Majdanozi është një nga perimet me pak kalori, por nga më të pasurat me lëndë ushquese të rëndësishme si: proteina, vitamina C, provitamina A(karotinë), Vitamina K, etj. Majdanozi është edhe një burim i mirë me magnez, kalium, folate, hekur dhe kalcium, të cilat janë shumë të rëndëshime për një shëndet të mirë të njeriut. Gjethet e majdanozit janë shumë të pasura me fenolate(apiol). Për qëllime medicinale përdoren rrënjët, frutat dhe gjethet në formë çai, llapa, gatime dhe gjethe të freskëta. Gjermanët me majdanoz përgatitin një lloj salce jeshile me shije të mrekullueshme. Majdanozi është një bimë aromatike, u jep një aromë të veçantë gatimeve të ndryshme ku përdoret. Perdoret gjithashtu në kozmetikë, parfum par burrat dhe si repelent(frikësues) për disa dëmtues të kulturave bujqësore. Është një bimë e mirë shoqëruese, veçanërisht pranë trëndafilave, domateve, karrotave, qepujkave dhe asparagusit duke i mbrojur nga dëmtues si: mizat e rrënjës së karrotës, brumbujve të trëndafilit, etj.
Në mjekësinë popullore shqiptare majdanozi është përdorur tradicionalisht për: përmirrësimin e veprimtarisë nervore, muskulare, për hapien e oreksit, përmirësimin tretjes së ushqimeve, rregullues të ciklit të menstruacioneve tek femrat, largimin e gazrave, shton sekretimin e urinës, mjekimin e plagëve, si mjet për pakësimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji, semundjet e veshkave, tëmthit, fishkëzës së urinës, rrugëve urinare të poshtëme, qarkullimin e gjakut, sëmundjeve të zemrës, etj.
Studimet e ndryshme, hulumtimet kanë listuar mbi 20 probleme shëndetsore ku majdanozi i përdotur në forma të ndryshme përmirëson shëndetin e njeriut. Blogu jonë ka qëllime didaktike nuk mban përgjegjësi për veprimet anësore të bimëve medicinale. Gjithmonë duhet të kërkoni këshilla nga një profesionist para se të përdorni një bimë në mënyrë medicinale. Disa përfitime shëndetsore nga majdanozi janë:
Antioksidant. Majdanozi përmban nivele të larta të beta-karotinës dhe vitamin C. Këto të dyja së bashku me luteolin dhe zeaksanthin ndihmojnë organizmin e trupit të njeriut për t’u mbrojtur nga radikalet e lira. Kështu parandalohen: sëmundjet e syve nga plakia, diabeti, degjenerimin makular(sëmundjeve të plakjes) dhe disa kancere. Gjithashtu zvogëlon impaktet negative të asmës, osteoartritin( prishja e kërcit të kyçeve) si dhe arthriteve reumatizmalë.
Anti inflamator: Majdanozi përmban një vaj të quajtur eugjenol. Ky vaj i paqëndrueshëm është vërtetuar se ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe veti anti-arthritike.
Përmirëson sistemin imunitar: Majdanozi ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, B12 dhe beta karoten të cilat rrisin imunitetin ndaj ftohjes. Beta karoteni shëndrohet në vitaminë A e cila prodhon qelizat e bardha të gjakut të cilat shkatërojnë bakteret, forcon traktet respiratore dhe ne zorrët e aparatin urinar, etj. ësht vërtetuar se gjethet e majdanozit të freskët kanë veti antibakterjale dhe antikërpudhore.
Forcimin e kockave: Majdanozi përmban me shumicë vitaminë K. Kjo vitaminë forcon kockat dhe ndihmon për të parandaluar depertimin e kalciumit në inde të cilat mund të çojnë në sëmundje si ateroskleroza, sëmundjen e Alzheimerit, goditja dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Dy lugë majdanoz përmbajnë 153% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K, dhe është natyrale dhe organike, e cila është mënyra më e mirë për të konsumuar këtë vitaminë.
Kundra semundjeve kardiovaskulare: Majdanozi është i pasur me folate ose vitaminën B5. Kjo mbron zemrën nga goditjet(ataku), goditjet në tru, arterioskleroza. Mban zemrën të shëndetëshme duke larguar hocisteinën. Ka patur studime që tregojnë se ngrënia e majdanozit të freskët(gjethe) mund të ndihmojë në pastrimin e gjakut, ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe mund të shpërndajë mbetjet që ngjiten në venat.
Parandalon formimin e gurëve në tëmth: Pirja e çajit të majdanozit të nxehtë ose të ftohtë mund të ndihmojë në shpërndarjen e gurëve të tëmthit në mënyrë që ata të kalojnë nëpër trup më lehtë. Do të duhet të pini rreth gjysmë litër çaj majdanoz çdo ditë që kjo të jetë efektive.
Kundra erës së keqe të gojës: Ilaçi më i mirë dhe më natyral është maria disa gjetheve të majdanozi ose dhe pirja e lëngjeve të majdanozit. Nëse keni ngrënë, qepë, hudhra, etj. përtypja gjethe majdanoz do të ndihmojë shumë për të eleminuar çdo erë të keqe në gojë.
Kundra anemisë: Majdanozi ka një përqëndrim shumë të lartë të hekurit, 6.1 miligram për çdo 100 gram majdanoz. Konsumimi i majdanozit rregullisht do të krijojë nivelin e hekurit në organizëm. Organizmi ka shumë nevojë për hekur për të prodhuar heme. Hemet janë përbërësit thelbësorë që mbartin oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Pra, njerëzit me anemi mund të pinë lëng majdanozi.
Balancues hormonesh: Majdanozi përmban beta-karoten dhe acid folik. Këto vajra të paqëndrueshëm ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të hormoneve të ekuilibruar, dhe mund të ndihmojnë gjatë çrregullimeve menstruale të grave dhe ngërçeve. Përmirëson nivelet dhe ekuilibrin e estrogjenit dhe progesteronit në trup. Mënyra më e mirë është për ta përdorur si një çaj, ose me një çaj tjetër bimor siç është kamomili.
Detoksikues: Apigenina është një flavon i bimëve që ndodh natyralisht, gjithashtu Myristicina është një përbërje organike natyrore së bashku me fenilpropenin. Të dyja këto ndihmojnë për të rritur produktivitetin e enzimave në mëlçi, e cila detoksikon organin dhe e mban atë të funksionojë në mënyrë efikase.
Kujdes: Përdorimi me doza të larta i majdanozit shton qarkullimin e gjakut dhe bëhet i dëmshëm sepse rrit me tepricë gjakun në kokë dhe shkakton trullosje, mund të shkakëtojë alergji dhe probleme tek gratë shtatëzanë.
|
Në marketet në SHBA majdanozi i freskët nuk mungon asnje ditë të vitt. ( foto: lart majdanoz kaçurel, poshtë majdanozi gjethesheshtë) |
Veçoritë Botanike
Majdanozi bën pjesë në familjen Apiaceae ose Umbrellore, sepse lulja e tij është në formë ombrelle. Familja Apiace është një familje e madhe e luloreve, përmbledh rreth 3700 lloje në 434 gjini. Në këtë familje hyjnë: Karrota, koriandri, selino, kopra, etj. Kjo familje përfshin dhe shumë bimë helmuese.
Gjinia Petroselinum ka dy specie, P. crispum, majdanozi dhe P. segetum, kjo specie nuk ndodhet në Shqipëri. Mjdanozi(P. crispum) ka disa sinonime: Apium crispum Mill., Apium petroselinum dhe L., Petroselinum stivum Hoffm. Sot në botë kultivohen kryesisht tre lloje majdanozi(P. crispum): Majdanozi me gjethe të sheshta, majdanozi me gjethe kaçurela dhe majdanozi frutrrënjor. Majdanozi frutrrënjor kultivohet për rrënjët e tij. Këto frutrrënjorë janë në formën e një boshti me ngjyrë të verdhë të lehtë.
Majdanozi është bimë dy vjeçare. Në vitin e parë formon një rozetë me gjethe dhe frutrrënjorin. Vitin e dytë zhvillojnë kërcejtë me lulet ku mund të harijnë deri në 70-120 cm. Kërcelli del nga mezi rozetës, është i drejtë me kënde e me shumë degëzime që mbarojnë në lulesa në formë ombrelle. Pjalmëzimi bëhet kryesisht me anë të insekteve, lulet e tij i tërheqin shumë insektet. Lulet janë të vogla me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt, dyseksore. Lulëzon gjat muait qershor-korrik. Farërat janë të vogla me ngjyrë të gjelbër në të hirtë, të shtypura nga njera anë, me aromë specifike që e dallon lehtë nga farërat e tjera. Farërat mund te ruhen për 2-3 vjet. Fuqia mbirëse 70-80 %.
|
Majdanoz në lulëzim; bimë majdanozi viti i dytë; farë majdanozi, lulesë majdanozi. |
Veçoritë biologjike
Majdanozi është një bimë që i duron temperaturat e ulta(-5 deri dhe -100C). Ka kërkesa të moderuar ndaj dritës së diellit. Ka kërkesa të veçanta ndaj tokës. Duhet të jenë të pasura në humus, të lehta dhe të mbajnë lagështinë. Toka të përshtatëshme janë ato ranore-argjilore, me pH neutral ose pak bazike.
Veçoritë agroteknike.
Majdanozi mbillet herët në pranverë. Para mbjelljes fara mund të futet në ujë për të shpejtuar mbjelljen, fara e majdanozit mbin me vonesë, duhet të mbillet cekët. Mund që të trajtohet edhe me stimulues. Në fushë mund të mbillet me makina mbjellëse 20x20x20 x50, me lente. Nevojiten 10 kg/ha. E rëndësishme për kultivimin e majdanozit është largimi i barishteve të këqia, sidomos në fazat e para të zhvillimit të tij. Kërkon ujitje. Pas mbirjes mund të bëhet ndonjë rrallim. Majdanozi për gjethe vilet disa herë gjat vitit, kurse majdanozi rrënjor në fund të muajit tetor.
Literatura:
2. Parsley: Growing Practices and Nutritional Informatio. By Roby Jose Ciju - AGRIHORTICO, May 21, 2019
6. PERIMKULTURA - Tekst mësimor - Tiranë, 1971.
7. USDA – Clasification for Kingdom Plantae Down to Species
8. Flora Ekskursioniste e Shqipërisë, M. Demiri- Tiranë, 1981.
9. Homer “The Odyssey” translated by Robert Fitzgerland- New York, 2000
10. “Bimët Mjekësore në Familje” – P. Kokalari, etj.- Tiranë 1980.
13. Biology and Molecular Biology of Plant-Pathogen Interactions-by J. A. Bailey, 1985
Përgatiti;
Koço Mosko
Boston, Ma - SHBA
Qershor,2020