Tuesday, 24 March 2020

RRUSHKULLI (Ruscus aculeatus L.)

përgatiti : Besnik ISMAILATI
Agronom &Publicist
Libohovë, Gjirokaster


Familja : Aspargaceae 
Gjinia : Ruscus 
Specia: Ruscus aculeatus L.

Emra popullorë: Fshesë kasapi, Rrushk, Asparagus i çmendur, koftonec, etj.
Forma biologjike: Bimë shumëvjeçare gjeofite me rizomë.

Përshkrimi: Shkurre me lartësi deri 80 cm që prodhon fruta, me gjelbërim të përhershëm, me trup të vogël dhe me rizome kacavjerës. Gjethet janë shumë të vogla. Lulet janë dioike dhe jo fort të dukshme. Frytet janë bakë, të rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe të shndritshme dhe piqen në periudhën e dimrit.

Preferon zonat e ngrohta, me diell dhe toka gëlqerore, por mund të gjendet lehtë edhe në vende të thata e gurishtore, në pyje, sidomos në pyjet e ahut dhe pyjet e dushkut. Është bimë e ndjeshme ndaj të ftohtit intensiv, kështu që vetëm në zonat jugore ai mund të gjendet edhe në lartësitë mbi 1000 m.

Etimologjia: Emri i tij vjen nga fjala latine me origjinë nga fjala greke "rugchos" = "sqep" si i zogut , ndërsa emri specifik "aculeatus" = "i pajisur me gjemba " , tregon aftësinë thumbuese, e cila përdorej duke e vendosur në tufa nga fshatarët për të mbrojtur ushqimet e tyre në depo kundër dëmtimit nga minjtë.
Përdorimet: bimë aromatike, diuretike, antiinflamatore, djersitëse dhe pastruese e organizmit.
Rrushkulli është një bimë e fuqishme tonike venoze dhe për këtë arsye është përfshirë në përbërjen e shumë ilaçeve antihemorroidale dhe antivarikozë.
Gjithashtu rrushkulli përdoret në trajtimin e flebitit, në këmbët e rënda, edemave, lehtëson eliminimin e acidit urik dhe rrit djersitjen e organizmit.
Ai është i dobishëm edhe kundër skuqjes së trupit(kuperozës), luan një veprim të mirë mbrojtës kundër diellit, erës, ndryshimeve të temperaturës dhe smogut. Në rastin e celulitit, duke e aplikuar në lëkurë në formën e fashave apo kremrave, rrushkulli ka veprim tonifikues dhe zbutës. Por ai është edhe një ilaç shumë i mirë kundër xheloneve apo fryrjes së gishtave të duarve dhe këmbëve.
Plini Plaku dhe Galeni kanë përshkruar vetitë diuretike dhe aftësinë e rrushkullit për të favorizuar fluksin menstrual.
Nga fshatarët rrushkulli është përdorur për të ndjekur minjtë nga bodrumet me ushqime si : djathë , drithra, etj., metodë e cila përdoret akoma edhe sot. Përdorej edhe si fshesë duke mbledhur një tufë.
Bimët e thata të rrushkullit të lidhura në një shkop, në fshat janë përdorur për të pastruar oxhaqet, si një mënyrë me të vërtetë efektive.
Frutat e reja të rrushkullit mund të përdoren të gatuara, njëlloj sikurse edhe asparagu, por aroma e tyre është pak më e hidhur. 
Gjatë periudhës së dimrit bima e rrushkullit përdoret edhe për zbukurime në festimet e Krishtlindjeve.
Në të kaluarën farat e rrushkullit janë përdorur edhe si një zëvendësues i kafesë.Në Greqinë e lashtë, rrushkulli  përdorej si laksativ ose diuretik, dhe gjithashtu besohej se hiqte gurët në veshka kur shtohej në verë
E përshkruar me fjalë të tjera, rrushkulli mund të quhet i afërmi i asparagut të egër në përdorimet e tij për gatime në kuzhinës.
Pra nga bima e rrushkullit mblidhen si filizat me sythet e porsaçelura nga marsi deri në maj, ashtu edhe rrënjët në periudhën shtator-nëntor. Rizomat e mbledhura pastrohen dhe thahen në diell;ndërsa filizat përdoren si ushqim vetëm të freskëta, pasi të jenë zier dhe konsumohen në sallata dhe në pergatitjen e suprave. Zierja dhe tretësira e rrënjëve përdoren në trajtimin e hemorroideve dhe kundër ënjtjeve të këmbëve (përdorim i jashtëm). Zierja e rizomave përdoret si tonik dhe diuretik.
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se rrushkulli përmban disa komponime antibakteriale.
Përmirësimet e shëndetit që mund të sjellin trajtimet me Ruscus aculeatus L.
Vendorigjina e R. aculeatus (University of Connecticut)


1 comment: