku institucionet shkencore kishin fushat e tyre tё kёrkimit dhe tё  demonstrimit tё rezultateve tё kёrkimit.

NB Sukthi, ishte ekonomija kur tё gjitha institucionet shkencore aplikonin teknologjitё e reja.

Bashkёpunimi me Institutin  e lartё bujqёsor, Institutin e perimeve, Institutin e Misrit dhe orizit, Institutin e Tokave, Institutin e Mbrojtjes sё Bimёve, etj e kishte kthyer Sukthin nё njё Universitet tё zbatimit tё teknikave moderne tё prodhimit.

Neziri ishte i prfshirё nё tё gjitha kёto zhvillime.

Nё Sukth prodhohej fara e domates 10 X Bizon, prodhoheshin disa kultivarё misri tё grupit Rozafa, prodhohej fara e grurit  e tё gjitha niveleve  si; super, super Elitё,  fara Elitё, dhe fara e gjeneratёs sё parё (F1), e cila shpёrndahej pёr mbjellje nё tё gjithё Shqipёrinё. Nё Sukth kryheshin provat fushore  me kultivarёt e rinj, me sistemet e ndryshme tё plehёrimit, tё punimeve, ujitjes, pёrdorimi i herbicidevё nё mbrojtjen e bimёve nga barёrat e egra,  etj Neziri kёtё probleme i ndiqte deri nё detaje.

Ngritja e serrave tё perimeve tё tipit hollandez

Puna e Nezirit u bё e njohur nё tё gjithё Shqipёrinё kur nё vitin 1971, nё Xhafzotaj u ngrit blloku i serrave tё perimeve prej 9 ha, kryesisht me destinacion pёr eksport.

Kёto serra u porositёn nё Hollandё. Qё nga pёrgaditja e sheshit tё ndёrtimit tё serrave e deri nё zbatimin e teknologjive  mёsojmё se kjo ishte njё shkollё e vёrtetё pёr prodhimin modern tё perimeve. Pёr ndёrtimin e kёsaj serre  u angazhuan specialistёt mё tё mirё tё inxhinierisё sё ndёrtimit, specialistё bujqёsisё, kuadro drejtues, e deri te Kryeministri Mehmet Shehu, i pari partisё Enver Hoxha. Kёto serra nёn drejtimin e Nezirit u bёnё baza kryesore e eksportit tё perimeve, tё cilat pёrmirёsuan shumё tё ardhurat financiare tё fermёs. Shumё intersant ёshtё ditari i Nezirit kur ai shkoi pёr specializim tremujor nё Hollandё, pёr tё pёrvetёsuar teknikat e prodhimit tё perimeve nё kёto serra.

Nё ditarin e tij prej 90 ditёve nё Hollandё, mesojmё pёrkushtimin e tij pёr tё mёsuar nga kolegёt hollandezё edhe detajet mё tё vogla tё prodhimit perimeve nё serrat nёn xham.

Kёto serra u bёnё shkolla tё pёrvojёs pozitive, nga e cila pёrfituan tё gjithё prodhueseit e perimeve nё serra nё Shqipёri.

Neziri nuk shёrbeu si agronom dhe kreagronom vetёm nё Sukth. Nё vitin 1976 ferma e Sukthit  u nda nё dy pjesё tё mёdha. Pjesa tjetёr ishte NB Spitall. Kёtu Nezirin e caktuan Kryeagronom, qё ta konsolidonte  Spitallёn, si vetё fermёm mёmё NB. Sukthin.

Kёtu ai shёrbeu si Kryeagronom pёr pesё vite.

Nёziri shёrbeu si specialist edhe nё Ministrinё e Bujqёsisё, i pёrfshirё nё grupet e punёs si konsulent pёr probleme tё ndryshme tё bujqёsisё.

Libri qё botova thotё Neziri, sikur me lehtёsoi. Shleva njё  detyrim. Kёtё libёr e lexoj dhe e rilexoj. Mё duket sikur bisedoj mё tё gjithё kёto personazhe, qё nga tё afёrmit e mi e deri tёk punёtorёt, brigadierёt, pёrgjegjёsit e sektorёve, mekanizatorёt, kolegёt e mi me tё cilёt kemi ndarё momente dhe vёshtira dhe gёzimet e sukseseve. Kujtoj personalitete shtetёrore qё kanё vizituar Sukthin dhe Spitallёn. Ishte koha kur Shqipёria vёrtetё punonte nё kushte tё vёshtira tё bazёs materiale, por punohej si nё njё familje tё madhe, ku secili kryente detyrat e tij. Nё Sukth kanё punuar personalite tё bujqёsisё shqiptare, tё cilat mё vonё shёrbyen nё nivele tё ndryshme tё piramidёs shtetёrora. Do doja ti pёrmndja emrat e tyre si Sali Kubati, Sulё Gallaj (babё Sula ), Miti Bozo, Mihal Dolani, Mina Spiro, Myzafer Kallajxhi, Andon Ikonomi, Mentor Pёrmeti,Demlush Thaçi,Ilmi Nikshiqi,Apostol Noçka,Ferid Kora,Shuaip Bilali,Shaqir Zeneli, Fatbardh Harizi, Mustafa Hajdini, Skёnder Xhiku, Veip Abazi, Limon Koni, Ruzhdi Pelivani,Bajazit Habibi,Baki Guri,Llukan Tase,Niko Noti, Enver Burgia,Shefki Hoxha, Besim Keçi, Zakina Matathia, Sabri Zalla, Iliua Liperi, Dervish Shahini, Eqerem Basha, Jetgjat Todri, Syrja Hako, Sotir Luarasi, Ndriçim Fortuzi, Mithat Mema, Nazmi Disha, Rifat Lila, Alfred Sopi, Gёzim Xhani, Genc Juka, Besim Tusha, Naim Heba, Halim Srёrmaci, Shefik Shahini, Shyqyri Roda, Hekuran Zhgaba, Hysni Dragoi, Vali Dibra, Ana Liti, Vali Pasterma, Kiço Loli, Hasan Toptani, Faredin Bllaca, Illmi Lloshi, Hamid Arapi, Zija Zeqiri, Bilal Keçi, Edgar Frashёri, Vehip Ademi, Abedin Koçiu, Faik Muço , etj

Kujtoj me mallё emrat e parcelave, kanaleve urave. E gjithё zona  e Sukthit dhe Spitallёs e kam nё mendje si njё hartё dexhitale, qё po tё klikosh njёrёn prej tyre mё dalin si nё filma puna qё kemi bёrё atje. Foto tё mija tё dashura janё ato mbi kalё dhe mbi motorçikletё, me kёto dy mjete kam prekur çdo cep tё zonёs time bujqёsore. Herё, herё edhe gjumi mё ka marё mbi kalё e mbi motorr, por fatmirёsisht nuk kam pёsuar aksidente tё rёnda.

Nёziri  i pёrfshirё nё mjeksinё alternative

Dhjetё vitet e fundit Neziri ka studiuar  dhe ka lidhje me laboratore, mjekё dhe praktikantё tё bujqёsisё alternative, e cila bazohet kryesisht tek mjeksia bimore, mjeksia botanike.

Ai nё kёtё fushё ёshtё edhe sot aktive dhe ka grumbulluar njё pёrvojё teorike dhe praktike nё kёtё fushё.

Veprimtaria agronomike dhe njerzore e Nezir Konit, ёshtё  inspiruese pёr tё gjithё, pёr sidomos pёr  pёr brezat e rinj. Agronomёt e rinj nevojitet tё njohin trashigiminё  e bujqёsisё tonё, ku shёrbyen njerёz idealisti si  Nezir Koni.

Neziri nuk ka mbjellё vetёm farёra nё rreshtat e tokёs, Neziri ka hedhur «farёra» edhe nё rreshtat e librave. Ai ka shkruar shumё artikuj, disa libra dhe broshura profesionale.

Bujqёsia jonё e madhe, pati shumё agronomё tё mёdhej si Nezir Koni. Respekt pёr kёtё gjeneratё agronomёsh, Respekt pёr Nezir Konin.

24 qershor, 2022

Enver Isufi 

*Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve dhe Bujqёsinё Biologjike

 

Monday 20 June 2022

FATI I BIBLIOTEKËS MADHËSHTORE,TË FAMILJES LIBOHOVA DHE I SUVENIREVE ME VLERA TË RALLA.

- Suvenirë me vlera të rralla, të familjes Libohova, i janë dhurar Titos nga Enver Hoxha -

Sarajet e Myfid Bej Libohoves 

përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI
Libohovë

Bexhet ÇOBANI
Biblioteka private e familjes Libohova ishte më e madhja dhe më e vlefshme në Shqipëri, ajo përmbante dokumente, materiale gjatë gjithë qeverisjes se vilajetit te Janines që prej viteve 1580 ku Vezirë kanë qënë Asllanpashallijtë dhe trashëgimtarë të tyre ngelen familja Libohova. Në atë bibliotekë gjendeshin dokumente autentikë të qeverisjes së Ali Pashë Tepelenes, ku pinjollët e familjes Libohova janë stërnipërit e Shanishasë motrës së Ali Pashait.

Në mbarim të 1926, pak kohë para vdekjes, Myfit Bej Libohova i dha fund pjesës së parë të kujtimeve të tij politike dhe diplomatike që mbulon periudhën 1896-1927. Ato përfshijnë edhe dokumenta shtetërore dhe ndërkombëtare origjinale, të pa botuara, me një rëndësi të vecantë për Historinë e Shqipërisë, ishin aty dhe fjalimet e debatet në Parlamentin e Stambollit në favor të indipendencës kombëtare si dhe veprimtaria e tij në fushën diplomatike ndërkombëtare me qeveritë më të mëdha të atëhershme. Këto shkrime të gjera, si dhe studime të tjera historike dhe juridike mbetën në bibliotekën e Myfit Beut në Libohovë që përmbante më tepër se 5000 vëllime, dorëshkrime autentike dhe materiale arkivore, mbi historine e Shqipërise, ndarjen e kufijve ne vitet 1914, ku Mufidi ishte anëtar i Komisionit Ndërkombëtar te Ndarjes së kufijve si i vetmi Shqiptar. Në këtë bibliotekë gjendeshin materiale, dokumenta dorëshkrime mbi shpalljen e Pavarësisë dhe lindjen e shtetit Shqiptar deri ne vitet 1927.

Në këtë bibliotekë gjendeshin vëllime të tëra mbi historinë e vilajetit te Janinës, mbi Shqiptarët e Greqisë, materiale arkivore pronësie të familjeve të mëdha Shqiptare dhe dorëshkrime të dinastisë Libohova mbi historinë e Shqipërisë.

Urdhëri për djegjen e bibliotekës Libohova nga udhëheqja komuniste në vitin 1944, ishte e kërkuar nga udhëheqja komuniste Jugosllave. Partizanët injorant bërtisnin të djegim librat e beut, pa kuptuar se ç'farë dëmi kolosal i kanë bërë historisë dhe kulturës së kombit Shqiptar. Përveç djegies së bibliotekës së tij, komunistët e ardhur në pushtet në vitin ’44, sekuestruan, plaçkitën, dëmtuan dhe shkatërruan barbarisht edhe kompleksin e shtëpive të familjes në Libohovë (4 ndërtesa të mëdhaja mbi dy kate më shumë se 30 oda, ndodhur ne pazarin e Libohovës, objekte të mobiluara me vepra arti, me shumë bashtera, me pemë e lule, të rrethuara nga mure të lartë me tre hyrje kryesore). Midis të tjerash, u plaçkitën mobilje të vlefshme dhe disa prej tyre antike, hallira, qilime persiane dhe ornamente të vjetra dhe të çmueshme, argjendari, kristaleri, piktura të vjetra me rëndosi komëtare,dokumente të rëndësishme arkivore, shumë koleksione të ndryshme dhe veçanërisht një koleksion me rëndësi , sahatesh xhepi zvicerane të florinjtë esmalto e pakta 30 copë, xhevahire të vjetra familjare dhe shumë sende të vlefshme.

Gjithashtu u zhdukën disa plaçka (sende) me një vleftë historike të madhe si shpata e Sulltan Bajazitit me xhevahire, shala dhe armatime të ndryshme të Ali Pash Tepelenës (që e kishte trashëguar prej tij shtëpia e bejlerëve të Libohovës) si kobure, pushkë, shpata të dekoruara me xhevahirë. Mjerisht, u zhduk dhe një kokë prej mermeri origjinale të Greqisë antike që përfytyronte një Dea e asaj periudhe të lashtë me vleftë historike dhe artistike të paçmueshme. Simbas disa burimeve të besueshme rezulton se disa nga keto grabitje, antikuara me vlera te rralla, Enver Hoxha ia pas kishte dhuruar (me shkëlqim) Titos së Jugosllavisë, si shenjë miqësie dhe mirënjohje për dashamirësinë vëllazërore të tij ndaj shokëve komunistë shqiptarë (duke harruar kështu masakrat gjakatare të serbëve ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe kthimi i saj në Federatën komuniste Jugosllave).

Enver Hoxha i dhuroi Josif Broz Titos disa suvenire me vlera monumentale kombëtare, që buronin nga një pasuri e familjes Libohova të ruajtura prej brezash nga familja e shquar Libohova, me prejardheje nga vezirët e Arsllan Pashallinjve të Janinës.

Sipas Kapllan bej Libohovës është thënë gojarisht nga Kapllan Bej Libohova gjatë vizitës në Libohovë në vitin 2001, se shpata e Sulltan bajazitit ishte prone e familjes Libohova.
Sipas historianit Luan Malltezi, për të rikujtuar kontekstin historik te sulltan Bajazitit II, ka theksuar mes te tjerash se ky sulltan ka udhëhequr forcat otomane ne fushatat ne Shqiperi. Sulltan Mehmeti II kishte vdekur, në krye të perandorise, nga dy djemte e tij, ngjitet Bajaziti II, qe sipas Malltezit 'ështe nje figurë qëndrore për stabilitetin që vendosi në perandorinë osmane. Bajaziti II ishte ne krye te fushates kundër kryengritjeve të himarioteve, ashtu si sulltanët e kishin zakon te ishin në krye te betejave, pra ne 1481 dhe 1492 si dhe në pushtimin e Durresit ne 1506.

Shpata në fjalë mban numrin e inventarit 841. Eshtë në gjëndje të mirë, edhe pse nuk është restauruar. Nuk rrezikohet dhe nuk paraqet ndërhyrje urgjente',- thote Frederik Stamati, shef i laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, njeriu që përgatiti këtë skenar te suksesshëm, me mbeshtetje te Fondacionit Soros. Ai thote se studimi i kesaj shpate dhe i disa te tjerave do të vazhdojë dhe qëllimi është të botohet nje album, me fotografi dhe historinë e tyre, që do të kërkoje edhe dy vjet pune. Stamati tregon me pak fjale rrugen se si erdhi ne Fondin e Institutit te Kulturës Popullore. Si fillim kjo shpatë u gjend ne Institutin Shkencor, ne vitet -1947-1948. Më pas fondi ku ajo bënte pjesë kaloi ne varësi te Institutit te Historisë dhe Gjuhësisë, për të ardhur tek ai i Kultures Popullore ku ndodhet sot e kesaj dite. Historia e origjines se saj nuk dihet.

Kapllan Bej Libohova ish pinjolli i familjes ka deklaruar se shpata e Sulltan bajazitit është sekuestruar ne sarajet e familjes Libohova ne vitin 1944. Shpresojmë që shpata e Sulltan Bajazitit të jetë në Shqipëri. Në romanin KOJRILLAT, në faqen 151, me autor Fatmir Terziu jep qartë për suveniret e familjes Libohova.

Fati i një sërë grabitjesh nga fondi arkivor i familjes Libohova (shpata e Sulltanit, disa armatime të Ali Pashë Tepelenës, koka antike greke një sërë armatimesh të brezave te Vezirëve të Janinës, anëtarë të breznive Libohova) nuk dihen.

Fatmirësisht familja Libohova ruan një kujtim të madh fustanin e Shanishase i cili është ekspozuar para disa vitesh në hotel Rogner në Tiranë nga niprit e Mufid Bej Libohovës.



Përgatiti: Ing. Bexhet Çobani

Saturday 18 June 2022

DITA E EMËRIT, SHËNJTORËT.

Tradita e zakone të bukura të racës shqiptare 


Për ditën e emërit tim, Kostandin, nga shumë mikesha, miq, shokë e të afërm morra shumë urime. Çfar përfaqëson festia e  ditës së emërit ose e Shënjtit!?  Tradita! 

  


nga: Kostandin MOSKO

Boston, MA- SHBA


Të krishterët ortodoksë, katolikë dhe sëfundi edhe protestantët veriorë një ditë të vitit kremtojnë emërin e pagëzimit të tyre, i cili mund të jetë një emër biblik, i një shenjtori, apostolik, etj. Më e theksuar festimi i ditës së emrit është tek Ortodoksit jugorë.  Kjo traditë ose zakon thuhet se ka lindur gjat Mesjetës. Disa persona të veçantë të cilët mbanin emra shënjtorësh ose biblikë,  i festonin emrat e tyre. Zakonisht festohej dita e vdekjes të shënjtorëve. Kjo traditë u muarr nga feja dhe u përgjithësua. U vendos që të kremtoheshin të gjithë emrat. Kështu kremtimi i emrave u lidh, me Kishën e ritet fetare, por ka rraste në vende të ndryshme, që festimet nuk kanë lidhje me traditat fetare,  ruajnë tiparet e një feste Pagane. Mbaj mend se në fshatin tonë dita e emërava ose shenjtorët festoheshin si festa popullore, pavarësisht se në Kishë mund të kryhesh ose jo ndonjë liturgji ose aktivitet fetar.


Unë mbaj emrin e Shën Kostandinit ose Kostandinit të Madh të Bizantit. Kostandini Madh(324) ishte një Iliro-shqiptar dhe sipas disa gjuhëtarëve dhe emeri rrjedh nga gjuha shqipe.( “the etymology and history of first names”- M. Campbell ). Festohet në 21 maj sëbashku me Shën Elenën që ishte nëna e Kostandinit të Madh me origjinë dhe kjo nga fiset pellazge të Azisë së Vogël. Tani është bërë traditë që të festohen edhe emërat e femrave. Si duket kjo ka hyrë më  von. Në fshat e kudo nuk festoheshin emërat e femrave, por dhe as nuk festohen. Kur them nuk festoheshin kam parasysh kremtimin në familje, ndërsa në Kishë ndoshta kryheshin ose dhe kryhen ceremoni . 

 

Në vitin 1967 diktatura komuniste me një Ligj të posaçëm e ndaloi fenë, rjedhimisht dhe kremtimin e emërave, si zakone prapanike.  Propaganda komuniste në atë kohë u angazhua që festimi i ditlindjeve të zëvëndësonte festën e ditës së emërit.  Nuk kishte tradita të festoheshin ditlindjet, nganjeherë kur dita e emmrit binte me ditlindjen, thuhesh ndonje urim,  festa e ditës së emrit ishte gjithçka.  Kjo propagandë komuniste nuk ngjiti sepse është shumë e vështirë të zëvendësohet një traditë shumshekullore, e shumë brezave. Edhepse ishte e ndaluar të festoheshin emërat familjet sëtoku me të afërmit e tyre, gjat periudhës të viteve 1967-1990 i bënin fshehurazi emrat.  

 

Të gjitha kishat hartojnë kalendarët vjetorë  me datat e emërave sipas muajve, të cilat jua shpërndajnë besimtareve në fillim të vitit.  Ortodoksit shqiptarë kremtojnë rreth 300 ditë gjat vitit. Për çdo vit këta kalendarë edhe ndryshojnë. Çdo Komb ka emërat në bazë të shenjtorëve të tij, por më shumë janë të përbashkët. Ortodoksit shqiptarë kane ritet dhe traditat e tyre sa të lashta po dhe aq shumë të bukura  gjithashtu dhe  shenjtorët e kalendarët fetarë të tyre. 

 

Unë kam përjetuar kremtimin e emërave para vitit 1967 kur bëhej me një bukuri e përkushtim të veçantë. Quhesh  “dita e emrit”, ke/ka emërin” ose “dita e shënjtit”. Kur ishin më shumë se një i quanim “emërat” ose “shnjtorët”, sepse zakonisht çdo emër i përkiste një Shënjtori ose Shënjtoreje. Kremtohej në familje. Kjo ditë mirrte një rëndësi të veçantë. Ishte një festë e vërtetë e gezim për të gjithë. Ku kishte festë më të mirë e të gëzuar se festa e emrave. Mblidheshin gjithë shoqëria, miqësie e të afermit  kuvëndonin, gëzonin madje dhe këndonin si asnjëherë tjetër.  Festa e emerit ishte nje ditë e shënuar e vitit. 


Një javë para, familja që do kremtonte emërin,  mirrte masat e duhura, për ushqime, pije, glikotë, tavolinat, karrike, etj.,  si për një minidasmë. Lyheshin me gëlqere të bardhë portat e jashtëme, shkallët, hajatet, fundrat e mureve të shtëpive, etj.  Mund të lyhesh me gëlqere e gjithe shtëpia në se ishte e nevojeshme. Pastrohesh gjithëandej, veçanërisht dyshemetë, hajati,  oborri e rruga jashtë shtëpisë, sepse do të prisnin miq. Kjo bëhesh për çdo shënjtor ose emër që familja e kremtonte. 

 


Dita e Emërit. 


Çdo Etni apo Komb ka traditat, zakonet dhe urimet e përbashkëta por dhe të veçantat për kremtimin e emrave.  Amerikanët dhe anglishtfolesit në këtë ditë urojnë: Gëzuar ditën e emërit (Happy name day) Grekët kanë urimin: Përshumëvjet festën tënde. (χρόνια πολλά για τη γιορτή σου} Bullgarët: Gëzuar ditën e emërit("Честит имен ден") Rumunët : Për shume vjet. (La Multi Ani.). E kështu me radhë.. Ne ortodoksit shqiptarët për të uruar ditën e emërit kemi një  urim shum të bukur që i ngjan fjalës përshëndetjes, tungjatjeta. Urimi i shqiptarëve për këte ditë është; Të rosh me emër.  Ky urim e ka zanafillën thellë në histori.  


Në ditën e emërit zgjimi në mëngjes bëhesh herët për t’i vënë punët përpara. Visheshin me rrobat më të mira që kishin të gjithe pjestarët e familjes.  Bëheshin gati serviset e glikosë, të pijeve, mezetë dhe ëmbëlsira si ris me qumësht por dhe asullde ose dhipël e bakllava nganjëherë, kjo më shume varesh nga miqtë që do të vinin. Jo rallë thereshin dhe bagëti për këtë ditë. Ne të vegjëlve kur kishim  ditën e emrit  me t’u ngritur ose që në krevat vinin dhe na shkulnin pak majën e veshit e na uronin: ‘Të rrosh me emër”

 

Në Kishë që mengjes Prifti i binte këmbanës dhe  zhvillohej liturgjia për shenjtin që i kremtohesh emri. Familjet që kishin emrat shpinin në kishë karvele, por dhe vaj për kandilet, si dhe të ndiznin qiri, e të hidhni dhe ndonje lek sa të kishin. Zakonisht pak njerëz venin në kishë, shkonin më shume ca pleq që mezi prisnin të dilnin nga shtepia, dhe psaltët.  

 

Kur përfundonte Kisha  fëmijët e fshatit që mezi i prisnin ditë të tilla, grupe, grupe ishin të parët që uronin.  Atyre u jipej karamele, llokume, ose një lugë gliko, por dhe arra, bajame, apo lajthi e agrume.  Të gjithë nuk haronin asnjëherë të uronin kur gostiteshin: "Të rrojë Filani me emër". Fëmijët e zinin fshatin me radhë duke mos harruar asnjerin për t’a uruar.  Gjat gjithë ditës njerëzit  venin grupe grupe apo të vetmuar,  për të uruar në ato familje që festonin emrat. Urimi gjithmon ishte: "Të rojë Filani me emër".  Në një tavolinë në mes të një dhome. zakonisht në divan,  ishin vendosur arra të thyera, bajame lajthi e fruta të tjera të stinës, si dhe shishja me gotat e rakisë. Shërbehej edhe kafe. 

 

Më e bukur dhe solemn ishte urimi i burrave. Mezi i prisnin këto ditë, veçanërisht qejflitë e rakisë. Burrat mblidheshin në një grup dhe  e zinin fshatin me radhë, herë nga fillimi i fshatit herë nga fundi. Kur e nisnin nga fillimi fshatit për të uruar, për emërin tim vinte shpejt rradha.  

 

Burrave u shtrohej tavolina me meze e raki. Pyesnin se sa burra mund të vinin dhe i bënin gati tavolinat në oda ose divan.. Në fshat emëri Kostandin(Koço) përdorej më shumë se të gjithë emërat e tjerë. Ishin 10- 12 koçore  dhe kur burrat e zinin fshatin nga fundi ne na vinta rradha kur binte nata. Kishim dy llamba të medha të Stambollit dhe i varnim një në mes të divanit dhe një në mes të odait. Unë  gezohesha  kur ndiznin keto llamba se benin dritë shumë e llamburisnin shtëpitë si asnjëherë, sepse drita elektrike nuk kish ardhur akoma.

 

Burrat hynin brenda në shtëpi duke u dhënë dorën të zotëve të shtëpisë së bashku me urimin me zë pak të lartë: Të rrojë filani me emër, dhe zinin vend në tavolinat e shtruara me meze e raki. Tavolinën e hapte zakonisht  më i madhi në moshë me urimin që tashmë dihet, por duke shtuar edhe urime të tjera si: Suksese në shkollë kur ishte fëmijë, me një fejesë të shpejtë nëse kish kohën për t’u fejuar, në dasëm ta gëzojmë kur pritesh dasma, pleqeri të bardha kur ishte në moshën e pleqërisë, ose uronin lindjen e një djali e shumë të tjera. . 


Emërat festoheshin edhe për anëtarët e familjes që ishin në kurbet ose të jetonin larg fshatit, prindërit ose grate e tyre ua festonin emërat.  Në trapez fillonte muhabeti, kënga e rakia. Rakia mund të pihesh edhe dolli e me shëndete.  Këngë që këndoheshin në këto rraste ishin të ndryshme, të dasmave, kënge dashurie, trimërie  por dhe saterike, etj. Një këngë këndohej më shpesh duke bërë dhe ndryshimet e rrastit sepse  këndojhej posaçrisht në 

Pashkë dhe vitin e ri.. 

  

O more qelqi me verë

Kjo ditë s’vjen nga herë

Po në motë-mot një here, etj.

 

Koha sa do të rrinin për çdo familje ishte e përllogaritur për ti mbyllur urimet në të gjitha shtëpitë që kishin emrat  brenda ditës. Nganjëherë kur kënaqeshin nga gostia në të ikur këndonin; 


Ky trapezi plot e plot

Hëngrëm dhe se sosëm dot….

 

Në fshatin tonë emrat festoheshin me të madhe siç e pershkrova më lart, ata emëra që binin nga fundi vjeshtës, gjat dimrit dhe pranverës.  Në periudhën e verës e fillimin e vjeshtës bëheshin formalisht sa për t’u kujtuar, sepse në këtë sezon njerëzit sua kishin ngenë, ishin të zënë me punë te shumta  Në familjen tonë festonim me te madhe Shën Vasilin, ishte emëri i babait e përkonte me ditën e Vitit të Ri dhe emërin tim, Shën Kostandini që ishte më 21 maj.  Vëllai që kishte emërin Dhimosten nuk kishte ditë të veçantë,  por e fesonim diku aty nga gushti sëbashku me disa emra të tjerë që ishin  biblikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Saturday 11 June 2022

ODISJA E NJE RRUGE, KAREM I PREMTIMEVE ELEKTORALE

- Mos ta lemë këtë vend të bekuar të shuhet dhe zëri i fundit i jetës -


ngaAlqivadh DALE

Athinë, Greqi


Ideja e ndërtimit të rrugës për në krahinën e Pogonit dhe Zagories daton në vitet 1930, kur idea u hodh për herë të parë nga përfaqësuesi i atëhershëm i pushtetit vendor, madje dhe deputet për Pogonin, Dhimosten  Haxholo. Që atëhere rrodhën shumë vite deri në vitin 1959 kur djemtë e Pogonit, prindërit dhe gjyshërit tanë, me kazma e lopata, me vare, baromina e mjete të tjera, thyen shkëmbinjtë e Grykës së Selckes dhe  bënë të mundur që rruga automobilistike të harrijë në fshatin Poliçan. Brezi im dhe më të vjetërit, ndoshta  kujtojë ende këngën:

 

"Degjohen gjëmime

Si ato të një lufte.

Banorët Pogonitë

në Gykë po punojnë".

 

Që nga ajo kohë kanë kaluar gati 63 vite dhe gjendja e kësaj rruge mbetet e njëjtë madje dhe më keq akoma. Siç dihet, ka pasur përpjekje për ta përmirësuar si dhe u bënë disa zgjatime.

 

Pas vitit 1990, shpresat u ringjallën dhe u pasuan me veprime të ndryshme.  U siguruan fonde nga banorët e zonës, remitanca nga klubet dhe shoqatat e diasporës, Athinës dhe Amerikës. Gjithashtu  u miratuan fonde nga buxheti i shtetit dhe Pushteti Vendor. Me këto fonde u bënë ndërhyrje dhe disa riparime të vogla.

 

Administrata aktuale e Bashkisë së Dropullit  dhe ajo e mëparshme si dhe Njësia Administrative e Pogonit kanë bërë së fundmi disa ndërhyrje, asfaltimin e segmentit që nga ish Stacjoni Pyjor në fshatin Poliçan.  Pjesa më e madhe e rrugës ështe ende shumë e keqe e me gropa. Askush nuk u interesua ndonjëhere të informojë  dhe të japë llogari për punët e bëra dhe ato që duhen bërë.

 

 Rruga  Drimadhes - Sopik, e inkuadruar dhe e financuar nga Programet Europiane të ESPA-së me ndërmjetësinë e Qeverisë greke dhe me miratimin të palës shqiptare, perse nuk u përfundua kurrë!? Cila ëshë arsyeja?. A kanë dhënë llogari ndonjëherë përgjegjesit  dhe organet drejtuse që kishin përgjegjesinë e mbikqyrjes të veprës? Por, mesa duket  edhe opizitarët dhe  midjat tona, rolin dhe detyrimet e tyre i kujtojnë një herë në katër vjet, kur bëhen votime.

 

Gjithsesi dua t'i qëndroj faktit se për tridhjet vjet rruga është karremi i madh në peshkimin e votave nga çdo kandidat për deputet, ministër, kryetar bashkie.  Në të gjitha tubimet parazgjedhore, premtimi i tyre i vetëm, ishte ndërtimi i rrugës së dëshiruar.

 

Nuk kam ndërmend t'ju rendis të tërë sa kaluan pas viti 1990, që nga "Omonia"  shumë premtuese e deri tek deputetit i  shumë zgjedhur, Vangjel Tavo, që herë pas here deklaronte se vetëm ai mund ta ndertonte këtë rrugë.

 

Por, le të shkojmë shtatë vjet më parë, kur kujtesa jonë është e freskët dhe boja ende nuk është tharë. Kryeministri i atëhershëm dhe i sotëm Edi Rama shpalli triumfalisht në një miting parazgjedhor në Dervician vendimin e qeverisë së tij për ndërtimin e Unazës së Pogonit. (Dreqin sikur ta dinte se çfarë do të thoshte "Unaza e Pogonit").

 

Kandidatët e P.S-së nuk humbën rrastin atëherë. Çuçi dhe Kumbaro në gjuetinë e votave në Athinë, kërkuan një takim me përfaqesuesit e diasporës së fshatrave të Pogonit për  t'ju komunikuar sihariqin e madh. Kur kryetari i Lidhjes së shoqatave të Pogonit, Kostas Panos, u afroi zarfin voluminoz me plane dhe studime, takime dhe marrëveshje midis ekspertëve qeverisë  së Athinës dhe Tiranës, lidhur me rrugën e Pogonit( i kishte kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij kësaj çeshtje), përgjigja e tyre ishte me shume se hipokrite: 

 - "E po kjo dosje është gjysma e punës!!! "

 

Disa ditë më vonë, në një takim me banorët e Sopikut, kandidatja e atëhershëm dhe e mëvonshëm e P.S-se, A. Dralo deklaronte solemnisht : 

 - “ Me në fund ëndra e shume pritur e Pogoniteve u be realitet falë largpamësisë dhe zemërgjerësisë të udhehëqesit tonë të madh Edi Rama".


- E mori djalli - thashë me vete - u ringjall përsëri Enver Hoxha!


Parallogjizmi  vazhdoi me deklarata pompoze  nga tanët. Degjuam  atëhere për kontribute titanike, krahasime me  Bubulinen" dhe "Kollokotronin" në kërkim  të lavdise dhe në ndarjen e meritave. Plasi sheri se ku do pritej shiriti i inagurimit, në Çatistë, në Sopik, në qendër në Poliçan, apo ne skajin tjetër në Dëshnicë të Zagories (janë edhe ata badhkëvuajtes me ne). Postimet me prelude lavdie, jepnin e mirrnin.

 

 Le të kthehemi tani në esencën e problemit. Rruga konkretisht që nga ura e Suhës,, ku përfundon asfalti dhe deri në Poliçan, është vetëm15 kilometra dhe po kaq kilometra deri në skajet më të largeta të Pogonit, ne kufi me Greqine dhe në skaj të Zagorisë. Për ta përshkuar  sot këte rrugë duhen dy-tre orë cfilitëse, të shkatërron makinën dhe një rraskapitje deri në kufijtë e durimit për shoferët dhe pasagjerët. Kjo rrugë  është në shërbim të 21 fshatrave, në tre krahina dhe dy Bashki: 7 në Pogon, 10 në Zagori dhe 4 në Lunxhëri, mbetet ende në ditë të hallit. Edhe nga një kilometër në vit sikur të ndërtohej, do të kishte përfunduar deri tani. Vetëm kostoja e bilbordit të një kandidati për deputet do të mjaftonte për 500 metra rrugë

 

Kur e pyetën një kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit: 

 - " Ç' farë bëhet me çështjen e rrugës së Pogoni? " përgjigja e tij ishte: 

 - "Tani është koha e saj. "

Djathi  mbi dhokan, qëndronte për bukuri. 

 - "Ç’kemi Jani", 

 - Ç'kemi nga hera".  

Deri sa, në këtë vend të bekuar, do të shuhet  dhe zëri i fundit i jetës.

 

Vlen të theksohet se krahina e Pogonit, mund të jetë kampione në të gjithë vendin për sa i përket plotësimit  të detyrimeve ndaj shtetit. Shteti, nga ana e vet, nuk shpenzon asnjë qindarkë për këtë krahinë, as për arsim, as për shërbime  mjekësore, për asgjë. Në të kundërt, përfiton nga shfytezimi i të gjitha pasurive natyrore:  lënda e drurit, ujrat, materialet inerte per ndërtim, livadhet, kullotat...

 

Shpesh dëgjojmë zëra: 

 - "Po ju, Pogonitet, çfarë keni bërë vetë? " 

Ne u pergjigjemi: 

 - "Në 30 vitet e fundit komuniteti i diasporës, Shoqatat dhe Vëllazërit:e në të cilat janë organizuar fshatrat e Pogonit, në bashkepunim me vendasit, duke vënë dorë mbi kursimet  tona personale, të mbështetur nga dhurus të vegjël dhe të medhenj bëmë perpjekje të lavdërushme që duhen të kihen parasysh.. 

 

Rindertuam, restauruam dhe mirëmbajmë kishat tona, sistemuam fshatrat tona, shtruam rrugë, bëmë sheshe, ndërtuam ujësjellesa dhe çezma, rikonsturuam objekte shkollore të braktisura, ndërtuam kënde lojrash femijesh dhe qendra sportive, ruajmë dhe stimulojme traditat tona kulturore dhe mbi të gjitha përcjellim tek gjenerata më re frymën e dashurisë dhe interesimin për Vendlindjen  tonë të dashur. 

 

Por nuk mundemi, të ndërtojmë rrugë automobilistike".

 

Le të shpresojmë se një ditë edhe ne pogonitet do të arrijmë në Itakën  tonë.


Fshati Skore Pogon, Gjirokastër foto nga A. Dale


Kishë e rindërtuar