Wednesday 8 July 2020

DRURI I XHIXHIBANOZIT ( Ceratonia siliqua L )


nga:  Kristo KAURI
Ing. Pyjesh & Publicist
SARANDË

Ing. Kristo KAURI
Kur shkruaj për drurët ndjej kënaqësi, por kur shkruaj për drurët që janë të rrallë, magjik, si xhixhibanozi, kënaqësia dhe gëzimi është e veçantë, pena fluturon… Sot, u ula përpara këtyre tre xhixhibanozëve që ndodhen në lulishten “Miqësia”, të qytetit bregdetar të Sarandes, dhe fillova komunikimin më to. Komunikimi që të jetë i suksesëshëm, duhet që midis nesh të këtë klimë të ngrohtë, dashuri, respekt.. Ndryshe druri nuk të jepet, nuk të hapet, dhe nuk të tregon të fshehtat e tij. Vendos dorën mbi trungun e këtij druri magjik, dhe filloj ta përkedhël, jo për t’u siguruar për qënien e tij, por më teper për të vertetuar egzistencën time pranë tij.

Brenda këtij Parku, të gjithë, edhe njerëzit, edhe drurët, edhe shkurrët, jetojmë në një det energjie. Mendimet tona,frymarrja, emocioneti, valet elektromagnetike që vijnë nga drurët, nga xhixhibanozi, janë forma energjie. Drurët shërbejnë si antenna, që marrin dhe japin energji neve dhe universit. Kur e shikon këtë dru për hërë të parë, nuk të emocionon, nuk të befason, nuk të tërheq, bile nuk ta mbush mendjen fare.. Trungu në përgjithësi i shtrembër, më një kurorë jo simetrike, me levore të ashpër, të thatë, nuk të bëjnë për vete.

Në këto meditime, komunikime, shkembime energjie, ai gradualisht të shpalos vlerat e tij, të befason dhe është vështirë të ndahesh me të. U ngjan atyre njerëzve që nga pamja fizike nuk të terheqin, por kur i dëgjon të befasojnë me kulturën, edukatën, mirësinë dhe fisnikërinë e tyre. Edhe xhixhibanozi të josh me vlerat e tij, më kurorën e dendur, me frutat magjke, me hijën e mrekullueshme që të ofron, dhe është vështirë t’i rrezistosh admirimit të tij.

I pari që u mor me studimin dhe klasifikimin e tij shkëncor, ishte botanisti i shquar suedez, Karl Lineu (1753). Ai e emërtoi drurin e xhixhibanozit, Ceratonia siliqua L. Emërtimi Ceratonia( Qeratonia), është cituar për herë të parë nga babai i sistematikës se bimëve, Theofrasti (shek iv-të p.e.re). Ky emërtim vjen nga Κέρατο (qerato), që ka kuptimin, bri. Fara e tij e pjekur, e stërgjatur, e shtrembër, ka formen e bririt. Mbiemrin, siliqua, e mori nga gjuha klasike latine, që ka kuptimin (baccello), bishtajë, pra është frut tipik bishtajor (leguminoz).

Veshtrim historik: Është një dru që i përket vetëm Mesdheut. I pelqen zona ku rritet ulliri, ullastra, oleandri, dafina, ilqja, koçimarja…Krijon habitat të pastër, ose i bashkëshoqëruar me llojet që përmendem.
Rritet në gjëndje natyrale si dru dhe shkurre, kjo në vartësi të tokës, kushteve klimatike. Kultivohet dhe nga fermeret për vlerat e tij të larta ushqimore, për vlerat e tij të larta industriale, farmaceotike, dhe në njëqind vitët e fundit përdorët gjëresisht dhe si dru zbukurimi, për vlerat e tij të larta dekorative.

Në antikitet, farat e tij u përdorën si masa matëse me e vogël dhe me e saktë, për vlerësimin e floririt dhe gurëve të çmuar. Farat nuk kanë tendencë as të bymehen, as të thahen. Kanë rezistencë të lartë ndaj ndryshimëve klimatike, lagështirës dhe temperaturave të larta. Pra nuk ndryshojnë peshen, janë konstante. Falë këtyre vetive, në antikitet u përdorë si gur peshe për arin dhe gurët e çmuar. Kjo masë u emërtua karat, ( 1/5 e gramit), dhe vjen nga fjala κέρατο, qerato(Bri). Sasia e tyre përcakton vleren e arit dhe të gurëve të çmuara. Si do të bënin të pasurit për vlerësimin e arit pa prezencën e këtij druri ?!??

Përhapja: Përhapet në gjithë Mësdheun, në natyrë, por dhe kultivohet gjërësisht, sidomos në Spanjë, Itali,Greqi, Portogali, Marok, Turqi, Qipro, Algjeri, Liban,etj…. Në ishullin e Qipros, ka mijëra vjet që kultivohet, dhe mbi 90% e prodhimit eksportohet si miell, frut, farë, pije.. Në Shqipëri e gjejmë si dru natyral në gjithë bregdetin e Jonit, duke filluar nga pyjet e Butrintit, Ksamilit, Luginës se Borshit, Himarë, Llogara, në Karaburun, në ishullin e Sazanit etj. Ka emërtime të ndryshme , kjo sipas krahinave. E quajnë xhixhibanoz, çiçibune, sqillo, keçibanez etj.

Përshkrimi: Eshtë dru dhe shkurre gjithmonë e blertë, poligamik. Trungu në përgjithësi jo i drejtë, i paisur me levore të ashpër, me ngjyrë kafe të errët.
Gjethet: Janë gjithmonë të blerta, të përbëra me gjetheza, 4- 10 gjethëza, me ngjyra jeshile të thellë dhe të ndritshmenga ana e sipërme, dhe më të hapura nga ana e poshtme. Druri krijon një kurorë të dendur, të gjerë, që arrin deri në dhjetë metra. Falë formës, dëndësisë, hijes së mrekullueshme që krijon, përdoret gjerësisht në krijimin e oazeve, blloqeve, në qytete me temperatura të larta dhe të padurueshme.



Druri arrin lartësi kryesisht 7- 8 metra, por kur gjen kushte të favorshëm, arrin 10-13 metra.

Lulet: Kanë aromë të thëksuar, janë pa petale dhe të vogla. Në një dru gjenden vetëm lulet mashkullore apo ato femërore. Lulëzon në fund të gushtit, fillim të shtatorit.

Fruti: Është i gjatë nga 8- 20 cm. Kur frutat janë të reja, të papjekura, kanë ngjyrë bananeje, dhe kur piqen marrin ngjyrë gështenje. Bishtaja e saj shumë karakteristike përmban në gjithë gjatësinë e saj deri në 20 copë farëza. Kur hahen janë të ëmbla dhe me shumë shije. Frutifikimi fillon kur druri mbush 6-7 vjet, dhe vazhdon frutifkimin për shumë vite, mbi 100. Pjekja e frutit vazhdon gati për një vit. Fillon në shtator, pas lulëzimit dhe mbaron në fund të gushtit pasardhës, ku fillojnë të bien në tokë frutat e pjekura.




Shumëzimi dhe kultivimi: Kultivohet me shumë lehtësi. Pothuaj rritet në të gjitha kategoritë e tokave, përjashtim bëjnë ato më shumë lagështi, ligatina, kënëtore.. Shumëzohet me farë në fidanishte, si të gjitha llojet që prodhojnë farë. Shumëzohet dhe me llastarë, përpajna, që mirren nga drurë të shëndetshëm. Drurët që rezultojnë nga llastarët frutifikojnë për 3-4 vjet, ndërsa ato më farë pas 6-8 vjet. Për të përshpetuar frutifikimin, në tri vitet e para i vadisim mirë në muajt e veres.

Mbillët në vende më shumë diell, në lugina, në gji deti, në brigjet e lumenjëve, përrenjve, Blloqet kërkojnë shërbime , plehërime, vaditje, sperkatje, krasitje, ..për frutifikim të mirë dhe të qëndrueshëm.

Përdorimet : Njihet si druri bishtajor i çuditshëm, dhe cilësohet si produkti ushqimor me i veçantë natyror. Gjen shumë përdorime. Frutat janë të pasura me proteina, vitamina, dhe përdoret si ushqim për njerëzit dhe kafshet. Frutat përdoren për prodhimin e një lloji mielli me cilësi të veçanta shëruese, sidomos në lehtësimin e dhimbjeve të barkut tek femijët. Në shumë vende të Europës, SHBA, gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore, për vlerat e larta ushqyese, profilaktike, shëruese. Në kohë luftrash, shumë banorë të Mësdheut, edhe në vendin tonë, me frutat që ofron xhixhibanozi, ka shpëtuar jetën e njerëzve nga kërcenimi i urisë. Pas çlirimit ky dru në vendin tonë u braktis totalisht, u harrua egzistenca e tij dhe u dëmtua shumë nga prerjet dhe zjarrët. Frutat nuk përmbajnë kafeinë dhe gluten dhe për këto veti zëvendëson shumë mirë çokollatën.

Mielli i tij, ndihmon në funksionimin e mirë të zorrës. Ruan nivelin e sheqerit në gjak, sepse është i pasur me fibra. Ul kolesterolin, falë nivelit të lartë të antioksidantëve. Antioksidantet ndihmojnë në largimin e aciditetit nga stomaku. Përmirëson shëndetin e sistemit tretës.
Frutat janë të pasura me vitamina E,B,B1,A,D. Ndihmon njerëzit në menaxhimin dhe përmirësimin e mbipeshës. Lufton osteoporozën, poliomielitin, se përmban sasi të larta fosfori, kalciumi, acidi galik.
Lufton gripin dhe virozat e stinës. Acidi galik që gjëndet në frutin e tij ka vlera anti-bakteriale, anti-septike, anti-alergjike.
Lufton tensionin e lartë të gjakut, aneminë. Në farmaci ofrohet si pluhur, si pije, si shurup, si kapsulë, për luftimin e shumë sëmundjeve, diaresë, aciditetit në stomak, diabetin.
Mielli përmban një substancë që quhet carubin. Ka përmbajtje të lartë karbohidratesh(glukozë-saharozë). Vlerat ushqimore të miellit ja rrisin profili i lartë fitokimik, i pasur me antioksidant.
Mjalti që prodhohet nga lulet e xhixhibanozit është i rrallë, i veçantë dhe shumë i kërkuar.

Nga farëzat përgatitet kafe dhe pihet më shije. Përgatiten pije të ndryshme, të ngrohta, të ftohta, makarona, marmelatë, pralinë, paksimadhe, salca, akullore, kremëra çokollatë etj…

Druri jep qymyr të cilësisë se lartë. Zemra e drurit përdoret në industrinë e mobiljeve, në punimet e ndryshme artistike, në ndërtimin e anijëve, në përgatitjen e fuçive, në industrine e letres etj, etj..….

Këto vlera me shpalosi xhixhibanozi duke bashkëbiseduar me të, i bindur se nuk m’i ka treguar të gjitha të fshehtat e tij. Më shumë e admirova dhe u befasova nga heshtja e tij.

Duke u larguar nga ky mjedis plot gjelbërim, më erdhi ndërmend thënia lapidare e Wolfngang Goethes “ Edhe në endrrat me te bukura, njeriu nuk mund t’ia kalojë natyrës “.



No comments:

Post a Comment