INTERVISTË ME ULLIRIN!

përgatitur nga: Prof. Ass. Enver ISUFI

Durrës 


ª E.I. Mirdita o Ulli i nderuar!
Së pari, dua të pyes se si t’u drejtohem: me shoku, zotëri, madhëri, apo thjeshtë Ulli.
ULLIRI: Për mua nuk ka rëndësi se si më thërrisni, më tepër më pëlqen të më thërrisni në emrin tim, kjo është qindpërqind e saktë. Në fakt mua do të më pëlqente të më thërrisnin UILLIR, sepse më tingullon me emrin “ILIR”, Ndoshta shqiptarët më thërrsin ULLIRI, sepse jam banor kaq i vjetër në trojet e ILIRISË, aq sa ç’janë dhe vët shqiptarët.

ª E.IUnë preferoj t’ju thërras me emrin që ju ka pagëzuar kolegu im shumë i vjetër grek KOLUMELA, i cili ju thërriste “I pari i të gjitha pemëve” 
ULLIRI: Si të dëshironi, ju thash nuk më prish punë emri.

ª E.I. O “I Pari i Pemëve”, si të duken të shkruarat që kam paraqitur për ju në faqet e librit “Ullishtaria organike”?
ULLIRI: Në krye të fjalës time dëshiroj t’ju falenderoj, sepse më në fund, pas qindra vjetësh u kujtuat të flisni edhe për mua. Më vjen mirë gjithashtu që e keni kuptuar se natyra duhet dirigjuar duke e përdorur atë për të mirë dhe jo duke e shfrytëzar vetëm për vete.
ª E.ISi mendoni Ju o I Pari i Pemëve, tek ne në Shqipëri, më shumë ju kanë përdorur apo ju kanë shfrytëzuar?
ULLIRI. Nuk dua të flas për këto gjëra sepse shkel mbi një parim timin kryesor.

ª E.IE, cili është ky parim o më i miri i pemëve?
ULLIRI: Është modestia. Kurrë nuk jam lavdëruar për të mirat që më ka dhënë zoti dhe ato që i kam fituar nga përvoja ime shekullore. Kurrë nuk jam ankuar, psh për numrat që keni vendosur në trupin tim kur ju bëtë regjistrimin e komunitetit tonë. Ato janë shkruar mbi llamarina dhe janë ngulur mbi trupin tim me gozhda si damka e skllavit, ose e të burgosurve. Kush më ka vaditur, kush më ka krasitur, kush më ka punuar, kush më ka mbrojtur, kush më ka larguar ferrat e shkurret nga rrënjët? Vetëm pak njerëz, por unë përsëri nuk ankohem.
Njerëzimit, shekuj me radhë i kam dhënë ushqim për të ngrënë, ilaçe për t’u kuruar, vaj për ndriçim, vaj për lubrifikim, dru për t’u ngrohur, dru për t’u përpunuar, shtylla për ndërtim urash, trarë për ndërtim shtëpish. 
Jo vetëm kaq, por edhe motive për këngë dashurie. U kam dhënë pranverë të përhershme, degë jeshile për të ndaluar luftrat e për t’u ofruar paqen, degëza për kurora heronjësh e mbretërish. Me gjithë zemër i dua njerëzit. Prandaj vaji im pakëson mbi 25 % sëmundjet e zemrës së tyre që ju e quani “ifrakt”

ª E.I. I paske lexuar të dhënat e kongresit të fundit, që u zhvillua për vlerat kurative të vajit tuaj?
ULLIRI: Natyrisht dhe më vjen mirë që gjithmonë e më tepër po thelloheni tek vlerat e mia, por ka ende shumë e shumë vlera të tjera, që shkenca pritet t‘i zbulojë në të ardhmen. Më falni por është hera e parë që po e humb modestinë, veçse një herë në 500 ose 1000 vjet edhe më lejohet të lavdërohem. Këto madje nuk janë lavdrime, por krenaria ime para njerëzve dhe gjallesave të tjera.

ª E.I. Eshtë e vërtetë që ju nuk jeni ankuar për ne, por ne në Shqipëri përsëri ankohemi për ju.
ULLIRI. Çfarë ankese keni konkretisht ndaj meje?

ª E.I. Ja, psh u akuzojnë si tekanjoz, sepse nuk prodhoni çdo vit, por vetem kur doni.
ULLIRI. Ju duhet ta kuptoni që unë nuk shqetësohem të prodhoj çdo vit, sepse s’kam frikë për të trashëguar veten time. Unë nuk jam bimë njëvjeçare, që medoemos duhet të prodhojnë kokrra çdo vit, ndryshe ato zhduken. Jo! Unë që jetoj sa jetëgjatësia e dhjetëra pemëve frutore së bashku. Kam kohë edhe për të prodhuar edhe për të pushuar. Harruat ju psh, që në vitin 2003 prodhova më pak se sa çdo vit i 30 viteve të fundit dhe në vitin 2004 prodhova më shumë se sa asnjë vit tjetër i 30 viteve të fundit?

ª E.I. Dmth ju s’keni nevojë për ne.
ULLIRI: Jo,ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, por e vërteta është që ju keni më shumë nevojë për mua. Më duhet të shtoj që në Shqipëri, ndihem mirë, sepse ruaj akoma traditën time natyrore: bashkëjetoj me shumë bimë e gjallesa të tjera rreth e rrotull dhe kjo më kënaq. Unë në librin tuaj pashë një fotografi nga një ullishte që më bëri përshtypje. Ullishtja në këtë foto ngjason me një shkretëtirë, krejt të frezuar, asnjë bimë e gjelbërt fqinje nuk të zë syri. Më sa duket kolegët e mi atje janë thjeshtë skllevër të njeriut. Ku është larmia biologjike? Edhe ne nuk mund të jetojmë pa fqinjë. Ajo foto ishte krejt e kundërt me foton ku mua më rrëthojnë gjithë ato gjallesa, me sa mbaj mend ishte fotografija e faqes 80. Më pëlqeu aty shprehja: “Një bimë ose gjallesë është si një pjatë me ushqim”. Kështu është. Të gjithë jetojmë, sepse ndihmojmë njëri-tjetrin.

ª E.I. Kush nga gjallesat të bie në qafë më tepër o më I Miri i Pemëve?
ULLIRI: Oh! mos më ngacmoni! Ajo është zonja Mizë, e cila, meqë jeton në shekuj pazgji-thshmërisht me mua, ju e quani atë “Miza e ullirit”Por, edhe e respektoj për intelegjencën e saj të madhe. Ajo, jo vetëm ka gjetur si ushqim frutin tim të mirënjohur, por ajo nuk mposhtet dot as nga përdorimi i mijëra tonëve pesticide, që shpërndahen çdo vit në botë kundra saj, as nga profersorët e fizikës bërthamore, që punojnë me vite në laboratorët e tyre dhe në fushat e ullishtave për zhdukjen e sojit të saj, as edhe nga bioteknikat. 
E, çfarë nuk janë shpikur kundra saj? Ajo përsëri mbetet superfuqi në botën e insekteve. Nuk e patë në verën e vjeshtën e thatë të vitit 2003 që ajo sikur u zhduk dhe në verën e vjeshtën e lagët të vitit 2004 ushtria e saj, qindra milionëshe ju sul frutave të mi dhe 100 % e kokrrave ishte me krimbat e saj. Ishte e pabesueshme, por unë, që e kam parë vitalitetin e saj në shekuj, nuk u çudita fare.
ª E.I. Ke të drejtë o i Madhërishmi Ulli. Edhe unë, që shërbej si oficer në ushtrinë e organizuar kundra saj, agronom i mbrojtjes së bimëve më thonë, kam bërë shumë pak për të t’i lehtësuar vuajtjet e tuaja prej mizës tulngrënëse.
ULLIRI: Jo për mua, por luftoni për veten tuaj, sepse miza, vërtetë ma ha tulin, por kockën prapë ma lë, dmth frutat e rritur vertetë janë të infektuara, por bërthama ime është e pjekur dhe mua nuk ma shqetëson fare vazhdimsinë e bijëve dhe nipërve të mi. “Agjencia” e shpërndarjes së farërave të mia është kaq e madhe sa që vetëm agjencia e shpendëve më mjafton të më mbjellë kudo. Ju, gjithashtu duhet ta kuptoni që infeksioni i lartë në frutat e mi, vetëm më shëndosh mua, ashtu siç shëndoshet lopa shterpë që nuk vuan nga viçat dhe nga mjelja.

ª E.I. Po ju bëj një pyetje pak si teknike: 
Në çfarë sistemi bujqësor ndihesh më i res-pektuari?
ULLIRI. Po ta them që në fillim se ndihem mirë në kushte natyrore, e aq më mirë në sistemin e bujqësisë organike, ku, përveç natyrës kam edhe ndihmën e ullishtarëve. Me sa po lexoj edhe në këtë libër, ky sistem është më miqësori me mua. Praktikat tuaja nuk më shfrytëzojnë, por më përdorin në mënyrë të dobishme për njerëzit dhe më krijon mua kushte të mira zhvillimi dhe ma shtojnë jetën. 
Ndiehem i gëzuar që edhe ju në Shqipëri po kujdeseni për mua. Shikoj fidanishte të reja, shikoj blloqe të reja ullishtesh, shikoj mbi 140 fabrika të reja vaji dhe dëgjoj se të tjera do të ndërtohen në të ardhmen. Më mirë po më krasitni, po më vjelin e transportojnë më me kujdes. Por të lutem, nëse takon ullishtarë të rinj u thuaj atyre që të më vjelin në kohën e duhur dhe po mi hoqën frutat nga degët, të më kthejnë brenda ditës në vaj, sepse vonesa më mërzit shumë, aq sa ma tharton gjakun, që me sa kam dëgjuar, ju i thoni aciditet.
Nuk e dini pse ndihem më mirë në trojet shqiptare. Ju më dhatë vizë edhe për eksport dhe unë nuk ju turpërova. Kam dëgjuar që në vitin 2004, me vajin tim u zhvillua në Zvicer Dita e vajit të ullirit shqiptar”.Pata krenari që për mua u ngrit atje falamuri i Skënderbeut, i cili në kohën e tij më pat vlerësuar shumë. Skënderbeu më ftonte mua në dasma, sepse unë u jepja leje çifteve të martoheshin vetëm pasi ato të kishin mbjellë disa nga bijtë e mi në tokat e tyre. Ndoshta e keni mësuar këtë histori. 
ª E.I. Po, po o i madhi Ulli. Kjo tregohet edhe sot nga çdo shqiptar si legjendë. Kam një pyetje disi të veçantë.
ULLIRI: Cila është kjo pyetje e veçantë?
ª E.I. A është e vërtetë që sa herë bëhen zgjedhje në kumunitetin e pemëve, bimëve pyjore dhe shkurreve të zabeleve, ju nuk ju zgjedhin kurrë president?
ULLIRI: Po. Kështu ka ndodhur në shumi-cën e zgjedhjeve që janë bërë në shekuj. Gjithmonë kanë fituar vetëm shkurret, ose pemë te tilla si thana, kulumbria, ndonjëherë shkoza e dushku. Në disa vende u zgjodhën si presidenta pemë më të mira dhe këto vende krijuan qytetërim. Vendet shumë të zhvilluara, zgjodhën në udhëheqje gjyshen time, ullastrën, por kurrë mua. Kishin frikë të mateshin me mua. Dhe bota vazhdon të vuaj akoma se drejtohet nga shkurret, frutat jo shumë të pëlqyera, e në pak raste drejtohen nga ullastrat e akoma më pak vende kanë zgjedhur presidentë nga soji ynë.
Më vjen të qaj kur shikoj që, mëse një miliardë njerëzve në botë u takon me tepër fishekë për frymë se sa kokrra ulliri, më tepër vaj tankesh për frymë së sa vaj ulliri.
Më falni se pa dashje shkava pak edhe në politikë, me të cilën nuk jam marrë e nuk dëshiroj të merrem kurrë, por nuk mund të qëndroj pa folur se jam i moshuar dhe nuk mund të qëndroj moskokëçarës. I lutem zotit, paçit mësuar nga gabimet e së kaluarës.

ª E.I. Faleminderit shumë që pranuat të bisedoni me mua në këtë intervistë.
ULLIRI: Edhe unë ju falenderoj shumë, pasi me këtë intervistë më kaluat nga bota e bimëve në atë tuajën. Ja pse nga ky moment edhe unë do të anëtarësohem në shoqatën tuaj, sepse ju përpiqeni të sillni paqe në komunitetin e gjallesave dhe në mjedisin ku jetojmë. 
Lum ai që ka edhe stomak edhe zemër. Unë kam frikë nga cilido që e ka stomakun e madh dhe zemrën e vogël. Zemra e mund stomakun. Zemra e madhe e shpëton stomakun. Stomaku i madh e dobëson zemrën. Zemërmirët, në emër të prodhimit e fitimit nuk e dëmtojnë natyrën tonë të përbashkët.
A nuk e patë se kur vdiq nëna jonë e madhe TEREZË, bankierët, bosët, presidentet e botës u përulën para zemrës së saj në pushim. Bankierët do harrohen, NENA TEREZË, nuk do të harrohet kurrë. Pse më shikon me habi, nuk kam të drejtë?!

ª E.IKeni të drejtë si vet vaji juaj, por më trondit llogjika dhe fjalët tuaja bindëse. Intervista ime me ju ishte një kënaqësi dhe një ngjarje që nuk do ta harroj kurrë. Kam pasur shumë emo-cione para një kreshniku si ju.
ULLIRI: Keni ndërmend të vazhdoni bashkë-punim me mua?

ª E.I. Pa dyshim që nuk do të ndahem nga ullishtaria organike, por nuk ta jap fjalën për bashkëpunim në median e shkruar. Unë s’jam veçse një gazetar amator.
ULLIRI: Pse e merr me frikë? Filmi që bëtë për ullirin shqiptar dhe që u shfaq para dy vjetësh në kongresin botëror të Spanjës, u pëlqye shumë. Si mendon ti nuk e dëgjova unë operatorin e filmit që tha se pjesa me e bukur e filmit tim për ullirin e Mesdheut, ishte pjesa shqiptare? 

ª E.IFaleminderit për kurajon që më jep, por kam frikë të të marrë një intervistë tjetër, sepse mua më duhet të studioj shumë për t’ju inte-rvistuar ju.
ULLIRI. Mos ki frikë të thashë, unë kam kaq shumë eksperiencë e materiale mësimdhënëse, sa që të kualifikoj gjithë gazetarët e botës.

ª E.I. Mirë o i madhi Ulli, por kush mund të ishin disa nga temat e intervistave tona të ardhëshme?
ULLIRI: Janë kaq të shumta saqë me to kam mbushur mbi 720 CD dhe 720 vidiokaseta me filmime. 

ª E.IPse pikrisht 720?
ULLIRI: Sepse unë jam 720 vjeç dhe çdo rreth i trungut tim është një CD më vete. Në to ju mund të shikoni se çfarë kanë bërë të tjerët me mua, çfarë ka ndodhur mes komunitetit tonë të ullinjve, mes shqiptarëve me njëri-tjetrin, të huajtë e shumtë që kanë ardhur si miq e armiq në Shqipëri etj, etj. Të gjitha ç’janë thënë e bërë nën hijet e ullinjve dhe në guvat tona, i kam regjistruar. Janë historira kaq interesante dhe reale, saqë ato që ju lexoni nëpër libra, ose keni parë nëpër filma, janë më shumë legjenda se sa të vërteta.

ª E.I. Po pse i madhi Ulli keni pasur ju vite e shekuj më parë kaq mjete moderne elektronike.
ULLIRI: Më vjen keq që këtë pyetje e bën edhe ti, që je edhe specialist i bujqësisë organike. Ndërkohë që bën pjesë në një shoqatë, e cila kërkon të kthejë vajin e sotëm të ullirit tek vlerat e mia shekullore, nuk e kupton që unë kam qenë mijëra vjet po kaq modern sa jam edhe sot. Ju keni evoluar, ndryshuar, ndërsa vaji im dhe paisjet e mia kanë qenë po kaq moderne, po kaq cilësore siç janë edhe sot. Unë kam thënë gjithmonë të vërtetën, nuk e kam përzier lëngun tim të çmuar me ndonjë lëng tjetër, siç bëhet në tregjet e sotëm. Kam qeshur fort një natë me lajmet në media, kur dëgjova se nga analizat e vajit, që shitet si vaj ulliri, u gjetën vetëm gjurmë të lëngut tim, pjesa tjetër, ju e kuptoni vetë çfarë mund të ishte! 

ª E.I. Faleminderit edhe një herë o i madhi i pemëve që më dhe të drejtën për t’u takuar përsëri në të ardhmen.
ULLIRI: Faleminderit edhe juve dhe tani mendo e përgatitu për intervistat tona të ardhshme. Por para se të ndahemi, dëshiroj t’ju jap disa detyra shtëpie. Në katër skicat që po t’i jap, formuloni shkurt domethënien më të saktë për secilën nga to.

ª E.I. I madhi Ulli, më vure në mundime të mëdha.
ULLIRI: Pse?

E.I. Po më duhet të dal me thes në dorë për të kërkuar projekte, se jam i sigurt që do të duhen miliona faqe të fotokopjuara nga këto skica. Vetëm skica e parë do të kërkonte një projekt më vete. Atë skicë na duhet ta shpërndajmë pothuajse çdo njeriu në trojet tona. Faleminderit edhe një herë o I Pari i Pemëve.
ULLIRI: Edhe unë ju falenderoj. Të fala të gjithë ullishtarëve, veçanërisht ullishtarëve organik. 
Mirupafshim!
ª E.IMirupafshim!

Pjesa e dytё dhe e fundit e Intervistёs me Ulliri

****************************************

E.I. I madhi Ulli , shqipatrёt ju janё mirёnjohёs ju edhe pёr njё kontribut tjetёr tuajin.

ULLIRI: Pёr çfar kontributi e keni fjalёn ?

E.IJu keni kontribuar edhe nё mbrojtjen e trojeve tё Shqipёrisё nga ushtritё pushtuese.


ULLIRI : Si e kam bёrё unё kёtё, ma tё kujtoni pak.

E.I. Komisari i çetёs sё Pёzёs mё ka treguar njё ngjarje nga lufat e dytё botёrore.


ULLIRI : Çfar tё tha ai pёr mua?

E.I. Ai mё tha se ishte njё ditё dimri.Partizanёt ishin shpёrndarё nёpёr kodrat e Pezёs, sepse po vinte njё togё e madhe me ushtarё gjermanё.

Tokat ku ndodheshin partizanёt ishin tё punuara.Partizanёt tanё mё tha ai vendosёn murtajёn nё arёn e punuar dhe tё zbutur nga shirat, por murtaja nuk kishin forcё mbёshtёtse.

Njё partizan i kishte thёnё komisarit.

-Komisar ,ta vendosim murtajёn nё trungun e ullirit, sepse atje ka bazament.

Kёshtu ishte bёrё dhe murtajё kishte filluar tё gjuatё normalisht nё drejtim tё forcave gjermane.

Mё kёtё murtajё gjermanёt u zbrapsёn dhe nuk mundёn dot tё hynin nё Pezёn e Madhe.

ULLIRI : Po, ka pasur raste tё tilla, por meqё mё kujtove kato ngjarje, ndihma jonё nё lufta ka qenё edhe mё e madhe nё njё formё tjetёr.

E.I:Cila ishte kjo formё tjetёr i madhi ulli , ose nё kёtё rast po ju drejtohemi “ i madhi general”


ULLIRI: Unё me vёllezёrit e mij, ullijtё shekullore, shumica kemi guva. Partizanёt futeshin e maskoheshin nё kёto guva dhe i prisnin ose Italianёt ,ose gjermanёt, qё tё afroheshin dhe pastaj i gjuanin ato me armёt e tyre. Ushtarёt e huaj kapeshin nё befasi. Kёto prita ushtarёt shqiptarё, nuk i kanё pёrdorur vetёm nё luftёn dytё botёrore, por edhe nё luftat ballkanike. 

E.I: Kam tё drejtё me kaq sa thash pёr kёtё kontribut tuajin ? 

ULLIRI : Po, nё kёtё kuptim ke tё drejtё qё kam kontribuar nё mbrojtjen e trojeve shqiptare.

ULLIRI : Kёto ngjarje madje kanё qenё tё shpeshta.


ULLIRI :Zoti isufi mё nxite tё tregoj njё gjё tё ngjashme qё e kam dёgjuar nga kosovarёt qё kishin marё pjesё nё luftёn qё u çliruan nga Serbia nё vitin 1999.

Nё zonёn tonё , nё Baldushk, Vrap, Cikallesh, Pezё e Madhe nё kohёn e luftrёs tё vitit 1999 erdhёn dhe u strehuan shumё kosovarё.

Ishte njё ditё shiu dhe 2-3 kosovarё qё kishin ardhur tё takonin njerёzit e tyre nё kёto fshatra u futёn nё guvёn time.

Aty pranё meje ishte njё bunker.

Kosovarёt bisedonin me njёri tjetrin

-Ah ti kishim ne kёto bunkerё nё Kosovё , do ti kishim grirё sёrbёt. Ja dhe ky ulliri qenka si bunker.

-Njёri nga ato i tha tjetrit.-Po ke tё drejtё, sepse ai qё tё pret, ai tё vret.

Unё po i dёgjoja, dhe nuk i shqetёsova.Sikur kёnaqesha kur ato ishin strehuar nga shiu nёn guvёn time, dhe rrinin si zogjtё qё i mbanё klloçka nёn trupin e saj.

Mё gёzove zoti gazetarё qё i paske zbuluar edhe kёtё kontribute tё komunitetit tonё tё ullirit.

Edhe sot ne do vazhdojmё tё bёjmё kёtё shёrbim nё mbrojtje tё trojeve shqipare . Nё luftёrat e sotme , pёrdoren edhe dronёt pёr tё zbuluar ushtarёt, por nёn guvat e mija, as dronёt nuk i zbolojnё dot ushtarёt shqiparё.

I dua shumё shqiparёt.Nuk kanё qenё tё pasur, por kurrё nuk kanё qenё bukё-shkalё.

Ja sa bukur i keni rreshtuar ju kontributet e mija. Unё i kisha harruar, por ju mi kujtuat. Faleminderit, dhe eja na vizitoni mё shpesh.


E.I :I madhёrishmi ulli, blloqet tuaja shekullore janё si lagjet antike ,me shtёpi mё e vjetёra mbi tokёn trojeve shqiptare.


ULLIRI :Po ёshtё vёrtetё,nuk ka asnjё ndёrtesё mё e vjetёr se sa unё.Unё nuk po them pёr rrёnojat e nёntokёs.Ato janё shumё tё vjetёra se sa mosha ime.

Dua tё kujtoj edhe njё fakt zoti Isufi.

Shqipёria ёshtё vend mistik.

Shqipёria nuk ka histori tё vjetёr, por histori dhe qytetёrim tё zhdukur.

E zhdukura ёshtё shumё mё e vjetёr , se sa vetё e vjetra.

Prandoj geni shqiptarё ёshtё kaq vital.

Ajo qё mё emocionon mua nё Shqipёri, nё atdheun tim tё vjetёr, ёshtё gjuha shqipe. Unё flas shqip zoti Isufi.Unё flas madje tё gjitha dialektet e saj.

Gёzohem shumё qё Shqipёria ndodhet nё Pellgun e Mesdheut, nё atdheun tonё ta madh tё ullishtarisё. Besoj se e dini se 97 % e numrit tё ullijve nё botё ndodhen nё Mesdhe.


E.I.Po e di nga statistikat.

ULLIRI :Zoti Isufi, Shqipёrinё e ka bekuar zoti, ndodhet nё hartёn ku shtrihet bima e ullirit. Ky ёshtё rajoni botёror mё i bukuri. Kёtu janё zhvilluar tё gjitha luftrat botёrorё.


E.I. I madhi ulli do tju bёj njё pyetje tё fundit


ULLIRI :Urdhёro , cila ёshtё pyetja ?


E.I. Si shpjegohet qё Shqipёria me kaq burime tё mёdha natyrore, duke ju pёrfshirё edhe ju, dhe shqipatarёt kanё shekuj qё nuk janё tё pasur ?


ULLIRI : Po, ёshtё pyetje interesante.Edhe unё ia kam bёrё kёtё pyetje vehtes time.

Ёshtё pikёrisht bukuria, vlerat e mbitokёs dhe tё nёntokёs, pozicioni gjeografik, lakmues qё ka Shqipёria. Ёshtё kjo arsya pse ёshtё sulmuar me shekuj.

Me shekuj ёshtё sulmuar me ushtri, sot me ideologji dhe diplomaci.

Kultura e vjetёr e trojeve Arbnore ka qenё shumё e zhvilluar.Ka qenё si njё shtyllё shumё e lartё, por ёshtё rrёzuar.Sa mё e lartё tё ketё qenё shtylla e rёnё, aq mё kohё kёrkon tё ngihet pёrsёri.Shqipёria vazhdon tё ngrihet, por ende nuk ecёn vertical.

A nuk ka qenё Egjypti dhe shtete tё ngjashme me tё,shtylla tё larta qytetёrimi, dhe sot ndodhen tё shrira pёr tokё, dhe nuk dihet kur do tё ngrihen pёrsёri.?

Vitaliteti i Shqipёrisё, mshihet pikёrisht tek ai gen jashtёzakonish vital.

Shqipёria pёr pak dekada, do tёrheqi vёmendjen e botёs. Ajo do tё arrijё nё ato lartёsi qё shqiptarёt e kanё lakmuar me shekuj.

Ky ёshtё mendimi im zoti gazetar, si babagjysh qё jam.


E.I. Faleminderit shumё i madhi ulli. Shqiptarёt ju respektojnё sepse me kohё e kanё kuptuar se ju jeni shqiptarё njёzet e katёr karat.


ULLIRI : Faleminderit zoti gazetar, dhe mё gёzove qё qenkeni edhe me profesion agronom.

Tё jeshё krenar qё jeni agronom. Ju i shёrbeni gjetheve tё blerta. Gjethi i gjethi bletё ёshtё fabrika e tё gjitha fabrikave.

Tre ngjyra e mbulojnё globin.

Bluja e detrave, e blerta e klorofilёs sё gjetheve dhe kafeja e shkretёtirave.

Gjethi blertё ёshtё dhe do jetё fabrika nga ushqehen tё gjitha gjallesat , qё nga njёqelizorёt , e deri tek elefanti nё tokё dhe balenat nё dete e oqeane.


E.I. Ja i madhi ulli, edhe nё ndarje e sipёr ma thatё njё fjali tё çmuar.

E.Faleminderit


ULLIRI : Faleminderit dhe kthehu tё bisedojmё pёrsёri.

Edhe nipёrit e mbesat tuaja, kёtu do tё me gjejnё mua.

 





Bujqésia Biologjike, Bujqësi e Ekuilibrit, është e mirë por e vështirë. 


Përdore përvojën e brezave, por prodho dhe vetë


No comments:

Post a Comment