Thursday 21 April 2022

BIMËT REPELENTE MË TË MIRA PËR INSEKTET

nga: Koço MOSKO

Agronom i Mbrojtjes se Bimëve

Boston, MA- SHBA

 

Insektet janë dëmtues të bimëve por edhe besdisëse për njerëzit, kafshët dhe bimët. Ajo që është më e rëndësishme është se shumë insektet janë vektorë të përehapëjes së sëmundjeve të rrezikëshme në njerëz, kafshë dhe bimë. Insektet mund të përhapin patogjenë bakterial, viral dhe protozoar. Tek njerëzit dhe kafshët i përhapin nëpërmjet pickimit, si psh. në rastin e përhapies së malaries nga mushkonjat, ose nëpërmjet jashtëqitjeve të tyre, si në rastin tifos epidemike të përhapur nga morrat e trupit të njeriut. Ndërsa tek bimët i përhapin kryesisht nëpërmjet pickimeve dhe kontaktit, levizjeve të tyre nëpër pjesë të bimëve, etj. Shumica e sëmundjeve virusale por dhe disa bakteriale në bimë  kanë si vektorë afidet, akaret, tripset, etj. Sëmundjet bakteriale tek bimët si vektor kanë çimkat e bimëve, cikadat, etj. 

 

Metoda e luftimit  që sot përdoret gjërësisht në botë është ajo kimike, mbajtja nën kontroll e këtyre insekteve me ane të trajtimeve me insekticide të ndryshme. Këto nuk janë gjithmonë dhe aq efektive dhe detyrohemi të  përdorin sasira të mëdha. Pesticidet i vrasin insektet ose janë më efektivitet në një fazë të caktuar të jetës së tyre. Si shembull morrat vriten me insecticide vetëm kur janë insekte të rritura, cikli zhvillimit të tyre  seksualisht zgjat një muaj, vezë- nimfë . Përdorimi i shpeshtë i insekticideve rrit rezistencën e insekteve, si dhe shkakëton probleme serioze për njerëzit, kafshët dhe bimët, e ndot mjedisin, sepse ato janë helme. Ashtu siç janë ndonjëherë joefektive, ato mund të bëjne edhe të kundërtën. Kur spërkatim një koloni milingonash, mund t'i nxisim ato të shpërndahen e të ndahen në koloni më të vogla të shumta dhe rrisim riprodhimin e tyre. 

 

Programi i modern i kontrollit të insekteve si vektorë të përhapjes së sëmundjeve në njerëz, kafshë dhe bimë  duhet të ketë një zgjidhje natyrale. Një zgjidhje paqësore e miqësore me mjedisin. Në themel të kësaj pune janë masat higjenike.  Për njeriun në këtë drejtim të gjithë e dimë mirë se sa e rëndësishme është higjena personale dhe e mjedisit ku jetojmë e punojmë. Edhe për bimët po kaq të rëndësishme janë masat higjenike si: largimi i mbeturinave dhe pjesëve të prekura të bimëve, luftimi i barishteve të këqia si strehues të këtyre insekteve etj. Insekticidet, për të ruajtur mardhënie të mira me natyrën  duhet të jenë arma e fundit që mund të përdorim.

 

Një mënyrë paqësore me natyrën është  mbajtja larg e insekteve me repelentët, ose frikësuesit. Një veprim, një objek ose një organizmë që ka veti për të mbajtur larg organizma të tjerë quhet repellent. Kjo është një mënyrë e vjetër e përdorur qysh në lashtësi nga njerëzimi.  Nga egjyptianët e lashte ndaj mushkonjave janë përdorur tymra bimorë. Tymra me lëndë të ndryshme përbërëse përdoren gjërësisht edhe sot ndaj mushkonjave. Repelentët sot mund të jenë bimore, natyralë por edhe të përbërë nga lënde sintetike. Mënyrat e përdorimit në njerz, kafshë dhe bimë janë të ndryshme: me lyerje, spërkatje, aromëra dhe tymëra, etj. 

 

Një mënyrë krejt e veçantë dhe shumë paqësore me mjedisin, e thjeshtë për t’u  zbatuar, është dhe përdorimi i bimëve repelente. Kjo metodë ende nuk është e studjuar mirë. Një shembull për bimët repelente për insektet bezdisëse për kafshët është shtogu. Kafshët e trasha kuajt, mushkat e gomerët kanë bezdisëse ata që quhen davanë, mizat që bezdisin këto kafshe duke i pickuar e thithur gjakun. Në kohën që del kjo mizë këto kafshë instktivisht futen nën shtogje sepse aromërat që lëshon bima e shtogut i largojnë mizat nga trupi i tyre. Kështu ato qetësohen.  Bimët repelente për insektet janë një masë mjaft me efek që ndihmon dhe na e lehtëson  punën për mbajtjen larg të insekteve nga: banesat tona, hotelet, ndërtësat socjale, shkollat, magazinat, dyqanet, stallat dhe bimët e mbrojtura në kopshte ose fushë. Por kjo masë nuk do të thotë se gjithçka është e zgjidhur. Invazione të mëdha insektesh nuk mund që ti përballojnë, por gjithësesi e lehtësojnë punën tonë me trajtimet me pesticide e masat e tjära. 

 

Lidhur me këtë po sjell një shembull nga eksperienca ime. Në vitin 2016 shkuam me pushime në Sarandë e Korfuz dhe fjetëm në hotele. Ata të hotelit në Sarandë ankoheshin se kish probleme me mushkonjat, megjithëse kryenin spërkatje të rregullta. Vura re mjedisin përreth nuk kishin fare bimë repelente për mushkonjat ato që dija unë. Kishin vetëm bimë që i jipnin në të vërtetë një bukuri hotelit. Për mendimin tim disa prej tyre ishin edhe antraktante(tërheqëse) për mushkonjat dhe insektet. Të zotëve të hotelit jua bëra të ditur këtë. Ndërsa kur shkuam në Kurfuz, ata kanë eksperiencë të gjatë në hoteleri, por dhe për luftimin e insekteve bezdisëse. Në gjithë ballkonet, oborrin e hotelit e kudo kishte vazo me geranium, pra vetëm bimë që i largonin në një farë mase mushkonjat dhe  nuk ishin shqetësuese. Kuptohet edha ata bënin spërkatje por e kishin më të lehtë këtë punë. Është një eksperiencë e mirë  mbajtja nëpër dritare, ballkone, veranta e oborre bimët që mbillen si lule jo vetëm për bukuri por edhe për të mbajtur larg insektet bezdisëse. Kjo është një praktike e traditë e vjetër eshqiptarëve. Ata që dizenjojnë këto mjedise, si dhe ata që drejtojne biznese të tilla duhet t'i kenë parasysh këto fakte.

 

Në hotelin e Korfuzit siç dallohet majtas në të gjitha ballkonet e katit të dytë ka vazo me lulemëllage, gjithashtu edhe në oborin e hotelit, djathtas


Më poshtë po sjell 20 bimë repelente më të mira deri tani për insektet bezdisëse ose vektorë të përhapjes të sëmundjeve të ndryshme në njerëz, kafshë dhe bimë. 


1.    Pelini (Artemisia abisinthium L) 


Pelini është një bimë mesatare helmuese, bimë barishtore shmëvjeçare. Rritet natyralisht, e kultivuar  dhe si bimë zbukurimi.

 


Largon:

a ) Trichoplusia ni (Hübner)  Fam. Noctuidae

b ) Krymbat e mizave të shtëpisë diptera dhe krymbat që gjënden  në kafshët e ngordhura.

c ) Mizën e carotës (Chemaepsila rosae)

ç ) Krymbin e mollës ( Cydia pomonella)

d ) Mizën e karotës (Chamaepsila rosae) 

e ) Brumbuj dhe pleshtat e familjes Chrisomelidae

ë )  Krahëbardhat(mizat e bardha) të Familjes Aleyrodoidae

f.) Krymbi i lakres (Pieris rape)

g.) Flutura e vogël e bardhe e lakrës.

gj ) Minjtë 




2. Borziloku(Vasilikoi)  Ocimum basilicum


Borziloku është një bime njëvjeçare. Në zonën e ngrohtë mund të ritet si bimë dyvjeçare e shumëvjeçare. Ka gjetur përdorim të gjërë në kuzhinë. Ka shumë lloje borziloku. Kultivohet dhe mbillet si lule për zbukurim.


Largon:


a) Mizat, (Dipterët) 

b ) Mushkonjat Fam Culicidae

c ) Mizën e carotës(Chemaepsila rosae)

ç ) Krahëbardhat(mizat e bardha), të Familjes Aleyrodoidae

d ) Brumbujt e asparagosit. (Crioceris asparagi)




3. Shaja mjekësore (Borago officinalis)


Eshtë një bimë barishtor njëvjeçare e mesdheu. Ritet edhe në kopshte nga viti në vit duke u vetmbjellur. Gjethet jane të ngrënëshme.  Kultivohet per vain që ka fara.






Largon:


a ) Krymbin e domates, Manduca quinquemaculata 
b ) 
Trichoplusia ni (Hübner)  Fam. Noctuidae



 







4. Recini (Recinus communis) 

 

Është një bimë shumvjeçare e Mesdheut Juglindor e familjes së shkureve. Fara është burimi i  vait të recinit.


 




Largon:


a) Gjitarët e vegjël që hapin galeri nëntokësore. Urithi Specie të familjes Talpidae











5.    Nepeta dliruse  (Nepeta cateria L)


Bimë barishtore shumëvjeçare,  në gjëndje natyrale gjëndet në Mezdheun Juglindor. Rritet dhe si bimë zbukuruese në kopshte. Tërheq macet dhe fluturat.


Largon:  

a.)   Miligonat

b.)   Bubrecët e vegjël, Alticini sp. 

c.)   morrat(afidet),

ç)    brumbullin japonez(Popillia japonica)

 d ) Çimkat e kungulloreve (Anasa tristis) 

e) Hundëgjatët Fam. Curculionoidea

f) Trichoplusia nig.                                                                        

g.) Bubrecat. Groupi Blattaria 


6.   Kamomili ((Matricaria chamomilla L.)

Bimë njëvjeçare e Mesdheut Juglindor. Rritet anës rrugëve dhe në zona shkëmbore. Eshtë bimë mjekësore që kultivohet.





Largon:

a)  Insektet fluturuese. 





7.  Hudhra siberiane, Allium schoenoprasum,(A. sibricum)

Është e vetmia specie bimore që është autoktone né Evropë, Azi dhe Amerikë.  Barishte shumvjeçare  me lule e gjethe të ngrënëshme nga njerëzit. Rriten edhe nëper kopshte. Eshte nje bimë qe prodhon sasi të mëdha nektari, renditet në 10 bimët më të mira për prodhim nektari.






Largon:


a) Mizën e karrotës, (Chemaepsila rosae)
b) Brubullin japonez (Popillia japonica)
c) Morrat e bimëve. Aphidet. 







8) Krizantema (Chrysathemum sp.)


Krizantemat në Shqipëri quhen dhe lule lisi. Origjina e tyre është nga Azia Juglindore, po disa lloje gjënden edhe në Evropën  Verilindore. Janë bimë barishtore ose nënshkure shumevjeçare, me lule të bardha ose të verdha. Të kultivuara dhe lule ka shumë lloje ose varjetete, mbi 150 lloje.

 


Largon:

a) Buburecat, 

b) Milingonat, 

c) Buburecin japonez, 
d) Riqnat, 
e) Peshku i gurit(Lepisma sp). 
f) Afidet , 
g) Pleshtat, 
h) Çimkat, 
i) Nematodat rrënjore.
 



9) Belizama, Cymbopoon nardus(Andropogon nardusL.)

 

Belizma, Cymbopogon nardus, emri i zakonshëm citronella grass, është një specie e bimëve aromatike shumëvjeçare nga familja Poaceae, me origjinë nga Azia tropikale. 


Është burimi i një vaji esencial të njohur si vaji i citronelës, i cili përdoret gjerësisht për vetitë e tij natyrale kundër insekteve..







Largon:


a) Insektet 









10) Tërfili, Trifolium sp. 


Tërfili është bimë barishtore njëvjeçare ose dyvjeçare. Përmbledh rreth 300 lloje. Origjina e e tij nga Evropa. 

 




Largon:


a) Afidet (morat)
c) Krymbat tel








11. Petunia, Petunia sp.  Ekultivuar

 

Gjinia Petunia përmbledh 20 lloje, bimëve që lulëzojnë me origjinë nga Amerika e Jugut. Bën pjesë në familjen Solanaceae, që përfshin: duhanin, patëllxhanet, domatet, patatet, etj. Bimë shumëvjeçare e butë, shumica e bimeve që shihen në kopshte e parqe janë hibride 


Largon:

        a)   Afidet,

          b) Krymbin e domateve (Manduca quinquemaculata) 

        c)    Burbullin asparagusit,  (Crioceris asparagi)

     d)   Pleshtat e gjetheve fam  Cicadellidae. Cikadat

     e)   Çimka e kungullit(Anasa tristis)


12) Lavanda (Lavandula sp.)

Gjinia Lavandula përmbledh 47 llojeve, shumëvjeçare ose njëvjeçare . Është vendase në Euro – Azi. Shumë lloje kultivohen për përdorim në kuzhinë, për nxjrejen e vajërave,  si dhe  shumë lloje për zbukurim. 




Largon: 


a) Tenjat, 

b) Akrepat, 

c) Akrepat e ujit.  

ç) Pleshtat 
d) Mushkonjat.




 

13 Lule kadifeja. (Tagetes) Bimë zbukurimi


Gjinia Tagetes janë bimë njëvjeçare ose shumëvjeçare, kryesisht barishtore. Bimët janë vendase në Amerikë, por disa specie janë natyralizuar në mbarë botën. 





Largon: 

a) Krahëbardhat 

b) Vret nematodat











14. Nepeta, (Nepeta recemosa Lam.)

 

Gjinia Nepeta janë bimë barishtore një dhe shumvjeçare, vendase në Evropë, Azi dhe Afrikë, dhe të natyralizuar në Amerikën e Veriut. Ka rreth 250 lloje.  Emri i gjinisë thuhet se i referohet Nepete, një qytet i lashtë etrusk shek VI para Krishtit i asimiluar nga latinët. Sot qyteti Nepi në Itali, afër Lazio. 






Largon:


a) Mushkonjat 







 

15. Mendra, menta, nenexhiku, dhjozma (Mentha x piperita)

 

Menta është një bimë hibride, barishtore shumvjeçare, një kryqëzim midis mentës së ujit dhe mentës evropiane, është përhapur në shumë rajone të botës. Janë ndër bimët më të vjetra të përdorura në kuzhinë dhe për si bimë medicinale. Shtohet në mënyrë vegjetative. 





Largon

a) Afidet, morrat.
b) Krymbin lakreës (
Trichoplusia ni, Systena blanda 
c) Hundëgjatët. 
d) Çimkat    
e) Krahëbardhat.






16. Barbleta Melisa oficinalis.

 

Në Evropë quhet  barblete, është  bimë barishtore shumëvjeçare në familjen e nenexhikut, vendase në Evropën Jug-Lindore  dhe Azinë Qendrore. Gjethet kanë një aromë të lehtë limoni. Gjatë verës shfaqen lule të vogla të bardha plot me nectar që tërheqin bletët. I përdorim per ti mbledhur bletët  kur shtohen natyralisht(hedhin). 






Largon: 


a) Mushkonjat. 







17.  Lulemëllaga, barbarozi. Geranium sp 


Geranium është një gjini që përmbledh 422 lloje bimë njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare.  Me te njohura janë barbarozi dhe Xheraniumet ose lulemëllaga. Origjina nga Afrika e Jugut, por sot gjënden të shpërndara në të gjitha rajonet e buta të botës . E kultivuar si lule. 

 


 

Largon:

 

a) Tripset e gjetheve. Familja Cicadellidae. 

b) Krymbi misrit (Helicoverpa zea)







18. Rosmarina (Rosmarinus officinalis L. Salvia rosmarinus)

 

Salvia rosmarinus, e njohur zakonisht si rozmarina, është një kaçube me gjethe aromatike, me gjelbërim të përhershëm. Vendase në rajonin e Mesdheut. Deri në vitin 2017 njihej me emrin shkencor Rosmarinus officinalis






Largon:


a) Tenjën e lakrës, 
b) Mizzën e karrotës, 
c) Buburecat 
d) Mushkonjat 
e) Molusket dhe kërmijtë, 
f) Buburecin meksikan.














  

3 comments:

  1. Pershendetje Koço.
    Meriton pergezime per kete artikull mbi perdorimin e bimeve repellente ose insek-tlarguese.Kjo per disa arsye:
    --Se pari per punen hulumtuese ne gjetjen e ketyre bimeve me veti repellente
    - Se dyti per rreshtimin, redaktimin, faqosjen e materialit
    - Se treti keni nxitur perdorimin e nje elementi te ri te mbrojtjes integruar te bimeve
    - Se katerti keni nxitur gjykimin mbi rolin e biodiversitetit ne perdorimin per qellime praktike
    Lidhjet e gjallesave me njera tjetren jane kaq te komplikuara dhe kaq magjike, si fijet e shumta ne nje makineri elektronike.
    Faleminderit Koço per kete atikull
    Enver Isufi

    ReplyDelete
  2. Faleminderit Enver. Respekte.

    ReplyDelete
  3. Shkrim i pergatitur nga specialist i mirefillt.I lexoj vazhdimisht me kenaqsi shkrimet shkencore e interesante.

    ReplyDelete