përgatiti: Koço MOSKO
Boston, Ma - SHBA
Porta e Lartë e Perandorisë Osmane, në asnjë mënyrë nuk lejonte të hapeshin shkolla shqip ose të shkruhej shqip. Në fund të viteve 1800 të drejtën për hapjen e shkollave shqip e kishin vetëm dy persona, Pandeli Sotiri dhe vëllai i tij Koço Sotiri. Ata muar leje speciale (ferman) nga Sulltani Abdul Hamidi II. Rreth jetës e veprimtarisë patriotike të vëllezërve “Sotiri” janë thënë shumë të pavërteta: shpifje, intriga e gënjeshtra për të denigruar e ulur personalitetin e tyre dhe minimizuar e ose për të asgjësuar veprën e tyre patritike. Këto u përhapën si të besueshme nga: renegatët grekë, kleri dhe muslimanët fanatikë, në kohën kur vëllezërit “Sotiri” hapën shkollat e para shqip: në Korçë e Pogradec. Synimi i këtyre shpifjeve dashakeqe, shkruan poeti Lasgush Poradeci, shkon larg, të ulnin integritetin e personalitetin e këtyre rilindsave, të cilët me veprën e tyre ngritën lart ndërgjegjen kombetare, në ato vite të erëta për shqiptarët.
Fatkeqësisht shpifje e gënjeshtra të fabrikuara në atë kohë, por dhe të reja, rreth jetës dhe veprës të vëllezërve “Sotiri” përhapen edhe sot nga padia ose dhe qëllimkeqe. Këto shfaqen e thuhen sot si të vërteta historike në mediat, shtyp, Wikipedia si dhe në rrjetet sociale, shpesh nga anonimë.
Le të analizojmë këto shpifje ose të themi disa të vërteta rreth jetës dhe veprimtarisë patriotike të vëllezërve rilindasve martitë: Pandeli Sotiri “Mëues i Popullit” dhe vëllait të tij Koço Sotiri.
· Pandeli Sotiri dhe vëllai Koçua, ishin intelektualë të shquar, të klasit të
parë në Stambollin e asaj kohe. U përgatitën në kolegjin më të mirë të
Stambollit, në atë francez të “Gallatës”. Studimet e larta i kryen në Vienë,
Austri. Pandeliu mbaroi Universitetin Mjekësor,
dhe punoi rreth 10 vjet me gradën major si mjek në ushtrinë Austro-Hungareze.
Koço Sotiri mbaroi për jurist dhe punoi në
administratën osmane. Ata ishn fisnikë
me rrënjë të thella.
· Në Fjalorin Enciklopedik
Shqiptar(1985) Shkruhet se Pandeli Sotiri
ishte nxënës i Koto Hoxhit. Kjo është injorancë profesionale e atyre që
e kanë shkruar, ose ështe shkruar me qëllim të caktuar. Pandeli Sotiri lindi në
vitin 1842,në vitin 1878 kur doli
matura e parë e Shkollës së mesme greke të Qestoratit ishte
36 vjeç. Kish mbaruar shkollimin dhe universitetin e kish shërbyer 10 vjet në ushtrinë
Austro-Hungareze. Kaq e thjeshtë është për ta hedhur poshtë këtë gënjeshtër.
· Pandeliun dhe vëllain e tij
Koçon kur ju vranë babin i morri në kujdes xhaxhai, Thimjo Sotiri sëbashku me nënën në
Stamboll, jo në Vienë siç thuhet kudo. Në Vienë ata shkuan për studimet e
larta. I dergoi xhaxhai me shpenzimet e
veta ose fituan një bursë, sepse ishin nxënës të dalluar. Thimjo Sotiri banonte
në Stamboll, në lagjen e te pasurve “Pera” , “Boilet. Sot është
një nga lagjet më të mira të Stambollit e vizitohet nga shume turistë
nga e gjithë bota.
· Në një faqe të Wikipedias e rrjedhimisht dhe në disa shkrime thuhet se Pandeliun e vrau gruaja që e kishte greke, me fisin e saj në Selenik të Greqisë. Një variant i tillë është shkruajtur kohët e fundit nga një anonim në fb. Kjo është një shpifje e fëlliqur e renegatëve antishqiptarë. Pandeli Sotiri s’ka qenë kurrë në Selenik, as ndonjë nga fisi i tij. Ai e kishte shtëpinë në Stamboll, lagjia Pera, Boilet. Dihet saktësisht adresa ku jetoi deri në fund të jetës së tij. Veç të tjerave adresën e Pandeli Sotirit e pasqyron në Stamboll dhe një alamak francez i vitit 1892.
Gjithashtu nuk dihet me saktësi se gruaja e Pandeliut ishte greke. Thuhet kjo me që ishte motra e një Peshkopi të Patriarkanës së Stambollit. Patriarkana kishte Peshkopë edhe shqiptarë në atë kohë . Shkova në Patriarkanë për të gjetur ndonjë gjë, por me gjithë interesin e stafit atje nuk gjetëm të dhëna, kish rrjedhur shumë kohë e qenë bërë djegie e bastisje. Edhe sikur gruaja e Pandeliut të ishte greke, në Gjirokastër e gjetkë ka shumë martesa me minoritarët grekë, më shumë ortodoksit, por edhe muslimanët Në asnjë rast nuk kemi dëgjuar që këto gra minoritare të jenë armiqësuar me shqiptarët, përkundrazi shquhen si bashkëshorte besnike e të devotëshme për familjet e tyre e shoqërinë. Tek disa shënime të muzeologut e historianit Lefter Dilo, “Ditari gjirokastrit”, faqe të daktilografuara, përmendet me respekt gruaja e Pandeliut, thuhet se ishte e “mëndëshme”.
Këtë faqe turpi në Wikipedia ata që e kanë
shkruajtur duhet ta heqin menjëherë
sepse nuk përmban asgjë të vërtetë.
· Një psudohistorian kohët e fundit, por jo vetëm ai, shkruan: “Sulltani ishte i interesuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore”. Gënjeshtër me bisht të gjatë! Kush e shkaktoi vdekien e Pandeli Sotirit, po burgosien e Koto Sotirit e të Koto Hoxhit? Kush i vrau, persekutoi e u shkaktoi njëmijë e një të zeza patriotëve që merreshin me shkollat, librat e shkrimet shqip?!
Në vitin
2016, David Hosaflook ka shkruar në studimin e tij “Roli i lëvizjes
protestante në Rilindjen Kombëtare”, kështu: “Librat shqip pengoheshin me çdo
mënyrë të shpërndaheshin, bllokoheshin nëpër dogana, mbylleshin botimet,
burgoseshin bashkë me shitësit. Librashitësit u janë nënshtruar përndjekjeve nga
më të pabesueshmet”. Dënoheshin e vriteshin njerzit pse u gjendej edhe një kartolinë me shkronja shqip etj, etj.
dëshmon një nga fisi i Vlorajve.
Librat dhe shkrimet shqip i ndalonte rreptësisht Perandoria osmane,
sidomos turqit e rinj me në krye Toptanasit e oborrit të Sulltanit. Osmanët i
bënin persekutimet dhe vrasjet e shqiptarëve faqeza e tinëzisht. Fillimisht
librat shqip u shtypën fshehurazi në Stamboll, pastaj më vonë, për
t'ju shmangur xhonturqëve u shtypën në Bukuresht ose Kostanca të Rumanisë. Pandeli Sotiri pas
vitit 1887, kur guvernatori i ri osman i Korçës, me nofkën “shqiptarngrënës”, e zboi me kërcënime deri dhe me atë fizik, ai
vazhdoi punën fshehtas në
Stamboll në shtëpinë e tij, deri sa u zbulua nga xhonturqit.
Pandeli dhe Koço Sotiri me shumë patriot
të tjerë shqiptarë,
sfiduan me burrëri, trimëri e dituri dredhitë dhe intrigat greke dhe egërsinë e persekucjonet e shtetit Osman. Ndryshe shqiptarët do flisnin osmanisht e greqisht edhe sot.
Ishin kohë shumë të vështira për shqiptarët, por fatkeqësisht hijet e zeza antishqiptare, intrigat, shpifjet shfaqen edhe sot….
· Tashmë është bërë e vërtetë se Mësonjtoria e Korçës u hap në vitin 1887, ndërsa e vërteta është ndryshe. Mësonjtoria u hap një vit më parë, në vitin 1886. Nëse Mësonjtoria do të ishta hapur në vitin 1887, Pandeli Sotiri tre muaj paskërka shërbyer në këtë shkollë. Kjo nuk vërtetohet, pasi siç shkruajnë statistikat e kësaj shkolle: vitin e parë me drejtor Pandeli Soririn Mësonjtoren e ndoqën 36 mxënës, ndëra në vitin e dytë reth 200 nxënës. Gjithashtu dihet me siguri se guvernatori osman i Korcës në fund të vitit shkollor 1987 e zboi Pandeliun!?.
Historiani Korçar Dhimiter Dishnica ka kryer një studim për datën e hapies së Mësonjtores Korçës.(“Ftesë për debat”, Tiranë 2012) Ai spjegon me shumë përgjegjësi e fakte të pamohueshme se Mësonjtorja e Korçës është hapur në vitin 1886. Deri në vitin 1960 për hapien e Mësonjtores , shteti shqiptar kishte vitin 1886. Këtë datë Sipas Dh. Dishnicës e dëshmon edhe emblema e Mësonjtores. Ai përmend dhe shumë fakte të tjera që nuk po zgjatem këtu. Janë emëtuar dhe pulla postare në vitet 1950, kur rronte dhe ndonjë nga nxënësit e Mësonjtores. Në këto pulla viti i hapies së shkollës eshtë shkruar viti 1886.
Në shkrimet e tyre Faik Konica, Lazgush Poradeci dhe muzeologu e historian gjirokastrit Lefter Dilo, viti i hapies se Mesonjtores së Korçës është 1886-ta
Të gjitha këto shtrëmbërime janë bëre pas vitit 1970 nga një dorë tinzare, intrigante, dashakeqe me qëllim të caktuar dhe për të minimizuar veprën e ndritur patriotike të vëllezërve rilindas martirë “Sotiri”.
Kjo mund dhe duhet të rregullohet me një studim nga Instituti Historisë, ose të pranohet studimi i historianit Dh. Dishnica 2012, dhe të ndryshohet vendimi i gabuar.
· Desha të shtoja dy fjalë në këtë shkrim punën e madhe patriotike e të palodhur të vëllait të Pandeli Sotirit Kostandin(Koto) Sotiri që nuk e zë njeri në gojë. Ai në vitin 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Pogradec. Në vitin 1886 ishte mësonjës në Mesonjtoren e Korçës dhe “bodyguard” i vëllait. Qëndroi në këtë mësonjtore deri në vitin 1890 si askush tjetër. Në Pogradec e Maqedoni shpërndante libra e literaturë shqip. Ndaj osmanët e dënuan burg me 101. Bashkëfshatari i tij Koto Duka që kishte lidhje me Sulltanin nderhyri për ta liruar nga burgu. Doli i plakur dhe i varfër e vdiqi në varfëri në Manastir të Maqedonisë në vitin 1909. Fatkeqësisht nuk përmendet askund!! Historia nuk shkruhet me nepotizmë. A si takon të jetë qytetar nderi i Pogradecit, madje dhe Korçës? Të ketë varrin afër vëllait të tij në Kodrën e Rilindsave në Gjirokastër? Te ketë titullin “Mësues i Popullit”? Të kenë bustet e tyre? etj.
| Libri Dh. Dishnicës me Emblemën e Mësonjtores |
| Pulla postare që kane përcaktuar datën e hapjes së Mësonnjtores |