Thursday 4 December 2014

Selcka, fshati i Pandeli Sotirit në Lunxhëri



Festë arsimore në Selckë të Lunxhërisë
(nga “Gazeta “Shkolla Rurale” Tetor, 1999)
            Lunxhëria është e përmendur në disa fusha të jetës materjale dhe shpirtërore shqiptare. Që herët burrat e saj kanë qenë njohur si mjeshtëra të ndërtimit të ujesejllsave, brenda dhe jashtë hapesirës shqiptare. Njihet si krahinë me njerëz të shquar për botën e tyre shpirtërore të pasur, mendje të ndritur, të urtë sa dhe trima. Është zona e Koto Hoxhit, Pandeli Sotirit, Urani Rumbos e burrave e grave të tjerë të nderuar me emër në mbarë viset shqiptare. Ështe zona e heronjëve të Luftës Nacional Çlirimtare Mihal Duri, është zonë e pasur me këngë e valle. Zone malore përgjithësisht me male të veshur me pak drurë, me shumë pak tokë, ndonjë rrëpirë, parcele të vogla, hardhi anash tyre, arra, e me tej lart në mal me lule, çain e famshëm, sherebelin e pastër larg ndotjeve. Ajri i pastër i maleve, njerëz pak të çelur, që dinë të presin e të nderojnë mikun. Një fshat i emancipuar në një zonë, ku emigracioni ka pasur zhvillim të hershëm në Greqi, Turqi, Amerikë, Argjentinë, etj. Për atë kohë emigrimi ka ndikuar edhe në zhvillimin e fshatrave në mënyrën e jetesës së tyre.
            Shoqeria Kulturore Atdhetare Lunxheria dhe Pleqësia e fshatit Selckë, organizuan një festë arsimore, në epiqendër të cilës ishin nderimi i figurave të shquara të arsimit mbarë shqiptar, Pandeli Sotiri dhe Koto Sotiri, që hapi shkollen e Pogradecit, një javë pas asaj te Korçës, në Marsin e vitit 1887, i cili provoi dhe burgjet e vdiq ne varfëri, sepse i kishte kushtuar gjithçka shkollës dhe gjuhës shqipe.
Ata ishin nga Selcka dhe bashkëfshataret e tyre nderonin dy mësuesit e shquar dhe bashkë me ata, edhe mësuesit e tjerë që kontribuan në fushën e arsimit e të shkollës.
            E diel, 26 shtator, 1999, në afërsi te Stadiumit të Gjirokastrës mblidhen qytetarë nga Gjirokastra, me prejardhje nga Lunxheria, madje, drejtperdrejt nga Selcka mjaft prej të cileve kishin ardhur apostafat edhe nga Tirana e qendrat e tjera. Nje varg makinash, mikrobuzë, autovetura nisen përmes luginës së Lunxhërisë, gjithnjë anës lumit, që valëzon me ujin e kristaltë përmes kthesave jo të rralla. Dikush shprehet se Lunxhëria fillon me fshatin Erind, dikush e kundërshton se fillon më tej, etj, me Gjatin, Erindin, si dhe fshatrat e tjerë Nokove, Mingul, Këllez, Dhoksat, Qestorat, Krinë, Tranushisht, Saraqinisht, Stegopul, Selckë.
            Në Selckë shtëpitë janë të ndërtuara me një grupim jo shumë të ngjeshur, në rrëzë dhe ne faqen e poshtëme të malit. Një përrua i ka rënë permes fshatit, duke marrë me vete disa parcela toke të mira për atë fshat dhe bashkë me to edhe disa shtëpi.
            Sotirajt kanë qenë tre shtepi të mëdha në fshat, por vatra e Pandeliut u shperngul, pasi babai, Naqo Sotiri qe vrarë, punë gjakmarie. Nje kushuri i tyre, i mori dy jetimët dhe i dërgoi në Austri, ku u kujdes dhe për shkollimin. Pandeliu studjoi dhe u diplomua për mjekësi. Erdhi në Stamboll, i shoqeruar me mesuesin e tij të Qestoratit, Koto Hoxhin, duke qenë në shoqëri edhe me Sami e Naim Frasherin, Jani Vreton, Hasan Tahsinin, Pashko Vason etj, atje mori dhe drejtimin e organit Drita-Dituria, organ arsimor, pas Fjamuri Arberit të Jeronim De Radës.
            Duke e parë në optikën e vitit 1999, veprën e Pandeli e Koto Sotirit, del se i pari, dhe me pas dhe i dyti, ngritën shkollën shqipe kombëtare, demokratike, sepse gjuha që përdorej nga mësuesit shqiptarë qe amtare, brendia e të mesuarit gjithashtu qe kombetare, fëmijët i pranuan pa dallime klasore: Të pasur apo të varfër; pa dallime fetare; muslimanë apo të krishterë; pa dallime seksi, pa dallime krahine; fshatarë apo qytetarë, ishte shkollë laike etj. Pandeliu organizoi komunitetin në ndihmë të shkollës, duke folur me termat e sotme, duke ngritur edheShoqërine e Gjuhës Shqipe” me rreth 160 vetë.
            Ndërsa vëllai duke mbështetur të vëllanë, duke u frymëzuar dhe mësuar prej tij, hapi dhe ai shkollën shqipe të Pogradecit, si dhe më vonë u muar edhe me shpërndarjen e librave shqipe, disa pre te cilave edhe libra fetare.
            Tek sheshi afër shkollës së fshatit, u organizua ceremonia festive. Nën një arre të madhe, nën hijen e saj të këndëshme, në atë ditë te nxehtë, u organizua nderimi i tyre, duke vënë kurora dhe buqeta me lule pranë lapidarit. Pastaj, vazhdoi solemniteti me kumtimet e përgatitura. Mbi historikun e fshatit Selcke foli Dhosi Margariti. Ai solli të dhëna me interes për Selckën, të kaluarën e saj, duke iu referuar burimeve shumë të rralla për zhvillimin historik të fshatit, ai kishte burime dokumentare mbi shtrirjene si dhe të hapjes së një shkolle me 30 nxënës dhe një mesues, të cilët atëhere i paguanin një rrogë vjetore prej 1200 grosh, plus ushqimin.

Nëpërmjet bashkefshatarit të tyre Pandeli Sotiri, seliciotet u bënë pionierët e parë të arsimit të gjuhës shqipe në shkollë.
            Mbi personalitetin e Pandeli Sotirit foli Prof. Musa Kraja, i cili evidentoi rolin e tij në Rilindjen Kombëtare, sidomos në Shoqërinë e Stambollit, me organin Drita, -Dituria”, dhe në bashkëpunimin e ngushtë me personalitete më të shquara të Rilindjes që vepronin në Stamboll. Foli gjithashtu se si mësonjtoria shqipe e Korçës rrezatoi në tërë hapsirat shqiptare.
            Për historinë e arsimit e veprimtarinë e mesuesve të fshatit Selckë, foli Prof. Th. Dhima, bir i Selckës dhe pedagog ne UniversitetinEqerem Cabej në Gjirokastër. Fjala e tij ishte dhe një homazh për mësuesit që sherbyen në fshat dhe në zonë, me nderim për të tjerët që rrojnë e ndjekin gjurmët e tyre.

           U lexua dhe u prit me interes dhe materjali i studjuesit Kleanthi Dedi, që nuk mundi te arrinte në këtë veprimtari, por ishte i interesuar për organizimin e saj, bashkë me veprimtarë të tjerë nga Tirana, Lunxhotë, si nënkryetarin e shoqatës, inxhinierin Kristaq Lefteri, që lexoi edhe materjalet. Përshendeti nga Tirana prof. Irakli Leka, Stavri Thanati, Kristaq Lefteri, Violeta Kaçani, mesuese në kryeqytet, etj.
            Të organizuara bukur dhe në menyrë karakteristike ishin edhe vizitat në familjet e fshatit, sidomos ajo tek familja e mesuesit të nderuar Petro Paskali që la emër të mirë me punën e tij në Selckë, pastaj tek familja e Niko Dhimës dhe tek familja Goçi, të cilët kishin aktivizuar tërë antarët e families bashkë me seliciotët e tjerë për mbarevajtjen e festës.
            Në drekën e organizuar, përmes këngëve e valleve popullore, buçiti dhe kënga më e re, e improvizuar aty për aty:
            Selckë e bukur në luginë
Do këndoj për Pandelinë
Pandeli e Koto Sotirë.
Dy vellezër nga një derë
Luftuan për Mëmëdhenë
Jo me pushkë, po me penë.
Nga të gjithë-o ma i miri
Pandeli-o Naqo Sotiri
Strofën e fundit e priti Dhosi Margariti. Vizituam dhe bëmë fotografi në kishën e Shen e Premtes, e cila daton të jetë ndërtuar në vitin 1775, te Kroi i Madh, e në pika të tjera të fshatit. Në krye të ketyre veprimtarive, qëndronte kryetari i Shoqatës Lunxhëria, profesor i fizikës në Universitetin e Gjirokastres, Vasil Bakuli, i cili kishte bërë një përgatitje të gjithanëshme për mbarevajtjen e festës arsimore të cilën e ndoqën edhe Rektori UniversitetitEqerem Cabejprof. Banush Mezini, deputeti zonës Fatri Sinani, prof. Vasil Bici, profesoresha Margariti, e pedagogë të tjerë bashkë me përfaqesues te Bashkisë, Komunës, etj.
            Pa hyrë në Selckë, ose më saktë në të dalë të saj, në kthesën e rrugës qe të çon në fshat, është një cak që quhet Varri Hoxhës. Tregojnë se hoxha erdhi me libra në gjuhën shqipe në fshat, u sëmur dhe vdiq, duke u varrosur aty jashtë varreve ortodokse, ku është varrosur edhe ndonjë person tjeter i fesë jo ortodokse. Por është interesant, se fshatarët kanë ruajtur emërin e varrit, të një hoxhe anonim, por duke qëndruar besnik misionit të tij atdhetar.
            Thua rastesisht të ketë ardhur pikërisht në fshatin e Pandeliut, që merej me libra e shkolla shqipe?! Me interes do të ishte te zbërthehej me tej. Ka mbetur forma e varrit, të cilit njeri nga ne i afron një gur dhe lule tek koka, si dhe një tjetër te “kufiri i varrit që dukej aq qartë. Bëmë një fotografi pranë një misionari anonim të përhapjes së librave shqip.*(1)
            Bëmë një vizitë dhe në kishén e fshatit, Kroin e Madh, monumente kulture, etj, duke biseduar me Kristaq Lefterin, veprimtar i pa lodhur i Shoqërisë, i cili bashkë me kryetarin, profesor Vasilin dhe zonjen e tij të nderuar që nuk i ndahej, bënë një veprimtari shumë mbrëslenëse për të gjithë dhe sidomos për të përjetesuar figurën e madhe dhe akoma të panjohur sa duhet në mbarë hapsirën shqiptare, atë të Pandeli Sotirit dhe vellait Koto Sotiri.
            Eshtë e vertetë, qe i mençuri nderon të mençurin, atdhetari nderon atdhetarin, bujari pret bujarisht dhe këto nuk janë pak në Selckë apo tek seliciotet kudo që sot banojnë në hapsirën shqiptare, si familjet të herëshme të Selckës, si familjet:
“Telo”, “Kristidhi”, “Prifti”, “Dede”, “Mosko”, “Margariti”, “Sotiri”, “Thanati”, “Qirici”, “Papalondi”, “Zeka”, “Zafiri”, “Zerva”, “Buçka”, “Shamo”, “Lena”, “Bita”, “Dhima”, “Sinani”, (“Naqo”, “Naka”, “Gaba’, “Peçi””Mino”, “Bushaka”, “Baçe”, “Molla”, “Leka”,Gjika”, “Duka”, “Paskali”, “Kardhashi”, “Bukuvalla”, )* etj, të cilat janë të kohës së Sotirajve.

Selcke e bukur moj,
Ti që mbarte në gjirin tënd tradita të pasura kulturore, arsimore, të ndërtimit të ujesjëllsave, te emancipimit shoqëror, të bujarisë, ti që ruajte shkollën, kishat, varret e tua dhe Varrin e Hoxhës, ti fshati të mëdhenjëve të arsimit tonë kombëtar, valle a do i qëndrosh stuhive? Shpresojmë, edhe pse fshati është plakur shumë, që Selcka do rrojë, e do të rrojë.
Dh. Margariti
M. Kraja
V. Bakuli
“Gazeta “Shkolla Rurale” Tetor, 1999
________________________________________________________________________

Marrë nga libri Bijtë Lunxhërisë për Arsimin Shqiptar
( Pandeli dhe Koto Sotiri)” nga Prof. Dr. Musa Kraja Tiranë, 2002
1. U zbulua se ky hoxhë ishte një ndër të parët që përqafoi idetë e Rilindsave, Myftar Ali Kallarati, "Historia e Kallaratit"nga Enver Strati "Arsimi në Kallarat" ndiq linjen:
http://kallarati.com/arsimi/historiku-i-shkolles-ne-kallarat

*Këto familje janë me shkrim dore.

THE STORY OF PANDELI AND KOČO SOTIRI

Pandeli Sotiri and Koço Sotiri are two great figures of the Albanian National Renaissance of the 19th Century, martyrs for Albanian schools and the Albanian language. In their greatness, they stand shoulder to shoulder with the Frashȅri brothers Naim, Avdyl and Sami, the noted writer Çajupi, Faik Konica and other great patriots of the Renaissance who paved the way for Albanian independence and advancement.

They were brothers, with Pandeli born in 1843 and Koço in 1840, in the village of Selckȅ, on Lunxhȅria Mountain across from the city of Gjirokastȅr. They were orphaned when their father was killed by feudal landowners in the area, and their uncle in Vienna took them in. Educated in Austria, Pandeli studied medicine and Koço studied law. They worked in the Austro-Hungarian state administration for some ten years, but in the 1870s they relocated to Istanbul, the capital of the Ottoman Empire of which Albania was still a part. There they became engaged in patriotic activities on behalf of Albania.

Among their accomplishments, 

1. They were members of the League of Prizren (1878-1881)

2. They organized patriotic societies in Egypt, Bucharest and Sofia.

3. They were among the first members of the Association of Writing Albanian Letters, founded 12 October 1879 in Istanbul.

4. They took part in the creation of the Albanian alphabet (Istanbul variant). With several changes, this variant was approved at the Congress of Monastir in December 1909. (See the works of Robert Elsie).

5.  They undertook, managed, edited and published the first Albanian periodical, DRITA, later DITURIA, which appeared in 12 issues (10 August 1884-11 July 1885). As such, they can be called creators of the media in Albania.

6. With the special authorization of the Sultan (a “ferman”), they opened the first Albanian school In Korça, with Pandeli as director and teacher, while Koço was a teacher in it and also, with school’s support, founder of the patriotic sociation of Korça (7 March 1887). 

7. Later, Koço opened the first Albanian school in Pogradec (1887) and then went to Monastir (Macedonia) where he continued his patriotic activities until he was imprisoned for these activities.

8. They were supporters and volunteers of the American and English Missions that worked in the Korça area at that time (See David Hosaflook, 24 October 2016).

9. Pandeli Sotiri reviewed the translations of the Gospels of Luke and Matthew in Albanian, published in 1886 (Hosaflook op. cit.) 

10. They were the editors and publishers of school books as well as the literary creativity of the other Renaissance patriots of the time – and much more.

Pandeli Sotiri died in 1891 in Istanbul, where he had been under house arrest because of his activity, as well as his membership in the League of Prizren. In a house search in 1891 by the Turkish gendarmerie he managed to escape through a window but fell from the third floor and suffered a tragic death. Koço Sotiri died in Manastir in 1909, aged and in poverty, after his release from prison, where he had served five years.

Pandeli Sotiri has received the following honors:

·     “Teacher of the People”

·     “Honorary citizen of Korça”

·     The Pedagogic High School in Gjirokastȅr bears his name, as does a school in Kosovo.

Koço Sotiri remains unrecognized.

Ismael Kadare has said, “There were three thousand schools in Albania in 1887. Of those, 1,200 were Turkish public schools, there were as many Greek private schools, as well as Bulgarian, Serbian and Vlach schools. There was only one Albanian school, of which Pandeli Sotiri was the director. In other words, it was permitted to teach in almost any language in the ‘tolerant’ Ottoman empire, except for one: the Albanian language. And four years later, when Pandeli Sotiri died, the one Albanian school was closed. This truth has not yet been clearly elaborated before the Albanian people”.





Shkolla e pare shqipe në Korçë
Shkolla e parë shqipe në Pogradec pikturë nga Anastas Kostandini


Pulle postare 




Ne muzeun e Lidhjes Shqiptare te Prizërenit

PANDELI SOTIRI


___________
_________________________Varri Pandeli Sotirit ne Gjirokaster_______________________________


ARSIMI NE KALLARAT

(Marre nga Libri "Historiku i Kallaratit", shkruar nga Enver Strati)

Arsimi nga fillimi deri më 1945

            Populli i Kallaratit ka qenë i etur jo vetëm për liri e pavarësi, po edhe për kulturë e dije. Idetë e rilindësve për zgjimin kombëtar gjetën jehonë edhe te kallaratasit, që kishin dalë të shkatërruar e të vrarë nga kryengritja e Tanzimatit, po me një urrejtje të pashuar për pushtuesin. Një ndër të parët në Kurvelesh që përqafoi idetë e rilindësve ka qenë Myftar Ali Kallarati Myftar. I etur për dije, ai lë kopenë në brinjë dhe emigron në Rumani e më vonë në Stamboll, ku mbaron medresenë (shkollë fetare për hoxhe) dhe fillon të interesohet për mësimin e shqipes. Hyn në lidhje me rilindësin Naum Veqilharxhi dhe merr përsipër të sillte evëtarin shqip të tij në Shqipëri. Më 1840, merr një sasi librash dhe niset në këmbë nga Stambolli. Për t’u shpëtuar koshadheve turke, iu desh të udhëtonte në këmbë, rrugë e pa rrugë, nëpër pyje e male për 40 ditë rresht. I rraskapitur nga rruga, sëmuret rëndë dhe me vështirësi arrin në katundin Selckë të Pogonit, fshat në grykën me të njëjtin emër në afërsi veri të Libohovës . Aty strehohet në një shpellë, ku e gjejnë barinjtë dhe e shpien në fshat. Me gjithë kujdesin që treguan seliciotët, nuk i shpëtoi vdekjes. Para se të jepte shpirt, ai u tha se quhej Myftar Ali dhe ishte nga Kallarati. U la porosi që vivlat (librat) t’ua shpërndanin të rinjve që të mësonin e të shkruanin shqip. Fshati e varrosi me nderime 10 metra larg oborrit të kishës, se ishte jo vetëm        Mysliman, por dhe hoxhë. Mbi varrin e tij u ngrit një qivur dhe u vendos një pllakë guri prej mademi te Manastirit, në të cilën u shkrua në shqip dhe greqisht:  “Hoxha i vilajetit Myftar Aliu nga Kallarati, vdekur më 1840”. Ky varr njihet me emrin “Varri i Hoxhës”. Prifti i fshatit urdhëroi të binin tri herë kambanat e kishës. Për të në fshatin Selckë janë thurur këto vargje:
“O i ziu babasheh,  
Ke fëmijë apo nuk ke?
S’kemi ç’të bëjmë dhe ne,
të përcollëm si babanë,
Për ty tri kambana ranë.”
            Qivurin e prishen Greket me 1914 –dhe me 1940. Në historikun e fshatit Selckë, f. 144 shkruhet se Myftar Aliu ishte nga Kallarati, i dërguar, nga patriotët e kohës për të sjellë libra shqip. Mbledhësi i pasionuar i folklorit lab Fatos Mero Rrapaj, ka regjistruar një këngë kushtuar Myftar Aliut.
Patriotët ven e vijnë
Plot me vilva mbushur gjinë.
Ç’thonë për Myftar Ali
Dyzet ditë nga Stambolli
Rruga mbarësi s’i solli.
La pas Sarajet e ngjolit,
Hyri fshtatrave të Pogonit,
Vate në një fshat të thellë,
Nga katër male mbështjellë.
Kur vdiq Hoxha dhe dha xhanë,
Tre këmbana për të ranë,
Bënë nder si për babanë.
Kur ia hoqën xhamadanë,
Dualën librat shqipe radhë.

            Kryesia e shoqatës “Kallarati”, me sekretar Enver Golloshi, Kastriot Karabolli, Nasip Tozaj dhe Razi Golloshi, me 11.05.2007 i morën eshtrat e tij së bashku me një grusht dhé dhe i varrosën me nderime në varrezat e përbashkëta të fshatit në Fshira më 7 gusht 2007, pranë bashkëfshatarëve të nderuar Duze Barjami dhe mësuesve të parë Meçan Selami e Telo Zhibi. Myftar Aliu do të mbetet një nga figurat e spikatura historike të Kallaratit që u përpoq të nxiste mësimin e gjuhës amtare në vendlindjen e tij.
………………….
Marrë nga:

http://kallarati.com/arsimi/historiku-i-shkolles-ne-kallarat

No comments:

Post a Comment