Kontakt.

 

Kostandin (Koço)  MOSKO

U lind në fshatin Selckë, Gjirokastër, më 19 shtator 1950. Shkollën e mesme e kreu në Vlorë dhe Gjirokastër, në gjimnazet “Halim Xhelo” dhe “Asim Zeneli”. Në vitin 1976 përfundoi ILB në Kamëz, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Agronomisë, Dega e Mbrojtjes së Bimëve. Punoi në ish Kooperativën Bujqësore “Asim Zeneli”, Lunxhëri dhe prej vitit 1985 e deri në vitin 2002 si inspektor i Mbrojtjes së Bimëve në rrethin e Gjirokastrës. Ka ushtruar edhe detyrën e mësuesit për lëndët e bujqësisë në shkollën e mesme bujqësore të fshatit “A. Zeneli”, pa shkëputje nga puna. Ka kryer disa specializime si brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar rregullisht artikuj të ndryshëm në shtypin lokal dhe atë qendror, duke pasur në fokus të vëmendjes problemet e mëdha jetike të bujqësisë.   

 

Në korrik të vitit 2002 u shpërngul familjarisht në Boston, SHBA. Punoi për dhjetë vjet në punë të ndryshme, sidomos në ferma bujqësore duke u marrë me kujdesin dhe kultivimin e bimëve. Vazhdon të shkruajë artikuj të ndryshëm në shtypin e diasporës si dhe atë shqiptar. Nga Shoqata e Gazetarëve Shqipëtarë të Bujqësisë  ka marrë çertifikatën "MIRNJOHJE". Është krijues i blogut  “Bota Bujqësore”. Sot, gëzon pensionin dhe jeton në Boston MA, me gruan dhe dy vajzat e tij, pa iu ndarë për asnjë çast blogut "Bota Bujqësore" dhe shkrimeve publicistike në median e shkruar dhe atë elektronike. Ka botuar edhe librin “Udhëtim në Shpirtin Lunxhiot” për te cilin  ka punuar për një kohë të gjatë duke e gdhendur me merak. Ky libër është si një amanet për brezat e rinj të Shqipërisë, “një borxh” që ia kishte vendlindjes së tij.



EDUCATION

·      High School "Asim Zeneli", Gjirokastër, Albania

·      Bachelor Degree in Agronomy Science, Major: Plant Protection Agronomist. 
University of Agriculture, Tirana, Albania 1976

CERTIFICATES

·      Operation ABLE of Greater Boston Inc., Boston, MA 
MS Office Suite (Word, Excel, Access, PowerPoint, Outlook) Windows XP, E-Mail, Internet, business equipment, customer service. Certificate  (5/2009 – 10/2009)

·      Dutch Plant Protection Service- Wagenigen, the Netherlands
Course on phytosanitary inspection in connection with European Union (EU) phytosanitary guidelines and directives. Certificate 11/22-12/04/1999

·      Courses (15 days) for the development of agriculture in the conditions of market economy & European Union. Janina, Greece, 1993

·      USAID & University of Nebraska-Lincoln - Korçë, Albania
Course on Market Economics and Development  Certificate, May 18 – 27, 1992

·      Plant Protection Station Research - Durrës, Albania.
Post-graduate course, Diagnostic, pest risk assessment, and prognosis of plant parasitic organisms. Certificate (3/01 - 11/30/1980)

INTERSHIPS:
Massachusetts Department of Agriculture Resources, Boston (September, 2009)

LANGUAGES:

English and Greek as Second Language, Fluent in Albanian. 

U.S. CITIZEN

 

CONTACT:

Facebook: Koço Mosko
E-mail: todhokoto@yahoo.com

Instagram: koto_todho

 

 

No comments:

Post a Comment