PLESHTI PAMBUKOR I ULLIRIT (Euphyllura olivine)

biologjia, monitorimi dhe masat mbrojtëse ndaj tij.



nga:  Enver ISUFI 

Instituti Bujqësisë Biologjike, 

Durrës

( Për Shërbimit Këshillimor dhe ullishtarët ) 

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Pleshti i ullirit për nga rëndësia ekonomike është një dëmtues dytësor në ullishtet tona. Pleshti me sekrecionet e tij prodhon një masë të bardhë si pambuk për qellime vetëmbrojtje, nga insektet e tjerë predatorë dhe nga kushtet e motit. Insekti quhet plesht sepse ai kërcen nëse e ngacmojmë më dorë.

 

Përhapja:

Pleshti ullirit gjendet në të gjitha zonat e ullirit, si në Shqipëri, ashtu edhe në gjithë Pellgun e Mesdheun.

 

Dëmi mbi bimën e ullirit. 

Insekti me aparatin gojor shpues-thithës, thith lëngjet e bimës, duke shkaktuar edhe abortim të luleve, (sepse breznia e luleve është më e dëmshme). Dëmi indirekt është se si të gjithë pleshtat e tipit Psilla, lëshojnë nga trupi i tyre lëngje sheqerore, mbi të cilën rriten kërpurdhat jo parazitare (saprofite ) të blozës, e cila ndikon në uljen e kapacitetit të proҫesit fotosintezës në bimë. Kjo shtresë e zezë miceli pengon rrezët e diellit të bien në kontakt me gjethet e ullirit.

 

Insekti i rritur 

Është një plesht kërcyes si pleshti i dardhës dhe i mollës (Psillat) Bën pjesë në rendin Hemiptera të familjes Psyllidae. Emri shkencorë është (Euphyllura olivine.costa) është përcaktuar heret, qysh në vitin 1839.  (nga Antonio) Insekti i rritur i pleshtit ka ngjyrë gri, me madhësi 2-3 mm. Ka marrë emrin plesht pambukor, sepse kolonia e pleshtave mbulohet nga një shtresë si fije pambukut, të cilin e prodhon insekti duke e nxjerrë nga vrima jashtëqitjes. Kjo substance, sapo bie në kontakt me ajrin, mpikset në formë pambuku. Qëllimi i kësaj shtrese pambuku është për vetëmbrojtjen e insektit si nga insektet e tjerë predator, ashtu edhe nga kushtet e motit.

 

Veza

Ka madhësi 0,3 mm dhe në formë eliptike. Veza e freskët është e bardhë, dhe para ҫeljes mer ngjyrë të verdhë portokalli. Një insekt femër lëshon 400-1000 vezë

 

Nimfa

Nimfa ka fomë të rrumbullakët dhe rreth 1 mm gjatësi. Insekti ndrron pesë herë lëkurën, deri sa të mari formën e plotë (deri sa të mbarojë metarmorfoza) Nimfa fillimisht ka ngjyrë të verdhë dhe më vonë kthehet në ngjyrë kafe.

 

Cikli jetesës (biologjia)

Breznia pare: Përkon me kohën e ҫeljes se gjetheve të reja të ullirit dhe vazhdon gjatë gjithë lulëzimit. Kjo gjeneratë zgjat rreth 30 ditë. Gjatë pranverës pleshti lëshon vezët në lastarët e ullirit. Larvat e reja ushqehen me lëngjet e bimëve nëpërmjet aparatit gojorë shpues – thithës

 

Breznia e dytë: Zhvillohet në lulëritë e ullirit. Larvat pasi rriten, kthehen në nimfa dhe pastaj kёtij stadi dalin insektet e rritur, tё cilёt  kalojnë në qetësi

 

Breznia e tretë: Pasi insekti rritur bie në qetësi, nga temperaturat e larta ( mbi 25 gradë Celcius), aktivizohet në fillim të vjeshtës.

 

Vendimarrja për trajtime me insecticide.

Për vendimarrjen për të trajtuar më insecticide analizon disa disa faktorë .

E para: kushtet e motit. Pranvera e lagët dhe me zagoshi e shtojnë poullatën e pleshtit

 

E dyta: pasuria e lulëzimit. Kur lulëzimi është i bollshën pranohet një kufi kritik më i lartë se sa në rastet kur ulliri ka lulëzim të pakët.

 

E treta: Gjykohet edhe nga madhësia dhe mosha e bimëve të ullirit në bllok.

 

E katërta: Sasia e plështave të gjallë për degëz. Duhet të nisemi jo nga stëllungat me shtresa pambuku, por nga larva, ose insektet e gjalla që gjenden në lastarët e ullirit.Insektet mund të jenë dëmtuar ose nga kushtet e motit ose nga insektet e dobishme. Pra na duhet vetë insekti dhe jo gjurmët e tij.

 

• Shënim: Janë përdorur materiale nga literatura me përvojën shqiptare, spanjolle dhe italiane.


Analiza fushore për vlerësimin e shkallës së infeksionit

Në ҫdo 100 rrënjë meren lastarё ullinё nё 10 rrёnjё me nga 10 lastarё ulliri, pra gjithёsej 100 degёza me gjatёsi 20 cm.

Nëse në 100 lastarë në 10 prej tyre gjenden nga 5-10 pleshta për lastarë, pra gjenden rreth 50-100 pleshta, atëhere justifikohet një trajtim me insecticide biologjike ose konvencionale.

Siҫ e thamë më sipër , ky infeksion interpretohet sipas kushteve të mësipërme, pastaj të marim vendim për trajtime.

 

Masat mbrojtëse

Metoda më e mirë e mbrojtjes është kombinimi i masave agronomike me masat direkte me produkte të mbrojtjes së bimëve (PMB)

 

a. Masa agronomike

• Barazpesha NPK në të ushqyerit e ullirit. Teprica e azotit e nxit shtimin e popullatës së pleshtit.

• Pastrimi i filizave të rinj në trungje, të cilët janё tё preferuara nga pleshti. Kёto shtojnё popullatёn e pleshtit nё ullishte.

• Prerja me gërshërë e degëzave më numër të madh pleshtash, futja e tyre nё thasё dhe shkatёrrimi fizik, ose edhe djegia e tyre e degёzave tё infektuara.

• Menjanimi i insekticideve shumë helmuese, sepse vrasin insektet e dobishme të cilët ushqehen me pleshtin.

• Të marim parasysh kufirin e dëmit ekonomik, i cili evidentohet me anёn e analizave ,tё cilat i pёrshkruam mё sipёr. 

 

b. Masa direkte me PMB (Produkte tё Mbrojtjes sё Bimёve )

Kur lind nevoja për trajtimet kimike me PMB?

 

Nëse në 100 lastarë të analizuar gjenden mbi 10 lastarë më rreth 5-10 pleshta për lastarë.

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti duket e shpeshtë ,atëhere kufiri kritik i fillimit të tajtimeve mund të shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri), në këto raste lind nevoja për trajtime me Produkte për Mbrojtjen e Bimëve 

( PMB ).  Si rregulll trajtime kryhen vetëm në infeksione të larta dhe kur shenjat duken me sy në shumë bimë të ullishtes.

 

Kujtojmë përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas kushteve konkrete që u përshkruan më sipër.Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje, e cila nёnkupton trajtimet e vetёm atyre bimёve ose degzave tё prekura nga pleshti.

Pra trajtime të drejtura dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

Në tregun e farmacive bimore ka shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

Nëse përhapja e shenjave pambukore nga pleshti duhet e shpeshtë,

atëhere kufiri kritik i fillimit të tajtimeve mund të shprehet mesatarish 3-4 insekte ose larva pleshti për kranth (lulëri ulliri). Nё këto raste lind nevoja për trajtime me insekticide. Si rregulll trajtime kryhen vetëm në infeksione të larta dhe kur shenjat duken me sy në shumë bimë të ullishtes.

 

• Kujtojmë përsëri se ky kufi kritik interpretohet sipas kushteve konkrete që u përshkruan më sipër. Rekomandohet edhe trajtimi me zgjedhje, trajtohet ato bimë kur ka shumë degëza të prekura, ose vetëm degëzat me shena kur janë të rralla. Pra trajtime të derejtura dhe jo në të gjithë bllokun e ullishtes. 

 

• Ne tregun e farmacive bimore ka shumë insecticide që japin rezultate të mira në kufizimin e popullatës pleshtitit nën nivelin e kufirit të dëmit ekonomik 

 

• Në ullishtarinë biologjike përdoret biopreparati Bacillus thuringiensis dhe insecticide të cilet janë në listën positive të inputeve biologjike.

 

• Popullatën e pleshtit e paksojnë edhe disa insekte të dobishëm, të cilët ushqehen me pleshtin.

Enver isufi

 

No comments:

Post a Comment