Tuesday 4 May 2021

PLESHTI PAMBUKOR I ULLIRIT (Euphyllura olivine)

biologjia, monitorimi dhe masat mbrojtëse ndaj tij.

                            nga  Enver ISUFI

Instituti Bujqësisë Biologjike

DURRËS


Pleshti i ullirit për nga rëndësia ekonomike është një dëmtues dytësor   në ullishtet tona.

Pleshti  me sekrecionet e tij prodhon një masë të bardhë  si pambuk për qellime vetëmbrojtje, nga insektet e tjerë   predatorë dhe nga kushtet e motit.

Insekti quhet plesht sepse ai kërcen nëse e ngacmojmë më dorë.

Përhapja:

Pleshti ullirit gjendet në të gjitha zonat e ullirit, si në Shqipëri  ,ashtu edhe në gjithë  Pellgun e Mesdheun.

Dëmi mbi bimën e ullirit

Insekti me aparatin gojor shpues-thithës , thith lëngjet e bimës, duke shkaktuar edhe abortim të luleve, (sepse breznia  e luleve është më e dëmshme).

Dëmi indirekt është se si të gjithë  pleshtat e tipit Psilla. , lëshojnë nga trupi i tyre lëngje sheqerore , mbi të cilën rriten kërpurdhat jo parazitare (saprofite ) të blozës, e cila ndikon në uljen e kapacitetit të proҫesit fotosintezës në bimë.Kjo shtresë  e zezë miceli pengon rrezët e diellit të bien në kontakt me gjethet e ullirit.

Insekti i rritur 

Është një plesht kërcyes  si pleshti i dardhës  dhe i mollës (Psillat) Bën pjesë në rendin Hemiptera të familjes Psyllidae. Emri shkencorë është (Euphyllura olivine.costa) është përcaktuar heret ,qysh në vitin 1839. ( nga Antonio)

Insekti i rritur i pleshtit  ka ngjyrë gri, me madhësi 2-3 mm.Ka marrë emrin plesht pambukor, sepse kolonia e pleshtave mbulohet  nga një shtresë si fije pambukut, të cilin e prodhon insekti duke e nxjerrë nga  vrima jashtëqitjes.Kjo substance, sapo bie në kontakt me ajrin ,  mpikset në formë pambuku.Qellimi i kësaj shtrese pambuku është për vetëmbrojtjen e insektit si nga insektet e tjerë predator, ashtu edhe nga kushtet e motit.

Veza

Ka madhësi 0,3 mm dhe në formë eliptike.Veza  e freskët është e bardhë, dhe para ҫeljes mer ngjyrë të verdhë portokalli. Një insekt femër lëshon 400-1000 vezë

Nimfa

Nimfa ka fomë të rrumbullakët dhe rreth  1 mm gjatësi. Insekti ndrron 5 (pesë) herë lëkurën , deri sat ë mari formën e plotë (deri sa të mbarojë metarmorfoza) Nimfa fillimisht ka ngjyrë të verdhë dhe më vonë  kthehet në ngjyrë kafe.

Cikli jetesës (biologjia)

 Breznia  pare

 Përkon me kohën e ҫeljes se gjetheve të reja të ullirit dhe vazhdon gjatë gjithë lulëzimit.

Kjo gjeneratë zgjat rreth  30 ditë.Gjatë pranverës pleshti  lëshon vezët në lastarët e ullirit.Larvat e reja ushqehen me lëngjet e bimëve nëpërmjet aparatit gojorë shpues - thithës

Breznia  e dytë 

Zhvillohet në lulëritë e ullirit.Larvat  pasi rriten, kthehen në nimfa  dhe pastaj  kёtij stadi  dalin insektet e rritur,  tё cilёt ato kalojnë në qetësi

Breznia e tretë : 

 Pasi insekti rritur bie në qetësi , nga temperaturat e larta ( mbi 25 gradë Celcius) , aktivizohet në fillim të vjeshtës.

Vendimarrja për trajtime me insecticide.

Për vendimarrjen për të trajtuar më insecticide analizon disa  disa faktorë .

E para, kushtet e motit.Pranvera  e lagët dhe me zagoshi e shtojnë poullatën e pleshtit

 E dyta, pasuria e lulëzimit Kur lulëzimi është  i bollshën pranohet një kufi kritik më i lartë se sa në rastet kur ulliri ka lulëzim të pakët .

E teta , Gjykohet edhe nga madhësia  dhe mosha  e bimëve të ullirit në bllok.

E katërta, : Sasia e plështave të gjallë për degëz.

Duhet të nisemi jo nga stëllungat me shtresa pambuku, por nga larva ,ose insektet e gjalla që gjenden në lastarët e ullirit.Insektet mund të jenë dëmtuar ose nga kushtet e motit ose nga insektet e dobishme.Pra na duhet vetë insekti dhe jo gjurmët e tij .

       Shënim: Janë përdorur materiale nga literatura  me përvojën shqiptare, spanjolle  dhe italiane.

 

Analiza fushore për vlerësimin e shkallës  së infeksionit

Në  ҫdo  100 rrënjë  meren lastarё ullinё nё 10 rrёnjё  me nga 10 lastarё ulliri, pra gjithёsej 100 degёza me gjatёsi 20 cm.

Nëse në 100 lastarë  në 10 prej tyre gjenden nga 5-10 pleshta për lastarë, pra gjenden rreth 50-100 pleshta, atëhere justifikohet një trajtim me insecticide biologjike ose konvencionale.

Siҫ e thamë më sipër , ky infeksion interpretohet sipas kushteve të mësipërme , pastaj të marim vendim për trajtime.

Masat mbrojtëse

Metoda më  e mirë e mbrojtjes është kombinimi i masave agronomike me masat   direkte me produkte të mbrojtjes së bimëve (PMB)

 

a.     Masa agronomike

       Barazpesha NPK në të ushqyerit e ullirit.Teprica e azotit e nxit shtimin e popullatës së pleshtit .

       Pastrimi i filizave të rinj në trungje,  të cilët janё  tё preferuara nga pleshti.Kёto shtojnё popullatёn e pleshtit nё ullishte.

       Prerja me gërshërë e degëzave më numër të madh pleshtash , futja e tyre nё thasё dhe shkatёrrimi  fizik, ose edhe djegia e tyre e degёzave tё infektuara.

       Menjanimi i insekticideve shumë helmuese, sepse vrasin insektet  e dobishme të cilët ushqehen me pleshtin.

       Të marim parasysh  kufirin e dëmit ekonomik , i cili  evidentohet me anёn e analizave ,tё cilat i pёrshkruam mё sipёr. 

 

b. Masa direkte me PMB (Produkte tё Mbrojtjes sё Bimёve )

Kur lind nevoja për trajtimet kimike me PMB ?

Nëse në 100 lastarë të analizuar gjenden mbi 10 lastarë më rreth  5-10 pleshta për lastarë,

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti  duket e shpeshtë  ,atëhere kufiri kritik  i fillimit të tajtimeve  mund të shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri), në këto raste lind  nevoja për trajtime me Produkte për Mbrojtjen e Bimëve 

 ( PMB ).Si rregulll trajtime kryhen  vetëm në infeksione të larta dhe kur  shenjat duken me sy në  shumë bimë të ullishtes.

Kujtojmë  përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas  kushteve konkrete që u përshkruan më sipër.Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje,  e cila nёnkupton trajtimet e vetёm atyre bimёve ose degzave tё prekura nga pleshti.

Pra trajtime të drejtura  dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

 Në tregun e farmacive bimore ka  shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti  duhet e shpeshtë ,

atëhere kufiri kritik  i fillimit të tajtimeve  mund të  shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri).Nё këto raste lind nevoja për trajtime me insekticide.Si rregulll trajtime kryhen  vetëm në infeksione të larta dhe kur  shenjat duken me sy në shumë bimë të ullishtes.

       Kujtojmë  përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas  kushteve konkrete që u përshkruan më sipër.Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje, trajtohet ato bimë kur ka shumë degëza të prekura, ose vetëm degëzat me shena kur janë të rralla.Pra trajtime të derejtura  dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

        Ne tregun e farmacive bimore ka  shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

       Në  ullishtarine biologjike përdoret biopreparati Bacillus thuringiensis dhe insecticide  të   cilet janë në    listën positive të inputeve biologjike.

       Popullatën e pleshtit e paksojnë  edhe disa insekte të     dobishëm, të cilët ushqehen me pleshtin.


                       Shenjat e prekjes  së lulërive të ullirit nga nga pleshti (E.olivina)


Insektet e rritur të pleshtit pambukor të ullirit (E.olivina)


 

Mbi lëngjet sheqerore që prodisin pleshtat, zhvillohen kërpudha saprofite të blozave, kjo si dëm dytësor i pleshtin mbi prodhimin dhe shëndetin e bimës  së ullirit . 



 

                             Enver isufi

Nëse keni ndonjë pyetje më shkruani me adresën E-Mail: en.isufi@gmail.com ,

ose telefononi në numrin 069 5678857

 

                             Prill, 2021   

No comments:

Post a Comment