Një bimë që e meriton vëmendjen tonë
“Dikush
sot është ulur në hije, sepse dikush
tjetër shumë kohë më pare e mbolli atë pemë”.
(Warren
Buffett)1
Çerçemi dhe fëmijët.
Një nga
“punët” tona të moshës fëminore, gjat muajve shtator-nëntor, ishte mbledhja e
caracave. Në ditët e pushimit, por edhe gjat ditëve të javës, sa linim çantën
me libra, shkonim vrapthi. Në shtëpi kishim një vend ku i grumbullonim për t’i
ruajtur deri vonë në prag të vitit ri. Caracët kishin të zotët e tyre por, për
të ngrëne e për të mbledhur nuk të ndalonte njeri, mjafton të ishin jashtë
rrethimit të shtëpive. Kjo punë vazhdonte deri në mbarim të shkollës 8-vjeçare,
ndërsa kur largoheshim nga fshati në shkollën e mesme e kishim të vështirë, pasi
ndodhte një herë në dy vjet, caraci ka prodhim të theksuar periodik. I
ngazëlloheshim pushimeve të Festave të Nëntorit, në se do të gjenim ende diçka.
Ishte një frut që na pëlqente shumë. Më të rriturve kur u falnim ndonjë grusht e përlanin menjëherë, e hanin
me shije duke na thënë: “Nuk ngopet bualli me miza”. Frutat e çerçemit nuk kanë
shumë tul “ha e pështy” bërthamat, por janë të ëmbëla dhe me një shije e aromë
të veçantë. Me lëvoren e drurit, herët në praverë kur në bimë fillonte lëvizja
e lëngjeve, bënim një trumpetë që ne i
thoshnim “zurna”.
Shpesh
frutat e caracëve i hanin disa zogj që
në fshat i quanin “galica”. Ato vërsuleshin në tufa të mëdha dhe kur uleshin,
caraci nxinte sikur të qe hedhur një shark i zi përsipër, ishin grykëse dhe nuk
linin asnjë frut tek bimët që “vizitonin”. Gjahtarët e fshatit na vinin shpesh
në ndihmë, gjuanin drejt tyre për ti trembur. Në Itali e Francë caracin e
përdorin si bimë grackë, për të mënjanuar nga disa zogj dëmtimet e prodhimit në
bimët e tjera bujqësore.
Në rrethin
e Gjirokastrës kjo bimë njifet me emërin “çerçem”. Në atë kohë nuk na shkonte
në mendje se këto bimë dikush i kishte mbjellë e qe kujdesur për to. Çdo
familje pothuajse kishte çerçemat e saj të trashëguar. Mbaj mend se 2-3 çerçeme ishin shumë të
mëdhej, diametëri trungut 3-4 m dhe lartësia
25-30 m. Rrënjët që dukeshin ishin të ngulura në tokë si një noçkë gjigande elefanti. Ishin në fundin e jetës
tyre ndoshta 500 vjeçare, dhe u thanë gjat viteve 90të të shekullit
kaluar.
Caracat që shërbenin për hije në lëminj. |
Në pyjet rreth fshatrave këtë bimë
nuk e gjen me ritje natyrale apo spontanisht. Gjendet në rrugët e fshatit,
ledhet e arave, afër lëminjeve, rreth shtëpive të banimit, në manastire, kisha,
teqe, etj. Kjo tregon se caracët në fshatrat tona janë nga faktorë njerëzorë
dhe nuk është një bimë vendase. Nga mënyra se si janë mbjellë, të krijohet
përshtypja se kjo praktikë është shumë më e lashtë. Të bie ne sy se këto bimë shpesh gjënden dy e
nga dy(çift), natyrshëm mund të mendosh se çdo familje ose ndoshta dhe çiftet e
rinj dikur u duhej të mbillnin e të kishin çerçemat e tyre. Kjo traditë nuk ka
qenë e përhapur vetëm në trevat e jugut.
Në Shqipërinë e Mesme thuhet: Tiranasit
vendas dalloheshin nga të ardhurit se në kopshtet apo oborret e
tyre kishin të mbjellë e të trashëgur
bimët e caracëve dhe një pus për ujë.
Caracët shërbenin
edhe si një sistem mbështetje për hardhitë. Ashtu si lisi apo vidhi caraci
zakonisht ishte i bashkëshoqëruar me një pjergull, sepse kurora e tij lejon
mirëritjen e hardhisë. Ndërsa në lisa dhe vidhë gjëndej lloi i rrushit “Debinë”
ose “Pulez”, tek caracët më shumë gjëndeshin llojet e ndryshme të rrazakive.
Në krijimtarinë gojore të
fshatarëve.
Çerçemi
përshkruhet si një bimë fisnike dhe e dashur. Thuhet në një shprehje: “Po ke
vapë, ik freskohu në hijen e çerçemit”, tregon se hija e çerçemit është jo
vetëm një vend i freskët pushimi por, dhe të qetëson. Në kushte natyrale, pa
krasitje, ka një trung të drejtë dhe u bën ballë edhe stuhive më të forta për
shkak të sistemit shumë të zhvilluar rrënjor, i cili deperton mirë edhe nëper
terrene shkëmbore.
Një këngë shumë të vjetër, e kam harritur të kënduar nga Foto Sotiri, një pinjoll dhe ky nga familja patriote “Sotiri”, që gjithë fshati e thërriste “Basho”. Fshatarëve kur u zë në gojë Bashon e urtë e të mirë, menjëherë u shkon ndërmend “Kënga e Çerçemit” e cila ishte kënga e tij e preferuar në trapeze dhe ziafete, madje dhe mbrëmjeve rreth vatrës me gruan e tij Mica(Eftimi), duke imituar të dy personazhet e pasqyruara në këtë këngë. E këndonte bukur, me pasjon, me një melodi të vaçantë, sa që askush tjetër nuk guxonte ta këndonte, sepse e ndjente që do të turpërohej. Kënga niste ngadalë-ngadalë, sikur dilte nga fundi dheut, transformohej në një këngë të rëndë burrash dhe më pas shpërthente në ritëm vallesh lunxhiote. Nga fëmijëria mbaja mend dy-tre fjalë, falenderoj ata që më ndihmuan për ta risjellë sa më origjinale.
Një këngë shumë të vjetër, e kam harritur të kënduar nga Foto Sotiri, një pinjoll dhe ky nga familja patriote “Sotiri”, që gjithë fshati e thërriste “Basho”. Fshatarëve kur u zë në gojë Bashon e urtë e të mirë, menjëherë u shkon ndërmend “Kënga e Çerçemit” e cila ishte kënga e tij e preferuar në trapeze dhe ziafete, madje dhe mbrëmjeve rreth vatrës me gruan e tij Mica(Eftimi), duke imituar të dy personazhet e pasqyruara në këtë këngë. E këndonte bukur, me pasjon, me një melodi të vaçantë, sa që askush tjetër nuk guxonte ta këndonte, sepse e ndjente që do të turpërohej. Kënga niste ngadalë-ngadalë, sikur dilte nga fundi dheut, transformohej në një këngë të rëndë burrash dhe më pas shpërthente në ritëm vallesh lunxhiote. Nga fëmijëria mbaja mend dy-tre fjalë, falenderoj ata që më ndihmuan për ta risjellë sa më origjinale.
Kjo këngë
nga Bashua, ishte kthyer në një këngë lirike në të cilën këngëtari nëpërmjet
stilit të kënduarit(melodisë), u përshtatet vargjeve. Origjinën duhet ta ketë
nga këngët që quhen “hidh e prit”, këto
këngë janë thelbësore në dasmat lunxhiote. Këndohej në ceremonitë e dasmës ose
të fejesës, kur krushqit, pala e dhëndrit, kish harritur tek porta e nuses dhe
aty kishin dalë për t’i pritur njerëzit e saj.
Këngëtari
krushk, në vargun e parë të këngës i drejtohet çerçemit, që mendoj se nënkupton
të Zotin e shtëpisë, “O çerçem, çerçem, o Sulejmane”. Ai e krahason çerçemin shekullor rrëzë
shtëpisë me minarenë e Xhamisë famëshme Sulejmane në Stamboll ose, pse jo duke
i bërë karshillëk asaj, për të shprehur nje revoltë të ndrydhur psikike.
Nëpërmjet kësaj metafore, në shkallën sipërore, vë në dukje virtytet dhe fisnikërinë
e fisit të nuses, krushkut. Krijuesi anonim i këtyre vargjeve është ndikuar
dukshëm nga ngjarjet e bujëshme të
kohës, kur Turqia me ngulm kërkonte të islamizonte shqiptarët, tentativa të
tilla ka pasur edhe në fshatin Selckë. Fshatarët e Selckës në atë periudhë
ishin edhe selicjotë edhe stambollinj.([1]) Ndoshta
dhe kënga është sjellë nga Stambolli, se dhe atje i bënin dasmat sipas
traditave dhe zakoneve të tyre. Kur orkestrinat popullore ende nuk ishin çfaqur,
kjo këngë mund të hidhej dhe valle para portës ose në oborrin e shtëpisë nuses,
herë ngadalë e shtruar, dhe herë më shpejt, sipas ritmit të këngës. Kënga duhet
të jetë kënduar aty rreth shekujve të XVII-XIX. Ja se çfar thuhet në vargjet e
saj:
Kënga e çerçemit
Thuaj moj nëne të na bëj kafe,
Kafe me sheqer.
Kafe me sheqer.
- Foli vetë mor djalë ta bën me një fjalë,
Thuaj vet’ mor bir ta bën më
të mirë.
…………………………….
Kemi gjetur
edhe një variant tjetër, që duhet të jetë vazhdimi i kësaj kënge, ku thuhet: “O çerçem, çerçem,/ fjalët si mel-hem”.
Këngëtari krushk, me sa kuptohet, mbasi ka mare mesazhin nga pala e nuses
vazhdon të replikojë duke shpalosur kulturën dhe civilizimin lunxhot, po me
këngë duke thënë se fjalët qe u thanë janë si
“mel-hem”, ilaç i rrallë për shërimin e plagëve të
rënda, …. plagëve të beqarisë.
Një varjant të përafërt të kësaj kënge e kemi gjetur tek libri “Këngë Lunxhote” të autorëve K. Dedi, M. Koçi (Argjiro, 2006), ku në një shënim sqaron se kënga është qëmtuar nga Doc. Irakli Leka në fshatin Selckë në vitin 1950.
Një varjant të përafërt të kësaj kënge e kemi gjetur tek libri “Këngë Lunxhote” të autorëve K. Dedi, M. Koçi (Argjiro, 2006), ku në një shënim sqaron se kënga është qëmtuar nga Doc. Irakli Leka në fshatin Selckë në vitin 1950.
1 W. Buffett: Investitor, multibilioner,
filantropist dhe bizesmen i sukseshëm Amerikan.
[1] Albanologu Johann Georg von Hahn(1811-1869) në librin e tij “Studime Shqiptare” f.
42-43 , për lunxhotët
shkruan:
“ Disa familje në tri fshatra
të Lunxhërisë dhe dy fshatra të Rezës janë mjeshtër për ujësjellsat e kanë qenë
në Stamboll prej kohësh që nuk mbahen mend, esnafët e tyre për ndërtimin e
rrjeteve hidraulike, ndaj gëzojnë privilegje të ndryshme përmes fermanesh
perandorake. Lunxheriotët e ushtrojnë zanatin e tyre thuajse pa përjashtim në
Stamboll.” dhe vazhdon më poshtë:
“…. Epirioti është si rregull
njeri mjaft i gjallë dhe i kursyer, ndaj fiton jashtë vendit të tij me lehtësi
aq sa të jetojë në njëfarë mirëqenieje. Ndaj dhe në këto fshatra punëtore
shikon shumë shtëpi qytetare, ndërsa banorët mbajnë rroba fabrike
ngjyra-ngjyra. Tregtarët e këtyre krahinave kanë bërë ndërkohë pasuri të
madhe”. (Përktheu Adrian Klosi,
Tiranë, 2006)
[2] Sulejmane - Vend i shenjtë në Stamboll ku është ndërtuar Xhamia e famëshme Sulejmane
në vitin 1558 nga arkitetkt Sinani me urdher te Sulltan Sulejmanit duke
rikostruktuar Kishën e famëshme të Shën Sofisë ndërtuar nga Perandori bizantin
Justiniani mbi një Tempull të lashtë të Solomonit.
Etimologji, onomastikë
Caraci në
gjuhën shqipe çfaqet me shumë forma dialektore, ndoshta tregon se kjo bimë
është sjellë në Shqipëri nga shumë vende, dhe në krahina të ndryshme është
sjellë në periudha të ndryshme. Forma më e përhapur dialektore është “carac”
përdoret në Shqipërinë e Mesme dhe Veriore, e cila zë vend në gjuhen shqipe të
njësuar ose zyrtare. Gjuhëtarët mendojne se kjo fjalë i ka rrënjët në gjuhën
shqipe (Çabej, 1989). Ndërsa fjala “çerçem” me sa duket është deformim i fjalës
turke “çitlembik”, siç i thonë në këtë gjuhë çerçemit. Në Shqipëri fjala “Çerçem” gjëndet dhe si emëra njerëzish. Në
shkrimet e mia përdoren të dy format.
Emri “Celtis”në
latinisht derivon nga emëri i një fisi të lashtë evropian në rajonin e Mesdheut
dhe është përdorur nga Pliny (23 PK - 79 PK) për një nga bimët që dyshohet se
mund të ketë qënë lotusi i lashtë, i përmendur nga Homeri tek “Odisea” ,
Heredoti ( 490-425 per), dhe Teofrasti( 370-285 per.). Ndërsa “australis” rrjedh
nga gjuha latine që do të thote "jugore", kështu mund të pëkthehet
në gjuhën shqipe fjalë për fjalë "Keltia jugore”.
Histori, legjenda, mite
Rreth bimës
së caracit ka shumë mite e historira të shkruara dhe gojore. Në shumicën e tyre
caraci përshkruhet si një bimë mistike. Shkrimet e para për caracin i ndeshim
tek “Odisea” e Homerit( shek. IX-VIII PK) kur Odisea me luftëtarët e tij po
kthehej nga Troja. Në ditën e dhjetë të udhëtimit nëpër dete era i drejtoi në
një ishull që e quajti “Lotofagus” pasi banorët ushqeheshin me frutat e një
bime që Homeri e quan “Lotus”. Lotus, kjo mua më kujton fjalën shqip
“lot”(fruti çerçemit i ngjan lotit). Supozohet, sepse ka dhe shumë
kundërshtime, lotus të jetë bima e
çerçemit.[1] Odisea dërgoi disa ushtarë të mirrnin ujë dhe
ushqime në ishull, por ata çuditërisht nuk u kthyen, harruan shtëpitë e tyre
pasi vendasit i gostitën me frutat e lotusit. Odisea me dhimbje disa prej tyre
i la atje. Më pas Heredoti (490-425 per) jep të dhëna se Kepi “Gindanes” ndodhet në
Libi, banohej nga lotofagusit të cilët jetonin me frutat e kësaj bime, madje
prodhonin dhe një lloj vere. Mendoj se e besueshme do te ishte kjo histori në
se luftëtarët e Odisesë do të ishin gostitur nga vendasit me këtë lloj vere. Si
njohës i mirë i bimës së çerçemit dhe
frutave të tij, është e pa mundur dhe e pa besueshme që ngrënia e frutave të
çerçemit të shkakëtonin tek ushtarët e Odiseas atë veprim që përshkruhet nga
Homeri.
Theofrasti(370-285pes) në shkrimet e tij e
përshkruan bimën e lotusit(çerçemin), dhe sqaron se gjëndet jo vetëm tek
lotofagusit, por dhe në kontinet kjo bimë rritet me shumicë. Ushtria e Ophellas
kur ishte në marshim drej Kartagjenës u ushqye për disa ditë me frutat e
çerçemit. Theofrasti përmend gjithashtu se nga frutat e çerçemit banorët
nxjerin dhe një lloj vere.
Çerçemi në fenë Islame është si një metaforë
që simbolizon cakun e fundmë të njohurive njerëzore për Zotin ose
gjithësinë. Në udhëtimin e Muhamedit
natën nga Meka në Jeruzalem, edhe nëpër qiell, aludohet se u pa një bimë gjigande çerçemi, distanca në mes të një dege
dhe një tjetëre ishte pesëqind vite-dritë, në çdo fletë të tij u ul një ëngjëll, mbi ballin e tyre ishte shkruar: "Ne jemi banorët e Çerçemit.", "Lavdi qoftë Perëndisë që nuk ka fund.”
Një
gojdhënë tjetër Kristjane thote se Luciferi e solli çerçemin nga Parajsa në
tokë duke e zvarritur. Shenjat e zvarritjes i tregojnë gjethet të cilat majat e
tyre i kanë pak të përdredhura.
Ne vitin 1832 poeti Anglez Alfred Tennyson(1809-1892), i frymëzuar nga
një udhëtim në Spanjë në malet Pirinej, ku sigurisht hasi në bimët e
çerçemave, shkruajti poemën “The
Lotos-Eaters “(Çerçem-Ngrënësit). Në poemë përshkruhet një grup
marinarësh të izoluar nga bota në një shtet me banorë çerçem – ngrënës.
Ne disa
vende të Evropes si Itali, Francë, Spanjë, etj.
bimë çerçemi me moshë qindara-vjeçare
janë shpallur monumente historike ose natyrore, ku natyrisht përbëjnë dhe vlera
turistike. Një i tillë është çerçemi në
komunën Serrastretta, të provincës Catanzaro, Itali. Në vitin 1820, disa
patriotë, në kujtim të Revolucionit Napolitan, mbuall në sheshin kryesor duke e
quajtur "pema e lirisë." Sot, ështe bërë një pemë me diameter 4,2 m.
dhe lartësi 16 m. Konsiderohet “me vlera të jashtëzakonshme historike”, e mbrohet
nga ligji.
Në Shqipëri kemi gjetur si bimë
Monument Natyror të mbrojtur Caraca e
Vrithit në Malësisnë Madhe të Prefekturës Shkodrës.
Origjina dhe përhapja
Caraci(Celtis
australis L.), gjëndet rreth Detit Mesdhe, në brigjet jugore te Evropës dhe në
veriun e Afrikës si bimë spontane dhe e kultivuar. Origjina e tij sot është
shumë e diskutuar dhe e pa njohur ende mirë. Studjuesit, me që është kultivuar
për një kohë të gjatë, e konsiderojnë vendas në: Ballkan, Itali, Spanjë,
Francë, Turqi, Pakistan, Indi dhe në
veriun e Afrikës.
Ka të dhëna
se në Evropë mund të ketë ardhur nga Azia e Mesme gjat Perandorisë Bizantine. Në
faqen perëndimore të Himalajeve gjëndet në pyje natyrale, por jo të përzier.
Kohët e fundit studimet kanë hedhur dritë se në gadishullin Iberik mund të jetë
edhe vendas. Në Shqipëri, ose ne Siujdhesën e Ballkanit, nisur nga përhapja e bimëve të tjera duhet të
ketë hyrë pak më parë
Në Kontinentin Amerikan gjëndet në Kaliforni dhe Argjentinë
i sjellë nga evropianët.
Gjinia
Celtis përmban rreth 20 specie te
shpërndara në gjithë botën. Në Shqipëri sipas Prof. M. Demirit gjëndet dhe një
specie tjetër buzë Liqenit Prespës, i quajtur caraci kaukazian(C. caucasica
L.), me gjethe në formë rombike dhe frutat
me ngjyrë të kuqëremtë në kafe. Kjo specje është e rrezikuar, Ministria
e Mjedisit ka hartuar nje program për mbrojtjen e tij.
[1] Janë veçuar disa bimë për të përcaktuar atë çka Homeri
ka qujtur “lotus” , duke u bazuar në greqishten e vjetër si dhe disa
karakteristika të tjera. Janë 4-5 bimë të mundëshme: si çerçemi ( Celtis),
hidja/xinxifja (Ziziphus sp.) , maria/koçimaria(Erika sp.) etj. Flitet më shumë
për çerçemin pasi këtë bimë Heredoti, Dioscorides dhe Theophrastus e kanë
përshkruar me frut të ëmbël, të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Dobitë e Çerçemit.
Çerçemi
është një bimë që me gjelbërimin e tij të zgjatur i jep bukuri e freski
mjediseve të banuara rurale malore dhe jo rrallë edhe në ato urbane. Rritet e i
përshtatet mirë kushteve në toka të thata e shkëmbore, buzë rrugëve, anës
gardheve, në ledhet e arave afër fshatit, etj.
Me hijen e tij krijon një freski ajrore dhe mjedis komod çlodhës.
Pushimi gjat orëve të nxehta të ditës nën hijen e tij, të ripërtrijnë forcat
për punë. Konsiderohet i efektshëm se ka një jetë shumë të gjatë, papo, ka dhe
rritje të shpejtë në vitet e para të jetës së tij. Eshtë çfaqur durues ndaj të
ftohtit dhe ngricave. Rrënjët e çerçemit kanë veti depërtuese e shkatëruese në
mjedise shkëmbore. Nuk është i përshtatshëm në rrugët me tortuare e të
asfaltuara. Rrënjët e tij frenojnë erozionin si dhe janë ujëmbajtëse e krijojnë
një mjedis tokësor të lagët e të freskët. Në oborret e shtëpive caracët i bëjnë
ballë çfardo stuhie dhe pakësojnë veprimin e tyre shkatërues në banesat.
Tjetër,
duhet që fshatarët të nxiten për mbjelljen e tyre në rrugët, arat dhe vendet
publike të fshatit. Për një fshat
evropjan, të kulturuar, joshës e turistik duhet të krijohen mjedise çlodhëse
duke mbjellë disa çerçeme diku, për t’i çfrytëzuar për festa, kampingje e grumbullime të
njerëzve gjat muajve të nxehtë të verës. Të parët tanë këto kampigje i bënin
nëpër Manastire, Kisha, Vakëfe apo Teqe, ato u shkatëruan pothuajse totalisht
gjat monizmit, duhet ti zëvendësojmë me forma të tilla. Kjo do të ndikojë sado
pak edhe në krijimin e një mjedisi ajëror e tokësor të freskët, qetësues e të
shëndetshëm. Kohët e fundit në fshatra për gjelbërim po mbillen akacie, mendoj
se akaciet nuk kanë ndonjë përparësi në çdo drejtim ndaj çerçemit, e kundërta
ndodh.
Gjithashtu çerçemi është një bimë që i duron ndotjet e ajrit
dhe të tokës, mund të praktikohet mbjellja e tij edhe në parqet e zonave
industriale të qyteteve ku ndotja e tokës apo e ajrit është e madhe. Të parët
tanë nuk i kanë pasur këto probleme që kanë dalë sot në sipërfaqe për
njerëzimin si: ndotjet ajërit e të tokës,
“efekti serë” , “vrima e ozonit”, etj., ata kanë menduar për krijimin në
qytezat ku banonin një mjedis komod
jetësor e çlodhës, gjë e cila sot paraqitet e nevojëshme, e domosdoshme se
kurrë më.
Caraci
shkon mirë dhe bashkëjeton me hardhinë. Ai, ashtu si dhe lisi, lejon
mirë-rritjen dhe zhvillimin e saj në kurorën e tij. Zakonisht çdo çerçem e kishte një pjergull të cilat prodhonin 30-100
kg. rrush. Banorët e hershëm, arbërit, pjergullat në çerçema i mbillnin kryesisht të lloit rrazaki që piqej von, fund
shtatori-tetor( në vite të ngrohëta dhe nëntor), pasi ato ishin cipë trashë dhe
nuk dëmtoheshin, si dhe për të zgjatur periudhen e prodhimit të rrushit për
ngrënie, ndoshta edhe për të prodhuar së toku
verë ose raki.
Një carac së toku me
hardhi
Në lashtësi
ka të dhëna se nga frutat e caracit prodhohej verë që konsumohej brenda
6-muajve sepse nuk mund të ruhej gjat. Në literaturën bashkëkohore nuk kemi
gjetur një kombinim të tillë për prodhimin e verërave. Një verë me emërin e
çerçemit(Celtis australis) është e sukseshëme në Francë por, prodhuesi saj deklaron se këte emër ja ka vendosur
vetëm se e admiron këtë bimë!!? Gjithashtu në Spanjë tregëtohet një lloj vere e
sukseshëme “Almez” qe do të thotë “Carac”. Mos ndoshta frutat e caracëve në
sasira të pakta i japin verës ose rakisë aromën e mahnitëshme të tyre? Të jetë
vallë kjo një nga sekretet e prodhimit të verërave të mira?!
Druri i çerçemit gjen përdorim
të gjithanshëm, ndonjëherë bëhet i pa zëvendësueshëm me që ka veti të harkohet
lehtësisht pa u thyer. Kështu ka gjetur përdorim në bërjen e rrethit për të
vendosur zilkat, zilet dhe këmborët në bagëtitë e imta, për të bërë samarët e
kafshëve të ngarkesës, tevliqet, cfurqe(tërkulë), lopata që përdoreshin në
lëminj për të hedhur në erë grurin, në instrumentat muzikorë rrethet e dajreve,
fërliçin që rrihet qumështi për të nxjerë gjalpët, etj. Një përdorim të gjerë
druri i çerçemit gjen për bërjen e
kadeve, bucelave, vozave, plloskave, etj. Druri çerçemit mund të punohet
lehtësisht ne torno. Çerçemi nuk shquhet si dru
zjarri i mirë, por mund të përdoret edhe për këtë qëllim. Në
Itali caracët i krasitin për të prodhuar
thupra për prodhime të ndryshme artizanale. Kjo praktikë e munguar tek ne duhet
vlerësuar. Lëvorja e tij ka gjetur përdorim për të ngjyer rrobet e leshta në
ngjyrë të verdhë.
Gjethet e çerçemit pëlqehen nga të gjitha kategoritë e bagëtive. Gjat verës ai është ushqimi kryesor për kecret e shelegët, që nuk janë akoma të aftë për të dalë në kullotë, me një çfrytëzim racjonal bëhet një burim i mirë ushqimi për to, fitohet me lehtësi brenda fshatit. Gjethet e çerçemit nuk mund që të ruhen për bagëtinë si zaire, gjethe e thatë për dimërim. Lulet vizitohen edhe nga bletët.
Gjethet e çerçemit pëlqehen nga të gjitha kategoritë e bagëtive. Gjat verës ai është ushqimi kryesor për kecret e shelegët, që nuk janë akoma të aftë për të dalë në kullotë, me një çfrytëzim racjonal bëhet një burim i mirë ushqimi për to, fitohet me lehtësi brenda fshatit. Gjethet e çerçemit nuk mund që të ruhen për bagëtinë si zaire, gjethe e thatë për dimërim. Lulet vizitohen edhe nga bletët.
Frutat çerçemit në kushte natyrale janë
shumë të shijshëm e me dobi mjekësore, me to në fshat bëhej dhe pekmez.
Studimet e kohëve të fundit tregojnë se në frutin e çerçemit ndodhen përbërës
etanolikë që kanë veprim të fuqishëm antimikrobik ku perfshihen dhe Pseudomonas auroginosa dhe Escherichia
coli që jane nga bakteriet më rezistente. Frutat e çerçemit mund të tregëtohen per t’u ngrënë të freskëta
me ndonjë përpunim(amballazhim) të thjeshtë, e të bëhen burim i mirë fitimi për
fëmijët, njerëzit e pa punë ose me aftësi të kufizuara në fshat. Frutat e
caracëve mund të bëhen dhe atraktive për turistat nga veriu Evropës. Me frutat
çerçemit në kushtet shtëpijake, por dhe nga industria ushqimore, mund të
prodhohen pije të ndryshme aromatike, kokteje të ndryshme komercjalë, ose verë
e raki.
Veçoritë botanike dhe
biologjike
Çerçemi është një bimë që jeton
gjatë, 600-700 vjet, i zonës Sub-Tropikale. Diametri trungut harrin në 4m. e më
shumë, lartësia e kurorës 25-30 m.
Gjëndet nga Ultësira Bregdetare deri në lartësitë 800-900 m. Rrënjët në
fillim të jetës së tij zhvillohen në thellësi më pas zhvillohen në sipërfaqen e
tokës dhe kanë aftësi depërtuese e shkatëruese në mjedise shkëmbore. Gjat
100-120 vjetëve të para të jetës së tij ka një rritje të shpejtë(61-76 cm në
sezon), pas kësaj periudhe ka rritje të ngadaltë. Përshtatet mirë në toka të
thata e shkëmbore dhe i rreziston mirë të ftohtave dhe ngricave të dimërit(-23oC),
parapëlqen tokat me mbeturina organike
Fletët rrëzohen në muajin dhjetor
dhe çfaqen në muain mars-prill së bashku me lulet. Gjethet kanë formë vezake me majë të mprehtë,
të dhëmbëzuara dhe me qime. Lulja është e vogël hermafrodite(biseksuale),
pjalmëzimi kryhet me anë të erës. Fruti i vogël në fillim jeshil pastaj ngjyrë
të verdhë dhe kur piqet mer ngjyrë të zezë. Fruti piqet në muain tetor-nëntor.
Ka prodhim të theksuar periodik, frutifikon një herë në dy vjet. Zogjtë dhe
kafshët janë shpërndaresit e farës së tij në mbirjet natyrale.
Veçoritë agroteknike
Kërkon toka të kulluara, me ph. neutral anon nga baziku, nuk ritet në hije. Çerçemi shtohet me farë. Mbjellja në fidanishtet bëhet në pranverë dhe për 2-3 vjet përgatitet fidani. Mbjellja në vendin e përhershëm bëhet në muain dhjetor me gropa dhe plehera si të gjithë dru-frutorët e tjerë. Gjat viteve të parë të jetës tij bëhet kujdes për dëmtimet nga bagëtia dhe kafshët e egra. Mirë është të bëhen vetullore rreth trungut, si tek ulliri, veçanërisht kur kemi së toku dhe hardhi. Aty mund të behen dhe plehërimet me plehëra organike, etj. Çerçemit mund ti bëhen krasitje, ose prerje degësh për ta mbajtur kurorën e tij të mbledhur e të bukur.
Kërkon toka të kulluara, me ph. neutral anon nga baziku, nuk ritet në hije. Çerçemi shtohet me farë. Mbjellja në fidanishtet bëhet në pranverë dhe për 2-3 vjet përgatitet fidani. Mbjellja në vendin e përhershëm bëhet në muain dhjetor me gropa dhe plehera si të gjithë dru-frutorët e tjerë. Gjat viteve të parë të jetës tij bëhet kujdes për dëmtimet nga bagëtia dhe kafshët e egra. Mirë është të bëhen vetullore rreth trungut, si tek ulliri, veçanërisht kur kemi së toku dhe hardhi. Aty mund të behen dhe plehërimet me plehëra organike, etj. Çerçemit mund ti bëhen krasitje, ose prerje degësh për ta mbajtur kurorën e tij të mbledhur e të bukur.
Përgatiti:
K. Mosko
Tetor, 2011
Literatura:
1. “Flora eskursioniste e Shqipërisë” M. Demiri, Tiranë - 1981
2. “Bimët e Egra të Dobishme e të Dëmshme të Vendit Tonë” M. Demiri, Tiranë - 1979.
3. “The Odyssey” Homer, translated by Robert Fitzgerald, New York - 1998
4. USADA – Ntatural Resuerces Conservation Service - 2011
5. “Encyclopedia of Trees and Shrubs of the World” : An Essential Guide To Trees and Shrubs of the World (Mobi Reference)
6. World Agroforestry Center- International Center For Resarch in Agroforestry - 2011
7. “Wild Plants of Malta” - MaltaWildPlants.com- 2011 - by Stephen Mifsud
1. “Flora eskursioniste e Shqipërisë” M. Demiri, Tiranë - 1981
2. “Bimët e Egra të Dobishme e të Dëmshme të Vendit Tonë” M. Demiri, Tiranë - 1979.
3. “The Odyssey” Homer, translated by Robert Fitzgerald, New York - 1998
4. USADA – Ntatural Resuerces Conservation Service - 2011
5. “Encyclopedia of Trees and Shrubs of the World” : An Essential Guide To Trees and Shrubs of the World (Mobi Reference)
6. World Agroforestry Center- International Center For Resarch in Agroforestry - 2011
7. “Wild Plants of Malta” - MaltaWildPlants.com- 2011 - by Stephen Mifsud
8. “Celtis Australis (bagolaro comune)” ARPAC – Laboratorio Biomonitoraggio Aria –
Dipartimento Provinciale di Napoli
9. Celtis australis - Wikipedia, the free encyclopedia- 2011
10. “ Lista e Monomenteve Natyrore të Shqipërisë” – Vendim i KM dat. 28/12/2002
11. “Plants of A Future” - 2011 ( Faqe në internet)
12. “ Lote Tree in Quran” - 2011 (Wikipedia)
9. Celtis australis - Wikipedia, the free encyclopedia- 2011
10. “ Lista e Monomenteve Natyrore të Shqipërisë” – Vendim i KM dat. 28/12/2002
11. “Plants of A Future” - 2011 ( Faqe në internet)
12. “ Lote Tree in Quran” - 2011 (Wikipedia)
13. “Këngë Lunxhote” K.
Dedi, M. Koçi – Gjirokaster, 2006
14. Albanesische studien, von dr. Jur. Johann Georg von Hahn ... Nebst einer karte und andern artistischen beilagen. Hahn, J. G. von (Johann Georg), 1811-1869., Martin, J. E. August, 1822-1892. Jena: F. Mauko, 1854.
14. Albanesische studien, von dr. Jur. Johann Georg von Hahn ... Nebst einer karte und andern artistischen beilagen. Hahn, J. G. von (Johann Georg), 1811-1869., Martin, J. E. August, 1822-1892. Jena: F. Mauko, 1854.
15. “Fatty
Acid Composition and Antimicrobial Activity of Celtis australis L.
Fruits” Jurnal of scientific Research, R. Badoni et al, Uttarakhand-India,
2010.
Bukur
ReplyDeleteLotusi eshte hurma. Ne Mallakster i thone goxhamish ne Berat kolloprifta...
ReplyDeleteNe veri nuk i thojne Cerceme por Kalibobe
ReplyDeleteTe falenderoj per komentin. Po ne cilen pjese te veriut ? Psh Shkoder, Kukës. Mirdite. Te lutem percaktoje se me intereson.
DeleteNe Sarande i themi Ize
ReplyDelete