* * *
Dëgjo ç'thonë gjethet më të rënë
Këtë natë vjeshte me stuhi:
"Lamtumirë, e shtrenjta dega mëmë -
Tokë e ftohtë po na merr në gji!
Ah, moj tokë, tokë! Kur bleronim
E të bënim fllade plot hare,
Ti na deshe se të hijeshonim ...
Po tani? Medet të ngratat ne!
Na këput nga dega erë e fortë.
Ah, moj erë, pse kështu fryn?
Mirë toka, që na pret ftohtë,
Po ty pse me kaq rrëmbim na shtyn?
Si të deshte qejfi ty, moj erë,
Ne dikur u drodhëm pa pushim ...
Lamtumirë, o degë, o mëmë e mjerë!
Ti na ndje për këngën plot ankim!
Dëshirë
Dëgjo ç'thonë gjethet më të rënë
Këtë natë vjeshte me stuhi:
"Lamtumirë, e shtrenjta dega mëmë -
Tokë e ftohtë po na merr në gji!
Ah, moj tokë, tokë! Kur bleronim
E të bënim fllade plot hare,
Ti na deshe se të hijeshonim ...
Po tani? Medet të ngratat ne!
Na këput nga dega erë e fortë.
Ah, moj erë, pse kështu fryn?
Mirë toka, që na pret ftohtë,
Po ty pse me kaq rrëmbim na shtyn?
Si të deshte qejfi ty, moj erë,
Ne dikur u drodhëm pa pushim ...
Lamtumirë, o degë, o mëmë e mjerë!
Ti na ndje për këngën plot ankim!
Dëshirë
Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.
Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.
Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.
Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S’do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!
Se n’u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s’do qaj e s’do nemitem
i perulur, bri mocalit.
LUNXHERIA
S’më shkeli këmba qysh në mituri,
Në këto vise gjithë gërxhe e brinja.
Ku si dy motra, plot me dashuri,
Blerojnë tok, bajamja dhe dëllinja.
Në këto vise gjithë gërxhe e brinja.
Ku si dy motra, plot me dashuri,
Blerojnë tok, bajamja dhe dëllinja.
Ku gur mbi gur guguçja rri këndon,
Dhe këng’ e saj jehon nëpër lugina,
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër lulëzon,
E kundërmon me erë trëndelina.
Dhe këng’ e saj jehon nëpër lugina,
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër lulëzon,
E kundërmon me erë trëndelina.
Si lot i çiltër ujët e kristaltë,
Plot ëmbëlsi buron me mërmërime,
Nga shpirti i dëlirë i maleve të lartë,
Nga shpirti yt, moj Lunxhëria ime!
Plot ëmbëlsi buron me mërmërime,
Nga shpirti i dëlirë i maleve të lartë,
Nga shpirti yt, moj Lunxhëria ime!
Në lugje, ndër shkëmbinj e nëpër shpella,
Rrëketë gurgullojnë dhe rëshkasin.
Dhe kataraktet honeve të thella,
Përplasen, shkumëzojnë dhe buçasin!
Rrëketë gurgullojnë dhe rëshkasin.
Dhe kataraktet honeve të thella,
Përplasen, shkumëzojnë dhe buçasin!
Greminat prej ortekësh shungëllojnë,
Dhe grykat rrahin qiellin me oshtima,
Sa duket sikur malet prapë gjëmojnë,
Sikur u mbushën shtigjet prapë me trima!
Dhe grykat rrahin qiellin me oshtima,
Sa duket sikur malet prapë gjëmojnë,
Sikur u mbushën shtigjet prapë me trima!
Në brinjën ku në mbrëmje zbresin grigjet,
Ku rrjedh një lumë i vogël me rrëmbim,
Të bukura zbardhojnë përmbi brigjet,
Shtëpizat e të shtrenjtit fshatit tim.
Ku rrjedh një lumë i vogël me rrëmbim,
Të bukura zbardhojnë përmbi brigjet,
Shtëpizat e të shtrenjtit fshatit tim.
Përbri një pyll me fletë gjelbëron,
Më tej rudina, ara dhe lëndina.
Pastaj…gremin’ e hon ku lulëzon,
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër trëndelina.
Më tej rudina, ara dhe lëndina.
Pastaj…gremin’ e hon ku lulëzon,
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër trëndelina.
Ashtu si një kojrillë vetmitare,
Që pas të shkretash klithje plot trishtim,
Kur sheh sërishmi motrat shtegëtare,
Vërsulet nëpër qiell me ngazëllim,
Që pas të shkretash klithje plot trishtim,
Kur sheh sërishmi motrat shtegëtare,
Vërsulet nëpër qiell me ngazëllim,
Ashtu dhe unë zemërpërvëluar,
Nga malli për të ëmbëlën fole,
Bares nëpër rudinën e bleruar,
Ku zogjtë cicërojnë me hare.
Nga malli për të ëmbëlën fole,
Bares nëpër rudinën e bleruar,
Ku zogjtë cicërojnë me hare.
Dhe humb nëpër kujtime fëmijërorë…
Kur lufta me tufane buçimtarë,
Më flaku nëpër male me dëborë,
Kur sapo nisja cicërimn’e parë.
Kur lufta me tufane buçimtarë,
Më flaku nëpër male me dëborë,
Kur sapo nisja cicërimn’e parë.
Prej prindëve, mes shtigjeve, stuhia
Buçiti dhe më ndau për ngamot.
Kështu më fluturoi mituria,
Ç’mi njomi vitet një nga një me lot.
Buçiti dhe më ndau për ngamot.
Kështu më fluturoi mituria,
Ç’mi njomi vitet një nga një me lot.
…Tani sërish po vij me mall në gji,
Në këto vise gjithë gërxhe e brinja.
Ku si dy motra plot me dashuri,
Blerojnë tok bajamja dhe dëllinja.
Në këto vise gjithë gërxhe e brinja.
Ku si dy motra plot me dashuri,
Blerojnë tok bajamja dhe dëllinja.
Dhe ndonëse pranë vatrës ku çdo gur,
Më zgjon me qindra dhimbje dhe kujtime,
S’më presin më… Të dua si dikur,
Me gjithë shpirt, moj Lunxhëria ime!
Më zgjon me qindra dhimbje dhe kujtime,
S’më presin më… Të dua si dikur,
Me gjithë shpirt, moj Lunxhëria ime!
No comments:
Post a Comment