Monday, 14 August 2023

NË MULLI
- KAKO DHOQINA MOLLOIS[1]

Skicë Letrare e ripunuar 

nga: Koço MOSKO 

Boston, MA - SHBA

U ngrita menatë, pa feksur. Duhej të ormisesha e të vejë në mulli. Kisha gjithato punë për të bërë. Pleqtë e parë thoshin: “Kë zë dielli pa larë, nuk i venë punët mbarë”. Babai im i ndjerë na thoshte gjithënjë: “I fituar në këtë dynja ështe ai që ngrihet herët në saba e martohet shpejt.” Mua të vogël më martuan, kur isha 17 vjeçe shkela protoparëpragun e derës të Papalondëve. Ç’isha unë atëhere, një çupërlinëçamarroke, por gjeta njerëz të mirë këtej. Ç’tju them moj motrani, njerëz puntorëë, në bina. Në 18 vjeçe linda të madhin, Miston. Lypset punë për fëmijët, duan të hanë majën e gjërit. Miçële Sulltanaj thoshte: “Që kur polla mu tha zorra.”

Nuk më hapeshin sytë. Isha e mamure5, sa u bëra çoj6. U qasa tek muslluku në nerohitdhe hodha dy grushta ujë në surrat, më qe bërë si shkarpë. Piva dhe një komb ujë nga mastrapai.Ai, si në ato jetë biro, gërhiste apo nuk gërhiste, për shtatë palë qejfe. . Me vjasxërmova shkallët e rrëmbeva mushkën nga katoi dhe e kreva në hajat. Hoqa kataranë10 dhe e hapa derën e hajatit damballa11. Lopa, bishkora12, kishte dalë nga kotaria13 e saj. Mirë që si futi ndonjë bri mushkës, Gjosës. Ishte lopë kozare14, nuk i kisha hedhur gjëagjë në grazhd dhe kish hapur derën e kotares me majën e bririt, të llafuriste15 nga grazhdi i mushkës. Shquajta se qepengjinë16 e katoit e kishim lënur hapur që në darkë. E mbylla dhe u ktheva në hajat të ormisja mushkën. Proto17 i vuvosa18 zilen me një çole19, i vura kapistrën dhe samarin, shtrëngova fort palldëmin të mos më vaisej barra andej këndej dhe ngarkova bereqetin. Në anë të mëngjër, kallamboqin dhe nga ana tjatër grurin. Një barrë orta20 për hajvanët e ngarkesës.

****
Për të ngrënë kisha bërë qollopitë të grinjë
21. Mbusha paguren me dhallë dhe fllackën22 me ujë brisk të ftohtë në thollo23. Nga buti i djathit mora një copë. Kisha zier dhe dy kokove. I mbështolla në dy bokshej24 e i futa në heibe25 dhe e hodha te kaptelli i parmë i samarit
- “Është një ditë e tërë e do të bëjë xhuxhulla, do piqet buka në diell”, - thashë me mënde. Veglat për në arë si: sakavicën, çallën
26 e kalistirin,27 çallakopin28, drapërin i vendosa në kaptellin e pasmë të samarit e i shkova tërkuzën rreth. Aty vara dhe fllackën e ujit, të mbushur vicka29 deri në grykë. Morra dhe një biçak të haja ndonjë kolindër30 nga kokuarët, se kishin zënë mirë.

U, më raftë pika, më raftë! Pisusin31 e kafesë e kisha harruar te pezuli i portës, moj korbë! I dhashë njadi lugë kafe dje ndaj të ngrysur zonjës së Zafiraj se i qe sosur mavrickores. E shpura lart dhe e vura në vend, në sergjenin e magjirjosë32. Ngrihesh Ai e nuk e gjente te vëndi e marrosej, më marroste dhe mua. Do më hiqte tepelekun e kokës.

- “Gjërin vure në vendin e tij, ta gjësh prapë me mënde, jo me sy,” më qortonte gjithmonë kur nuk i gjente gjërat në vendin e tyre

Kishim pisus të mirë nga Stambolli, më një anë hidhej kafeja, në anën tjatër zari33, vendi lugës në mes. Nga farashi në magjirjo morra një prokë34 e thikën, dhe bafonen35 nga rafti enëve. Do të bëja sallatë me domate për drekë.

Ai nuk u bë i gjallë akoma. Kishte rënë përmbys si i dambllosur. Ishte bërë dunup36 nga rakia që kish pirë dje në qindi37 me atë barkderrin e Kodashae. Gjëne çka,  nuk bërbëlis nga goja kur pi, se “Çka barku, i nxjerr bardhaku” thonë. Po ky toni jo, jo. Kush ia pa hairin rakisë?... Eh, moj motër, sa vëra38 ka muri, aq halle ka burri!

****
Kur dola tek porta e madhe, një qen andej matanë, u pre, u pre, gam e gam. Kushedi çfarë xudhira
39 bëhen natën. Këto punët e natës, si historitë e plakës! Janë dy monoqitarë40 që i vinë vërdallë një beronje drënjë41, asaj të Spanojëve, dumkë është e uruara; ai mustaqemiu, syunjuri i Lekae dhe një shebek i Gjinae, që e merr era kur ecën udhës. Kështu duket si një gjytyrum, sa e heq udha, por i ka të thella, moj korbë. Thëngjill i mbuluar, thuaj. Pale, ka dhe dorë thonë, që mos harriftë. Se ka shpuar dot akoma ajo cullupjetra42 kaktharë43 e mustaqemiut se e bën mos ta lajë as lumë, as përrua. Është një uthullirë ajo që mos i mbiftë në derë as hasmit. Po dhe ajo dumbaqidha e Spanojëve,  si buçe e stanit të Pilos kur ka trivazin44. Eh, ç’të thotë i ziu njeri. Keq me burrë, e keq pa burrë, keq dhe pa martuar kurrë.....

****
Papo, s’na linte rehat dhe Zebi jonë, na shurdhoi duke gamalitur majë ovorojeve
45, i rovolisi46 bazamakët,47 i hodhi në shesh. Kalonte në udhë maçe e Linae, një maçe zabërhane, motake që gjezdis tërë fshatin, derë më derë. Nuk duhej të sorollatesha e të mbodhisesha akoma. Duhej të veja edhe nga bostani, kishim radhën e ujit e duhej qastruar,48 si dhe të bëja ndonjë punë. Të mblidhja zarzavatet; lovidhet, domatet, manxanet49, bamjet dhe piperkat. Kishim mbjellë goxha, një spore50. Rrëmbeva një fortotirë51 nga stava e druve se nuk i dihej natës. U nisa. Të vjetrit thoshin: “Borxhi me të dhënë dhe udha me të ecur”.
** * *
Tani nuk pipëtinte gjë, vetëm kënga e cinxurve
52 të natës mbytur aty- këtu dhe ndonjë kacamanë53 e vetmuar që vij rrotull si e trullosur. Kishte papsur ajo zallamahi54 e qenëve. Filluan të këndojnë kokoshët. Mavrickori55 ynë këndonte sikur e kishin zënë në grykë, si i shapllamosur56. Kur të kërrejë zogjtë klloçka, do mbaj një tjetër, që të më kendoje si peik57. Tek Gjonatja58 rruga mirrte tatëpjetën. Dita po qasej, nisi të zbardhëllojë Nemërçka. Sa kaluam Shkallëzën59, rruga vinte shul. Gjosës ju shpleksën këmbët. Shquajta Zebin nëpër cfaka, vraponte nën rrugë e mbi rrugë ditpreri, ngrinte këmbën e pasme e përmirrte çullukanët60 që kishte ngritur bekshiu i fshatit. Na kishte marrë pas. Tani po gëzonte, fluturonte nxiraku me bojë, që do ta mirrja me vete. Filloi të më tiliksesh61 nëpër këmbët e mia e të Gjosës. Papo  hidhej përdridhej nga gëzimi.

- Ikë mor ditëprerë, ik mor ditëshkurtër62, s’të mora gjë për të ngrënë, ç’do çemerosësh63 sot?! Mos i këpuste dhe ndonjë vickë të mirë Gjosa e ta linte top në vend. Pale po të më spodhiste64 dhe Gjosën. Perëndia na ruajtë!

****
Dukej një mjegull e hollë mbi Vathëz
65, atje sipër në mal. Nga qindia66 do të kemi shi. Isha jelekçe67, nuk kisha marrë asgjë me vete. Po të më zinte shiu udhës do më bënte si pulë e lagur. “Shiu i beharit si vrapi gomarit”, thuhet. Në behar shiu bie tropar-troparë68 e limere-limere, me hatëre.. Tani dëgjohej vetëm murmurima e ëmbël e lumit poshtë nga Vreshtast69 e Virozitë70.

Sa kalova Dhoqimet. Vallaha këtu thonë se është varrosur një nuse me këtë emër, Dhoqinë, ajo qoftë ,. Aty është dhe një shpellë e madhe që quhet “Shpella e Nuses”. Nga maja e kësaj shpelle thonë se është vërvitur në hon një nuse. Pse vallë e bëri këtë gjëmë leshprera? Pse e bëri këtë kuture71 mavrickorja!? Thuhet se i prenë rrugën turqit. Këtu vëndit i thonë dhe “Varri i Nuses”. Mos e kanë varrosur këtu? Mos e kishte dhe emërin Dhoqinë leshprera!? Asnjeri s’di t’i shkoqiti këto xudhi72 në fshat. Edhe Babua73 i Sinanate që vjati 110 buksh, nuk mbante mend gjë. Rojnë shumë ata si fis.  Edhe Dadia e kaloi qindëlën. Përpara kisha Gurin e Kordhës. Thonë se një kurbetlli e fshehu kordhën në këtë gur të madh dhe e gjeti pas ca vjetësh kur u erdhi nga kurbeti. Histori të vëndit këto, molloira nga të plakës...

****
Dielli kishte xërmuar në Lugje
74 dhe Vigla75, për një darkike76 pllakoste edhe në fshat. Ai duhet të jetë bërë çoj tani. Sot do mirrte mjaltë nga bletët me gribure77. Do t’u hiqte mbolazmat78 e të vinte të tjera. Duhesh të shtrydhte dhe pitet. E kishte bërë si tabiat  që të bënte qull me mjaltë, me të larat e enëve. U jepte gjithë mëhallës, e kam ovarda79 për ashtu, s'ka një të dytë ne fshat. E kishte vështirë sa të zihej në punë, pastaj punonte gjithë ditën, pa e ngritur kokën, si Ruhua, si bujku i Haskos. Do shkonte ta ndihmonte edhe kunati, Zoti i Zafiraj. 

Çap këtu e çap atje, u sosa te konizma afër mullirit. Sot është ditë e mirë, e krëmte. Kisha marrë një qiri në xhep të futës për ta ndezur, për gjithë të dashurit e zemrës time që tani hanë baltë. Lashë dhe ca të holla te kamarja. Fillova të falem siç falej mëma ime para konizmës në shtëpi, kur do binte për gjumë, duke bërë kryqin e duke mërmëritur nëpër dhëmbë:

O ju të vdekur, dhe ju o të gjallë,

Mëndjen në kokë, sytë në ballë!

E thashë këtë tri herë dhe vazhdova rrugën. Ai, atje lart, i shikon e i dëgjon të tëra, motro. 

Udha tani morri tatëpjetë. U rukullisa80 me gjithë mushkë e u sosëm te pragu i derës së mullirit. Millonai, një curcul81 i gjatë, doli te dera. Dukej që qe larë se i vetëtinte faqja. Ama rrobat i kishte bitum82miell, sa të bëje një pepek83. Flokët i kishte të lagura e të krehura, sikur ia kish lëpirë lopa.
- E moj Kiçël
84 e Papalondae erdhe, - si u gdhive.
- Mirë, faleminderit! Zotrote
85?
- Shyqyr! Si është Kiçua?
- Mirë, mirë e kam. Kam prurë ca grurë, po do ma bluash ëndë
86, dua të bëj një dhiplë87 të mirë e një katma88 për sebep.
- Ç’ka bërë vaki moj Kiçël!?
- Jemi shtuar me djem, se ke marre vesh.? Gjikajt..!
- Mos e kij merak, gëzime të kemi. Sa të rrojmë këto të gëzojmë.
Harrova t'u them se është një murdar
89 ky, ... i vështron gratë e botës mu në kokërdhokë90 të syrit, pale edhe nga këmbët. Të afrohet mu në frymë, po nuk bën zarare, është dobro.91 Nuk është ogërsuz92 si ca e ca, po i bejendisur93, qejfpaprishur, po edhe punëbitisur. Ama atë ilet e ka që e ka. Është rritur kanakar, por jetim binadali, me halle. Babai e la në djep dhe iku në filifistun94, prapa diellit, në Argjentinë e se mundën95 kurrë shoishoqin. Lekëla96 mavria e rriti me mundime duke e marrë galigaç97 nëpër ara, se skish ku ta linte. Kur ishte i vogël zgorriste98 gjithë dynjanë, vërë e guxhuvërë, nuk linte dy gurrë bashkë. Tani ia ka mbledhur ajo zebulja99 rupi supi.  Është bërë manar.

U qas të më ndihmonte të shkarkonim tok mushkën. Kur po shkarkoja grurin, cepi i thesit zuri fustanin, e ngriti lart dhe mu zbuluan çapokët. Moj korbë ai atje sytë,  sa një çanak. Pika që s’të bie, more binadalë, te unë gjete të kullosësh sytë?! Nga inati e ngrita fustanin më lart. “Shih me sy e plas me zemër”, thashë me veten time. Atij i ra thesi me kallamboq nga dora. Nuk e kishte për pesë fare. Ngriti thesin dhe u fut në mulli për ta zigjasur. Papo100, mullirin brënda e kishte fshirë e pastruar, e kish bërë digan. Kur po zigjaste e shtronte bishtin e zigjit, fap i futi gjurin e këmbës thesit, për të marrë ndonjë qillo101 grurë. Sa i dinte ajo kokë, moj mavri. Gjithmon këraba tërheq nga vetia.

- Hej, këmba, i thashë. Ai duke qeshur tha,
- Kërkon dhe ajo hisenë e saj.
- Po jo me të dia, dhe dora dhe këmba, mos ma tremeqis
102! Unë do ta lë navllon103. Ai e vaiste rëndë dorën në zigjasje. E kuptova që e shkela pak dhe atij s’i erdhi fare mirë, nuk i pëlqeu ky muhabet, por edhe unë e pipa104 Në të ikur me tha:
- Nesër mbrëmane e ke gati, ka radhë. Ka pllakosur i tërë Pogoni se nuk punon mulliri i Skoresë.

- Mirë, vetëm ma bluaj ëndë, - i thashë prapë duke u ikur.
Kur po mirja mushkën më ra çallakopi dhe ma thanatosi
105 patunën106 e këmbës, i shituri.. Mezi ecja, ngëc e ngëc.107 Miellin më mirë e marr neser, se sot kisha shumë zarzavate dhe do furosej108 mushka deri në vesh. Na i dilte ndonjë murdallëk109 larg qoftë, si gomarit të Zekae nga gurët e rëndë që i kishin ngarkuar kur bënë kaliven110 e zairesë së bagëtisë.

Këtu del shumë ujë, është mëma e ujit. Kanë bërë edhe dërstilë e mandan111 për të larë dhe ergasur112 rrobat e leshta. Vinë që nga guri me vërë, nega ano anës, edhe nga Permeti, e Leskoviku. Njerëzit që prisnin ishin shpërndarë nëpër hije tajfa-tajfa113. U afrova tek tajfa e fshatit Hllomo. Njëra nuse që po maçalisej114, kur pa që po qasesha më foli:
- Ella, ella dho (Eja, eja këtu).
- Thelis llahanopita - dhe ma vuri në dorë. Shpuzë ishte, dukej si nje çojkë
115 .
- Jo, nuk ha këtë raman
116, - i thashë. E kish bërë me lakra. Ne i themi laropitë. E mora se kishte sy, por dhe më vinte zor se dukej sikur s’e begenisja, si qibare e buzëlarë. E kishte bërë të ligdhosur.  Më kënaqi. “Ligdha ha dhe mandallin e derës”, më thoshte gjithmone cicja117 ime kur nikoqiriste. Joshën dhe Jakën118 e kisha akçesha; i mirrnin në fshat të gatuante për sebepe. Shoqja e kësaj nuses,  ngjitur, po bënte një fanellë leshi. Dukej shumë model i bukur. U qasa dhe e pyeta. Mbase dinte pak shqip - Për kë e bën këtë, moj natë, shumë e bukur? - i thashë.

- Ja to andra, – më tha.
- Pika, ku e njoh unë Andrenë që më thua, moj mavrickore!

- Ojhi Andrea, Ja to burri, - më tha përsëri duke vënë buzën në gaz. E kuptoi leshprera ... Unë jam damblla fare, nuk di asnjë fjalë greqisht. Papo, ishte e pastër kërcë, si koliste qimja. U ula  pranë saj.
- Ine fanella? - më tha.

- Oh, dua dhe unë një fanellë për djalin t’i mbledhë krahët për dimër, - mërmërita si me veten time.
- Thelis na to mathis?
- Po, dua ta mësoj, doemos, - iu përgjigja. Nxori një citë nga trasta dhe filloj të hidhte thiletë.

- Prota na valloma ena. (Të parën e vëmë një)
- Tora tha vallome dhio. “Tani të vëmë dy”, përsërita unë duke mos i shqitur sytë, për të bindur veten time që e kisha kuptuar.
- Tora tha vallome pende (Tani të vëmë pesë)
- Pale tha vallome tria (Prapë do vëmë tre”, e vazhdoi sa e mbushi citën me thile.
- Si ta mbaj mend, korba unë, nuk kam një kartëshore
119 apo një kartë t’i shkruaj këto që më mëson kjo, hola me vete.
- Na, parto, parto... më tha duke më dhënë citën me thile sikur e kuptoi se ç’mejtoja unë, leshprera.
- Efharisto, - i thashë dhe ngalasëm
120 shoshoqen.
Vjasesha
121, u mbodhisa shumë për në arë. Dielli kishte vatur dy hosten, për një çikë fillonte xhuxhulla. Duhej të çalltisja. 122
****
Në Kruapeço
123 kishin mbledhur grate e vajzat e fshatrave, u bënin zbor ushtarak atyre harcave. Çjanë këto çudira që kanë çpikur tani? Ishte Vasua i Kurtiqe me Tanën e Lenae. I kishin vënë në rresht gratë e vajzat e botës dhe u bërtisinin me të madhe:

- Barkas.... me zvarritja...në shenjë... zjarr..
Dolla në krye të tyre, vura duart ne mes dhe vështroja.

- Ç’kemi Kakodhoqinë, bluajte?- u hodh e tha Vasua nga fshati ynë. 

  • -  Mirë more, po ju çbëni këtu, këtyre harcave?

  • -  Përgatitemi, të mbrojmë Atdheun nga armiqtë.

  • -  Pika më raftë mua, ju do t’a mbroni Atdheun me këto çupëlina! Ukorba unë! Si su vjen turp more, turp të kini që qiliseni 124 tërë ditën e perëndisë me gratë e vajzat e botës dhe me ato me bark në buzë, pale.

-  Pika që su bie, dëgjove? Dëgjova thuaj! Po ka mbetur Atdheu ta mbroni ju me këto vajzurina na morri lumi të tërëve, dhe u nisa .... 

U mejtova pak. Korba, mos më bëjnë kulake e u bëjnë ndonjë gjë fëmijeve. O Perëndi!... bëra kryqin! U bëra pishman e u ktheva përsëri dhe u thashë më fort akoma të dëgjonin të gjithë:

- Atdheun e mbron ai trim i trimave atje në Tiranë, me shokët e tij, pa po të jetë për ju ... gorica pikla125 nga të shullërit!!  Dhe u nisa për në arë....

****

Arën e kishim ngjitur me Dedaj. Jemi gjiri, ishim bërë edhe sëmbër. Tokat i punonim bashkë, Lariku126 jonë dhe Koqini127 i ture, bënin një pendë qe orta. Nuk pashë njeri nga Dedajt sot në arë, xhanxhi njeri. Domatet, lovidhet, piperkat e bamjet ishin furosur, të mbushje kasonat.128 Në krye te arës u duk roja i ujit si një xhebrail129. Ishte një popoc130 që s’ta mbushte syrin, nga të Zekae. Një çapaçul, si kokosh nerohiti, por një skuth i keq, duhet të kishe mëndjen e të ruheshe nga ai. Mëma e tij Spirëla131, një shollokume132 ishte, shap e shap nëpër fshat.Edhe babane një shapendol133 e kishte. Vjet ishte çoban i bravareve të fshatit milte dhitë e botës Prapashtegut134 e mbushte paguret me qumësht e i shpinte në shtëpi, prandaj e lypsën.

- Kako Dhoqinë, mirëdita. Ujin vetëm tri orë e keni sot, - më tha.

- Pse e bëtë kështu gurgule këtë punë. Kam edhe kallamboqin, nuk më arrijnë tre orë. Korba do me thahet fare. Brogërima135 janë këto, thahen me hënëz.
- Kështu vendosi fshati. Nis radha e re sot. Duhet ti rish ujit te koka. Jo ta qastrosh e të ikësh.

Më ipi një inat dhe murmurisja me vete: Ik, mor bizdule, ik more bragjo, kur mbeti fshati në dorën tënde, në daç pirdhe, në daç fënde. Pse nuk bëri Spirëla nje kucur, të ngrohesh gjithë dimrin, po beri ty. Një mut të kish bërë që ta hanin pulat.... U bëfsh daulle, u bëfsh ...Korba, mos më dëgjonte e ma priste fare ujin, e kush mirrej me të? Është pak çallëk136 thonë .

****
Kur në fumd të arës mbiu dhe nipi me angjistërin
137 e pishqëve në dorë. - Po ti, mor bir, nga mbive këtu!?
- Ishim me shokët nga lumi dhe u ktheva se e dija që sot do vije në arë.
- Do jesh pa ngrënë, korba unë?
- Më ka grirë uria.
- Hajde, jeto
138, ulu këtu Kam vezë, qullopitë me dhallë, merr dhe domate, po deshe.
U lëshua si i limaksur
139, si mëma e diellit qullopitës e kokovesë.. Kur mbaroi së ngrëni, më tha:
- Të mdihmoj dhe unë. Çfarë të bëj ndonjë punë?
- Jo, jeto ik ti me shokët, po deshe. S’kam ndonjë punë tani. Agjistrin lere se e merr Gjosa.

Rrëmbeva mushkën nga kapistra dhe u nisa për në shtëpi.
- Ja, kjo qe dita ime sot, e gjatë sa një mal. Mbase harrova ndonjë gjë. Mëndja sa një kokërr grurë është, edhe harrojmë tani. Të shohim çfarë na ka gatuar Ai, ditëziu me bletët.

Fund

 FJALORTH


[1] Mollois – Rrëfej, tregoj. Greqisht Ομολογώ(Omollogo) origjina greqishte e vjetër. Mollois është formë e veçantë, ndoshta  dhe në shqip vjen nga lashtësia, nga i njëjti burim. 

[2] Protoparë – Për herë të parë

[3] Çuplinë  - vajzë e vogël

[4] Miçël – grua e Miçes

[5] Mamur - i përgjumur që. smë kish dalë gjumi mirë akoma.

[6] U bëra çoj – Në këtë rrast u ngrita nga gjumi.

[7] Nerohit – Një vend në guzhinë ku derdhen ujrat e bardha jashtë. 

[8] Mastrapa – enë e posaçme me bakër për të pirë ujë. 

[9] Me vjas – me nxitim

[10] Katara – nje dru i gjatë që ja vendosin dyerve kur mbyllen. Eshte element sigurie përforcimi, për dyert që kanë daljen në oborr.  

[11] Dámballa – e hapur plotësisht në të dy kanatet 

[12] Bishkorë – në këtë rrast me përkedheli shumë e lëvizëshme, e sertë

[13] Kotare – Një vend i rrethuar zakonisht për një kafshë. Zakonisht përdoret për derrat.

[14] Kozare – Një kafshë që zgjedh kullotën më të mirë, përdoret edhe për njerëz. 

[15] Llafuris - Ha me tama të madhe

[16] Qepengji- Nje vrime e hapur ne dysheme per te zbritur një kat më poshtë. 

[17] Proto – së pari 

[18] Vuvosa – i zura zërin, e bëra të mos dëgjohej

[19] Çole – leckë

[20] Orta – normale 

[21] Qollopitë të grinjë – Një gatim me miell gruri në saç, me qull me miell gruri.

[22] Fllackë – Plloskë

[23] Thollo  - Bimsë, nga fjala e thelle

[24] Boksha – Nje robë e bëre apostafat për të mbështjellë ushqime e bukën 

[25] Heibe – Një lloj traste me dy anë 

[26] Çallë -   Nje vegel pak e harkuar për të prerë fera e driza, shkure, dru të holla.

[27] Kalistir – Shatë e vogel, për të prashitur. 

[28] Çallakop – Si çalla por me bisht të gjatë druri për të prerë fera.

[29] Vicka – Mbushur majë më majë, dëngëza, plotësisht.

[30] Kolindër – Arra të njoma, porsa të kanë zënë.thelbinjtë.

[31] Pisus – një kuti  ku mbahet kafeja dhe sheqeri 

[32] Magjirjo – kuzhina ku gatuhet, 

[33] Zarë – Sheqer 

[34] Prokë - pirun

[35] Bafone- një sahan alumini 

[36] Dunup – i trullosur 

[37] Qindi – mbasite e vonë

[38] Vërë – vrimë

[39] Xudhi – Punëra jo të mira, bëhen  fshehtas

[40] Monoqitarë – që bejnë punëra fshehtas për interest e tyre

[41] Drënjë – me shtat të lidhur e bëshme, e kolme

[42] Cullupjeter – nje bimë qe te djeg gojën kur e ha 

[43] Kaktharë – Qe eshte shume e dobet fizikisht.

[44] Trivaz – qe leviz shume, ne kete rast qe kane kohen e fekondimit.

[45] Ovorua – Mur i lartë me gurë rrethues i shtëpive 

[46] Rovolis – I tundi nga vendi

[47] Bazamak - Rasë, pllakë, plloçe guri qe shtrohet oborri, hakatet  ose u vihen mureve  sipër, ose behen edhe breza me ta për të lidhur murin. 

[48] Qastroj – Shpërndan ujin në arë per t’u ujitur vetë. Qastër: vendi nga mirret ujë

[49] Manxane - Patërxhane

[50] Spore – Nje pjese e ndare e arës me nje vijë të parmendës

[51] Fortotirë – Një shkop i fortë. 

[52] Cinxur – I thonë gjinkallës

[53] Kacamanë – Xixëllonjë

[54] Zamallai – zhurmë e madhe, rëmuje 

[55] Mavrickor – Thuhet për njé që vuan nga diçka. Nuk është i zoti vetes. 

[56] Shaplama, shapllamosur – hiqet osh, i sëmurë 

[57] Peik - I shkathët

[58] Gjonate – Toponim, emër i një are. Ara e Gjonajve.

[59] Shkallëz – Toponim, rruga ka ca si shkallë natyrale 

[60] Çullukan – Vendosja e gurëve një mbi një si shenjë ndarëse ose për të treguar një kufi.

[61] Tiliks - Përdredh

[62] Ditshkurtër, ditprerë – Perdorur si me kanaqi, per te ardhur keq Dite shkurtër  qe i ka ditet te shkurtëra ose të prera  

[63] Çemeros- Ha diçka

[64] Spodhis- Pengon

[65] Vathëz- Toponim, mali duket në formën e nje vathe të bagëtive

[66] Qindi - Mbasdite

[67] Jelekçe – Jo i veshur me triko ose pallto, me jelek

[68] Tropar – Interval të shkurtër.

[69] Vreshtas apo Vreshtaz- Toponim. Vend me vreshta ose kanë qenë dikur

[70] Virozi – Toponim në lumë, vëra të zeza, të thella, nuk u duket fundi

[71] Kuture – Veprim i guximshëm i pa menduar mirë.

[72] Xudhi -  Ngjarje jo të mira me guxim të tepruar

[73] Babo – Gjysh., plak i madh me nipër e mbesa.

[74] Lugje – Toponim. Vendi është i lugët.

[75] Vigla- Toponim, kanë formën e një vigu. 

[76] Darkike – një çast, interval i shkurtër

[77] Bletët me gribure – Bletet primitive 

[78] Mbolazmë = Në këtë rast një shtesë kuti që u vihet bletëve primitive për tu marrë mjaltim

[79] Ovarda- Dorëlëshuar, e kunderta e fjales i kursyer. 

[80] Rrukullis – Një gur kur bie nga mali rrululliset.

[81] Curcul – Nje pjestar i skuadres së Llazarëve që ishte më i gjati. 

[82] Bitum – Të mbushura shumë

[83] Pepek – Shapkat me miell misri. Bëhet me kungull ose lakra 

[84] Kiçël – Zakonisht në Lunxhëri grave u flasin në emër të burrave të tyre. Grua e Kiços, Kiçël. 

[85] Zotrote – Shkurt, Zotëria jote

[86] Ëndë – të bluarit e drithrave shumë hollë, për byrekë e ëmbelsira.

[87] Dhiplë – Lloj ëmbëlsire tradicjonale me petë 

[88] Katma - Bakllava

[89] Murdar – Njeri i keq me të fshehta të këqia

[90] Kakërdhokë e syrit – Bebe e syrit

[91] Dobro – i mire e i urte, pa shejtanëzira

[92] Ogursuz – Njeri që sjell ose bën të këqia, si qesh surrati.

[93] Bejendis – të pranon ashtu si je, me te mira e te këqia, pa pretendime.

[94] Filifistun – Shumë larg 

[95] Se mundën = këtu ka kuptimin: se pane kurrë njeri tjetrin

[96] Lekla- gruaja e Lekos

[97] Galigaç – Një mënyrë e mbajtjes në kurriz të fëmijëve

[98] Zgoris – i ngacmon te gjitha gjërat

[99] Zebule- e zeshkët

[100] Papo – Ndërsa.

[101] Qillo – Kilogram. 

[102] Tremeqis - Shperdoroj

[103] Navllo – Në këtë rast paratë ose mielli që lihet për punën e bëre, bluarjen

[104] E pipa- E mbylla gojën, e kyça fare

[105] Thanatos- Me vrau këmbën shumë, dhëmb.  Nuk është greqisht. Kur të vret dikush me një shkop thane, të thanatos këmbën apo dorën

[106] Patunën- Shputën e këmbës. Ndoshta greqisht

[107] Ngëc e ngëc – Çalë çalë

[108] Furosej – do ngakohej shumë, barë e madhe

[109] Murdallëk – Një sëmundje që çfaqet në kafshët e ngarkesës  nga ngarkesa shumë të rënda. 

[110] Kalive – Kasolle e kashtës, zairesë së bagëtisë për dimerim

[111] Mandan -  një vend ku rrjedh uji me force e hidhen shajaku dhe velenxat të lahen

[112] Ergas- rrobat behen më të ngjeshura e te forta

[113] Tajfë, tajfa shumës – Grupe, grupe me përbërje të njëjtë

[114] Maçalis - Përtyp

[115] Çojkë – Çakalloze, e hedhur, e shkathtë

[116] Raman – Këtë çast 

[117] Cice – Stergjyshja nga babai. Gruaja e gjyshit.

[118] Jakë – Nëna e joshës

[119] Kartëshore - Fletore

[120] Ngalas - Përqafoj

[121] Vjasesha- Nxitoja

[122] Çalltisja – Te hidhesha e të nxitoja shumë

[123] Kruapeço- Toponim, Kroi i Peços

[124] Qilis – Shtrij në tokë 

[125] Gorica pikla- Ketu me kuptimin asgjë

[126] Lariku – Emër kau që është lara lara 

[127] Koqin – Emer kau, është i kuq. 

[128] Kasonë – Arkë e madhe me dru 

[129] Xhebrail – Si nje xhandar që të ruan veprimet që bën. 

[130] Popoc – Shkurtabiq. 

[131] Spirëla – Gruaja e Spiros

[132] Shollokume – E veshur keq, nuk tregonte kujdes pé veshjen e saj. 

[133] Shapendol – Që ecën shap e shup.

[134] Prapashteg – Toponim, prapa një shtegu të malit.

[135] Brogërima – Toka skeletike gëlqerore të varfëra ne humus.

[136]Çallëk – Me të meta mendore

[137] Angjistër -  Shkopi ku vendosen grepat e peshkimit.

[138] Jeto – Me kanaqi, Jeta ime

[139]  Limaksur- Grykës i madh, i pangopur 

Tuesday, 8 August 2023

JETË MËRGIMTARËSH

Mbresa nga libri me tregime e novela “SHTEGTIMI I FUNDIT” i Avdulla Kënaçit 

 


Në kutinë time postare në Boston, këto ditë të nxehta vere më erdhi libri me tregime e novela “Shtegëtimi i Fundit” i mikut dhe patriotit tim gjirokastrit, Avdulla Kënaçi. Penën e tij, qysh herët, e kam ndjekur në vazhdimësi me shkrimet e tij gazetareske, sidomos me reportazhet dhe përshkrimet nga Jugu i Shqipërisë.. Idetë, mendimet dhe problematikat që shpaloste në shtypin e shkruar ishin shprehur me një eleganncë të veçantë. Ai ka qenë një gazetar i shquar e më vonë një realizues televiziv i sukseshëm i filmave dokumentarë në RTSH, sidomos nga diaspora shqiptare pas ardhjes së demokracisë. Avdullai ka një dekadë e gjysmë që jeton pranë fëmijëve të tij në Mississauga, një qytet modern, i ngritur pas viteve 1975 në Kanada, me gati një million banorë, në vazhdimësi të Torontos. Këtë periudhë emigrimi ai e ka shfrytëzuar duke realizuar katër vëllime me tregime e novela të spikatura që lenë gjurmë tek lexuesi. 

 

Dua të ndalem tek libri i fundit i cili sa ka filluar të shpërndahet në Shqipëri dhe këtu në mërgim. Variante të disa prej këtyre krijimeve, ai i ka publikuar në llogarinë e tij në facebuk, duke ia nënshtruar opinionit të miqve të tij të shumtë. Avdullai si karakter është njeri modest dhe komunikues që ka pritur me durim e kulturë vërejtje e mendime lexuesish nga më të ndryshmit. Aty ku e ka parë të arsyeshme ka bërë çvendosje, shtesa e përsosje, pra, tregimet dhe novelat, jo vetëm që janë lëmuar e gdhendur më bukur, por në këtë botim janë rritur edhe si nivel artistik.

 

Po rrekem të shpreh disa nga mendimet e mia, jo vetëm si lexues, po edhe si dashamirës e mik i tij me të cilin komunikoj vazhdimisht. 

  Titulli i librit për mua është shumë domethënës dhe duke e lexuar, ai përnjëhershi të zhyt thellë në mendime. Ne shqiptarët, historikisht, kemi qenë njerëz të emigrimeve e të shtegtimeve. Për mua këto dy fjalët e fundit kanë një kuptim të përafërt, në mos të njëjtë. Autori jo pa qëllim i ka vendosur librit këtë titull goditës, “Shtegtimi i fundit”. Ai të josh dhe të bën kurioz të dish se çfarë fshihet brenda tij.  Çdo lexues kujton emigrimet e shtegtimet e shumta në jetën e tij. Të gjithve na shkojnë ndërmend edhe peripecitë e të parëve tanë. Përmbajtjen e novelës “Shtegtimi i Fundit”, prej nga ka marrë titullin libri, personalisht e njoh mirë, sepse i jam kthyer disa herë nga që më kujtonte shtegtimet e kopeve të deleve në fshatin tim malor Selckë. Gryka e Selckes në vjeshtë dhe pranverë gjëmonte nga zilet e këmborët kur bagëtia bënte shtegëtimet. Pa pikë dyshimi mund të them se është novela më tërheqëse, shkruar shumë bukur dhe shtjelluar në një gjuhë mjaltë të ëmbël. 

 

Ky titull i librit më sjell ndërmend edhe diçka tjetër; bisedën me një zonjë amerikane që kemi bërë shumë kohë të shkuara, pasi kishim mbërritur në Amerikë. Në vitet e para të emigrimit bëja punë të ndryshme. Gjatë pushimeve, rrija i vetmuar, por edhe i lodhur e i mërzitur. Amerikania, një mesogrua, lindur e rritur këtu, punëtore e fjalëpaktë, ndoshta duke më parë në atë gjendje shpirtërore të rrëzuar, duhet t’i ketë ardhur keq. M’u afrua ngadalë dhe me një zë të ëmbël më tha: 

-         Zoti Kostandin, ti duhet të jesh njeri me karakter të fortë, ke kapërcyer një oqean të madh, ke udhëtuar mijëra milje dhe unë vë re se ti sakrifikon, por bën edhe një jetë normale. Në pamjen e parë dukesh sikur nuk të bën përshtypje ky emigrimi. Për ne vendasit është shumë e vështirë, kur çdo gjë nis nga e para e jo më për ju. Unë me familjen time kemi pesëdhjetë vjet që jetojmë në Dedham dhe prapseprap, na duket shumë e vështirë të shpërngulemi dhjetë apo njezetë milje më tutje, në një qytet tjetër, jo më ju që vini nga një kontinent i largët, me gjuhë të ndyshme dhe zakone të tjera. Unë marr me mend që është tepër e vështirë, por ju ia delni më së miri, prandaj të them që je njeri shumë i fortë.

Nuk i ktheva përgjigje, sepse ajo kishte qëllim të mirë, deshi të më ngushëllonte e të më jepte kurajo. Ndjeva se kisha nevojë të shpërtheja, të mallkoja mërgimin, por kafshova gjuhën dhe u përmbajta. Unë e dija se sa më brengosnin këto emigrime dhe shpërngulje që i kisha bërë disa herë, i detyruar për të përmirësuar sadopak jetesën time, dhe te familjes.

Të kthehemi tek vëllimi i mikut tim, Avdulla Kënaçi, “Shtegëtimi i Fundit”. Rresht pas rreshti, kapitull pas kapitulli, në çdo faqe libri, fryn e zhurmon emigrimi. Mërgimtari, por sidomos çdo shqiptar, gjen këtu diçka nga jeta dhe përvoja e tij. Kujton vështirësitë e para kur la atdheun, vështirësi të cilat në shumë tregime janë përshkruar me realizëm dhe shpesh me nota dramatike. Këtu nuk i thuren lavde botës së re, perëndimit, pavarësisht se ikëm prej një diktature çnjerëzore, por rrëfehen ngjarje dhe situata delikate, vështirësi nga më të ndryshmet, disa herë rrënqethëse, por edhe qesharake. Vende-vende shpërthen humor i këndshëm, i cili buron vetvetiu, në mënyrë të natyrshme, ashtu siç është vetë jeta, qesh e qaj.

 

Vërehet se fraza është e shqipes letrare, rrjedh pastër e bukur, të mos them është gjuhë brilante. Herë herë duket si një këngë, por aty ku ka të bëjë me gdhëndje karakteresh e zakonesh, sidomos në Labëri, zbulohet një fjalor i rrallë dialektor. Janë shprehje e fjalë të hershme, disa shumë të moçme që e pasurojnë leksikun tonë dhe i bëjnë nder gjuhës shqipe. Pena e Avdulla Kënaçit e stërvitur edhe në gazetari nëpërmjet përshkrimeve e reportazheve, rrëshket nëpër rreshta si ujëvarë, të bën për vete që në frazat e para të tekstit dhe të detyron ta shpiesh leximin deri në fund të ngjarjes apo subjektit. 

 

Në tregimet e këtij vëllimi flitet për vështirësitë e kohës që po kalojnë sot shqiptarët, sidomos të viteve kur për ta u hapën portat e botës perëndimore. Autori, duke qenë vetë një nga radhët e emigrantëve, i jepet e drejta dhe indicja për të përshkruar realisht peripecitë e jetës, të të gjitha shtresave të emigrantëve, shpesh shumë të vështira dhe me pasoja tragjike. Përpjekjet e tyre për t’u integruar në një jetë të re dhe shkrirja me komunitetin vendas janë përshkruar me detaje dhe hollësira artistike që të lënë përshtypje të thella.  Në tregimet si “Qilimi persjan me thekë”, “Kozmos”, “Cathinka”, “Mumuja”, “Kujdestarja e kojotave”, etj, natyrshëm dhe bukur shpalosen ngjarje e personazhe që nuk i harron kurrë. Po ashtu autori fishkëllen zakonet jo të mira të mëmëdheut tonë si në tregimin “Hija e gjakmarrjes”, etj. 

 

Theksoj, tregimet dhe novelat janë të pasura në fjalë të reja e të veçanta krahinore të zonës së jugut. Me këto fjalë ai kontribuon e pasuron me tej edhe gjuhën shqipe. Libri është shkruar me stil letrar të pasur e të bukur duke ecur në gjurmët krijuesave artistike të trevës jonë si: Çajupit, Naimit, Ismail Kadaresë, Agim Shehut, Jorgo Bllacit, etj. Libri është shtypur bukur, ka lidhje të fortë dhe një paraqitje fine, moderne. Mund të them se ky vëllim na nderon dhe qëndron shumë mirë edhe në shtetet e zhvilluara të këtij kontinenti ku ne jetojmë. E falënderoj zotin Avdulla për këtë dhuratë të veçantë me të cilën zbukuroj e pasurojë bibliotekën time modeste, këtu në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku unë jetoj familjarisht. Urime e suksese pastë gjithmonë pena e tij e ëmëbl dhe e feksur!

 

KOÇO MOSKO

 Boston, SHBA - Gusht 2023

Thursday, 3 August 2023

TRI SHPIFJE TË RËNDA PËR VËLLEZËRIT SOTIRI

-   Shtrëmbërime të fakteve historike që kanë hyrë në fjalorë enciklopedikë, libra historie, wikipedi, gazeta dhe emisione televizive -

 

nga: Koço MOSKO
Boston, MA- SHBA


Vëllezërit Pandeli Sotiri, Mësues i Popullit dhe Koço Sotiri, nismëtar i shkollave të para shqipe, janë dy rilindas të shquar, por të përndjekur e të martirizuar nga armiqtë e kombit shqiptar. Jetuan e milituan në një periudhë të vështirë dhe tepër armiqësore ndaj kombit tonë dhe gjuhës shqipe. I pari çeli Mësonjëtoren e parë në Korçë, ndërsa i dyti në Pogradec. Ata e kishin të mbrujtur zemrën dhe çdo qelizë të trupit të tyre me dashuri të zjarrtë për lirinë e mbrothësinë e kombit shqiptar dhe nuk u trembeshin rreziqeve e kërcënimeve nga armiqtë, të cilët në atë periudhë ishin me shumicë. 

Faik Konica në gazetën e tij “Albania”, në vitin 1898, shkruante: 

Kur Pandeli dhe Koço, vendas nga Gjirokastra, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, midis paraardhësve orthodoksë u bë një shtangim i indinjuar: shqipja, ajo gjuhë e ulët dhe sakrilegjike, guxoi të mësohej! Dhe menjëherë filluan intrigat”. E vazhdon: “Dy burra guximtarë, të devotshëm, dy shqiptarë të vërtetë muarr përsipër këtë inisjativë atdhetare dhe ja duall deri në një pikë[1]”.

 

Vëllezërit Sotiri, me këtë dashuri fisnike-atdhetare u brumosën që në fëmijërinë e tyre, në fshatin Selckë ku u lindën dhe morën dituritë e para. U mëkëmbën në një mjedis patriotik të zjarrtë i cili ishte në luftë e përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur e zhvilluar traditat e të parëve dhe gjuhën amtare, gjuhën e nënës. Në edukimin patriotik e atdhetar, përveç prindërve të tyre, sidomos nënës, ndikim të madh ka patur mbi ta edhe familja e xhaxhait të tij të kamur, Thimjo Sotiri.

 

Personalisht unë, autor i këtyre radhëve, jam me origjinë nga fshati i vëllezërve Sotiri, lindur e rritur me historitë e tyre, treguar e stërtreguar qindra herë. Kam lexuar çdo gjë, çdo fakt e çdo gërmë që ndriçon jetën e vëllezërve Sotiri. Përfundimisht jam i brengosur dhe i hidhëruar duke parë e zbuluar hap pas hapi se e vërteta e shkollave të para shqip e në këtë kuadër veprimtaria patriotike e dy vëllezërve Sotiri, është e manipuluar dhe e shtrembëruar në të gjitha drejtimet. Nuk mund të them me qëllim apo pa qëllim. Në internet, Wikipedia, gazeta e shumë shkrime të tjera dhe emisione televizive, nuk ndriçohet e vërteta. Jeta e veprimtaria e tyre nuk bazohet mbi fakte historike. Prof. Musa Kraja për vëllezërit Sotiri shkruan kështu: 

“… në Arkivin Qëndror nuk kishte dosje, ndryshe nga disa personalitete të Rilindjes sonë Kombëtare. Për Koton nuk u habita, por për Pandeliun mendoja se duhet të egzistonin materiale të posaçme, për një dosje të tijën. Shkrime të lëna me emrin e tij drejtpërdrejtë, nuk kishte[2].”

 

Nuk jam historian, por i përkushtuar për jetën dhe veprën reale të vëllezërve Sotiri, i dashuruar ndaj historisë së vendlindjes sime. Ndiej detyrim moral dhe qytetar para gjithë bashkombësve të mi, të shpalos, gjersa të kem frymë, historinë e vërtetë dhe patriotizmin e flaktë të këtyre rilindsave martirë të cilët nuk kursyen asgjë për mbrothësinë e Atdheut dhe gjuhës shqipe. Punuan e luftuan për këto ideale deri në minutën e fundit të jetës. 

 

Si ndikoi vendlindja e tyre, Selcka e Gjirokastrës në formimin e tyre atdhetar? Shkollimin fillestar ata e kanë kryer në fshatin e lindjes, pastaj në Stamboll e më pas në Europë, Vjenë – Austri. Këto janë fakte të provuara e të pamohueshme, të cilat shqelmojnë e hedhin poshtë me neveri të gjitha gënjeshtrat, shtrëmberimet e hamendësimet që janë thënë e po thuhen deri tani dhe janë shkruar e transmetohen në media pa asnjë lloj përgjegjësie. Askush nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetat, por gjithkush përsërit mekanikisht çfarë është shkruar e thënë me hamendje më parë, pa iu referuar fakteve, arkivave dhe historisë. E pafalshme, revoltuese.

 

Fshati Selckë, Gjirokastër ku lindën vëllezërit Sotiri, është fshat me tradita patriotike e arsimdashëse të thella. Godina e shkollës që është edhe sot, u ndërtua që në vitin 1811[3]. Në këtë shkollë rreth viteve 1847-1855 kanë marrë dijet e para edhe vëllezërit Sotiri. Shkolla bëhej në gjuhën greqisht, por në intervale të caktuara mësohej edhe shqip, me libra të ardhura fshehurazi prej Stambollit. Një histori që tregohej shpesh në fshat është ajo e Hoxhë Myftar Aliut. 

 

Hoxhë Myftari ishte një rilindas me origjinë nga Kallarati i Kurveleshiti, cili po sillte fshehurazi libra shqip nga Stambolli. Për t’iu shmangur kontrollit doganor dhe syrit të xhandërmarisë turke, ai ndiqte rrugën e maleve, nga një stan në tjetrin, nga një fshat malor në tjetrin. Hejbetë e tij ishin të mbushura me abetaret e gjuhës shqip të shtypura jashtë Shqipërisë. Ai ishte i besimit mysliman dhe selciotët të krishterë, por për ta mjafton që ai ishte shqiptar dhe bëntë një shërbim atdhatar, patriotik. Libri në gjuhën shqip ishte një sukses, një sihariq i madh. Abetarja i bashkonte edhe më shumë gjithë shqiptarët. Shqiptarët i dallonte gjuha nga kombet e tjerë dhe jo feja e cila shpesh është këmbyer me një fe tjetër. Selciotët kanë mbijetuar midis minoritarëve grekë, luxhiotëve orthodoksë dhe libohovitëve myslimanë. Historia vërteton se ata kurrë nuk janë grindur për probleme feje apo ndasi krahinore. Ata vetë, më mirë se kushdo e kuptonin dhe e vlerësonin mësimin dhe librat e penguara shqip. Hoxha, në misionin e tij fisnik dhe atdhetar, në udhëtim e sipër, u sëmur dhe dy fshatarë e gjetën  në një shpellë, poshtë fshatit, në një ditë të keqe me shi e suferinë. E morën në krahë dhe e çuan lart në Selckë. E lanë, e ndërruan me teshat e tyre, e ushqyen dhe duke e mjekuar me barna popullore. U kujdesën që ai të shërohej sa më shpejt, por Hoxhë Myftari nuk ja doli dot, kishte marrë plevit të rëndë dhe vdiq pas 3-4 ditësh.

 

Fshatarët, në nderim të sakrificës së tij patriotike, e varrosën me nderime të mëdha, sikur të ishte bir i tyre. Që fshati Selckë kishte një respekt të veçantë për këtë Hoxhë, e tregon edhe zgjedhja dhe vendosja e varrit të tij. Meqë feja ortodokse nuk e lejon të varrosej në varrezat e fshatit, selciotët e varrosën në një vend të shenjtë, afër kishës, pranë një konizme orthodokse ngritur me gurë, ku më parë duhet të ketë qenë një kult i lashtë paleokristian, ose edhe pagan. Tek koka e varrit të Hoxhës ishte vendosur një pllakë me gur të zi ku qe gdhëndur emëri i tij në alfabetin shqip të kohës dhe në greqisht. Konizma dhe Varri i Hoxhës janë shumë afër, 2-3 metra pranë, ballë përballë. Më vonë, vendi aty mori emrin “Varri i Hoxhës”. Edhe sot ashtu thirret. Varrin e Hoxhës fshati e ruajti përmbi 150 vjet. Kur e vizitoi këtë varr në vitin 1999 Prof. doktor Musa Kraja, i befasuar, por dhe i mrekulluar ka thënë: 

“Është e vërtetë, që i mençuri nderon të mençurin, atdhetari nderon atdhetarin, bujari pret bujarisht dhe këto nuk janë pak në Selckë”[4]

 

Eshtrat e Hoxhës i morën bashkëfshatarët e tij nga fshati Kallarat i Vlorës në vitin 2007[5] dhe i rivarrosën me nderime në fshatin e tyre kur u njoftuan për ngjarjen, shumë vite më vonë. Fshatarët e Selckës, këtë Hoxhë patriot e kanë përjetësuar edhe në këto vargje: 

 

“O i ziu Babashe,  

ke fëmijë apo nuk ke?

S’kemi ç’të bëjmë dhe ne, 

të përcollëm si babanë, 

Për ty tri kambana ranë”.[6]

 

Keto vargje duhet të jenë shkëputur nga të qarët me vaje e ligje, të nje vajtuce të fshatit Selcke gjat varrimit sipas zakoneve e traditave shqiptare. Hoxha u përcoll me nderime në banesën e fundit nga prifti i fshatit duke u rënë këmbanave në të dy kishat; Shën e Premte dhe Shën Nikollë. Ajo ditë u konsiderua si ditë zie ku u kryen të gjitha nderimet e rastit. Një prift organizon ceremoninë mortore të një Hoxhe në një cep të trojeve shqiptare, në mezin e shekullit të XIX-të. Kjo është shumë domethënëse! E denjë për një skenar filmi. 

 

Një këngë Myftar Aliut i kanë ngritur edhe fshatarët e fshatit të tij Kallarat. Mbledhësi i apasionuar i këngëve popullore labe, Fatos Mero Rapaj ka regjistruar këtë këngë:


Patriotët ven e vijnë

Plot me vilva mbushur gjinë.

Ç’thonë për Myftar Ali

Dyzet ditë nga Stambolli

Rruga mbarësi s’i solli.

La pas Sarajet e ngjolit,

Hyri fshtatrave të Pogonit,

Vate në një fshat të thellë,

Nga katër male mbështjellë.

Kur vdiq Hoxha dhe dha xhanë,

Tre këmbana për të ranë,

Bënë nder si për babanë.

Kur ia hoqën xhamadanë,

Dualën librat shqipe radhë.[7]

 

Librat shqip nga Stambolli selicjotët i binin edhe vetë fshehurazi duke sakrifikuar e përballuar rreziqet e shumta. Ka shumë gojëdhëna e histori që tregohen.  Në fshat thuhej kjo këngë ku bëhet fjalë për një Siko Dhimadhi, (Dhima):

 

Siko Dhimadhi kur vije, 

Në Selckë dilje lëminje, 

Ç’bëhej në Stamboll e dije,

Kokën në trastë e vije

Për sebep të ca vivlije, 

Qysh bëje kur dilte ujku,

Pastaj të qepej dhe cfurku. 

Mbi dy fundoma sënduku

Shqiponjën s’e zë dot turku”[8]

 

Sa ngushtë duhet ta ndjejnë veten kur ti lexojnë këto të vërteta të fshatit Selckë ata që zhgaravitin edhe sot nëpër gazeta e internete duke shkruar se në fshatin e tij Selckë Pandeliun s’e lejuan grekomanët të hapte shkollën, nuk e qasën, etj... Këto janë gënjeshtra dhe përpjekje për ta nxirë Selckën patriote. Në fshatin e Pandeliut ishte ajka e shqiptarizmës. Aty ai mori në zemër e u brumos në shpirt me dashurinë e zjarrtë e të pakufishme për Atdheun, Shqipërinë.  Gjithsesi nuk mund të kishte atë jehonë çelja e shkollës së parë shqip në fshatin e izoluar malor Selckë sesa Korça, qytet i madh, me kulturë, popullsi, intelektualë dhe lidhje me botën e huaj. Jo më kot Rilindasit caktuan Korçën. Dhe kishin të drejtë. Ngatërrimi me vendlindjen e vëllezërve Sotiri, Selckën, është dashakeqësi dhe qëllimkeq për t’I ulur vlerat patriotike.

 

Në kohën kur Pandeliu me Koton ka marrë arsimin fillestar në fshat, shkolla duhet të ishte 7-vjeçare (plotore). Ajo kishte edhe një bibliotekë ku kishte libra shqip, e cila pasurohej nga viti në vit, por ato u dogjën kur ra një zjarr i mistershëm në vitet 1880. Ishte koha kur vëllezërit Sotiri merreshin me botimin e shpërndarjen e librave shqip në Stamboll.  Shkolla u rindërtua përsëri në vitin 1895, por me përmasa më të vogla.[9]

 

Shkolla tani fillore e Selckë pas rindërtimit në vitin 1894  
ku kanë kryer arsimin plotor Pandeli e Koço Sotiri ( foto: Artur Mosko)

Në fshatin e vellezërve Sotiri, në kishë meshohej edhe shqip me libra me gërma greqisht. Një libër kishtar shqip po me gërma greqisht ishte edhe “Dhjata e Vjetër”, botim i vitit 1849 sipas studjuesit teolog Dhimitër Beduli[10]. Atë libër e mbaj mend edhe unë. Madje kisha dëgjuar  kur meshohej shqip nga prifti dhe psalltët, ata i kishin mësuar përmendësh shqip shumë pjesë lturgjike nga ky libër. Librin e ruante prifti At Stefan Thanati, kushëri i parë i babait tim. Në faqen e parë që ishte bosh, ishte shkruar me gërma shqip: “Dhuratë nga Shoqëria “Përparimi” e Stambollit për shkollën Plotore, (7-vjeçare).”  

 

Shkolla në fshatin Selckë ku kanë studjuar vëllezërit Sotiri, shtëpitë e Sotiraj ashtu siç janë, Varri i Hoxhës me Konizmën duhet pa tjetër të kthehen në objekte muzeale të klasit të parë. Të meremetohen, të rrethohen e të mirëmbahen si dëshmi e gjallë e bashkejetesës në shekuj e shqiptarëve, por dhe si dëshmi e gjallë e përpjekjeve titanike për shkollat dhe shkrimin shqip nën sundimin pesëshekullor otoman. Do të jetë muzeumi më i goditur, më i bukuri dhe më i veçanti i cili do t’u mbyllë gojën fallsifikatoreve përgjithmonë. 

 

 ****

            Të nginjur me atdhedashuri dhe të etur për libra, dituri e shkollë shqip, vëllezërit Sotiri, nga fatkeqësia që u ndodhi, kur u vranë babain për hasmëri, u detyruan të largohen për në Stamboll e të vazhdonin shkollat nën kujdesin e xhaxhait të tyre të mirë e human, Thimjo Sotiri.  Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 thuhet se Pandeli Sotiri ishte nxënës i Koto Hoxhit!![11]  Të gjitha dokumentet e mëvonëshme, edhe sot në internet, shkrime apo emisione televizive të ndryshme e përsërisin kudo këtë gënjeshtër të madhe, si përallë. Kjo është e pafalshme. 

 

Po të bësh vetëm një llogari të thjeshtë del ndryshe, dhe ja sesi. Dihet se shkolla e mesme greqisht në Qestorat u hap në vitin 1874.[12] Në atë kohë vëllezërit Sotiri ishin në moshën 30-34 vjeçare. Kishin përfunduar shkollën e mesme në Stamboll dhe të lartën në Vjenë, Austri. Pandeliu ishte rreshtuar dhe për afro 10 vjet shërbeu në ushtrinë Austro-Hungareze. Ai mbante gradën major. U kthye në Stamboll duke u vënë në shërbim të veprimtarisë patriotike. 

 

Koto Hoxhi nuk ka qenë mësues, por kujdestar konvikti në shkollën e Qestoratit të Lunxhërisë. Ndërsa vëllai i Pandeliut, Koto Sotiri qëndroi sup me sup me të vëllanë dhe gjithë rilindasit e tjerë në të gjitha rreziqet, veprimtaritë e aktivitetet patriotike. Ishte mësuesi më jetgjatë e punëtor, pafjalë e i thjeshtë, si asnjë tjetër në ato kohëra të vështira. Punoi mësues në Pogradec e Korçë, afro dhjetë vjet, sa të gjithë mësonjësit bashkë që i përmendin dendur e u numurojnë meritat në shkrime e emisione televizive. Koçoja e vazhdoi këtë aktivitet në Maqedoni, në Rekë e Manastir, gjersa autoritetet osmane e burgosën dhe e dënuan me burg.[13] Bëri pesë vjet burg. Sa keq, nuk është kujtuar asnjeri të shkruajë për këtë patriot të flaktë e fisnik që i dha jetën arsimit shqip. 

 

Jo vetëm nuk përputhen vitet, por dihen mirë edhe shkollat e mesme që kanë kryer në fakt vëllezërit Sotiri. Autori Koço Mosko Stegopuli, në biografinë e Pandeli Sotirit që i ka dorëzuar në shkollën Pedagogjike Gjirokastër, ish drejtorit Tomor Tushe, me rastin e 10-vjetorit të saj, në vitin 1959 dhe me rastin e marrjes së emrit Pandeli Sotri kësaj shkolle, shkruan: 

“I rriti dhe i mësoi në Stamboll, xhaxhai, Thimjo Sotiri. Atje kanë ndjekur shkollën e mesme të “Gallatës” (Galatasaray High School, bashkë me Janko Minxhën nga fshati Krinë)”. [14]

Këtë biografi K. Mosko Stegopuli shkruan se e ka dorëzuar edhe në Komitetin e Veteranëve të Rrethit Gjirokastër të asaj kohe. 
 

Koço Mosko Stegopuli, ish inspektor i Arsimit ne Komitetin Ekzekutiv të KP Rrethit Gjirokastër, i ka mbledhur këto te dhëna  së bashku me Vaso Konomin, ish Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Gjirokastër. Ata u kujdesën për historikun e Lunxhërisë dhe në vitin 1972 Koço Mosko Stegopuli ishte pjesmarrës në një komision që ishte ngritur për hartimin e historikut të rrethit Gjirokastër. Këto të dhëna i ka marrë nga Aleksandra Pano (Telo) kushërirë e vëllezërve Sotiri, e cila në Stamboll ka banuar në shtëpinë nga ku u rrëzua nga kati i tretë Pandeli Sotiri. Aty në vitin 1922, ajo ka lindur edhe djalin e saj, aktorin e Teatrit Popullor, “Artistin e Merituar” Andon Pano.  

 

Shkolla e “Gallatës” në Stamboll, ishte një shkollë e mesme nga më të mirat e kohës, madje dhe në Europë. Aty mësimet bëheshin në gjuhën frënge, sepse ish kolegj francez i themeluar që në vitin 1481. Me mbarimin e kësaj shkolle, rreth viteve 1860, vëllezërit Sotiri, sigurisht përsëri me kujdesin e xhaxhait të tyre, Thimjo Sotiri, ndoqën shkollat e larta në Vjenë, Austri. Pandeliu studjoi për mjekësi, në “Medical University of Vienna”, ndërsa Koçoja studjoi për drejtësi. Me mbarimin e shkollës së lartë, Pandeliu, rreth vitit 1864, u rreshtua në ushtrinë Austro-Hungareze me gradën major. [15] Në ushtrinë Austro-Hungareze duhet të ketë qëndruar afro 10 vjet. Ndërsa për Koçon gjatë kësaj periudhe nuk ka të dhëna për punët e tij. Ndoshta ishte në Stamboll. Në fillim të viteve 1870, Pandeliu kthehet në Stamboll, për ironi të fatit, atëherë kur nuk qe ndërtuar ende, ose ishte në ndërtim e sipër shkolla e mesme greke e Qestoratit. Në Stamboll vëllezërit Sotiri filluan të merren me një veprimtari të dendur patriotike-atdhetare, së toku me rilindasit e tjerë. Përfundimisht bie poshtë versioni se Pandeliu ka qenë në shkollën greke në Qestorat.

 

Duhet të përgënjeshtrojmë edhe një shpifje tjetër. Në shumë shkrime thuhet se Koto Hoxhi në Stamboll i lidhi ose i njohu vëllezëerit Sotiri me vëllezërit Frashëri. Vëllezërit Sotiri ishin stambollinj të hershëm. Ata ishin rritur në një lagje me vëllezërit Frashëri, por i bashkonte edhe qëllimi i përbashkët dhe Shoqatat patriotike shqiptare. Sigurisht që kishin njohje të hershme, nuk ishte nevoja këtu të ndërmjetësonte Koto Hoxhi. Nuk kemi ndonjë të dhënë se ku banonte në atë kohë patrioti Koto Hoxhi dhe a njihej ai me vëllezërit Sotiri apo Naim Frashërin.  Mendoj se ky fakt është një hamendje ose shpifje për të ngritur lart vlerat e Koto Hoxhit. Kështu i bëjmë dëm historisë dhe të vërtetave duke i bërë të pabesueshme ngjarjet dhe zhvillimet patriotike.

 

Fakte e të dhëna të reja kemi zbuluar edhe për aktivitetin patriotik të vëllezërve Sotiri, të cilat do t’i bëjmë te njohura në vazhdim. Përsa kohë nuk i njohim vlerat reale të ajkës së patriotëve tanë, vështirë është të na i thonë apo të na i vlerësojnë të huajt.

Solla disa fakte dhe dokumente që hedhin poshtë shpifjet dhe gënjeshtrat për vëllëzërit Sotiri, këta korifej dhe të parët patriotë që u angazhuan për shkollat shqip dhe çeljen e tyre, duke sakrifikuar jetën dhe të ardhmen e tyre. Akoma më keq kur këto të pavërteta, shpifje apo gënjeshtra, quani si t’i doni, bëhen pjesë e fjalorëve enciklopedikë, librave të historisë, internetit, gazetave apo emisioneve televizive, gënjeshtrat kështu fitojnë qytetrinë dhe është vështirë t’i shkulësh. Duhet të harxhosh tërë jetën tënde për të vënë në vend padrejtësinë dhe korregjuar historinë.

Koço Mosko
Boston, Gusht 2023 



[1] Faik Konica -  Gazeta “Albania” nr. 8; suplimenti fërgjisht.

[2] Musa Kraja – “Bij të Lunxhërisë për Arsimin Shqip” f. 7 ; Tiranë 2002

[3] Dhimitër Beduli – “Shenime për fshatin Selckë”

[4] Prof. dr. Musa Kraja – Gazeta “Shkolla rurale”; Tetor 1999

[5] http://kallarati.com/arsimi/historiku-i-shkolles-ne-kallarat

[6] Enver Strati – “Historiku i Kallaratit” 

[7] Enver Strati – “Historiku i fshatit Kallarat. 

[8] Dr. Jorgo Thanati, etj. – “Selcka e Lunxhërisë …” f. 189 Tiranë 2011.

[9] Dr. Jorgo Thanati, etj. – “Selcka e Lunxhërisë …” Tiranë 2011

[10] Dhimitër Beduli – “Shënime për fshatin Selckë” Tiranë 1986. 

[11] Akademia e Shkencave e RPSSH- Fjalor Enciklopedik Shqiptar –Tiranë 1985 faqe 975

[12] Leko Mako – “Ju o djem do më kujtoni “, Tiranë - 2007.  faqe 97. 

[13] Musa Kraja – ““Bij të Lunxhërisë për Arsimin Shqip” f. 110 ; Tiranë 2002

[14] Koço Mosko Stegopuli – Kujtime, shkruar dhjetor 1988

[15] Musa Kraja – ““Bij të Lunxhërisë për Arsimin Shqip”,  Tiranë 2002 



Fshati Selckë, Gjirokaster sot