Monday 19 December 2016

Gështenja ( Castanea sativa Mill.)


Gështenja në Shqipëri
            Kush e ka shijuar verën pranë një oxhaku, ku bubullon zjarri, me një grusht gështenja të pjekura, dhe jashtë dëgjohet oshëtima e maleve të një dimëri të egërsuar, është ndjerë me të vërtetë i mrekulluar, pranë një gëzimi e një lumturie mistike. Kush se ka përjetuar, le ta provojë këtë ndjesi magjike të kullave, bujtinave apo “sarajeve” në malet shqiptare! Edith Durham(1863- 1944), një artiste dhe shkrimtare njohur britanike, u ndje e befasuar nga bukuritë e malsisë shqiptare dhe stoicizmin e banorëve. Në një shkrim botuar në gazetën “Geography” të Manchester-it. në vitin 1941, kjo zonjë vë në dukje se: “Në pjesët e ulëta të rrëzë maleve rriten gështenjat sikur arrat dhe lajthitë”. Ndërsa poeti mirnjohur Fran Ukcama shkruan:
“Kurrë në luftra, ngrica a shtërngime,
shekujsh e motesh që ranë si rrebesh,
Tropoja nuk vuajti për bukë dhe ushqime,
se kashnjetet e tharqet ishin i mbushur rreth”.
            Shqiptarët gjatë këtyre 2000 vjetëve të fundit, të rrudhur nëpër male nga okupatorët e shumtë dhe luftrat pambarim, ditën si t’i përballojnë vështirësitë e të mbijetojnë. Ka qenë traditë tek shqiptarët ngrënia e gështenjave të pjekura darkave në vatër pranë zjarrit, gjatë vjeshtës e dimërit. Shpesh kjo “gosti” bëhej edhe në mungesë të bukës për të mos fjetur me barkun bosh. Në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, si ajo e Pultit në Shkodër, ka pasur një traditë që para shtrimit të darkës, në një skarë llamarine në formën e një tave me vrima, piqeshin në zjarr gështenjat për t’i ngrënë të gjithë pjestarët e familjes. Në se në shtëpi kishte ardhur një bujtës, ai gostitej me gështenja të pjekura dhe të qëruara, duke ja servirur edhe me një gotë verë.
Një furterë me gështenja në Malsitë e Veriut të Shqipërisë(majtas) dhe djathtas gështenja të pjekura
 ne skarë të cilat tregëtohen në rrugët e qyteteve, kryesisht në Tiranë

             Gështenja nga shqiptarët është konsideruar si: “druri i Perëndisë”, “dru i bekuar”, “pemë e bukës për të varfërit”, “dru buke e bylmeti”, “bukë në rrem”, etj. Ajo është cilësuar përgjithësisht si “dru buke” sepse shpesh në periudha shumë të vështira luftrash gështenja e ka zvëndësuar mungesën e bukës. Në zonat e veriut thuhet: “Një boçe gështenje zakonisht ka tre kokrra: e para për pronarin, e dyta për fshatarin që e mbledh dhe e treta për të varfërin ose të uriturin që kalon aty”. Shqiptarët kanë dhe një fjalë të urtë ku thuhet: “Kërkon t’i nxjerri gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve”. Kjo do të thotë se për të mirën e tij çdo njeri duhet të përpiqet kryesisht vetë. Kjo thënie, që sot shpesh përmendet në politikë, duhet të jetë shume e vjetër. Shpreh ndjesinë dhe kënaqesinë që të japin gështenjat e pjekura, kur familja mblidhesh darkave rreth vatrës dhe gjithsecili duhet të kujdesej për gështenjat e tij që piqeshin në prushin e zjarrit.

         Kjo bimë në Shqipëri konsiderohet native(vendase), shtrihet në masive të mëdha pyjorë dhe formon një zonë fitoklimatike që emërtohet “Zona e Gështenjës-Castanetum”, përbën 1.3% të fondit të përgjithshëm pyjor të Shqipërisë. Ajo ka gjetur kushte të mira zhvillimi në tokat silicore të lehta, rrallë mbi formacione gëlqerore, kërkon tokat me reaksion neutral deri acide të zonave kodrinore malore në lartësi 300-700 m mbi nivelin e detit, toka të papëlqyeshme për shume bimë të tjera. Këto toka ajo i mbron, i pasuron duke i bërë shumë tërheqëse edhe për kafshët e egra.
         Gjëndet në formacione të mëdha pyjesh natyrore ose pyje të vegjël (kashnjete) dhe pyje të ultë (cungjishte). Këta pyje me bimë në moshë kryesisht 100 vjeçare mund ta kenë zanafillën e tyre nga faktorë njerëzorë, kur bëhet fjalë për pyje të pastra, jo të përzier. Në këto masive mund të kryhen studime sepse nuk ka asnjë të dhënë deri tani për kohën kur gështenja ka hyrë në Shqipëri.

Masiv me gështenja në Tropojë, nga më të mëdhejtë në Ballkan.
          Gjëndet gjithashtu e veçuar edhe në pyje të përzier me dushk, etj. E veçuar gjëndet edhe anës vreshtave, arave, objekteve të kultit (kisha, manastire e teqe), shtëpiave, etj. Shqiptarët e kanë patur traditë mbjelljen e gështenjave në këto mjedise. Gjatë shekullit të kaluar janë mbjellë masive të mëdha zakonisht për frutat e saj dhe në më pak raste për dru.

            Historia e kultivimit apo shpërndarjes së gështenjës në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë ende është e pa studiuar mirë. Gjithësesi shqiptarët, sipas pohimeve të studiuesave dhe të dhënave arkeologjike, në vendet për rreth, duhet të kanë një kohë të gjatë, mijëravjeçare (mbi 4000 vjet), që e kultivojnë, frutin e saj e kanë shfrytëzuar për ushqim dhe drurin për të përballuar nevojat e pëditëshme jetësore. Të dhënat ose dekumentet në lidhje me historinë e përhapjes së gështenjës në Shqipëri janë të pakta. Gojdhënat, tregime të ndryshme dhe mitet flasin për gështenjën në zonat ku ajo rritet. Një vëmendje të veçantë kultivimi i gështenjës, si në gjithë Ballkanin, ka marrë gjat mesjetës. Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë murgjit të cilët i kanë mbjellë rreth kishave dhe manastireve, madje kanë krijuar dhe plantacione të mëdha, duke kryer shpyllëzime. Të gjitha plantacjonet menaxhoheshin gjatë kësaj periudhe. Kjo nismë është ndërmarrë për të ushqyer komunitetin rreth këtyre kishave.(D. Barclay, 2010). 
            Gjatë periudhës komuniste me kolektivizimin e bujqësisë, plantacionet ishin pronë e fermave e kooperativave bujqësore, edhe prodhimi shperndahesh sipas planeve të qeverisë. Në këtë periudhë u kryen përmirësime, luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesave si dhe u mbollën blloqe të reja. Pas viteve 90-të të shekullit të kalur këto ju kthyen komunitetetit “de fakto” por akoma jo “de jure”. Nuk ka dokumentacion të skatë për pronësi të siperfaqeve me gështenjë ashtu si dhe për pyjet e tjerë. Në fshatrat shqiptare ku ka gështenjë, banorët vendas janë kthyer në kufijtë e vjetër dhe ja njohin njeri tjetrit sipërfaqet e para kolektivizimit. Mbetet që shteti t’i pajisi me çertifikata pronësie sipas familjeve (trungut familjar). Kjo do të përmirësoi rrënjesisht menaxhimin e tyre.
            Duke ju referuar disa botimeve dhe të dhënave të kadastrës pyjore, sipas inventarizimit të vitit 1985 në Shqipëri, gështenja rritet e zhvillohet në një siperfaqe rreth 13 mije ha, në 27 rrethe te vendit. Në qarkun e Shkodrës gështenja zë një sipërfaqe mbi 5000 ha. Ndër shekuj në Zonën Veriore të Shqipërisë, është krijuar tradita e trajtimit dhe kultivimit të gështenjës, si dhe rregulla mbi përdorimin e territorit dhe pronësisë, me qëllim mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj peme të çmuar.
            Pyjet e gështenjës kërkojnë një trajtim te veçant me ndërhyrje silvikulturore duke marrë parasysh karakteristikën e saje si një dru pyjor dhe frutor me shumë vlerë dhe me rëndësi të veçantë në arealin e gjërë ku ajo shtrihet.

Shtrirja e gështenjës në Shqipëri, sipërfaqja ne ha sipas rretheve
 dhe prodhimi i mundshëm vjetor.
          Në tabelën e mësipërme sipërfaqet me gështenje janë marrë nga një inventarizim i kryer në vitin 1985. Këto shifra nuk janë përditësuar, sigurisht që ka dhe ndryshime. Në rrethin e Pukës, pretendohet se ka rreth dy mijë ha me gështenjë, po kështu ka ngastra të vogla gështenje dhe në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Në Shkodër ka zgjerim të sipërfaqeve me gështenjë, kryesisht në zonën e Pultit, etj. Për prodhimin sipas rretheve nuk u gjendën të dhëna. Grumbullimi i frutave në kohen e regjimit komunist bëhej nga kooperativat bujqësore, ndonse grumbujt pyjor me gështenjë administroheshin nga Ndërmarrjet Pyjore në rrethe. Sipas një studimi të kryer në vitin 2010 nga D. Barcalay në rrethin e Tropojës, në masivet me gështenja numri bimëve është rreth 100 bimë/ ha, ndërsa prodhimi mesatar 6-9 kv/ha. Në fakt në masivet e vjetera, pra 100-150 vjeçare, ky numër është rreth 300-400 rrënjë/ha, me një prodhimtari rreth 30-40kg/rrënjë. Në vite të veçantë në rrethin e Tropojës, sipas studimit, janë grumbulluar gjithësej edhe 7.000 ton në vit. Në rrethin e Shkodrës, sipas disa studimeve jo të plota,  grumbullohen rreth 1.5 ton/ha, Dibër 1,2 ton/ha, në Zonën Jugore 0.8 ton/ha, etj. Pra, në një formë të përafërt mund të themi se kemi një sasi vjetore gështenjë kokërr prej 14.000 ton në vit, ku rreth 40-60% përdoret për konsum në vend dhe sasia tjetër shkon për eksport.

Grumbull pyjor me gështenja, të mbjella në fshatin Gusmar, Tepelenë
              Të dhëna të raportuara në FAO, statistika për Shqipërinë ka që nga viti 1996. Sipas këtyre të dhënave prodhimi vjetor i gështenjave në Shqipëri është 4500-5500 ton/vit. Eksporti në vitin 2013 ka qenë 4148 ton, ndërsa  në vitet 2010-2013 janë importuar mesatarisht rreth 60 ton/vit. Shqipëria ka një potencial dhe rezerva për të prodhuar mbi 10 mijë ton gështenja në vit, çka do të thotë të sigurohet një e ardhur neto rreth 10 milion dollarë në vit që shkon në zonat rurale ku rritet kjo bimë. Të bazuar në praktikat e vendeve të zhvilluara bujqësore, mendojmë se prodhimi i gështenjës duhet të subvecjonohet nga shteti sepse përbën një prodhim me rëndési kombëtare.
            Mendojmë se një problem që kërkon zgjidhje të afërt në kudrin e politkave dhe rrugëve për zhvillimin rural, është inventarizimi i gështenjës në numër drurësh, klasa moshe, gjëndje shëndetesore dhe përcaktimi i prodhimtarisë dhe i masave për përmiresim. Eshtë një pasuri kombëtare fitimprurëse që duhet ta menaxhojmë mirë.
            Gështenja është një frut tipik sezonal, ruan cilësinë e saj për treg vetëm për një perudhë shumë të shkurtër kohe. Nëse nuk merren masa të shpejta treguesit cilësorë të frutit të saj përkeqësohen. Ka pasur tradita për t’i ruajtur për një kohë të gjatë të fresketa dhe të thata, deri në periudhën shkurt-mars.            
            Ruajtja e freskët në gropa:  Pas vjeljes frutat e gështenjës vendoseshin në gropa të thella 0,8 m dhe gjerësia 40 cm, gjatësia sipas sasisë së gështenjave. Gropat duhej të hapeshin në toka me përshkueshmëri nga uji, siç janë ato silicore. Në fund të gropës vendosej një shtresë me fier. Këtu hidheshin gështenjat, që duhet të ishin të seleksionuara, jo të dëmturat apo të infekturat nge insketet. Hidheshin në gropë të lagura, mbuloheshin me gjethe e degëza dhe një shtresë dheu. Këtë metodë rrallë e gjejmë të zbatuar tani, sepse frutat e nxjerra nga gropa duhej të konsumoheshin me një herë. Ka patur dhe rraste që e gjithë sasia kalbej apo të mirrte një aromë të papëlqyeshme.
            Ruajtja në “Thark”: Eshtë një mënyrë që praktikohesh në Pult, Shkodër. Kjo mënyrë konsiston në grumbullimin e gështenjave me gjithë zhguell, kur ai ende nuk është hapur. Për këtë bëhej shkundja e gështenjave me thupër. Mblidheshin ato me disa “masha druri” dhe  vendoseshin në kosha të veçanta në grumbuj 0.5-0.7 m3. Tharqet vendoseshin direkt në pyll, rrëzë trungjeve apo ndonjë guri të madh për t’u mbrojtur. Bëhej mbulimi me gjethe gështenje të thata e degëza me gjëmba për t’i mbrojtur nga bagëtia. Këtu gështenjat qëndronin mjaft mirë, sidomos kur kishte dhe një shtresë dëbore. Fshatarët e hapnin tharkun gjate dimrit pjesë-pjesë, nxirrënin sa ju nevojiteshin për pjekje apo për zierje, zakonisht për dy-tre vakte. Një metodë disi primitive, por fruti i gështenjës i ruan të gjitha cilesitë si i freskët. Në Pult-Shkodër, në mesin e shekullit të kaluar, kjo ka qenë ndër mënyrat kryesore të ruajtjes së gështenjës. Kjo zonë shquhej në përdorimin e konsumimin e gështenjave, gadi në 6 muaj të vitit, nga muai tetor deri në mars.
             Ruajtje si gështenja të thata: Gështenjat që mblidheshin në fund të sezionit, seleksionoheshin dhe liheshin në diell. Pas kësaj vendoseshin në trina (platforma të bëra me thupra në ndërtesa të mbuluara, kapanone). Mjedisi duhet të ishte shume i ajrosur, pa lagështi, ose më mirë atje ku poshtë tyre mund të kishte zjarr dhe tym. Gështenjat e thata zakonisht qëroheshin me dorë pasi ngurtësohen. Këto gështenja zakonisht bluheshin për miell ose zihen, rrallë mund të piqen. 
           Duke filluar nga viti 2006, për grumbullimin dhe eksportin e gështenjës në Tropojë vepron një kompani që ka krijuar kushte bashkëkohere rruajtje e transporti. Interesi fshatareve dhe kompanisë për grumbullimin dhe eksportin e gështenjës sa vjen e rritet, sepse tregu ka kërkesa. Tashmë në Tropojë dhe në rrethe te tjera të vendit ka disa kompani që grumbullojnë dhe eksportojnë gështenjë për tregjet evropiane.
            Gështenja në Shqipëri klasifikohet si dru pyjor dhe herë si dru frutor.  E vërteta është se qëndron në mes te tyre duke anuar pak nga drurët pyjorë. Në shekuj shqiptarët gështenjën e kanë çfrytëzuar për dru zjarri, për lëndë ndërtimi, për mobilje, orendi shrëpijake e veglat e punës. Gjethet e saj ushqim për bagëtinë, ndërsa frutat  janë çfrytëzuar si ushqim për njerëzit; të ziera, të pjekura, dhe të bluara miell për bërë bukë dhe prodhime të tjera gastronomike. Gjithashtu kjo bimë është e vlerësuar si bimë medicinale në mjekësinë popullore dhe si bimë mjaltëse e për prodhim poleni për bletët.

Kur lulëzojnë gështenjat në Tropojë
Mite, gojdhëna, tradita,
            Gështenja është një nga bimët e para që kanë invaduar Kontonentin Evropian pas shkrirjes së akullnajave, por legjendat dhe mitet për këtë bimë flasin më pak se bimët e tjera. Diku shkruhet se grekët e lashtë këtë bimë ja kanë dedikuar Zeusit, në shkrimet e lashta përmendet si “Lënde e Zeusit”.
Në një tjetër legjendë interesante thuhet:
            Zoti i dha Adamit dy thasë me grurë dhe e urdhëroi atë që njërin ta mbjellë dhe tjetrin ta bluaj për të gatuar bukë për vete dhe gruan e tij Evën. Por Adami u keqkuptua dhe i mbolli të dy thasët me grurë. Ishte vjeshtë, gruri që kishin mbjellur Adami dhe Eva nuk e jepte dot prodhim, rezervat ushqimore po shterronin dhe po rrezikoheshin të mbeteshin pa ushqim. Shkoi pranë tyre djalli dhe filloj ti provokojë, se sa besim kishin ata tek Zoti i tyre. Ai ju tha:
- Nuk është shterpë ky mal i madh shkëmbor i rrahur nga era dhe i regjur nga stuhitë? Në qoftë se Zoti juaj është i mirë dhe i fuqishëm, sa ju besoni, pse nuk e veshni këtë mal me pemë? Nëse keni humbur çdo gjë, bile edhe miellin, pse këto pemë të mos prodhojnë bukë!?
            Sugjerimi, edhe pse erdhi nga i ligu, u duk i përshtatshëm dhe Zoti, pak kohë më pas krijoi gështenjën në një kohë të shkurtër. Adami dhe Eva zbuluan me gëzim dhe me kënaqësi mirësinë e frutave të ëmbël dhe të shijëshëm të gështenjës që i gjetën për tokë në pyllin shterpë.
            Në mëngjesin e nesërm, të rrënuar nga uria, Adami shkoi për të ngrënë disa fruta, por ishte i habitur dhe me dhimbje konstatoj se ato ishin të mbyllura në një gjëmbaç, që për të marre frutat, lëndoheshin duart. Ata dyshuan se ky ishte një tjetër mashtrim i djallit, për t'a vënë në dyshim bujarinë e Perëndisë dhe mirëbesimin e tyre tek Zotit.
            - Është e vërtetë - ka konfirmuar Zoti - ajo ishte një e keqe për ju, por tani e tutje unë do ta mbrojë atë pemë, e cila do të jetë e dobishme si për ju dhe fëmijët tuaj.
            Zhguajt në vjeshtë kur piqeshin frutat, ndaheshin në formën e një kryqi në katër pjesë dhe frutat binin në tokë. E keqja u mposht dhe askush nuk guxoi të keqtrajtojë më pemën e dobishme, sepse kishte frikë nga kryqet e panumërta të gjitha zhguajve në degët e pemës së gështenjës.
            Në rrethin e Tropojës në Shqipëri sipas intervistave të kryer nga D. Barclay(2010)  shumica dërmuese e të intervistuarve shpreheshin se: "Perëndia i ka mbjellur gështenjat". Kjo në përputhje me legjendat greke e romake. Disa të tjerë shpreheshin se: “turqit i kanë prurë ato, sepse një Sulltan i famshëm hante tri gështenja në ditë për të qëndruar i shëndetshëm”.  Ndonjeri besonte se: “Një mik spanjoll i Skënderbeut i dha disa gështenja, të cilat ai i mbolli dhe i shpërndu  në të gjithë Shqipërinë”. (Barclay,2010). Këto gojdhëna janë vetëm në Shqipëri dhe ndoshta janë të ndikuara nga se në Mesjetë kultivimi i gështenjave ka patur një rëndësi të veçantë për ushqimin e njerëzve. Gojdhëna ka se dhe Aleksandri i Madh ka ndikuar me ushtrët e tij për shpërndarjen e gështenjës në Ballkan.
            Një gojdhënë shumë përhapur sot në botë për gështenjën ëshë ajo e “Njëqind Kuajve”. Disa kilometra larg nga qyteti i Sant'Alfio në Sicili, në shpatet e ulëta të malit Etna, është  "Gështenja e Njëqind Kuajve ", që besohet të jetë pema më e vjetër në Sicili dhe ndoshta më e vjetëra në Evropë. Thuhet se ka një moshë 2000-4000 vjeçare. Pak është e besueshme shkencërisht, nga të dhënat thuhet se mund të jetë rreth 2000 vjeçare. Në këtë pemë gështenje thuhet se në vitet 1400, Joana, e gruaja e dytë e Mbretit Ferdinant të Napolit, duke udhëtuar me suitën e saj e zuri stuhia dhe me gjithë njëqind kalorsit  u strehua ndënë kurorën e kësaj gështenje gjigande. Më perpara brenda trungut të kësaj gështenje thuhet se ka patur  dhe një banesë.

Gështenja “Monument Natyre” në Sant'Alfio. Majtas kur brenda saj 
kishte një banesë (by  J. P. .Houël, 1779). Djathtas gjendja e saj në shek. e 20-të.
              Në Shqipëri janë shpallur 9 gështenja “Monument Natyre”. Këto janë:
1. Gështanjat e Megullës - Pult, rrethi e qarku Shkodër.
2. Gështenja në Teqenë e Skënderbegasit - rrethi  Gramsh, qarku Elbasan.
3. Gështenja e Nepravishtës - rrethi e qarku Gjirokastër.

4. Gështenja e Reçit - rrethi Malesi e Madhe, qarku Shkoder.
5. Gështenja e Teqesë Frashër - rrethi Përmet, qarku Gjirokastër.
6. Gështenja e Vjetër - rrethi Kurbin, qarku Lezhë.
7. Gështenja e Mimasit - rrethi e qarku i Beratit.
8. Gështenjat e Kokdodës - rrethi Pukë, qarku Shkodër

9. Gështenjat e Rrapës - rrethi Pukë, qarku Shkodër.
Gështenja e Reçit, Malsi e Madhe, Qarku Shkodër, “Monument Natyre”,
konsiderohet të jetë rreth 250 vjeçare.
    
            Këto gështenja duhen ruajtur e mbrojtur nga pushteti vendor sepse kanë një rëndësi historike, biologjike, botanike, didaktike, turistike, etj., jo vetëm lokale, por dhe kombëtare.
            Në rrethin e Tropojës në Shqipëri, në Kosovë dhe në Krajë në Mal të Zi nga shqiparët ështe bërë traditë tashmë organizimi i “Festës së Gështenjës” ose siç quhet në Kosovë “Dita e Gështenjës”. Kjo festë në Shqipëri organizohet nga Shoqata “Gështënja e Tropojës”, Bashkia, Këshilli Qarkut dhe donatorë të ndryshëm si GIZ, etj. Në këto festa organizohen panaire me prodhime te geshtënjes, gastronomi, prodhime të artizanatit dhe të tjera, si dhe këndohet e kërcehet valle.

Festa e Gështenjës në qytetin e Barjam Curit në vitin 2014 ku ka marrë pjesë
dhe Presidenti Republikës zoti Bujar Nishani

Geshtenjat e TROPOJES Reportazh ABCNews Nentor 2013 
(AlmaCUPI,Op.Ben HAXHIAJ)


Etimologjia, Onomastikë
         Emëri gështenjës evropiane në latinisht (Castanea sativa Mill.)  është vendosur nga Philip Miller(1691-1771) në vitin 1768. Më parë sipas klasifikimit të Lineut(1753), gështenja emërtohesh në latinisht Fagus castanea L. Për gështenjën ka dhe sinonime të tjera si: Castanea castanea, Castanea vesca Gaertn, Castanea vulgaris Lam, etj. Emri “Castanea” rrjedh nga emëri “Castanea” i gjinisë së saj në latinisht, ndërsa “sativa” nga latinishtja që do të thotë e kultivuar.  Ka disa hipoteza për origjinën e fjalës “castanea”:
            Disa studjues duke u bazuar në vendin nga ka hyrë gështenja në Evropë mendojnë se e ka marrë emërin nga qyteteti Sardi në Azinë e Vogël dhe për një kohë në lashtësi u quajt “Lëndia Sardi”, ose “Arra e Sardit”. Kjo përmendet në shkrimet e autorëve të Greqisë së Lashtë. Për shumë stjudues të tjerë kjo nuk ështe fort e besueshme.
            Në gjuhën Bretone(Kelte) pemës së gështenjës i thonë “Kistinen”, ndërsa frutit të gështenjës “kistin”. Në gjuhët e Evropës qëndrore si gjermanisht “kastanje”, hungarisht “gesztenye”, fërngjisht “chataigne”, sllovake” gastan”, italisht “Castagna”, kështu dhe në gjuhë të tjera të Evropës, janë shumë afër, si dhe me gjuhën shqipe “gështenjë”. Sipas varjantit më të besueshëm, emëri gështenjës rjedh nga një gjuhe e vjetër që flitej në Gadishullin e Azise së Vogël, nga ku dhe kjo bimë ka hyre në Evropë, para 4000 vjetësh. Studjuesit e ndryshëm mendojnë se mund të jetë huazuajtur nga gjuha armene, por pse jo dhe nga gjuha pellazge. Të gjithë pellazgollogët pranojnë se Gadishullin e Azisë së Vogël në atë periudhë e kanë populluar pellazgët. Nga këtu duhet ta ketë origjinën dhe fjala “gështenjë” në shqip.
            Një varjant tjetër jo fort i besueshëm është se fjala “Castanae” rrjedh nga qyteti Kastana në Thesali të Greqisë, por stjudjuesit bien dakort këtu, se gështenja duhet që t’ja ketë dhënë emërin këtij qyteti.
            Sipas gjuhëtarëve fjala “gështenjë”në gjuhën shqipe është huazuar nga latinishtja ose greqishtja. Kjo në bazë të historisë së saj të përhapjes në Ballkan dhe Evropë, nuk qëndron. Nuk ka fakte të besueshme për ta vërtetuar. Fjala “gështenjë” në shqip ose një formë e përafërt, duhet të ketë egzistuar shumë vite më parë se ta mirrënin grekët dhe latinët që kur filloi të kultivohej në Azinë e Vogël. Ndoshta nga këtu e kanë huazuajtur dhe grekët e romakët.
             Në Shqipëri ka  mikrotoponime të shumta “Gështenja”, “Pylli Gështënjave”, etj. si dhe një fshat në Pogradec me emërin “Gështenjas”. Tek shqiparët “Gështenja” përdoret dhe si patronim, mbiemër. 

Origjina, shpërndaria në botë dhe prodhimi.
            Gjinia Castanea Mill. është një gjini që përmbledh pak specie, 9 specie të mirnjohura e të pranuara dhe të shpërndara në Hemisferën Veriore. Llojet që janë përdorur nga njerëzit për t’u ushqyer janë: Gështenja Evropiane( C. Sativa Mill.), Gështenja Japoneze(C. crenata Sieb), Gështenja Kineze(C. mollissima Bl.), Gështenja Amerikane (C. dentata Marsh.), etj. Mendohet se vend-origjina e tyre është Azia Lindore, miliona vjet më parë. Fillimisht u diferncua gështenja evropiane dhe pak më pas ajo amerikane(Jayens, 1975, P. Lang, F. Dane, etj. 2006). Gështenjat kanë qenë shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut që në kohëra të lashta si: në Azi, Amerikën e Veriut dhe Kontinentin Evropian. Gjurme të kësaj bime janë gjetur që 8600 vjet me parë në Siri dhe Japoni (Yasuda, etj. 2000; A.M. Metaxas, 2013, etj). Në këto vende mendohet se në atë kohë edhe mund të jetë kultivuar.
            Gështenja e ëmbël evropiane(Castanea sativa Mill.), që sot shtrihet që nga Kaukazi e deri në Ishullin Britanik, është e vetmia specie e gjinisë Castanea Mill. në Evropë. Kjo specie çfaqet në dy lloje kryesore. Gështenja shumë e përhapur që quhet “chataigne”, boçet e të cilës përmbajnë tri kokrra brenda tyre dhe gështenja “Marron” që shpesh quhet Gështenja e Lionit, ose Gështenja Spanjolle apo Potugeze. Kjo gështënjë ka kokrra më të mëdhaja, është më e ëmbël dhe zakonish boçja e saj përmban një kokër. Kokrrat e saja nuk përmbajnë lëkurë të brendëshme ose cipë.
            Sipas Krebs, etj.(2004), Gështenja Evropiane i ka paraprirë kolonializimit nga njeriu të Kontinetit Evropian, pas Periudhës Akullnajore. Shumica e autorëve, Conedera, Krebs, Tinner dhe shumë te tjerë, pohojnë se gështenja e ëmbël evropiane, në xhepa të veçantë, mund t’u ketë mbijetuar ngjarjeve në Periudhën e Akullnajave. Ata përcaktojnë 6 vatra të mundëshme nga ku është përhapur Gështenja Evropiane:
1.     Zona rreth bregdetit jugor të Detit të Zi, deri në shpatet jugore të Kaukazit, Bosfor, ndoshta duke perfshire edhe Bullgarinë Juglindore.
2.     Një qendër në Italinë Qendrore e Jugore
3.     Kodrat para Alpeve Evropiane, Italia e Veriut.
4.     Në pjesën veriore te Gadishullit Iberik,
5.     Në Gadishullin Ballkanik
6.     Nga Siria Veriperendimore deri në Liban.
            Sipas këtyre autorëve gjat kolonizimit te kontinentit Evropian nga njerëzit kjo bimë është konsideruar si gjithë pemet e tjera pyjore, pa e shfrytëzuar frutin e saj. Në kodrat e Jug-Lindjes së Bullgarisë, në një sit arkeologjik, janë gjetur dru gështenje në mesin e drurëve të tjerë (kryesisht lisi), që datojnë që para 6000- 5700  vjetëve Para Krishtit. (Marinova etj. 2002)
            Ndërsa në Azinë e Vogël ishte kultivuar për drurin ndoshta edhe për frutin si ushqim për njerëzit, në Evropë kjo eksperiencë do të zbulohesh pak më von, nëpërmjet  lëvizjes së njerëzve. Fillimisht kjo praktikë u përhap në Ballkan dhe me pas gadishullin Italian. Të dhënat e para të sigurta nëpërmjet gjurmimit te polenit, kur gështenja u përhap për shkak te veprimtarisë njerëzorë në Ballkan, datojnë që 2100- 2050 vjet Para Krishtit. Këto janë vërtetuar në Gadishullin Anadollit, Greqinë Verilindore dhe Bullgarinë Jug-lindore. (Van Zeist et al 1975;. Bottema dhe Woldring 1990; Eastwood et al 1999). Këtu njerëzit me anë të kultivimit filluan ta përmirësojnë bimën e gështenjës sipas kërkesave të tyre, si për prodhim druri  dhe per prodhimin e frutave të saj. Këto data mund të konsiderohet edhe si zanafilla e kultivimit të gështenjës në Shqipëri madje dhe në Kontinentin Evropian.
            Gjat Antikitetit Grek, studjuesit veçojnë disa autorë të asaj periudhe që në shkrimet e tyre përmendin gështenjën. Dekumentat e parë me shkrim vinë nga Heredoti(490 PK), Hipokrati(460 PK), Teofrasti(370 PK), etj. Teofrasti e ka quajtur "Arra e Eubese” nga ku vinte e rritej ky frut.
 Stjudjues të ndryshëm kultivimin të gështenjës për dru dhe frutin e saj, si dhe përhapjen e saj tek romakët, ja atribojne civilizimit grek. Rreth viteve 1900 PK, sipas të dhënave arkeologjike gështenja kultivohej edhe në Itali(Alessio et al. 1986; Allen et al. 200). Shkëmbimet tregëtare, emigrimet gjat asaj periudhe mund të kenë kontribuar në transferimin e teknikave të kultivimit gështenjës edhe në botën latine.(Hase 1990). Ndërsa pranohet se grekët e lashtë nuk kishin patur një përhapje të gjërë të gështenjës në territorin e tyre (Conedera, 2004, etj.), natyrisht mund të mendohet se edhe të tjerë popuj nga Ballkani kanë kontribuar për përhapjen dhe kultivimin e gështenjës në Gadishullin e Apenineve, gjat asaj periudhe. Fakt është se gështenja nga romakët pas shekullit të 3-të filloi të bëhet e rëndësishme si ushqim për njerëzit, kur romakët i kishin pushtuar dhe nënshtruar Ilirët, të cilët mund të ishin nga të parët në Ballkan që e kultivonin gështenjën dhe të kishin njohuri rreth kësaj bime. Sipas studjuesve gjat kësaj periudhe kanë hyrë në botën romake dhe dardha, arra, etj., dhe me kultivimin e tyre mirreshin skllevërit me origjinë nga vendet e pushtuara.             
              Para periudhës Kristiane gështenja ndoshta shfrytezohej si të gjitha pemët pyjore, ndërsa nga shekulli I Pas Krishtit ajo filloi te përdorej edhe si ushqim për njerezit. Janë shumë autorë të Romës së Lashtë të cilët përmendin gështenjën ose  përshkruajnë kultivimin e saj si: Plini plaku(Shek. I), Cato(234 PK), Varro(116 PK.) e shumë të tjerë.  Plini plaku pretendon se gështenja  u suall për herë të parë nga Sardi prandaj e mori këtë emër. Ovidi përmend se gështenja ishte nje nga prodhimet bujqësore më të shkëlqyera. Sidoqoftë autorët romakë ashtu si autorët e Greqisë së lashtë rezervohen kur flasin për përdorimin e gështenjës si ushqim për njerëzit. Romakët e përhapën kultivimin e gështenjes më tej në Evrope për lëndën drunore për banest dhe minierat por dhe për ushqim. Përdorimi i gjerë i gështenjës për ushqimim u zhvillua në Evropën Perëndimore duke filluar në Mesjetën e hershme.
            Gjat kësaj periudhë e deri në shekullin e 18-të kultivimi gështenjes si ushqim për njerëzit, mori nje hov të madh në Evropë. Fruti konsumohej i freskët( i zier ose i pjekur në rrugët e qyteteve), i bluar për prodhimin e bukës etj., e deri në gostitë Mbretërore. Ne shekujt e 16-17 kultivimi i gështenjes në Evropë u bë një ushqim I rëndësishëm për njerëzit,  sa u quajt nga disa autore “Epoka e gështenjës”. Nga mesi i shekullit të 18 prodhimet e gështenjës u pakësuan ndjeshëm si pasojë e prekjes së bimës nga sëmundja bojës(Phytophtora cambivora) që paraqitet ende problematike.. Fillimisht u çfaq në Itali dhe më pas në Francë e Spanjë, etj.
            Në Evropë sot gështenja zë një sipërfaqe prej rreth 106 mijë ha dhe prodhohen rreth 139 mijë ton në vit(FAO, statistiks 2013). Prodhuesit më të mëdhej janë: Italia 49459 ton/vit, Greqia 29900, Porugalia 24700, Spanja 17200 ton/vit, Franca 9209 ton/vit, etj. Shqipëria prodhoi 5800 ton (FAO, 2013).
            Në këto 50 vjetët e fundit rezulton se prodhimi i gështenjës në Evropë është ulur ndjeshëm për shkaqe të ndryshme, ka tendenca në rritje vitet e fundit.  Në këto 20 vjet sipërfaqja pyjore me gështenja  është në rritje. (FAO, 2016)
            Gështenja Evropiane nuk ka ndonjë histori të “lavdishme” në Kontinentin Amerikan. Si përhapës i parë në Amerikë përmendet Presidenti Tomas Xheferson(1743-1846), i cili solli gështenjat e para për shtëpinë e tij dhe i shartoi me gështenjat amerikane. Më pas francezët Dypont, në vitin 1889, suall disa lloje të gështenjës evropiane dhe i mbuall në Nju Xhersi, Delaware, etj.
            Në Kontinentin Amerikan që në kohë të lashta, përgjat breg-oqeanit lindor të SHBA-ve, në faqet e maleve Apalashe, ka patur masive të dëndura pyjore me gështenjën amerikane, vendase, (Castanea dentata Borkh.). Me këtë gështenjë, ashtu si në Evropë e Azi, ushqeheshin banorët e lashtë të Amerikës. Deri në fundshekullin e 19-të zonat rurale të këtij rajoni, përshkruhen si zona të zhvilluara, të begata, për shkak të prodhimit të bollshëm të gështenjës. Nga kjo zonë niseshin trenat me gështenjë për gjithë Amerikën.
            Kjo prodhimtari e gështenjës përfundoi në fillim të shekullit 20-të. Në vitin 1904 për Kopështin Botanik në Long Island të Nju Jorkut, u importuan nga Azia disa lloje gështenjash të cila mbartnin kërpudhën patogjenetike të rrezikëshme Cryphonectria parasitica, sin.(Endothia parasitica), që për gështenjën amerikane rezultoi shkatëruese. Brenda 50 vjetëve sëmundja u përhap me shpejtësi dhe shkatëroi të gjitha pyjet me gështenjë.  Në vitin 1935 kjo sëmundje u çfaq dhe në Itali dhe më pas në gjithë Evropën. Kjo sëmundje mbetet një problem ende i pazgjidhur për kultivuesit e gështenjës në mbarë botën. Sot në Amerikë gështenja amerikane pothuajse është zhdukur, mbijetojnë disa të rralla ose të kthyera në cungishte si shkure për shkak të forcës rigjeneruese që kanë rrënjë e saj. Një Projekt i Qeverisë Amerikane po punon për të rikthyer gështenjën amerikane, me anë të inxhinerisë bimore duke rritur rezistencen kësaj bime ndaj sëmundjes, nëpërmjet indentifikimin dhe përmirësimin e geneve.
            Duke filluar nga mesi shekullit të kaluar gështenjën amerikanët e zvëndësuan llojet e gështenjave japoneze, kineze dhe hibride nga Evropa, të cilat paraqiten më rezistente ndaj kësaj sëmundje. Por, gështenja ka një rritje të ngadaltë dhe ky dëmtim do kohën e vet të riparohet. Sot në Amerikë prodhohet shum pak gështenja, këto 50 vjetët e fundit importohet çdo vit rreth 5000-6000 ton në vit.
             Në Amerikën e Jugut, Kili dhe Bolivia janë prodhues të sasirave të mëdha të gështënjës, ku kjo bimë ka gjetur kushte të mira rritje në Hemisferën Jugore. Gështenjën në këto vende e suall evropianët në shekullin e 19-të    
            Në Kinë dhe Japoni gështenja me llojet vendase, kultivohej që nga kohëra të lashta, ashtu si edhe në Evropë. Ndërsa në Australi gështenja evropjane ka hyrë rreth viteve 1850. Kultivohet në Jugperëndim të Australisë ku ka gjetur kushte të mira. Dominon gështenja evropiane, kanë hyrë shumë pak lloje të gështenjave japoneze e kineze. Ka një prodhim vjetor rreth 1200 ton në vit.
            Prodhimi i gështenjave dhe sipërfaqja që zenë pyjet e gështenjës këto 50 vjetët e fundit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Në grafikët e më poshtëm janë pasqyruar sipas të dhënave të FAO-s vitet me prodhimtari më të lartë gjat kësaj periudhe.

  Prodhimi dhe sipërfaqja botërore me gështenjë
(sipas FAO-2013) 
Shtetet me prodhim më të madh për vitin 2012
(sipas FAO-s)

Dobitë e gështenjës
            Pema e gështenjës ka një ndikim të madh në ekosistemin agropyjor të kodrave dhe maleve tona. Permireson kushtet dhe parametrat mjedisorë e tokësorë, rjedhimisht edhe jetesën së njeriut. Ndikon në rritjen e  popullatave të kafshëve të egra, shpendeve  dhe gjithe gjallesave të tjera. Përmirëson strukturën dhe pjellorinë e tokave, përmbajtjen e ujit, etj. Përdoret dhe si dru zbukurues anës rrugëve.
            Druri gështenjës ka një përdorim të gjithanshëm si: në ndërtime për trarë dhe çati banesash, në miniera, orendi shtëpijake, mobilje, veglat e punës, voza të ndryshme, instrumenta muzikore, objekte artistike, etj. Pëlqehet për të bërë gardhet rrethuese të jashtëme sepse duron gjatë si dhe shtylla të ndryshme.  Druri gështenjës është dhe një dru zjarri i mirë si dhe me të prodhohet qymyr druri. Druri dhe lëvorja e gështenjës përmbajnë 6-14 % lëndë regjëse e cila përdoret për regjien e lëkurëve.
            Gjethet e gështenjës janë një ushqim i mirë për bagëtinë. Përmban sasira të larta të vitaminës K dhe konsiderohet si një rezervë e mirë për përfitimin e kësaj vitamine. Nga gjethet dhe zhgualli e gjelbërt i frutit përfitohet ngjyra kafe e përhimtë dhe ngjyra e zezë. Në mjekësinë popullore me gjethet e gështenjës të thara të përgatitura në formë çai përdoren kundra gëlbazës, qetësimin e kollës sidomos kollës së bardhë, kundër reumatizmave dhe dhimbjeve të tjera. Gjen përdorim dhe në kozmetikë për shampo, etj. Sipas disa studimeve gjethet e gështenjës mund të prodhojnë disa biokimikate që kanë veti fitotoksike për disa bimë të tjera që mund të rriten në afërsi.
            Lulet e gështenjës janë shum të pasura në polen dhe nektar për prodhimin e mjaltit nga bletët dhe insekteve të tjera. Mjalti gështenjës ka ngjyrë të zezë dhe një aromë të veçantë. Sipas disa studimeve  portugeze mjalti gështenjës sjell efekte pozitive tek njeriu në sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.
            Fruti gështenjës është pjesa më me vlerë qe i jep rëndesi të veçantë kësaj bime. Gështenjat sot vlerësohen si një ushqim i shëndetshëm dhe me interes. Vlera kalorifike e gështenjë është e lartë, 100 gr fruta gështenjë të freskëta kanë 213 kkalori. Përmban: niseshte rreth 44 %; sheqerna 25,4 %; karbohidrate 45, 5 %, fibra 3%, proteina afërsisht 6 %, yndyra rreth 2-3 %, e mbushur me vitaminë B(62 mcg./100gr), vitaminë C(43 mg./100 gr), Vitamina A, etj. Gështenjat janë të pasura gjithashtu në K, P, Mg, Na, si dhe gjenden sasira më të vogla Fe, Ca, Mn, Zn, Cu, etj.
            Konsumi i frutave të gështenjës bëhet i freskët, të ziera, të pjekura dhe të bluara.. Përdoren në nxjerrjen e miellit te gështenjes, prodhimin e birres, të acidit citric, vitaminës B12, proteinave  dhe yndyrnave… etj. Mielli i geshtenjës, në krahasim me miellin e grurit, përmban dy herë më tëper yndyrna dhe amidonin e ka plotësisht të tretshëm. Mielli përdoret gjithashtu për përgatitjen e tortave, biskotave, akulloreve, pastave, çokollatave, niseshtesë, etj
            Një dietë e pasur me gështenja të freskëta ose produkte të industrisë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të njeriut si dhe për parandalimin ose shërimin e disa sëmundjeve. Përmbajtje e lartë e vitaminave dhe mineraleve, tek fruti i gështenjës përmirëson shëndetin e njerëzve sidomos tek ata me dobësi të përgjithshme fizike dhe intelektuale, në periudhën pas një trajtimi mjekësor, tek të moshuarit dhe fëmijët.
1.     Gështenjat janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminën C. Kjo vitaminë  është e nevojshme për formimin e zmaltit tek dhëmbët, kockat dhe enët e gjakut. Së bashku me përmbajtjen e lartë të manganit, ndihmon në shërimin më të shpejtë dhe mbrojtjen kundër dëmit që shkakëtojnë radikalet e lira, duke zvogëluar kështu rrezikun nga disa lloje kanceresh dhe sëmundje të zemrës.
2.     Frutat e gështenjës kanë përmbajtje të lartë të karbohidrateve komplekse të cilat treten ngadalë. Kjo bën që niveli energjisë që ato japin të qendrojë kostante për një kohë të gjatë.  
3.     Gështenjat kanë përmbajtje të lartë si: hekur, kalcium, magnez, mangan, fosfor dhe zink, si dhe një sasi shumë të mirë të kaliumit (518 mg / 100 g). Kaliumi ndihmonnë uljen e hipertensjonit,  hekuri ndihmon në parandalimin e anemisë. Magnezi dhe fosfori janë komponentë të rëndësishëm të metabolizmit kockave.
4.     Gështenjat janë të pasura në vitamina B-komplekse. Folatet luajnë një rol të veçantë në parandalimin e defekteve neurologjike në fetus, duke u bërë kështu një zgjedhje ideale për gratë shtatzëna.
5.     Gështenjat janë të pasura në acid oleik (18: 1), acide palmitoleic (16: 1), etj. Përdorimi si ushqim ditor ndihmon të ulet LDL (kolesteroli i keq) dhe të rriitet HDL (kolesteroli i mirë) në nivelet brenda gjakut. Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve koronare arterie dhe tru, duke shëndetsuar profilin e lipideve të gjakut.

6.     Gështenja, lajthitë dhe bajamet nuk përmbajnë gluten. Prandaj  këto janë një nga përbërësit në përgatitjen e ushqimeve gluten-free të destinuara për t’u përdorur nga pacientat që kanë alergji ndaj ushqimeve me përmbajtje gluteni.
VLERAT SHENDETESORE DHE KURATIVE TE GESHTENJES

               Veçoritë botanike e biologjike
            Geshtenja bën pjesë në familjen Fagaceae, e cila përbëhet nga 8 gjini. Të përhapura në Shqipëri janë: gjinia Catsanea(Gështenja), gjinia Fagus (Ahu) dhe gjinia Quercus (Dushqet).
            Në gjininë Castane Mill. bëjnë pjesë rreth 8-9 specie si: C. sativa Mill., gështenja e ëmbël evropiane qe shtrihet nga Kaukazi deri në Britaninë e Madhe. Gështenja amerikane C. dentata qe shtrihet në Amerikën e Veriut. Gështenjat aziatike, C. crenata dhe C.mollissima, etj. që kultivohen në Kinë, Japoni, Kore. Shumë vënde sot po përdorin gështenjën spanjolle si mbishartesë për gështnjat e tjara për të rritur vitalitetin ndaj semundjeve virusale dhe veçanarisht ndaj kancerit të gështenjes dhe sëmundjes së bojës.
            Gështenja evropiane(C. sativa) në Shqipëri, rritet në zona kodrinore-malore në lartesitë 300-700 m mbi nivelin e detit. Për një zhvillim të mirë gështenja kërkon një temperaturë mesatare vjetore 8-15°C, kurse temperatura mesatare mujore për të paktën 6 muaj, të jetë +10°C, pa zbritur minimalja nën 2.5°C. Eshtë një bimë që i reziston mirë temperaturave të ulta dimërore deri në -20°C ose -25°C. Gështenja jeton në zona me reshje mesatare mbi 600 mm në vit me të paktën 30 mm për çdo muaj të verës. Kur ka reshje më të pakta gjatë këtyre muajve prodhimi ulet ndjeshëm.

            Gështenja preferon toka të thella, pa shume argjile, por me përmbajtje të lartë rëre dhe gurësh të vegjël, të përshkueshëm sidomos në shtresat ku zhvillohen shumica e rrënjëve. Shkon në tokat e murrme dhe të kafejta por shkon mirë dhe në tokat silikore. Toka duhet te jete acide me pH jo më te madh se 6.5. Gështnja eviton tokat me përmbajtje të lartë gëlqereje, dhe jo të dranazhuara mire. Kur përmbajtja e gëlqeres shkon mbi 1.8% nuk rritet fare. Rrënjët i ka të thella dhe është pak e ndjeshme ndaj shtresave sipërfaqësore. Nuk ka probleme ndaj erës dhe dëborës se madhe duke u mbështetur në nje sistem rrënjor tëper të fuqishëm.

            Gështnja shkon mirë në tokat ku rritet arra, pjeshka dhe hardhia. Rritet mjaft mirë dhe në tokat ku rritet lajthia, shpendra dhe në ahishtet e dritësuara, (nënzona e ngrohtë e ahut). Gështenja shkon shumë mirë dhe me dushqet, sidomos me bungbutën.
               Trungu dhe kurora. Gështenja ështe një pemë me lartësi mesatare nga 15–20m, mund të arrijë dhe dimensione nga 30-35m dhe një permitër prej 6-8m. Në rrethin e Tropojës (Gështenjat e Grisë) ka një perimetër 7.3m, diametër 2.45m dhe lartësi 30m. Në masivet e dënduar gështenja rritet me trungë të drejtë dhe shumë të gjatë me një kurorë të vogël dhe të vendosur mbi në 1/3 e gjatësisë trungut, ndërsa rritja në trashësi është e kufizuar dhe nuk i kalon të 40cm. Jetëgjatësija normale është 250-300 vjeçare por ka raste që jeton edhe më shumë deri në 700-1000 vjet. Gjërsia e kurorës të gështenjave të veçuara, në ½ lartësisë ka diametër që i kalon 6-7m. Në këto raste numri i drurëve për ha është afersisht 200-250. Ndërsa në kushte e një masivi të dendur ajo ka dimetër të kurorës 2-4m ose një numër drurësh afërsisht 500-600 drurë/ha.
            Gjethet janë eliptike të gjata 10-28 cm, të gjera(në pikën më të gjerë 5-9 cm.) Anët të dhëmbëzuara. Gjethëzimi i gështenjës fillon nga fundi i pranverës, midis fundit te marsit dhe fillimit të prillit, pasi gështenja europiane është një bimë e vendeve me klimë të butë. Nga fundi i tetorit dhe mesi i nentorit fillon zverdhja dhe rënia e tyre.
            Lulet e gështenjës janë monoike, njëseksore, çka do të thotë se lulet janë të ndara në lule femërore dhe lule mashkullore. Lulet rriten në lastarët lulembajtës zakonisht 10-20 cm. Në majë të lastarëve janë lulet femërore ndërsa më poshtë, në fund të lastarit, lulet mashkullore.  Lulet çfaqen nga fundi qershorit dhe korrik. Lulëzimi kërkon temperaturën +17°C. Polenizimi kryhet me anë të erës. Gështenja kërkon polenizim të kryqëzuar nga bimë dhe varietete të ndryshme në mënyrë që të sigurojë një prodhim të mirë. Kjo do të thotë që është e mira që një parcelë të ketë të paktën dy varietete në raport 1:1 ose 2:1. Sipas disa studimeve bimët polenizuese mund të ndikojnë në madhësinë e frutave të gështenjës. 
         Fruti formohet brenda një zhgualli i mbuluar me gjëmba që e mbrojnë nga dëmtuesit e ndryshëm, kryesisht brejtësit. Një zhguall përmban 1-3 kokrra gështenje. Gështenja i pjek frutat në shtator-tetor, në teperaturën mbi 20°C, kohë kur zhgualli që i mbështjell çahet.  Një pemë gështenje e rritur në kushte të mira vegjetative, terreni dhe klime mund të japë  40-50 kg prodhim peshë e freskët. Prodhim i konsiderueshem i frutave fillon ne moshen 15 vjeçare me 20-30 kg për rrënjë ose 1-2 ton për hektar. Pjekja e frutit fillon nga shtatorit deri në tetor.

                           Veçoritë agroteknike

            Leverdia ekonomike e përmirësimit dhe zgjerimit të sipërfaqeve egzistuese me gështenjë, për të rritur prodhimin, është e madhe, veçanërisht në zona me kushte tokësore e klimaterike të përshtatëshme.
            A-Përmirësimi dhe ripërtritja e gështenjave egzistuese. Rritja e prodhimtarisë së gështenjishteve dhe shëndetsimi i tyre bëhet kryesisht përmes marrjes së këtyre masave:
-       Preja e nënshtresave dhe drurëve të tharë e të degraduar si dhe pastrimi nga shkuret dhe bimët e tjera që mund të konkurojne rritjen e gështenjës. Kujdes i veçantë të tregohet gjat krasitjeve për ajrosjen e kurorës, prerjen dhe largimin e trungjeve, degëve të thara ose të prekura nga sëmundjet.
-       Pjesët e infektuar nga sëmundjet, plaga të mbeshtillet në një rreze jo më të madhe se 25-30 cm, me fletë plastike dhe lihet në atë gjendje deri në shërimin e plotë të saj.
-       Të bëhet shartimi i lastarëve të mbetur pas prerjeve ose të atyre që do të dalin si pasojë e prerjeve..
-       Heqja mekanike e vjezhdullës dhe bimeve të tjera parazitare para pjekjes së frutit të tyre.
-       Në qoftë se do të bëhen mbjellje të reja në vendet bosh ose per të rritur numurin e bimëve për ha, të mbillen fidana të llojeve ose hibrideve rezistente ndaj kancerit dhe sëmundjes së bojës.
-       Ripertritja totale i gështenjave të braktisura bëhet duke prerë trungun në afërsi të tokës, rrafsh me të, ose duke hequr përfundimisht kurorën e saj.
-       Ripërtritja i kurorës përmes aplikimit të prerjeve në karrige, që mbeshtetet në prejen e degëve të para ose dhe të dyta në afërsi, 3-5 cm më lart se këndi i bashkimit me trungun.
            Vjelja e frutave. Kur fruti arrinë pjekjen e plotë zhgualli që e mban çahet në 4 pjesë dhe ai bie në tokë. Çarja e zhguallit varet nga faktorë klimatik dhe kryesisht lagështia.  Në të shkuarën, gjatë vjeljes së frutave, përdorej më shumë shkundja e degëve me shkop. Gështenjat e arrijne pjekjen e tyre në mënyrë të shkallëzuar, e varur nga vendosja e tyre në kurorë por dhe nga varjetetet e ndryshme brenda një grumbulli. Procesi i rënies dhe grumbullimit të frutave mund të shtrihet brenda disa javësh. Gjat kësj periudhe mirren masa për ruajtjen ose tregëtimin e saj.
          B- Mbjellja e pemtoreve të reja me fidana.
            Në funksion të qëllimit, konfiguracionit të relievit, madhësisë sipërfaqes, trajtimit dhe perspektivës së zhvillimit, skemat që rekomandohen janë:
-       Skema 2 x 2m, aplikohet në terrene shumë të pjerrta mbi 200 duke mbjellë 2500 fidana për ha.
-       Skema 4 x 4m, aplikohet ne terren të pjerta 10-200 duke mbjellë 625 fidana për ha
-       Skema 8 x 8m aplikohen në terrene të rrafshta deri 100 pjerrësi, sipas parimit të agropylltarisë, duke mbjellë 156 fidana për ha.
            Në Shqipëri zonat me gështenjë shtrihen kryesisht në pjerrësi nga 10-200 dhe rekomandohet kryesisht aplikimi i skemës 4 x 4m e kombinuar dhe 4x6 m.
            Piketimi. Në terrene të rrafshta ose me pjerrësi deri 10 gradë, piketimi për hapjen e gropave bëhet me anën e mjeteve të thjeshta, duke përdore litar me shënimet perkatëse të distancës së përcaktuar më parë, ose metër shirit me gjatësi deri 30m. Përdoren dhe kompas druri me hap deri 2 m.  Orientimi i rreshtave bëhet horizontal sipas izoipseve.
            Piketimi në terrene me pjerrësi mbi 10 grade bëhet me mjete optike ose duke përdorur nivela thjeshta uji. Në pjerrësi të mëdha ku më parë janë hapur brezare apo sheshe, piketimi bëhet me kompas druri ose metërshirit.
            Hapja e gropave. Mbasi ka përfunduar proçesi i piketimit bëhet pastrimi i vedit, ku do te hapet gropa nga: shkurret, gurët dhe nga mebturinat e tjera të kësaj natyre. Behet me lopat vizimi i kontureve te gropës, sipas dimensioneve të përcaktuar, duke rrespektuar distancat nga qendra e gropës. Gjatë hapjes së gropës, nga thellësia 0-30cm, dheu hidhet në krahun e djathtë të saj, ndërsa pjesa tjetër e dheut, nga thellesija 31-60cm, hidhet në krahun e majtë të sajë. Duhet tentuar që dheu te mbetet në afërsi të gropës me qellim që ta përdorim për mbushjen gjatë mbjelljes.
           Fidanat për mbjellje. Fidanat i marrim të përgatitur në fidanishte të krijuara enkas për këtë  qëllim, që mund te jenë të shartuar dhe të trampiantuar (me moshë dy vjeçare), ose të pa shartuar dhe me moshë një vjeçare. Fidani që do të përdoret për mbjellje duhet të plotesojë të gjitha kushtet cilësore të standartizuara. Përdorim i këtyre lloje fidanash, rrit maksimalisht zënien dhe  zhvillimin e tij normal.
            Koha e mbjelljes. Koha më e përshtateshmë për mbjelljen e fidanave është nga fundi i muajit tetor, nëntor deri në fillimin e muajit mars. Mbjellja duhet të përfundoj minimalisht 10-15 ditë para fillimit te lëvizjeve të lëngjeve në bimë. Nuk duhet të bëhet mbjellje e fidanave në kohe me ngrica, kur temperturat e ajrit janë  -20C, dhe kur toka është ka ngrirë. Nuk rekomandohet mbjellja në kohë me lagështi të madhe, në gropa që mbajnë ujë, në kohe me erë të fuqishme (mbi 5-8m sek). Fidani nuk duhet asnjëherë të jetë i ekspozuar ndaj temperturave të ulta, erërave të forta. etj. Mbjellja bëhet me dy punëtorë, pika e shartimit të jetë pak më lart nga sipërfaqja e tokës, bëhet kujdes te mbahet drejt, mund të vendosen dhe shkopinj mbështetës. Përdoren plehra kimike NPK dhe plehra organike. Rrënjët dhe kurora e fidanit krasiten, është mirë para se të mbillen të bëhet banjëzim në lluburdirë pleh stalle për një zënie të mirë.
            Kujdesi për fidanat e mbjella. Plehrimi kimik, organik ose i kombinuar bëhet zakonisht në fundin e muajit Prill deri në fillimin e muajit Maj (fillimi i vegjetacionit).
-       Prashitja e parë në të gjithë siperfaqen e gropës(sheshit) me rreze 5-10 cm më të madhe se ajo e vetë gropës (sheshit) ku është mbjellur fidani.
-       Prashitja e dytë në muajin Qershor.
-       Në qoftë se krijohet mundësija i bëhet vaditje 2-3 herë sipas kushteve klimatike dhe mundësive praktike e ekonomike.
-       Krasitje e lehtë duke hequr lastarët e tepërt.
-       Në shumë raste, për lagështirë, i bëhet dhe një parashitje e tretë në mujin Korrik.
-       Në rrast nevoje bëhet dhe spërkateje me preparate kimike për ta mbrojtur nga infeksionet e mundëshme nga sëmundjet dhe demtimi prej insekteve, etj.
            C - Mbjellja direkte me farë. Në vendin tonë, kjo teknikë është konsidruar si një metodë e dorës së dytë për arsye se farat e mbjellura rrezikohen nga faktorët ekstrem klimaterik dhe kafshët e ndryshme. Realiteti tregon se qindra ha me gështenjë janë krijuar nga ripërtritja natyrale (mbirje e farës pa kujdesin e njeriut). Në qoftë se mbjellja me farë do ti nënshtrohet aplikimit te disa rregullave teknike metoda duhet të ketë rezultat.
            Mbjellja ne toka të punuar në të gjith sipërfaqën. Kjo menyre e mbjelljes përdoret ne toka të rrafshta apo me pjerrësi shumë të vogel deri në 5  gradë.
-       Para mbjelljes bëhet punimi dhe piketimi sipas skemës së zgjedhur.
-       Vendosja e farës bëhet me dorë dhe mbulohet me trashësi 2-3 herë madhësisë saj(6-8cm) me pjesën e majës nga lart.
-       Mbjellja munde të bëhet edhe me makineri të posaçme. Për kushte e terreneve tona, nuk është aplikuar.
-       Toka ngjeshet vetëm aq sa të realizohet kontakti i farës me tokën.
-       Në një gropëz(sheshe) vendosën më shumë se një kokërr farë për të siguruar bimesi 100%, pas mbirjes dhe zhvillimit bëhet, heqja e farigave të tepërta dhe të pa nevojshëme.
            Koha e mbjelljes. Periudha më e mirë e kësaj mbjellje është pranvera (Shkurt- Mars), por jo më vonë se data 15 prill. Edhe në këto raste afati është relativ, gjithnjë sipas lartësisë mbi nivelin e detit dhe kushteve klimatike. Mbjellja në këtë kohë është më e përshtëshme pasi farigat nuk dëmtohen nga ngricat.
            Kujdesi për bimët e  mbjella me farë  bëhet si për mbjelljet me fidana duke bërë më shumë kujdes për prashitjet dhe vaditjet.
                      
                  Dhjetor 2016
                  Tiranë - Boston

1.     DI MARCO CONEDERA, MAURO JERMIN, ALBERTO SASSELLA, THOMAS N. SIEBER: Raccolta, trattamento e conservazione delle castagne
2.     GRUP AUTORESH,  Guide praktike-Geshtenja ne qarkun Shkoder.
3.     GRUP AUTORESH, Prodhimet e dyta pyjore ne Shqiperi-Monografi
4.     ELEZAJ CAUSH, Geshtenja nje mike e harruar.
5.     MIGNANI, A.M. VERCESI, M.C. CASIRAGHI: Effetto dei trattamenti postraccolta e dei metodi di conservazione sulla qualità delle castagne
6.     MAURO JERMIN, MARCO CONDERA, THOMAS N SIEBER, ALBERTO SASSELLA, HANS SCHARER, GEORGIO JELMINI AND ERNS HOHN: Influnce of fruit treatments on perishability during cold storage of sweet chestnuts.
7.     RINALDO BOTONDI, MATTEO VAILATI, ANDREA BELLINCONTRO, RICCARDO MASSANTINI,ROBERTO FORNITI, FABIO MENCARELLI: Technological parameters of ëater curing affect postharvest physiology and storage of marrons (Castanea sativa Mill., Marrone fiorentino)
8.     T. N. SIEBER, M. JERMINI AND M. CONEDERA. Effects of the Harvest Method on the Infestation of Chestnuts (Castanea sativa) by Insects and Moulds
9.     UKAJ JAK; GËSHTENJA - Shtimi dhe Kultivimi i Saj
10.  XHOMARA IDRIZ, Druri i bukes dhe i historise- Geshtenja
11.  “Environmental History and the American South: A Reader” edited by Paul Sutter, Christopher J. Manganiello (2009).
13.  “The cultivation of Castanea sativa (Mill.) in Europe, from its origin to its diffusion on a continental scale” by M. Conedera · P. Krebs · W. Tinner · M. Pradella · D. Torriani (2004)
14.  “THE BREAD TREE IN THE LAND OF EAGLES. ON THE PERTINENCE OF INSTITUTIONALISING A GEOGRAPHICAL INDICATION FOR TROPOJË CHESTNUTS - ALBANIA: AN ECOLOGICAL ECONOMICS PERSPECTIVE”. By Dylan Barclay (2010)
15.  “Bimët e egra të dobishme e të dëmshme të vendit toné” M. Demiri (Tiranë, 1979)
16.  GESHTENJA “DRURI I BUKES NE TOKEN E SHQIPTAREVE” H. Kola (Tiranë, 2009)
17.  “Bimët mjekësore në familje” P. Kokalari, etj. (Tiranë, 1980).
18.  “DENDRONYMICA ALBANICA, A SURVEY OF ALBANIAN TREE AND SHRUB NAMES”  by Robert Elsie - Published in: Zeitschrift für Balkanologie, Wiesbaden, 34, 2 (1998), p. 163-200
19.  “Classification for Kingdom Plantae Down to Species Castanea sativa Mill.” https://plants.usda.gov/java/ClassificationServlet?source=display&classid=CASA27
20.  “Fjalori enciklopedik shqiptar”- Tiranë, 1985
21.  “Edith Durhami më 1941: Si ishte jeta e shqiptarëve dikur dhe pse britanikët u tërhoqën nga Shqipëria”- by voal.ch – August 23, 2016.
22.  https://repositorio.utad.pt/bitstream/10348/6419/1/Nutritional%20Quality%20Chestnut....pdf  “Nutritional quality of chestnut (Castanea sativa Mill.) cultivars from Portugal” by  O. Borges, B. Gonçalves, etj. (2008)