Mbrëmjet e verës
Ç'më kujton mbrëmjet e atij qyteti
trëndafilat deri tek stoli binin aromë
në qetësinë e tij mbeshtjellur të dy
e vetme dëgjohej frymëmarrja jonë.
Ti më pyet të kujtohen ato mbrëmje
plot ëmbëlsi si tingujt e një kitare
shijen e likosë kishim vënë në buzë
s'kishim më zemra ishin ndezur zjarre.
Më kujtohen si tani ato mbrëmje
ndodhte që s'gjeja paqe as qetësi
ngujuar pas stolit si të isha statujë
kur në takimin e radhës mungoje ti.
Me siguri dhe ti i kujton ato mbrëmje
poshtë hijes së usharit të panjohur
motivin e një kënge shpesh ma kërkoje
më pas një heshtje një emocion i lodhur.
Kaq magjike i kishte mbrëmjet Përmeti
ky qytet lulesh që si gurrë buron muzë
ishte një kohë kur dija se çfarë të bëja
por fjalët peng më mbeteshin në buzë.
Flas me ty.
-----------------
Nga gjoksi i shkëmbit të sertë ti zbret,
borë e shkrirë nga ortekët në atë pllajë,
kush lagu buzët dhe su dashurua me ty
si mund ta harrojë emrin tënd Rrungajë.
Ta dish sa herë të thërras në emër unë,
në lokale luksi kur godën e ujit zë kthej,
shijen e ndenjur mbasi e kam provuar,
një lidhje të largët disa miqve filloj tu rrefej.
Kjo dashuri eshtë më e parë se e para,
se puthjet ti dhuron vetëm në buzë,
të flet me një tjetër gjuhë të pa shteruar,
më pas endrrat ti mërgon tutje për udhë.
Flas me ty sa herë që malli më rëndon,
ulur në një gur poshtë rrepeve hije rëndë,
më vijnë në mend burrat e hershëm dikur,
sinfonia jote më kthehet në dolli dhe këngë.
Kastriot@Itali 13/10/2020.
Të ruaj ashtu.
--------------------
Koha ecën shpejt, koha nuk ndalet,
U bënë shumë kohë që s'jemi parë,
Ti ke ndyshuar formën e dikurshme,
Unë shtoj rrudha dhe flokë të bardhë.
Disa trarë në formë kryqi janë shtrirë,
Ca gurë hënën dhe yjet kanë formuar,
Edhe unë kam filluar të ndjej dhimbje,
Brengës nuk i jepem plagët kam duruar.
Dardha dhe kumbulla kenë çelur sythe,
Lastarët e gjatë të hardhisë lotë pikojnë,
Zogjtë shtegetarë që nuk dihet nga vinë,
Në kor me zhurmë pranverën lajmèrojnë .
Kur ndonjë mall i thellë zë e më pushton,
Matem shumë herë, të mbështetem aty,
Eh nuk kam kaq zemër të shikoj rrënoja,
Dua që të mbetesh ashtu aq e bukur në sy.
Kastriot@Itali, Mars/2019/.
Ëndër
Një ëndërr më solli aty një natë,
Tek ai gardh i thurur me shufra,
Mbështeta supet e lodhur një çast,
I dehur nga lulet që kish çelur kulpra*.
I mbylla sytë ashtu mbas gardhit,
Pa nisi të fryjë një fllad i ngrohtë,
Mu shfaqën tutje ca kujtime malli,
Me vete pëshpërisja o dreq o botë.
Në mendje më erdhën histori të vjetra,
Të tjerra holle nga pleq me rrudha jete,
Kujdes me gardhin në sinorin e tjetrit,
Makutërinë mos e tërhiq osh për vete.
Diku mu shfaq ajo pllakë e lëmuar guri,
Ku inicialet tona aty kishim gdhendur,
Ishin zhytyr thellë gërmat dhe një zemër,
Mbuluar nga myshku i shirave të dëndur.
Filluam të qeshnim me të madhe,
Në sy u pamë.... pastaj të trembur,
Pllakën kërkonim ta bënim thërrime,
Për t’u ruajtur nga kjo botë e nëmur.
Etjen zumë t’a shuaim ne ca dardhë,
Të shartuara mbi gorrica në një pllajë,
U velëm nga lëngu dhe aroma e tyre,
Tek thithnim nektarin e gishtave tanë.
Nën hijen e rëndë të një lisi shekullor,
Mes lulesh u shtrimë me pallto mbuluar,
Në gjoksin tim lehtë mbështete kokën,
Numuronim yjet që skishin të mbaruar.
Pastaj ju dhamë tutje gjelbërimit,
Tërfilit qershisë dhe luleve të xanës,
Pranvera për ne nuk ishte më stinë,
Ndoshta ishte adoleshenca jonë e largët.
*Kulpra - (një lloj bime kacavjerrëse me lule të bardha).
Kastriot@Itali, Mars /2018 /.
Mos me pyet nga vij unë
Buzët e etura për puthje,
I kam shuar në spithare,
(1)
Me prushin që mbanin brenda,
Dhe pyllit i vinin zjarre.
Mos më pyet nga vij unë
Borën kam mbajtur mbi supe,
Gjoksin i kam vënë erës,
Pse nuk solli lulen time,
S'i mbajta mëri pranverës.
Mos më pyet nga vij unë
E di, rininë time aty kam tretur,
Bridhja pyjeve i harlisur,
Velesha me mjaltë blete,
Nga kosheret arratisur.
Mos më pyet nga vij unë
Duheshim me gojë nuk flisnim,
Do të të rrëfej më shumë,
Zemra nga vendi nuk dilte,
Veten shtrydhja në shtrat për gjumë.
Mos më pyet nga vij unë
Këngët e mia peng i lashë,
Zëri honeve ka mbetur,
Orkestër ishin birbilat,
T'ia nisim prap jam shumë i etur.
T'ia nisim prap jam shumë i etur.
Pse me pyet nga vij unë,
Edhe ylberin kam kaluar,
Dhe sërish kam mbetur djalë,
Po miken e mbajta si mike,
Dhe fjalën e mbajta fjalë.
Dhe fjalën e mbajta fjalë.
Bari, 28/ 1 / 2018
1)-Spitharë- gropa në shpella me ujë.
Aty.
****
Mbrapa,
shtëpisë së vjetër,
njé kumbull e harlisur,
në dritaren e mbyllur prej kohësh,
xhamat e veshur nga pluhuri ka gërvishur.
Një lastar,
përditë i afrohet,
në limfë i zhytur,
ta hapi a ta shkulë,
skeletin prej druri, si një nofull e kyçur.
Erdhi pravera,
lajmëron...
ndërsa dimri,
nga vite është ulur në vatër,
antena e drejtuar nga Dërrmazi i Çajupit*,
nuk sjell më sinjalin e një stacioni të varfër.
Shikohet,
në pasqyrën e xhamtë,
dhe zë e qesh me qesëndi,
edhe sikur kjo dritare të mos hapet,
lulet e bardha të marsit do ti çel përsëri.
*Dërrmazi i Çajupit, (Pikë e një antene përforcuse).
Bari / 10/03/2018.
Aty.
në dritaren e mbyllur prej kohësh,
xhamat e veshur nga pluhuri ka gërvishur.
Vdekja e sorkadhes.
---------------------------------E ndjeva atë krismë të thatë,
oshetima e belxhikut* u shua në mish,
nuk ishte mystafiri që në pusi e prisnin,
por një sorkadhe e pafajshme ish.
Eci dhe disa hapa si nëpër mjegull,
tek lisi shekullor u mbështet, u përpëlit,
për të fundit herë u nda me diellin,
dhe duke qarë si një fëmijë dha shpirt.
tek lisi shekullor u mbështet, u përpëlit,
për të fundit herë u nda me diellin,
dhe duke qarë si një fëmijë dha shpirt.
Lutjet e saj qiellin shpuan,
për atë që shkrepi atë belxhik,
për shoqet e saj pabesisht të vrara,
për ata njerëz pa fe dhe pa shpirt.
për atë që shkrepi atë belxhik,
për shoqet e saj pabesisht të vrara,
për ata njerëz pa fe dhe pa shpirt.
(Belxhik* - armë e markës Gjermane).
(Foto, Lisi i Seitit, Sogorë, Maleshovë).
(Foto, Lisi i Seitit, Sogorë, Maleshovë).
Kastriot@Itali, /Janar /2020/.
No comments:
Post a Comment