nga Agr. Besnik
ISMAILATI
Bashkia Libohove, Qarku Gjirokaster
Besnik Ismailati |
Për vetë pozicionin e saj të favorshëm gjeografik në
juglindje të Gjirokastrës, e shtrirë në një lartësi 300-800 m mbi nivelin e
detit, e shoqëruar me një klimë mesdhetare, me toka livadhore,
kodrinore-malore, pjellore e të kulluara, me burime ujore të përshtatshme për
vreshtari e pemtari, e mbi të gjitha e banuar nga njerëz punëtorë e të ditur,
të pasionuar fort pas bujqësisë dhe blegtorisë, Libohova përbën një dëshmi dhe
përvojë të pasur në zhvillimin e bujqësisë tradicionale shqiptare biologjikisht
të pastër, produktet e së cilës i kanë kaluar kufijtë shqiptare në çdo etapë
historike të zhvillimit ekonomiko shoqëror të vendit.
Libohova dallohet për kultivimin e shumë llojeve të pemëve
frutore. Mund të pohojmë me bindje të plotë se ndoshta vetëm në Libohovë e ne
zonat rreth saj të jepet mundësia të shijosh gjatë gjithë vitit llojshmëri
frutash, perimesh e produkte blegtorale të prodhuara ne menyre tradicionale e
biologjikisht te pastra: si mana, qershi, kumbulla, dardhë, fiq, mollë, thanë,
shegë, lajthi, bajame, pjeshkë, ullinj, ftonj, rrush, gorica, çerçeme,
portokalle, limona, mandarina, luleshtrydhe e deri te kivi, si të freskëta
ashtu edhe të përpunuara apo të thata.
Nga llojet specifike me te perhapura te bimeve te ndryshme
natyrore e te rritura e te kultivuara prej shume kohesh me pare e qe vazhdojne
te kultivohen e te rriten edhe sot ne zonen e Libohoves mund te permendim:
BIMET MEDICINALE TIPIKE TE ZONES:
2. Sherebela e Buretos
3. Apistia
5. Rigoni
6. Bliri i Kuq i Laboves
se Kryqit”
PEMET FRUTORE TIPIKE TE ZONES:
1. Bajamja e Libohoves
3. Mani i bardhe dhe Mani
i zi
4. Fiku i zi i shkruar i
Nepravishtes
5. Ftoi kokermadh i
Nepravishtes
6. Arra e Laboves se
Kryqit
7. Dardha dimerore e Suhes
8. Rrushi Debina e
Libohoves dhe e Laboves se Kryqit
9. Rrushi Razaki i
Libohoves
PERIME TIPIKE TE ZONES:
1. Bamja e Nepravishtes
2. Hudhra e Libohoves
3. Patatja e Laboves
4. Qepa e bardhe e Laboves
5. Qepa e kuqe e Suhes
6. Barbunja e shkruar e
Nepravishtes
7. Barbunja Aishe Kadena
Gjurmët e lashta të vreshtave të Revanisë, Kopenikut,
Kalloeres, etj. me Debinat e famshme për prodhimin e rakisë, apo Razakitë e
jashtzakonshme që mund ti shijosh në tavolinë të freskëta deri vonë në dimër,
fiqve të zinj të shkruar, të bardhë, abrashë, shëngjinas, çepellato, të rrallë
në të gjithë vendin, manave të bardhë e të zinj për ngrënie, pekmez e stafidhe,
dardhëve elbësore e deri tek ato dimërore, shegëve të ëmbëla e majhoshe, kumbullave
të verdha e të kuqe, të freskëta apo edhe të thata, ullinjve të shijshëm per
vaj e per ngrënie të zones , dhe akoma më tej, “Bostani i famshëm i Beut” i
cili përbënte një kopsht të shkëlqyer e te vecante botanik, me të gjitha llojet
e pemëve, luleve, shpendëve të buta e të egra, zogjve e bimëve të tjera (i cili
për fat të keq është shpërbërë), sot trashëgohen në çdo kopesht e familje
libohovite.
Veçori dalluese kryesore e prodhimeve tona bujqësore e
blegtorale ka qënë dhe mbetet pastërtia e tyre biologjike e kimike me shije të
veçantë e të jashtëzakonshme e me vlera të mëdha shëndetësore.
Kontributi dhe përvoja shumëvjeçare e shumë specialistëve
dhe mjeshtrave libohovitë në pemtari, perime,vreshtari, blegtori e në degë të
tjera të zhvillimit të një shkence të mirëfilltë bujqësore tipike tradicionale
shqiptare e të gërshetuar me mjeshtëri me përvojën botërore, përbën çelësin
kyesor të punës pasionante e frytdhënëse të çdo libohoviti.
Tavolina e pasur libohovite e shtruar me rakinë dhe veren e
saj specifike, mishin e qengjit e të kecit, djathin e famshëm e të rrallë në të
gjithë vendin, perimet e freskëta e të përpunuara sipas traditës , i ka lënë të
mahnitur mjaft vizitorë vendas e të huaj, të cilët kanë patur rastin ta
shijojnë atë në familje apo edhe në lokale të ndryshme libohovite.
Në ditët e sotme frutikultura dhe vreshtaria në Libohovë
perbëjnë një nga prioritetet e fermereve libohovite. Kurora e saj e gjelbër e
shtrirë nga kodrat e Mendarit në veri e deri te Përroi i Madh në kufi me
Nepravishtën në jug, nga kodrat e Revanisë rrëzë Malit te Buretos mbi qytet nga
lindja e deri poshtë në fushën e Drinos në perëndim, i jep zonës tonë një pamje
piktoreske të veçantë në të gjithë rajonin e Gjirokastrës.
Ne te gjithe zonen e Libohoves jane te shumta monumentet e
natyres e te kultures te trasheguara nga e kaluara,te cilat kane nje vlere te
vecante kulturore dhe historike. Nga me te permendurat dhe me me vlere per
vizitoret mund te permendim:
MONUMENTE NATYRE TE ZONES:
2.Burimi i ujit te pijshem
te Zhepes ne Libohove
3.Rrepet e Lozes (Vithimat
e Lozes)
4.Shpellat e Kalistase
5.Guvat e zeza ne Kodrat e
Revanise
6.Kodrat e Revanise
7.Kodra e Mendarit
8.Kodra e Lardhomit me
pisha
9.Kodra e Aniles
10.Livadhet e Stojanit
11.Bregu i Cuprelit
12.Bregu i Zervoit
13.Bregu i Doftise
15.Bregu i Lejlekut
16.Rrapi i Stegopulit
17.Shpellat e Tajos
18.Mali i Buretos, 1763 m
i larte dhe 14-15 km i gjere
MONUMENTET E KULTURES TE ZONES:
6.Varret monumentale
(Varri i Shanishase dhe i Mufit Beut)
9.Kisha e Stojanit
11.Mekami i Oguz dhe Demir
Babait
Se fundi ja edhe disa te dhena fare te shkurtera historiko-gjografike per Libohoven te cilat tregojne lashtesine dhe bukurine e saj:
Emri i pare i Libohoves ka
qene Dryopi=dru;lis;pyll; natyre
Emri i sotem eshte mare ne
shekullin e VI -te eres se re kur keto vise u pushtuan nga sllavet.
Libohove do te thote= vend
i dashur, vend i bukur.
DISA TE DHENA GJEOGRAFIKE:
Lartesia mestare e qytetit
mbi nivelin e detit eshte 731 ml
Gjeresia gjeografike eshte
40.03 grade
Gjatesia gjeografike eshte
20.27 grade
Siperfaqja e vijes se
verdhe eshte 260 ha
Në rast se në vënde të
tjera, zona të veçanta janë shpallur “Zona të mbrojtura bujqësore e blegtorale
për prodhime të pastra biologjike”, Libohova me të gjithë zonën e saj përreth e
gëzon nga natyra e saj e pasur këtë privilegj, me florën dhe faunen e saj të
pasur e te vecante.
Pergatitur nga
Agr.Besnik Ismailati