(60 vjetori i inxhinier Kleanthi Mandit)
Përgatiten: Ing. Gjon FIERZA
Ing. Kristo KAURI
Spiro NIKA
Zagoria, është një krahinë me bukuri natyrore
të papërsëritshëm, me një histori të spikatur, veprimtaria dhe kontributi i
zagoritëve në shekuj dhe kohën e sotme është e lavdërueshme. Emri zagorit i
bënë krenar jo vetëm ata të lindurit dhe të rriturit aty por dhe ata me
origjinë nga kjo krahinë.
Eshtë shkruar, gjithnjë duhet
shkruar për ata që Zagorisë ja kanë lartësuar emrin në shekuj. Eshtë e udhës të
shohim dhe të vlerësojmë bashkohësit tanë, njerëzit e thjeshtë, intelektualët,
sipërmarrësit e ndryshëm që punojnë, që kontribujnë për jetesën e tyre dhe për
një prosperitet shqëror brenda apo dhe jashtë Zagorisë. Tek vlerësojmë arritjet
e bashkohësve tanë, ata që i takojmë për ditë, më të cilët ndajmë pikepamjet
dhe “qajmë hallet e kohës” është përpjekja të përgjithësojmë modelin një
zagoriti të suksesëshëm dhe të devotshëm për familjen dhe shoqërinë. Eshtë
kënaqësi që emra të till zgaoritësh i takon shpesh dhe në fusha të ndryshme të
veprimtarisë shoqërore. Eshtë rasti, 60 vjetori i lindjes birit të Sheperit,
inxhinierit të pyjeve e gjelbërimit Kleanthi Mandi, që sëbashku me urimet më të
mira të mund të themi diçka më shumë për veprimatrinë profesionale të sukseshme
dhe si një vaprimtar i palodhur shoqëror..
Sheperi vendlindja, ku mbaroj
shkollimin fillor dhe tetëvjeçar, një mjedis natyror dhe njerëzor jetëdhënës
për inxhinierin e ardhshëm të pyjeve dhe gjelbërimit Kleanthi Mandi. Dashurinë
ndaj natyrës, gjelbërimit, luleve; Kleanthi i mori në vëdlindje. E mori nga
njerëzit e thjeshtë, që gërmojnë tokën, baçen, për ta mbjellur duke investuar
djersë dhe dashuri, përkushtim që ajo të lulëzojë e prodhojë.
E vazhdoi rrugëtimin e dijes në
Teknikumin e Pyjeve Shkodër, një profesion që e zgjodhi me dëshirë dhe nuk
gaboi. Shkodra, me njerëzit, kulturën e sajë, mjdisin e gjelbëruar, i shërbeu në
rininë e tij, zagoritit Kleanthi Mandi për një plotësim dhe nivel më të lartë
të një përsonaliteti në formim. Në shkollën e mesme bashkohësit, mësuesit e
veçonin Kleanthin si një djalë simpatik, i zgjuar, i shkathët, me humor, më nje
gjuhë të rrjedhëshme dhe poetike, “gjuhën e Andon Zako Çajupit” ,,i veshur mirë dhe shumë aktiv.. E mbaroi shkollën e mesme me rezultate shumë të mira, në
katër vite radhitej në krenarin e shkollës si një nxënës shembullor. Atje mësoi
shumë, ju ngulit në shpirt se; pyjet dhe gjelbërimi janë "mitra" e
vërtetë e jetës njerëzore mbi këtë Planet. Çfarë hamë, ç’farë pimë, ç’far veshim, shtëpia që ndërtojmë, veglat, muzika, ngrohja, oksigjeni, ilaçet, djepi
dhe deri te arkivoli janë produkte të këtij gjelbërimi.
Etja për dije dhe ngritje
profesionale e drejtuan Kleanthi Mandin, drejt auditoreve të Fakultetit të Pyjeve. Në vitin 1977 deri në vitin 1981 vazhdoi studimet e larta të cilat i
përmbylli me rezultate shumë të mira. Ai dhe gjatë viteve studentore gëzoi ato
cilësi si dhe kur qe nxënës, vleresohet nga bashkohesit si një mbështetës, i
pakursyer për të ndihmuar shokët, grupin e shokëve mbante të lidhur njeri me
tjetrin. Ai vazhdon të mbaje lidhje dhe miqësi me shokë të tij nxënës dhe
studentë ndonse ndarja fizike me ta ka dekada që ka ndodhur. Kjo lidhej e dhe
komunikim është një model për pylltarët e tjerë në ditët e sotme, ndonse
mundësitë e ndërlidhjes janë më të shumta, komunikimet midis kolegëve bashkohës
shpesh mungojnë ..
Me këto karakteristika dhe
virtyte, me këto armë shpirtërore, profesionale, tashmë i burrëruar rikthehet
në qytetin e tij të dashur ne Gjirokastër, për të vënë në jetë dijet dhe
pasionin e tij. Ishte një rrugëtim jo i lehtë, por falë pasionit, këmbnguljes
dhe të qënit sistematik ai tashmë ishte një inxhinier i ri që do vihej në sprovë me punën dhe njerëzit. Ai filloj punën në Ndërmarrjen e Gjelbërimit të Gjirokastrës. Fati por duket se natyrshëm Kleanthi Mandi ishte person i
përshtatshëm për t'u marrë me lulet. Në ato vite te rinisë në moshë dhe
profesion i papërtuar gjithnjë në levizje nga serat e luleve, tek lulishtet e
parqet në qytet, në ballkonet dhe oborret me lule të qytetarëve do të gjejë “Inxhinierin e luleve” si e quani vetë qytetarët gjirokastritë.
Duke njohur njerëzit,
sekretet e natyrës, botën bimore me ligjësitë e saj, ai filloi rrugëtimin
e tij profesional. E gjejmë me vend të themi dhe bëjmë një krahasim për Kleanthin
për punën e tij: si gjethja që bën përpjekje kolosale që të ushqejë trungun që të rritet druri. Këto ndryshime të thella cilësore në natyrë, tek njeriu kërkojnë energji,
mençuri, këmbengulje, përkushtim, kërkojnë të ikësh, të vraposh larg kafeneve,
njerëzve mediokër dhe dembelë, kërkojnë guxim dhe hapa te matura. Asnjë gjë thotë Kleua: nuk realizohet pa luftë, pa përpjekje, pa mundime, pa lëvizje, pa
puls të fortë, pa deshirë dhe dashuri për Jetën.
Në rrethin e
pylltarëve të vendit dhe më gjerë, në rrethin e intelektualeve të Gjirokastrës,
të shoqërisë civile, në rrethin e biznesit, tek Njësitë vendore, etj, Kleanthi
Mandi tashmë është i njohur, i dëgjuar dhe i respektuar. Ai është pjesë e
këtyre mjediseve dhe institucioneve, është pjesë e qytetit të tij si aktor dhe
faktor, si veprues dhe ndërveprues si pohues dhe mohues. Ai gjendet aty si
mbështetës, si kritik, si projektues dhe zbatues, gjithnjë në shërbim të misioni
të tij, të bëjmë më të mirën për njerëzit dhe natyrën. Ai tashmë si një personazh publik me një “staturë” reale të ngritur me punë të ndershme dhe
kontribute reale është para kamerave, në faqet e gazetave, libra, etj. Në librin Historiku i Shërbimit Pyjor Shqiptar, botuar me rastin e 90-vjetorit, ka
shkrim të veçantë për ing. Kleanthin Mandin.
Në rrugëtimin e
tij profesional rreth 40-vjeçar ai është bërë i njohur me shumë projekte,
studime, plane mbarështimi, artikuj, aktivitete promovuese, seminare, është i
njohur për eksperimentimet e tij të guximshëm për futjen bimës me rritje të shpejtë paulonies, etj. Janë me dhjetra parqe lulishte, sipërfaqe të gjelbra në mjediset private dhe publike nga Athina deri ne Tirane që janë projektuar e
realizuar nga ing. Kleanthi Mandi..
Ai, u kthye nga
emigracioni në vitet 2000, hapi biznesin e luleve dhe drurëve zbukuruese me të cilat ishte i lidhur që në rini. Nuk dua dhe nuk kam renduar asnjëherë pas
fitimeve, dua që njerëzve t'u dhuroj kënaqësi nga lulet apo drurët që ju shes
apo punoj, dua së pari që dhe të tjerët të tërhiqen nga magjia që gjëndet në botën e gjallë dhe jo në atë të vdekur, ajo gjëndet në natyrë në harmoninë dhe
sekretet e saj.
Qyteti i
Gjirokastrës si qytet Muze, i ngritur mbi shkëmb si gjithë qytetetet e tjera, ishte i
mbushur me kafene, lavazho, servise, distributora pa një dyqan për lule dhe
gjelbërim. Kleanthi tek flet për fillimet e biznesit shton; më thanë të hapja
një biznes me lule artificiale, se është fitimprures dhe pa telashe e mundime,
pa pasoja, por mua nuk më pëlqejnë gjërat e vdekura, pa shpirt, që nuk marrin
frymë. Kështu ing Mandi, duke u mbështeur dhe nga bashkëshortja Figali, tashmë dhe ajo e dashuruar pas luleve, ngriti serën e luleve dhe fidanishten e bimëve
zbukuruese dhe nisi punën plot pasion per t'i dhënë ngjyrë qytetit të tij, për
të zbukuruar nuset, dasmat dhe gëzimet familjare. Në serë kultivon lule të ndryshme, ato së shumti janë lloje që pëlqejnë qytetarët gjirokastritë.
Avllitë
gjirokastrite, si unike më kanë befasuar që në të ri me ngjyrat dhe larmin e
luleve, krijojnë një atmosferë magjike me muret e gurta, më tej ing. Kleanthi shton;
të luftosh me shkëmbin dhe t'a "zbutësh "atë duke e harmonizuar me
lulet dhe pemët është një sfidë që më ka pëlqyer. Lulet, thotë inxhinier Mandi
na shoqërojnë kudo, në çdo moment, njeriu ka nevojë për prezencën e tyre. Ai di
të gjej "marifete" nga më interesante, funksionale, për të përhapur
dhe ngulitur dashurinë për lulet dhe pemët tek njerëzit në qytetin e tij. Me
dashurinë, komunikimin e thjeshtë dhe profesional me njerëzit ai realizoi
"martesën" e përvojës së tij me shijet e qytetarëve.
Viroi, një burim
uji magjik me mjedisin që e rrethon, një ëndërr e rinisë në projektet e
Kleanthit; për t'a pasuar atë një mjedis përshtatshëm gjelbërimi dhe argëtimi
për gjirokastritët dhe jo vetëm. Tranzicioni i gjatë i pas viteve 90-të aty kish
sjellë shumë përkeqesime mjedisore. Klanthi Mandi, nuk mund të pajtohej me
gjëndjen, ajo ëndërr dhe dëshirë duhej të ralizohej për Viroin, bashkëpunoj me
pushtetin vendor, grupet e ndryshme te interesit të mbështetuar dhe nga
struktura dhe organizata te shoqërisë, u bë nismëtar, promotor për t'i ndalaur
degradimin e mjedisit të Viroit. Në pranverë të 2014-s, ai organizoi një veprimtari
dinjitoze, mbrëselënse, ku uli në një tryezë të gjitha palët e interesuara dhe
donatorë, ku u shtrua si kusht i domosdoshëm diskutimi dhe marrja e masave për
përmirësimin e gjendjes. Kjo shërbeu për të marrë masa efektive që nga hartimi
i Projektit dhe fillimi e zbatimi i tij në vazhdim. Promovimi dhe njohja e
vlerave të Viroit-Memës qe një punë që u fillua dhe e vazhdon Kleanthi pa
ndonjë mbëshetje, falë pasionit dhe dashurisë për këtë mjedis që kërkon
përmiresim të vazhdueshëm. Ka akaoma ide për punën me Viroin, Kleanthi e quan
në proçes.
Pas viteve 2000 gjithnjë e më shpesh shkon në Zagori, në vendlindjen e tij të dashur. Një gjendje alarmante i paraqiten kolegët dhe
bashkëfshatrët e tij. Pyjet e Zagorisë priteshin diku me leje dhe se shumti pa
leje, digjeshin bëheshin qymyr me destinacion Greqinë. Jo vetëm prerja e pyjeve
(jo nga zagoritë) që po shkaktonte dëme të pariparueshme por dhe ndotja e ajrit
nga tymi i kamimave të qymyrit po e bënin jetën e atyre banorëve të pa mundur
atje. Kjo nuk mund të kalonte në heshtje për specialistin e pyjeve, birin e
asaj zone. Shkon drejt Tiranës, pas shume vitesh takon kolegë, drejtues, miq e
shokë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, Projektin e Pyjeve dhe u kërkon
mbështetje për përmirësimin e situatës së pyjeve në Zagori. Kleanthi ishte nga
ata që jo vetëm ju bashkua zërit të ndalimit të prerjes pyjeve por u vu në ballë të këtij misioni sëbashku me drejtuesit e pushtetit vendor në Komunë,
arrijnë të çfuqizojnë çdo kontratë shfrytëzimi dhe kështu ndalon shfrytëzimin
barbar i pyjeve në Zagori. Ishte këmbengulja e tij me argumenta teknik, që mbrojti këto resurse dhe me pas bëri të mundur përfshirjen e Zagorisë në Projektin Shqiptar të Pyjeve. Ai tashmë u kthye tek profesioni i inxhinierit
të pyjeve, ai harton Planin e Menaxhimit të Pyjeve Komunal të Zagorisë si dhe
shumë nisma, aktivitete promovuese për përmiresimin e gjendjes. Zagoria ishte e
para Komunë në Jug të vendit që realizoi transferimin te pyjeve/kullotave në Komunë. Ai hartoi këto plane menaxhimi duke ofruar modele të qendrushme
menaxhimi, vazhdoi më tej me pyjet dhe masivet e Pogonit.. Duke mbrojtur
natyrën e Zagorisë, u mbrojt vet Zagoria që të mos vritet, të mos zhduket, të mos braktiset, u mbrojt historia, traditat, kultura,legjendat, u mbrojt
vendlindja e Andon Zako Çajupit.
Ne vitin 2015 ai
ndërmerr dhe zbaton një projekt tjetër të rëndësishëm “Zagoria park natyror
rajonal”. Ndoshta akoma projekti nuk qe miratuar por publikimi i tij, i hartës
me shtegtimet turistike dhe monumentet e natyrës së Zagorise kishin tërhequr
vemendjen e vizitorëve të huaj. Eshtë një ditë e veçantë thoté Kleanthi kur tek
oborri im né Gjirokastér erdhën rreth 40 veta, vizitorë nga Çekia. U prezantuam
dhe më kërkuan t'i shtegtoja drejt Zagorisë. Këtë ma kërkuan jo vetëm si zagorit, njohës i zonës por dhe si një hartues i projektit të Parkut dhe hartës që kisha
publikuar. Ndoshta këta qenë dhe grupi më i madh që e kish vizituar Zagorinë deri atehere. Sot dhe në vijim thotë Kleanthi dua që atje të shtegtojne dhjetra
vizitorë, pasi i japin gjallëri vendit, mundësojnë një jetë më të mirë për ata
që banojnë atje dhe për zagoritë të tjerë që shpresoj se do kthehen. Që nga
viti 2010, Klenthi Mandi ka krijura "Shoqatën Mjedisore Çajupi" dhe punon si
kordinator i projekteve në Federaten Rajonale te Pyjeve Gjirokaster. Janë shumë veprimtari me theks të veçantë në mbrojtjen e mjdisit që ai ka zhvilluar në Qarkun e Gjirokastrës. Fedreata e Pyjeve ka tashmë një profil të sajë dhe është partnere prej tetë vitesh e CVNP-së për rritjen e forcimin e kapaciteve të shoqatave dhe të fuqzimit të pyjeve komunal në qarkun Gjirokastër. Tashmë Shoqata mjedisore Çajupi në kudrin e Rrjetit për mbrojtjen e Natyrës, po zbaton
një projekt “Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të Zonave të Mbrojtura në qarkun
Gjirokastër”.
Koha ecën, vitet
shtohen, ndonese në pamjen fizike duket i ri dhe energjik, ing. Kleanthi ka
përvjetorin, 60-të lindjes (me 21 nentor 1957). Ai të thotë se ka shumë dhe
nuk duhet të reshtim së punuari duke marrë përgjegjesi dhe dhënë kontribute
reale që të arrijmë kohën e humbur dhe përparimin që kërkojmë të gjithë. Dy
djemtë e mi, thuajse u rritën dhe shkolluan jashtë vendit (sot ndjehem krenar
dhe i plotësuar për arritjet e tyre), atje jashtë Shqipërisë po ndërtojnë dhe
jetën e tyre normale; por ndjehem i keqardhur për ata dhe shumë të rinj shqiptar që nuk arrijnë ose nuk ju mundesohet të kontribuojnë këtu në vendlindje. Unë (duket se kam lindur për të skrifikuar si dhe babai im Koçua) e
kam të ndarë mendjen se këtu midis Gjirakastrës dhe Zagorisë së gurtë do vazhdoj të punoj pa reshtur, puna
dhe sidomos me skrifica më bën më të dashur me familjen, miqtë, kolegët,
njerëzit në tërësi, ndoshta do thosha kjo është një “lodhje që më lumturon”..
Për Kleanthin
mund të shkruanim gjatë në vlerësim të punës dhe cilësive të tij dhe nëse
dialogon me të ai ka shumë shprehje dhe senteca me fjalë që peshojnë, të thëna
në formë poetike. Sigurisht si sheperiot, ai ka trashguar nga i ati Koçoja si
pasardhes i Petro Mandit dhe bashkëfshatar i Andon Zakos, poetikën dhe fjalët e
gdhëndura tashmë të brumosura në kulturën e tij.
Mbas gjithë këtij udhëtimi të suksesëshëm të ing. Kleanthi Mandit qëndron në krah në mbeshtetje gruaja, shoqja e jetës një nënë shembullore. Figali Mandi me dyqanin
e saje “Lule Mandi”. Ajo tashmë pasionante dhe me shumë kulturë është një mjeshtre e vertetë e dekorimit dhe përdorimit të luleve.
Kleanthi në fakt
nuk ndaloi moshën ai vazhdon të jetë i ri, energjik i dashur nga shpirti dhe i
lumturuar nga zemra. Që kur u lidhe me natyrën; me lulet, me pyjet, me njerëzit
midis tyre; ai gjeti vetveten, gjeti qetësinë, dashurinë e tij, pasionin dhe
krijoi botën dhe universin e tij. Ne jemi krenar me Kleanthin
kolegun dhe mikun tonë, me rrugetimin e tij dhe nga zemra i urojmë Shendet,
Mbarësi dhe Suksese. Gjithnjë i lumtur midis njerëzve, në mes lulesh, në freskinë e pyjeve, i kalofsh këto 100 vite qe vijojnë për Ju. Eshtë ky urimi im
por i deshiruar për t'u thënë nga qindra njerëz të dashur, kolegë e
bashkëpuntorë, të njohur e dashimirës nga çdo vend i Shqipërisë dhe jashtë sajë për ju Kleanthi Mandi.
Kolegët tek "Lule Mandi" |
Me kolegun Gjon Fierza |
No comments:
Post a Comment