- Zanafilla,
një festë bujqësore-
Festa e
Falenderimeve ose siç quhet në gjuhën angleze “Thanksgiving” është një festë
popullore laike nga më të rëndësishmet në Kontinentin Amerikan(SHBA dhe
Kanada). Vitet e fundit ka filluar të festohet edhe në shumë vende të tjera në
të gjithe botën. Në SHBA festohet të enjten e katërt të muait nëntor ndërsa, në
Kanada festohet të hënën e dytë të muait tetor. Në këtë ditë çdo familje
mblidhet në një darkë ose drekë me miqtë e saj rreth gjelit të detit dhe
gatimeve të tjera tradicjonale. Njerzit kudo që ndodhen urojnë njeri tjetrin “Gëzuar Festën e Falenderimeve” (Happy
Thanksgiving). Po, në fakt si e ka fillesën kjo Festë?
Në vitin
1620, dy grupe njerëzish rreth njëqid vetash burra, gra dhe fëmijë u
nisën me anijen e vogel “Myflawer” nga Plymouthi i Anglisë për në
Botën e Re. Një grup përbëhej nga njerëz besimtarë që kërkonin të shkëputeshin
nga Kisha e Anglisë dhe të kishin Kishën e tyre, besimin, zakonet, doket, etj.
Në atë kohë ata i quajtën „Separatistë“. Grupi
tjetër ishte i përbërë nga njerëz qe i quanin „Strangers“ të cilët e rrespektonin Kishën Angleze por, në këtë
udhëtim ishin se kërkonin diçka më të mirë për jetën e tyre. Në
rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë përmes Atllantikut për 66 ditë ku dhe vdiqën
disa njerëz, të dy grupet bënë një marveshje “armëpushimi” ose
mirëkuptimi. Sheshuan kontraditat dhe u shkrinë në një grup të vetëm dhe u
emërtuan “Pelegrinë”. Grupi zgjodhi me mirkuptim edhe një prijës.
Një kopje identike e anijes “Mayflower” në limanin e Plimuthit, Masaçuset. |
Kapiteni
anijes „Myflower“ zgjodhi për të zbarkuar një vend në Massachusetts afër
Bostonit të sotëm sepse aty ishte një gji shumë i përshtatëshëm dhe vendasit
ishin më miqësorë se në bregoqeanin tjetër. Këtij vendi ja vunë emrin
Plymouth, në kujtim te qytetit të origjinës së tyre. Aty filluan
të ndërtojnë fshatin e tyre por, shpejt
erdhi dimëri dhe i gjeti të pa përgatitur mirë. Një pjesë ngelën në anije dhe
si pasojë shumë vetë vdiqën nga sëmundjet. Me ardhjen e pranverës edhe pjesa
tjetë e ngelur në anije u vendosën në breg. Për habinë tyre u erdhi për vizitë një pjestar
i fiseve vendase me emërin Abenaki i cili fliste anglisht. Të nesërmen ai sjell
dhe një pjestar tjeter të këtij fisi që e kishte mësuar anglishten sepse qe
marrë si skllav nga një ekspeditë
angleze por, kishte mundur që t’u ikte. Këta dy njerëz Pelegrinëve të sëmurë
dhe të keq ushqyer u mësuan teknikat e kultivimit të drithrave dhe të bimëve të
tjera bujqësore, të kapnin peshq si dhe i miqësuan me fiset vendase. Kjo miqësi
përmendet një nga shembujt e rrallë të
harmonisë midis fiseve të indianëve të Amerikës
dhe kolonëve anglezë.
"Thë First Thanksgiving at Plymouth”
Pikturë nga J. A. Brownscombe në
Muzeumin e Pelegrinëve Plymuth, MA
|
Fillimisht
në vitin 1621 dhe më pas në vitin 1623, Pelegrinët për prodhimet e bollëshme që
kishin siguruar me ndihmën e fiseve vendase, deshën ta shpërblenin bujarinë e
tyre me një festë modeste por, festa mori përmasa të mëdha duke zgjatur tre
ditë, ku u shkrinë në një komunitetet të vetëm, vendasit dhe të ardhurit. Në
historinë e festës së Thanksgivit thuhet se vendasit kishin festa të tilla, si
fesata e mollëve, e misrit etj. Bënin deri në pesë festa të tilla në vit. Por,
nga ana tjetër edhe të ardhurit nga Anglia kishin festat e tyre tradicjonale
për festimin e prodhimeve të bollëshme bujqësore. Festa bujqesore në gjithë
popujt e botës sot janë të shumta. Në Mesjetë këto festa evropianët i kremtonin
të drejtuara nga Kisha ku i luteshin Zotit.
Më pas në vitin
1676 në Çarelstaun, Masaçuste u festua festa e falenderimeve nga Këshilli
qeverisës vendor. Është festuar gjithashtu nga qeveritarë të ndryshëm
sporadikisht. George Washington ishte i pari që në vitin 1789 e shpalli Ditën
Kombëtare të Falenderimeve megjithëse, pati shumë kundërshtime. Në vitin 1863
Presidenti Linkoln përcaktoi të enjten e fundit të nëntorit si Ditën Kombëtare
të Falenderimeve dhe në vitin 1941 festa “Thanksgiving” u sanksjonua përfundimisht
me Ligj nga Kongresi të enjten e katërt të muait nëntor si festë ligjore.
Rjedhimisht
në thelb Festa e Falenderimeve është një shprehje mirnjohjeje e njerëzve ndaj
njeri-tjetrit dhe bekimin e prodhimeve të mbara bujqësore. Kjo festë pagane
rrënjët e saj i ka thellë në lashtësitë e dy kontinenteve, të atij Evropian dhe
Amerikan. Njerëzit e lashtë si në Evropë dhe në Amerikë kur mblidhnin prodhimet
bujqësore organizonin festa fetare e kulturore në shenjë falenderimi për Zotin
dhe ndihmesës së ndërsjelltë midis tyre.
Festa e
falenderimeve nga disa quhet dhe “festa e
gjelit të detit” sepse në këtë festë gjeli detit zë vendin kryesor në
tavolinat e gostive. Gjeli i detit është një shpend i egër vendas në Amerikën e
Veriut. Ka të dhëna se indianët i kanë mësuar pelegrinët se si të gjuanin
gjelat e detit si dhe në tavolinën e gostive të përbashkëta që u shtruan për
festime përveç mishit të gjedhëve thuhet se kish dhe mish shpendësh por, nuk është
përcaktuar lloi i tyre. Historia se si gjeli detit ka zenë vendin e parë në
këto gostira ështe e pa qartësuar plotësisht. Autorë të ndryshëm japin
shpjegime të ndryshme. Gjeli i detit për herë të parë në Evropë eshtë sjellë
nga anglezët në shekullin e 16-të.
Dita e
Festës së Falenderimeve(Thanksgiving) në SHBA është një ditë pushimi. Të gjitha
organizmat shtetërore, njësitë tregëtare dhe shërbimet e ndryshme janë të
mbyllura.
Përgatiti
K. Mosko
No comments:
Post a Comment