Sunday, 25 October 2015
Monday, 12 October 2015
Monday, 31 August 2015
THANA – kjo Hyjneshë Pellazgo-Ilire!
Mijëra vjet në lashtësi,
thana(Cornus mas L.) si bimë vendase, ka qenë një nga bimët më të shfrytëzuar
me të cilën popujt ballkanas ishin lidhur ngushtë. Përdorej për ushqim, për të
bërë armët e luftës dhe të gjuetisë, veglat e punës, si bimë medicinale por dhe
për zbukurime. Ka dëshmi arkeologjike se në Ballkan është përdorur për ushqimin
e përditshëm të njerëzve që nga Periudha e Neolitit. Poeti romak Ovidi(Shek. I)
ka shkruar:
“Toka e virgjër,
E pa cënuar nga shatat dhe plugjet
I dhuroi të gjitha,
Ato që kishin nevojë njerëzit
Dhe i lumturoi.
Në faqet e malit i mblidhnin frutat,
Thanët, manat
Dhe lëndet e ngrënëshme”
Plini
në shkrimet e tij flet për verën e prodhuar nga thanët dhe citon se në veri të
Italisë thana mbillej ose përdorej si dru mbështetës në vreshtat. Ndërsa tek
shqiptarët ështe traditë e herëshme tharja e frutave për ti konsumuar gjat periudhës së dimrit, bërja e rakisë, pijeve të ndryshme dhe glikosë
prevede nga frutat e saj.
Disa lloje thanësh që rriten në Shqipëri |
Theofrasti( 371-287 PK) do të shkruante: “Druri thanës ishte i fortë
si një kockë dhe e përdorën atë për të bërë shtizat gjuetisë, shtizat e luftës,
për shigjeta dhe shkopinj “. Ndërsa studjuesi Danez Peter Wagner pas
analizave laboratorike në vitin 1971, ka vërtetuar se druri shigjetave të
përdorura nga Etruskët ishin të bëra nga dru i thanës. Sipas Arrian(86 PK-160)
në luftimet në Persi për të kaluar lumin Graniko, vala e parë e sulmeve të
ushtrisë Aleksandrit të Madh u thye, por me ndërhyrjen e Tij, si dhe me
përdorimin e shigjetave prej thane persët u mposhtën, etj..
Aleksandri Madh në luftë me Darin e Persisë sipas një mozaiku ne qytetin Pompei, Itali të ndërtuar gjat shekullit të II Para Krishtit |
Prandaj, natyrshëm thana ka zënë vend në mite, zakone, rite, onomastikë,
tradita, fenë dhe çdo fushë tjetër të veprimtarive të shqiptarëve. Këto, të
ngulitura thellë në ndërgjegjen e njerëzve brez pas brezi kanë ardhur e çfaqen
në forma të ndryshme deri në kohën tonë.
Një legjendë e lidhur me thanën,
shumë e diskutuar, përbën shprehja “Nyja Gordiane”, e përdorur edhe sot
gjerësisht në politikë si metaforë kur çështjet nuk zgjidhen, ose provokojnë
gjakderdhje. Legjenda thotë se karoca e mbretit Gordon ishte lidhur fort
“në mënyrë të thantë”. Aleksandrit Madh për t’u bërë Mbret i duhesh
që t’a zgjidhte këtë nyje por, ishte tepër e vështirë. Historianët ndahen në dy
grupe për mënyrën se si e zgjidhi Aleksandri i Madh nyjen Gordiane. Njëra palë
thotë se Ai e shpleksi duke hequr një kunjë që shpreh inteligjencën e Tij. Pala
tjetër thotë se Aleksandri i Madh e preu me një të goditur të shpatës. Kjo i
hapi rrugën për t'u bërë Mbret dhe për betejat fitimtare që do të kryente në
Azi. Në lidhje me këtë, Hegi(1926) dëshmon se thanukla(C. sanguinea) përdorej
në lashtësi për bërjen e litarëve të fortë.
Mitet apo legjendat në Trojet e shqiptarëve e kanë Hyjnëzuar thanën, ashtu si
shqiponjën nga shpendët, si drurin më të fortë, symbol i krenarisë, lirisë dhe
qëndresës, prej së cilës ata bënin armët e luftimit që përshkruheshin si tmerr
për kundërshtarët. Shprehja ”I thatë e i thantë”, e përdorur dëndur në të
gjitha trevat shqiptare tregon se për të qënur i fortë duhet të jesh: nga
thanë, thánas, i thantë, i thanës, si thana.
Thana për për të parët tanë ishte Kult, ishte një Hyjneshë me fuqi misterioze që
të mbronte nga të gjitha ligësitë dhe të këqiat. Nezir Myrta nga Kosova në
shkrimet e tij thotë se: Në Kosovë ka patur një zakon që kur fëmijët kanë
vonuar të ecin, të flasin ose paraqiteshin shëndet lig, i çonin nën kurorën e
një thane dhe i luteshin asaj që të përmiresonte shëndetin e tyre. “Oj,
thanë jepna shëndet, fortësi, e pjellori si Ti …”. (N. Myrta, “Thana Ilire –
Athena –Athina”, 2011). Një zakon të tillë, e ndeshim edhe në trevat e jugut. Unë kam
dëgjuar të flitet deri von për një veprim të tillë. Gra të moshuara, më e madhja
në fis, fëmijët që flisnin me vonese ose memecët i çonin ndëne kurorën e një
thane dhe i luteshin asaj që të shëroheshin.
Në një gojdhanë tjetër thuhet se thana ka mashtruar djajtë, xhindet, satanain.
Djajtë kur panë se thanët lulëzuan të parat(thana çel lulet e para), e ngritën
kampin afër tyre që të hanin frutat por, thana për të mos i ngrënë frutat e saj
të këqinjtë, i poqi me vonesë, djajtë u mërzitën duke pritur dhe u larguan pa i
shijuar.
Thana në lulëzim |
Ne qytetin e Gjirokastres fëmijët e sapolindur bekoheshin me degët e thanës për
t’u bërë të fortë si thana. Pasi fëmija të kishte mbushur 40-ditëshin, në një
festë ku mirrnin pjesë anëtarët e familjes, fëmija pasi lahesh me ujë kalohej 3
herë në një kurorë të thurur me degë thane të lulëzuar. Kurora përgatitesh që
kur thanët ishin në lulëzim dhe mbahesh në shtëpi. Kur thanët lulëzonin(dita e
Një Marsit) më i madhi/e madhja në familje i prekte fëmijët me një degë thane
të lulëzuar për t’u bërë të fortë e të shëndetshëm si thana.
Shqiptarët
e kanë pasur traditë mbjelljen e thanëve në kufijtë ndarës midis banesave, kjo ka
të bëje me mbrojtjen nga të keqiat. Pra, thana nga para-ardhësit e shqiptarëve
konsiderohej një Hyjni, ose vendi ku rinin Zanat, Orët, Shtojzavallet në
mbrojtje nga të këqinjtë, ose ata që donin t’i bënin keq familjes. Mbjellja e
thanëve bëhesh edhe në kufijtë ndarës midis arave, kjo do ti mbronte ato nga
dëmtuesit. Në qoftë se dikush do të dëmtonte bimët ose do të priste drurët në
arë, Zanat Shtojzavallet do të hakmerreshin.
Shprehja e përdorur shpesh si
metaforë edhe sot nga shqiptarët; “Ja vuri kufirin tek thana”, tregon se
njeriu i lig që bën ligësira kufirin e ka tek thana, që është një mbrojtëse nga
të gjitha ligësitë dhe të liqtë. Pra, deri tek thanët mund të afroheshin të
liqtë. Zanat
si qënie mitologjike shoqërohet nga Ora ashtu si Amazonat shoqërojnë Artemisën
dhe Nimfat Dianën. Zanat dhe Orët në mitet shqiptare kanë fuqi të misterëshme. Sipas
kësaj mitologjie ato
kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe
karakteri idhnak i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Por çfar
thonë studjuesit shqiptarë e të huaj për thanën?
Faik Konica 104 vjet
më parë në një leter drejtuar miqëve në Shoqatën Patriotike “Vatra”, për ditën
e verës shkruan: “Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit,
besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore, me degët e thanave,……
dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa
të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar
në shtëpi”.
Hyjnesha Athina në një muzeum të Athinës. Ne vesh ka kryqin e thyer që sipas studjuesave shpreh kultin Pellazgo-Ilir të Diellit. |
Lidhur me këtë studjuesi
pellazgollog Dhimitër Pilika(1923-2003) në librin e tij “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Tiranë, 2005, përmend një
gojdhanë të lashtë dhe shumë interesante të trevës Labërisë. Aty thuhet se një
plakë nga fshati Zhulat i Gjirokastrës, e regjistruar dhe botuar që në vitin
1875, flet mbi zanafillën e Hyjneshës Athina(Thëno-Thana). Sipas saj, një mbret
çalaman i ardhur nga larg tek sa po zbriste nga kali i ra sëpata dhe çau kokën
e Zeusit, prej andej doli një vajzë shumë e bukur e cila ishte e armatosur. Zeusin më pas e
mjekuan dhe Ai u shërua.
Prof. Moikom Zeqo dëshmon se: Thana
për ilirët ishte një Hyjneshë me
atribute të Artemisës greke apo Dianës romake. (M.Zeqo,” Panteoni
ilir", 1995).
Prof. Eqerem Çabej ështe marrë shumë
me Thanën apo Zanën siç e quan ai, si një Hyjneshë ilire. Ashtu si helenet
nderonin Artemisën dhe romaket Dianën, sipas shkencetarit tonë të shquar Eqerem
Çabej, iliro-shqiptarët nderonin hyjneshën Zana, e cila ishte mbrojtësja e
pyjeve, e livadheve, e korijeve, e burimeve të ujit dhe e lumenjëve, ishte dhe
zonja e gjuetisë, e dritës se hënës, e kafshëve të egra, pra mbrojtëse e gjithë
natyrës dhe hyjnesha e pranverës.(Prof.
Lutfia Alia, “Zemra Shqiptare”, 2014).
At. Gjergj Fishta thotë se Zanat jetojnë
nëpër male. Ai e krijoi figurën mitologjike të Zanës sipas lëndës mitologjike,
që gjallonte në popullin tonë, prandaj vargjet e veprës së tij “Lahuta e
Malcisë” u mësuan përmendësh edhe nga njerëz që nuk dinin shkrim e këndim.
Sipas Prof. L. Alia: “Ekziston dhe një
shpjegim i A.Meyerit, i cili thote se tek emëri ilir Thana, mund të ruhet
një shkallë e vjetër e shqipes e emerit Zana”, të cilën Çabej e quan si
variant i pranueshëm. Ky version është bindës, si sugjerohet nga disa zbulime
arkeologjike në trevat e banuara nga ilirët në Kroacinë e sotme, ku janë gjetur
shumë mbishkrime me emrin e hyjneshës Thana, çka sugjeron opinionin e Mayer, se
emëri Thana është forma arkaike e emërit Zana. Këtu na vjen në ndihmë
arkeologjia, e cila na dëshmon se në Bosnjë e Kroaci janë gjetur altarë votivë
(blatues) me figura hyjnishë e me mbishkrime ilire në trajtën "Thana patrono-
Thana padrone" apo "Thana et Vidaso".
Stjuduesi Aleksandër Stipçeviç ne librin
e tij “Ilirët” për Hyjneshën ilire Thana shkruan: “Nji hyjni tjetër pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithëmonë i
shoqnuem në monumente nga shoqja e tij Thana. Katër altarë kushtue këtij çifti
janë gjetë në Topusko, në Kroaci, afër nji burim uji mineral. Në të njajtin
lokalitet janë gjetë mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumë
altarë tjerë me emnin e kësaj hyjnie romake. Në bazë të këtij fakti, studiuesit
kanë konkludue me të drejtë se Vidasusi në besimin ilir ishte i ngjashëm me
atributet e tija me hyjninë pajtore të burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon
dhe si rrjedhim në emnin Thana asht mshefë hyjnija ilire e gjuetisë, të cilën
shkencëtarët e kanë identifikue me hyjninë romake Diana. Vidasusi e Thana (por
ndoshta në vise tjera këto hyjni kishin emna tjerë), kishin nji randësi të
dorës së parë në panteon në pjesën ma të madhe të popullatës ilire, ..”
Emëri “thanë” për shqiptarët kudo që janë çfaqet dhe si patronim, është mbiemër për shumë fise në forma të ndryshme si: “Thana”, “Thano”, “Thanu”, “Thanza”, “Thanasi”, “Nasi”, “Athanas”, Thani, “Thanati”, etj. Këta mbiemëra janë shumë të përhapur e të shpeshtë tek shqiptarët. Në fshat kishim tre familje që mbanin mbiemërin “Thanati” e për çudi në kopshtet e tyre kultivonin thanë deri në ditët tona. Këtë e dëshmon dhe Dr. Jorgo Thanati në librin e tij për fshatin Selckë, Gjirokastër.
Duke qenë të lidhur kaq shumë me bimën e thanës të parët tanë doemos do ta pasqyronin dhe në emërat e trashëgimtarëve të tyre si sinonim të trimit, i të fortit, rezistentit. Emëri “Thanas” i ndeshur shpesh jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në Ballkan e më gjerë, tregon për prejardhje nga shqipja e vjeter. Nuk besoj se mund të ketë në gjuhët e tjera një spjegim etimologjik si në gjuhën shqipe. Ky emër e dëfton vetë prejardhjen shqiptare; nga thanët, nga të thanës, i fortë si thana. Than-as ashtu si: breg-as, vend-as, kavaj-as, tiran-as, etj. Vendosja parashtesave e mbrapashtesave, nuk e kanë mënjanuar dot rrënjën nga buron ky emër. Sipas N. Myrtës:
Emëri “thanë” për shqiptarët kudo që janë çfaqet dhe si patronim, është mbiemër për shumë fise në forma të ndryshme si: “Thana”, “Thano”, “Thanu”, “Thanza”, “Thanasi”, “Nasi”, “Athanas”, Thani, “Thanati”, etj. Këta mbiemëra janë shumë të përhapur e të shpeshtë tek shqiptarët. Në fshat kishim tre familje që mbanin mbiemërin “Thanati” e për çudi në kopshtet e tyre kultivonin thanë deri në ditët tona. Këtë e dëshmon dhe Dr. Jorgo Thanati në librin e tij për fshatin Selckë, Gjirokastër.
Duke qenë të lidhur kaq shumë me bimën e thanës të parët tanë doemos do ta pasqyronin dhe në emërat e trashëgimtarëve të tyre si sinonim të trimit, i të fortit, rezistentit. Emëri “Thanas” i ndeshur shpesh jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në Ballkan e më gjerë, tregon për prejardhje nga shqipja e vjeter. Nuk besoj se mund të ketë në gjuhët e tjera një spjegim etimologjik si në gjuhën shqipe. Ky emër e dëfton vetë prejardhjen shqiptare; nga thanët, nga të thanës, i fortë si thana. Than-as ashtu si: breg-as, vend-as, kavaj-as, tiran-as, etj. Vendosja parashtesave e mbrapashtesave, nuk e kanë mënjanuar dot rrënjën nga buron ky emër. Sipas N. Myrtës:
“Antroponomet shqipe: Thani, Thana
(Fana), Athani, Athanasi, Thanasi,
Thanora, lidhen me emrin - Thana
illire si Perëndia e të njohurës e diturisë
së lashtësisë. . . .”. Këtu mund të renditen dhe
emrat: Tano, Tanush, Tana, etj.
Në Onomastikën Iliro-Shqiptare,
fjala “thanë”, “thana”, “thanët”, etj. i gjejmë kudo si mikrotoponime në
Trojet Shqiptare, në arbëreshët e Italisë si dhe në arvanitasit e Greqisë. Këto
vende ku ritet me shumicë bima e thanës mund ta kenë zanafillën edhe nga
faktorë njerëzorë, në te cilat për ta vertetuar mund të kryhen edhe studime. Të
njohura janë toponimet “Qaf-Thanë” në Pogradec dhe “Lugu Thanës” në
Kumanovë, Maqedoni. E ndeshim dhe në emëra fshatrash “Thana”: në Lushnjë, Fier,
Elbasan, etj.
Literatuara:
1. “Flora eskursioniste e Shqipërisë” M. Demiri, Tiranë - 1981
2. “Bimët e Egra të Dobishme e të Dëmshme të Vendit Tonë” M. Demiri, Tiranë - 1979.
2. “Bimët e Egra të Dobishme e të Dëmshme të Vendit Tonë” M. Demiri, Tiranë - 1979.
3. “Inventar - Bimët mjekësore aromatike dhe frutore të egra në Kosovë” nga Prof. Dr. Fadil Millaku
4. “USDA Natural Resources Consrvation Service, Plant profile, Cornus mas L, Cornelian cherry”http://plants.usda.gov/java/profile?symbol=COMA21#
5. “Cornus mas will bloom very early” by L. Reich; “lawn & garden” newspaper; June 16, 1995
6. “The trees of America” by D.j. Browne, New York 1846
7. “OM OLDTIDENS ANVENDELSE AF KORNEL” af P. WAGNER” Botanisk Centralbibliotek, Gothersgade 130, 1123 København K
8. The EC project GENRES 29: "Conservation, evaluation, exploitation and collection of minor fruit tree species" by E. Bellini – 1996
9. «Interactive Agricultural Ecological Atlas of Russia and Neighboring Countries. Economic Plants and their Diseases, Pests and Weeds» 2003-2009 Project
10. “ Dendronymica Albanica,
a survey of Albanian tree and shrub names” by R. Elsie. Published in: Zeitschrift für Balkanologie, Wiesbaden, 34, 2 (1998), p. 163-200.
11. “How to grow: Cornus mas” by U. Buchan “The telegraf” Feb. 2012
12. “Fjalor i Bujqësisë Shqip, Latinisht, Italisht, Rusisht” Doc. Niko Qafezezi , Tiranë 1978
13. Stewart, Michael. "Thanatos", Greek Mythology: From the Iliad to the Fall of the Last Tyrant. http://messagenetcommresearch.com/myths/bios/thanatos.html (November 14, 2005)
15. “ Uncommon Fruits Worthy of Attention A Gardener’s Guide” by L. Reich, New York 1991.
16. “ DESCRIPTION OF CORNELIAN CHERRY “ by C.Gr. Tsipouridis National Agricultural Research Foundation - Pomology Institute (NAGEF-PI) Naoussa – Greece
17. “ Spiro Konda, i Pari Shkencëtar që Mbrojti Tezën e Prejardhjes së Shqiptarëve nga Pellazgët” (E. Cenolli, gazeta “Kritika”2008)
“Selected cultivars of cornelian cherry (Cornus mas L.) as a new food source for human nutrition” by Otakar Rop, Jiri Mlcek, at all (Department of Natural and Informatics Sciences, Faculty of Central European Studies, Slovak Republic, 2010.)
Subscribe to:
Posts (Atom)