Saturday 30 May 2020

Breshkëza e ullirit (Saissetia olea)

nga Prof. Ass. Enver ISUFI
Instituti Bujqësisë Biologjike
DURRËS

Breshkëza është një dëmtues i cili thith lëngjet  e bimës  së ullirit. Ajo vendoset në degë dhe degëzat e reja të ullirit, si dhe në gjethe.  
Ashtu si të gjitha llojet e breshkëzave, edhe  breshkëza e ullirit shkakton dëm direkt, duke thithur lëngjet e bimës, dhe dëmin  dytësor  me nxitjen e kërpudhave saprofite  të blozave.
Breshkëzat thithin më shumë ushqim se  sa  asaj i nevojitet, dhe pjesën  e tëpërt e sekretojnë  mbi pjesët e gjelbërta të ullirit në formën e  lëngjeve sheqerore.
Mbi këtë shtresë të hollë të lëngjeve sheqerore, zhvillohet miceli i kërpudhave saprofite të blozës. Këto kërpudha nuk lidhen me bimën, pra nuk thithin lëngja  nga bima  e ullirit, por shtresa e zezë që ato  krijojnë mbi gjethe  dhe degëza, dobësojnë proҫesin e  fotosintezës, i cili është  proҫesi, ekuacioni biokimik  që përgadit  ushqimet e bimës.
Shpesh dëmi indirekt është më i rëndë se sa vetë dëmi direkt mbi bimën e ullirit.
Në fotot  e mëposhtme paraqiten  breshkëza  e rritur e cila në kurriz ka germën “H”
Shikohen vezët e saj nën guaskën e breshkëzës, shikohen gjithashtu larvat  mbi gjethet e ullirit dhe breshkën e rritur  të fiksuara në formë kolonish mbi degëzat e ullirit. Shikohen edhe gjethe të mbuluara nga sëmundjet kërpudhore të blozës.


Cikli jetësor (biologjia ) e  breshkëzës  së ullirit (S.olea)
Breshkëza e kalon dimrin  si larvë e moshës  së dytë  ose të tretë, por edhe si femër   e rritur.
Vonë në pranverë ( fundi muajit Maj) dhe fillimi verës Qërshor fillojnë e rriten breshkëzat femra dimëruese. Femrat nën guaskën e tyre prodhojnë vezët. Vezët janë ngjyrë kremi, shumë të imta, si  një masë  mielli. Vezët fillojnë  e bëhen gati për ҫeljen e larvave.
 Larvat e moshës së parë: Nga vezët dalin larvat. Larvat  e sapoҫelura, lëvizin më këmbët e tyre mbi gjethe deri sa gjejnë vendin e përshtatëshem për tu ngulur për të thithur lëngjet e bimës. Larvat preferojnë të  lokalizohen përgjatë damarit kryesor të gjethes. Kalojnë disa orë dhe  larvat fiksohen në gjethe. Larvat e reja kanë madhësi 0,2-0,3 mm dhe me sy të zinj.
Larvat duke u rritur ndrrojnë lëkuarën. Larvat pasi rriten arrinjë një madhësi 0.6-075 mm dhe gjërsi 0, 2-0,35 mm
Larvat e moshës  së dytë janë më të mëdha. 0.6-0,8 mm dhe me gjërësi të trupit të tyre 0,3-0,4 mm.
Larvat e moshës  së tretë :
Në këtë moshë, fillon e duket qartë kreshta në kurrizin e larvave. Larvat e rritura tashmë marin ngjyrën kafe  dhe duke u rritur më tej, marin ngjyrën e zezë. Në këtë stad larvat kanë madhësi 1-1,6mm të gjata  dhe 0,5-0,8 mm  të gjëra
Individët fermra kanë formë gati të rrumbullakët dhe mbi kurriz tashmë është e dukshme relieve  në formën e germës  “H “
Lëshimi i vezëve fillon nga fundi muajit Maj deri në Gusht, për këtë arsye hasen disa shtade brenda sezonit.
Kohëzgjatje  e ҫeljes së larvave vazhdon për disa javë, në varësi të stadit që ajo ka dimëruar.  Një një  në periudhë dimri mbi bimë kemi stade të ndrshme të breshkëzës, ashtu siҫ e ka zënë klima  e ftohtë.
·      Pra kur dimëron si larvë e moshës së dytë  larvat ҫlin  nga muaji Korrik
·      Kur dimëron  në larvat e moshës  së tretë, fillimi i ҫeljes  së larvave të reja  fillon nga mesi muajit Qërshor
·      Kur breshkëza dimëron si femër e rritur, larvat ҫelin më herët, sepse femra është  e gatëshmë të lëshojë vezët. (Shikoni skicën e  cila është ilustruar me dorë)
Breshkëza e ullirit zhvillon një brezni në vit, por më ngrohjen e klimës ,  zhvillon edhe një brezni të dytë brenda vitit.

Masat Mbrojtëse

A. Masat agronomike, të cilat mbajnë të ulët popullatën e breshkëzës  së ullirit
·      Plehërimi i ekulibruar mes NPK ka rëndësi për kufizimin e popullatës  së breshkës. Teprimi me plehun  azotik, nxit shtimin e breshkëzave, sepse në qelizat e ullirit rriten lëndët azotike, të cilat janë ushqim i mir për shtimin e breshkëzave.
·      Krasitja e ullirit luan një rol në rregullimin e popullatës  së breshkëzës  së ullirit.
Pema e krasitur lehtëson depërtimin e rrezeve të diellit, të cilat vrasin larva e sapoҫelura të breshkëzës.
·      Krasitjet rënda nxisin daljen e lastarëve të rinj , këto të preferuara nga breshkëzat. Këto lastarë duhet të rrallohen në kohë.Rrallimi lastarëve, i pjek ato  që mbetën   dhe breshka ka më pak preferencë për to.
·      Mbjellja e ullirit në vende të ajrosura  dhe me pak lagështirë ajrore kufizojnë breshkën e ullirit. Edhe distancat normale për kultivarët përkatës janë një masë në menaxhimin e popullatës  së breshkëzës  në ullishte. Dëndësi e bimëve  krijon kushte më të mira për rritjen e popullatëve të breshkës.
·      Shmangia  e insekticideve  shumë helmues, të cilët vrasin insektet e dobishme të breshkëzës  së ullirit. Insektet e dobiëshëm (parazitë ose predatorë , luajnë një rol parësor në kufizimin e popullatës  së breshkës. Nëse  deri më sot  në ullishtet tona breshka e ullirit nuk është problem serioz, kjo duhet kërkuar tek numri i madh i popullatave të parazitëve të breshkëzës në ullishtet tona.
B. Masat direkte me insecticide
Kjo metodë justifikohet nëse gjatë monitorimit popullata  e brëshkëzës është  e madhe.
·      Monitorimi fushor dhe kufiri i dëmit ekonomik
Në 10 pemë ulliri meren 200 cm  lastarë  ( 20 degëza nga 10 cm) me gjethe  dhe numërohen larvat e breshkëzës.
Kur në 200 cm lastarë me gjethe gjenden 200 larva, ky mund të jetë sinjal për trajtime me insecticide.
·      Një tregues tjetër mund të jetë  5-10 larva për gjethe.
Kur në një bllok me ullinj ka popullatë të lartë të larvave të breshkës  së ullirit, zakonisht bëhen dy trajtime: trajtimi I parë  me fillimin e ҫeljes  së larvave dhe trajtimi I dytë me arritjen e maksimumit të ҫeljeve.Këto dy trajtime  e frenonjnë popullatën dhe e paksojnë atë për vitin e ardhëshëm 
Në foton e mëposhtme shikohet parazitimi i breshkëzës  së ullirit nga  paraziti (Scuteilista cyanea)  Ky është  parazit kryesor që e mbanë këtë dëmtues nën kufirin e dëmit ekonomik.


Predator of larvae (Exochomus quadripustulatus)


No comments:

Post a Comment