Lajthia, një bimë e nënvleftësuar
në Shqipëri
Rreth 30
vjet që kam punuar si agronom në Shqipëri, pak jam marrë me lajthinë. Jo se nuk
kishte kushte të përshtatëshme për rritjen e saj, jo se ishin të pakta këto
bimë në rritje spontane por, kishte, dhe ende ka, një nënvleftësim të
pakuptueshëm ndaj kësaj bime. Një nga shkaqet kryesore, si për masivet e
mbjella dhe ato me rritje natyrale, kanë qenë dëmtimet nga blegtoria, kryesisht
nga tufat e dhive. Rrethi Gjirokastrës në atë kohë, por dhe sot, është i tej
populluar me bagëti të imta. Në lajthishtat nuk kryhej asnjë shërbim agronomik.
Njerëzit ishin të kënaqur me atë pak prodhim që prodhonin natyralisht.
Në fund të
viteve 70-të, kur punoja si agronom i frutikulturës në ish Kooperativën Bujqësore
“A. Zeneli”, na u kërkua që të mbillnim një bllok rreth 5 ha., me lajthi. Ishte
e vështirë të gjëndej një vend i përshtatshëm. Çdo fshat nuk i dëshironte,
sepse do t’i kufizonte kullotën e bagëtisë. Të detyruar për të realizuar planin,
sepse “plani ishte ligj”, përcaktuam një sipërfaqe mbi fshatin Labovë të Kryqit,
ku dhe kishte kushte klimateriko-tokësore të pershtatëshme. Tregues ishin bimët
e lajthisë që rriteshin spontanisht. Fshatarët dhe blegtorët kur e morren vesh,
ju ankuan kryetarit të kooperativës dhe ju lutën që mos të mbilleshin sepse do
të ishte me pasoja për bagëtinë. Kryetari u bind dhe me kërkoi se si mund t’a
refuzojmë këtë plan, mundësisht nga ana teknike, sepse ndryshe pasojat
diheshin, përfundoje në sabotator apo dhe armik. Unë gjeta si pretekst cilësinë
e fidanave, të cilat vërtet nuk u përmbaheshin standarteve. U krijua një konflikt
me Ndërmarjen e Fidanishtes dhe Seksionin e Bujqësisë por, ne së fundi harritëm
të mbjellim më pak se gjysmën e sipërfaqes së planifikuar, por dhe ajo u demtua
nga bagëtitë. U mbuall, siç thuhej atëhere nën zë, “sa për të raportuar planin”, dhe ankesave
tona si specjalist askush nuk ua vuri veshin.
E solla
këtë shembull se planet e asaj kohe vinin të diktuara nga lart, pa një studim
ekonomik paraprak, dhe shpesh kundërshtonin
zhvillimet e degëve të ndryshme të ekonomisë. Si ekonomi kishim një belgtori
tradicjonale shumë të zhvilluar. Ose do zhvillohej blegtoria, ose do të
kultivohej lajthia në atë vend. As në rreth, as në bazë nuk mund që të
kundershtoheshin këto plane, sado argumenta të kishe. Sot kjo për të rinjtë
duket si një çudi apo dhe e pa besueshme.
Lajthia si
të gjitha bimët e tjera arrore, për mijëra vjet nga shqiptarët është mbjellë afër
vreshtave, në ledhet apo mezhdat e arave nën ujë, buzë lumenjëve dhe përrenjëve.
Shpesh i mbillnin edhe në formë gardhesh ose brezash për të mbrojtur arat nga
dëmtimet ose kundra erozionit.
Ndonse në
periudhën e diktaturës u mbuall shumë rrënjë ose blloqe me lajthi, kryesisht për
shkaqet që përmendëm më lart, nuk dhanë ndonjë rezultat. Gjat kësaj periudhe të
njohura janë lajthitë e Visokës në rrethin e Fierit. Të kultivuara në gjithë
Shqipërine në vitin 2010 ishin vetëm 83 ha. Në gjendje natyrale lajthia gjendet kudo
në Shqipëri, në anët e përrenjëve dhe
lumenjëve malorë, në fund të shpateve të maleve me klimë të freskët e
toka të pasura. Sipas H. Kolës(2009) në Shqipëri kryesisht në rritje natyrale
janë rreth 11 mijë ha.
Në luginën
e Zagories, që nga fshati Nderan deri në fshatinTopovë ka një lajthishtë të
rralle natyrale prej disa dhjetra hektarësh, për te cilën unë mendoj se
zanafillën e ka nga faktorë njerëzorë. Asnjëherë nuk është treguar kujdes për
të, megjithese siç mbaj mend unë, kishte vite që kishin një prodhim të konsiderueshëm
dhe banorëve të asaj zone u siguronte të ardhura të mira. Mendoj se për këte
lajthishtë dhe të tjera si kjo, ka ardhur koha që të investohet e të bëhet
kujdes, pasi janë një burim potencjal të ardhurash.
Nga
shqiptarët lajthia është çfrytëzuar kryesisht për frutin e saj. Mblidhesh me
dorë dhe ruhesh për periudhën e dimërit ose tregëtohej. Përdorej në festa të
ndryshme, si për Vitin e Ri, etj, si dhe u bëhesh dhuratë miqëve e fëmijëve. Në
Çamëri ka pasur një traditë që përdorej në dasma si dhuratë.
Me gjethen,
lëvoren ose dhe lastarët e rinj në mjekësinë popullore janë përgatitur lëngje
shërues ndaj sëmundjeve të aparatit tretës, të rrugëve të poshtëme të urinës,
diarretë, varice, hemorroide, hemoragji nga hunda, etj.
Prodhimi lajthive
në Shqipëri nuk pasqyrohet në të dhënat vjetore të FAO-s, me sa duket është një
prodhim i pa konsiderueshëm. Sipas të dhënave nga H. Kola në vitin 2006 u prodhuan
gjithesej 184 ton, nga te cilat në rrethin e Fierit 106 ton, ndërsa në rrethin
e Gjirokastres u prodhuan15 ton. Shqipëria importon rreth 30-40 ton lajthi në
vit.
Gjithashtu lajthia
çfrytëzohej edhe për drurin e saj për të bërë shkopinj të ndryshëm, kërraba për
vjeljen e frutave, për gardhet e kopshteve e shtëpive, në artizanat, etj. Kjo
bimë e kultivuar që 3-4 mijë vjet nga shqiptarët, e favorizuar nga kushtet
klimaterike dhe tokësore, me rentabilitet ekonomik duhet të jetë në vëmendjen e
kultivuesve të bimëve dhe të Shtetit Shqiptar.
Një lajthishtë re në Pogradec |
Mite,
gojdhana, folklor
Lajthia
konsiderohet si një bimë vendase në Azi, Azinë e Vogël, ku dyshohet se mund të
jetë dhe origjina e saj. Shtrihet në gjithë Evropën deri në brigjet skandinave,
në Angli dhe Irlandë. Kjo bimë, sipas studimeve, ka populluar Evropën që pas
periudhës së fundit të akullnajave, 7500- 5500 PK(J. Olsen-2013, etj.), pra që
në periudhat Prehistorike. Në ato kohëra kokrat e saj padyshim kanë qenë një
burim kryesor ushqimi për njerëzit, si dhe druri të çfrytëzohej për të bërë
objekte të nevojëshme të jetës së perditëshme, veglat e punës, shtëpitë, si dru
zjarri, ndërsa gjethet të shërbenin si ushqim i mirë për bagëtinë, etj..
Duke qenë
një bimë kaq shumë dobishme për mijëra vjet, lajthia ka zënë vend edhe në
etnokulturën e popujve evropianë. Ajo ka qenë e vlerësuar si një bimë e
shenjtë. Në mitologjitë e këtyre popujve lajthia vleresohej si "Pema e
Jetës", simbolizonte: Mënçurinë, diturinë, harmoninë, ekuilibrin jetësor,
urtësinë mistike, njohuritë universale, besën; është cilësuar dhe si frut i
shkencës e i frymëzimit poetik.
Mitet për
lajthinë zenë fill tek popujt e lashtë Keltë, madje disa e quajnë dhe “pemën e
kelteve”. Fiset kelte shtriheshin në Evropën Qëndrore në kufi me Ilirinë, dhe u
shperndanë në gjithë Evropen gjat periudhës romake. Kjo, deri sot, është një histori mjaft e debatuar dhe e paqartësuar
mirë nga historianët. Shume autorë, keltët i bëjnë të afërt me ilirët. Profesor
Çabej ka stjudjuar me kopetencë lidhjet gjuhësore midis gjuhës kelte dhe
shqipes së sotme. Popujt që ndodhen në Irlandë, Uells, Skoci, dhe Bretanjë të
Francës krenohen për origjinën e tyre kelte. Mitet dhe legjendat kelte për
lajthinë janë shpërndarë ose kanë dhënë ndikimin e tyre edhe në mitet e
legjendat e popujve të tjerë evropianë.
Në një
përrallë ose legjendë të lashtë kelte, thuhet se disa lajthi rriteshin rreth
një bujane me ujë të shenjtë. Kokrrat e tyre që binin mbi ujë i hanin peshqit
salmon të cilët konsideroheshin gjithashtu të shenjtë për Druidët[1].
Një mësues Druid për të fituar sa më shumë dije, kapi një nga keta peshq. Ai i
tha një studenti të tij që t’a gatuante por, jo për t’a ngrënë. Ndërsa peshku
po gatuehesh studenti gjat ftohjes futi gishtin tek një flluskë dhe e lëpiu. Në
këtë mënyrë ai mori gjithë mençurinë e peshkut që e kishte fituar nga ngrënia
kokrrave të lajthive. Ky student quhesh Fionn
Mac Cumhail dhe u bë një nga udhëheqësit më heroikë të mitollogjisë kelte. Njollat
e shdritëshme në trupin e peshkut salmon, sipas kësaj legjende, tregojnë se sa
kokra lajthi ka ngrënë.
Keltët dhe
popujt e tjerë evropianë besonin se degët e lajthisë kishin një fuqi magjike
dhe të mbronin nga gjarpërinjtë e zvaraniket e tjerë. Në se dikush do t’i
duhesh të kalonte natën jashtë, para se të flinte, bënte rreth vetes një rreth
me degë lajthie për t’u mbrojtur. Nga disa popuj evropianë ka qenë si traditë vendosja
e një kurore me degë lajthie rreth kokës, sepse besonin që kjo do të bënte të
realizoheshin dëshirat e tyre.
Shkopinj me
degë lajthie nga mjeshtrat popullorë, janë përdorur për të kërkuar ujë. Kjo
përdoret ende sot nga disa njerez edhe në Shqiperi, për të përcaktuar se ku
duhet të hapen puset e ujit. Shpesh nga disa, këta shkopinj përdoren edhe për
të kërkuar minerale të ndryshme, thesare, madje deri për të përcaktuar e
zbuluar edhe armiqtë e kriminelët.
Një kokër
lajthi në xhep të mbronte nga magjitë dhe magjistarët. Një qese lajthi e varur
tek porta do të të mbronte nga të këqiat dhe tregonte se ishte një familje në
nevojë apo që kërkonte mbrojtje.
Lajthia nga
disa popuj evropianë vleresohej si një bimë që të mbronte nga rrufetë dhe breshëri.
Barinjtë kurorën e lajthisë apo lajthishtat i konsideronin si një strehë të
sigurtë gjat stuhive. Lajthia, nga shqiptarët, po dhe të tjerët, përmendet edhe
si një simbol i besnikërisë bashkëshortore. Shpesh për të shprehur besnikërinë
bashkëshortore jepej si dhuratë një degëzë lajthie, ose një vajzë për t’a patur
besnik burrin e saj e godiste tre herë në prapanicë me një degë lajthie, etj..
Edhe gjatë periudhës
së Antikitetit bima e lajthisë është konsideruar si një simbol i dijes dhe urtësisë,
kokrat e saj simbolizonin mençurinë. Në mitologjinë skandinave përshkruhet si “Pema
e Dijes” dhe ishte e shenjtë për Thor[2]; tek
grekët e lashtë Hermesi që konsiderohej si personifikim i inteligjences, e
konsideronte këtë bime të shenjtë. Thuhet se dhe shkopi magjik i tij mund të
ishte bërë prej drurit të lajthisë. Për romakët kjo bimë mbahej si e shenjtë nga
Mërkuri, që i ngjante Hermesit grek.
Evropianët
kanë dhe një ditë e cila festohet në 20 gusht, quhet dita e Shën Filbertit(The
feast day of St. Philbert), është një Shenjt francez . Kjo ditë përkon me pikun
e vjeljes së lajthive dhe shpesh sot ka marrë kuptimin si “Shën Lajthia”. Ka të dhëna se festa e Devollit që organizohet në 7 Gusht quhet dhe "festa e mbledhjes së lajthive" në malin e Moravës. Edhe
gjat festimit të festës së Shën Gjergjit, degë lajthie vendosen në portat,
ahuret e bagëtisë, etj. për begati e mbarësi.
Shpesh në
gjuhën shqipe për një njeri me zhvillim jo normal mendor, ose të vuajë
menderisht për shkak të një ngjarje të rëndë që ka kaluar, ka një shprehje ku
thuhet: “Një kokërr lajthie është e shkreta, i ka shkajtur”, ose “ai njeri ka
lajthitur”, “është i lajthitur”, “kjo është lajthitje”, etj. Fjala “lajthitur” përdoret shpesh edhe kur
gjërat janë rrëmujë ose nuk janë në vendin e tyre sipas një regulli, si edhe
për një llogari të gabuar.
Kur pi mbi një mase të caktuar raki të mirren mentë, ose të errësohet dhe llogjika, siç thuhet: "Të shket kokra e lajthisë, lajthitesh". Nëpër dasma e sebepe ku mblidhen burrat dhe pinë raki me dolli, shpesh nuk përballohet nga të gjithë pjesmarrësit. Po në këto trapeze duhet t'i bindesh dollibashit, ndryshe dënohesh. Nganjëherë sipas urdhërit të dollibashit(ai që komandon dollinë) kur pi dollinë duhet të thuash edhe një këngë. Këndohen këngë të improvizuara aty për aty, por një kënge për këto rraste thuhej më shpesh e ka mbetur.
Fërfëllin përmbi çati kokërvogëla lajthi
Kam tri gota me raki them ti pi, të mos ti pi
Do ti pi në një dolli.....
Këtu atij që i ka ardhur radha e dollsë nëpërmjet kësaj kënge thotë se: "Po më fërfëllin kokërvogëla lajthi, bën fër, fër, më leviz", do që të shmanget dollisë, por trapezet kishin ligje të hekurta. Dikush i përgjigjet që mos bëjë dredhira, po me një këngë:
Pije Filan pije se të paska hije
Vëre nënë buzë dhe shikoi fundë
Kur pi mbi një mase të caktuar raki të mirren mentë, ose të errësohet dhe llogjika, siç thuhet: "Të shket kokra e lajthisë, lajthitesh". Nëpër dasma e sebepe ku mblidhen burrat dhe pinë raki me dolli, shpesh nuk përballohet nga të gjithë pjesmarrësit. Po në këto trapeze duhet t'i bindesh dollibashit, ndryshe dënohesh. Nganjëherë sipas urdhërit të dollibashit(ai që komandon dollinë) kur pi dollinë duhet të thuash edhe një këngë. Këndohen këngë të improvizuara aty për aty, por një kënge për këto rraste thuhej më shpesh e ka mbetur.
Fërfëllin përmbi çati kokërvogëla lajthi
Kam tri gota me raki them ti pi, të mos ti pi
Do ti pi në një dolli.....
Këtu atij që i ka ardhur radha e dollsë nëpërmjet kësaj kënge thotë se: "Po më fërfëllin kokërvogëla lajthi, bën fër, fër, më leviz", do që të shmanget dollisë, por trapezet kishin ligje të hekurta. Dikush i përgjigjet që mos bëjë dredhira, po me një këngë:
Pije Filan pije se të paska hije
Vëre nënë buzë dhe shikoi fundë
Në trevat e
Jugut të Shqipërisë edhe sot këndohet një këngë e çuditëshme, do të thoja, për fabulën
e saj. Në këtë këngë “lulja”, mendoj se simbolizon një vashëzë që i ka robëruar
zemrën një djali, përsëritja dy herë “lule
moj lule”, një gjetje e bukur poetike, tregon me dy fjalë dhe njëherazi dashurinë
dhe besnikërinë e djalit ndaj saj. Ja si thuhet në vargjet e saj:
O,
çoku do vete, lule moj lule.
Larg
e ne kurbete, lule moj lule!
Diç
do të të bie, lule moj lule!
Një
degë lajthie, lule moj lule!
Mbyllur
në kutie, lule moj lule!
Sa
herë që ta shikosh, lule moj lule
Mua
të më kujtosh, lule moj lule
Sa
herë që ta soditësh, lule moj lule
Mua
të më silloisësh, lule moj lule.
Thashë më
lart “një këngë e çuditeshme” deri mistike për fabulën e saj, sepse, Shqipëria është e mbushur fund e krye
me lajthi, ndërsa në këtë këngë thuhet se: kurbetlliu do t’i dhurojë lules “një
degë lajthi”, ose në variante të tjera të kësaj kënge thuhet, “një kokër lajthi”
!? Normalisht po t’ja thuash çdo shqiptari këtë do të qeshi. Lajthia si bimë
nga shqiptarët në asnjë rrast nuk është adhuruar,
përdorur ose mbjellë si lule apo si bimë zbukuruese, madje edhe nga asnjë
popull tjetër. Mirëpo me këngën nuk qesh njeri, këndohet në shumë variante dhe
sdihet se që kur, kjo këngë të fut në
mendime. Autori popullor pëshkruan se “lules” së tij, me që do të largohet në
kurbet, do ti dhurojë një degë apo një kokër
lajthi brenda në kuti! Lajthia pothuajse për të gjithë popujt, siç e përshkruajta
më lart, ka simbolizuar mënçurinë, diturinë, besën e besnikërinë bashkëshortore,
shkencën. Pra, dhe autori anonim, ndoshta është një djalë që shkon për studime
larg vendit, ose thjesht një kurbetlli për të fituar, pikërisht këtë ka dashur
të tregojë.
Në periudhën
Otomane djali mund të ishte një
mërgimtar ushtarak(nizam), i martuar, i fejuar apo thjesht ka lidhur
besën me “lulen”, me dhimbje detyrohet të ndahet përkohësisht, ndoshta për një
kohë të gjatë, por i premton besnikëri prandaj i dhuron lajthinë, dhe sa herë “lulja”
ta shikojë, ta kujtojë e ta mendojë(silloisi), dhe ta presi e ti qëndrojë dhe
ajo besnike sikundër i premton. Në një variant të kësaj kënge thuhet:
“Në
e nxjerç tek dera, mos ta marrë era
Në
e nxjerç tek porta, mos ta marrë bota..”
Ndothte që djali të mos kthehesh nga nizami por besnikërinë
e tij ndaj “lules” e mbante përtej vdekjes.. Në tekstin e një kënge rrënqethëse
të një ushtari të vrarë diku “përtej Urës së Qabesë” amaneti i tij i fundit që
i jep shokut të vet ishte:
….
Të fala m’i bëj nënesë,
Të dy qet e zez ti shesë,
Ti japë nigja[3]
së resë!
…
Këto janë
disa fakte se edhe për shqiptarët apo paraardhesit e tyre, lajthia simbolizonte
mençurinë, besën, dijen, zhvillimin. Natyrisht që këto janë objekte edhe të
gjuhëtareve, gjuhësisë historike, folkloristave, etj. por, për historigrafinë
bimore janë argumenta të mjaftueshme, është shtrati që këto fjalë apo shprehje
të gjuhës shqipe të kenë lidhje me
lajthinë.
Ka dhe disa
fjalë të urta tek shqiptarët si: “Ujku
dhe dhia nuk rrinë bashkë tek lajthia” ose “Namin si lajthia, dhunën sa shtëpia”. Këto thënie mendoj se nuk
kanë lidhje me mençurinë por, tregojnë lidhjen e ngushtë të shqiptarëve me këtë
bimë.
Etimologji,
onomastikë
Lajthia në
gjuhën shkencore ose latinisht quhet Coryllus
avellana. Ky emër i është vendosur nga K. Line(1707-1778). Coryllus vjen nga fjala greke korys(κράνος) që do të thotë përkrenare ose kukule, kaçule(mbrojtëse e kokës).
Ndërsa fjala avellana rrjedh nga
qyteti “Abellina” ndoshta Damasku i
sotëm i Sirisë. Ka mendime se mund të jete dhe qyteti Avellino në Itali sepse ne
shekullin e 17-te ka qenë një qendër e kultivimit të lajthisë.
Në
gjuhën shqipe fjala lajthi përmendet nga Buzuku(1555). Një pjesë e gjuhëtareve
të huaj mendojnë se kjo fjalë rjedh nga gjuhët sllave. Profesor E. Çabej duke u
mbështetur në të folmen e shqiptarëve të Borgo Èrizzo në Kroaci mendon se kjo fjalë rrjedh
nga fjala shqip lak(lakthi). Druri i lajthisë ka veti që të lakohet kollaj pa u
thyer. Ndoshta edhe për faktin se shpesh tek lajthishtat ngriheshin zakonisht
laqet(lak-laqe) për të zënë kafshët e egra të pyjeve. Lajthishtat janë
vendstrehim i lakmueshëm për shumë lloje kafshësh e shpendësh të egra.
Tek
shqiptarët gjëndet shpesh edhe si patronim(mbiemër), “Lajthia”. Gjëndet edhe në mikrotoponime të shumta si “Lajthitë”,
“Lajthia”, “Lajthiza”, etj. Janë tre
fshatra me emërin “Lajthizë”në
Shqipëri: në Korçë, Mirditë, Pukë.
Lajthia
evropiane( C. avellana L.) mendohet se origjinën e saj e ka nga Azia e Vogël.
Në pjesën veriore të këtij gadishulli gjenden edhe sot plantacjone natyrale të
mëdhaja me këtë bimë. Në Evropën Veriore ishte bima e parë që i populloi këto
territore, përgjat periudhës së fundit të akullnajave (7500-5500 vjet me parë,
J Olsen, etj-2013). Sipas arkeologeve, gjat kësaj periudhe ka qenë bima
dominuese në ishujt britanike dhe në disa pjesë të gadishullit skandinav. Kjo
ka ardhur me dije apo pa vetdije, si rjedhoje e kolonizimit të këtyre
territoreve gjat migrimt të kafsheve ose njerëzve drejt veriut te Evropës.
Sipas të dhënave arkeologjike edhe në Kinë janë gjetur mbetje fosile të lajthisë
që para 5000 vjetesh.
Kur
flasim për domestikimin ose zbutjen e lajthisë ka ende shumë gjëra që nuk janë
qartësuar. Vendi se ku eshtë zbutur lajthia nuk është bërë i qartë nga shkenca.
Sipas P. Boccacci dhe R. Botta(2009) lajthia mund të jetë domestikuar ose të
kenë dhënë kuntributin e tyre për përmirësimin e saj në mënyrë të pavarur në
tre vatra: në Iran, Turqi dhe Evropë. Si një qendër e vogël përmirësimi të
lajthisë përmendet dhe Ballkani.
Gjat
periudhës Antike në shkrimet e ndryshme përmendet se lajthia kultivohej me
llojet e ardhura nga Turqia, Azia e Vogël. Llojet e ardhura prej këtyre vendeve
ishin cilësisht më të mira, ashtu si dhe arrët. Këtë e thonë autorët e greqisë
së lashtë, Teofrasti në fund të shekullit të IV para Krishtit, si dhe autorët
romakë, si Plini Plaku(23-79). Mendimi i përgjithshëm sot është se grekët e
lashtë e kanë shpurë lajthinë e kultivuar ose të përmirësuar tek romakët por, këtu për
mendimin tim, nuk duhet të anashkalohet apo të mohoet kontributi që duhet të
kenë dhënë edhe paraardhesit e shqiptarëve Ilirët, të cilët mund të kenë qenë
ndër të parët ose protagonistët kryesorë të përmirësimit dhe përhapjes së
lajthisë së kultivuar tek romakët. Arkeologjia, historianët, etj. mund që ta
vërtetojë këtë fakt.
Sidoqoftë
romakët i shpërndanë lajthitë e përmirësuara në Evropë megjithëse aty ishte kjo
bimë pothuajse në forma të egra. Në Shqiperi, apo më mirë në Ballkan sipas M.
Demirit(1981) gjënden të përhapura natyralisht duke formuar dhe formacione të mëdhaja
pyjore më vete dy specje: Lajthia e zbutur(C.
avellana L) dhe lajthia e egër(C.
colurna L.).
Kokrat
e lajthisë së egër janë gjithashtu të ngrënëshme, kanë madhësi më të vogël dhe
rrethohen me shark gjëmbaç, si dhe kanë lëvozhgë të trashë, prandaj nuk
pëlqehen. Përdoret si bime dekorative sidomos në tortuare, anës rrugëve dhe
autostradave, sepse ka kërkesa të moderuara dhe u bën ballë ndotjeve të
mjedisit, ndotjes së tokës dhe të ajrit. Shquhet për një hije të mirë.
Vendet ku
lajthishtat gjënden edhe në formacione natyrale
Sot
lajthia rritet natyralisht ose e kultivuar në Azinë Qëndrore, Iran, gjat
brigjeve të Detit të Zi, Turqi, në Greqi, Itali, Francë dhe Spanjë kërkon një
klimë të butë. Turqia sot është prodhuesi më i madh i lajthive në botë, 70% të
prodhimit botëror. Rreth 50% e këtij prodhimi sigurohet në provincën Ordu ku eshtë
zhvilluar dhe industri e përpunimit të saj.
Provinca Ordu e Turqisë në brigjet e Detit të
Zi, një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të përgjithshëm të lajthisë në
botë. Djathtas: Pamje të lajthishtave në Ordu.
Në
kontinentin Amerikan është vendase lajthia amerikane(C. americana Walt.) por
kjo lajthi nuk kultivohet ose kultivohet rrallë. Lajthia evropjane( C. avellana
L.) në Kontinentin Amerikan sipas të dhënave është futur në gjysmë e parë të
shek. 17-të. në shtetin Oregon ku u mbollën 50 lajthitë e para rreth shtëpisë
së një francezi. Këto lajthi ishin sjellë nga Spanja. Gjat Luftës Amerikane për
Pavarësi Presidenti i parë G. Washingrton, dërgoi roje të armatosura për të mos
u dëmtuar kjo vatër me lajthi.
Sot në Orogon, Rajonet Perëndimore të Uashingtonit dhe British Columbia janë rajonet që kanë prodhimin më te lartë të lajthive në Amerikën e Veriut. Në vitet 90-të të shekullit të kaluar u prodhuan rreth 20 mijë ton. Gjithashtu lajthia kultivohet dhe ne Ontario të Kanadasë. Lajthia në Evropë kultivohet si shkure me shume filiza, kurse ne Amerikë vetëm me një trung. Kudo në botë sot janë krijuar shumë kultivarë të rinj të cilët rjedhin nga hibridizimi i lajthive të egra vendase dhe atyre të kultivuara.
Sot në Orogon, Rajonet Perëndimore të Uashingtonit dhe British Columbia janë rajonet që kanë prodhimin më te lartë të lajthive në Amerikën e Veriut. Në vitet 90-të të shekullit të kaluar u prodhuan rreth 20 mijë ton. Gjithashtu lajthia kultivohet dhe ne Ontario të Kanadasë. Lajthia në Evropë kultivohet si shkure me shume filiza, kurse ne Amerikë vetëm me një trung. Kudo në botë sot janë krijuar shumë kultivarë të rinj të cilët rjedhin nga hibridizimi i lajthive të egra vendase dhe atyre të kultivuara.
Në
Kontinentin Australian nuk ka pasur lajthi autoktone, lajthia evropiane nuk ka
ndonjë datë të saktë se kur është
mbjellë për herë të parë. Mendohet se u çfaq për herë të pare rreth viteve 1840
në ishujt e Tasmanisë. Në vitet 1950 përpjekje për kultivimin e saj janë bërë
nga hungarezi Imre Tokolyi cili në fermën që ngriti mbolli me mijëra fidanë. Pas
viteve 1990 lajthisë në Kontinentin Australian po i kushtohet një vëmendje e
veçantë nga organizmat qeveritare.
Sot në botë
sipas të dhënave të FAO-s(2012) prodhohen mbi 900 mijë ton. Prodhuesit më të medhenj janë Turqia, Italia, SHBA,
Azerbaxhan, etj. Lajthishtat në Evropë
dhe Azi janë të kultivuara por gjënden me shumicë edhe në gjëndje natyrale.
Prodhimi botëror i
lajthive (FAO 2012)
Dobitë
e lajthisë
Lajthia
si një bimë e herëshme në kontinentin aziatik dhe atë evropian ka bashkëjetuar
në simbiozë për mijëra vjet me njeriun.
Druri i saj u ka sherbyer njerëzve për të bërë strehat apo shtëpitë e
tyre, veglat e punës, shkopinj mbrojtës, për gjueti, mjetet e luftimit, për të bërë gardhet e
kopshteve, banesave, ndërsa fruti si ushqim për njeriun, dhe gjethja një ushqim
i mirë për bagëtinë, etj.
Lajthitë
në Shqipëri, por dhe në botë, janë mbjellë si bimë antierozionit, si bimë
dekorative anës tortuareve dhe rrugëve. E përshtatëshme është për të krijuar
një brez të gjelbëruar në anët e rrugëve dhe autostradave si dhe për të
parandaluar rrëshqitjen e dherave. Për këtë qëllim mund të mbillet anës
lumenjëve, përrenjëve të rrëmbyshëm e veçanërish në liqenet natyralë e
artificjalë si një tampon rreth tyre për
t’i mbrojtur nga ndotjet e ndryshme. Lajthishtat sot shërbejnë për të
planifikuar një strategji në menaxhimin dhe ruajtjen e habitateve të një
rëndësie te veçantë pyjore për kafshët e egra. Lajthia me që ka një vegjetacjon
më te gjatë se bimët e tjera thith më shumë gazi karbonik nga atmosfera dhe si
rjedhojë rrit dhe sasinë e lendës organike ne tokë.
Druri lajthisë
Më
kujtohet kur ishim të vegjël se shkopin e peshkimit ose kallamin e bënim me dru
lajthie, gjithashtu dhe një paisje për peshkim me dorë ku në majë të shkopit
vendosej një pirun ose diçka e mprehtë. Me drurin e lajthive bëheshin dhe
hosteni, bastunet ose shkopinj të ndryshëm, etj. Shkopinjtë e lajthisë ishin të
përshtatshëm për shule në bostane, për të bërë lesat për mbjelljen e grurit,
lesa të ndryshme, madje dhe gardhet e kopshteve apo shtëpive. Deri nga mesi
shekullit që lamë pas, me të tillë gardhe duke i lyer me baltë bëheshin dhe
banesat në zonën fushore, të ngjashme me banesat me qerpiç. Shufrat e lajthive
me që kanë një farë elasticiteti përdoren edhe për të bërë kosha e punime të
ndryshme artistike. Në lashtësi është përdorur edhe për të bërë harqet e
luftimit ose shigjetat..
Nga
Aborigjenët e Kanadasë[1]
druri i lajthisë është përdorur si varëse rreth qafës, ose si byzilikë. Kjo
praktikë vitet e fundit ka fituar një popullaritet të madh në Kanada, madje
edhe SHBA. Thuhet se druri i lajthisë i vendosur rreth qafës ose si byzilikë ka
veti të neutralizojë aciditetin e tepërt në trupin e njeriut. Shumë sëmundjet
si: migrena, urthi, artriti, probleme të lëkurës, ulçerat, kapsllëku, dhimbje
barkut, dhe shumë sëmundje të tjera tek njeriu, janë të lidhura drejtpërdrejt
me çekuilibrimin PH-it.
Gjethja.
Gjethja
e lajthisë ështe një ushqim i mirë për bagëtinë, veçanërisht për të imtat. Përmban
proteina(19%), yndyrna(5%), vitamina C, karotinë, lëndë regjëse, etj. Në
mjekësinë popullore gjethet e thara( 2 lugë kafe gjethe në një gotë ujë),
ky lëng përdoret si qetësues për
sëmundjet e zorrëve, si astringjent dhe sëmundjet e lëkurës. Lulet e lajthisë
janë prodhuese të herëshme të polenit për bletët, në një kohë që vështirë se
gjen lule të tjera. Për disa poleni lajthisë mund të jetë dhe alegjik.
Fruti
Bimën
e lajthisë që kur njeriu nisi ta kultivojë është çfrytëzuar më shumë padyshim
për vlerat e frutit të saj, si ushqim. Kokrrat
e lajthisë përmbajnë disa lëndë ushqimore që janë tepër jetike për shëndetin
dhe zhvillimin e trupit të njeriut si: proteina, karbohidrate, beta-sitosterol,
vitamina, kripra minerale dhe antioksidantë. Përmbajnë vitamina B kompleks si
riboflavin, thiamin, niacin, pyridoxine, dhe acidit pantothenic. Ka përmbajtje
te lartë mineralesh si kalciumi, , zink, kalium, hekur dhe mangan. Ngrënia e njëqind
gram kokrrave mund të sigurojnë 328 kalori. Sipas një hulumtimi, lajthitë
përmbajnë 20 herë më shumë antioksidantë se Vitamina C dhe 50 herë më shumë se
Vitamina E!
Sot
tregëtohet me guaskë ose i qëruar në qeska. Këto është mirë të konsumohen të
freskëta(brenda vitit). Lajthia është
përdorur e bluar për miell për të bërë bukë ose në industrinë ushqimore për
biskotat e ndryshme. Kokrrat e saj në formë paste dhe të përziera me kakao
bëhen çokollata të ndryshme, nga më të shijshmet e më të mirat, siç është
“nutella” e kërkuar shume në tregjet e sotme. Nga kokrrat e lajthisë nxiret dhe
vaj që mund të përdoret për gatim, etj. Vaji ose gjalpi lajthisë ka një aromë
të këndëshme. Kokrrat e lajthisë si aromatike i përdorin edhe në përgatitjen e
kafesë, likerërave e pijeve komerciale.
Përveç
këtyre lajthia sjell edhe dobi mjekësore për trupin e njeriut. Një dietë me
lajthi ose produkte të saj mund të përmirësoi shëndetin, madje edhe mund të
shërojë sëmundje të veçanta. Qarkullojnë shumë receta në mjekësinë popullore që
përgatiten me pjesë nga bima e lajthisë. Dioscorides, një mjek i Greqisë së
Lashtë para 2000 vjetësh shkruan se:
"Në se hani për një kohë të
caktuar lajthi me mjaltë shërohet kollitja
kronike. Lajthia e gatuar dhe e përzier me piper të zi shëron ftohtët. Në se
flokët nuk kanë ritje natyrale, lyerja me vaj të prodhuar nga lajthia do të bëjë që flokët të kenë përsëri një rritje
normale.”
Disa nga përfitimet mjekësore qe
rjedhin nga aplikimi i nje diete me lajthi janë:
1. Parandalon aneminë
në gratë shtatëzana si dhe defektet nervore tek foshnjat. Lajthia është shumë e pasur me Foletë(Acid Folik) ose vitamine B kompleks,
gjithashtu dhe me vitaminën E. Këto parandalojnë shpërbërjen e qelizave të kuqe
të gjakut si dhe forcojné sistemin imunitar., parandalohen ethet të ftohtët dhe
sëmundje të tjera të periudhës së gjirit.
2.
Antikanceroze. Tek lajthia gjëndet një
komponim me emrin Beta-Sitosterol që besohet se eleminon krijimin e qelizave
kanceroze për kancerin e gjirit dhe prostatës. Një lloj tjetër i vitaminës
E(alfa-tokoferol) që gjëndet tek kokrrat e lajthisë, sipas disa studimeve, ulin
rrezikshmërinë e kancerit të fishkëzës se urinës deri në 50%.
3.
Parandalon atakun e zemrës. Lajthitë janë të
pasura me yndyrna të pangopura të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për
zemrën. Acidi oleik që ndodhet në lajthi ul kolesterolin e keq dhe ngre
kolesterolin e mirë në gjak. Konsumimi i rregullt i lajthive ul kolesterolin me
27%. Sipas një studimi te studjusave amerikanë , njerëzit të cilët konsumojnë
lajthi rregullisht kanë 50% më pak rrezik ndaj atakut të zemërs. Lajthitë
përmbajnë magnez që ndihmon për të regulluar ballancimin midis kaliumit dhe kalciumit
që eshtë kryesore për presionin e gjakut.
4.
Përmirëson funksionimin e sistemi nervor. Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6, e cila ndikon në shpejtësinë dhe
efikasitetin e impulseve elektrike, duke bërë të mundur sistemin nervor të
funksionojë si duhet. Kokrrat e lajthisë janë gjithashtu të rëndësishme në
sintezën e neurotransmetuesve si: serotonin melatonin, dhe epinephrine. Në
një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Neuroscience”, lajthitë
janë testuar për cilësitë e tyre neuroprotektive. Një dietë me lajthi përmirësojnë
shëndetin në moshat e thyera, përmirësojnë kujtesën dhe pengojnë ankthin. Eshtë
e njohur, sipas kësaj reviste, se lajthia ndihmon në zhvillimin e trurit gjatë
shtatzënisë. Lajthia ndihmon për të parandaluar çrregullimet degjenerative nervore
tek të riturit dhe foshnjat.
5. Parandalon mbipeshën.
Lajthitë janë stimuluese të mëdha për metabolizmin
në trupin e njeriut. Ata që konsumojnë lajthi kanë nivele të lartë të humbjes
së peshës për shkak të rritjes së metabolizmit. Thiamina ose vitamina B1,
që ndodhet me shumicë tek fruti lajthisë luan një rol të madh në mbajtjen
e një metabolizmi të mirë. Ajo ndihmon të konvertohen karbohidratet në glukozë,
e cila është burim i energjisë. Thiamina gjithashtu nidhmon në formimin e
qelizave e kuqe të reja të gjakut, të cilat janë kryesore për ruajtjen e
energjisë. Të dhënat studimore tregojnë gjithashtu se mangani mund të ndikojë në
uljen e mbipeshës sepse përmirëson enzimat e tretjes së ushqimeve. Proteinat, fibra dhe përmbajtja e lartë e lëndeve
ydyrore të mira, që ndodhen në lajthi, sigurojnë një ndjenjë ngopje, e cila
pengon mbingrënien dhe shmang urinë për një kohë relativisht të gjatë.
6. Përmirëson shëndtin
e lëkurës dhe flokëve. Përmbajtja shuma e lartë e vitaminës
E në lajthi mund të kontribojë në ruajtjen e një lëkure dhe flokë të
shëndetshme, sepse përmirëson lagështinë e rrit elasticitetin. Si antioxidant i
fuqishëm Vitamina E, mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve nga rrezet UV
ose tymi i duhanit, së bashku me faktorë të tjera që mund të sjellin kancerin e
lëkurës, apo të plakjes së parakohshme. Vitamina E përdoret, për trajtimin e puçrrave
dhe rrudhave, për aftësinë e saj që ka për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
7. Kohët e fundit sipas disa studjuesave Anglezë, një dietë me lajthi ul rrezikun
e kancerit pankreatik tek gratë.
Veçoritë
botanike e biollogjike
Lajthia
bën pjesë në familjen Betulaceae e
cila përmbledh 6 Gjini me rreth 167 specie.
Ndër më kryesoret janë: Shkoza(Carpinus), Mëllëza(Ostrya), Vëriu(Alnus),
Mështekna(Betula), etj. Lajthia futet në Gjininë Coryllus. Në këte gjini bëjnë pjesë 14-18 specie. Në Shqipëri rriten
dy specje: Lajthia e butë ose e kultivuar( C. avellana L.) dhe lajthia e
egër(C. colurna L.).
Lajthia
në Evrope ka formën e një shkureje që harrin deri në 5 m. lartësi. Ka një jetëgjatësi prej 50- 70 vjet, por me
cungimet që i bëhen shpesh mund të shkojë shumë gjat, deri në pafundësi. Degët i ka të drejta
si shkopinj me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri me pika. Gjethet si vezake me majë
me përmasa 7-12x6-9 cm, bishti 8-15 cm.
Lajthia e eger C. colurna (Bularat, Gjirokaster, H. Kola) |
Lajthia është bimë me lule monoike, lulet mashkullore dhe lulet
femërore i ka të ndara. Lulet mashkullore kanë formën e një vile me madhësi 3-6
cm., dalin të vetmuara ose të grupuara. Çdo vile ka rreth 240 lule mashkullore
të cilat prodhojnë polenin. Këto diferencohen
që gjat verës ndërsa pjalmi del në fund të muait jenar deri në shkurt, mars,
varet sipas klimës, para gjethimit.
Lulet
femrore janё tё vogla të mbyllura ku në majë dallohen nga stigmat e kuqe,
me madhësi 25 mm. Këto lule vendosen në degëza të xhveshura dhe jane gati për pllenim
nga fundi jenarit. Nuk pllenohen me
polenin e te njëjtës bimë. Pllenimi bëhet me anë të erës. Fruti piqet 7-8 muaj
pas pllenimit. Kokra ka madhësinë 12-20 x 15-20 mm., të mbeshtjella përgjysëm
me shark. Kur piqet kokrra bie vete nga pema.
Lajthia
kërkon klimë të butë por gjëndet natyralisht deri në 1300 m nga niveli i detit.
Preferon toka te thella, të kulluara, me ph 6-7 dhe të pasura me lëndë
organike. Prodhon në moshën 3-5 vjet nga mbjellja. Nga një hektar me lajthi
mund të miren 15- 20kv., që do të thotë nga një bimë në prodhim të plotë mund
të mirren 7-9 kg. lajthi.
Veçorite
Agroteknike
Shtimi i
lajthisë bëhet me disa mënyra. Tradicjonalisht në Shqipëri lajthia është shtuar
me kamza. Në vjeshtë bëhet mbathja e lajthive mëmë për të nxitur daljen e
lastarëve të rinj të rrënjëzuar. Zakonisht lajthitë mbillen në vjeshtë. Fidanat
e përgatitur në këtë mënyrë janë te gatshëm për vjeshtën tjetër, sgurisht duke
i sleleksonuar për rrenjëzim të mirë. Ato që nuk janë rrënjëzuar lihen për
vjeshtën e ardhëshme.
Sot
fidanat e lajthisë sigurohen nga kompani komerciale, të shartuara për të cilat
nuk ka ndonjë studim të mirfilltë paraprak se si u pershtaten kushteve
klimarike-tokësore specifike. Nënshartesat përzgjidhen nga lajthite që rriten
natyralisht. Shumë pak kultivues zbatojnë dhe mbjelljen me farë. Kur bima rjedh
nga mbjelljet me farë asnjehërë nuk i
ngjan bimës prindërore, madje zakonisht ka veti më të dobëta. Gjithashtu mund
të bëhet dhe shtimi me copa ose kalema në mjedise të mbrojtura, duke i trajtuar paraprakisht me
stimulues per zhvillimin e rrënjëve.
Mbjellja
e lajthive në blloqe bëhet në distanca të ndryshme te cilat varen nga reljevi.
Zakonisht distancat janë 5,5 x 6m.
Gropat për tu mbjellë është mirë të jenë 40 x 50 cm. Perdoren plehra kimike dhe organike.
Ne
pemishte kryhen te gjitha shërbimet agronomike si për të gjitha pemët e tjera
duke përfshirë: Punimet, krasitjet, ujitjet, mbrojten e fidanave të rinj nga
kafshët e egra, etj. Lajthia nuk preket shumë nga dëmtonjësit dhe sëmundjet.
Sot
në botë janë krijuar shumë kultivarë të lajthissë. Mund të përmendim:
“Barcelonëa”, “Butler, “Casina”, “Clark Cosford”, “Daviana”, “Delle Langhe’,
“Ennis”, “Fillbert”, “Salla Giant”, “Kent Cob”, “Tonda Gentile”, “Tonda di
Giffoni”, “Tonda Romana” e shumë të tjera. Kultivarët janë krijuar me qëllime
të ndryshme si: Për kokër të madhe, të hershëm ose të vonshëm në prodhimin e
frutave, si polenizues të mirë etj. Kur mbillen këta hibridë duhet që të mirren
masa e të mbillen dhe polenizuesit e përcaktuar.
Përgatiti
K. Mosko
Korrik, 2016
1. Proceedings of the 53rd Italian Society of Agricultural Genetics
Annual Congress Torino, Italy – 16/19 September, 2009 ISBN 978-88-900622-9-2
2.
UtahState University – Hazelnut in the
home orchard, January 2011
3. “Growing Hazelnuts in the Pacific
Northwest Introduction” by Jeff Olsen
2013
4. M. Demiri “Flora eskusioniste e
Shqipërisë”, Tiranë 1981.
5. “Lajthia, Biologjia, Kultivimi e Tregu” (Draft
Paraprak) By Haki Kola. (Tiranë, 2009)
6. “Bimët e egra
të dobishme e te demshme të vendit tonë”- M. Demiri- Tiranë, 1979
7. Fjalori
Enciklopedik Shqiptar-Tiranë 1985
9. “KULTIVIMI I CORYLUS AVELLANA L. NË SHQIPËRI, ASPEKTE FENOLOGJIKE
DHE BIOMETRIKE”- Osmani, Vorpsi, Topi, Tiranë, 2012. http://alpa.mali-it.eu/pub/aktet/vol/vol5/Aktet_Vol_V_Nr_3_pp_492_499.pdf
10. A. Çiçi- “Kultura e lajthisë” Tiranë, 1970.
[1] Druidët ishin një elitë intelektuale e kelteve të
lashtë që për simbol kishin lisin ose disa pemë të tjere, të ngjashme me
priftëreshat e Dodonës së lashtë, apo dhe Zanat e malit në mitologjinë
shqiptare.
[2] Në
mitologjinë skandinave madje dhe gjermane Parakristiane, Thor përfaqeson Zotin e bubullimës, vetëtimës,
stuhive, pemës së lisit, forcën dhe mbrojtjen e njerezve, si dhe të kish fuqi
shëruese, etj.