Wednesday 26 November 2014

Festa e Falenderimeve(Thanksgiving)


- Zanafilla, një festë bujqësore-
            Festa e Falenderimeve ose siç quhet në gjuhën angleze “Thanksgiving” është një festë popullore laike nga më të rëndësishmet në Kontinentin Amerikan(SHBA dhe Kanada). Vitet e fundit ka filluar të festohet edhe në shumë vende të tjera në të gjithe botën. Në SHBA festohet të enjten e katërt të muait nëntor ndërsa, në Kanada festohet të hënën e dytë të muait tetor. Në këtë ditë çdo familje mblidhet në një darkë ose drekë me miqtë e saj rreth gjelit të detit dhe gatimeve të tjera tradicjonale. Njerzit kudo që ndodhen urojnë njeri tjetrin “Gëzuar Festën e Falenderimeve” (Happy Thanksgiving). Po, në fakt si e ka fillesën kjo Festë?
            Në vitin 1620, dy  grupe njerëzish rreth njëqid vetash burra, gra dhe fëmijë u nisën me anijen e vogel  “Myflawer” nga  Plymouthi i Anglisë për në Botën e Re. Një grup  përbëhej nga njerëz besimtarë që kërkonin të shkëputeshin nga Kisha e Anglisë dhe të kishin Kishën e tyre, besimin, zakonet, doket, etj. Në atë kohë ata i quajtën „Separatistë“. Grupi tjetër ishte i përbërë nga njerëz qe i quanin „Strangers“ të cilët e rrespektonin Kishën Angleze por, në këtë udhëtim ishin se kërkonin diçka më të mirë për jetën e tyre.  Në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë përmes Atllantikut për 66 ditë ku dhe vdiqën disa njerëz, të dy grupet bënë  një marveshje “armëpushimi” ose mirëkuptimi. Sheshuan kontraditat dhe u shkrinë në një grup të vetëm dhe u emërtuan “Pelegrinë”. Grupi zgjodhi me mirkuptim edhe një prijës.

Një kopje identike e anijes “Mayflower
në limanin e Plimuthit, Masaçuset.
    
            Kapiteni anijes „Myflower“  zgjodhi për të zbarkuar një vend në Massachusetts afër Bostonit të sotëm sepse aty ishte një gji shumë i përshtatëshëm dhe vendasit ishin më miqësorë se në bregoqeanin tjetër. Këtij vendi ja vunë emrin Plymouth, në kujtim te qytetit të origjinës së tyre.  Aty filluan të  ndërtojnë fshatin e tyre por, shpejt erdhi dimëri dhe i gjeti të pa përgatitur mirë. Një pjesë ngelën në anije dhe si pasojë shumë vetë vdiqën nga sëmundjet. Me ardhjen e pranverës edhe pjesa tjetë e ngelur në anije u vendosën në breg.  Për habinë tyre u erdhi për vizitë një pjestar i fiseve vendase me emërin Abenaki i cili fliste anglisht. Të nesërmen ai sjell dhe një pjestar tjeter të këtij fisi që e kishte mësuar anglishten sepse qe marrë si skllav nga një  ekspeditë angleze por, kishte mundur që t’u ikte. Këta dy njerëz Pelegrinëve të sëmurë dhe të keq ushqyer u mësuan teknikat e kultivimit të drithrave dhe të bimëve të tjera bujqësore, të kapnin peshq si dhe i miqësuan me fiset vendase. Kjo miqësi përmendet një nga  shembujt e rrallë të harmonisë midis fiseve të indianëve të Amerikës  dhe kolonëve anglezë.
"Thë First Thanksgiving at Plymouth”

Pikturë nga J. A. Brownscombe në
Muzeumin e Pelegrinëve Plymuth, MA

Fillimisht në vitin 1621 dhe më pas në vitin 1623, Pelegrinët për prodhimet e bollëshme që kishin siguruar me ndihmën e fiseve vendase, deshën ta shpërblenin bujarinë e tyre me një festë modeste por, festa mori përmasa të mëdha duke zgjatur tre ditë, ku u shkrinë në një komunitetet të vetëm, vendasit dhe të ardhurit. Në historinë e festës së Thanksgivit thuhet se vendasit kishin festa të tilla, si fesata e mollëve, e misrit etj. Bënin deri në pesë festa të tilla në vit. Por, nga ana tjetër edhe të ardhurit nga Anglia kishin festat e tyre tradicjonale për festimin e prodhimeve të bollëshme bujqësore. Festa bujqesore në gjithë popujt e botës sot janë të shumta. Në Mesjetë këto festa evropianët i kremtonin të drejtuara nga Kisha ku i luteshin Zotit.
            Më pas në vitin 1676 në Çarelstaun, Masaçuste u festua festa e falenderimeve nga Këshilli qeverisës vendor. Është festuar gjithashtu nga qeveritarë të ndryshëm sporadikisht. George Washington ishte i pari që në vitin 1789 e shpalli Ditën Kombëtare të Falenderimeve megjithëse, pati shumë kundërshtime. Në vitin 1863 Presidenti Linkoln përcaktoi të enjten e fundit të nëntorit si Ditën Kombëtare të Falenderimeve dhe në vitin 1941 festa “Thanksgiving” u sanksjonua përfundimisht me Ligj nga Kongresi të enjten e katërt të muait nëntor si festë ligjore.
            Rjedhimisht në thelb Festa e Falenderimeve është një shprehje mirnjohjeje e njerëzve ndaj njeri-tjetrit dhe bekimin e prodhimeve të mbara bujqësore. Kjo festë pagane rrënjët e saj i ka thellë në lashtësitë e dy kontinenteve, të atij Evropian dhe Amerikan. Njerëzit e lashtë si në Evropë dhe në Amerikë kur mblidhnin prodhimet bujqësore organizonin festa fetare e kulturore në shenjë falenderimi për Zotin dhe ndihmesës së ndërsjelltë midis tyre.
            Festa e falenderimeve nga disa quhet dhe “festa e gjelit të detit” sepse në këtë festë gjeli detit zë vendin kryesor në tavolinat e gostive. Gjeli i detit është një shpend i egër vendas në Amerikën e Veriut. Ka të dhëna se indianët i kanë mësuar pelegrinët se si të gjuanin gjelat e detit si dhe në tavolinën e gostive të përbashkëta që u shtruan për festime përveç mishit të gjedhëve thuhet se kish dhe mish shpendësh por, nuk është përcaktuar lloi i tyre. Historia se si gjeli detit ka zenë vendin e parë në këto gostira ështe e pa qartësuar plotësisht. Autorë të ndryshëm japin shpjegime të ndryshme. Gjeli i detit për herë të parë në Evropë eshtë sjellë nga anglezët në shekullin e 16-të.
            Dita e Festës së Falenderimeve(Thanksgiving) në SHBA është një ditë pushimi. Të gjitha organizmat shtetërore, njësitë tregëtare dhe shërbimet e ndryshme janë të mbyllura.

Përgatiti

K. Mosko

Wednesday 19 November 2014

Vargje Malli për fshatin tim Krinë(2)

nga Polo MIHALI
( Pjesa e dytë)

Atje zemra nga gëzimi
Do filloi të rrafë më shpejt
Do më mbuloi mallëngjimi
Se larguar kam shumë vjet.

Andron mos t’a hajë meraku
Për gostira nuk kam ardhë
Dua të ulem tek oxhaku
Bukë e krypë, zemër të bardhë.

Pa do dal nëpër mëhallë
Ta nis nga Thoma Gërdani
T’i takoj dhe të nxjerr mallë
Gjer në fund tek Peço Jani.
Polua, Katerina, Gaqia (vëllai Katerinës)


















Nga shokë e miq rrethuar
Për të gjthë kam plot urime
Të jenë shëndosh e gëzuar
Siç m’i do kjo zemra ime.

Shokët nuk i kam harruar
Me ta shkova fëmijërinë
Une i dua siç më duan
Ndaj do pi për miqësinë.

Në Tranoshishtë mbi fshatin tonë
Kur vendi ishte në luftë
Pata bërë dy vjet shkollë
Venim zbathur dhe pa bukë!

Dhe atje dua të vete
Se i kam dhënë premtime
Mikut tim, Kënos me bejte
Me duar krahqafë të rrimë.

Kemi shumë për të thënë
Për sot dhe kohën e shkuar
Për ndryshimet që janë bërë
Kemi kohë pa kuvënduar.

Hajdhua e pa përtuar
Ca mezera do na verë
Si nikoqire mbaruar
Shpejt e shpejt ka për t’i bërë.

Duke ngrënë e duke pirë
Raki rrushi, djath kaçupi
Do qëndrojmë gjer në të gdhirë
Gjer sa të na ndrashet truri!
Vali e Ziso Kapurani, Këno Qurku me gruan, Polua e Katerina
në Tranushishtë, 2010


















Për t’u ç’mall’ me shoqërinë
Dhe nga afér per t’i parë
Do marr dhe motrën Marinë
Siç e kemi bërë planë.
Motra ime Marinë, 1958

























Vargjet që kam ndërtuar
Për fshatin dhe për njerëzinë
Nga zemra mua më duall
Për të zbutur pak mërzinë.

Këtu ku sot shkojmë ditët
Në këtë kurbet të vjetër
Kujtimet më gjallërojnë
Më duket se më shtojnë jetën.

Kam mbi dhjetë vjet larguar
I ndarë nga njerëzia
Nga Vatani im mërguar
Nga fshati, nga shoqëria.

Sot besoj ç’ka kesh dëgjuar
Qysh kur ne fëmijë ishim
Për kurbetin e mallkuar
Por provuar nuk e kishim.

Me sa duket ishte shkruar
Të vija këtu dhe unë
Ku babai ka jetuar
Pesëdhjetë vjet a më shumë.

Unë me zonjën Katerinë
Shpesh e kemi pleqëruar
Që këtu gjatë të mos rrimë
Dhe kaq shmë kemi duruar.

Ndaj shpresojmë se do vijë dita
Të kthehemi në Atdhe
Se këtu nuk ngryset jeta
Pleqërinë ta bëjmë atje.
Tufa e deleve, pronari Vangjel Neti, kushuriu i Polos

Fund


SHENIM: Themelet e kësaj poezie jane hedhur qysh ne pranveren e vitit 1995. Me von eshte riparë dhe janë bërë shume shtesa deri në Janar, 2005. E gjithe kjo per miqtë e zemrës dhe dhe pasardhësit.
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

KËNGË TË DASMAVE LUNXHIOTE

Këndon Grupi






Saturday 15 November 2014

Vargje malli për fshatin tim Krinë(1).

Vargje Zemre, Vargje Malli për fshatin tim të dashur Krinë

nga Polo MIHALI

Polo MIHALI













E dua, kam mall për fshatin
Atje më ka rënur koka
Ku kam pas gjyshërit dhe atin
Para tij s'ma zë synë bota.

Prandaj nis me shumë dëshirë
Që me vargje t’a përshkruaj
Atë të bukurën Krinë
Këtej larg nga vendi huaj.

Shumë shekuj kanë kaluar
Që kur është formuar fshati.
Në libra se gjej të shkruar
Por, flet mosha që ka rrapi.

E dëshmojnë më së miri
Gjithë kishat që kanë qenë
Kishë e Gjinos, Shën Sotiri
Që të parët i kanë bërë.

Ndonse shumë vjet larguar
Që kur ndëroi sistemi parë
As një gjë nuk kam harruar
Kujtimet më mbajnë gjallë.

Sikur i kam ballë për ballë,
Që të gjitha ato vende:
Shullërin, Shpellën e Bardhë,
Mesoraq dhe Shënepremte.

Kujtoj fshatin me mëhallë,
Pezulet që rrethojnë rrapin,
Kishën e vogël përballë,
Cikandilet, ..Gjonoshatin.

Mbaj mend mirë pleqtë e parë
Xha Kristaqin, Nasho Kosta
Me një bastun mbajtur pranë
Ulur në pezul tek porta.

Bashkë me ta dhe disa plaka
Nga shtatëdhjet' vjet kalonin
Me një pagur verë prapa 
Gjith' ditën në kopësht punonin.

Krina kish një cice Pinë
Pa shkollë por, mjeke  mbaruar
Mami për gjithë Lunxhërinë,
Dhe unë linda nga ato duar.

Po përmend mësuesit tanë
I nderonte gjthë fshati,
Anton Shoshë, Vaso Konomë
Xha Noton nga Qestorati.

Në Shkollë që nga vit' i parë
Kujtoj shokët një nga një
Mall kam, më vjen për të qarë
Për ata që nuk janë më.

Shumë nga baballarët tanë
Rrugët e kurbetit muar
Jo për të ndjekur zakonë
Por se jeta qe rënduar.

I kujtoj kur i përcillnim
Nga gjithë fshati shoqëruar
I shifja kur lotët fshinin
Fort duart duke shtërnguar.

I vogël është fshati ynë
Nuk kalon njëzet shtëpi
Por, i përmendur për mirë
Për tradita, trimëri.

Me Koton e paharuar
Si dhe me të tjerë trima
Për Mëmëdhenë ka luftuar
Sup më sup dhe Janko Minxha.

Në Stamboll ku pati qenë
Me Rilindasit ish bashkuar
Gjuhës shqipe i qe venë,
Vatanin për të ndriçuar.

Sa u kthya prej Misiri
asnjë ditënuk voni
Krahas Pandeli Sotirit
Arsimtar në Korçë shkoi.
***
Dhe Revolta e fshatit tonë
Në histori është shkruar
Se bëri shumë jehonë,
Unë atë e kam jetuar.

Tridhjet e tetë ishte viti
I shekullit të kaluar
Që zëmërimin e rriti
Një matrapaz i mallkuar.

Ay tek ca hallexhi,
Pare me kamatë kish dhënë
Nga ata që qenë borxhllinj
Tokat në dorë i kish shtënë.

Pas kësaj shtëpi ndërtoi
Solli dhëntë e mbushi vendë
Por, s'arriti t’i gëzojë
Se u ngre fshati në këmbë.

Burrat dhe gratë u vërsulë
Me cfurqe, spata në dorë
Dhëntë përpara i vunë
Gjersa kaptuan sinorë.

Xhandarët për t’i friksuar
Prefekti shpejt i dërgoji
Nismëtarët lidhur i muar
Por revolta nuk pushoi.

Gjyqi që agai hapi
Muaj me radhë vazhdoi
Atje shkoi i gjithë fshati
Dot i ligu s'e fitoi.

Për ato vitet dyzetë
Pak më gjat dua të shkruaj
Se i kam jetuar vetë
Atë luftë si u zhvillua.

Me të marrë sinjalë e parë
Të huajtë për t’i përzënë
Fshati u rradhit në ballë
Krahas gjith krahinës tënë.

Disa djem ndër çeta shkuan
Të tjerë në vend-komandë
Me armiq duke luftuar
Dy dëshmorë jetën dhanë.

Në ate kohë fëmijë ishim
Por, duar kryq nuk qëndruam
Me mundësirat që kishim
Çlirimtaren e ndihmuam.

Nga komanda ne përcillnin
Postën nga fshati në fshat
Ne pionerët e shpinim
Nga Krina në Qestorat.

Për të mos na zënë gafil,
Këshilli i fshatit tonë
Roje gjat ditës na nxir
Tek maja e bregut Gjollë.

Fshati ynë në atë luftë
Në çdo aksion u dallua
Ndonse vuajti për bukë
Tek armiku s'u dorrëzua.

Qenë qindera partizanë
Në shtëpitë tona strehuar
Së bashku kafshatën ndamë
Kontribut që s'do mohuar.

Kjo luftë nuk zgjati pak
Na izoloi nga tregu
Rronim me ç'bëhej në fshat
Harruam si ishte leku.

Lufta ishte shumë e egër
Ballë për ballë me armiqtë
Burrat, gratë edhe pleqtë      
Bëni roje natë e ditë.
  
Edhe hakun për të marrë
Me operacjonet na ndëshkoi
Nuk na la gjë pa na marrë
Na dogji na përvëloi.

Nga zjarri asgjë s'na mbeti
Humbëm shtëpinë e gjënë
Na u dogj gjthë bereqeti
Për shum' ditë mbetëm pa ngrënë.

U desh nje kohë shumë e gjatë
Të mbylleshin ato plagë
Me përpjekje ditë e natë   
Sa të zinim pakës dhjamë.

Me përpjekje e mundime
U arrit atje ku qemë
E zbukuruam prapë fshanë
Duke fut çdo ditë të renë.

Nëna me Katerinën tek porta e bahçes. Krinë, 1958   










Bukuritë e këtij fshati
Vetë Zoti i ka dhuruar
Lum kujt i ka rënur fati
Që ato t'i ketë shijuar.

Vendosur në një luginë
Gjirokastrën ka për ballë
Mbi të malet si kurorë
Për reth kodra nga çdo anë.

Fshati ndahet në mëhallë
Rrapi shekullor në qendër
Shtëpit' vendosur me rradhë
Çdo gjë duket si në ëndër.

Ti moj e bukura Krinë
Mall kam dhe dua të vi
Aty pranë rrapit të rrimë
Të kem çesmat për karshi.

Ujët që del prej zallit
Sot në çdo shtëpi shkon
Rrjedh nga bor'  e majës malit
Dhe gjithë jetën gjallëron.

Të njom buzën me të dua
Se kam kohë pa e shijuar
Që kur merrja ujë në krua
Nga ai burim i bekuar.

Këtu poshtë kam për të shkruar
Jetën e fshatit me radhë
Ashtu, siç e kam jetuar
Në kohën kur isha djalë.

Kur mëngjezet agojnë
Njerrezia pa çelur sytë
Zënë e bariut dëgjojnë
«Nxirrni dhentë, nxirrni dhitë!».

Pastaj nisen me rradhë
Nën komandën e çobanit
Cjapi me zile në ballë
Prapa i ndjek qeni stanit.

Pamje mahnitëse krijojnë
Kur bagëtia shtrohet livadhit
Si tufa lulesh ngjasojnë
Duke ngrënë majën e barit.

Bagëtia në kullotë













Kur vjen darka zënë afrohen
Me barkun e mbushur plot
Drejt shtëpive vetë drejtohen
Atje ku kanë të zotë.

Me bagëtinë jetën fillova,
Që i vogël çoban vajta,
Për blegtori shkollën mbarova,
Prandaj pak si shumë u zgjata.

Kur shkon dielli në të hyrë
Njerëzit punën e lenë
Se kane dalë që pa gdhirë
Kush në kopësht, kush me parmendë.

Ndërkohë fshati gjallërohet
Dikush mirret me të mjelë
Gratë venë gjellën të ngrohet
Me fëmijët ca të tjerë.

Në mbrëmje burrat dhe pleqtë
Per rreth rrapit grumbullohen
Qysh nga prilli gjer në vjeshtë
Gjersa të ftohtit durohet.

Dhe nisin ato kuvende
Për politikë e për punë
Sejcili jep nga një mendje
Diskutimet s'mbarojn kurrë.

Unë me shokët qem' fëmijë
Bashk me burrat, dot s'qëndronim
Por fshehtas në erresirë
Ngrinim veshët dhe dëgjonim.
******
Kur vinin ditët e mira
Të gjithë ishin të gëzuar
Plot mezera, ëmbëlsira
Trapezet qëndronin shtruar.

Familja që sebep kishte
Për ditlindje, a për emra
Grupe-grupe njerëz priste
Gjith' ditën s'pushonte dera.

Dhe i zoti i shtëpisë
Mirrëse-ardhjen u uron
Ngrihen gotat e rakise
Kështu dollia fillon.

Papo, ndizet muhabeti
Nga këngët gjëmon shtëpia
Këngë dasme dhe kurbeti
Nëpër to dhe dashuria.

Kështu kohën e kalojnim
Me ahengje, me vizita 
Të nersërmen punën fillonim
Që kur zinte e zbardhte dita.

Me këto zakone të mira
Njerrëzit lodhjen e harronin
Argëtim' i njerëzis
Që energjitë t’i freskonin.

Në atë kohnën e shkuar
Kur s'kish drita, TV, klube
Njerrëzit kishin menduar
Për t’i thënë mërzitjes tutje.
*****
Për të bukurat lezete
Të tjera dua të shtoj,
Se më kanë bërë për vete
Dhe tash me mall i kujtoj.

Kur është dimëri në të dalë,
Ditët e ngrohta afrojnë,
Toka fillon ta ngrejë barë,
Pemët nisin lulëzojnë.

Manushaqja çel më parë
Erë e saj jetën ta shton
Sikur të jenë vënë në garë
Bajamja prapa i shkon.

Bashkë me to lulëzon bliri
Plot me lule mbushet thana
E ndjekur nga trandafili
Lofata, molla dhe dardha.

Ikën marsi dhe vjen prilli
Trendelina kundërmon
Gumzhin bregu dhe pylli
Zile, këmborë dëgjon.

Tek Kisha përmbi shtëpi
Atje ku bleron tërfili
Këmbë kryq dua të rri
Të dëgjoj zënë e birbilit.

Lart, mbi fshtat dua të dal    
Në ato pllaja, në ato rrëza
Në Tranoshishtë mbi krua
Ku ja thotë këngës thëlleza.

Oh, sa shumë ma ka ënda
Të marr çiften dhe zagarë
Të ngjitem lart, në ato Këmba
Siç bëja kur isha djalë.

Tek sheshet me trendelinë
Në ato brinja, në ato ledhe
Të bëj sehir bagëtinë       
Me qingja, keca dhe dele. 
     
Përzihet me blegërima
Culja që i bie bariu
Dëgjohen dhe oshetima
Freskon flladi i veriut.

Dhe qumeshti buron lumë
I bardhë si borë mali
Mbushen vedërat me shkumë
Për këto, më treti malli.

Dallndyshet, zogjt e tjerë
Shpejt e shpejt, punën fillojnë
Që të ndërtojnë folenë
Dhe në koh' vezët të shtrojnë.

Kur vjen koha që nga mali
Bora e dimrit ka ikur
Jeshilon vendi nga bari
Nëpër brinja dhent' janë ngjitur.

Atje ku qumështi i bardhë
Me mullë të kecit pikset
Nga ai del djath' i njomë
Me napa drejt fshatit niset.

Vjen korriku i vapuar
Që pa gdhirë bëhet zgjimi
Punët vinë duke u shtuar
Duhet të mblidhet prodhimi.

Gruri kur mer ngjyrë argjendi
Bie drapëri në arë
Sillen dhematët tek lëmi
Dhe vendosen në mullarë.

Pastaj siç qe bërë zakon
Njëherësh nga gjithë fshati
Shirja në leminj fillon
Ne Breg karshi Gjonoshatit.

Vijnë kuajt valle-valle
Lidhur rreth një strumbullari
Pas një pune shum të madhe
Fillon të mbushet hambari.

Kur zë të shtërngojë vapa
Kuajt për të çlodhur lenë
U heqin zgjedhën nga qafa
Të djersitur hijet zenë.

Pas kësaj, shtrohete dreka
Të gjitha të mirat i kanë
Byreqe me shumë peta
Kos nga dele dhe bostanë.

Beharit gratë nikoqire
Me rradhë zenë e konservojnë
Shumë nga këto prodhime
Që gjat dimrin mirë ta shkojnë.

Nga petat dhe trahanaja
Gjalp të tretur, djath të bardhë
Gliko ftoi dhe nga thana
Reçel rrushi, fiq të tharë.

Vjen koha që misrat vilen
Për t’a zhveshur fletë-fletë
Me sho-shoqin bashkë mblidhen
Bëjn humor, kënga buçet.
*****
Vjesht' e parë në të mbaruar
Si është mbledhur gjith prodhimi  
Nis një dasëm e vonuar
Tash për harxhet, s'bën tër syri.

Të enjten dasmën e fillojnë
Si tek nusja dhe tek dhëndri
Këngët e Lunxhit gjëmojnë
Aq sa tundet i gjith vendi.

Vijnë deshtë me këmborë
Me bojë të kuqe stolisur
Siç e kemi kadiminë
Akoma dasma pa nisur.

Fillojnë zjarret të ndizen
Dhe mishrat që kanë prurë
Ndër helle dridhen me nge
Bogaçet piqen në furrë.

Merr pjesë i gjithë fshati
Sazet nga qyteti zgjidhen
Kërcet gërneta tek rrapi
Të rinjtë hidhen e përdridhen.


Polua, Marina, Aleksi në dasmën e Ngjelo Shulit
në fshatin Këllëz në vitin  1959    

















Të diel krushqit me rradhë
Hipur në kuajt të stolisur
Shkojnë tek nusja për t’a marë
Pispillosur, kapardisur.

Para nisjes është zakoni
Dhëndri do berberisur
Që të gjithë e shoqërojnë
Me një kengë të goditur. 
      
"Berberi që rruan Mbrenë
Berberis dhe dhëndër Benë 
Vure briskun në faqe
Vate, djalëria vate".

Nusja vjen e shoqëruar
Me saze dhe me dasmorë
Në kalë të bardhë kaluar
Me një tufë lule në dorë.

Kush më shumë ka paguar
Nusen për t’a dorovitur
Nga kali e ka xërmuar
Dhe drejt odës e ka ngjitur.

Tek qemeri portës lart
Këmbën brenda pa e vënë.
Me gishtin ngjyer në mjalt
Kryqin e Perëndisë ka bërë.



Dasma në vitin 1958: 
Nusja Eleni Mihali nga Krina,
 dhëndri Kostandin Kristidhi nga Selcka. 


















Në mbasdite një copë herë
Për pushim kanë nevojë
Që të freskët të jenë
Për darkën kur të fillojë.

Ismetçitë futat kanë ngjeshur
I zot' i shtëpisë të nderohet
Puneve u janë përveshur
Që darka në kohë të shtrohet.

Gjith të ftuarit për darkë
Mirë e bukur kostumuar
Grupe-grupe me ngadalë
Pranë shtëpisë janë afruar.

Kur vjen ora e caktuar
Sipas moshave rradhitur
Pranë trapezeve janë shtruar,
Ceremoninë për t’a nisur.

Në ball' i madhi shtëpisë
Mirëse ardhjen ka uruar
Dhe ja le radhën dollisë
Kështu darka ka filluar.

Për ÇIFTIN, shëndet' i parë
- “Këtë got' me fund t’a pimë”
Pastaj shëndetet me rradhë
Dorë më dorë  kalojnë dollinë.

Nisin bejtet, fillojnë këngët
Nusen në valle e çojnë
Kërcejnë, përplasin këmbët
Trarët zenë të rrënkojnë.

Kur nja dy-tre orë kanë shkuar,
Ca nga gëzimi që kanë,
Ca nga të pirët e shtuar,
Po i heqin këmbët zvarrë.

Kështu gjithë natën kalojnë
Të kënaqur, të gëzuar
Gjersa agimi afron
Sebepçinë për t’a nderuar.

Dasma ende pa mbaruar
Të hënën në krua shkojnë
Nuses për t’i mësuar
Zakonet e fshatit tonë.

Të diel tjetër do shkojnë
Nuses “t’i shkelin shtëpinë”
Një drek' a darkë do kalojnë
Me të ngrenë e me të pirë.

Në dasma sa herë ka ndodhur
Në këmb'të babës kam shkuar
Rregullat që kam vëzhguar
Si i madh i kam zbatuar.

Tash një histori kujtova
Ndodhur në kohën e shkuar
Është një ngjarje e vërtetë
Pleqtë ma kan' treguar.

Krushqit nga Këllëzi u nisën
Të mirrnin nuse nga Krina
Të gjithë në kuaj hipur
Krushk dhe Mino Pulina.

Të gjitha nderet ua bënë
Siç e kish për fis shtëpia
Me të ngrëna e me të pirë,
Si lumë u derdh rakia.

Po të zinë Mino ç'e gjeti
Me të pirë shumë e tepëroi
Se kishte gëzim i shkreti,
Por në qilar përfundoi.

Erdhi koha për t’u ngritur
Muarrën nusen edhe shkuan
Nëpër kuaj kapardisur,
Dhe për Minon s’u kujtuan.

Të nesërmen gjith fshati dolli
Minon në një mushkë e hipën
Gjer te kisha e përcollën

Dhe një këngë seç i ngritën:

«I ziu Mino Pulinë

Mbeti në qilar në Krinë
 
Kur Krisullën e martuam
 
Femër dhamë, mashkull muarrëm».

Ta lemë Minon rehat
Dhe dasmat me kaq t’i lemë
Se dua të hedh në kart’
Të tjera, që nuk kam thënë.

Do të shkruaj për dhjetorë
Kur fillojnë dhentë e pjellin
Malet kur mbushen me borë
Një nga një derrat i therrin.

Muaji kur ikën vjeshta
Me plot lezete ngarkuar
Muaji me shumë festa
Njerzit nga punët lëruar.

Vijnë Krishtlindjet, Viti Ri
Të gjith’ të zënë me punë
Në levizje, ç'do shtëpi
Kush të bëjë diçka më shumë.

Gratë fillojnë me bakllavanë
Byreqet me mish e qepë
Me mish derri, plot tiganë
Dhipëlat si e dinë vetë.

Shën Vasilin në të gdhirë
Grupe-grupe e fastojnë
Të tjerë me raki përpara
Në bixhoz fatin provojnë.

Të mirat dhe begatitë
Që gjenden në këtë fshat
S'jam në gjendje t’i rradhit,
Duhet një dit e një nat.

S'di nga t'ja filloj së pari,
Mbase nga pemët frutore
Plot me to mbushet pazari
Apo nga bletët puntore.

Baçet plot me gjelbërime
Rrethuar nga pemët janë
Midis tyre plot perime
Nga të gjitha llojet kanë.

Më përpara piqet mani
Fiku shengjin dhe qershija
Pjeshka dhe fik laramani
Kumbulla dhe zerdelia.

Për trapez është Rrazakia
Debina, Puleza, Sheshi zi
Me këto bëhet rakia
Vera brusko veseli.

Këto të mira që thamë
Të tjera që nuk kam thënë
Prej qiellit nuke kan rënë
Por me punë, e djers’ janë bërë.

Se dhe të parët tanë
Njerëz të ditur kanë qenë
Me botën marrë e dhënë
Ndaj e begatuan vendë.

Vetëm dëshira s'mjafton
Ta bësh jetën të begatë
Mençuri dhe djers’ kërkon
Si nga burrat dhe nga gratë.

Ja pse s'më ze gjumi mua
Dhe për të veç ëndëroj
Ja pse kaqe shumë dua
Që një ditë atje të shkoj.

Në Kishë të Gjinos të ndalem
Ku prehen të parët tanë
Pranë gjyshit në gjunj të falem
Se nuk e pashë dot gjallë.

Tek gjyshi, dhe në të tjerë
Të gjithë për t’i kujtuar
Lule të malit kam sjellë
Nga një tuf për t’i nderuar.
Varret e gjyshërve në Krinë















Rrugën gjer në fshat t’a ngjitim
Duke ecur dalngadalë
Perkarshi mirë të soditim
Se dua që të nxjerr mallë.

Si njëherë e në një kohë
Do hap portën pa trokitur
Tek shtepia ku kam lerë
Se është lodhur duke pritur
Dreka përkujtimore në Krinë për mëmë Amalinë
e baba Gaqen, 2004











Vazhdon.........