Saturday, 5 September 2026

EVLIHA ÇELEBIU GJATË VIZITËS NË LIBOHOVË RRETH VITEVE 1640.


Pergatiti Ing. Bexhet ÇOBANI

Gjirokastër

 

Statuhë e  EVLIHA ÇELEBIU

(1611 - 1684)

Pata fatin të ndodhem në dasmën e të birit të Zenel Pashës e shkova si krushk bashkë me njemijë kalorës të armatosur për të marrë nusen në katundin Zharovinë tue bujtë e shëtitit ne këto vise. Pikësëpari u nisëm nga Gjirokastra drejt Jugut rruga Kodhorcë-Libohovë-Nepravishte-Glinë -Peshkepi, gjashtë orë udhetim.

 
Mbasi u gostitëm mirë në këtë dasëm, u dëfryem me topa e pushkë, u nisëm me nuse tue thanë krejt All-llah, a ll-llah e tue hek valle si mashtruesit e zotit .

Kthimin , qyteti i Delvinakut, banorët e të cilit janë krejt Shqiptarë të krishterë, udhetuam gjashtë ore kah perëndimi i Delvinakut dhe mbrimë në Libohovë.

Libohova është mbrenda qarkut të Gjirokastrës, në rrëzë të një mali plot me vreshta Iremike( si të qytetit Irem që permendet në Kuran ) me shumë gurra. Ka dyqind shtëpi të mbulueme me rrasa guri e me popullsi krejt Shqiptare, myslimane, një xhami, një mesxhid, një han, një banjë. Këtu është i biri i Zenel Pashës me një shtëpi madheshtore që nuk mund të pershkruhet.


Këtu e prumë nusen me shumë ceremoni dhe ja dorëzuam Beut, nata u festua me dëfrime të mëdha, deri në mëngjes vazhdoi pija dhe ahengu, tue zbraz shtatë voza (fucia ) raki, u hangërn dymijë bera dhen të pjekura në hedh.

U kënaqa një javë resht tue pa këtë dasëm madheshtore, të bame me buje të madhe simbas zakonit Shqiptar. Përshkrimi i kësaj dasme mund të formojë një volum shum të gjatë, e prandaj nuk guxova me e nis fare kësaj pune.


Së fundi beu më fali një kalë, njëqind flori e dhjete cohë stofa dhe një orë të bukur, e mbasi i lashë lamtumirën të gjithë miqëve dhe dashamirësve, mora rrugën nga perëndimi dhe mbasi udhëtova dy orë u sosëm në Gjinokastër.

 

Sqarime:

• Zenel Pasha është stërgjysh i Mufid bej Libohovës.

 

• Shtepia e beut ka qené në gërmadhat e djegura të nje godine të ndodhur në lagjen Çamuriot-Çuprel (sot ne te Taxho Shehut e shtëpine e Jani Moshos, gjithë pllaja përreth ka qenë me vreshta, duke përfshirë Revaninë e pllajat përreth, Libohova ishte e rrethuar me vreshta, ku ngjanin me ato të vreshtave Iremike, që përmenden në Kuran.

 

• Hamami dhe banja ishin në të Zenel Beut, në shtepinë e xhiko Babos, afër haureve të Shiko Peces

 

• Zharovinë është një fshat në periferi të Janinës

 

• Xhamia e përshkruar është xhamia e Bejleres.

Përkthyes i përshkrimit të Elvija Çelebiut për Libohovën, ka qenë Sali Vuçiterna në shtypshkronjën Shkodra 1930

Elvija Çelebiu ka qenë një eksplorator osman që udhëtoi në territoret e Perandorisë Osmane dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve). Emri Çelebi ka qenë një titull honorifik që domethënë fisnik, bujar, zotni, njeri i kënduar.[3] Çelebiu përshkruan jetesën, zakonet, gjeografinë, historinë, e arkitekturën e shqiptarëve, duke dhënë gjithashtu edhe përshtypjen e vet për gjuhën shqipe, duke shënuar edhe disa shembuj të saj, çka e bën atë nga më të hershmit shkrues të shqipes me shkrim arab. Ka kaluar ne Libohove rret viteve 1640. .