nga Fran UKCAMA
Fran UKCAMA |
E mbeshtjellin "Bajram Currin" në gëzofin e ngrohtë,
shtrihen
nga Shipshani e deri në Kore,
kjo
dhuratë Perëndie, që s` gjindet në Botë,
kashnjetet
e gështënjave, jorgrani i Tropojës...
Shekujsh
u rritën si bukuri prrallore,
ushqimi
më i mirë vjeshtës dhe dimrit,
bacrungat
e pjekura në fertere prore,
dhe
mbretrit në darkë do ta kishin zili..
Ne
u rritëm me pjellorinë e tyre,
në
Kolgecaj, Markaj , tej në Geghysen,
Margegaj
, Kolmekshaj, Shoshan, Babinë, lindjes
kordoni
i Artë në gjujtë e Shkelzenit....
Kurrë
në luftra, ngrica a shtërngime,
shekujsh
e motesh që ranë si rrebesh,
Tropoja
nuk vuajti për bukë dhe ushqime,
se
kashnjetet e tharqet ishin i mbushur rreth..
Sa
e sa herë kemi mbledhur kokrrat,
kokrrat
e kafta që era i hidhte për dhe,
sa
zjarre kemi ndezur në lugje e kodra,
përtej
Shudenicës, argetonim ne..
Kujtoj
dhe nderoj sa të kem jetë,
familjet
fisnike t`njohura në Kolgecaj,
Selim
Faslia dhe Mal Miftari, miq të vertetë,
familjes
tonë u kishin dhënë vizë për në kashnjete..
Tani
meditoj ketej , larg, sa larg,
por
ndjej aromën ku flakërijnë gacat,
ulur
rreth zjarrit të gjithë ishim bashkë,
prisnim
kur kupnin pa pra porogaçat..
O
gështenja, o pemë princore
hymen
t`u ngrej sot po më duket pak,
ju
ishit e mbetët ma të shtrenjetat për malsorët,
pa
ju Tropoja s`do të kish xherdan të artë!
KUR FLASIM PËR LISAT
Kur flasim për lisat
Fjala rrjedh te ama
Ku zogjtë projektojnë
Folezat e rënda…
Kur flasim me zogjtë
Zemra deh te kënga
Mëngjeset rindezin
Elegjitë e ëmbla!
STINA E QERSHIVE
Ajo vjel qershiza
Të ajthshme, të pjekura,
Unë, në hulumtisje
Kap, soje, të tjera…
Plasin kokrra të hijshme,
Gufur nga pranvera
Dy në buzën time
Plot me lëng e erëza...
Kjo stinëz qershie
Oreks i pashuar
Si tespi brilante
Dy, i los në duar!
No comments:
Post a Comment