Saturday 8 May 2021

NJË POPULL QË MASAKRON VETEVETEN

                                                          Meditim

nga: Selman MËZIU

Firence-Itali

     


I revoltuar sa s’ka kufi, me vetëveten. Me njeriun që nuk din të sillet me mjedisin ku jeton, vepron , lëviz. Me turpin e futur thellë në mëndjen e egër të njeriut. Me të shëmtuerën e të helmtën që kërkon të bashkëjetoi. Me sjelljet që ngren mbi jetën e tij, tallazet e paditurisë. Ngrenë mbi vete mijëra pikëpyetje për paturpësinë që nuk e kupton.  Ȅshte njeriu ynë që jetojm sëbashku, por ai mendon përçart. Mendon shkurt. Ai nuk sheh më shumë se hunda e vetë. Nuk del dot nga vetja e te thotë une jam kafshë e egër që nuk e dua veten dhe natyrën. Fatkeqësisht nuk mundet. Prandaj sillet e vepron kështu i pa përgjeqshëm.

  Pamje rrënqethëse. Pamje drithëruse. Sa turp kur shikon ujin e pastër të valbonës e të dhjetra lumenjëve mbushur…..  Me çfarë? Me ndyrësira e teknologjisë së kohës. Me këto mbetje helmuese për gjallesat në ujë e mbi uji, në tokë e nën tokë. Këtë shumë malsor të  rinj e të vjetër e dinë. Por veprojn qorrazi. Veprojn  pa e menduar thelle. Dhe ja mjedisi i  gjakosur i liqeni të Komanit. Mjedis i pshtirosur. Mjedisi që të shkakton indinjate të thellë. Po ai te zemëron duke tu dridhur mishtë.  E pastaj…

  Shkëmbi miliona vjeçar që bie thik mbi liqenin e Komanit vështron i çuditur. Vështron me inat përbindëshe. Unë, fletë me vete ai, jam mësuar të shikoi peshkun e dhjetëra qënje ujore të gjalla, dhjetë e pesëdhjetë metra thellësi. E tani shikoi jashtëqitjet më të shëmtuara, më  të neveritëshme të  njeriut. Unë e kuptoi se kush e ka bërë. Une jami i sigurt.  Ȅshtë njeriu, gjithë moshash, i verbuar nga teknologjite e kohës. Ndërsa i varfëruar tejskajshëm nga kultura, edukata, dija. Unë nuk urrej  udhëtarët e dikurshëm me varka, gjermanët JohanGjeorgj von Hahn qe udhëtoi në gusht 1863 i nisur nga Vau i Dejës, as Karl Karohl në vitin 1938 nga liqeni i Ohrit drejt lumit Buna. As malsorët që udhëtonin me kalë, me thasë me misër blerë në pazarin e Prizerenit. Aspak barinjt e dhive me trastën me bukë e pak gjizë që kullosnin tufat e dhive. Jo, urrej, unë shkëmbi, njeriun e sotëm që nuk mendon e gjykon edhe sa unë. 

  Më helmuat. Më bllokuat rrezet e diellit. Ai është dhe i imi. Me shishet, kanaçet,  mbështjellëset plastike të ushqimeve tuaja, me mijëra enës plastike, këpucë, sandale, goma maqinash etj. që  ke hedhur në trojet e mia. E unë jam trofta, krapi… Kjo sipërfaqe ngjyrë kaltër është prona ime. Pse o njeri je transformuar në përbindësh. Po, në hakmarrës.  Nuk ke dhimbje për mua që po më helmon me fëmijë, fare e fis. Unë jam banor i botës kaltëroshe, i natyrës ujore. Të ushqej ty. Të jap oksigjen për frymë marrje. Fatkeqësisht keni ndryshuar shumë. Por, një dite këto sjellje, këto mos kujdesi, këtë burrni që po tregon me botën e kaltër mrekulluese për nga bukuria, do t’i paguash mjaft shtrejt. E do të qajsh me lotë.  Do t’i lutesh qiellit e tokës. Por do të jetë vonë, kur fatkeqësitë do të vërshojn si kuçedra të të shkyejn. Po.  Vonë tepër vonë. Mendohu. Po me bie në qaf. Jam i pafajshëm. Jetoi në shtëpinë që më ndërtuan brezat tuaj.

  Sinfoni e pa dëgjuar. Klithma të vdekurish që dalin prej poreve të gjalla të tokës. Ushqyesja e shumë duruesja e torturave që i bëjmë ne shqiptarë. Zërat e të moshuarëve që vuajn jetën mbi kurrizin plagëshumte të kohës. Ato bashkohen aty te diga e tunelet. Duke u përplasur e ushtuar bashkë me ujin, përgjat vrimave të hapura me makina e duart plote kallo të njerëzve. Mos na shkelni mbi djersën tonë. Mos përçmoni punën sakreficat, netët pa gjumë, buzë e hundë të pluhurosura. Ruani, mbani keto liqene të pastra. Ato duhet të ndriçojn prej rrezeve të diellit. Ato duhet të kënaqin udhëtarin e drenicës, gjakovës, prishtinës, prizerenit, kukësit… Përndryshe do të na mbetni borxhli për jetë të jetëve. Ne ju siguruam dritën për të parë natën e kaltërsine e ujit te qetësuar plotë reflekse magjepse. Juve nuk ju duhet të shtërgoni martelin në vapën e gushtit. As të ndizni fitilat e dinamitëve për të shembur  malet e ndërtuar diga. Juve ju mjafton kujdesi, kultura, vëmendja, vigjilenca, përgjegjësia për mjedisin ku udhëtoni e kënaqni syrin e shpirtin me peisazhet magjepse. Kaq e vetëm kaq. Por, ama duhet ta bëni.

  Kaltërsia e thelle e liqenitte stergjatur permes malesh e faqe shkëmbinjsh po vdiste. Hija e vdekjes i kiste ramun. Turist nuk kishte. Se i ka ndaluar kovid 19. Por kalimtarët e zakonshëm shqetësoheshin deri me të vjellura, revolta me të bëritura, me dhimbje koke, shtërngim buzësh, mbyllje sysh, ulje koke për më shumë se dy orë, e të tjera efekte. U shqetësuan njerëz të caktuar, shoqata. Ne Kosove e fshatrat e qytete përqark. Sa mirë. Të lumtur edhe peshqit, që munden t’i përballojn zënjes së dritës e ajrit.

  Ato janë mosha e pjekur, djem e vajza, shqiptar të përkushtuar, natyrës, pastërtisë së mjedisit, njerëz me kulturë e vetedije për të ndryshuar situatat. Ja disa nga  dyqind pjesmarrësit.  Dritan Marku me tragetin Berisha, Miki Turs, Albert Pali me Eco Tour Albania, pastaj nuk mund të lesh pa përmendur Professor Zef Gjeta, njeri i penës me shume libra të shkruar, por edhe praktik, marthonomak e kujdestar i gjelbert i natyrës  me Eglantine De Cherisey, Rezarta Bare, Brajan Qeta, Adelina Hajzeraj, Arianit Mula, Kristian Gashi, Nazmi Hasanramaj, Bledar Jubani, Jeton Markaj, Al-Ben Guide Kola, Aurora Piroviq, Besmir Kapja, varkëtarët e shumtë e Ndoc Mulaj si ideatori organizatori i pastrimit të pesëdhejtë përqind të mbeturinave në pasqyrën ujore të liqenit të Komanit.

  Keto shembuj jane yje të gjelbërt në galektikën e shqiptarëve. Sigurisht duhet t’i ndjekim të gjithë, shembullin e tyre. Me devizën: ‘’Të mbajm pastër mjediset ku punojm, jetojm , udhëtojm, se kështu do të kemi shëndet e lumturi, jetëgjatësi për vete dhe të të tjerët. ,, Pastaj e ka rradhën liqeniiI Fierzës. Nuk është çudi se po u ndërtua diga e Skavicës llomrat, mbeturinat,  do kalojn kaskadeat njëra pas tjetrës e do të zhdukin peshqit në Bunë e ishull Lezhe.  Po qe se nuk ndryshojm sjelljet kundrejt natyres, e vend jetsës tonë.

  Firence, 12.04.2021                                         Dr. Selman Meziu

Tuesday 4 May 2021

PLESHTI PAMBUKOR I ULLIRIT (Euphyllura olivine)

biologjia, monitorimi dhe masat mbrojtëse ndaj tij.

                            nga  Enver ISUFI

Instituti Bujqësisë Biologjike

DURRËS


Pleshti i ullirit për nga rëndësia ekonomike është një dëmtues dytësor   në ullishtet tona.

Pleshti  me sekrecionet e tij prodhon një masë të bardhë  si pambuk për qellime vetëmbrojtje, nga insektet e tjerë   predatorë dhe nga kushtet e motit.

Insekti quhet plesht sepse ai kërcen nëse e ngacmojmë më dorë.

Përhapja:

Pleshti ullirit gjendet në të gjitha zonat e ullirit, si në Shqipëri  ,ashtu edhe në gjithë  Pellgun e Mesdheun.

Dëmi mbi bimën e ullirit

Insekti me aparatin gojor shpues-thithës , thith lëngjet e bimës, duke shkaktuar edhe abortim të luleve, (sepse breznia  e luleve është më e dëmshme).

Dëmi indirekt është se si të gjithë  pleshtat e tipit Psilla. , lëshojnë nga trupi i tyre lëngje sheqerore , mbi të cilën rriten kërpurdhat jo parazitare (saprofite ) të blozës, e cila ndikon në uljen e kapacitetit të proҫesit fotosintezës në bimë.Kjo shtresë  e zezë miceli pengon rrezët e diellit të bien në kontakt me gjethet e ullirit.

Insekti i rritur 

Është një plesht kërcyes  si pleshti i dardhës  dhe i mollës (Psillat) Bën pjesë në rendin Hemiptera të familjes Psyllidae. Emri shkencorë është (Euphyllura olivine.costa) është përcaktuar heret ,qysh në vitin 1839. ( nga Antonio)

Insekti i rritur i pleshtit  ka ngjyrë gri, me madhësi 2-3 mm.Ka marrë emrin plesht pambukor, sepse kolonia e pleshtave mbulohet  nga një shtresë si fije pambukut, të cilin e prodhon insekti duke e nxjerrë nga  vrima jashtëqitjes.Kjo substance, sapo bie në kontakt me ajrin ,  mpikset në formë pambuku.Qellimi i kësaj shtrese pambuku është për vetëmbrojtjen e insektit si nga insektet e tjerë predator, ashtu edhe nga kushtet e motit.

Veza

Ka madhësi 0,3 mm dhe në formë eliptike.Veza  e freskët është e bardhë, dhe para ҫeljes mer ngjyrë të verdhë portokalli. Një insekt femër lëshon 400-1000 vezë

Nimfa

Nimfa ka fomë të rrumbullakët dhe rreth  1 mm gjatësi. Insekti ndrron 5 (pesë) herë lëkurën , deri sat ë mari formën e plotë (deri sa të mbarojë metarmorfoza) Nimfa fillimisht ka ngjyrë të verdhë dhe më vonë  kthehet në ngjyrë kafe.

Cikli jetesës (biologjia)

 Breznia  pare

 Përkon me kohën e ҫeljes se gjetheve të reja të ullirit dhe vazhdon gjatë gjithë lulëzimit.

Kjo gjeneratë zgjat rreth  30 ditë.Gjatë pranverës pleshti  lëshon vezët në lastarët e ullirit.Larvat e reja ushqehen me lëngjet e bimëve nëpërmjet aparatit gojorë shpues - thithës

Breznia  e dytë 

Zhvillohet në lulëritë e ullirit.Larvat  pasi rriten, kthehen në nimfa  dhe pastaj  kёtij stadi  dalin insektet e rritur,  tё cilёt ato kalojnë në qetësi

Breznia e tretë : 

 Pasi insekti rritur bie në qetësi , nga temperaturat e larta ( mbi 25 gradë Celcius) , aktivizohet në fillim të vjeshtës.

Vendimarrja për trajtime me insecticide.

Për vendimarrjen për të trajtuar më insecticide analizon disa  disa faktorë .

E para, kushtet e motit.Pranvera  e lagët dhe me zagoshi e shtojnë poullatën e pleshtit

 E dyta, pasuria e lulëzimit Kur lulëzimi është  i bollshën pranohet një kufi kritik më i lartë se sa në rastet kur ulliri ka lulëzim të pakët .

E teta , Gjykohet edhe nga madhësia  dhe mosha  e bimëve të ullirit në bllok.

E katërta, : Sasia e plështave të gjallë për degëz.

Duhet të nisemi jo nga stëllungat me shtresa pambuku, por nga larva ,ose insektet e gjalla që gjenden në lastarët e ullirit.Insektet mund të jenë dëmtuar ose nga kushtet e motit ose nga insektet e dobishme.Pra na duhet vetë insekti dhe jo gjurmët e tij .

       Shënim: Janë përdorur materiale nga literatura  me përvojën shqiptare, spanjolle  dhe italiane.

 

Analiza fushore për vlerësimin e shkallës  së infeksionit

Në  ҫdo  100 rrënjë  meren lastarё ullinё nё 10 rrёnjё  me nga 10 lastarё ulliri, pra gjithёsej 100 degёza me gjatёsi 20 cm.

Nëse në 100 lastarë  në 10 prej tyre gjenden nga 5-10 pleshta për lastarë, pra gjenden rreth 50-100 pleshta, atëhere justifikohet një trajtim me insecticide biologjike ose konvencionale.

Siҫ e thamë më sipër , ky infeksion interpretohet sipas kushteve të mësipërme , pastaj të marim vendim për trajtime.

Masat mbrojtëse

Metoda më  e mirë e mbrojtjes është kombinimi i masave agronomike me masat   direkte me produkte të mbrojtjes së bimëve (PMB)

 

a.     Masa agronomike

       Barazpesha NPK në të ushqyerit e ullirit.Teprica e azotit e nxit shtimin e popullatës së pleshtit .

       Pastrimi i filizave të rinj në trungje,  të cilët janё  tё preferuara nga pleshti.Kёto shtojnё popullatёn e pleshtit nё ullishte.

       Prerja me gërshërë e degëzave më numër të madh pleshtash , futja e tyre nё thasё dhe shkatёrrimi  fizik, ose edhe djegia e tyre e degёzave tё infektuara.

       Menjanimi i insekticideve shumë helmuese, sepse vrasin insektet  e dobishme të cilët ushqehen me pleshtin.

       Të marim parasysh  kufirin e dëmit ekonomik , i cili  evidentohet me anёn e analizave ,tё cilat i pёrshkruam mё sipёr. 

 

b. Masa direkte me PMB (Produkte tё Mbrojtjes sё Bimёve )

Kur lind nevoja për trajtimet kimike me PMB ?

Nëse në 100 lastarë të analizuar gjenden mbi 10 lastarë më rreth  5-10 pleshta për lastarë,

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti  duket e shpeshtë  ,atëhere kufiri kritik  i fillimit të tajtimeve  mund të shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri), në këto raste lind  nevoja për trajtime me Produkte për Mbrojtjen e Bimëve 

 ( PMB ).Si rregulll trajtime kryhen  vetëm në infeksione të larta dhe kur  shenjat duken me sy në  shumë bimë të ullishtes.

Kujtojmë  përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas  kushteve konkrete që u përshkruan më sipër.Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje,  e cila nёnkupton trajtimet e vetёm atyre bimёve ose degzave tё prekura nga pleshti.

Pra trajtime të drejtura  dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

 Në tregun e farmacive bimore ka  shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti  duhet e shpeshtë ,

atëhere kufiri kritik  i fillimit të tajtimeve  mund të  shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri).Nё këto raste lind nevoja për trajtime me insekticide.Si rregulll trajtime kryhen  vetëm në infeksione të larta dhe kur  shenjat duken me sy në shumë bimë të ullishtes.

       Kujtojmë  përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas  kushteve konkrete që u përshkruan më sipër.Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje, trajtohet ato bimë kur ka shumë degëza të prekura, ose vetëm degëzat me shena kur janë të rralla.Pra trajtime të derejtura  dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

        Ne tregun e farmacive bimore ka  shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

       Në  ullishtarine biologjike përdoret biopreparati Bacillus thuringiensis dhe insecticide  të   cilet janë në    listën positive të inputeve biologjike.

       Popullatën e pleshtit e paksojnë  edhe disa insekte të     dobishëm, të cilët ushqehen me pleshtin.


                       Shenjat e prekjes  së lulërive të ullirit nga nga pleshti (E.olivina)


Insektet e rritur të pleshtit pambukor të ullirit (E.olivina)


 

Mbi lëngjet sheqerore që prodisin pleshtat, zhvillohen kërpudha saprofite të blozave, kjo si dëm dytësor i pleshtin mbi prodhimin dhe shëndetin e bimës  së ullirit . 



 

                             Enver isufi

Nëse keni ndonjë pyetje më shkruani me adresën E-Mail: en.isufi@gmail.com ,

ose telefononi në numrin 069 5678857

 

                             Prill, 2021   

Saturday 1 May 2021

BIODIVERSITETI, SHKENCA BUJQËSORE DHE RELIKTET BIMORE

 nga: Koço MOSKO

Specialist i Mbrojtjes Bimëve

Boston , MA - SHBA

 Ruajtja e biodiversitetit është detyrim yni moral që t’u lemë pasardhësve një mjedis po aq të pasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.
• Bimët bujqësore që kanë jetuar dhe evoluar në mijëra vjet, mund të zhduken shumë shpejt, na duhet një kohe shumë e gjatë të krijohen përsëri.


Pjesa më e madhe e popullsisë së Globit, pas Luftës së Dytë Botërore, vuante nga mungesa e ushqimit dhe varfëria. Shkenca agronomike, me ndihmën dhe kontribuotin e kapitalit, ndërhyri fuqishëm për të siguruar një prodhimtari të lartë nga bimët bujqësore dhe kafshët produktive. Kjo u arrit duke prodhuar lloje farërash të reja me prodhimtari të lartë, veçanërisht në drithëra buke si grurë, misër, oriz, por dhe në perime dhe pemë frutore, etj. U përmirësuan ndjeshëm teknologjitë e kultivimit duke  përdorur gjerësisht plehrat kimikë e pesticide. U përmirësua dukshëm ujitja e tokave, dhe mekanizmat bujqësorë. Kjo ndërhyrje nga shkenca dhe dora e njeriut, bëri që në pak kohë të katër- pesë fishohet prodhimi i drithërave të bukës, perimeve dhe frutave. Në vitet 1980 prodhimi bujqësor mori hov të paparë. Me të drejtë ky ndryshim galopant u quajt “Revolucjon i Gjelbërt”. Tashmë bujqësia kishte marrë karakterin e një industrie komerciale. 

 

Kompanitë e fuqishme ndërkombëtare të prodhimit të farërave dhe fidanëve të cilat u krijuan për të shitur produktet e tyre e për të rritur vazhdimisht të ardhurat, filluan që t’u bëjnë presion kultivuesve të bimëve, fermerëve, për të tërhequr e mbjellë farërat e fidanët e tyre, sepse ato ishin të çertifikuara, me rendiment të lartë, rezistente ndaj dëmtonjësve të bimëve, etj. Gjithashtu produktet e tyre kishin një rezitencë më të mirë ndaj dëmitimeve mekanike gjatë magazinimit dhe trasportit. Edhe sot, në disa pjesë të botës, është e paligjshme të shitet fara e kultivarëve që nuk renditen si të aprovuar për qarkullim e shitje.

 

Më kujtohet se nga fundi i viteve 1970-të, edhe pse Shqipëria bënte pjesë formalisht në kampin socialist, dolën vendime të posaçme të Qeverisë, mandje dhe të Komitetit Qendror të Partisë së asaj kohe, që i detyronin ekonomitë bujqësore të mos prodhonin farëra vendase. Kjo nuk u prit mirë nga disa specjalistë të bazës dhe u bë një farë rezistence e heshtur, por në atë kohë ishte e vështirë që të kundërshtoje e të mos zbatoje këto vendime që vinin nga lart. Pas viteve 1990 bujqësia shqiptare, për shkak të largimeve masive nga fshati, pësoi një tkurrje të jashtëzakonshme. Llojet e farërave lokalë, vendase, veçanërisht ato të perimeve, të krijuara nga mjeshtrat vendas, për disa breza, pothuajse u zhdukën dhe u zëvendësuan me farëra apo fidanë të kompanive komerciale, sidomos nga vendet fqinje. Si rrjedhojë humbi shumë germplasmë bimore e rrjedhimisht dhe vlera ushqimore, shëndetsore si dhe shijet tradicionale. Dihet, bimët e kultivuara, ashtu si kafshët shtëpijake, jetojnë në simbiozë të ngushtë me njeriun. Ato nuk mund të egzistojnë e të pasohen nga brezi në brez pa kujdesin e tij.

 

Historia e ushqimit njerëzor është e lidhur me teknikat e kultivimit të bimëve e mbarështrimit të bagëtive, në përputhje me Natyrën, mjedisin e ndryshimet klimaterike. Në pjesën më të madhe të kësaj historie, ndryshimet kanë qenë të ngadalta, në një marrëdhënie paqësore me Natyrën, ndërsa në njëqind vjetët e fundit kanë ndodhur ndryshime shumë të shpejta në sistemet tona ushqimore, në një shkallë të tillë siç paraardhësit tanë kurrë nuk mund ta imagjinonin. Që nga fillimi i viteve 1900, si rrjedhojë e përqëndrimit dhe globalizmit, është vlerësuar se fermerët kanë humbur rreth 75 përqind të larmisë së kulturave bujqësore që ata kultivonin në shekuj. Sot 75 përqind e ushqimit në botë gjenerohet nga pothuajse vetëm 12 bimë dhe 5 specie shtazore. 

 

Shkenca bujqësore, biologët, kanë dhënë alarmin për rrezikun që shkakton kjo mënyrë zhvillimi e bujqësisë. Ata thonë se paksimi i bimëve dhe i germplasmës bimore, krijon probleme të mëdha dhe serioze për sigurimin e burimeve ushqimore të njerëzimit në vazhdimësi. Paksimi i burimeve gjenetike të bimëve do të na çojë pa tjetër përballë të papriturave të pakëndshme e serjoze për kultivimin e bimëve ose sigurimin e ushqimit për popullatën, sepse do të na gjejë të papergatitur ndaj ndryshimeve klimaterike, infeksioneve nga organizmat patogjene, dëmtuesit e bimëve si dhe nga katastrofat natyrore të paparashikuara.

 

Në këto rrethana lindën dhe u bë e nevojshme ndërmarrja e disa programeve për zhvillimin e bujqësisë. Në shumë vende të botës, veçanërisht në Europë dhe Amerikën e Veriut, duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar, u investuan miliona dollarë për të krijuar bankat gjenetike për llojet e bimeve të rrezikuara. Bankat gjenetike të farërave ofrojnë një burim të llojeve të farërave të qëndrueshme për t'i bërë ballë ndryshimit të klimës lokale dhe katastrofave natyrore. Bëhet fjalë për ruajtjen e kloneve apo ekotipeve të bimëve në një rajon të caktuar, landracat që janë përzgjedhur gjatë një kohe të gjatë në breza. Sot në botë, në rreth 1300 banka gjenetike ruhen rreth 6 milion kampione gjenetike të llojeve të bimëve të ndryshme. Banka Gjenetike ështe krijuar edhe në Shqipëri me VKM 447, 3.9.1993

 

Një tjetër nismë për të ruajtur vetitë e mira ushqyese dhe ato shëndetësore si dhe sjelljes paqësore me mjedisin, është ajo e krijimit të bujqësisë biologjike, pa kimikate. Edhe kjo nismë lindi në mesin e shekullit të kaluar dhe ka marrë një hov të madh në shekullin e 21-të. Sot në botë kjo bujqësi, sipas IBB Durrës, zë rreth 1,5 përqind, kultivohen rreth 72,3 milion hektarë ku përfshihen 3.1 milion kultivues dhe ka një tendencë rritje prej 1-1,6 përqind në vit. Prodhimet e kësaj bujqësie pëlqehen masivisht. Fillesat e kësaj bujqësia në Shqipëri janë në vitin 1997. Banka gjenetike, së bashku me bujqësinë bio janë masa të efektshme, por ato nuk e përballojnë dot rrënimin e diversitetit biologjik dhe vetive të mira të bimeve që vijnë nga ndryshimet rrënjësore dhe të shpejta në teknikat e kultivimit të bimëve që kanë ndodhur gjatë shekullit të fundit.

 

 Një mënyrë e thjeshtë, mjaft efikase, por edhe shumë e vjetër për të ruajtur diversitetin bimor, është edhe trashëgimia bimore familjare.  Trashëgimia bimore ose “Reliktet Bimore” (Heirloom Plants) janë bimë që trashëgohen nga një gjeneratë në tjetrën, pra, brez pas brezi.  Ashtu si reliktet familjare që mund të jenë përshembull paisjet e një dëshmori të rënë në luftë, ose sende të vjetra me vlerë e antika si orë, kuti ari, bizhuteri të ndryshme etj.që ruhen në familje në breza, ashtu janë edhe farërat e bimëve dhe klonet e pemëve frutore. 

 

Reliktet Bimore janë krijuar e ruhen nga një familje, disa familje, ose nga një zonë e caktuar, për shkak të vetive të tyre të vyera ushqimore. Ato, duke u përshtatur me kushtet klimaterike zhvillojnë cilësi unike adoptuese me mjedisin dhe veçoritë klimaterike. Këto bimë janë shumë të rëndësishme dhe jetike për mirëmbajtjen e resurseve gjenetike të bimëve dhe diversitetin bimor në mbarë botën. Ky term ka lindur rreth viteve 1980 si domosdoshmëri për të konservuar përvojën e çmuar shumvjeçare të familjeve tradicionale. Reliktet bimore, pavarësisht se mund të kenë ngjashmëri, ato në të vërtetë mund të konsiderohen varietete të ndryshme. Relikt bimor mund të jetë një drufrutor, një bimë perimore, një lule, por edhe drithëra buke, etj. Sot në njësitet tregtare të ushqimeve në Europë, Amerikën e Veriut e Australi gjithmonë e më shumë vihet re shfaqja e këtyre produkteve bujqësore tradicionale.

 



 Para industrializimit të bujqësisë, në botë duke filluar nga shekulli i 16-të e deri në fillimet e shekullit të 20-të, kishte  katalogje që përshkruanin këto lloje të shumta farërash e bimësh. Në rrethin e Gjirokastrës, kishte një larmi shumë të madhe varjetetesh e lloje perimesh, pemë frutore, lule, etj. Në këtë rajon, sipas një raportimi të ish Degës së Farërave, në vitin 1950, kishte rreth 200 lloje farërash lokale të bimëve të arave, një pjesë e mirë e tyre ishin Relikte Bimore të disa familjeve, mjeshtrave bostanxhinj të talentuar, të trashëguar në breza. Mund te permendim familjen Qape me mjeshtrat Pano e Mihal Vasili (Qape) në Dhoksat për llojet e fameshme të domateve të Dhoksatit, erëzave e barbunjave, speca, patellxhane, etj. Disa nga këto farëra thuhet se i ruan ende mjeshtri tjetër Vasil Çuçi. Një mjeshtër shumë i talentuar, qe la emër në rrethin e Gjirokastrës po i  kësaj familje, ishte dhe Koço Kosta (Qape) me bostanet e tij tek Mulliri i Babait në Mashkullorë, Picar, Çepunë, etj. .

 

Mjeshtra të talentuar që e kishin trashëguar aktivitetin e bostanxhiut në breza kishte edhe në zona të tjera. Nje markë e veçantë ishte lloi i misrit “mashkullora”, “qepa e kuqe e Suhës”, krijuar nga mjeshtrat vendas, “jonxha e Dropullit”, “pjeprat e Goranxisë”, etj. Mjeshtri Apostol Naka nga fshati Skore i Pogonit me llojet e veçanta shumë të shijshme të domateve “Sanjollas”, kujtohet edhe sot. Varietetet e shumta të dardhëve të Suhës, ku mund të permendim mjeshtrat e frutikulturës në këtë fshat si Telo Dhima, Peço Çaro, Filip Shollo, etj. Nuk mund te lemë pa përmendur bostanxhinjtë e Labovës së Kryqit për “domatet-mollë” të Labovës si Foto Didili e Nasho Garo, “bamja pesëkëndëshe e Nepravishtës”, evidentuar nga agronomi Abedin Çiçi. E kush nuk i di në atë trevë barbunjat shumë të shijshme, kungujt që ruheshin për dimër dhe erëzat në fshatrat Krinë, Tranoshishtë, që ende besoj se ruhen. Shembuj të tillë janë të shumtë në gjithë Shqipërinë. Këta shembuj janë një thesar kombëtar, të tillët duhet t’i gjurmojmë dhe t’i evidentojmë, të mos i humbasim. Nga të dhënat e fundit mësojmë se disa familje i janë kthyer zanatit të vjetër dhe i kanë ripërtrirë traditat në disa lloje bimësh të trashëguara. 

 

Përfundimisht lidhjet tona me natyrën janë shumë të ngushta. Bostanxhinjtë që përmendëm më lart, me shumë pasion e talent kultivuan bimë jo vetëm me një shije interesante e vlera të larta ushqimore, por edhe të shëndetëshme. Tani të gjithë kemi respekt e nostalgji, sepse këta specialistë popullorë, pasionantë, krijuan jo vetëm bimë të dobishme, por edhe të përshtatura për kushtet mikroklimatike të Gjirokastrës, duke luftuar streset e bimëve nga thatësira e tejzgjatur, kushtet specifike të tokës, rezistencës ndaj infeksioneve prej organizmave të ndryshme infektive, fitoparazitare e dëmtonjësve të tjerë bimorë.

  

Veç sa përmendëm më lart, ka edhe shumë bimë të krijuara në shekuj si: lloje të ndryshme kumbullash, dardhësh, varietete të ndryshme rrushi si “Debina”, razakitë e shumëllojshme, etj. të cilat pothuajse janë zhdukur, ose janë në zhdukje. Duhet shumë kohë për të krijuar të tilla vlera, sepse atyre po kaq kohë u janë dashur për t’i krijuar, një kohë shumë e gjatë. Brezi ynë ka përgjegjësi ndaj gjeneratave që vijnë më pas, për këto bimë që po humbasin e zhduken, ndaj duhet bërë diçka sa nuk është vonë, në dobi të sigurisë ushqimore. Bimët tradicionale dhe drufrutorët tradicionalë kanë një impakt të madh e të padskutueshëm në përgjithësi për shëndetin e popullit, por edhe për agroturizmin elitar që duam të zhvillojmë në të ardhmen.

 

Përvoja dhe mësimet që po merren nga pandemia Covid-19 tregojnë se duhet të mendojmë për një aplikim të zgjuar e të integruar të teknologjiive të kultivimit të bimëve, për vazhdimësinë e jetës. Kjo është e vështirë, sepse çdo gjë sot varet edhe nga tregu, por është me shumë dobi të bësh diçka që t’u shërbejë brezave, sesa të rrish në vend numro e të mos bësh asgjë. Në kushtet e rrënimit të biodiversitetit, ndryshimeve klimaterike, ne duhet të mendojmë në një mënyrë te re sesi mund të përdorim burimet natyrore, arritjet e shkencës dhe përvojën pozitive të krijuara në shekuj nga njeriu, sidomos nga kultivuesit e apasionuar. Për një ekonomi të gjelbërt kërkohet një lloj ndryshimi në sjelljen dhe ndjeshmërinë njerëzore ndaj botës bimore. Është domosdoshmëri.

 


 Boston MA - Priil, 2021