ANDON ZAKO ÇAJUPI (1866 - 1930) |
Andon Zako Çajupi, lindi në Sheper të
Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një
lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në
Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e
larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për
gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë
gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të
përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi
në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër
adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur
Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes
kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve
të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin
në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me
qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që
shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të
tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e
Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë
nga Ahmet Zogu.
Veprat
"Baba Tomori" - (Kajro
1902)
"Dhjata e vjetër e shfaqur"
- satirë ose "Baba Musa lakuriqë"
"Burri i dheut" - tragjedi
(1908)
"Pas vdekjes" - komedi
"Katërmëbdhjetë vjeç
dhëndër" – komedi
( Sipas
web-it Gjuha Shqipe). http://www.gjuhashqipe.com/sq/Figura-te-Albanologjise/Andon-Zako-Çajupi
Dheu
Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.
Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.
Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!
Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.
Fshati Im
Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.
Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.
Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.
Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es'rri kurrë
as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua,
C'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
Fyell' i Bariut
Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t'u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.
Shikoni barin' e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën' e me të pirë,
t'u marrë dhëntë pa gdhirë,
t'i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do te mbani!
Kopshti I Dashurise
0 pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie:
Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie;
Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;
Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.
Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj Mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanlna,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labërla, —
na e faltë zoti'
Korriku
Na erdhi korriku prapë,
me grurë të ri, me vapë.
Mirë q'erdhr, o korrik,
gjithë bota të ka mik,
të duanë varfëria,
se s'vdes njeri nga uria.
Korriku, si flak' e drizit,
na ngroh palcën e kurrizit.
0 korrik, o faqezjarr,
gjithë lule, gjithë bar,
dhe me pemë barrë-barrë,
s'dimë ç'të hamë më parë.
Në korrik piqen me radhë
pjeshkë, mollë, thanë, dardhë;
kur afrohet korriku,
zë të piqetë dhe fiku.
Nga gjithë pemët e tjera,
fiku na mbiftë te dera,
se gjersa ka shporta fiq,
gjithë bota janë miq...
Me shpresë të këtij muaj,
punëtor, puno e vuaj,
të punojmë që të gjithë,
të mos mbetemi pa drithë,
se në këtë muaj zoti
na kërren nga tërë moti.
Ata që kanë punuar,
në kornk janë të gëzuar,
Se në këtë deli muaj
nuk ka lëmë pa duaj.
Vjen korriku, punëtorë,
mirrni drapërin në dorë,
të korrij kush ka punuar,
kush ka mbjell' e ka lëruar.
Dilni, dilni nëpër ara
e shihni, ç'ka bërë fara:
shikoni një koqe gruri,
se sa koqe, grurë pruri.
Shikoni kallinjt' e verdhë,
në korrik duhenë mbledhë.
Shihni, shihni kur fryn era,
kallinjtë, lozin si shqerra;
me diell, kur fryn veriu,
si floriri ndrit kalliu,
fusha, ara, palë-palë,
duken si deti me valë.
Fush' e gjatë, fush' e gjerë,
pse më bën të qaj ngaherë?!
Me djersën e varfërisë
gjith' arat e Shqipërisë
vaditen, e gjë s'kërrejnë,
se të huajt' i rrëmbejnë!
Shqipëtari, dëm e kotë,
punon gjithnjë për botë;
arat që mbjell, ngaherë
vjen' e i korrin të tjerë!
0 korrik, o faqezjarr,
je dukur dhe luftëtar:
në Francë, kush nuk e di,
u ngre vëndi për liri;
në korik lufta u zu,
u bë gjaku gjer në gju...
kryengritjet q'u bënë,
prej korriku janë zënë;
se zjarrë që ndez korriku,
nuk' e shuan dot armiku;
se dielli është i ngrohtë,
ndez gjakun në gjithë botë.
Gjaku i trimit vërtetë
për liri ndizetë vetë,
gjaku yt, o shqipëtar,
s'të ndizet as në behar!
Të ndeztë vap' e korrikut,
t'i biesh në kok' armikut!
No comments:
Post a Comment