Vëllezrit rilindas martirë Pandeli & Koço SOTIRI
Porta e Lartë e Perandorise Osmane, në shekullin e 19-të, në asnjë mënyrë nuk lejonte të hapeshin shkolla shqip. Të drejtën e kishin vetëm dy persona që kishin marrë leje special private (ferman) nga Sulltani. Për gjuhën shqip ishin vetëm Pandeli Sotiri dhe vellai i tij, Koço Sotiri. Trillime të tjera që shpërndahen andej këndej si fakte historike, janë gënjeshtra me bisht, themi ne nga anët tona.
Çfare llogjike e taktikë përdori Pandeli Sotiri që mundi t'ia shkeputë Sulltanit dy lejet për hapjen e shkollave shqip? Ai ishte një intelektual i shquar i perandorisë Osmane, fisnik me rrënjë të thella. Dihet, ai dhe vëllai i tij, Kotua ishtin shkolluar mirë në Evropë dhe pikërisht n”r Vienë të Austrisë.
Ndërsa librat shqip me që i ndalonte Perandoria turke, sidomos turqit e rinj me ne krye Toptanasit, bënë çmos t'i pengonin. Ata i bënin arrestimet madje dhe vrasjet tinëzisht të shqiptarëve. Fillimisht librat shqip u shtypën fshehurazi në Stamboll , pastaj më vonë, per t'ju shmangur xhonturqëve u shtypën në Bukuresht ose Kostancë. Pandeli Sotiri pas vitit 1887, kur guvernatori osman i Korçës e zboi me kercenime deri me ekzekutim fizik, ai vazhdoi puneën fshehtas në Stamboll derisa u zbulua nga xhonturqit. Toptanasit si Pandeli Sotirin si Ismail Qemalin i shpallën armiq dhe u perpoqën t'i arrestonin e asgjësonin. Pendeliu u mundua t'u ikte fshehurazi xhandarëve që e ndiqnin. Ne nje rast, kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, duke vrapuar u rrëzua nga kati i tretë dhe gjeti vdekjen tragjike në kalldrëm. Thuhet se: Sulltani ishte i nteresuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore” Genjeshtër me bisht te madh. Kush ia solli vdekjen Pandeli Sotirit, po Koto Sotirit e Koto Hoxhit e shume te tjereve qe kane vuajtur te zijtë e ullirit në burgjet famekeqe osmane? Kush i vrau, persekutoi e u shkaktoi njëmijëe një të zeza këtyre patriotëve që merreshin me shkollat, librat e shkrimet shqip? Armiqtë e Kombit shqiptar. Shumë e më shumë u persekutuan në Jug të Shqiperisë se sa në Veri. Duhet lexuar edhe keto: Në vitin 2016, David Hosaflook ka shkruar në studimin e tij “Roli i lëvizjes protestante në Rilindjen Kombëtare”, kështu: “Librat shqip pëngoheshin me çdo mënyrë të shpërndaheshin, bllokoheshin nëpër dogana, mbylleshin botimet, burgoseshin bashkë me shitësit. Librashitësit u janë nënshtruar përndjekjeve nga më të pabesueshmet. Këtë fat pësoi edhe Koto Sotiri”, Pandeli Sotiri e shumë e shumë të tjerë
Ne Jug ka qenë më e eger përndjekja. Denoheshin e vriteshin njerzit pse u
gjendej e fshehur një kartolinë me shkronje shqip etj, etj. Dëshmon një
nga fisi i Vlorajve.
Këtë terr e çanë me trimëri, dituri e patriotizem Pandeli, Koço Sotiri e shumë patriot të tjerë shqiptarë,deri sa dhe flijuan jetën e tyre. Ata sfiduan me burrëri dredhitë dhe intrigat greke, egërsinë e persekucjonet e shtetit Osman. Ndryshe shqiptaret do flisnim osmanisht edhe sot. Ata luftuan deri te pika e fundit e gjakut per iluminizmin e shqiptareve. Këta patriotë atdhetarë u luftuan egersisht si nga renegatët grekë ashtu edhe muslimanët fanatikë. Ishin kohë shumë të vështira, po peë habi, hijet e zeza dhe armiqtë e Kombit shqiptar fatkeqesisht shfaqen edhe sot….
Koço Mosko
Boston, Ma - SHBA
No comments:
Post a Comment