Sunday, 6 February 2022

LULËZIMI I INDUSTRISË SË DUHANIT NE LIBOHOVË DHE NEPRAVISHTË NE VITET 1800

Sipas librit "Studime Shqiptare" nga Dr. Johann Georg von Hahn (1811 - 1869)


përgatiti: Ing. Bexhet Çobani
Libohovë, Gjirokastër

Libohova shtrihet në shpatullat e vargmalit të lindjes (Bureto). Shtëpite e saj të mëdha dhe të nalta janë te shpërndara mes kopshteve me pemë. Pamja prej fushe ështe mjaft tërheqese. Në mes të fshatit ngrihet një kullë, në të cilën ka pas banuar Shanishaja e motra e Ali Pashës, e cila atë dhe pasurinë e saj ja la nipit të saj, Maliq Beut, i cili sot eshte më pasaniku i vendit. Ne Libohovë dhe në Gjirokastër ka hem popullsi muhamedane hem kristiane. Popullsia muhamedane e Libohovës dhe Nepravishtës është e lidhur ngushtë me Gjinokastritët nëpërmejt zakoneve, mënyrës së jetesës dhe partive politike.

Rugës nga Paleo- Episkopi e deri në Libohovë është një konglomerat Hanesh , Mejhanesh, Mullinj mielli , dhe punishte Duhani. Punishtet e duhanit qe gjenden ne Libohovë, Nepravishtë dhe në Selo janë nga më të mirat. Ne kohëra më të hershme kjo zejtari ka qënë më e lulëzueshme dhe prodhimet e saj shiteshin në Europë e gjer ne Azi. Në kohnat me te reja (1849) për shkak të ngritjes së punishteve te tjera ne Manastir , ne Greqi dhe rritjes së ndjeshme të paradokoheshme , ky prodhim ra kaq shume sa nga 25 punishtet e luginës, punojnë a nuk punojnë 4-5 syresh. Theksojmë se Hanet , Mejhanet, Mullinjtë e bluarjes për mielli , Punishtet e Duhanit dhe Dërstilat ( rahjen dhe larjen e rrobave të leshta ) ishin te vendosura Burimet e Peshkëpisë, Nepravishtës, dhe Libohovës në të cilën kalonte dhe ruga nga Janina ne Libohovë kalon urën e zonjës, të Kodhorcës për në Gjirokastër.

Teknologjia e përpunimit te duhanit pershkruhet , mbasi pastrohen nga damarët gjethet e duhanit, fermentohen e futen nëper thasë ( fermentimi zgjat 30 dite), pastaj thahen dhe bluen, sa bëhen si pluhur nëpër ca mokra druni me tokmakë hekuri. Zakonisht katër tokmake të ketillë vihen në lëvizje nga një rrotë uji, krahët masive dhe dy këmbë të gjata janë përgatitur në formë të një luge. Trysnia e ujit këtu si në të gjithë ujemarresate lindjes, shumohet tue ra e tue kapun nga disa hinka vertikale herë te rumbullakëta e herë katërkëndëshe, të përgatitura prej trungje drunjsh, a madje dhe prej guri te vendosura mundësisht sa me nalt. 

Në punishtet e duhanit apo në sharat , nga keto hinka nëpërmjet një vrime 8-10 cm, të shpume në mes të një trau , uji çohet ne krahun në forme luge të rrotës. Përkundra në themel te mullirit lindor te drithit është ideja e turbinës e cila kohët e fundit është futur me sukses ne Europe. Në këte rast rrota lëviz horizontalisht dhe përbëhet prej një mase spicash në formë luge, në të cilat uji nga hingat e sipërpërshkueshme përplaset anash me një kand, ku me shumë e ku me pak të preme dhe e vë atë në levizje. Mungon kështu qoshja e rrotës për të patur turbinë, sipas teorisë së re, 3-6 këmbë sipër kësaj rote uji e cila gjithmonë vendoset nën siperfaqe të tokës mbi një skelë ku janë vendosur mokrat prej të cilave ajo eshte ne krye lidhet me nje bosht vertikal hekuri me rroten e ujit dhe leviz kështu shpejt apo ngadalë sikundër edhe rrota e ujit.  

Një punishte duhani me katër havanë ne 24 ore jep 8-10 oke shpainol te imet i cili shitet me 8-10 piastra per oke, 7 oke duhan burnot krahasohet me 10 okë duhan gjethe. Në fushë bujqësia është në ate shkallë si e Greqisë, ku mbillet grure dhe miser . Bujqësia gjendet në shkallë primitive , sepse të mbjellurit e bimeve për bagetinë ështe shumë i pakët. Bagëtia e imët kullosin përjashta , bagëtia e trashë në kullotë dhe pak kohë në stallë, kuajt dhe gomerët sa kryejnë punët u lidhin këmbët e para dhe i leshojnë ne kullotë. Këtu popullsia punojnë toka të pakta dhe një pjesë shkojnë në kurbet se nuk kanë mundesi me jetue.
****************

Theksojme se në Nepravishtë kultivimi i duhanit vazhdoi edhe në vitet e kooperativës, po ashtu edhe mullinjtë dhe dërstilat.
Po përmendim mullinjtë që kanë qënë në Libohovë dhe Nepravishtë ku janë dhe gjurmët egzistuese dhe sot

NE LIBOHOVE
1. Mulliri te përroi i Panos
2. Mulliri i Safet Çomos
3. Mulliri i Hajro Gegës
4. Mulliri i Pando Zejnos( i vjetri)
5. Mulliri i Shaqo Labit
6. Mulliri te shtëpia e Pullo Isufatit
7. Mulliri i Çavo Kukumit
8. Mulliri i Zonjës
9. Mulliri i Dhoskës
10. Mulliri i Shorit në Dofti
11. Mulliri te Ura e Suhës
12. Mulliri te çentrali elektrik
NË NEPRAVISHTË
1. Mulliri i Teqesë te bregu i Teqesë
2. Mulliri i Çobanatëve
3. Mulliri i Kadros
4. Mulliri i Teqesë në Zmole
5. Mulliri ne Çahire
Ka dhe mullinj të tjere ku janë gjurmët per Mullinj, Punishtet e Duhanit dhe Dërstilat
Përgatiti : Ing Bexhet Çobani



No comments:

Post a Comment