Sunday 20 February 2022

HELMI I ARMESË

  - Tregim -  

nga: Fiqiri SHAHINLLARI

Washington DC

 

Fiqri Shahinllari

Ata ishin tre vetë: Dhimo Kurrizua, gruaja e vetë Dhorka dhe djali i tyre dhjetëvjeçar, Sotiri. Prindërit dukeshin që atje tutje se kishin pikëllim të madh në shpirt. Dhimoja, duke zbritur poshtë kodrinës, tërhiqte mendueshëm kapistallin e kalit dori’ mbi samarin e të cilit qëndronte Dhorka e pas saj, në vithe të kalit, mbërthyer duart te kocaqet e samarit ishte djali i tyre i sëmurë. Dy bashkëshortët e kishin menduar e biseduar gjatë këtë udhëtim deri sa, së fundi, e kishin pleqëruar e dhënë karar për ta vizituar djalin te mjeku i famshëm, mikuu i familjes së tyre që jetonte e punonte në qytetin e madh grek, mjaft larg prej fshatit të tyre.

Ishte mëngjes. Aroma e dheut dhe e blerimit për shkak të shiut që kishte rënë gjatë natës, i “shoqëroi” për disa orë në udhëtim mbi kreshta malesh e lugina fushash. Atëhere nuk kishte mjete udhëtimi si sot. Rrugë të mira e autostrada jo e jo. Për këtë arsye tre udhëtarët e kali i tyre dori, do të udhëtonin tri ditë, deri sa të arrinin te shtëpia e mjekut të famshëm...


Me mjekun, Dhimoja ishte njohur dikur, shumë kohë më parë në një hotel-restorant të Vjenës. Në kryqytetin austriak shkonte e arsimohej, në disiplina të ndryshme të shkencës, ajka e djalërisë intelektuale të familjeve të pasura.

Dhimoja i ri shërbente atje si bahçevan dhe kopshtar. Ishte i zoti në punë, nuk ia hante qeni shkopin. Çfarë i shikonte syri ia bënte dora. Atje flinte dhe ushqehej edhe studenti grek, Sokrati, që studionte për mjekësi. Kaluan ditë, kaluan muaj e të dyve, me sa dukej, intuita ballkanase, mënyra e jetesës, zakonet, gustimi i gjellëve dhe, mbase, fati bënë që të dy të rinjve t’u puqej gjaku e të lidhnin miqësi të sinqertë atje në zemër të Europës.


Rrodhën vitet. Të dy u kthyen në vëndet e tyre. Dhimua në Shqipëri, Sokarti në Greqi, i cili u bë një ndër mjekët më të famshëm të Ballaknit. Po edhe Dhimua, në zanatin e vet, nuk mbetej prapa, si lulishtar e perimerritës mjaft i zoti. Me punën e tij ai e shndrroi ekonominë shtëpiake nga familje e mesme në familje të pasur. Fshatarët e quanin me krenari “Pasuniku ynë”. Ishte xhymert, bamirës. Të dy miqtë e vjetër u martuan e u bënë me fëmijë dhe, me kalimin e kohës, ata nuk e harruan kurrë miqësinë midis tyre. Ata shkëmbenin vizita me njëri-tjetrin edhe pse rrallë për shkak të largësisë...

... Pas udhëtimit të gjatë e të lodhshëm i zuri nata. Pyetën dhe gjetën një han buzë rrugës e rrëzë pyllit me boriga e pak më lart kishte bredha. Më në lartësi, syri të shikonte drurë ahu. Hëngrën diçka që ua serviri hanxhiu dhe të raskapitur ranë të flinin. I zuri menjëherë gjumi plumb I rëndë. Të nesërmen herët, avazi. Dhimua rregulloi qenglën e samarit të kalit e vendosi hejbet në kaptell. Djali hipi në vithe të kalit dhe, këtë herë, për pak kohë, Dhimoja e shaloi vetë kalin për t’i lënë vëndin pas një ore së shoqes. Ec e ec, ec e ec, deri sa mbërritën te shtëpia e mjekut. Ky, sa i pa, hapi krahët duke i përqafuar dhe u uroi mirëseardhjen. Në mbrëmje prindërit e djalit i treguan mikut mjek shkakun e këtij udhëtimi e vizite të pa lajmëruar. I folën atij për sëmundjen e djalit të tyre të vetëm e cila nuk po e linte të bënte përpjetë. Çehrja e fytyrës së tij ishte gjithnjë ja, kështu, e verdhë si shafran, Djali kishte dhimbje të tmerrëshme, herë-herë therëse, ulëritëse, gjumin ia ndërpriste dhimbja. Pse ta zgjasnin më tepër? Sotiri, biri i tyre i shtrenjtë, po u ikte nga gjiri familjar…


Mjeku i dëgjoi me kujdes. E vizitoi djalin dhe i dha ilaçe qetësuese hë për hë. Të nesërmen bëri analizat e gjakut, të feçes e të urinës. E vizitoi edhe një herë tjetër duke përdorur mjetet më moderne të kohës. Pikasi sëmundjen e “ligë”. Ishte e qartë. Pasi u sigurua se analizat ishin të sakta-klinika e tij private, nga më modernet e kohës nuk gabonte kollaj- ditën e tretë mjeku vendosi t’i fliste hapur Dhimos, mikut të tij. Një mëngjes e ftoi mysafirin e shtëpisë, të dilnin pak jashtë “për të marë pak ajër të pastër”. Dolën. Mjeku i vuri krahun mbi sup mikut dhe i tha:

-Dhimo i dashur, miku im i mirë, e kam shumë të vështirë të jem i padrejtë ndaj vetvetes , po kaq të pamundur e kam të mos të tregoj të vërtetën e për të të mbajtur ty me ymyt...Djali juaj...Si të ta them...ka..ka..sëmundje të pashërueshme...!

Tha këto fjalë mjeku e qëndroi pak si për të marë force shpirtërore për të vazhduar më tej: -Jeta e tij, shumë, shumë mund të zgjasë një vit, një vit e ca muaj!

-Mos, mos miku im!-gati klithi babai i djalit- Nuk ka ndonjë marifet për ta shpëtuar djalin tim të shtrenjtë? E kemi dritën e syve tanë...


Dhimoja u mbyt nga ngashërimi, u pataks nga e pa pritura. Shpresat e tij për ta shpëtuar djalin ranë përdhe’ si shpend i plagosur! Gjeti forcë e vazhdoi:

-Obobo ç’na gjeti ne të zinjve! Si mund të na ikë kështu drita e syve tanë? Perëndia ma fali këtë djalë pas katër vajzave. Po ta kishte taksur për ta marë e ta shpinte në qiell pse na i fali atëhere? Më mirë të mos na e jepte...!


Babait të gjorë iu prenë këmbët. Mbështeti kokën në supin e mjekut dhe u mbyt në ngashërime. Megjithëse i pikëlluar në kulm Dhimoja e mbajti veten dhe nuk i tregoi Dhorkës për gjëmën që e priste djalin. Ai as guxonte ta shikonte në sy të shoqen, nuk donta ta ndante hidhërimin me atë, çdo të fitonte? Ka çaste të rënda e gati lemeritëse në jetë të cilat, në mënyrë të pa shpjegueshme, nuk do t’i ndash me asnjeri, sepse nuk do ta mërzitësh edhe tjetrin, njeriun tënd të dashur. Kështu me brengën e madhe në zemër, i dërrmuar moralisht, Dhimo Kurrizo me të shoqen e djalin e tyre fatkeq morën rrugën e kthimit. Në rrugëtimin e gjatë, ai më shumë heshti se sa foli. Po ka heshtje e heshtje.

Ka të tilla “që flasin” më shumë se sa mijra fjalë.


Bashkëshortët shikonin njëri-tjetrin e nuk flisnin. Kur heshtja gozhdohet në trupin e njeriut është e vështirë ta largosh. Megjithatë, Dhimos i dukej se kjo dreq heshtje ishte plot me fjalë që nuk dëgjohen por kuptohen që atje tutje. Ai i hidhte sytë herë Dhorkës, herë djalit. Dhorka mendoi se shkak i heshtjes së të shoqit mund të ishte ndarja e Dhimos nga miku i vet, Sokrati, nga pagjumësia apo lodhja që ajo kishte vënë re në sytë e tij ditët e fundit.. Ajo shpresonte se me ilaçet që u dha mjeku djali do ta kalonte lumin e shëndeti i tij do të merte për së mbari këtej e tutje.

Për këtë arsye ajo ishte disi e gëzuar, pse të mos gëzohej edhe i shoqi? Ku ta dinte e zeza grua se ato ilaçe ishin vetëm qetësues? Ndërsa për Dhimon, ilaçet, eh, ilaçe zeza thuaj, ishin vetëm “gënjeshtare”, vetëm qetësuese. Heshtja e Dhimos ishte mbërthyer në tërë trupin e tij.


Në fshat të afërmit e farefisi tjetër, më i largët, e “mbytën” me pyetje e interesim për shëndetin e djalit dhe mjekimin që i dha doktori. Përgjigja ishte standarde: “Mirë dolëm, djali u vizitua, doktori i dha ca ilaçe dhe shpresojmë që ai ta kalojë lumin..” Ndërkohë, kryefamiljari vazhdonte punët e bujqësisë. Punë zeza thuaj. Kujt i bënte zemra të punonte dhe të katranosej kur zemra e tij pikonte vrer?

Mirëpo puna ka edhe të mirat e veta. Së pari, ajo të sjell të ardhura, të forcon financën. Kishte familje të madhe Dhimoja, ekonomi të fortë, me toka e livadhe, me parcela bimësh perimore e pak tokë që e mbillte me lule.Udhëzonte argatët e punësuar prej tij. Pa duhej marë edhe me shit-blerjet e mallit. E gjithë kjo ekonomi duhej menaxhuar duke u dalë punëve përpara. Së dyti, puna, në një farë mënyre, të heq fiksimin nga e liga në mos përgjithnjë, të paktën për disa orë. Dhe o kishte rast tani që Dhimoja të “humbiste” në punë o kurrë ndonjëherë tjetër.

Djali i tij e kishte bërë zakon që në kohën e pushimeve të shkollës shkonte pranë të atit për ta ndihmuar apo edhe për të mësuar vetë nga punët e bujqësisë. Dhe kënaqej.


Mirëpo, pas kthimit nga Greqia, babai i vet e ndaloi të shkonte pas tij. E parë e punës nuk donta ta kishte përpara sysh të voglin e vet të drobitur e të ligështuar se i këputej shpiti dhe, e dyta, Sotiri le t’i gëzonte si të kishte qejf ato ditë që i kishin mbetur nga jeta e tij terse dhe e shkurtër.

Ndërkaq dashuria midis pjestarëve të tjerë të shtëpisë po edhe midis njerëzve më të afërm të fisit u duk sikur u shtua.

Frika i bashkon njerzit më shumë se çdo gjë tjetër. Përveç Dhimos asnjeri tjetër nuk e dinte se çfarë sëmundje e kanoste jetën e Sotirit. Ata e dinin se shëndeti i djalit kishte marë tatëpjetën dhe për këtë duhej bërë çmos, me ç’të mundnin, për të shpëtuar jetën e djalit të vetëm të familjes Kurrizo…


Kështu, pra, Sokrati ishte i lirë, bënte ç’të donte. Kur nuk kishte kriza, luante me shokët edhe pse lodhej shpejt.Kur krizat e sulmonin, ai pinte ilaç qetësues. Ngrihej herët, zbriste fshehtas në qilar, kthehej prej andej e hante mëngjez e pastaj shëtiste për qejf të vet rreth e rrotull shtëpisë, ecte nëpër ulicat mbushur anash me manaferra e kullumbri e kërcej bimësh të njoma. Shpesh këpuste biskun e njomë të manaferrës dhe e përtypte, shkonte nëpër luadhe aty afër dhe kafshonte cepinj-një lloj bari që dikush i thotë qumështor. Edhe në verë e vjeshtë hante ç’të mundëte:

Mollë, dardha, molldheri, kullumbri, qershi, vishnja, arra, bajame, manaferra, misra të pjekur e të zjerë, kunguj, gorrica. Në mënyrë të veçantë Sotirit i pëlqente lëngu i armesë që e pinte me etje të madhe çdo ditë në mëngjes.


Ngrihej dhe, fshehtas s’ëmës-ajo nuk e lejonte ta pinte esëll lëngun- zbriste në qilar e aty hapte rubinetin e kades së madhe ku amvisat kishin hedhur të pa prera koka lakrash të mëdha për ta bërë arme’, mbushte një gotë të madhe-ai i thoshte sapllake-me lëngun e thartë po shumë të shijshëm të armesë dhe e pinte si i babëzitur, si i pangopur! Aq shumë e dëshironte lëngun Sotiri sa ai iu lut s’ëmës, motrave e t’et që t’ia linin atij, Sotirit, atë kade me lakër e me lëng e të mos e preknin për ta përdorur njerzit e tjerë të familjes apo t’ua servirnin miqve të shumtë që vinin në shtëpinë e tyre. Sipas tij shijen e lëngut të kades që ai frekuentonte, nuk e kishin lëngjet e kadeve të tjera. Ashtu u bë. Kush mund t’ia prishte qejfin djalit e vëllait të tyre hallemadh, i cili nuk e kishte haberin se çfarë rreziku i kanosej jetës së tij.

Kaluan ditë, javë, muaj e po kalonte viti. Dhimoja, për çudinë e tij, po vërente me kujdes të madh se si i biri po e merte veten, po rritej e po hidhte shtat, po zbukurohej, çehrja e verdhë si lule kungulli, po largohej nga fytyra e Sotirit. Ngjyra e purpurt po ia lezetonte fytyrën djaloshit.


Trupi e fytyra e tij po merte avash, avash bukurinë e moshës.

Trupi i tij i ngjante “vuxhutit” të sportistit. “E shpon elbi thoshin për të fshtarët, siç flisnin në rastet kur një njeri kishte shëndet të mirë për shkak të ushqimit cilësor që përdorte. Ky ndryshim e habiti po edhe e trembi babain e djaloshit. Në fillim u tremb, ç’është e vërteta. Kishte arsye të mjaftueshme për të dyshuar. Tha me vete:”Mos vallë kjo bukuri, ky trup që po rritet si fidan, ishte nuri i fundit i jetës së djalit? Kaloi viti dhe diçka do të ndodhte me sot me nesër” Dhimos, baba ziut, brënda vetes, nuk ia nxinte “goja e shpirtit” të përmëndëte fjalën “vdekje”. Plaç moj gojë, sikterisu moj mëndje! Ç’është ajo fjale! Pu, pu, puu, mos e dhëntë zoti. U mjaftua vetëm duke thënë me vete fjalën « diçka » Por çudia vazhdonte edhe vitin e dytë.


Dhimoja iu fut thellë zemrës së vet, shpirtit e trurit të tij. Kishte frikë ta kujtonte fjalën ultimative të mikut të tij mjek, këtu e një vit e ca më parë.

Kishin rrjedhur shumë ujra nëpër prrenjtë e çezmat e fshatit nga dita ogurzezë e përcaktimit të lloit të sëmundjes kur, një ditë prej ditësh, ndajnatherë, në oborrin e shtëpisë së Dhimos u dëgjuan trokëllima thundrash kuajsh. Ishin ditë vere, kohë pushimesh. Në oborrin e shtëpisë së Dhimos sapo ishin shfaqur një burrë e një grua. Burri që sapo zbriti nga mushka po ndihmonte zonjën e vet të zbriste nga kali.


Ata nuk pritën të dilnin të zotët e shtëpisë për t’u uruar mirëseardhjen. Mirëpo thundrat e kafshëve mbi kalldrëm ishin “zile” për të zotët e shtëpisë. Doli i pari Sotiri për të parë se kush kishte ardhur. I njohu menjëherë mysafirët, mjekun grek e të shoqen, gjithashtu. Bëri zë të dilte i ati që sapo ishte kthyer nga puna. Ky u habit se nuk e priste të shikonte, pas gati dy vjet, mikun e tij të vjetër e të shtrenjtë, Sokratin me të shoqen. Por edhe u gëzua tej mase. Doemos.Vjen miku i shtrenjtë, nga larg, nga Greqia për ta begenisur atë e familjen e tij.

Siç është zakoni, e para gjë në raste vizitash është gostitja me kafe e raki. Kështu bënë të zotët e shtëpisë. Sapo mori filxhanin e kafes, Sokrati tha:

-E po, të shtrenjtë miqt e mij, Dhimo e Dhorkë, kështu e ka jeta, s’ke ç’bën. Ju të rroni e ta kujt...

-Mos u nxito miku im, mos u ngut- ndërhyri Dhimoja , pije rehat kafen. Kemi kohë të bisedojmë gjërë e gjatë. Ju, siç na the, kini ardhur për të pushuar në malet tona, në malet e Shqipërisë. Bujrum edhe një herë pa, për të tjerat, shohim e bëjmë.

I zoti i shtëpisë nuk donte kurrsesi t’i thoshte që në fillim se fëmija që mjeku i parashikoi vdekjen brënda vitit ishte gjallë me plot jetë të shëndetëshme. Mjeku, mbase, do të ndihej i fyer prej parashikimit të tij të nxituar por, siç “tregojnë bathët”, edhe të gabuar.

Mjeku iu bind ndërhyrjes energjike të mikut të vet. Piu kafen e rakinë e vazhdoi muhabetin. Ndërkohë gjith familja nuk dinte ç’të përmbyste nga gëzimi. Gjith fisi u vu në alarm për të mikpritur mysafirin e famshëm. U therën qingja e u poqën në hell. Djathë dhije e deleje kishte sa të donje.

Rroftë sebepi, ishte një rast i mirë për t’u mbledhur e festuar së toku. Në mbrëmje, si e donte zakoni, u shtrua sofra dhe u servir vera e rakia. Shërbenin djem e vajza të fisit, të mirë e të lezetshëm. Njëri prej këtyre djemve të pashëm, ai faqekuqi si molla që kur qeshte faqet i formonin gropëza të vogla në mes tyre, i shërbente me zell kryesisht Sokratit po, doemos, edhe burrave të tjerë rrotull e pranë tij. Mjeku u bë çakërrqejf dhe i bëri përshtypje zelli i djalit për të shërbyer gjatë darkës. Jeta e tij duhet të ketë qënë “ku rafsha mos u vrafsha”. Në një trapezë më tutje, ata më të rinjtë e më të devotshmit për këngë e valle, e ndezën ambientin.

Dikush i bërë sarahosh, nisi vallen dropulliçe, por nuk mundi, këmbët po e tradhëtonin, rakia kishte bërë punën e vet. Atëhere u ngrit dikush prej djemve të fisit e i vuri pllakën gramafonit. Buçiti kënga, u drodh vallja në rrjeshtat e burrave. Kështu me gaz e hare po kalonte mezi i natës.


Mjeku nuk po kuptonte se ç’do të thoshte e gjitha kjo në një kohë kur nuk do të kishte kaluar një vit, një vit e ca kur djali i Dhimos duhet të kishte ndrruar jetë! Si është e mundur të bëhet gjith ky zijafet e të këndohej këngë, pa të hiqej edhe vallja në një kohë kur hija e fatkeqësisë duhej “të lëviste” nëpër shtëpi, brënda oborrit e përtej avllisë nëpër fisin e madh të Dhimos? Për shkak të një specializimi në Amerikë mjeku nuk kishte patur mundësi ta ngushëllonte mikun e tij për humbjen e madhe. Letrat atëhere vonoheshin me muaj pa të mbrrinin në destinacion. Dhe ja gjeti rastin dhe erdhi te miku i vet duke bërë një rrugë e dy punë: Ta ngushëllonte Dhimon për humbjen e djalit e për të kaluar pushimin vjetor në ajrin e pastër e ujin kristal të maleve e pyjeve të Shqipërisë. I nxitur edhe nga isharetet e gruas së vet, pasi bëri qefin tamam e disi çakërqejf, kërkoi të flinin.


Ranë dakord të gjithë. Oda e miqve ishte gati, krevati ndritëte nga çarçafët e bardhë dëborë e nga velenxet e bëra me avlëmëndin e Dhorkës. Mirëpo për doktorin e famshëm,të flinje ishte gjë e thjeshtë. Një si kotkë në grykë nuk po e lejonte të shtrihej për të fjetur. Si mund të flinte ai i qetë pa u sqaruar për vojtjen që kishte hequr i shkreti djalë i Dhimos para se të jepte shpirt? A kishte patur dhimbje të pa durueshme, a u mundua gjatë?! Këtë merak doktori ia zbrazi Dhimos i cili po e shoqëronte në odën e miqve për të fjetur. Dhimoja e pa me kujdes mikun dhe, për të mos e prekur në sedër, i tha me buzën në gaz:

-Fli i qetë tani, nesër kemi kohë e bisedojmë.

-S’ka gjë jo, vetëm një fjalë dua të më thuash...

-Ai djali që të shërbente sonte gjatë gjithë kohës e paska shkruar nga perëndia që të jetojë gjatë - tha Dhimoja duke plotësuar dëshirën e mikut.

Mjeku u shastis, mbeti me gojë hapur.

Ai? Ai!? Po pse nuk ma the që në fillim këtë gëzim o miku im- pyeti i habitur Sokrati.


Gjatë natës mjekut i pulsonin në tru shumë mendime e pyetje të çuditëshme. Nuk i kishte ndodhur kurrë gjatë punës së tij si mjek në Greqi, Vjenë a kudo gjetkë nëpër botë, që të mos parashikonte ecurinë e sëmundjes së pacientit që vizitonte e kuronte. Ky ishte rasti i vetëm, unikal, mbase, edhe për kolegë të tjerë të tij. E quante dështim dhe mediokritet parashikimin që kishte bërë për sëmundjen dhe, rrjedhimisht, për jetën e djalit të Dhimos.


I dukej sikur jeta i kishte vënë si kusht pabesinë ndaj vetvetes! Nga që gjumi e zuri afër mëngjezit, u ngrit nga krevati në mesditë. Të parën gjë që kërkoi ishte takimi me djaloshin Sotir. E shikonte e nuk u besonte syve. Edhe një herë po i thoshte vetes: “Është rrast tepër, tepër i rrallë që ka bërë vaki në përvojën time të gjatë si mjek! Si mund ta shpjegoj mrekullinë që ka ndodhur kur njeriun që e përcaktova pa shpresë shpëtimi qind për qind para gati dy vjetëve, ja ku e kam përballë meje? Është ky, djali azgan,që po më shikon buzagas e po e shikoj i lumtur, i përmallur

por edhe fajtor pa faj. O zot i madh, vetëm ti mund të bësh çudira të tilla!” Monologu me veten e shndrroi doktorin para djaloshit si një njeri të dalldisur pas diçkaje që nuk e ka njohur më parë. E mblodhi veten mjeku Sokrat dhe mori mënjanë djaloshin. Filloi pyetjet. Donte ta testonte. Pyetja e parë që bëri lidhej me agjendën ditore të djaloshit,veprimet që bënte ai gjatë ditës, çfarë hante, çfarë pinte, lëvizjet që bënte, kur flinte e kur zgjohej. Dhe djali i tregoi mjekut veprimet ditore të tij fije e për pe’.


Sotirit i pëlqente vetmia. I donte këngët popullore, pëlqente meloditë barirore, cicërimat e zogjve, kënaqej me brymën po edhe me vesën, s’kishte të ngopur me aromën e tokës pas shiut. Çdo mëngjes vërdallisej ulicave të selishtes pranë shtëpisë, shkonte pranë prroit me ujë brisk të ftohtë. I shijonte kërcejtë e njomë të manaferrave,gorricat e kullumbritë, cepinjtë qumështorë të luadheve.

Ëmbëlsirën s’para e kishte qejf, thartirën po, ia donte shpirti.Kjo ishte arsyeja që ai, pa zbardhur mirë dita, fshehurazi s’ëmës- ajo nuk e lejonte të futëte gjë prej gjëje në gojë pa pirë gotën e qumështit e kokrrën e vezës- zbriste shkallët e bodrumit e, si hapte rubinetin e kadeve të armesë, mbushte një sapllake plot dhe e pinte atë esëll si i babëzitur. Kënaqej jashtëzakonisht me shijen e lëngut të armesë.

Në këtë pikë të rrëfimit mjeku ia nguliti mirë sytë fytyrës së djaloshit. Pyeti:

-Po sot a egziston ai but me arme?


-Lakrat kokë janë po lëngu i armesë është gati në mbarim-u përgjigj Sotiri. Unë u jam lutur prindërve e motrave të mija që në butin që preferoj unë të mos venë dorë. Ata nuk ma trazojnë butin që preferoj. Është prona ime-përfundoi përgjigjen duke qeshur djaloshi Sotir.


Mjeku nuk e bëri të gjatë. Me djalin për dore zbriti me shpejtësi shkallët e bodrumit. Hapi me pa durim kapakun e butit të madh dhe nxori prej andej të gjitha kokrrat e mëdha të lakrave të pa coptuara. Filloi tok me djalin t’i xhvoshkëte gjethe pas gjethe të cilat ishin fletë të mëdha, gjitha lakrat. Pas disa minutave punë, të dy panë, jo pa habi, një gjarpër mbështjellë kutullaç pas fletës së brëndëshme në të gjithë perimetrin e kokës së lakrës. Mjeku i hodhi krahun në qafë djaloshit Sotir dhe i tha: “Helmi i këtij gjarpëri, përzierë me lëngun e armesë ku ka edhe kripëra të llojeve të ndryshme të ka shpëtuar jetën nga sëmundja e rrezikëshme, pa shpresë shpëtimi, që ke patur, o biri im i mirë!. Mund të jetë edhe kombinimi i këtij lengu të armesë me barishtet, kërcejtë e bisqet e njomë, frutat e perimet që ke ngrënë vazhdimisht, por ta dish kryesori ka qënë ky, lëngu i armesë, helmi i gjarpërit që ai ka patur brënda. Mos harro djalosh se kjo çudi, përveç fatit, ka arsye biologjike. Vetë jeta është sekret fiziologjik”


Sotiri dëgjoi për herë të parë që paska patur sëmundje të rëndë. Atij askush nuk i kishte treguar për këtë sëmundje. E dinte që vuante, që kishte patur dhimbje të tmerrshme, të pa durueshme herë pas here, por nuk e pandehte kurrë se jeta e tij, varej në fije të perit, se ajo kishte qënë kaq shumë e rrezikuar. Ja, tani sapo e dëgjoi nga goja e mjekut të famshën, mikut të babait të tij.Vetëtimthi i shkoi mëndja tek simboli i farmacive, kudo në botë: Një kupë rreth së cilës përdridhet gjarpëri me gojë hapur që kullon helm në brëndësi të saj...

 

Fiqri Shahinllari

 

 

Friday 18 February 2022

PETRO LABOVITI, AGRONOMI I TALENTUAR I DY SISTEMEVE

- Puna dhe përpjekjet e tij na mësojnë sesi të krijojmë një jetë më të mirë e të sigurtë, për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë.


nga:  Koço MOSKO

Agronom i Mbrojtjes së Bimëve

Boston, MA - SHBA

 

Petro LABOVITI
(1912 - 1977)
Jeta e një agronomi në Shqipërinë e prapambetur ka qenë shumë e vështirë, e mbushur plot sakrifica, por edhe me kënaqësinë e veçantë që ka ky specialitet, falë fryteve të punës.  Aktiviteti i agronomit ka të bëjë me ushqimin dhe mirëqenien e një populli të tërë. Si në periudhën e Monarkisë Zogiste, ashtu dhe në atë të ashtuquajturën socializëm, një specialist i mirë dhe i përkushtuar bujqësie, ndikonte dukshëm në të ardhurat, në nivelin e jetesës dhe ushqimin e njerëzve. Kështu ata u bënë njerëzit më të dashur e të respektuar nga të gjithë. Një i tillë, shumë i veçantë, ka qenë edhe agronomi i talentuar dhe njeriu i mirë, Petro Laboviti. Të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të, flasin me dashuri e respekt, me fjalët më të zgjedhura e më të mira.  Kam qenë gjithmon i mendimit se njerëz të tillë apo praktika të mira bujqësore duhen evidentuar e shkruar sepse përbëjnë historinë, bazën e traditave tona të mira në bujqësi dhe shërbejnë si frymëzim e përvojë e vyer për brezat. 


Familja Laboviti


Petro ishte vëllai më i vogël i tre vëllezërve e dy motrave. Vëllai i parë ishte doktor Vasili i Madh, siç e quanin në Gjirokastër, Vasil Labovitin, “Nderi i Qytetit”.  Doktor Vasili në Gjirokastër, gjatë luftës antifashiste ishte kthyer në një legjendë. Duke qenë se ishte shkolluar në Austri dhe njihte gjuhën gjermane, ai ndikoi me autoritetin dhe opinionin e tij tek komandanti i forcave gjermane për të ndalur gjakderdhjen dhe masakrat mbi njerëzit e pafajshëm të Gjirokastrës. Doktori e kishte pasur shok universiteti në Grac  komandantin gjerman.  Për këtë ka shkruar në mënyrë letrare Ismail Kadare tek romani “Darka e Gabuar”, ndërsa një portret më të plotë të tij na e ka dhënë inxhinieri Shpëtim Emiri në librin e tij “Përmendorja e munguar”. 

 

Familja Laboviti ishte një nga familjet e mëdha fisnike gjirokastrite.  Në vitet 1960 kam banuar shumë afër shtëpisë së Labovitëve, në lagjen Varosh. Kujtoj se që nga shtëpia e tyre, sjelljet në lagje e kudo, kjo familje të imponte respekt e nderim. Origjina e tyre ishte nga fshati Labovë e Kryqit, mbiemri i tyre i hershëm ishte “Çavo”. U shpërngulën për shkaqe që nuk dihen mirë dhe në shekullin e 19-të ishin të vendosur në fshatin Dhuvjan të Dropullit. Dashurinë që kishin për fshatin e origjinës së tyre e ruajtën fort tek mbiemri, ashtu si shumë shumë patriotë të tjerë në ato vite.  Petro lindi më 14 qershor të vitit 1912 në Dhuvjan. Gjyshi dhe babai tij në atë periudhë punononin në Gjirokastër. Gjyshi i Petros, Filipi, ishte kryetar i Gjykatës së Apelit, baba i tij, Telemaku, punonte mjek dhe drejtor i spitalit në Gjirokastër. Të dy, si gjyshi dhe i ati, kishin studjuar në Stamboll, Athinë dhe Paris. Prej andej kishin sjellë frymën liberale, iluministe e përparimtare të qarqeve intelektuale të atyre shteteve, dashurinë dhe respektin për njerëzit. Ndërsa nëna e tyre, Aretia vinte nga një familje tjetër e madhe gjirokastrite, e Hidajve. Me këtë edukatë dhe kulturë elitare u rritën dhe u edukuan vëllezërit Laboviti.

 

Vitet e Shkollimit

Në vitin 1920 familja Laboviti shpërngulet e tëra në qytetin e Gjirokastrës ku Petrua kreu shkollën fillestare 6-vjeçare, sot shkolla “Koto Hoxhi”. Në vitet 1927-1932 mbaroi studimet në shkollën e mesme në qytetin e Korfuzit të Greqisë. Këtu Petrua u shqua për rezultate të mira jo vetëm në mësime, por edhe në aktivitete sportive si në not e futboll. Ai përfaqësonte shkollën e tij gjatë kampionateve lokale të futbollit. 

Në vitet 1932-1936, Petrua mbaroi studimet në Fakultetin e Agronomisë pranë Universitetit Nancis të Francës ku u diplomua inxhinier-agronom. Studimet i përfundoi me rrezultate të shkëlqyera. Në përfundim të studimeve pati oferta për t’u punësuar në vendet ku kishte kryer praktikat mësimore universitare si në Francë dhe në Gjenova të Italisë.  Petrua vendosi të kthehej në Shqipëri, ashtu siç kishin bërë më parë i ati i tij, Telemaku dhe vëllai i madh, Vasili. Theksojmë se shpenzimet për studimet e tij shkollore e universitare i përballonte familja nga buxheti i vet.

 

Në vitet e shkollimit Petrua nuk i shkeputi kurrë mardhëniet me shokët e tij të vendlindjes në Dhuvjan dhe atyre të lagjes Varosh e Palorto në Gjirokastër. Që nga kjo periudhë tek Petrua lindi dashuria për njerëzit e thjeshtë dhe natyrën. Ai shkrihej në mes tyre spse donte ta jetonte jetën në të tëra dimensionet e saj, materiale, intelektuale dhe shpirtërore.  Në pushimet shkollore gjatë verës në vitet 1930, Petro aktivizohet lojtar në ekipin e futbollit të klubit “Shqiponja” të Gjirokastrës, sot klubi sportiv “Luftëtari”.  

 

Agronom në Shkodër e Lezhë 

 

          Në vitin 1937, me mbarimin e studimeve, prej Monarkisë së mbretit Zog, Petrua emërohet agronom në Shkodër dhe në vitin 1938 transferohet në Lezhë, ku punoi deri në fund të vitit 1941. Jo rastësisht atë e dërguan në një zonë bujqësore siç ishte Zadrima, me tradita të hershme në kultivimin e bimëve, por edhe me probleme të shumta të kohës. Kjo zonë në atë periudhë kishte shumë nevojë për një agronom të përgatitur siç ishte Petrua. Për aktivitetin e tij nuk kemi dëshmi nga njerëz e bashkëpuntorë, por kemi shënimet e detajuara që ai ka lënë pas, si një intelektual me kulturë perëndimore. Për një agronom të ri të sapodiplomuar në këtë rajon bujqësor, ku shkenca kishte depërtuar pak ose aspak, punët ishin të shumta. Kryesisht, në mënyrë tradicionale, ose primitive, kultivoheshin vreshta, misri, gruri, duhani, ulliri, perimet, etj. Puna duhej filluar në themel, nga sistemimet e kullimi i tokave, me plugimet cilësore; duhej shtuar mekanika, duhej të përzgjidheshin farërat e fidanat më të mira vendase e të huaja, etj.  

 

Sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve në atë kohë jo vetëm në Zadrimë, por kudo në Shqipëri, bënin kërdinë. Në vreshtari, ku kjo zonë shquhej më shumë, dëmprurëse e shkatërruese ishin filoksera, vrugu, tënja dhe hiri, të ardhura në Europë prej kontinentit amerikan, aty nga pjesa e dytë e viteve 1800.  Në Shqipëri këta dëmtues nuk njiheshin ose njiheshin fare pak, e aq më keq masat e luftimit të tyre. Në shënimet e Petros vërejme se ai është marrë shumë me këto probleme dhe doemos me përgatitjen e lëngut bordolez. Problem të veçantë përbënte edhe urthi i grurit, ndryshku, etj. Përveç punës së tij arë më arë e shtëpi më shtëpi Petrua për këto probleme organizoi shumë kurse të shkurtra ditore deri dhe 6-mujore për trajnimin e bujqëve vendas duke aplikuar teknikat shkencore agronomike më të mira të kohës që ai kishte mësuar në universitet dhe literaturën shkencore të kohës që kishte në dispozicion. 

 

Ai ishte i pakursyer e i gjithanshëm në ndihmesën që u jepte bujqëve e komunitetit vendas. Çdo gjë që bënte, e kryente me pasion e dashuri. Së bashku me intelektualë të tjerë organizoi fushata për edukimin shëndetsor dhe higjienën personale si dhe veprimtari të ndryshme artistike e sportive për të gjallëruar jetën shoqërore e kulturore. Organizoi edhe disa shfaqjeve teatrale artistike për banorët e qytetit të Lezhës. Ishte një njeri i thjeshtë dhe i dashur për bujqit, respektohej nga të gjithë. Organet lokale të pushtetit në Lezhë si dhe Ministria e Bujqësisë së asaj kohe, e vlerësuan punën e këtij agronomi të ri, shumë energjik dhe të gjithanshëm. 

Pavarësisht dëshirës së madhe, pasionit për punët agronomike, lidhjeve, njohjeve e miqësive të shumta që kishte krijuar në Lezhë, jeta larg familjes po i vështirësohej sepse vendi kishte hyrë në Luftën e dytë Botërore. Në fund të vitit 1941 mori vendim të kthehej pranë familjes në Gjirokastër. Në vitin 1942 Petro fillon punë sërisht si agronom i Prefekturës së Gjirokastrës të cilën e ndërpreu në fund të vitit 1943 për shkak të ashpërsimit të luftës. U shkëput nga punët në veri, Shkodër e Lezhë, po jo nga të gjitha. Petrua atje kishte lënë gjysmëne tij, Jorgjinë, shkodranen fisnike, gjimnazisten e bukur që i kishte rrëmbyer zemrën. Ajo do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës.  Në shtator të vitit 1942, pavarësisht pasigurisë e luftrave, dasma nuk u ndal, ajo u bë sipas traditave e zakoneve fisnike shqiptare, lunxhiote.  Ata krijuan një familje të shëndoshë. Lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan një vajzë dhe një djalë, Erietën dhe Viktorin. 

Familja  Petro Laboviti( Foto e parë në vitin 1940 të fejuar dhe
në vitin 1970 me femijët: Viktorin dhe Erietën

Agronom në Gjirokastër

Lufta e Dytë Botërore solli shkatërime të mëdha. Shqipëria doli nga kjo luftë në një gjendje shoku, tepër e drobitur dhe shumë e mjeruar.  Bujqësia ishte shpresa që mund të bënte diçka për rimëkëmbjen e shpejtë, përmirësimin e kësaj varfërie e urie të tejskajshme që kishte pllakosur qytete e fshatra.  Petrua u angazhua që në ditët e para të çlirimit në misionin e tij fisnik e jetësor, në sigurimin e ushqimit të përditshëm për njerëzit e varfër e të uritur.  Fillimisht u emërua përgjëgjës i ekonomisë në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit të Gjirokastrës dhe më pas Kryeagronom i Qarkut dhe Rrethit; detyra këto që i mbajti deri në vitin 1957.  Në vitin 1951, kur u krijua Instituti i Lartë Bujqësor në Kamëz, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës, Petrua u thirr për të marrë pjesë në stafin akademik. Nuk pranoi edhe kësaj radhe sepse ndjente që në rrethin e Qarkun e Gjirokastrës kishte shumë punë për të bërë për bujqësinë. Ndryshimi sapo kishte filluar. 

 

Ndodhën shumë ndryshime politike e shoqërore, të paparashikuara. U ashpërsua në kulm lufta e klasave “ndaj borgjezëve të qytetit dhe kulakëve në fshat”.  U tjetërsua prona private dhe u formuan kooperativat bujqësore skllavëruese. Megjithë qëndrimin e tij prej patrioti e intelektuali të ndershëm si dhe kontributin që i kishte dhënë Lëvizjes Nacional-Clirimtare, Petron, ashtu si dhe shumë intelektualë të tjerë nga shtresat e pasura, të cilët kishin studjuar në Perëndim, do ta ndiqte nga pas, tërë jetën e tij, hija e etiketimit “borgjez”, dhe ndonjëherë akoma më keq, frika e të dyshuarit për “sabotator”. Kjo sidomos nga persona të indoktrinuar, injorantë dhe ambiciozë, të ngritur në pushtet, “vlera” e tyre e vetme ishte hipokrizia, injoranca, intriga dhe servilizmi. 

Petrua iu përkushtua punës, me gjithë forcën e mendjes dhe të fizikut të tij për të përçuar në bujqësinë e rrethit dhe Qarkun e Gjirokastrës bazat e organizimit shkencor. Në kushte teje të vështira; më shumë në këmbë, në shi e dëborë, si agronom i vetëm në atë kohë, ai e përshkoi kryq e tërthor Qarkun nga Vurgu i Sarandës në Përmet, Pogon, Lunxhëri, Labëri, Zagori, etj… Siç mbajnë mend familjarët e tij, u ndesh me vapën përvëluese, llucën, mushkonjat, dhe shumë herë morrat, pleshtat e çimkat që i sillte me vete kur kthehej në shtëpi. Me gjithë këto vështirësi, ai qëndronte me ditë të tëra në këto zona midis fshatarëve të thjeshtë e të varfër, me ata që kishin shumë nevojë për mendjen e këshillat e tij agronomike. Ai kontriuboi dukshëm që ata të dilnin nga mizerja dhe gjendja e rëndë e urisë. Mjeku vetriner Sotiraq Paskali tregon:    

- Ato pak vite që punova me Petron mësova shumë gjëra prej tij, sidomos sinqeritetin dhe korrektësinë në punë. Ishte një specialist i kompletuar me kulturë perëndimore, i thjeshtë, punëtor i pa lodhur. E shikoje krahinë më krahinë, në çdo cep të rrethit, fushë apo mal.

 Ndërsa ish drejtori i shkollës së Mesme në Lazarat, Zija Basha kujton: 

-       Në arat tona Petrua mblidhte shpesh bujq nga Dropulli, Libohova, Suha Erindi, Mashkullora, Picari, etj. dhe u tregonte përvojën tonë bujqësore. E mbaj mend agronom Petro Labovitin si një burrë i hollë e i gjatë, i veshur gjithmonë me kostum e kravatë e me një pardesy gri. Kur ecte rrugicave të qytetit e në sheshin e Çerçizit respektohej e nderohej nga të gjithë si shkencëtar, intelektual e qytetar shembullor.

 

Punët e shumta që duhesh të kryheshin në bujqësi, ai i nisi me punimet bonifikuese, sistemimin e tokave, punimet e mekanizuara dhe sistemet e plugimit të tokave. Organizoi për këto probleme kurse e seminare me bujq e mekanizatorë.  Gjatë këtyre viteve toka nënkulurë u rrit me 47 përqind më shumë, në krahasim me vitin 1938.  Petrua si një specialist me kulturë perëndimore, rekomandonte përdorimin e faktorëve stimulues për bujqit. Për këtë, i kënaqur, ai shkruan në kujtimet e tij: 

  - “Viti 1950 karakterizohet jo vetëm nga shtimi i sipërfaqeve të bimëve industriale, por edhe nga zbatimi në shkallë shumë më të gjerë i udhëzimeve agroteknike si: afatet e mbjelljeve, përdorimi i plehrave, shërbimeve kulturale, etj. Kjo falë rritjes së çmimeve të blerjes së bimëve industriale, të cilat i shtynë bujqit të zgjerojnë sipërfaqet dhe të zbatojnë më mirë udhëzimet agroteknike”. 

 

Në kushtet sesi ndodhej atëherë Lugina e Drinos, ku kryesisht shtrihen tokat bujqësore të rrethit të Gjirokastrës, vëmendje të veçantë Petrua tregoi për kulturat bujqësore që i përmiresojnë dhe i pasurojnë tokat, si jonxha, tërfili, batha, etj.  Në shënimet e tij, ai shkruan: “Kultura e jonxhës para çlirimit pothuajse nuk njihej fare në këtë rreth”.

Agronomi Thanas Xhumba kujton:

  - Jonxha në Dropull nuk njihej. Petrua si specialist shumë i përgatitur, duke i njohur mirë kushtet e fushës së Drinos dhe të fshatrave të Dropullit, me tokën e sapomarrë nga reforma agrare, punoi fillimisht për të bindur fshatarët e fshatit të tij, Dhuvjan se jonxha është një bimë shumëvjeçare, kërkon pak punë e shpenzime, pasuronte e përmirësaonte tokat e siguronte ushqimin e blegtorisë.  Fara e jonxhës sillte të ardhura të mira për familjet e tyre.  U mbollën parcelat e para me hezitim e dyshime, por për pak vite u pa leverdia që kishte kjo bimë. Me shpejtësi u përhap në gjithë Dropullin e rrethin e Gjirokastrës”. Më pas jonxha në Dropull u bë një kulturë e rëndësishme në strukturën e mbjelljeve.  U krijua një ekotipi l veçantë dhe fara e saj kërkohej shumë brenda vendit dhe për eksport.

 

Probleme të shumta kishin drithrat e bukës si misri guri, etj. Imediate ishte se duhej bërë përzgjedhja e farërave me prodhimtari më të mirë si dhe të luftoheshin sëmundjet, dëmtonjësit e barishtet e këqia. Ai rekomandonte trajtimet me pesticidet e kohës, por dhe masa të tjera.  Këto udhëzime Petrua i përçonte tek bujqit e thjeshtë me kurse të shumta. Në vitin 1950 ai organizoi 68 kurse me mbi njëmijë pjesmarrës. Gjithashtu ai i propagandonte punët e stinës në bujqësi në shtypin dhe radjon lokale, shqip e greqisht. 

 

Duhani, një kulturë industriale me rëndësi ekonomike, sidomos me krijimin kooperativave të para bujqësore si: e Zervatit, Suhës, “A. Zenelit”, Nepravishtës dhe NB “M. Asqeri”, farishtet përbënin një punë të vështirë e të panjohur më parë. Ai, me durim duke zhvilluar seminare të shumta dhe herë-herë me lëvizjet e tij fshat më fshat e farishte më farishte, udhëzonte si të mbroheshin ato nga të ftohtit, vrugu, dëmtuesit, etj. Kishte ndonjë rast që e pësoje edhe me dështim, por duhet të dilje nga kurthet dhe marrëzitë e kohës. Ishte një periudhë kur dendur ishte në qarkullim fjala “sabotazh dhe dora e armikut”. Petrua dinte të argumentonte e sqaronte se kjo është një punë e vështirë shkencore, kërkon njohje dhe nuk kishte fare lidhje me sabotimet. 

 

Një degë tjetër e rëndësishme ku u përqendrua, ishte frutikultura. Përveç pemëve nëpër ledhet e kopshteve, arave e ndonjë vreshtë i veçuar, nuk kishte gjë tjetër. Vreshtat ishin zhdukur për shkak të filokserës, dhe nuk ishin ripërtrirë. Petro shkruan në kujtimet e tij:   

-   “Frutikultura në këtë rreth nuk ka qenë e zhvilluar për arsye të sipërfaqes së tokës së kufizuar.  Mungesës së interesimit nga ana e fshaterëve për ta zhvilluar atë në tokën që nuk e kishin të tyre si dhe mungesave të ndryshme materiale për të kryer shërbime kualitative dhe në kohën e duhur tek pemët ekzistuese”. Që në vitet e para ai iu përvesh punës dhe ngriti fidanishten frutore në Mashkullorë për të prodhuar fidana të kontrolluar, cilësorë nga llojet e pemëve dhe kloneve e ekotipet më të mira vendase e të huaja.  Në kooperativat si Suhë, Zervat, “A. Zeneli”, filluan të mbillen blloqet e para me pemë frutore e vreshta. Një rëndësi të veçantë për rritjen me shpejtësi të këtij sektori ai i kushtoi punës me shartime në pemët e egra. Punoi fort për kualifikimin e njerëzve, teknikëve të rinj për të kryer shartimet si dhe sigurimin e bazës materiale të nevojëshme, e cila mungonte për çdo fshat. 

 

Petro Laboviti ishte nga të parët, ose i pari agronom i lartë në rrethin e Gjirokastrës. Ai punoi me mish e me shpirt dhe hodhi bazat shkencore për një bujqësi moderne. I takon të vendoset në krye të Panteonit të shkencës bujqësore dhe njerëzve të shquar e me kontribute të veçanta në këtë rreth e më gjerë. Themi nga të parët sepse nuk kemi të dhëna të sakta për ndonjë tjetër. Agronom nga Gjirokastra ishte dhe Myzafr Kallajnxhi i cili i kreu studimet në Itali në vitin 1941, Abedin Çiçi po në Itali në vitin 1933. Një agronom i cili kishte studjuar edhe ai në Francë që në vitin 1836, ishte dhe filantropi i madh dhe krijuesi lojrave olimpike, Vangjel Zhapa nga Labova e Zhapës, por këta agronomë aktivitetin e tyre nuk e ushtruan në Gjirokastër.  Nga fundi i viteve 1950 në këtë rethin filluan të vijnë dhe agronomët e parë që dolën nga Instituti i Lartë Bujqësor, por dhe të tjerë që kishin studjuar jashtë shtetit si Genci Kutra që i kishte përfunduar studimet në Budapest, Hungari. Ai pohon:

  -Në atë kohë Petro Laboviti ishte agronomi i parë i lartë i rrethit, që solli të rejat e shkencës agronomike dhe i propagandoi ato në filllim te bujqit privatë dhe më pas në koooperativat bujqësore… Ne agronomet e rinj gjetëm tek Petrua profesorin tonë me të cilin konsultoheshim për çdo problem që hasnim vështirësi e që donim ta zgjidhnim…. Për mua ai ngelet një nga korifejtë e agronomisë shqiptare

 

Ndërsa Thanas Xhumba, nga agronomët e parë të ILB Kamëz, kujton: “E njoha agronom Petron që nga viti 1963. Ishte njeri i komunikueshëm, i thjeshtë. Bisedonte me këdo. Njeri i kulturuar, me sjellje për t’u admiruar. Si agronom i ri që isha në atë kohë, shpesh i kërkoja ndihmë për problemet e bujqësisë, por dhe për të tjera. Gjithmonë ishte i gatshëm për të dhënë këshillat e tij shumë të vyera për ne”.

 

Në ato vite mekanika bujqësore ishte e magët, por kishte filluar të hynte dalëngadalë në ekonomitë bujqësore.   Kërkohej propagandimi dhe vënia sa më parë në punë e paisjeve të reja si: plugjet, lesat, kultivatorët, makinat mbjellese e shirëse të cilat kërkonin njerëz të kualifikuar. Petrua ishte gjithmonë në krye të këtyre aksioneve.

 

Drejtor i Degës së Farërave

Nga janari i vitit 1957 dhe deri sa doli në pension, në vitin 1975, Petrua drejtoi Degën e Farërave në Gjirokastër, e sapo krijuar. Fara ka rëndësi primare për të siguruar rendimente të larta dhe cilësore. “Çdo të mbjellësh do të korrësh”- thotë populli.  Kush më mirë se ai do ta bënte këtë punë? Detyra tani që i shtrohej Petros për zgjidhje ishte të grumbullonte e të shperndante farëra nga më të mirat, të çertifikuara e të pështatura me kushtet klimateriko-tokësore, për të përballuar nevojat e rrethit dhe kërkesat e Ministrisë së Bujqësisë. Këto farëra duhet të kishin kapacitete më të  mira prodhuese, të ishin rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesave, me fuqi dhe energji mbirëse të lartë.  

 

U ndërtuan magazina të përshtatshme, laboratori dhe zyrat qendrore. Puna kryhej në dy drejtime: Shumimi i llojeve të reja që vinin nga qendra për ngastrat e farës në ekonomitë bujqësore dhe përzgjedhja e llojeve më të mira të vendit. Petrua, së toku me kolegët, bashkepuntorët e tij të palodhur, Mustafa Aliko, Daver Çipi, etj.  Lëviznin nga njëri fshat në tjetrin, nga njëra ekonomi bujqësore në tjëtrën, cep më cep të rrethit. Në vitet ‘60-të në ekonomitë bujqësore nga dega e farërave ndiqeshin rreth 860 hektarë të mbjella me farëra elite e superelite. Puna më voluminoze ishte me drithërat e bukës, duhanin dhe foragjeret. Sipas shënimeve të Petros në vitet 1950 në rrethin e Gjirokastrës, në zonën fushore mbilleshin mbi 30 lloje gruri, ndërsa në vitet 1960 u arrit të veçohen për mbjellje vetëm pesë lloje ose varjetetet më të mira. Përzgjedhja bëhej kalli më kalli. Në misër u punua për tipizimin e llojit “Mashkullora” i cili u përdor dhe si linjë babë në një lloj misëri tjetër për krijimin e një hibrid të ri. Kjo metotë përdorej për të gjitha farërat e kulturave bujqësorë që mbilleshin në atë kohë në rrethin e GJirokastrës.

 

Nuk mund të mos përmendim një nga punët më me pasion të Petros dhe kolegëve të tij, atë të prodhimit të farës së jonxhës. Përhapja dhe prodhimi i farës së jonxhës në Gjirokastër është meritë vetëm e Petro Labovitit. Për prodhimin e kësaj fare ai përpunoi një teknologji të veçantë. Fara prodhohej nga privatët ose ekonomitë dhe pastaj magazinohej në Degën e Farërave. Aty bëhej dekuskutimi, stadartizimi dhe ambalazhimi.  Fara më cilësore shpërndahej brenda ekonomive të rrethit, ndërsa tepricat ndaheshin në rrethe të tjerë, ose shkonin për eksport.

Duke kontrolluar ngastrat e farës

Agronom Laboviti e vlerësonte shumë pjalmëzimin e bimeve me anë të bletëve, veçanërisht në jonxhishte. Vendosja e 4-5 koshereve me bletë për një ha me bimë që kërkojnë pjalmëzim të kryqëzuar, prodhimi rritet 3 herë më shumë. Ai luftoi për të kufizuar trajtimet me pesticide gjatë lulëzimit të bimëve. Gjithashtu rekomandonte të përdoreshin pesticide paqësore për bletën. Ai studjonte vazhdimisht dhe kishte një literaturë të gjerë në përdorim, sidomos në gjuhët fërngjisht dhe italisht. U bë nismëtar për themelimin e Shoqatës së Bletërritëseve gjirokastritë, ku organizonte mjaft biseda e leksione shkencore duke ndihmuar për shtimin e numrit të tyre si dhe prodhimin e mjaltit me cilësi. Për herë të parë në ndërmarjen e NIL Prodhimeve ngriti repartin e prodhimit të koshereve moderne të cilat i shpërndau tek bletërritësit.  

    Kolegët dhe  bashkëpuntorët e tij të ngushte  i deshte pa masë,  por dhe ata e donin përmendim: vëllezërit Ali e Ziver Sino, Ziver Selimi, Genci Kutra, Spiro Gushi, Nuri Kokalari, Thoma Spiri, etj.  Petro dinte të mbante dhe një shoqëri të zgjedhur intelektualësh. Gazetari i spikatur sportiv, i ndjeri Sokrat Papadhopulli tregonte se Petrua ishte një tifoz futbolli, meqë e kishte luajtur edhe vetë këtë lojë.  Ja si e kujtonte Sokrati: 

  - Mblidheshim gjithmonë tek zyra e Anastas Bozhorit në pazar me Rustem Çelën, Vaso Cicon, Miço Kagjinin, Koço Qendron, Astrit Zekon, doktor veteriner Vasil Zhupën, etj. ku diskutonim gjatë për sportin, por edhe për probleme të tjera sociale. Një tjetër pasion i tij ishte gjuetia ku ai kalonte kohën e lirë. Sportin e gjahut e kishte ushtruar qysh nga vegjëlia.

 

 Familja e Petros  me familjet e tjera te specjalistave te bujqesisë të Rrethit Gjirokastër
 duke festuar së toku, ne vitet 1971.  
Dallojme aty: Nuri Kokalari, Thoma Spiri, Jani Bita, etj. 
(Një foto e shkrepur nga Petro Laboviti.) 


 Si përfundim

 

Agronom Petro Laboviti ishte një intelektual i shquar, lindur e rritur në një familje patriote, të gjithë me shkolla të larta, kryesisht jashtë vendit, kudo ku ka shërbyer, ka lën gjurmë të arta. Motivi i tij: të përmijrësoj në maksimum ushqimin dhe cilësinë e jetës të gjithë popullit. Ndihmoi shumë bujq të varfër në kohën kur ishte shpallur zia e bukës.  Me këshillat e tij i mësoi si të kryenin punë sa më produktive në arat e tyre, si të luftonin sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve që ishin të pamëshirëshme në atë kohë. “Ta merr bukën nga lëmi” thuhej shpesh nëpër familjet e varfëra.  Ai ndihmoi shumë bujq të dilnin nga varfëria, shpëtoi shumë jetë njerëzish nga uria. Në ceremoninë e tij mortore morën pjesë mbi 1500 njerëz, nga Saranda, Përmeti, e gjithë krahinat e Jugut. 

 

Inxhinieri-agronom Petro Laboviti ishte një njeri i mirë, i fisnikëruar e i thjeshtë. Jetën e tij ia kushtoi shkencës dhe agronomisë, në dobi të njerëzve, pavarësisht sistemeve shoqërore që ai kaloi. Puna dhe përpjekjet e tij na mësojnë sesi të krijojmë një jetë më të mirë e të sigurtë nga hiçi, për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë. Jeta dhe puna e tij janë frymëzim në çdo kohë jo vetëm për Gjirokastrën ku jetoi e punoi me gjithë fuqinë e mendjes dhe të shpirtit të tij, por për gjithë Shqipërinë. 

 


Boston MA - SHBA

Shkurt, 2022



Thursday 17 February 2022

MENDIME DHE PROPOZIME PЁR ZHVILLIMIN E BUJQЁSISЁ DHE TЁ FSHATIT.


  nga Prof. Ass. Enver ISUFI

Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve 

dhe Bujqёsinё Biologjike

DURRËS

Po e shpreh qysh nё fillim tё kёtij shkrimi, se rezervёn mё tё madhe tё rezultateve positive  nё çdo fushё tё veprimtarisё njerzore, e gjejmё tek shprehja  filozofike popullore “Mat shtatё herё dhe pre njё herё”.

Kjo thёnie ёshtё edhe baza nga lindi demokracia e struturuar me institucione demokratike , e deri te parlamenti, i cili ёshtё organi mё i lartё ,ku mendohet se zotёron  etalonet e njesive matёse dhe peshuese. Nga cilёsia e kёsaj matjeje  dhe  peshimi, varet edhe vetё zhvillimi.

Kёtё thёnie po shreh nё vargje

“Mat shtatё herё dhe pre njё herё 

Dimёrin e bёn verё

Mat njё herё dhe pre shtatё herё

S’tё del pylli pёr tё bёrё njё derё “    

Kam rreshtuar disa mendime dhe propozime, tё cilat  lidhen me zhvillimin e bujqёsisё dhe tё fshatit shqiptarё.

Nuk do tё thotё se kёtё ide nuk gjenden nё dokumentat e zhvillimit tё bujqёsisё dhe tё fshatit, por unё mendoj se ka ardhё koha tё strukturohen problemet dhe tё diskutohet shumё mё gjatё se sa deri tani. Nevojitet njё diskutim mё i gjatё dhe profesional pёr pёrparёsitё sipas radhёs sё punёve. 

Tani le ti rreshtojmё ato qё unё i konsideroj pika tё forta me ndikime positive  disa planёshe.

1. Qeveritё dhe Parlamenti Shqiptarё, nga viti nё vit tё  miratojnё pёr bujqёsinё dhe zhvillimin e fshatit(qё nё e thёrrasim zhvillim rural) ,njё shtesё buxheti vjetor  nga 1 %  e GDP-sё.Kjo brenda  pesё-gjashtё vitet e ardhshёm  tё arrinjё 7%, nga rreth 2 %  e GDP-sё qё ёshtё sot.Brenda pak viteve bujqёsia , turizmi dhe agroturizmi sёbashku ,do tё japin rreth 35 % tё GDP-s kombёtare.

Tё kёnaqurit me tregjet plot,  dhe me largimin e krizёs ushqimore, i ka bёrё Qeveritё tona,tё mendojnё vetёm pёr momentin , dhe jo pёr pasojat  ekonomiko-sociale tё mungesёs sё njё bujqёsie tё zhvilluar me tё gjitha elementёt e infrastrukturёs sё saj.

Shqiptarёt e dinё qё njё ditё treni Europian do tё vijё ti marё nё ” stacionet” tona, por kur treni vonohet me vite e dekada pёr tё ardhur  , njerёzit nuk presin dhe largohen e largohen nga Shqipёria.

”Europёn ta ndёrtojmё kёtu”, dhe jo ta gjejmё  nё ato vende  ku kemi eksportuar dhe  po eksportojmё  forcat fizike dhe intelektuale tё kombit.  Shumё element tё kёsaj Europe, tashmё i kemi ndёrtuar nё Shqipёri, problem shtrohet qё tё element tё tjerё tё rinj, nuk presin mё vonesa , ndryshe humbasim edhe ata qё kemi arritur.

2. Ministria e Bujqёsisё, nёn shembullin e Komisionit tё Ekspertёve pёr mirёmenaxhimin e Pandemisё globale COVID 19, mund tё krijojё njё komision tё ngjashёm konsultues.

Ky komision ekspertёsh, kontribon me ide nё reformat dhe ligjet ,tё cilat pёrgaditen pёr zbatim  nё fushёn e bujqёsisё dhe  tё mjedisit.

Nё lidhje me inputet e bujqёsisё, do ishte mirё qё tё hartohej njё listё e Produkteve pёr Mbrojtjen e Bimёve (PMB),  si dhe plehra organikё tё prodhuara nga industria, tё cilat janё miqёsore me mjedisin.Vetёm kjo listё e hartuar nga njё grup ekspertёsh tё lejoheshin tё futen nga importi pa tarifё doganore. Me dёshirёn e mirё , Qeveria , i hoqi kёto tarifa doganore, por tregtarёt nuk reaguan nё uljen e çmimeve tё shitjes tek fermerёt.

Mbase me farёrat dhe fidanat, mund tё ishte pak mё ndryshe ; mund tё lihej tё paguahej vetёm gjysma e tarifёs doganore, me idenё qё tё nxisim sipёrfaqet  e mbjella.

3. Institucionet shkencore tё Ministrisё sё Bujqёsisё, tё cilat  para vitit 2006 mbanin statusin “Institute”, qё nga ai vit e deri me sot mbanjё statusin “Qendra tё Transferimit tё Teknologjive Bujqёsore (QTTB) “.Le tё marin pёrsёri statusin “Institute”, dhe tё fillojnё  edhe rinovimin e tyre  me ekspertё tё rinj  me cilёsi tё mira profesionale.Njё ligj pёr shkencёn bujqёsore, dhe njё buxhet mё i arsyeshёm pёr shkencёn nё bujqёsi , lipset tё meren nё konsideratё.

4. Tё rifillonte botimi i revistёs “Bujqёsia Shqiptare»., si njё botim i Ministrisё sё Bujqёsisё.Botimi i saj u ndёrpre nё vitin 2010.Medja eletronike, dhe rrjetet sociale , nuk do ta zёvendosojё kurrё librat dhe revistat e shkruara.Ato janё edhe histori, janё arshivё.

5. Qeveria mendoj se duhet tё hartojё njё strategji pёr  transformimin e bujqёsisё shqiptare drejt bujqёsisё biologjike «Bio Albania» Bumi turistik i sotёm, do njohё kulme tё reja, sidomos me zgerimin e aeroprteve shqiptare.Koncepti «Pёr njё Shqipёri me ushqime biologjike dhe mjedis tё shёndetshёm» ёshtё njё proces i gjatё: sa mё shpejtё tё filloi tё zbatohet, aq mё e shkurtёr do tё jetё koha kur ky realitet do tё preket nga konsumatori vendas dhe ai i huaj.

6. Mendoj se duhet deversifikuar ekspertiza duke pёrfshirё ekspertёt privat, dhe  ato tё angazhuar nё organizatat jo qeveritare. Hartimi i njё data baze me emrat   e ekspertёve sipas fushave   ekspertizёs, ekspertё tё cilёt do tё ishin  njё burim konsultimi dhe   projektesh nё zbatim tё politikave kombёtare bujqёsore.Koncepti parneritetit Shtet-Privat duhet tё zbatohet edhe nё ekspertizat e vogla, jo vetёm nё projektet e mёdha.

7. Kontrata e Ministrisё sё Bujqёsisё me studentёt mё tё mirё nga Universiteti i Bujqёsisё, qysh nё vitin e tretё dhe tё katёrt tё studimeve, do tё krijonte njё gjeneratё tё re ekspertёsh qё do tё shёrbenin nё rangjet e larta tё administratёs , stafeve tё bashkive, stafeve tё institucioneve shkencore tё bujqёsisё, etj.Me kёto studentё ,  nё kontrata tё vendosёn kushte,  qё tё paktёn 3- 4 vite , nuk do tё lejohen tё largohen nga vendi, pas kёsaj periudhe , le tё bёjnё çfar tё duan.Kjo krijon vazhdimёsi tё administratёs me specialistё me nivel tё mirё profesional.

8. Tё krijohej tё paktёn njё shkollё bujqёsore e tipit perendimor, e cila tё pёrgadisё njё menaxher tё kompletuar, tё ekonomisё bujqёsore private ; menaxherё tё prodhimeve bujqёsore ekologjike ,  tё mjedisit, agroturizmit, hotelerisё, gastronomisё ,pejsazhit bujqёsorё etj. 

9. Ringritja e Qendrёs sё Informacionit Bujqёsor, me shtypshkronjёn e saj, ku tё botohen qё nga flёtёpalosjet e deri revistat, librat, katallogjet e manuale,e postёra.Kjo qendёr tё specializohet pёr pёrgaditjen e viodiove dhe DVD-ve profesionale pёr shёrbimin kёshillimor dhe vetё fermёrёt.

Shqipёria ka njё sipёrfaqe toke , sa njё firmё e madhe nё vendet e zhvilluara, dhe s’ka pse tё coptojё informacionin bujqёsorё.Kjo qendёr do tё standartizojё cilёsinё e informacionit, dhe do tё presё rrugёn amatorizmit  nё kёshillime , tё cilat sot  lulёzojnё  kudo.

10. Ngritja e njё rrjeti tё qёndrave tё prognozё -sinjalizimit nё mbrojtjen e bimёve me aparatura elektronike, duke pёrfshirё nё menaxhimin e tyre kryesisht tё  rejat dhe rinjtё. Nё kёtё kuadёr edhe toka bujqёsore ti nёnshtrohet analizave pёr lёndёt ushqyese, me synimin e plehёrimit shkencorё tё tokёs dhe tё bimёve  dhe mbajtjen nёn kontroll  nga mbetjet kimike nё tokё, ujra dhe produktet bujqёsore.

11. Organizimi i takimeve kombёtare tё pёrvitёshme, ku tё analizohen nё detaje prodhimi i bimёve kryesore.Psh Konferenca kombёtare «Ulliri, 2021», ose» Perimet, 2021», «Frutat 2021»; e pёr çdo vit kёshtu.

Nё kёto takime , bimёve kryesore u  analizohen nё tё gjitha praktikat agronomike, qё nga fara, fidani, kultivarёt, zonat e mbjelljes, pёrdorimi i plehrave, mbrojtja e bimёve, marketingu, infrastruktura pёrpunuese, mbёshtetja financiare nga shteti dhe nga  projektet, shёrbimi kёshillimor, studimet bazё dhe ato tё zbatueshme nё nivel ferme, mbullimi me literarturё dhe nga medjat elektronike etj.

Takime tё tilla vёnё nё lёvizje tё gjithё zinxhirin e vlerave shkencore, qё nga Universiteti ,institutet e Ministrisё sё Bujqёsisё ,e deri nё nivel ferme.

12. Njё herё nё katёr vjet tё organizohen Kongreset e Bujqёsisё dhe Zhvillimit tё Fshatit, nё tё cilёt analizohen aktualitetet dhe pёrspektivat e zhvillimit tё bujqёsisё dhe fshatit shqiptarё.

13. Nё çdo Bashki, nё sheshet e tyre kryesore tё zhvillohet tregu bujqёsor, fillimish njё herё nё muaj, mё vonё njё herё nё javё dhe kur tё jetё krijuar infrastruktuara e kёtij tregu mund tё zhvillohet nё  2 ose 3 ditё tё javёs , deri nё njё orё tё caktuar, ashtu siç ndodh prej vitesh nё sheshet e ngashme tё qyteteve tё vendeve europiana.

14. Bashkitё kryesore tё ndёrtojnё qendrat e tyre tё Panaireve Bujqёsore, dhe jo vetёm bujqёsore,  ku tё demonstrohen  prodhimet dhe zhvillimet  e reja teknologjike   tё perspektivёs.

15. Nё lidhje me sistemet e bujqёsisё, tё hartohen strategji kombёtare pёr shmangien  graduale  tё bujqёsisё sё zakonshme (konvencionale) dhe kalimin plotёsisht nё bujqёsi tё integruar dhe  nё atё biologjike.Njё plan i tillё veprimi shkallёzohet nё objektiva , tё cilat duhet tё arrihen brenda  5, 10, 15 dhe 20 vjetёve.

Vendet e vogla si Shqipёria, mirёqenien e qёndrueshme mund ta sigurojnё kur nё qendёr tё çdo reforme  vendoset “CILЁSIA E USHQIMIT DHE E MJEDISIT”. Kёto dy faktorё sigurojnё njё shoqёri tё shёndetёshme dhe tё qёndrueshme. 

Modernizimi i bujqёsisё kёrkon tё njёjtёn kujdes dhe investime , ashtu si kujdesi dhe investimet pёr mjeksinё.

Komisioni dhe Parlamentit  Europian, nё vitin 2021 mori njё vendim historik; prodhimi biologjik, nё  shtetet e BE-s , deri nё vitin 2030 tё katёrfishohet ; ose nga 8,5 % tё sipёrfaqes sё pёrgjithёshme bujqёsore qё ёshtё sot, tё arrinjё nё 25 %.

Kёtё nismё  tё  guximёshme  tё  BE-sё , e nxiti pandemia globale COVID 19, dhe ngjarjet  gjithnjё e mё rёnda tё motit tё shkaktuara nga ngrohja globale.

Kur vendet e industrializuara, qё kanё boll mallra tё tjera pёr nё treg, e marin kёtё inisiativё,  si duhet tё veprojё Shqipёria, ku bujqёsia , turizmi dhe agroturizmi kanё njё peshё shumё tё madhe nё ekonominё kombёtare, ?.Pikёrisht me reformat tё tilla , tё  cilat sigurojnё njё barazpeshё mes intereseve EKONOMIKE - EKOLOGJIKE – SOCIALE.

16. Ёshtё e domozdoshme tё ngrihet njё Institut Shtetёror  qё mund ta kishte emrin “Instituti Zhvillimeve Ekonomike Strategjike  ”Ky institute tё ishte nёn rrjetin e Instituteve tё   Akademisё sё Shkencave. Studimet e kёtij instituti do tё ndihmonin vendimarrjen pёr investimet e mёdha.

17. Burimet e reja tё naftёs dhe mineraleve tё tjera tё zbuluara tashti e mё vonё , pjesёrisht , ose plotёsisht tё ishin pronё e shtetit.

                                                  * * * * *