Vargje malli për fshatin tim Krinë(vazhdimi).

Vargje Zemre, Vargje Malli për fshatin tim të dashur Krinë 
nga Polo MIHALI













Ta lemë Minon rehat
Dhe dasmat me kaq t’i lemë
Se dua të hedh në kart’
Të tjera, që nuk kam thënë.

Do të shkruaj për dhjetorë
Kur fillojnë dhentë e pjellin
Malet kur mbushen me borë
Një një derrat i therrin.

Muaji kur ikën vjeshta
Me plot lezete ngarkuar
Muaji me shumë festa
Njerzit nga punët lëruar.

Vijnë Krishtlindjet, Viti Ri
Të gjith’ të zënë me punë
Në levizje, ç’do shtëpi
Kush të bëjë diçka më shumë.

Gratë fillojnë me bakllavanë
Byreqet me mish e qepë
Me mish derri, plot tiganë
Dhipëlat si e dinë vetë.

Shën Vasilin në të gdhirë
Grupe-grupe e fastojnë
Të tjerë me raki përpara
Në bixhoz fatin provojnë.

Të mirat dhe begatitë
Që gjenden në këtë fshat
S’jam në gjendje t’i rradhit,
Duhet një dit e një nat.

S’di nga t’ja filloj së pari,
Mbase nga pemët frutore
Plot me to mbushet pazari
Apo nga bletët puntore.

Baçet plot me gjelbërime
Rrethuar nga pemët janë
Midis tyre plot perime
Nga të gjitha llojet kanë.

Më përpara piqet mani
Fiku shengjin dhe qershija
Pjeshka dhe fik laramani
Kumbulla dhe zerdelia.

Për trapez është Rrazakia
Debina, Puleza, Sheshi zi
Me këto bëhet rakia
Vera brusko veseli.

Këto të mira që thamë
Të tjera që nuk kam thënë
Prej qiellit nuke kan rënë
Por me punë, e djers’ janë bërë.

Se dhe të parët tanë
Njerëz të ditur kanë qenë
Me botën marrë e dhënë
Ndaj e begatuan vendë.

Vetëm dëshira s’mjafton
Ta bësh jetën të begatë
Mençuri dhe djers’ kërkon
Si nga burrat dhe nga gratë.

Ja pse s’më ze gjumi mua
Dhe për të veç ëndëroj
Ja pse kaqe shumë dua
Që një ditë atje të shkoj.

Në Kishë të Gjinos të ndalem
Ku prehen të parët tanë
Pranë gjyshit në gjunj të falem
Se nuk e pashë dot gjallë.

Tek gjyshi, dhe në të tjerë
Të gjithë për t’i kujtuar
Lule të malit kam sjellë
Nga një tuf për t’i nderuar.

Varret e gjyshërve në Krinë
















Rrugën gjer në fshat t’a ngjitim
Duke ecur dalngadalë
Perkarshi mirë të soditim
Se dua që të nxjerr mallë.

Si njëherë e në një kohë
Do hap portën pa trokitur
Tek shtepia ku kam lerë
Se është lodhur duke pritur.

Dreka përkujtimore në Krinë për mëmë Amalinë
e baba Gaqen, 2004
















Atje zemra nga gëzimi
Do filloi të rrafë më shpejt
Do më mbuloi mallëngjimi
Se larguar kam shumë vjet.

Andron mos t’a hajë meraku
Për gostira nuk kam ardhë
Dua të ulem tek oxhaku
Bukë e krypë, zemër të bardhë.

Pa do dal nëpër mëhallë
Ta nis nga Thoma Gërdani
T’i takoj dhe të nxjerr mallë
Gjer në fund tek Peço Jani.

Polua, Katerina, Gaqia(vëllai i Katerinës), 1958


















Nga shokë e miq rrethuar
Për të gjthë kam plot urime
Të jenë shëndosh e gëzuar
Siç m’i do kjo zemra ime.

Shokët nuk i kam harruar
Me ta shkova fëmijërinë
Une i dua siç më duan
Ndaj do pi për miqësinë.

Në Tranoshishtë mbi fshatin tonë
Kur vendi ishte në luftë
Pata bërë dy vjet shkollë
Venim zbathur dhe pa bukë !

Dhe atje dua të vete
Se i kam dhënë premtime
Mikut tim, Kënos me bejte
Me duar krahqafë të rrimë.

Kemi shumë për të thënë
Për sot dhe kohën e shkuar
Për ndryshimet që janë bërë
Kemi kohë pa kuvënduar.

Hajdhua e pa përtuar
Ca mezera do na verë
Si nikoqire mbaruar
Shpejt e shpejt ka për t’i bërë.

Duke ngrënë e duke pirë
Raki rrushi, djath kaçupi
Do qëndrojmë gjer në të gdhirë
Gjer sa të na ndrashet truri !
Vali e Ziso Kapurani, Këno Qurku me gruan, Polua me Katerinën.
Tranushishtë, 2010


















Për t’u ç’mall’ me shoqërinë
Dhe nga afér per t’i parë
Do marr dhe motrën Marinë
Siç e kemi bërë planë.

Motra Marinë, 1958

























Vargjet që kam ndërtuar
Për fshatin dhe për njerëzinë
Nga zemra mua më duall
Për të zbutur pak mërzinë.

Këtu ku sot shkojmë ditët
Në këtë kurbet të vjetër
Kujtimet më gjallërojnë
Më duket se më shtojnë jetën.

Kam mbi dhjetë vjet larguar
I ndarë nga njerëzia
Nga Vatani im mërguar
Nga fshati, nga shoqëria.

Sot besoj ç’ka kesh dëgjuar
Qysh kur ne fëmijë ishim
Për kurbetin e mallkuar
Por provuar nuk e kishim.

Me sa duket ishte shkruar
Të vija këtu dhe unë
Ku babai ka jetuar
Pesëdhjetë vjet a më shumë.
Unë me zonjën Katerinë
Shpesh e kemi pleqëruar
Që këtu gjatë të mos rrimë
Dhe kaq shmë kemi duruar.

Ndaj shpresojmë se do vijë dita
Të kthehemi në Atdhe
Se këtu nuk ngryset jeta
Pleqërinë ta bëjmë atje

Tufa e dekeve mbi fshatin Krinë-pronar Vangjel Neti, 
kushëriri i Polos

Fund


SHENIM: Themelet e kësaj poezie jane hedhur qysh ne pranveren e vitit 1995. Me von eshte riparë dhe janë bërë shume shtesa deri në Janar, 2005. E gjithe kjo per miqtë e zemrës dhe dhe pasardhësit.




No comments:

Post a Comment