Friday, 21 July 2023

UJITJA E BIMËVE GJATË DITËVE TË NXEHTA

Këshilla të specjalistit 

Agronom Bajram Asllani


përgatiti: Bajram ASLLANI
Prishtinë , Kosovë.
 

Gjatë motit të  nxehtë të verës, sigurisht që bimët kanë nevojë për më shumë ujitje. Bimët  kanë nevojë për ujë për të lejuar reaksionet kimike në qelizat e tyre të cilat ofrojnë energji për rritje. Bimët gjithashtu kanë nevojë për ujë për të bartur lëndët ushqyese nga toka në qeliza.  Uji absorbohet nga bimët për të zëvendësuar ujin e humbur përmes stomave - vrimat e frymëmarrjes në gjethe.  Stomat janë të nevojshme për shkëmbimin e gazit - dioksid karboni e marrin brenda, oksigjenin e nxjerrin  jashtë - gjatë procesit të fotosintezës. Në nivele të larta ndriçimi, në ditët me diell,  bimët një sasi të dioksidit të karboni e fiksojn për të prodhuar sheqerna me anë të fotosintezës.

 

Uji në bimë gjithashtu luan rol të rëndësishme për të mbajtur të freskëta bimët në ditët e nxehta. Nëse bimëve u mungon uji, ato mbyllin stomet e tyre dhe  ndalojnë fotosintezën, një proçes që çliron dioksidin e karbonit. Mungesa e ujit në bimë shkakton tharjen. Fillimisht krijohet një zbehje e përkohshme. Bima mund ta rikuperohet shpejt kur uji është i disponueshëm. Por mungesa e zgjatur e ujit do të shkaktojë tharje të përhershme, e cila rezulton fillimisht  me tharjen  e disa pjesëve të bimës dhe me pas thahet e gjithë bima. Disa bimë i mbijetojnë thatësirës duke ju tharë pjesa nën tokë - ky është rasti me daffodilët, tulipanët etj. Të tjerëave  bimë mund ti thahen  gjethet  ose të mbijetojnë vetëm si fara.

 

Koha e ujitjes,


Të dish se kur është koha më e përshtatëshme për t’i kryer ujitjet, është çelsi i zhvillimit të mirë të bimëve,  gjithashtu mund të kursejë në faturën tuaj të ujit. Është një ide e mirë për të spërkatur bimët herët në mëngjes. Ujitja në këtë kohë të ditës do të bëjë që uji në gjethe të thahet shpejt, gjë që nuk favorizon sporet e kërpudhave ttë mbijnë e të kryejnë infeksione në bimë. Nëse nuk keni kohë në mëngjes, është krejtësisht e pranueshme t'i bëni ujitjet  gjat mbrëmjes. Duhet të bëni kujdes që të ujitni më shumë në zonën e rrënjëve dhe jo gjethet. Ujitja në mbrëmje mund të ketë gjithashtu përfitime,  sepse lagështia nuk do të avullojë aq shpejt. Ujitja gjat mbrëmjes i jep mjaft kohë që uji të depërtojë në tokë dhe që bima ta marrë atë, por ekziston shqetësimi se qëndrimi i lagështis gjatë natës në gjethe do të sigurojë akses ndaj sëmundjeve. 

 

Ajo që është pranuar përgjithësisht është se bimët nuk duhet të ujiten kur janë në diell të plotë, ose kur moti eshte i nxehtë. Ujitja në diell të plotë veç tjerash nuk bën  përdorimin efikas i ujit, pasi shumë prej tij do të avullojë përpara se të hyjë në tokë. Uji në bimë e tokë nxehet  dhe mund të bëjë dhe djegie të lehta të bimëve.

 

Pra, ujisni bimët tek rrënjët dhe herë pas here. Mos lejoni që toka të thahet plotësisht, sepse bëhet më e vështirë të ujitet në këtë fazë. Në motë të nxet ju duhet të ujisni tokën dhe jo të  të lagët bima, por kujdesuni që sipërfaqja e tokës të mos formojë një shtresë të fortë.

 

Kur kushtet e motit janë jashtëzakonisht të nxehta, që do të thotë teperaturat e ditës janë mbi  32-330 C dhe teperaturat e natës 22-230 C, përpiquni të ujisni njëherë në 1-2 ditë. Për një ujitje në një kopsht 10 – 12 m2  nevojitet 30-34 litra ujë.







No comments:

Post a Comment