Wednesday 15 July 2020

KEPUSHA E ULLIRIT ( Aceria oleae )

nga: Prof. Ass. Enver ISUFI
Instituti Bujqëisë  Biologjike 
Durrës 

Enver ISUFI
Në disa ullishte gjenden shenja të prekjes nga këpusha e ullirit (Aceria oleae) Me këtë dëmtues nuk jemi përballur  shpesh, madje mund të themi se futet te dëmtuesit e ullirit, i cili njihet pak nga specialistët dhe ullishtarët. Në majat e lastarëve shikojmë gjethe të ҫngjyrosura me lara ngjyrë jeshile e fortë  dhe jeshile  e hapur. Kjo ҫngjyrosje vjen nga thithja e lëngjeve të gjetheve nga këpusha. Kjo këpushë ka aparat gojorë shpus-thithës. Në gjethe këpusha shkakton deformime, shikakton mbi to disa gungëza të vogla.
Kjo llojë këpushe nuk është  e familjes tetranichidae me trup të rrumbullakët,  si  p.sh këpusha  e kuqe e mollës   (Panonychus ulmi ) dhe si këpusha e perimeve (Tetranichus urticae). Forma  e këpushave të kësaj familje ka formën e krimbit, shumë të vogla, të cilat nuk duken me sy, por me lupë me  10 ose 20 herë zmadhim. Kur këpusha ushqehet mbi kokrrat e ullirit shkakton deformin e frutave.
Frutat e prekur ulin peshën e kokrrës, sasinë dhe cilësinë e vajit. Në vendin tonë  për këtë këpushë nuk ka studime të thelluara. Nga literaturë këpusha e ullirt jep disa brezni në vit. Nuk ka studime se cilët kultivarë preken më shumë.
Ajo që mund të thuhet është mos teprimi me plehrat azotike, dhe kujdes në krasitjet e rënda. Pas krasitjeve të rënda, dilin filizat e rinjë, të cilët duhen rralluar që ato të piqen shpejt.
Masat mbrojtëse.
Masat fillojnë me vrojtimin e ullinjve. Nëse në 100 maja lastarësh, me 10-15 cm gjatësi, mbi 10 lastarë  nga këto kanë gjethe me shenjat e këpushës, dhe nëse  100  kokrra të analizuar mbi 10 % janë kokrra të deformuara nga këpusha, rekomandohet një trajtim me produkte  me bazë squfuri, ose me insekticide me veti anti këpusha.                      
Do ishte e këshillueshme që trajtimet të bëheshin të diferencuara, vetëm në bimët ose kultivarët që kanë shenja të prekjes nga këpusha.
Foto e fundit  është bërë në Kurjan, Fier, datë 14 Korrik, 2020   ( foto nga E. Isufi )

Enver Isufi - Durres - Korrik, 2020

No comments:

Post a Comment