Friday, 2 October 2026

HIJET E ZEZA TE KOMBIT SHQIPTAR SHFAQEN EDHE S

 

 

 përgatiti: Koço MOSKO

Boston, Ma - SHBA

Porta e Lartë e Perandorisë Osmane, në asnjë mënyrë nuk lejonte të hapeshin shkolla shqip ose të shkruhej shqip. Në fund  të viteve 1800 të drejtën për hapjen e shkollave shqip e  kishin vetëm dy  persona, Pandeli Sotiri dhe vëllai i tij Koço Sotiri. Ata muar leje speciale (ferman) nga Sulltani Abdul Hamidi II. Rreth jetës e veprimtarisë patriotike të vëllezërve  “Sotiri” janë thënë shumë të pavërteta: shpifje, intriga e gënjeshtra për të denigruar e ulur personalitetin e tyre dhe minimizuar e ose për të  asgjësuar veprën e tyre patritike. Këto u përhapën si të besueshme nga: renegatët grekë, kleri dhe muslimanët fanatikë, në kohën  kur vëllezërit “Sotiri” hapën shkollat e para shqip: në Korçë e Pogradec. Synimi i këtyre shpifjeve dashakeqe, shkruan poeti Lasgush Poradeci,  shkon larg, të ulnin integritetin e personalitetin e këtyre rilindsave, të cilët me veprën e tyre ngritën  lart ndërgjegjen kombetare, në ato vite pothuajse xëc për shqiptarët.

Fatkeqësisht shpifje e gënjeshtra të fabrikuara që  në  atë kohë, por dhe të reja,  rreth jetës dhe vepres të vëllezërve “Sotiri” përhapen edhe sot nga padia ose dhe qëllimkeqe. Këto shfaqen e thuhen sot si të vërteta historike në mediat, shtyp, Wikipedia si dhe  në rrjetet sociale, shpesh nga anonimë.

Le të analizojmë këto shpifje ose të themi disa të vërteta rreth jetës dhe veprimtarisë patriotike të vëllezërve  rilindasve martitë: Pandeli Sotiri  “Mëues i Popullit” dhe vëllait të tij  Koço Sotiri.

·      Pandeli Sotiri dhe vëllai Koçua  ishin intelektualë të shquar, të klasit të parë në Stambollin e asaj kohe. U përgatitën në kolegjin më të mira të Stambollit, në atë francez të “Gallatës”. Studimet e larta i kryen në Vienë, Austri. Pandeliu mbaroi Universitetin  Mjekësor, dhe punoi rreth 10 vjet  me gradën  major si mjek në ushtrinë Austro-Hungareze. Koço Sotiri  mbaroi për jurist dhe punoi në administratën osmane.   Ata ishn fisnikë me rrënjë të thella.


·      Në  Fjalorin Enciklopedik Shqiptar(1985) Shkruhet se Pandeli Sotiri  ishte nxënës i Koto Hoxhit. Kjo është injorancë profesionale e atyre që e kanë shkruar, ose ështe shkruar me qëllim të caktuar. Pandeli Sotiri lindi në vitin 1842,në vitin 1978  kur doli matura  parë  e Shkollës së mesme greke të Qestoratit ishte 36 vjeç. Kish mbaruar shkollat dhe universitetin e kish shërbyer 10 vjet në ushtrinë Austro-Hungareze. Kaq e thjeshtë është për ta hedhur poshtë këtë gënjeshtër.

·      Pandeliun dhe vëllain e tij  Koçon kur u vranë babin i morri në kujdes  xhaxhai, Thimjo Sotiri sëbashku me nënën në Stamboll, jo në Vienë siç thuhet kudo. Në Vienë ata shkuan për studimet e larta.  I derrgoi xhaxhai me shpenzimet e veta ose Porta e Lartë u dha bursë, sepse ishin nxënës të dalluar. Thimjo Sotiri banonte në Stamboll, në lagjen e te pasurve “Pera” , “Boilet,  sot është  një nga lagjet më të nira të Stambollit e vizitohet nga shume turistë nga e gjithë bota

·      Në një faqe të Wikipedias  e rrjedhimisht në disa shkrime thuhet se Pandeliun e vrau gruaja që ishte greke me fisin e saj në Selenik të Greqisë. Një variant i tillë është shkruajtur kohët e fundit nga një anonim në fb.  Kjo është një shpifje e fëlliqur e renegatëve antishqiptarë. Pandeli Sotiri  s’ka qenë kurrë në Selenik, as ndonjë nga fisi i tij. Ai e kishte shtëpinë në Stamboll, lagjia Pera, Boile, madje kemi saktësisht adresën  ku jetoi deri në vdekje. Veç të tjerave adresën e pasqyron dhe një alamak francez i vitit 1892.

 

Nuk i dihet me saktësi  se gruaja e Pandeliut   ishte greke.  Thuhet me që ishte motra e një Peshkopi  të Patriarkanës së Stambollit.  Patriarkana kishte Peshkopë edhe shqiptarë në atë kohë . Shkova në Patriarkanë për të gjetur ndonjë gjë, por me gjithë interesin e stafit atje nuk gjetëm të dhëna se kish rrjedhur shumë kohë.  Po duhet të dinë se këtej, në Gjirokastër mbase mbi 10 perqind e çifteve janë me gra greke nga minoriteti, më shumë  ortodoksit e më pak  myslimanët. Në asnjë rast nuk janë dëgjuar për  armiqësi me shqiptaret, perkundrazi shquhen gra të devotëshme për familjet e tyre. Tek  disa shënime “Ditari gjirokastrit”, faqe të daktilografuara nga muzeologu Lefter Dilo, flitet me respekt për gruan e Pandeliut, thuhet se ishte e  “mëndëshme”.  S’mund ta fyesh kaq rëndë intelektin  e Pandeli Sotirit. Ai në Korçën e asaj kohe bëri të pabesueshmen, kumton Faik Konica në gazetën e tij “Albania”, uli në një bangë një djalë e një vajzë, një musliman me një ortodoks, një të varfër e një të pasur. Nuk e kishte njohur ç’far grua kishte marrë?!
Ata që e kanë këte faqe turpi të Wikipedias duhet ta heqin, nëse kanë pak rrespekt për ato që shkruajnë.  

·      Një psudohistorian  kohët e fundit,por jo vetëm ai,  shkruan: “Sulltani ishte i interesuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore”.  Gënjeshtër me bisht të gjatë.  Kush  e shkaktoi vdekien e Pandeli Sotirit, po burgosien e Koto Sotirit? Thuhet se u burgos dhe Koto Hoxhi, e shumë të tjerëve që i vranë, i masakruan  e vuajtën të zitë e ullirit në burgjet famekeqe osmane? Kush i vrau, persekutoi e u shkaktoi njëmijë e një të zeza patriotëve që merreshin me shkollat,  librat e shkrimet shqip? Armiqtë e Kombit shqiptar! E kundërta ka ndodhur. Më shumë u persekutuan në Jug të Shqiperisë. Në vitin 2016, David Hosaflook ka shkruar në  studimin e tij “Roli i lëvizjes protestante në Rilindjen Kombëtare”, kështu: “Librat shqip pengoheshin me çdo mënyrë të shpërndaheshin, bllokoheshin nëpër dogana, mbylleshin botimet, burgoseshin bashkë me shitësit. Librashitësit u janë nënshtruar përndjekjeve nga më të pabesueshmet”. Dënoheshin e vriteshin njerzit pse u gjendej e fshehur një kartolinë me shkronja shqip etj, etj. dëshmon një nga  fisi i Vlorajve.
Librat dhe shkrimet shqip  i ndalonte rreptësisht Perandoria osmane, sidomos turqit e rinj me në krye Toptanasit e oborrit të Sulltanit. Osmanët i bënin persekutimet dhe vrasjet e shqiptarëve faqeza e tinëzisht. Fillimisht librat shqip u shtypën fshehurazi në Stamboll, pastaj  më vonë, për t'ju  shmangur xhonturqëve u shtypën në Bukuresht  ose Kostanca të Rumanisë. Pandeli Sotiri pas vitit 1887, kur guvernatori i ri Osman, “shqiptarngrënës”  i Korçës e zboi me kërcënime deri dhe me ekzekutim fizik Pandeliun , ai vazhdoi punën fshehtas në Stamboll, deri sa u zbulua nga xhonturqit.
Terrin osman  e çanë  me trimëri, dituri e patriotizem Pandeli e Koço  Sotiri e shumë patriot të tjerë shqiptarë, deri sa flijuan jetën e tyre. Ata sfiduan me burrëri dredhitë dhe intrigat greke, egërsinë e persekucjonet e shtetit Osman. Ndryshe shqiptaret do flisnim osmanisht e greqisht  edhe sot. Ata luftuan deri te pika e fundit e gjakut per iluminizmin e shqiptareve. Këta patriotë atdhetarë u luftuan egersisht  si nga renegatët  grekë ashtu edhe muslimanët fanatikë. Ishin kohë shumë të vështira, po për habi, hijet e zeza,intrigantët, armiqtë e Kombit  shqiptar fatkeqesisht shfaqen edhe sot….

 

·      Eshtë bërë si e vërtetë se Mësonjtoria e Korçës u hap në vitin 1887, ndërsa e vërteta është ndryshe. Mësonjtoria u hap një vit më parë, në vitin 1886. Sipas asaj që shkruhet sot, Pandeli Sotiri tre muaj  shërbeu në Mesonjtoren e Korçës.  Kjo nuk është e vërtetë, pasi siç shkruajnë statistikat e kësaj shkolle: vitin e parë me drejtor Pandeli Soriri Mësonjtoren e ndoqën 36 mxënës, ndëra në vitin e dytë reth 200 nxënës. Dihet me siguri se guvernatori  osman i Korcës në  fund të vitit shkollor 1987 e zboi Pandeliun!?. Le të na e spjegojnë ndonjeri: kur i bëri dy vjet Pandeliu në Mesonjtoren e Korçës?  Historiani Korçar Dhimiter Dishnica ka bërë një studim për datën e hapies  së Mesonjtores.(“Ftesë për debat”, Tiranë 2012)   Ai spjegon me shumë përgjegjësi e fakte të pamohueshme  se Mësonjtorja e Korçës është hapur në vitin 1886. Deri në vitin  1960 për hapien e Mësonjktores shteti shqiptar kishte vitin 1886. Këtë datë Sipas Dh. Dishnicës e dëshmon  edhe emblena e Mësonjtores. Janë emetuar dhe pulla postare në ato vite se viti i hapies së Mësonjtores ishte 1886.

Të gjitha këto shtrëmbërime  janë bëre në ato vite nga nje dorë tinzare, intrigante ,dashakeqe me qëllim të caktuar dhe për të minimizuar veprën e ndritur patriotike të  vëllezërve rilindas  martirë “Sotiri”.

Përveç ketyre Faik Konica, Lazgush Poradeci dhe muzeologu gjirokastrit Lefter Dilo viti i hapies se Mesonjtores së Korçës është 1886-ta.

Kjo mund dhe duhet të rregullohet me një studim nga Instituti Historise dhe të ndryshohet vendimi i gabuar nga otganet që e kanë në kopetencë.

·      Desha të shtoja në këtë shkrim punën e madhe patriotike e të palodhur të vellait të Pandeli Sotirit Kostandin(Koto) Sotiri.  Ai në vitin 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Pogradec.  Në vitin 1886 ishte mësonjës në Mesonjtoren e Korçës dhe “bodyguard” i vëllait. Qëndroi në këtë mësonjtore deri në vitin 1892 si askush tjetër. Në Pogradec e Maqedoni  shpërndante libra e literaturë shqip. Ndaj osmanët e dënuan burg me 101. Bashkëfshatari i tij Koto Duka që kishte lidhje me Sulltanin nderhyri për ta nxjerë nga burgu. Doli por i plakur dhe i varfër e vdiqi në varfëri në Manastir të Maqedonisë.  Fatkeqësisht nuk përmendet askund!! Historia nuk shkruhet me nepotizmë. A si takon të jetë qytetar nderi i Pogradecit, madje dhe Korçës? Të ketë varrin afër vëllait të tij në Kodrën e Rilindsave në Gjirokastër? Te ketë titullin “Mësues i Popullit”?  Të kenë bustet e tyre?? etj .

 

Libri  Dh. Dishnicës me Emblemën e Mësonjtores

Pulla postare  që kane përcaktuar datën e hapjes së Mësonnjtores