nga FUAT MEMELI
Me
poetin, kurrë s'jam takuar
Më
bëri mik poezi e tij
Dhe
s'lashë libër pa i lexuar
Shkruar
në rini a pleqëri.
Nuk
është kjo ndonjë çudi
Sa
njerëz duhen pa u njohur!
Më
lidhi shpirti binjak si me magji
Nga
poezi e tij, jam dehur.
Shqipëroi
ai mjaft poetë
Mes
tyre rusin Esenin
Dhe
u bë si ai vetë
Se
piu ujë në Lunxheri.
Me
mijra vargje ai thuri
Bilbil
i rrallë në ligjërim
Një
monument vetes i ngriti
E
la mes nesh si për kujtim.
Tani
fle në botën tjetër
Mbështiell
me jorgan lirikash
Për
mua do mbetet mik i vjetër
Dhe
këngëtar i madh brengash.