Friday, 4 February 2022

KUJTESË PЁR BUJQЁSINЁ BIOLOGJIKE

Kёtё kujtesё tё shkurtёr po e prezantoj pёr ata agronomё , menaxherё qё nga nё Ministria e Bujqёsisё ,Bashkitё , Njësitё Administrative, e deri tek fermerёt, tё cilёt akoma nuk janё mjaftueshёm tё informuar me problematikat e bujqёsisё biologjike nё Shqipёri dhe prirjet e kohёs .

 


Përgatiti Prof. Ass. Enver ISUFI
Instituti Bujqësisë Biollogjike
DURRËS


Çёshtё bujqёsia biologjike/Organike/Ekologjike? Sipas Rregullores sё BE-s kёto terma janё sinonime.

 

“Bujqёsia biologjike ёshtё ai sistem bujqёsie, e cila pёrdor lёndё tё para tё listuara nё atё qё quhet “Lista positive”, pra e bazёs materiale si plehra, produkte tё mbrojtjes sё bimёve, farёra dhe fidana, tё cilёt lejohen tё pёrdoren nё bujqёsinё biologjike.

 

Bujqёsia biologjike ka standarde tё miratuara, tё cila sigurojnё mbrojtjen e shёndetit tё konsumatorёve, gjallesave tё dobishme, larminё biologjike dhe mjedisin nё pёrgjithёsi, si ujin tokёn, ajrin.

 

Nё bujqёsinё biologjike burime pёr ushqimin e bimёve dhe tokёs janё:

• Plehrat organike ,plehёrimi i gjelbёr, kompostimet e mbetjeve organike, plehrat organike qё prodhon industria etj

• Nuk lejohen plehrat kimike industriale tё zakonshme si Nitrat, Ure, Superfosfat. Kёto plehra prodhohen me burime tё tjera tё NPK (Azotit, Fosforit, Potasit /Kaliumit

 

Nё mbrojtjen e bimёve lejohet njё listё e gjatё insekticidesh, fungicidesh tё cilat nuk janё helmuese pёr shёndetin e njerzёve.

 

• Preparatet e pёr mbrojtjen e bimёve me bazё bakteriesh, kёrpudhash dhe virusesh, si dhe metodat bioteknike me feromone çorientuese tё çiftёzimit tё insekteve, janё disa nga metodat direkte . 

 

Metodat agronomike, gjithshtu janё pjesё e strategjisё sё mbrojtjes sё bimёve nё bujqёsinё biologjike.

• Nuk lejohet pёrdorimi i herbicideve

• Nuk lejohen farёra dhe fidana dhe kafshё tё ardhura nga modifikimet gjenetike.

 

Bujqёsia bio quhet e tillё, kur  çertifikohet nga ekspertёt e pavarur tё inspektim-çertifikimit.

 

Dokumenti qё vёrteton se produkti ёshtё biologjike ёshtё çertifikata e lёshuar fermёs nga trupa e çertifikimit, trupё, e cila paraprakisht duhet tё jetё e regjistruar nё Komisionin e Prodhimit Biologjik, pranё Ministrisё sё Bujqёsisё.

 

Termi “BIO” ёshtё edhe term juridik. Ky status mbrohet me ligj.

Keqpёrdorimi i termit “Bio”, shoqёrohet me sanksione, sepse konsiderohet si mashtrim i konsumatorit.

 

Nё vitin 2016 u miratua ligji i ri i bujqёsisё biologjike nё parlamentin Shqiptarё

( Ligji i parё u miratua nё vitin 2004)

 

Sa hektarё menaxhohen me bujqёsi biologjike ; nё botё, Europё,Ballkan, Shqipёri ?

 

Nё vitin 2021 raportohet se nё shkallё botёrore sipas standartid Bio menaxhohen 72 milion hektarё.

 

Bota : 1,5 % e sipёrfaqes totale bujqёsore menaxhohet sipas standardit biologjik.

 

Europa: 8,5 % e sipёrfaqes totale bujqёsore.

 

Ballkani : 1 % e sipёrfaqes totale.

 

Shqipёria : nёn 1 % e sipёrfaqes totale bujqёsore ёshtё e certifikuar si biologjike.

 

Objektivi i BE-s deri nё vitin 2030 ёshtё qё bujqёsia biologjike tё zё 25 % tё sipёrfaqes totale bujqёsore.

 

Cilat janё dokumentat mё tё rёndёsishёm nё bujqёsinё biologjike nё Shqipёri ?

 

1.Ligji kombёtar i bujqёsisё biologjike

2.Standarti i bujqёsisё bio dhe lista positive e inputeve

3.Dokumenti i “Planit tё Verpimit Kombёtarё” pёr bujqёsinё biologjike.

Cilat janё institucionet dhe infrastuktura kryesore nё bujqёsinё biologjike nё Shqipёri ?

1.Komisioni shumёdisiplinor i bujqёsisё biologjike pranё Ministrisё sё Bujqёsisё. (KPB)

2.Shёrbimi Kёshillimor Publik ( nё Qarqe dhe Bashki)

3.Instituti privat i Bujqёsisё Biologjike (ibb), ( Durrёs

4.Trupa private e certifikimit “Albinspekt” (Tiranё)

5.Shoqata Shqiptare e Marketingut (Tiranё)

6.Fermerёt biologjik kudo nё Shqipёri

7.Rrjeti i pikave tё shitjes sё produkteve biologjike

8.Fermerёt qё eksportojnё produkte biologjike.

9.Nё Minstrinё e Bujqёsisё ka njё person me kohё tё kufizuar, i cili mbulon edhe problemet e bujqёsisё biologjike.

 

Çfar produktesh biologjike eksporton Shqipёria ?

 

- Shqipёria ka njё zё tё mirё nё tregun e huaj pёr vajin e ullirit, bimёt mjeksore, produktet e pyllit.

 

A mbёshtetet nga ana financiare bujqёsia bio nё Shqipёri ?

-Po. Fermat me çertifikatёn “nё kalim bio viti i parё” marin 100.000 lekё tё reja

 

Fermat me çertifikatёn “viti i dytё nё kalim bio ”, marin 150.000 lekё

Fermat e çertifikuara “viti tretё, plotёsisht biologjike» marin 200.000 lekё.

 

Çertifikimi i fermave tё regjistruara si ferma bio nё kalim ose si ferma bio e plotё kryhet çdo vit.

Kur fermeri dorёzon çertifikatёn nё zyrat e AZHBR-s i dёrgohen nё numrin e tij tё llogorisё shuma e lekёve sipas statusit qё ka ferma.

 

Cilat janё hapat qё ndiqen qё nga regjistrimi I fermave si ferma biologjike, deri nё certifikim?

 

• Hapi parё :Fermeri bёn kёrkesё nё zyrёn e bujqёsisё pёrkatёse se fermёn e tij do ta kalojё nё fermё biologjike.Nё momentin e regjistrimit tё fermёs si ferme e vitit tё parё nё kalim, nuk i kёrkohet certifikatё, sepse ai sapo ka filluar kёtё procedurё prodhimi. 

(Kёtё qartёsim e pёrmenda, sepse padrejtёsisht fermerёve qysh nё fillimin kur regjistrohet si fermё bio ,u kёrkohet certifikatё.Certifikata mund tu kёrkohet fermerёve qё janё nё vitin e dytё dhe tё tretё tё prodhimit biologjik.Ferma e vitit tё parё e mer certifikatёn nё fund tё sezonit bujqёsore, jo ne kur ai miratohet si fermё bio nё kalim e vitit tё parё.

• Hapi dytё: Agronomёt e zonёs vizitojnё fermёn pёr tё vlerёsuar nёse ferma ka ase jo, kushte pёr prodhimin e produkteve biologjike (pra faza e analizёs sё rriskut)

• Hapi tretё : Fermeri lidhet mё kёshillatrin , trajnohet dhe mer tё shkruar teknikat e prodhimit biologjik pёr bimёt , produktet e tё cilave kёrkon ti kalojё nё produkte biologjike.

• Hapi katёrt: Ferma inspektohet pёr zbatimin e standardit biologjik.Nёse fermeri i ka zbatuar saktё rregullat e prodhimit biologjik, certifikuesi i jep certifikatёn, sipas statusit tё fermёs (Bio nё kalim viti parё, ose bio nё kalim viti dytё, ose bio i plotё viti tretё)

Fermeri ka tё drejtё tё vendosё termin “Produkt Bio”, vetёm pas vitit tё tretё tё certifikimit.

• Hapi pestё:Nёse fermeri ka aplikuar pёr subvencione, dorёzon certifikatёn nё zyrat e AZHBR-s dhe kjo zyrё i dёrgon lekёt nё llogorinё bankare tё fermerit.

 

Çfar do tё ishin punёt mё urgjentё pёr bujqёsinё biologjike ?

 

1. Fillimi i punёs pёr tё pёrshtatur ligjin e vitit 2016, sipas Rregullores sё re tё BE-s (2018 /848) .

2.Fillimi i punёs pёr hartimin e planit tё veprimit tё bujqёsisё biologjike pёr vitet 2022 deri nё 2027.

3. Akordimi i njё fondi pёr shёrbimin kёshillimor, botimet dhe kёrkimet nё fermё pёr bujqёsinё biologjike.

4.Emёrimi i njё personi me kohё tё plotё, i cili tё mbulojё dhe tё kordinoi aktorёt e bujqёsisё biologjike nё Shqipёri.

5. Pёrcaktimi i njё fondi vjetor pёr bujqёsinё biologjike.

6. Planifikimi i shtimit tё numrit tё fermave biologjike pёr çdo Bashki dhe Njesi Administrative .

********************

  

No comments:

Post a Comment