Sunday 20 January 2019

HISTORIA E PYLLTARISE SHQIPTARE NE PENAT E DY INXHINIERËVE

nga dr. Selman  MËZIU
Firence, Itali


Selmam MËZIU
Në ngjitjen në shkallët e drujta të shekujve pylltaria shqiptare së fundi ka gjetur dy historianët e vërtet të dalur nga gjiri i profesionit të pylltarit. Këto jane Inxhinieri i pyjeve Irfan Meko me detyra të ndryshme në pylltarinë shqiptare dhe në industrinë e drurit, dhe tjetri Dr. Genc Kacori edhe ky i të njëjtit profesion, me detyra të ndryshme e autor i shumë librave në lamin e pylltarise. Pylltarët shqiptar kanë patur dëshirën dhe vullnetin të shkruajn në degët e shkencave të ndryshme të pylltarisë, duke hedhur dritë mbi probleme të shumta të pylltarisë shqiptare dhe duke shprehur përvojen e tyre shumë vjeçare në fusha të caktuara. Por duhet të shquajm me kujdes se pas viteve ’90 e deri në daljen në dritë të punimit historik: ‘’Pyjet në rrjedhjen e një shekulli.,, kemi një vërshim në botimin e librave të karaktereve të ndryshme në lamin e pylltarisë. Tregues i pjekuris intelektuale, kulturale dhe profesionale të pylltarëve shqiptar. 

Historia e pylltarisë shqiptare e marrë në shqyrtim që prej një shekulli ka veçantinë e saj sepse është shkruar me një stil të ‘’hekurt,, të kursyer të sakte dhe mbi bazën e dokumenteve, duke përdorur për shpjegim të qartë të kuptueshëm e të bindshëm, tabelat, grafiçet, fotografitë, pervojën praktike të dy autorëve, intervistat private dhe një literatur të bollshme, profesionale, politike, dokumetare. E gjithë kjo landë është më se e qartë që ka kërkuar nga autorët nje vullnet të hekurt, durim, këmbëngulje, e një punë përzgjethëse mjaft të kualifikuar. Prandaj libri i autorëve I. Meko, Dr. G. Kacori është një thesar i pazëvendësueshëm informacioni, një paqyrë njohëse e veprimtarive të pylltarisë shqiptare, një kopsht i pasur përvoje, një mësues i pazëvendësueshëm. 

Do të ndalemi në çështjen më thelbësore e më problematike për kohën që po jetojm në fushën e pylltarise qe është problemi i pronësisë. Në ligjen e pyjeve dhe kullosave, 27.I.1923.artikulli 11 autorët kanë shkëputur këte paragraf ku shkruhet: ‘’ Ligji njihte tre forma pronësie: private (particulier), komune(të bashkive) dhe shtetërore. Sipas mënyrës se zotrërimit, pyjet dhe kullotat private klasifikoheshinnë katër lloje: (1) tokë-prone, (29) vakëfe të vërtet, (3) vakëfe…me qira….,(4) tokë shtetërore…( Pyj.në rrjedh. e një shek. f.12, Tiranë 2018) Për të patur një objektivitet në shperndarjen e kësaj pasurie të patundshme e shumë të nevojshme për jetën e fshatarsisë:…. ligja përcaktonte që për çdo shtëpi të ndaheshin nga 20 dynym të vjetër….( Shënim: Dynymi i vjetër ishte i brabartë me 919 m²) ( Po aty f.13.) Dhe me tej shkruesit e historikut vazhdojn të sqarojn kthjellësisht se si është organizuar ndarja: ‘’Dispozitat e tjera të ligjit( 27.I.1923 S.M )kishin të bënin me ndarjen dhe vendosjen e kufijve e shenjave përkatëse të pyjeve privatë, komunalë dhe shtetërorë,si dhe më mënyrën e ndarjes dhe të përdorimit të pyjeve dhe kullotave komunale ndërmjet familjeve të një fshati apo ndërmjet fshatrave.,,(Po aty f.13) 

Për të krijuar një bindje të plotë e për të qenë të vetëdijshëm se në çfare siperfaqe shtriheshin pyjet në pronësi të ndryshme në vitin 1933, autoret na sqarojn bindshëm: ‘’Pyjet private deklaroheshin se ishin rregjistruar rreth 60 mije ha, ndërsa komunale rreth 4000 ha. Për sa u përkiste pyjeve të institucioneve fetare, kishave, teqeve dhe manastireve, ato akoma nuk ishin regjistruar dhe nuk ishin raportuar të dhëna.,,( Po aty. f.75) Dhe më tej në vazhdimin e përshkrimit të historikut të pyjeve ne lidhje me problemin që po shqyrtojm shkruesit e historikut paraqesin se ‘’Deri në fund të vitit 1944, sipas raportimeve të vitit 1948, fondi pyjor i vendit mbulonte një siperfaqe prej 879,5 mije ha, nga të cilat 800,5 mijë ha pyje shtetërorë, 16 mijë ha pyje komunale dhe 63 mijë ha pyje privatë…,,(Po aty f.83) 

Dhe ja vjen një dite dhe kryhet një revolucion i tille ku merr fund prona private mbi pyjet dhe ja: ‘’Në muajin gusht 1945 miratohet ligji i Reformës agrare, ku krahas tokave bujqësore, sanksionohej edhe shtetëzimi i pyjeve e kullotave private, që u bënë ‘’…pasuri e përbashket e popullit….,, (Po aty f.31) Dhe ja sa ndriçuese jane studimet historike, ku pas plotë gjashtëdhjetë e shtatë vitesh pyjet shqiptare do të ktheheshin me ligj ne tre pronësi: ‘’Ligji i trajtuar në 68 nene (Tetor 1992 S.M) ishte konceptuar për t’iu përgjigjur kushteve të reja dhe merrte në konsiderate format e ndryshme të pronësisë (shtetërore, komunale, private) si dhe sigurmin e balancimit ndërmjet interesave të gjithë shoqërise dhe interesave të sektorit privat.,, (Po aty f.56)

 Por proçesi i privatizimit të pyjeve venë në dukje autorët na paska filluar: Me hyrjen në fuqi të ligjit për sanksionimin pronës private në vitin 1991, filloi kthimi i pyjeve ish pronareve.,, ( Po aty f. 118) Dhe me tej historishkruesit sqarojn me shifra ecurine e privatzimit: ‘’Pyjet private, ë vitin 2016, zinin një sipërfaqe prej 28.780 ha, ose 3% e sipërfaqessë përgjithshme, me nje vëllim prej 3 milion e 294 mije m³ lëndë në këmbë, ose 6% e vëllimit të përgjithshëm.,, ( Po aty f. 123) Por fatkeqësisht, reforma e pronësise mbi pyjet mori një goditje të re, të pakonceptueshme per traditat ne pronësine private mbi pyjet, në kundërshtim me kanunet e Lekë Dukagjinit, Skenderbeut dhe……………. dhe në mungesë të plotë të një analize politiko shoqërore që luan pylli si pronë private në jetesën e fshatarsisë e të malsorëve, edhe në shqipërinë e fundit të shekullit të njëzetë dhe të fillimit të shekullit të njëzetë e njëtë dhe ja si shkruajn autorët e historise një shekullore të pyjeve: ‘’Transferimi i pyjeve në pronësi të bashkive, u finalizua në vitin 2016 pas miratimit të ndryshimeve ne ligjin e pyjeve në maji 2016 dhe vendimin e Qeverisë në muajin qërshor 2016,….,, (Po aty f.119) 

Duke lexuar hap pas hapi ligjet dhe satistikat e shpërndarjes së pyjeve në tre lloje pronash e me pas të vetmes pronë shteterore, dhe rikthimi pas dyzete e shtatë vjetesh në tre llojet e tyre, tregojne se baza e prodhimit e punës dhe e mirëqenies së një populli kanë si baze shpërndarjen e drejt të saj, të shoqëruar me format e organizimit të ruajtjes, shtimit e vjelejs së prodhimeve, tregëtimit ose përdorim për konsumim privat. Gjë e cila akoma për njëzetë e tetë vjet demokraci e papjekur, tranzicionale e pafundme, ende nuk është kuptuar, ose shtrembërohet e nuk zbatohet qëllimisht për të shtuar vuajtjet e fshatarsisë, malsorëve, boshatisjen totale të këtyre trevave të banuar prej tyre nëpërmjet emigrimit masiv ose përdorimi i kësaj pasuri si objekt vjedhjesh e korrupsioni. 

Në këtë mënyrë janë trajtuar shkallë - shkallë në kohë e hapsirë problemet e legjislacionit dhe formave të organizimit në pylltarinë shqiptar me një hark kohor prej një shekulli, po kështue edhe fondi pyjor, duke anash kaluar kadastrën pyjore se kur është krijuar dhe si ka funksionuar në piramidat e organizimit të pyjeve në çfarë gjëndje është ajo për dy dhjetëvjeçarët e fundit. Ndërsa jane shtjelluar hapa pas hapi nëpërmjet një dokumentacioni të plotë dhe shifrave punimet e ndryshme në pyje, po aq qartë janë dhënë me një pasqyrym të plotë gjuetia dhe arsimimi i pylltareve shqiptar në këtë shekull.

 Në takimin që bëra në gusht të këtij viti me njërin nga autorët e punimit historik te pylltarise shqiptare, Dr. Genc Kacori i bëra një pyetje: A ua keni dhuruar librin tuaj, krerëve të qeverisë dhe të shtetit shqiptar? Ai m’u përgjigj: Jo, sepse nuk është e nevojshme, ato siç veprojn me pyjet e pylltaret, as që e lexojn dhe jo ma, të zbatojnë apo të mësojn nga historia e pylltarisë shqiptare. Ndërsa une iu përgjigja aty për aty: Punimi juaj është me të vërtet një mësues, udhërrëfyes, një model veprimi e organizimi i pylltarisë shqiptare, dhe tregon se pylltarët shqiptar punojn, shkruajn, janë të armatosur me kulture profesionale dhe po t’i kishin pyetur politikanët shqiptar, pylltaria nuk do të ishte katandisur në këte gjëndje mjerane. 

Firence 10.10. 2018 
Dr.Selman Meziu

No comments:

Post a Comment