Wednesday 22 November 2017

STUDIMI TË DREJTËS PËR TOKËN

nga Ing. Haki Kola

Tiranë

Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjecarin e fundit, ja kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peisazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet që mund të përmblidhet: “Çdo gjeneratë e ka për detyre që ti lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e kanë gjetur”. Evropa e dendur dhe e zhvilluar duket që pas një vuajtje të gjatë disa shekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj më parë. Neve e humbën atë shans, dhe historinë nuk mund ta gjykojmë.
Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje, është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë, kanë informacion, apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi pyllin e tokën europiane nga prerja apo gërryerjet. E di se në kurrikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare të 1-2 Nëntorit 2011, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqësore te Suedisë, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë dhe të drejtës së përdorimit të tokës pyjore të përfshihet në kurrikulën e fakultetit të pyjeve.
Koha do të tregoje nëse zëri i tij ka arritur ndonjë vesh që dëgjon. Kujtoj që ka më se 15 vjet që debatojmë me kolegë që për shembull edhe problematika e pyjeve komunale të fillonte të trajtohej nga Fakulteti, por në fakt këto 15 vite nuk kanë mjaftuar për të bindur vendimmarrësit. Ndoshta është tepër teknike dhe për publikun bëhesh i bezdisshëm kur përsërit shpesh të njëjtën gjë, por me qenë se flitet për tokën, ujin e ajrin, më mirë të mërziten e ti rregullojnë se sa të lihen të qetë e ti shkatërrojnë.
Tokat pa një kujdestar mund të përfundojnë në këtë gjëndje.........
Le të shërbejë kjo si një leje që t’ua kujtojmë këtë mekanizëm, që Shqiptarët e patën të parët në kanunin e tyre, ashtu instiktivisht, e sado që zakonisht duam ta përcjellim fajin në histori, psh tek turqit, këto të fundit jo vetëm nuk jua rrëzuan këtë të drejtë kanunore, por në hapësirat e Kosovës jua legalizuan fillimisht fshatrave e më pas secilit sipas familjeve, tokën me pyllin e tij, ndërsa në malësitë ku nuk kishin pushtet të plotë, pothuaj se nuk arritën as të fillonin që ta legalizonin të drejtën që e kishin ndarë banorët me njëri tjetrin për çdo pëllëmbë të tokës me anë të kanunit.
Edhe në pjesën fushore të vendit, dëgjon me dhjetëra raste që banorët përmendin për dokumente Osmane kur kërkojnë ndonjë të drejtë pronësie apo përdorimi për prona pyjore në pjesën lehtësisht të aksesueshme të vendit. Periudhën pas luftës së dytë botërore kemi të lehtë ta justifikojmë, pasi ja faturojmë komunizmit. Ajo që nuk kuptoj është se përse edhe 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kjo mbetet një tabu e çuditshme shpesh me zarar qoftë edhe për t’u përmendur. Diku të vete mëndja tek ashpërsia me të cilin u luftua kanuni nga komunizmi, ashpërsi që gjenerata jonë e jetoi në shumë detaje emocionalisht.
E groposi në mënyrë të pabesueshme. Për shumicën e njerëzve lufta kundër kanunit është konceptuar lidhur me pjesë të tij të lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta gjinore. Vetë luftuesit e kanunit diku e përmendin se kanuni ishte i dëmshëm pasi mbështeste pronën private. Pak kush është thelluar të shohë se cilën pronë private, mbronte kanuni, por nese thellohemi ne jetesen e malesoreve shqiptare ne mesjete, mund të supozohet se  përgjithësisht kanuni  ishte krijuar për të vendosur rregullat e përdorimit per  pyjet e kullotat. Qeveria e Fan Nolit e programoi në kuadrin e reformës së tokës parimin që populli të merrte në pronësi për të siguruar nevojat për material drusor apo kullosor, çka fort rrallë përmendet, nga studiues të së drejtës. Për malësorët kanuni ishte veç të tjerash edhe një kadastër e gjalle që me gurë të vendosur ndante e përkufizonte të drejtën e çdo familje  për territorin ku jetonte. Njerëzit urbanë këtë ose nuk duan ose e kanë të vështirë ta kuptojnë. Bazuar në kanun e gjithë toka e Shqipërisë ishte e ndarë si për malet, baraqet, fshatrat e fiset deri ne nivel familje. Kushdo që është kurioz, i mjafton një vizitë neë kullotat e bjeshkëve të tropojës, të cilat sot e kësaj dite janë të ndarë për çdo pëllëmbë tokë familjeve, ndarje që ka mbijetuar që nga koha e kanunit.
Kjo ka ardhur deri në ditët tona. Në një studim që u realizua ne Komunën Blerim të Pukës, në vitin 2003, u konstatua se nga banorët ishin ruajtur e pranoheshin kufinjtë që ndanin pyjet e pishës. Kur studimi u prezantua, asnjë familje nuk kishte ankese, per cfare I njihej si prone e familjes. Politika e vazhdueshme e sofistikuar e mosnjohjes se kesaj tradite te vyer si dhe e   këtij rregullimi shekullor, të kthyer në sistem në Kohën e diktaturës në emër të luftës kundër kanunit, ka mohuar një pjesë të gjatë të historisë së marredhënieve me natyrën, dhe u ka shkaktuar  një humbje të pallogaritshme shqiptarëve, shkatërrime, degradim që në ditët tona po shtohet në mënyrë eksponecniale duke përfshirë, pyje, shtretër lumenjsh, kullota e çdo pëllëmbë të tokës pa zot në Shqipëri.
Alpet e Evropës janë aktualisht të begata për nga mbulesa pyjore. Komunitetet e alpeve evropiane ne vitin 1848 u morën vesh me everite apo mbretin e  tyre dhe e ndanë tokën e alpeve midis tyre, qe te mbronin me këtë akt pyllin, kullotën dhe token që i rrit këto të dyja dhe ushqen rruzullin me ujë. Sot ata dëshmojnë se arritën rezultate fantastike, ruajtën dhe shtuan pyllin dhe kullotën, ruajtën e pasuruan token e ujin. Ata e shmangën tragjedinë e të përbashkëtës që po ndodh në pyjet e kullotat shqiptare.
Këtë e arritën (i)duke ndjekur parimet vendosjes se kufijve të qartë; (ii) rregullat të drejtat e detyrimet reciproke shtet – komunitet të përputhen me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë të marrin pjesë për t’i rishikuar,(iv)autoritetet shtetërore ta respektojnë te drejtën e komuniteteve ne vendosjen e këtyre rregullave, dhe (v) një sistem për vete monitorim te sjelljes se anëtareve ngrihet e funksionon; ka një sistem te pranuar sanksionesh për shkelësit dhe anëtaret e komunitetit kanë mundësinë e arritjes se mekanizmave me kosto te ulet për te zgjidhur konfliktet.
Për neve Ballkanasit perëndimor tingëllon si e pabesueshme kur mësojmë që shteti menaxhon atë që i tepron banorëve ruralë. Që në vitin 1948, kur banorët e Austrisë se bashku me shume shtete te tjera të Evropës e fituan te drejtën qe nga bujkrobër të ktheheshin ne pronare te një sipërfaqe te tokës te mjaftueshme për te siguruar nevojat e tyre vjetore me lëndë druri, e bazë ushqimore për blegtorinë. Janë mbi 2000 komunitete pronarë të pyjeve në zonat e banuara për rreth alpeve, atje ku takohen kufijtë shtetërore të Italisë, Austrisë e Sllovenisë, te cilët kanë mbi 2000 vjet përvojë administrimi të përbashkët.
Mohimi i dhunshëm i kanunit të Lekë Dukagjinit, Skënderbeut apo Idriz Sulit, bëri që guri dhe kufiri i vendosur ne rrjedhën e shekujve, për te fiksuar te drejtën dhe detyrimet e secilit mbi këto pasuri te përbashkëta, të mos njihej nga qeverite e pas viteve 1990, duke ju tundur banorëve gjithmonë slloganin  e mungesës se dokumentacionit, duke krijuar një pasiguri shkatërruese qe i hap rrugën realizimit  te tragjedisë së të përbashkëtës, mbi këto pasuri te çmuara. Kanë kaluar 162 vjet, qëkur lëvizja fshatare në të shumtën e vendeve të Evropës perëndimore fitoi dhe qeveritë filluan të rregullojnë të drejtat e fshatarëve mbi tokën pyjore e kullosore. Bujkrobërit fituan lirinë, bashkë me të drejtën që nevojat për prodhime pyje e kullosore t’i siguronin nga toka e tyre.
Fermerët e shteti i besuan sistemit të së drejtës, e pranuan sfidën e vështirë dhe afatgjate të ndërtimit të tij. Shpate të tëra malore të shfrytëzuara tej mase për nevojat e industrisë minerare e të prera rrah, filluan të vishen e janë shndërruar aktualisht në ekosisteme mjaft të stabilizuara, që prodhojnë e shtohen. Ballkanasit e perëndimit ne atë kohë nuk mundën t’i bashkoheshin kësaj lëvizje. Rënia e murit të Berlinit dhe fillimi i proceseve demokratike i gjeti zyrtarët të saturuar me mentalitetin komunist lindor, dhe gjenerata rurale që u ndesh me këtë moment, gati e kishte harruar që mund ti ri kërkonte këto të drejta të mohuara në shekuj. E mësuar që këto t’i realizonte ashtu siç kishte bërë historikisht, në rrugë jo ligjore dhe pa detyrime fiskale, një pjesë e popullsisë sikur edhe i druhej që të organizohej, duke u mjaftuar me copen e tokes bujqesore, qe akoma nuk e ka legalizuar.
Të fortët që u lidhën me politikën apo që shtuan blegtorinë, gjithmonë i kanë gjetur format dhe e përdornin ne mënyrë ilegale të këtyre burimeve duke prerë apo kullotur te drejtën e fshatrave të tërë. Zyrtarët sikur janë mësuar të mos i pranojnë apo t’i minimizojnë nevojat për produkte drusore vjetore të popullsisë rurale, aq sa ka vite që konsumi nuk regjistrohet e monitorohet. Duket sikur realiteti virtual i krijuar në mendjen e tyre është larg realitetit, dhe u mbetet hatri kur dikush thotë që një familje në Dragash, Pukë, Kukës, Malishevë, Devoll apo Leskovicë, harxhon gjatë një viti edhe 25 apo 30 m3 dru për ngrohje, apo një dele dhi apo lopë merr për çdo ditë nga pylli e kullota disa kilogram gjethe e bar.
Të mësuar që të nderojnë qeverinë apo zyrtarët e lartë, ata vrapojnë të minimizojnë këta tregues, të shmangin vëzhgimet e matjet, duke krijuar një klimë në disfavor të qytetarëve politikë bërësve. Ata nuk e besojnë psh që pylli shqiptar në gjendjen aktuale nuk ka kapacitet të plotësojë nevojat e zonave rurale për dru zjarri e ndërtim. Kullotat e jugut nuk i plotësojnë nevojat e blegtorisë për kullotje. Qeveria punon me peshore të prishur, që i tregon shumë herë më pak peshën e atyre që në fakt i merret pyllit e kullotës. I gjithë sistemi është i ç’ orientuar, akuzat të ndërsjellta në rritje. Si rezultat, për të plotësuar këto nevoja të papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth pesë  herë më tepër se sa rritet e vazhdon të degradohet. Kullota mbi shfrytëzohet disa herë mbi kapacitetin e saj dhe degradimi i tokës, shtimi i erozionit e përmbytjeve janë në progresion.
Në pozicion krejt të kundërt janë banorët e zonave rurale, që e vlerësojnë realisht atë nevojë,  që e kane trasheguar dhe duan ta zbatojne traditen e ruajtjes se pyllit e kullotes, ata përpiqen me çcdo mjet ta realizojnë duke shfrytëzuar sa pyllin, apo fundin e arës, buzën e përroit ku e siguron drurin për ngrohje me minimumin e transportit. Ky sistem është arritur pas përpjekjeve pothuaj njëqindvjeçare, dhe bazën e suksesit e ka garantuar nga regjistrat korrekt të tokës te realizuar që në vitin 1871. Janë përllogaritur nevojat për çdo familje, dhe sipas traditave e kushteve konkrete, janë vendosur kufijtë midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet një kuadri ligjor me përvojë mbi 160 vjeçare. Ata janë të brengosur, që megjithëse të ditur sistemi i tyre menaxhues nuk funksionon. Regjistrimi i tokës bujqësore ka filluar pas vitit 1992.
Ka rreth 10 vite që flitet për transferim e regjistrim të tokës pyjore e kullosore. Në fakt procesi nuk ka filluar. Askujt nuk i shkon në mëndje të bëjë një pyetje fare të thjeshtë, nëse është legalizuar  qofte edhe  një hektar tokë pyjore apo kullosore në përdorim të një familje!!! Rezultati u zerua shume thjeshte. Mjaftoi ndërrimi i emrit komune me bashki, dhe drejtuesit e sotem të thonë, ne njohim sitemin e bashkisë dhe jo atë të komunës. Gurët e vendosur për të njohur të drejta komuniteteve për 22 vite, u rrëzuan me një rënie të lapsit. Çadra e reformës territorial e mbuloi këtë mohim të investimeve e përpjekeje 22 vjeçare të donatorëve, institucioneve vendore e komuniteteve malore
Dihet që rezultati është zero dhe kështu do vazhdojë për shumë dhjetë vjeçare, derisa të vijë momenti që degradimi i tokës të jetë aq i mah sa njerëzit të kenë frikë të marrin përgjegjësi për tokë tërësisht të degraduar. Ne kryengritje duket se është edhe moti, ne dimrat e fundit ku lumenjtë daliun nga shtreterit  e shpat malet,  rrëshqasin, e së bashku  përmbysin vendbanime rrugë e fusha. Kokëfortësia e ballkanasve perëndimor, duket se do të ndëshkohet edhe nga ngjarjet natyrore, nëse nuk do e dëgjojnë ketë logjikë të thjeshte, të regjistrimit të tokës, vënies së kufijve pas njohjes të së drejtës së vendasve për të qenë zot të vendit të tyre dhe partner të shtetit të tyre për të ndërtuar të ardhmen.


Monday 20 November 2017

JETA MIDIS GJIROKASTRËS DHE ZAGORISË, LODHJE QË MË LUMTURON

 (60 vjetori i inxhinier Kleanthi Mandit)


                                     Përgatiten: Ing. Gjon FIERZA
Ing. Kristo KAURI
Spiro NIKA




Zagoria, është një krahinë me bukuri natyrore të papërsëritshëm, me një histori të spikatur, veprimtaria dhe kontributi i zagoritëve në shekuj dhe kohën e sotme është e lavdërueshme. Emri zagorit i bënë krenar jo vetëm ata të lindurit dhe të rriturit aty por dhe ata me origjinë nga kjo krahinë.
Eshtë shkruar, gjithnjë duhet shkruar për ata që Zagorisë ja kanë lartësuar emrin në shekuj. Eshtë e udhës të shohim dhe të vlerësojmë bashkohësit tanë, njerëzit e thjeshtë, intelektualët, sipërmarrësit e ndryshëm që punojnë, që kontribujnë për jetesën e tyre dhe për një prosperitet shqëror brenda apo dhe jashtë Zagorisë. Tek vlerësojmë arritjet e bashkohësve tanë, ata që i takojmë për ditë, më të cilët ndajmë pikepamjet dhe “qajmë hallet e kohës” është përpjekja të përgjithësojmë modelin një zagoriti të suksesëshëm dhe të devotshëm për familjen dhe shoqërinë. Eshtë kënaqësi që emra të till zgaoritësh i takon shpesh dhe në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Eshtë rasti, 60 vjetori i lindjes birit të Sheperit, inxhinierit të pyjeve e gjelbërimit Kleanthi Mandi, që sëbashku me urimet më të mira të mund të themi diçka më shumë për veprimatrinë profesionale të sukseshme dhe si një vaprimtar i palodhur shoqëror..

Sheperi vendlindja, ku mbaroj shkollimin fillor dhe tetëvjeçar, një mjedis natyror dhe njerëzor jetëdhënës për inxhinierin e ardhshëm të pyjeve dhe gjelbërimit Kleanthi Mandi. Dashurinë ndaj natyrës, gjelbërimit, luleve; Kleanthi i mori në vëdlindje. E mori nga njerëzit e thjeshtë, që gërmojnë tokën, baçen, për ta mbjellur duke investuar djersë dhe dashuri, përkushtim që ajo të lulëzojë e prodhojë.
E vazhdoi rrugëtimin e dijes në Teknikumin e Pyjeve Shkodër, një profesion që e zgjodhi me dëshirë dhe nuk gaboi. Shkodra, me njerëzit, kulturën e sajë, mjdisin e gjelbëruar, i shërbeu në rininë e tij, zagoritit Kleanthi Mandi për një plotësim dhe nivel më të lartë të një përsonaliteti në formim. Në shkollën e mesme bashkohësit, mësuesit e veçonin Kleanthin si një djalë simpatik, i zgjuar, i shkathët, me humor, më nje gjuhë të rrjedhëshme dhe poetike, “gjuhën e Andon Zako Çajupit” ,,i veshur mirë dhe shumë aktiv.. E mbaroi shkollën e mesme me rezultate shumë të mira, në katër vite radhitej në krenarin e shkollës si një nxënës shembullor. Atje mësoi shumë, ju ngulit në shpirt se; pyjet dhe gjelbërimi janë "mitra" e vërtetë e jetës njerëzore mbi këtë Planet. Çfarë hamë, ç’farë pimë, ç’far veshim, shtëpia që ndërtojmë, veglat, muzika, ngrohja, oksigjeni, ilaçet, djepi dhe deri te arkivoli janë produkte të këtij gjelbërimi.

Etja për dije dhe ngritje profesionale e drejtuan Kleanthi Mandin, drejt auditoreve të Fakultetit të Pyjeve. Në vitin 1977 deri në vitin 1981 vazhdoi studimet e larta të cilat i përmbylli me rezultate shumë të mira. Ai dhe gjatë viteve studentore gëzoi ato cilësi si dhe kur qe nxënës, vleresohet nga bashkohesit si një mbështetës, i pakursyer për të ndihmuar shokët, grupin e shokëve mbante të lidhur njeri me tjetrin. Ai vazhdon të mbaje lidhje dhe miqësi me shokë të tij nxënës dhe studentë ndonse ndarja fizike me ta ka dekada që ka ndodhur. Kjo lidhej e dhe komunikim është një model për pylltarët e tjerë në ditët e sotme, ndonse mundësitë e ndërlidhjes janë më të shumta, komunikimet midis kolegëve bashkohës shpesh mungojnë ..

Me këto karakteristika dhe virtyte, me këto armë shpirtërore, profesionale, tashmë i burrëruar rikthehet në qytetin e tij të dashur ne Gjirokastër, për të vënë në jetë dijet dhe pasionin e tij. Ishte një rrugëtim jo i lehtë, por falë pasionit, këmbnguljes dhe të qënit sistematik ai tashmë ishte një inxhinier i ri që do vihej në sprovë me punën dhe njerëzit. Ai filloj punën në Ndërmarrjen e Gjelbërimit të Gjirokastrës. Fati por duket se natyrshëm Kleanthi Mandi ishte person i përshtatshëm për t'u marrë me lulet. Në ato vite te rinisë në moshë dhe profesion i papërtuar gjithnjë në levizje nga serat e luleve, tek lulishtet e parqet në qytet, në ballkonet dhe oborret me lule të qytetarëve do të gjejë “Inxhinierin e luleve” si e quani vetë qytetarët gjirokastritë.

Duke njohur njerëzit, sekretet e natyrës, botën bimore me ligjësitë e saj, ai filloi rrugëtimin e tij profesional. E gjejmë me vend të themi dhe bëjmë një krahasim për Kleanthin për punën e tij: si gjethja që bën përpjekje kolosale që të ushqejë trungun që të rritet druri. Këto ndryshime të thella cilësore në natyrë, tek njeriu kërkojnë energji, mençuri, këmbengulje, përkushtim, kërkojnë të ikësh, të vraposh larg kafeneve, njerëzve mediokër dhe dembelë, kërkojnë guxim dhe hapa te matura. Asnjë gjë thotë Kleua: nuk realizohet pa luftë, pa përpjekje, pa mundime, pa lëvizje, pa puls të fortë, pa deshirë dhe dashuri për Jetën.

Në rrethin e pylltarëve të vendit dhe më gjerë, në rrethin e intelektualeve të Gjirokastrës, të shoqërisë civile, në rrethin e biznesit, tek Njësitë vendore, etj, Kleanthi Mandi tashmë është i njohur, i dëgjuar dhe i respektuar. Ai është pjesë e këtyre mjediseve dhe institucioneve, është pjesë e qytetit të tij si aktor dhe faktor, si veprues dhe ndërveprues si pohues dhe mohues. Ai gjendet aty si mbështetës, si kritik, si projektues dhe zbatues, gjithnjë në shërbim të misioni të tij, të bëjmë më të mirën për njerëzit dhe natyrën. Ai tashmë si një personazh publik me një “staturë” reale të ngritur me punë të ndershme dhe kontribute reale është para kamerave, në faqet e gazetave, libra, etj. Në librin  Historiku i Shërbimit Pyjor Shqiptar, botuar me rastin e 90-vjetorit, ka shkrim të veçantë për ing. Kleanthin Mandin.

Në rrugëtimin e tij profesional rreth 40-vjeçar ai është bërë i njohur me shumë projekte, studime, plane mbarështimi, artikuj, aktivitete promovuese, seminare, është i njohur për eksperimentimet e tij të guximshëm për futjen bimës me rritje të shpejtë paulonies, etj. Janë me dhjetra parqe lulishte, sipërfaqe të gjelbra në mjediset private dhe publike nga Athina deri ne Tirane që janë projektuar e realizuar nga ing. Kleanthi Mandi..

Ai, u kthye nga emigracioni në vitet 2000, hapi biznesin e luleve dhe drurëve zbukuruese me të cilat ishte i lidhur që në rini. Nuk dua dhe nuk kam renduar asnjëherë pas fitimeve, dua që njerëzve t'u dhuroj kënaqësi nga lulet apo drurët që ju shes apo punoj, dua së pari që dhe të tjerët të tërhiqen nga magjia që gjëndet në botën e gjallë dhe jo në atë të vdekur, ajo gjëndet në natyrë në harmoninë dhe sekretet e saj.

Qyteti i Gjirokastrës si qytet Muze, i ngritur mbi shkëmb si gjithë qytetetet e tjera,  ishte i mbushur me kafene, lavazho, servise, distributora pa një dyqan për lule dhe gjelbërim. Kleanthi tek flet për fillimet e biznesit shton; më thanë të hapja një biznes me lule artificiale, se është fitimprures dhe pa telashe e mundime, pa pasoja, por mua nuk më pëlqejnë gjërat e vdekura, pa shpirt, që nuk marrin frymë. Kështu ing Mandi, duke u mbështeur dhe nga bashkëshortja Figali, tashmë dhe ajo e dashuruar pas luleve, ngriti serën e luleve dhe fidanishten e bimëve zbukuruese dhe nisi punën plot pasion per t'i dhënë ngjyrë qytetit të tij, për të zbukuruar nuset, dasmat dhe gëzimet familjare. Në serë kultivon lule të ndryshme, ato së shumti janë lloje që pëlqejnë qytetarët gjirokastritë.

Avllitë gjirokastrite, si unike më kanë befasuar që në të ri me ngjyrat dhe larmin e luleve, krijojnë një atmosferë magjike me muret e gurta, më tej ing. Kleanthi shton; të luftosh me shkëmbin dhe t'a "zbutësh "atë duke e harmonizuar me lulet dhe pemët është një sfidë që më ka pëlqyer. Lulet, thotë inxhinier Mandi na shoqërojnë kudo, në çdo moment, njeriu ka nevojë për prezencën e tyre. Ai di të gjej "marifete" nga më interesante, funksionale, për të përhapur dhe ngulitur dashurinë për lulet dhe pemët tek njerëzit në qytetin e tij. Me dashurinë, komunikimin e thjeshtë dhe profesional me njerëzit ai realizoi "martesën" e përvojës së tij me shijet e qytetarëve.

Viroi, një burim uji magjik me mjedisin që e rrethon, një ëndërr e rinisë në projektet e Kleanthit; për t'a pasuar atë një mjedis përshtatshëm gjelbërimi dhe argëtimi për gjirokastritët dhe jo vetëm. Tranzicioni i gjatë i pas viteve 90-të aty kish sjellë shumë përkeqesime mjedisore. Klanthi Mandi, nuk mund të pajtohej me gjëndjen, ajo ëndërr dhe dëshirë duhej të ralizohej për Viroin, bashkëpunoj me pushtetin vendor, grupet e ndryshme te interesit të mbështetuar dhe nga struktura dhe organizata te shoqërisë, u bë nismëtar, promotor për t'i ndalaur degradimin e mjedisit të Viroit. Në pranverë të 2014-s, ai organizoi një veprimtari dinjitoze, mbrëselënse, ku uli në një tryezë të gjitha palët e interesuara dhe donatorë, ku u shtrua si kusht i domosdoshëm diskutimi dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes. Kjo shërbeu për të marrë masa efektive që nga hartimi i Projektit dhe fillimi e zbatimi i tij në vazhdim. Promovimi dhe njohja e vlerave të Viroit-Memës qe një punë që u fillua dhe e vazhdon Kleanthi pa ndonjë mbëshetje, falë pasionit dhe dashurisë për këtë mjedis që kërkon përmiresim të vazhdueshëm. Ka akaoma ide për punën me Viroin, Kleanthi e quan në proçes. 

Pas viteve 2000 gjithnjë e më shpesh shkon në Zagori, në vendlindjen e tij të dashur. Një gjendje alarmante i paraqiten kolegët dhe bashkëfshatrët e tij. Pyjet e Zagorisë priteshin diku me leje dhe se shumti pa leje, digjeshin bëheshin qymyr me destinacion Greqinë. Jo vetëm prerja e pyjeve (jo nga zagoritë) që po shkaktonte dëme të pariparueshme por dhe ndotja e ajrit nga tymi i kamimave të qymyrit po e bënin jetën e atyre banorëve të pa mundur atje. Kjo nuk mund të kalonte në heshtje për specialistin e pyjeve, birin e asaj zone. Shkon drejt Tiranës, pas shume vitesh takon kolegë, drejtues, miq e shokë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, Projektin e Pyjeve dhe u kërkon mbështetje për përmirësimin e situatës së pyjeve në Zagori. Kleanthi ishte nga ata që jo vetëm ju bashkua zërit të ndalimit të prerjes pyjeve por u vu në ballë të këtij misioni sëbashku me drejtuesit e pushtetit vendor në Komunë, arrijnë të çfuqizojnë çdo kontratë shfrytëzimi dhe kështu ndalon shfrytëzimin barbar i pyjeve në Zagori. Ishte këmbengulja e tij me argumenta teknik, që mbrojti këto resurse dhe me pas bëri të mundur përfshirjen e Zagorisë në Projektin Shqiptar të Pyjeve. Ai tashmë u kthye tek profesioni i inxhinierit të pyjeve, ai harton Planin e Menaxhimit të Pyjeve Komunal të Zagorisë si dhe shumë nisma, aktivitete promovuese për përmiresimin e gjendjes. Zagoria ishte e para Komunë në Jug të vendit që realizoi transferimin te pyjeve/kullotave në Komunë. Ai hartoi këto plane menaxhimi duke ofruar modele të qendrushme menaxhimi, vazhdoi më tej me pyjet dhe masivet e Pogonit.. Duke mbrojtur natyrën e Zagorisë, u mbrojt vet Zagoria që të mos vritet, të mos zhduket, të mos braktiset, u mbrojt historia, traditat, kultura,legjendat, u mbrojt vendlindja e Andon Zako Çajupit.

Ne vitin 2015 ai ndërmerr dhe zbaton një projekt tjetër të rëndësishëm “Zagoria park natyror rajonal”. Ndoshta akoma projekti nuk qe miratuar por publikimi i tij, i hartës me shtegtimet turistike dhe monumentet e natyrës së Zagorise kishin tërhequr vemendjen e vizitorëve të huaj. Eshtë një ditë e veçantë thoté Kleanthi kur tek oborri im né Gjirokastér erdhën rreth 40 veta, vizitorë nga Çekia. U prezantuam dhe më kërkuan t'i shtegtoja drejt Zagorisë. Këtë ma kërkuan jo vetëm si zagorit, njohës i zonës por dhe si një hartues i projektit të Parkut dhe hartës që kisha publikuar. Ndoshta këta qenë dhe grupi më i madh që e kish vizituar Zagorinë deri atehere. Sot dhe në vijim thotë Kleanthi dua që atje të shtegtojne dhjetra vizitorë, pasi i japin gjallëri vendit, mundësojnë një jetë më të mirë për ata që banojnë atje dhe për zagoritë të tjerë që shpresoj se do kthehen. Që nga viti 2010, Klenthi Mandi ka krijura "Shoqatën Mjedisore Çajupi" dhe punon si kordinator i projekteve në Federaten Rajonale te Pyjeve Gjirokaster. Janë shumë veprimtari me theks të veçantë në mbrojtjen e mjdisit që ai ka zhvilluar në Qarkun e Gjirokastrës. Fedreata e Pyjeve ka tashmë një profil të sajë dhe është partnere prej tetë vitesh e CVNP-së për rritjen e forcimin e kapaciteve të shoqatave dhe të fuqzimit të pyjeve komunal në qarkun Gjirokastër. Tashmë Shoqata mjedisore Çajupi në kudrin e Rrjetit për mbrojtjen e Natyrës, po zbaton një projekt “Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të Zonave të Mbrojtura në qarkun Gjirokastër”.

Koha ecën, vitet shtohen, ndonese në pamjen fizike duket i ri dhe energjik, ing. Kleanthi ka përvjetorin, 60-të  lindjes (me 21 nentor 1957). Ai të thotë se ka shumë dhe nuk duhet të reshtim së punuari duke marrë përgjegjesi dhe dhënë kontribute reale që të arrijmë kohën e humbur dhe përparimin që kërkojmë të  gjithë. Dy djemtë e mi, thuajse u rritën dhe shkolluan jashtë vendit (sot ndjehem krenar dhe i plotësuar për arritjet e tyre), atje jashtë Shqipërisë po ndërtojnë dhe jetën e tyre normale; por ndjehem i keqardhur për ata dhe shumë të rinj shqiptar që nuk arrijnë ose nuk ju mundesohet të kontribuojnë këtu në vendlindje. Unë (duket se kam lindur për të skrifikuar si dhe babai im Koçua) e kam të ndarë mendjen se këtu midis Gjirakastrës dhe Zagorisë së gurtë do vazhdoj të punoj pa reshtur, puna dhe sidomos me skrifica më bën më të dashur me familjen, miqtë, kolegët, njerëzit në tërësi, ndoshta do thosha kjo është një “lodhje që më lumturon”..

Për Kleanthin mund të shkruanim gjatë në vlerësim të punës dhe cilësive të tij dhe nëse dialogon me të ai ka shumë shprehje dhe senteca me fjalë që peshojnë, të thëna në formë poetike. Sigurisht si sheperiot, ai ka trashguar nga i ati Koçoja si pasardhes i Petro Mandit dhe bashkëfshatar i Andon Zakos, poetikën dhe fjalët e gdhëndura tashmë të brumosura në kulturën e tij.

Mbas gjithë këtij udhëtimi të suksesëshëm të ing. Kleanthi Mandit qëndron në krah në mbeshtetje gruaja, shoqja e jetës një nënë shembullore. Figali Mandi me dyqanin e saje “Lule Mandi”. Ajo tashmë pasionante dhe me shumë kulturë është një mjeshtre e vertetë e dekorimit dhe përdorimit të luleve.

Kleanthi në fakt nuk ndaloi moshën ai vazhdon të jetë i ri, energjik i dashur nga shpirti dhe i lumturuar nga zemra. Që kur u lidhe me natyrën; me lulet, me pyjet, me njerëzit midis tyre; ai gjeti vetveten, gjeti qetësinë, dashurinë e tij, pasionin dhe krijoi botën dhe universin e tij. Ne jemi krenar me Kleanthin kolegun dhe mikun tonë, me rrugetimin e tij dhe nga zemra i urojmë Shendet, Mbarësi dhe Suksese. Gjithnjë i lumtur midis njerëzve, në mes lulesh, në freskinë e pyjeve, i kalofsh këto 100 vite qe vijojnë për Ju. Eshtë ky urimi im por i deshiruar për t'u thënë nga qindra njerëz të dashur, kolegë e bashkëpuntorë, të njohur e dashimirës nga çdo vend i Shqipërisë dhe jashtë sajë për ju Kleanthi Mandi.


Kolegët tek "Lule Mandi"
Me kolegun Gjon Fierza



 

Tuesday 14 November 2017

DERVISH ÇAUSHI, AGRONOM DHE MËSUES I DALLUAR NË SHËRBIM TË BUJQËSISË DHE ARSIMIT






Dervish ÇAUSHI
Libohova  është  vendlindja dhe vendbanimi i Dervish Çaushit, njerit prej intelektualëve dhe specialistëve të shumtë që ka nxjerrë ky qytet gjatë gjithë historisë së tij shumëshekullore. Në kujtesën time si shok, mik dhe bashkëpunëtor i pandarë   në të gjithë rrugëtimin tonë të përbashkët mbi 50 vjeçar, por edhe të shumë shokëve, miqve,  kolegëve dhe nxënësve me të cilët ai ka bashkëpunuar dhe vazhdon  akoma të ketë marrëdhënie  të forta miqësie dhe pune  me të gjithë spektrin shoqëror dhe familjar brenda e jashtë Libohovës, Dervish Çaushi mbetet një njeri me vlera dhe kontribute të veçanta njerëzore,intelektuale, profesionale dhe frymëzuese në çdo aspekt të jetës, punës e shoqërisë.

Modeli i sjelljes  dhe punës së i tij në fushën e bujqësisë dhe arsimit, janë dhe mbeten  për këdo shembull për krijimin e një fryme dhe strategjie bashkëkohore në shërbim të një realiteti të qëndrueshëm të zhvillimit shkencës së bujqësisë, të arsimit, të  jetës  social-kulturore dhe intelektuale jo vetëm  në Libohovë, por edhe më gjerë. Në Libohovë, për shumë dekada me radhë, kanë funksionuar dhe vazhdojnë akoma të japin kontributin e tyre në jetën social-ekonomike të qytetit dhe zonës përreth, mjaft institucione dhe degë të ekonomisë, arsimit dhe kultures, ku në kontributin dhe veprimtarinë e qindra specialistëve dhe kuadrove, padyshim që emri dhe veprimtaria aktive dhe frytdhënëse e specialistit agronom dhe mësuesit të devotshëm Dervish Çaushi, mbeten një pasuri dhe një burim frymëzimi edhe për brezin e ri.

Jeta, puna  dhe veprimtaria shoqërore e Dervishit është përshkuar nga një rrugë e gjatë e mbushur me përpjekje dhe kontribute të vazhdueshme. Të gjithë ne shokët, kolegët, bashkëpunëtorët e tij  që së bashku kemi punuar dhe që akoma vazhdojmë të kontribuojmë sadopak në jetën social-ekonomike të qytetit tonë,  natyrisht që kemi  përjetuar dhe vazhdojmë të ruajmë  respektin e dashurinë për këtë njeri dhe intelektual të veçantë. Të flasësh për cilësitë njerëzore të Dervish Çaushit, nuk mund të lesh pa cituar idenë se ai përbën  një  njeri model të veçantë të komunikimit me masën e nxënësve, kolegët e shumtë  dhe bashkëqytetarët e vet.

Në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin “11 Shkurti”
Puna dhe bashkëpunimi i tij me këdo  që ka patur mundësinë të jetë pranë Dervish Çaushit, mbetet një përvojë e rëndësishme në lidhje me artin e drejtimit dhe komunikimit. Si drejtues dhe  mësues i biokimisë me një përvojë mbi 25 vjeçare në të dy shkollat e Libohovës, Dervish Çaushi është dalluar për formimin e tij të plotë  kulturor e shkencor, i cili ka ndikuar shumë në personalitetin e tij intelektual. Mënyra e sjelljes si mësues e Dervishit  vazhdimisht është  shprehur me fjalë dhe veprime.  Një nga problemet kryesore të tij në punën e drejtuesit dhe mësuesit, ka qenë disiplina e punës, të cilën ai gjithnjë e ka vlerësuar si një nga faktorët kryesorë të drejtimit të shkollës dhe klasës. Parimi i Dervishit në punën e vet mësimore-edukative ka qenë dhe është udhëhequr nga koncepti se  një mësues i mirë duhet t’u mësojë nxënësve që ata të marrin përgjegjësinë për të mësuarit dhe të arrijnë t’i realizojnë objektivat që i vënë vetes.
Dervish Çaushi, çast pune duke dhënë
përvojën e vet mësimore e edukative

Si mësues dhe edukator Dervish Çaushi  vazhdimisht është dalluar për inteligjencë, njohje të profesionit, kryerje të punës me ndërgjegje e dashuri për nxënësin, durim, qëndrim të drejtë dhe sinqeritet. 
Te personaliteti i  tij si kuadro dhe mësues  përfshihen bindjet, niveli shkencor e kulturor, figura morale, psikologjike e pedagogjike, aftësia didaktike,  ku ai gjithnjë i ka dashur  nxënësit dhe shkollën,  duke punuar me këmbëngulje e durim për mbarëvajtjen e tyre.

Dervishi gjithnjë është dalluar për  një qëndrim sa emocional dhe tolerant para shakave të ndryshme të nxënësve, duke e kuptuar  dhe duke e  ndjerë mire  botën e tyre emocionale. 
Si  mësues dhe mësimdhënës Dervish Çaushi vazhdimisht ka bërë përpjekje  që ta jape sa më mire atë, pa e bërë  mësimdhënien gogol. Në orën  e mësimit Dervishi gjithnjë është  karakterizuar nga një organizim i plotë  me veprimtari të përbashkët e të dyanshme mësues-nxënës. Nisur nga këto aftësi dhe cilësi të tij të gjithë kolegët dhe nxënësit  ruajnë akoma të gjallë  respektin ndaj tij si mësues, por edhe vetë ai vazhdon t’i ketë të freskëta e të gjalla  respektin dhe personalitetin ndaj çdo  nxënësi. Si mësues  dhe edukator Dervishi gjithnjë e ka konsideruar veten  shok, prind zëvendësues dhe mbështetës i egos së nxënësve  të vet.

Shumë  nxënës që  janë  edukuar dhe mësuar  nga “dora” e tij, janë dalluar dhe vazhdojnë të dallohen për  vullnetin e mirë për të mësuar sistematikisht. 
Vlerësimin e punës dhe dijeve të nxënësve Dervish Çaushi e ka patur si busull orientuese duke e cilësuar atë si  fuqi individuale mjaft të rëndësishme në suksesin e përbashkët të procesit mësimor dhe edukativ. Në këtë drejtim ai gjithnjë është nisur nga këto tipare: t’i vlerësojë paanësisht nxënësit,  të jetë i drejtë,  të jetë njerëzor,  të jetë kompetent.

Dervish Çaushi i sapodiplomuar në degën e agronomisë, ILB Kamëz, 1975
Ja cili është  rrugëtimi 65 vjeçar i jetës, punës dhe veprimtarisë së tij.

Dervish Çaushi lindi në Libohovë më  6 shkurt të viti 1952.Arsimin 8 vjeçar e përfundoi në Shkollën 8 Vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë në vitet 1960-1967 me rezultate shumë të larta. Në vitet 1967-1971 mbaroi shkollën e Mesme Bujqësore të Delvinë , dega agronomi me rezultate të larta. Filloi studimet e larta  në vitin 1971 dhe i mbaroi në  vitin 1976 në Universitetin Shtetëror të Bujqësisë Kamëz,Tiranë në fakultetin e Agronomisë, dega Horti-Frutikulturë me rezultate shumë të mira.


Besnik Ismailati dhe Dervish Çaushi, nxënës në Shkollën e Mesme Bujqësore Delvinë, viti 1969
Në vitin 1992-1995 mbaron studimet pa shkëputje nga puna pranë Universitetit “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega biokimi me rezultate të mira. Pasi u diplomua filloi punë në N.B.”Muzafer Asqeri” Gjirokastër ,në sektorin e Odries, me detyrë agronom frutikulture,ku punoi një vit. Pastaj transferohet në sektorin e Nepravishtës me detyrë agronom sektori për katër vite rradhazi (1977-1981. Prej këtekj transferohet me detyrën e përgjegjësit të sektorin në sektorin e  Bulos, ku punoi prej vitit 1981-1985.Prej këtej transferohet përsëri në sektorin e Nepravishtës me detyrë agronom sektori, ku punoi deri në marsin e  vitit 1990.. Në periudhën mars 1990 e deri në nëntor 1992, punoi agronon në degën e bujqësisë pranë N.B.Libohova, të sapokrijuar. Në dhjetor të vitit 1991 transferohet në sektorin e arsimit, pranë Shkollës së Mesme Bujqësore “11 Shkurti” Libohovë me detyrë zëvendësdrejtor deri në shtator 1992, ndërsa nga shtatori i vitit 1992-shtator 1995 emërohet drejtor pranë kësaj shkolle. Për periudhën kohore shtator 1995-shtator 2010 punon mësues biokimie në shkollën 9 vjeçare “Avni Rustemi” Libohovë. Nga maji i vitit 2010-shtator 2014  punon  zëvendësdrejtor pranë kësaj shkolle, ndërsa në periudhën shtator 2014-shkurt 2017 punon mësues biokimie po në këtë shkollë, derisa del në pension.
Gjimnazi "11 Shkurti" Libohovë
Gjatë periudhës që punoi në sektorin e bujjqësisë, në vitin 1988  dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH me Urdhërin e Klasit të III-të “Për punë të shquar në ekonominë bujqësore”, me motivacionin :“Për organizim të mirë të punës në plotësimin e detyrave të planit në kulturat bujqësore,veçanërisht në prodhimin e grurit, duke u bërë shembull edhe për kuadrot e tjerë.”

Gjatë viteve 1991-217, pra për një periudhë kohore për më shumë se 25 vjet punoi në arsim,ku për punën e tij mësimore-edukative, në 7.03.2007 është vlerësuar me fletë lavdërimi  nga DAR Gjirokastër me motivacionin:”Për punë të shquar në fushën e arsimit dhe edukimit.”. Në vitin 2011 Këshilli I Bashkisë Libohovë i jep titullin “Mirënjohja e qytetit” me motivacion:”Organizator dhe drejtues i aftë,activist i shquar dhe i përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.”. Në vitin 2016 ,drejtoria e shkollës 9 Vjeçare “A.Rustemi “Libohovë e vlerëson me certificate me motivacion:”Për kontribut të shquar në fushën e arsimit, në kuadrin e javës së Arsimit pranë institucionit arsimor “Avni Rustemi” Libohovë.

Në tërë veprimtarinë e tij prodhuese dhe arsimore,Dervishi është dalluar edhe në studimin dhe botimin e një sere artikujve shkencorë,si:

1. Studimi agrokimik dhe pedologjik I tokave bujqësore në zonën e Odries në vitin 1976,studim ky që kryhet për here të pare dhe hedh themelet e trajtimit shkencor të punimit dhe ushqimit të tokës, në shërbim të rritjes së rendimentit të kulturave bujqësore.

2. Aplikon për here të pare në rrethin e Gjirokastrës në vitin 1982 në sektorin e Nepravishtës teknologjinë e re të kultivimit të misrit me fole, duke e rritur rendimentinm e tij në këto sipërfaqe deri në 140 kv/ha.

3. Përdorimi I lokalizuar I superfosfatit në kulturën e grurit,në kohën e mbjelljes së tij në vitin 1986 në sektorin e Nepravishtës, duke mare një rendiment prej 60 kv/ha.
4.Pjesmarrja dhe aktivizimi I nxënësve në përmirësimin e kushteve të mjedisit në shkollë e në qytet,për  periudhën kohore  2007-2010.

5. Grumbullimi,evidentimi dhe përshkrimi shkencor me pjesmarrjen dhe aktivizimin e nxënësve,  i bimëve mjekësore endemike të zonës së Libohovës (çaj mali, sherebelë, salep, bliri i kuq i Labovës së Kryqit).

Ky është pak a shumë portreti  i Dervish Çaushit si specialist dhe si  mësues, puna e të cilit që meriton  nga kushdo respekt e mirënjohje.

Përgatiti: Besnik Ismailati
Libohovë, gusht  2017