POEZI NGA THANAS HODA



    POEZI                    

nga Thanas Hoda, Çikago

Thanas Hoda













MEDITIM 

Lumja Lunxheria ime,
Të rralla shoqet i ke,
Bukuritë që ka bërë ZOTI
Tek Ty kanë bërë fole!


Mali me bar e me lule,
Gjëmojnë zile këmborë,
Bilbili këngës ja thotë,
Zemrat të bardha si borë!

Lunxhëria jonë e bukur,
Me zakone për zili,
ZOTI vetë të ka bekuar,
Të ka veshur me stoli!

Me burime si kristali,
Saraqinisht e Odrie,
Hosi me ujë të kulluar,
Gjithe lisa, gjithe hije!

Moj Lunxhëria fisnike,
Ç'djem e vajza që ke rritur,
Kudo ku kanë jetuar,
Ballë e faqe t'i kanë ndritur!

Po me se i ke ushqyer?!
Sekreti, vallë, ku qëndron!?
Kalojne vite e shekuj,
Vargu -"YJEVE"- s'mbaron!

A mos është uji i gurrës,
Që nga mali gurgullon!?
Ajri aromë trendelinë,
Që sëmundjet i shëron!?
Apo fushat me perime,
Bregoret me pemë mbuluar,
Kënga që buçet tek KROI,
Çdo ditë në të perënduar!? 


Visaret që do njeriu,
Ne lunxhotët veç i gjen,
Nga të parët trashëguar,
Ecin në gjak e në gen!!


Labova e Zhapës 
KUVEND BËNTE LUNXHËRIA

Kur ishim me halle shumë,
Kur na cënohej lira,
Me burrat hijerëndë'
Kuvend bënte Lunxhëria. 

Dy Kuvende brenda vitit,
Një Tërbuqi e një Krina,
Jepnin fjalën, lidhnin besën,
Të lartohej Lunxhëria. 

Nga çdo fshat dy burra venin,
Që u kishte lezet fjala,
Në nevojë, fshatin e ngrinin.
Djemave u shkëlqente palla.

Lunxhëria e bashkuar,
Në çdo shqotë e çdo furtunë, 
Në krye burrat e ditur,
Me durim zgjidhnin çdo punë. 

Ku janë vallë sot ata burra?
Vëndet bosh ata i kanë. 
Burra që s'u trembej syri,
Fjalët nga veprat si ndanë.

Brezat që erdhë pas tyre,
Drita e tyre shkelqen,
Mendja e tyre si floriri,
Në çdo zemër fole gjen.

Lunxhëri plot lezete,
Vend i bukur e me kulturë,
E nderuar në gjithë vendin,
Mos i humbte nami kurë,

Çikago 
Shtator, 1993. 

NË MALET E LUNXHËRISË



 

No comments:

Post a Comment