Thursday, 20 January 2022

ZAGORI- GJIROKASTËR

 e përgatiti : Vasillaq KASO

Nderan, Zagori 

GJIROKASTËR



Vasillaq KASO

Rrugëtarë të vetmuar apo në grupe, shpesh me rëndesën e plaçkave mbi supe e në kurriz, karvane mushkash ngarkuar rëndë apo mushka e kuaj tē vetmuar me të zotin kalëruar, përshkonin rrugët e gjata e të mundimēshme drejt qyteteve, matanë maleve. Drejtimi prej nga hynin e dilnin zagoritët ishin më së shumti Gryka e Selckës dhe Qafa e Çajupit e më pak Qafa e Dhëmbelit dhe ajo e Kristoforit. Se zagoriti kurrë s'i ka pranuar prangat e izolimit. Tashmë këto pamje kanë mbetur pas në gjirin e shumë dekadave më parë dhe po humbasin në mugëtirën e viteve. Realiteti i atij stadi zhvillimi ekonomiko- shoqëror nisi të ndryshojë , përpos të tjerave, qëkurse filloi ndërtimi i rrugëve automobilistike në këto zona të thella e të largëta nga qëndrat urbane.

 

Sa mund e djersë u është dashur zagoritëve për këto të uruara rrugë! Sepse ishin të dëshiruar maksimalisht për të sjellë ndryshim. Historia e kētyre anëve ka të shënjuar atë punë të madhe që kanë bërë zhejotë e lliarjotë, hoshteviatë e doshnicarë, të cilët me kazma e lopata, me vare e baromina, realizuan rrugën nga Labova e Zhapës gjer poshtë Hies së Mallkuar! Ishin vitet 1959 e më pas, në kuadrin e një aksioni t ë përgjithshëm. Asokohe edhe topovitët punonin për rrugēn drejt Ndëranit dhe Ndërani të lidhej me Sheperin. Ndërsa fshatrat Konckë, Nivan e në veçanti Sheperi punonin për xhaden Sheper- Poliçan. Gjithçka me krahë, pa asnjë mjet.

 

E para makinë erdhi në Zagori, në Sheper, në mesin e vitit 1959. Më kujtohet se ajo ditë u shndërrua në një festë shumë entusiazte. Ndërpres këtu këtë pakëz histori të lidhjes me rrugë automobilistike në Zagori pasi objekti i këtij shkrimi , parësisht, është shërbimi urban , ndër vite, Zagori- Gjirokastër.

 

Në Zagori ka patur shumë banorē dhe ende ka, paçka se të pakët, që jetojnë këtu. Të larguarit, kudo që janë, përpos vendlindjes, kanë prindërit dhe të afërm. Për probleme jetësore troket në dyert e qytetit. Jeta ka gëzime e hidhērime. Këto janë disa nga hallkat kryesore të zinxhirit të pandërprerë të lëvizjeve nga fshati në qytet dhe anasjelltas. Në kuadrin e ndihmesës për të mbajtur gjallë jetën në këtë zonë padyshim një rol të veçantë luajti shërbimi urban.

 

Ky shërbim nisi në fillimin e viteve 60' së pari vetëm nga Sheperi. Pak më vonë në Nivan dhe më pas, në vitet 80' u shtri gjer në Hoshtevë. Fillimisht trasporti i udhëtarëve realizohej me makina kamionë. Nuk e di pse i kishim emërtuar " koriera" Ato ishin makina tip "Zis" nē karroceritë e të cilave ishin montuar stola druri. Kishin një mbulesë prej mushamaje të tarashē e cila varej anëve dhe përplasej kur makina ishte në ecje. Xhadja gjithë gropa e gurë, të përpjetat e tatëpjetat grykës së thellē, buzë humnerash të rrezikëshme, troshitja për gati tri orë, përbënin një rrugëtim të vēshtirë dhe aspak të këndshëm. Këto kushte përkeqësoheshin gjatë vjeshtës dhe dimrit kur binin shira të vrullshëm dhe "koriera" s'e kalonte dot lumin e Suhës. Në ato rraste zbrisnim matanē lumit duke ndjekur rrjedhën e tij gjer te pasarela në lindje të fshatit Suhë. Prej andej, me orë të tëra, të lodhur e të raskapitur arrinim në fshatrat tanë. Ishin raste të rrallë por shumë problematikë. Në fillim të vitit 1970 përfundoi ndërtimi i urës duke bërë funksional udhëtimin në çdo kohë.

 

Zotësia e atyre shoferēve të përgatitur profesionalisht, sakrifica e tyre , sjellja njerëzore kanë mbetur në memorien e zagoritëve dhe kujtohen me shumë mirēnjohje. Ata ishin: Shori Kamberi, Mitro Tashi me të vëllanë, Vangjelin, Raqi Pulla, Pando Arseni, Çoçi e.t.j. Ishin vitet e parë që udhëtonim me mjete të tillë. Më pas, në këtë linjë urbane u futën autobuzë 30- 35 vendësh duke përmirësuar dukshëm kushtet e udhëtimit.

 

Fill pas shëmbjes sē sistemit totalitar, zagoritēt u ingranuan në ekonominē e tregut. Në aspektin që bëjmë fjalë, shoferi sheperiot Thanas Mallta i cili shērbente qysh herët me autobuzin 50 vendësh, pasi e bëri pronë të vet, vazhdoi të punonte në linjën Zagori- Gjirokastër duke u shërbyer bashkëkrahinasve. Asokohe kishte shumë banorë dhe autobuzi i madh mbushej plot e përplot. Më pas krahina pati dy autobuzë 35 vendësh. Zagoritët Ilia Kuro, Rako Pina e Sofokli Golemi si dhe Lefter Iso nga Poliçani me Kiço Micin. Krahas tyre shērbente edhe Naçi, tashmë me një mikrobuz. Kështu gjer në vitet 94-95.

 

Emigracioni tērhoqi shumë zagoritë, kryesisht të rinjtē. Për pasojë edhe fluksi pasagjerëve ra ndjeshëm. Linjën e vazhduan përkohësisht vëllezērit nivaniotē Stefan Çoni me Sotirin si dhe për pak muaj Grigor Kuro nga Sheperi. Po kēshtu dhe Sofokli Rigo me një mikrobuz. Gjer këtu i pērmendēm këto fakte jo thjesht për historinë e këtij shërbimi ,por për tē shprehur mirēnjohje pēr këta zagoritē dhe qē kujtesa zagorite lipset t'i ruaj. Ata vërtet zgjodhën përkohësis ht këtë alternativë për sigurimin e burimit të të ardhurave me aktivitetin e tyre, porse me shērbimin që realizuan i bënë mirë Zagorisë.

 

Në këtē vazhdë, ata që kanë punuar më shumë dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite linjën Zagori- Gjirokastër, janë Jorgo Kuro dhe Arben Kondili, që të dy nga fshati Ndëran. Të rrallë janë zagoritët që nuk i njohin, pasi shumëkush ka udhëtuar gjatë shumë viteve me autobuzat e tyre. Të dy të palodhur, të papërtuar, shofer të zot e sypatrëmbur, pak të zhurmshëm që të largojnë ndjesinë e lodhjes gjatë udhëtimit të vēshtirë. Gogua është në linjë qysh nga viti 1996, ndërsa Beni nga viti 2000.

Këta jo vetëm që u shërbejnë normalisht zagoritēve, por ndërkohë janë efektivë e të pranishēm që zgjidhin dhe raste urgjente në kushtet aktuale të Zagorisë së largēt.

 

Për githë sa thamē, banorët zagoritē, zagoritë të larguar dhe jo vetëm këta, por gjithë pasagjerēt që udhëtojnë këtyre anēve gjer në fshatrat e Pogonit, u përcjellim këtyre dy zotërinjve mirënjohje e falenderim të sinqertë. Paçin shëndet dhe mirësi!


Nga FB

  

No comments:

Post a Comment