Tuesday, 27 December 2022

SYTË E SINTAKSËS MBUSHEN ME LOT

Nderim për mikun tim, gjuhëtarin, pedagogun, Prof. dr. Thoma Dhima (4.04.1952-20. 01. 2016)

 

Nga Albert HABAZAJ

VLORË

 


U tkurra trishtuar si një fije bari,

Kur mora vesh një nekrolajm,

Si ai bari në të ftohtët e janarit,

Janarit, që na mori gjuhëtarin me pjalm.

 

Me pjalmin e sintaksës ngarkuar,

Si bletët që mbartin pjalmin ndër lule,

Thoma Dhima si burim yjor zbukuruar

Në amshim shkon. Na hidhëron tek ulet…

 

Nuk e kisha kushëri, s’e kisha vëlla,

Për dritën e guximit e nderoja fort.

Më loton vargu, profesor Thoma,

Sytë e sintaksës mbushen me lot.

 

Vlorë, e premte 22 janar 2016

Nga "ZEMRA SHQIPTARE"

Monday, 19 December 2022

KROJET, BURIMET DHE PUSET E LIBOHOVËS

Në Libohovë numërohen rreth 60 burime, ku rreth 36 nga këto, i kanë ndërtuar libohovitët e vjetër çezma të bukura me vlera të rralla.



Përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI

GJIROKASTËR

 

Libohova është një vënd i bukur,  Zoti i ka falur bukuri natyrore të rralla. Prezenca e burimeve të shumta ujore në Libohovë është jetë. Një fjalë e urtë popullre thote “ku ka ujë ka jete”, dhe në Libohovë numërohen rreth 60 burime, ku rreth 36 nga këto, i kanë ndërtuar Libohovitët e vjetër çezma të bukura me vlera të rralla. Fatkeqësisht sot egzistojnë shumë pak, të ndërtuara me arkitekturën klasike. Ne duhet ta vazhdojmë atë traditë të të parëve tanë, sepse ajo ishte qytetërim. Në shekullin e XV deri ne XIX, rrapi në qëndër dhe çezmat prezantonin qëndrën e fshatit,(piacën) ose (mesohorin) dhe Libohova ka qënë kampion nga të gjitha zonat e banuara të Jugut përsa i përket, qëndrave te lagjeve, ku ishte prezenca e sheshit me hijen e rrapit ku mblidheshin burrat duke kuvenduar mbrëmjeve dhe çezmat dekorative ku ishin të pranishem gratë dhe vashat duke mbushur ujë dhe duke larë teshat. Libohova ka patur shumë burime ujore dhe në shumicën e tyre janë ndërtuar kroje, njeri më i bukur se tjetri, dhe konkretisht po i përmendim me rradhë:

 

 KROJET

1. Kroi i Moçalit i cili gjëndet ne krye të lagjes Hoxhallare, ku kanë shtëpinë sot Buzajt.

2. Kroi i Shënkollit, është në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisë së Asim Ruçit.

3. Kroi i Ri, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisé së Selman Liles.

4. Kroi i Hysni Bumit, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisë së Xhemal Beqos.

5. Kroi i Lengarit, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpise së Kujto Ruçit.

6. Kroi I Shtogjeve, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpise së Fatmir Shehut.

7. Kroi i Farcatit, gjendet në lagjen Hoxhallarë, në vëndin e quajtur Farcat.

8. Kroi i Hoxhëve, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisë së Kujto Isufatit.

9. Kroi i Rexho Xhesë, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisë së Yzet Ruçit.

10. Kroi i Reiz Bukalit, gjendet në lagjen Hoxhallarë.

11. Kroi i Rahman Çomos, gjendet në lagjen Hoxhallarë, afër shtëpisë së Sejdi Lazes.

12. Kroi i xhamise, gjendet në lagjen Hoxhallarë, te xhamia, ku eshte sot dyqani i Afrim Ruçit.

13. Kroi i Xhixhase, gjendet ne kufirin e lagjes Hoxhallarë, me lagjen Çuprel, afër xhamisë

14. Kroi i Verlës, gjendet në lagjen Çaushlinj, afër shtëpisë së Gano Hundës.

15. Kroi i Pipatëve, gjendet në lagjen Çaushlinj, afër shtëpisë së Tomor Rustemit.

16. Kroi i Avdulla Monopatit, gjendet në lagjen Çaushlinj, afër shtëpisë së Çaushajve.

17. Kroi i Nexhip Rulit, gjendet në lagjen Çaushlinj, afër shtëpisë së Gëzim Hundës.

18. Kroi i Margos, gjendet në lagjen Çaushlinj, afër shtëpisë së Gazo Çanos.

19. Kroi i Surja Spahiut, gjendet në lagjen Agallinj.

20. Kroi i Sali Kamos, gjendet në lagjen Agallinj, afer shtëpisë së Refat Ruçit.

21. Kroi i Pulit, gjendet në lagjen Agallinj, afer shtëpisë së Foto Gjikës.

22. Kroi i Tajo Hundes.

23. Kroi i Zervoit, gjendet në lagjen Teqe Fushë, afër shtëpisë së Zane Peçës

24. Kroi i Turkës, gjendet në lagjen Teqe Fushë, afër shtëpisë së Zane Peçës.

25. Kroi i Stojanit, gjendet në lagjen Teqe Fushë, ne Vendin e quajtur Nebivole.

26. Kroi i Mekamit, gjendet në mekamin e lagjen Teqe Fushë.

27. Kroi i Shiko Peçës, gjendet në lagjen Teqe Fushë,

28. Kroi i Kallanxhiut, gjendet ne Pazar.

29. Kroi i Zhepës. Gjendet te Hoteli ne Pazar.

30. Kroi Banos, gjendet në lagjen Marinë e Poshtëme, afër shtëpise së Haseni Rustemit.

31. Kroi i Xhamos, gjendet në lagjen Marinë, afër shtëpisë së Avdi Bilibashit.

32. Kroi i Hamdi Kënaçit, gjendet në lagjen Marinë e Poshtëme, afër shtëpisë së tij.

33. Kroi i Gjatajve, gjendet në lagjen Teqe, afër shtëpisë së Ramo Zenelit.

34. Kroi i Haxhenjëve, gjendet në Pazar.

35. Kroi i Kumbaratëve.

36. Kroi në Bostanin e Beut.

 

BURIMET

Libohova ka burime te shumta ujore dhe të një cilësie te mire, përmendim disa më te rëndësishmit:


1. Burimet e Lozes, Këtu jane shtatë burime . këto gjenden në lartesine mbi 800 m, janë mbi lagjen Hoxhallarë, në një pllajë shumë të bukur. Para viteve 40, në pllajen e bukur te Lozës vinin per verim, duke ngritur cadra gjithe (arhondët) të pasurit e Gjirokastrës dhe ata që kanë patur probleme shëndetësore me mushkëritë. Kjo pllajë ka një klimë shumë të pastër.

2. Burimi i Barbacit, gjendet në lagjen e Hoxhallarë

3. Burimi në Nebivole, gjendet në lagjen Teqe-Fushë,rrugës së vjetër për në Stojan.

4. Burimi i Arës së Lekos

5. Burimet e Haxhenjëve

6. Burimet e Zhepës (Këtu jane shumë burime, fillojnë Brenda në përrua dhe vazhdojnë në një sipërfaqe të madhe. Prurja e ketij burimi varion nga 40 l/s deri ne 120 l/s.

Në Libohovë ka dhe shumë burime te tjera sezonale që egzistojnë vetëm në periudhën e dimrit.

 

PUSET

Libohova gjate gjithë shtrirjes së saj ka patur ujra te shumta nentokesore, dhe banorët e Libohoves pothuajse, cdo shtëpi I ka shfrytëzuar prezencën e ujrave nëntokesore me ane te ndërtimit te puseve. Do mundohemi të përmëndim të gjitha puset qe kanë egzistuar ne Libohovë përpara viteve 30, të na fali ndonjëri edhe për ndonjë haresë:

 

1. Pusi Ados afër shtëpisë së Fane Beqos, në lagjen Agallinj

2. Pusi i Suria Spahiut, në lagjen Agallinj

3. Pusi i Kamajve, në lagjen Agallinj

4. Pusi i Hundajve, në banesën e Skënder Hundës, në lagjen Agallinj

5. Pusi i Luto Haxhiut, në lagjen Agallinj

6. Pusi i shkollës "Avni Rustemi" gjendet ne teritorin e shkollës.

7. Pusi i Roshateve, në lagjen Agallinj

8. Pusi I Bajo Goxhait, në lagjen Agallinj

9. Pusi Çomateve, në lagjen Hoxhallarë.

10. Pusi i Qete Zhuzhunit, në lagjen Hoxhallarë

11. Pusi i Tare Zhuzhunit, në lagjen Hoxhallarë

12. Pusi i Hysni Bumit, në lagjen Hoxhallarë

13. Pusi Fiko Beqos, në lagjen Hoxhallarë

14. Pusi i Niaz Çomos, në lagjen Hoxhallarë

15. Puset e Xhamise (tre cope), xhamia te dyqani I Afrim Ruçit.

16. Pusi i Rahmi Çomos, në lagjen Hoxhallarë

17. Pusi i Neshet Sinanit, në lagjen Marinë.

18. Pusi i Pertef Hysës, në lagjen Marinë.

19. Pusi i Rustemateve, në lagjen Marinë.

20. Pusi i Sadik Zekos, në lagjen Marinë.

21. Pusi i Hajo Çanos, në lagjen Marinë.

22. Pusi i Eqerem Çanos, në lagjen Marinë.

23. Pusi i Niaz Rustemit, në lagjen Marinë.

24. Pusi i Avni Rustemit, në lagjen Marinë.

25. Pusi i Qamil Shehut, në lagjen Kalista.

26. Pusi i Koço Xhait , në lagjen Kalista.

27. Pusi i Verdhateve, në lagjen Kalista.

28. Pusi i Verdhateve, në lagjen Kalista.

29. Pusi i Bejtash Xhaxhos, në lagjen Teqe

30. Pusi i Gjatajve, në lagjen Teqe

31. Pusi i Bejtash Xhaxhos, në lagjen Teqe

32. Pusi i Avni Voshtines(Xhelili), në lagjen Teqe. 

33. Pusi i Gabranateve, në lagjen Teqe.

34. Pusi i Selman Alikos, në lagjen Teqe

35. Pusi i Niazi Çucit, në lagjen Teqe

36. Pusi i Faik Bregut, në lagjen Teqe.

37. Pusi i Zarifi Shehut, në lagjen Teqe.

38. Pusi i Xhamise, në lagjen Teqe.

39. Pusi i Nuskes, në lagjen Teqe.

40. Pusi i Karavidhajve, në lagjen Loçan.

41. Pusi i Llaçinajve, në lagjen Loçan.

42. Pusi i Kacuqajve në lagjen Linua-Pazar

43. Pusi i Shahin Nazimit në lagjen Linua-Pazar

44. Pusi i Bodgove në lagjen Linua-Pazar

45. Pusi i Kumbarateve në lagjen Linua-Pazar

46. Pusi i Dalan Goxhait në lagjen Linua-Pazar

47. Pusi i Kasimateve në lagjen Linua-Pazar

48. Pusi i Izudin Çobanit në lagjen Linua-Pazar

49. Pusi i Riza Kumbaros në lagjen Linua-Pazar

50. Pusi i Fetin Ruçit në lagjen Linua-Pazar

51. Pusi i Hamdi Pashos në lagjen Linua-Pazar

52. Pusi i Dilaver Xhafos, ne oborin e shtepise.

 

Përgatiti: Ing. Bexhet Çobani

 

Wednesday, 14 December 2022

PËLLUMBI ILIR - (Columba ilyrica)


Përgatiti: Andrea LLUKANI

TIRANË

Pëllumbi ilir (Columba ilyrica); emri i regjistrimit: në anglisht Archangel, në gjermanisht Gimpel. Pëllumbi ilir bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra dhe është ndër pëllumbat më të lashtë tëEuropës. Pëllumbi ilir është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë. Figura e tij është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është simbol i civilizimit europian. Pëllumbi ka xhufkë me majë dhe ngjyra fantastike me shkëlqim metalik. Duke parë rëndësinë simbolike të këtij pëllumbi, romakët e morën dhe e kultivuan në vendin e tyre, duke i vënë emrin Columba ilyrica, që në shqip do të thotë pëllumbi ilir. Romakët e shpërndanë pëllumbin në Europë dhe në Azi. Në Angli e quajtën archangel, ndërsa në Gjermani gimpel. Fjala archangel përbëhet nga dy fjalë: arch = kryesor = që është në krye ose i pari nga rëndësia dhe fjala angel = engjëll. Pëllumbi ilir është ruajtur deri në ditët e sotme si nga forma ashtu edhe nga pamja e jashtme dhe ngjyrat. Ka një shkëlqim metalik të puplave në gjithë trupin, që të krijon përshtypjen e puplave të gjelit. Shkëlqimi i puplave reflekton me ngjyra të gjelbërta dhe vjollcë.

Pëllumbi ilir (Columba ilyrica) është i hollë, i fuqishëm dhe ka një ball koke të rrafshët. Ka madhësi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra. Xhufkën e ka të mprehtë (me majë). Puplat fillojnë të mblidhen nga të dy anët prapa kokës, duke krijuar majën e xhufkës, e cila përfundon mbi horizontin e kokës. Pëllumbi ilir (Columba ilyrica) sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë portokalli. Sqepin e ka në ngjyrë të verdhë në të bardhë dhe se pjesa e fundit e majës është më e errët. Qafën e ka të gjatë dhe të hollë, të ngritur lart. Ai ka një elegancë të admirueshme. Gjoksin e ka të gjerë. Shpina e tij është e rrafshët dhe e pjerrët deri te bishti. Pëllumbi ilir (Columba ilyrica) ka krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm. Bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla (pendë) të gjata dhe të gjera. Ngjyrat e puplave të tij janë: të bronzta të hapura (ari) apo të remta (bakri). 

Njohuri të përgjithshme për pëllumbat

Pëllumbat bëjnë pjesë në grupin e familjes së shpendëve Columbidae në rendin Columbiformes. Kjo familje përfshin rreth 42 gjini dhe 310 lloje të ndryshme. Familja e shpendëve Columbidae shtrihet në mbarë botën. Pëllumbat janë këmbëshkurtër, trupmbushur, me bisht relativisht të gjatë, me kokë të vogël dhe qafë të shkurtër. Ata kanë ngjyra të zbehta ose të shndritshme që variojnë sipas racës. Meshkujt janë disi më të mëdhenj. Këmbët e tyre janë në ngjyrë të kuqe. Gishtat e pëllumbave janë të vendosur në mënyrë të tillë, që tre gishta janë përpara dhe një gisht, ai i madhi, tregon prapa. Ndërrimi i puplave tek pëllumbat ndodh pas çiftëzimit. Zogjtë e rinj mbushen me pupla, që në muajt e parë të jetës. Në këtë moshë ata nuk mund të dallohen se cilës gjini i përkasin. Sqepi i pëllumbave nuk është i fortë; maja mund të jetë pak e kthyer. Gjuha e tyre është e sheshtë dhe fibroze. Fyti i pëllumbave është i vogël dhe shumë muskular. Fshikëza e tëmthit u mungon. Masa fekalore (glasa) e tyre është kompakte, e bardhë dhe me prani të urateve. Pëllumbat janë shpend mjaft rezistentë pasi mbulesa e tyre e dendur me pupla i lejon ata të përballojnë temperaturat më ekstreme. Zogjtë e rinj, të sapoçelur janë më pak rezistentë ndaj temperaturave të ulta, prandaj gjatë natës këshillohet të mbahen në ambiente të ngrohta. 

Pëllumbat jetojnë në çift. Ata kanë vetëm një partner gjatë jetës së tyre. Nëse njëri prej tyre ngordh, ose largohet nga kafazi, pëllumbi i mbetur kërkon partner tjetër. Mashkulli i vardiset femrës, duke u kapardisur rreth saj, duke kënduar. Nëse femra e pranon vardisjen atëhere e prek me sqep sikur do ta puthë. Pas çiftimit çifti zgjedh vendin ku do të ngrejë folenë dhe fillon ngritjen e saj (kur pëllumbat jetojnë në gjendje të egër). Rreth 2 javë pas çiftimit femra pjell një vezë në fole. Rreth dy ditë më vonë ajo pjell vezën e dytë. Femra pjell vetëm dy vezë. Femrat shumë të reja ose plaka mund të pjellin vetëm 1 vezë. Ngrohja e vezëve fillon menjëherë pas pjelljes. Femra i ngroh vezët nga ora 16.00 mbasdite deri të nesërmen në mëngjez rreth orës 10.00. Në turnin e dytë është mashkulli, që ngroh vezët ndërkohë që femra ushqehet dhe çlodhet. Kjo rutinë vazhdon për rreth 17 ditë. Pas 17 ditësh çel zogu i parë. Pas 24 orësh çel zogu i dytë. Të dy prindërit i ushqejnë zogjtë, duke u dhënë nga sqepi një krem të bardhë të trashë të prodhuar nga vetë ata. Nga dita e 5-të deri të 10-tën zogjtë ushqehen vetëm me kremin e bardhë, më pas prindërit shtojnë gradualisht fara në dietën e zogjve. Pas ditës së 15-të zogjtë nuk ushqehen më me krem. Rreth një javë pas çeljes së zogjve femra është gati për të filluar një “shtatëzani” të re. Ajo zgjedh një fole të re dhe i gjithë proçesi i shumimit fillon nga e para. Çifti do të jetë shumë i zënë, duke u kujdesur për një fole me zogj dhe për një fole me vezë. Mirë është që në kafazin e pëllumbave të mos mbahen zogj “beqarë”. Këta mund të krijojnë probleme: thyerje vezësh dhe vrasje zogjsh. Kur zogjtë janë 4 javësh ata arrijnë trupin e të rriturit dhe janë gati të fillojnë jetën e pavarur. Pëllumbat arrijnë pjekurinë seksuale rreth moshës 5-7 muajshe. Çiftet çiftohen edhe në dimër, por zogjtë e lindur në dimër rrezikojnë të ngrijnë prandaj nëse dëshirojmë të ndërpresim shumimin e tyre në dimër mund t’i ndajmë çiftet nga njëri-tjetri. Nëse dëshirohet shumimi i pëllumbave edhe në dimër, mbi kafaz lihet një dritë ndezur. Në një vit femra pjell zakonisht 4-5 herë. Pëllumbat ushqehen kryesisht me fara, por edhe me insekte, fruta, bimë etj,. Uji u jepet në enë me të paktën 3 cm ujë. Këto duhen mbajtur pastër për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. Nëse pëllumbat nuk kanë mundësi të fluturojnë jashtë kafazit, atëhere bashkë me ushqimin, në enë të veçantë, u duhen dhënë dhe guriçka sepse këto i ndihmojnë për të tretur ushqimin. 

Pëllumbat kanë aftësi të mrekullueshme dëgjimi, ata mund të zbulojnë tinguj në frekuenca shumë më të ulëta se njeriu. Kjo aftësi u mundëson pëllumbave të dëgjojnë dhe stuhi shumë të largëta. Pëllumbat janë të aftë të njohin fytyrat e njerëzve. Pëllumbat janë përdorur si korrierë mesazhesh për shkak të aftësisë së tyre për të kujtuar dhe për tu kthyer në fole. Falë aftësisë së tyre për të gjetur rrugën e kthimit në shtëpi për shumë kohë kanë qenë mjeti më i shpejtë i komunikimit. Komunikimi nëpërmjet pëllumbit mund të funksionojë vetëm në një sens: Transportohet pëllumbi në një vend dhe kur lirohet, kthehet në shtëpinë e tij. Nuk është e mundur ta mësojmë pëllumbin të kthehet në një vendndodhje të ndryshme nga shtëpia e tij. 

Përdorimi i pëllumbave ka qenë mjet efikas i komunikimit, deri me lindjen e telegrafit, telefonit dhe radios në shek XIX. Por rëndësia e pëllumbave në fushën ushtarake u përhap edhe në shek XX. Në të dyja luftërat botërore, pëllumbat u përdorën për të dërguar mesazhe strategjike, të shkruara në letër apo mikrofilma të futur në tuba të vegjël, që lidheshin tek këmba e pëllumbit. Kur ushtritë e huaja i panë pëllumbat, që mbartnin mesazhe krijuan skuadra të veçanta për vrasjen e tyre, të cilat quheshin "Falcons". Gjithashtu, për vrasjen e pëllumbave korrierë përdornin shqiponja dhe skifterë. Pëllumbat përdoren edhe sot nga shumë vende të botës, në raste difektesh të avionëve, të radiove etj. 

 

Pullë poste në Kosovë.(nga intreneti b.bujqesore)

 

Monday, 5 December 2022

KALAJA E LIBOHOVËS



Përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI

Gjirokastër


Kalaja e Libohovës ndodhet mbi një kodër shkëmbore, mbi qendrën e qytetit të Libohovës. Njihet ndryshe si kalaja e Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës. Eshtë bërë dhuratë për dasmën e motrës së tij, Shanishasë e cila u martua me Ali Pash Libohovën. 

 

Kështjella e Libohovës, shërbente si rezidencë e familjes Libohova; drejtkëndëshe në plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në tri nga këndet dhe nga një bastion në formë të çrregullt gjeometrike në këndin tjetër, si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje.



Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit në pjesën më të dukshme të kështjellës, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të holla të saj. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit kanë mbizotëruar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Libohovë.


Kalaja ka nje pozicion dominues që kontrollon rrethinat e qytetit, si dhe gjithe luginen e Dropullit, malet dhe fushat që shtrihen në Jug dhe Perëndim, përcakton rolin strategjik të kësaj kalaje që janë si kontrolli i linjave të komunikimit ashtu edhe sigurimi i lëvizshmërisë se banoreve ne rugën që vinte nga Janina për në Gjirokaster. 

 

Kalaja e Libohovës ka një plan pothuajse drejtkëndor, me një kullë në secilin kënd të saj si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje. Kalaja ka formë planimetrike drejtkëndore me permasa 70 m i gjatë dhe 50 m i gjerë . Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. 

 

Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepës, Lozes etj.  Brenda fortesës janë të mbrojtura edhe sot rrënojat dhe një pjesë e muraturës së kështjellës si edhe një pjesë e një strukture tjetër të banimit, të tilla si struktura të ndërthurura mbrojtëse me një organizim të sofistikuar jetese.



Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796 – 1798, sipas nje gojëdhene thuhet që guri éshtë transportuar nga mali i Gjerë dhe njerëzit jané vendosur në radhë, duke ja dhënë njeri tjetrit. Vargu i njerëzve ishte nga mademet e Dropullit e deri në Libohovë. Kalaja është ndërtuar mbi rënojat e një fortifikimi të vjetër, ku nuk e dimë saktësisht periudhën e saj. Egzistenca e vareve pagane tregon qartë ku Libohova ka qenë zonë e banuar ne shekullin e IV para erës se re. Kalaja konservon tiparet e ndërtimit të kësaj periudhe. Ekzistojnë ende foto (pikture ) të pallatit ku jetonte Shanisaja, edhe sot ka mure egzstues té pallatit. Nga gojëdhënat e të moshuarve né Libohovë më kanë thënë se qiresteja (lenda e drurit është marë ne vitin 1957 për ndërtimin e spitalit kurativ të Glinës). Shpresoj se ndonjë prej banorëve të vjetër té Libohovës të ketë ndonjë foto të sarajeve të viteve 1950.

 

Sipas kujtimeve te Ajet Bej Libohoves ne Librin Breznitë Libohova ai përshkruan:


" Selman beu u vendos në një shtëpi që kishin te bostani i Libohovës, shtëpia ishte mesatare por provizore. Më vonë u ndërtua në Libohovë, në lagjen ku në atë kohë jetonin të krishterët, një kështjellë me plot kuptimin e fjalës. Më parë u ndërtuan muret e rrethimit të oborrt me gurë të prerë, me katér kullat në katër qoshet, me tabje dhe frengji. Duke qenë se në Libohovë nuk kishte gurë të përshtatshëm për këtë punë, u prunë nga ana e malit përballë Libohovës, përtej fushés (mga mali i Gjerë). Transporti ishte i vështirë. Atëhere u krijua një varg i gjatë me njerëz nga fshaterat përreth dhe këta, duke qenë resht njeri pranë tjetrit, dorë më dorë transportonin gurët e kalasë. 

 

Në anën që shikonte nga veriu u ndërtua saraji që mbulonte për së gjati gjith oborin dhe kishte një kullë në mes me katër dhoma kryesore(bash-oda). Ndërtesa kishte 60 dhoma. Kudo kishte ujë të rrjedhshëm, burgje e saranxha vërtet madhështore. Kullat ishin të mbrojtura me topa, me frëngji dhe me ulluk për t’u derdhur vaj te nxehtë. Sallat e mesme (divanet) ishin në çdo kat 50 metra të gjata. Tavanet ishin të punuar me daltë, të lyera me varak ari e me sedef, të gjitha me dru arre. Ishte me të vërtet një model për arkitekturën Shqiptare të shekullit te XVIII. 

 

Jashtë keshtjellës qe përmbante pjesën e banesës (haremi ) përmbi një tjetër obor të rrethuar, gjendej selamllëku, që ishte një kopje e haremit, por pak më e vogël. Rreth këtij obori të dytë ishin dhomat për rojet, stallat, magazinat dhe ndërtesa të tjera pér shërbimet e sarajit. I kam haritur veté, në kohën e gjyshit Maliq Pashai ku banonim në këtë pallat afro 2000 njerez, pjesetarë të familjes dhe sherbetoré. Pér mirëmbajtjen e këij saraji, stërgjyshi im kishte bërë vakëf gjith të ardhurat e pazarit të Libohovës, që ishte një pasuri e tyre , e që jepte afro 500 napolona ne vit.

 

Me reformat e tanzimatit filloi rënia e ekonomisë dhe një dekadencë. Dhomat e pallatit të Libohovës ishin shtruar me kadife te Venedikut (fabricia di Seta Fratelli Bartoli- Venezia) nga ajo me e vlefshmja. Gjyshja ime i zevendesoi me basma moderne. 

 

Islam Bej Klisura dhe Adem Bej Asllan-Pashalli Libohova kishin armë dhe takëme buke prej argjendi. U thir një argjëndar nga Përmeti dhe u shkrinë dhe u shitën për argjend vepra të ralla të vlefshme. Mjerisht mbas vdekjes së Maliq Pashës, djemtë u shpérndanë.Riza Beu djali i dytë qëndroi në kështjellën familjare, por nuk u kujdesua as për mirembajtjen e sarajeve dhe as për atë të pazarit që siguronte të ardhurat e nevojëshme për këtë qëllim.

 

Me kalimin e kohës, me ndryshimin e mendimeve, dhe kushteve, kështjella filloi të degradohej. Banorët prenë për t’u ngrohur arrat shekullore që gjëndeshin në kopsht, tavanet e gdhendura dhe qirestenë. Gjatë luftës ballkanike djemtë Riza Beut, ikën dhe e lanë shtëpinë atërore nga frika e grabitësve të qeverisë Vorio Epiriote e cila sundonte në vitet 1913-1915 dhe u vendosën në Tiranë dhe Fier ku kishin pronat. Koha, grabitjet e plaçkitjet e rrënuan dhe e sheshuan këto vepra monumentale me vlera të papërsëritshme"

 

Pergatiti Ing. Bexhet Çobani

 

Saturday, 3 December 2022

PERSOFONI, NJË PERËNDESHË ARVANITE

 Kulturë Arvanitasve

nga: Jorgo MIHAS

Loutsi, Voiotia, Greqi

 


Vjeshta ka ikur. Procesi i “mbjelljes” ka mbaruar dhe fermerët, ata punëtorë të palodhur të Tokës, po bëhen gati për të pritur Dimrin.

Persefona (ose Fersefona ose Ferefata), vajza e Zeusit dhe Demetrës, tashmë po “fle” në krahët e Tokës dhe pasi të bëjë “Ciklin e Jetës” do të “zgjohet” pas 6 muajsh.


 

“Misteret Eleusinian”, në të cilat Persefoni është protagonistja kryesore, ju vërtetojmë, në mënyrë kategorike, se ato pushojnë së qeni “mistere” dhe ne të gjithë bëhemi mistere të tyre, nëse përdorim gjuhën e Arvanitasve, për të “zhbllokuar” emrat e të gjithë Zotave të përfshirë në to.

 

Se kush dhe pse e “vrau” Persefonin do të merremi në një tjetër postim tonin, i cili do të ketë të bëjë ekskluzivisht me Misteret Eleusinian, por këtu në postimin tonë, që është bërë me rastin e përfundimit të “mbjelljeve”, do t’i referohemi, vetëm "vrasjes" së Persefonës nga "kalamaradet", të cilët, duke shpërfillur domethënien dhe rëndësinë e emrit të saj, nga "Phara e thata" (Fara e thatë), e cila e mori atë nga Pellazgët (të cilët, siç dihet, ua mësuan popullit bujqësinë), e ndryshuan në "Ferefata", më pas në "Fersefone" dhe së fudmi si "Persefone" (!!!).

 

Pra, fli në paqe Farethatta (ose Ferefata ose Fersephone ose Persephone).

Ne Arvanitasit, pasardhësit e mirëfilltë të Pellazgëve të lashtë, e dimë shumë mirë, që mund të "mbështetesh e shtrihesh" çdo vjeshtë në krahët e Hadit, por ne gjithashtu e dimë, se çdo Pranverë, "zgjohesh" në krahët e Plutonit (!!!). 

 

Gyum e mir, bilia jone ! 

 

Shënim: Më pas është imazhi i Persefonës, me flokët e gërshetuara në mënyrë të tillë që e gjejmë edhe sot vetëm tek Arvanitasit e Veriut.


nga Interneti, fb