Spiro XHAVARA |
NJËHERË
Piva pak më shumë nga ç'mbaja e dija,
Që mallin ta shuaja në ca vargje e ligjërime
Dhe fluturova siç isha, sipër viseve të mia,
Tek pragu ku u linda, të bija copë e thërrime.
Që mallin ta shuaja në ca vargje e ligjërime
Dhe fluturova siç isha, sipër viseve të mia,
Tek pragu ku u linda, të bija copë e thërrime.
Oh, piva sonte më shumë nga e zakonshmja,
Të shuaj një kujtim që s'më ndahet sysh,
Më është bërë re e mjergull e tërë e sotmja,
E kaluara pikon si shegë e çarë më dysh.
Të shuaj një kujtim që s'më ndahet sysh,
Më është bërë re e mjergull e tërë e sotmja,
E kaluara pikon si shegë e çarë më dysh.
Dhe rend në majë të shkëmbit i pirë, bërë tapë,
S'ka dorë të më mbajë, as si flamur në erë,
Në rënça poshtë e në mbetsha gjallë prapë,
Tek pragu i shtëpisë ku u linda, më shpini dhe njëherë
S'ka dorë të më mbajë, as si flamur në erë,
Në rënça poshtë e në mbetsha gjallë prapë,
Tek pragu i shtëpisë ku u linda, më shpini dhe njëherë
(Nga libri "E besova Eseninin")
Petraq NETI |
E VËRTETA TË SHKRUHET
Të vuajturit Ne
e të lodhurit dëshimtarë
përplasur këmbët nëpër gurë
"Të fjeturit " ata
aq donin
të na vinin në brazdë
Buzēqeshurit hidhnin sytë
kur Ne
mbusheshim me plagë
" sa na e qanin hallnë "
e të lodhurit dëshimtarë
përplasur këmbët nëpër gurë
"Të fjeturit " ata
aq donin
të na vinin në brazdë
Buzēqeshurit hidhnin sytë
kur Ne
mbusheshim me plagë
" sa na e qanin hallnë "
Të bredhurit Ne
thyer duartë nëpër zallë
të kapnim një tufë me çajë
ngritur në mëngjes pa gdhirë mirë
mblidhnim rreshtat me duhanë
Vocërakë ishim
në kra kofinat plotë me duhan hidhnim
......sa kemi vuajtur !
të vuajturit Ne
i vuajturi fshat
bukën me misër e hanim thatë
shqyer një beharë të tërë
të blinim një palë pantallona
e të tundnim vëndë
të keqen
e bluanim nëpër dhëmbë .
Të rrjepur !
nga njëra anë
varfëria na bëri mirë
Jo...ooo!!
tek asnjë se kishim synë .
thyer duartë nëpër zallë
të kapnim një tufë me çajë
ngritur në mëngjes pa gdhirë mirë
mblidhnim rreshtat me duhanë
Vocërakë ishim
në kra kofinat plotë me duhan hidhnim
......sa kemi vuajtur !
të vuajturit Ne
i vuajturi fshat
bukën me misër e hanim thatë
shqyer një beharë të tërë
të blinim një palë pantallona
e të tundnim vëndë
të keqen
e bluanim nëpër dhëmbë .
Të rrjepur !
nga njëra anë
varfëria na bëri mirë
Jo...ooo!!
tek asnjë se kishim synë .
Na iku jeta
me ëmdrat shuar
fryjnë errëra të forta
zgjejmë vend për të pushuar
Sa të lodhur !
si në këtë kohë
e në kohën e shkuar
kaq nëmë na kanë lëshuar ?!!
Dhe kur themi : -
O zot ! hidh një dorë !
ne vet veten po e mbysim
kur shkojmë e votojmë
për ata dje
e për këta sot
një farë janë na ç 'orientojnë
frenat e kohës si kemi në dorë .
Të vuajturit Ne
ikim.....ikim vallë ! ku shkojmë ?!!
me ëmdrat shuar
fryjnë errëra të forta
zgjejmë vend për të pushuar
Sa të lodhur !
si në këtë kohë
e në kohën e shkuar
kaq nëmë na kanë lëshuar ?!!
Dhe kur themi : -
O zot ! hidh një dorë !
ne vet veten po e mbysim
kur shkojmë e votojmë
për ata dje
e për këta sot
një farë janë na ç 'orientojnë
frenat e kohës si kemi në dorë .
Të vuajturit Ne
ikim.....ikim vallë ! ku shkojmë ?!!
No comments:
Post a Comment