"Kushdo
që gëzon, mendon se gjëja më e rëndësishme tek pema është fruti, por në të
vërtetë gjëja më e rëndësishme për ‘të, është fara. Këtu qëndron dallimi në mes
të atyre që krijojnë dhe atyre që gëzojnë"
- Friedrich Nitzsche
Pemët, kafshët
dhe bimët e tjera të domestikuara në Lindjen e Afërme u përhapën me shpejtësi
në siujdhesën fqinje të Ballkanit, sepse gjetën kushte më të mira
klimterriko-tokësore për kultivimin dhe mbarështrimin e tyre. Duke siguruar një
ushqim më të mirë për shkak të zhvillimit të bujqësisë, shoqëria njerëzore në
këtë rajon mori një zhvillim të pa parë. U krijuan Perandori me një ushtri të
fuqishme si dhe u zhvillua shkrimi dhe shpikjet me metale të cilat kësaj
popullate i krijuan një supermaci në rajon. Në këto zhvillime u përfshinë dhe
para-ardhësit e shqiptarëve. Një nga degët e bujqësisë që u zhvillua në atë
periudhë ka qenë dhe kultivimi i pemëve.
Për vet
rëndësinë e veçantë jetike që kishin pemët në jetën e përditëshme për banorët e
lashtë në Siujdhesën e Ballkanit, ato u bënë subjekt i legjendave, miteve,
folklorit, fesë ose simbole të urtësisë, drejtësisë, prosperitetit, paqes, besës dhe besueshmërisë, trimërisë, etj. Le të sjellim një shembull nga lashtësia e largët deri në ditët tona.
Lisi, ose
dushku siç quhet në disa treva shqiptare, ka qenë një pemë shumë e përhapur që
formonte formacione të mëdhej pyjorë, ashtu si dhe sot. Për banorët Prehistorikë
kjo pemë në jetën e përditëshme të tyre përbënte gjithçka, ishte vetë jeta e
tyre.
Sipas J. Diamond(2002)[2] lëndet e lisit në Prehistori kanë qenë një nga ushqimet më të lashta bimore e të rëndësishme për njerëzit në shumë pjesë të Euro-Azisë dhe Amerikën e Veriut. Ndërsa Virgjili ka shkruar se Iliro-Epiriotët kishin domestikuar dhe e kultivonin lisin, kishin veçuar një lloj, lëndet e të cilit përmbanin më pak taninë dhe i bluanin për t’a përzier me drithin. Një lloj lisi të tillë e kam hasur në rrethin e Gjirokastrës për të cilin mendoj se paraqet interes edhe sot për mbareshtrimin e blektorisë.
Sipas J. Diamond(2002)[2] lëndet e lisit në Prehistori kanë qenë një nga ushqimet më të lashta bimore e të rëndësishme për njerëzit në shumë pjesë të Euro-Azisë dhe Amerikën e Veriut. Ndërsa Virgjili ka shkruar se Iliro-Epiriotët kishin domestikuar dhe e kultivonin lisin, kishin veçuar një lloj, lëndet e të cilit përmbanin më pak taninë dhe i bluanin për t’a përzier me drithin. Një lloj lisi të tillë e kam hasur në rrethin e Gjirokastrës për të cilin mendoj se paraqet interes edhe sot për mbareshtrimin e blektorisë.
Sipas
Strabonit me lisin njerëzit e lashtë bënin zjarrin që ishte shumë i rëndëshim
për ta, ishte ushqimi i tyre dhe i bagëtive që mbarështronin si dhe ushqimi i
kafshëve të egëra që gjuanin. Zgavrat e lisave të mëdhej përbënin shpesh dhe
banesat e tyre. Me drurin e lisit ata ndërtonin banesat, bënin vegla e punës
dhe mjetet e tjera të jetesës e deri tek arkivoli[3].
Për njerëzit e asaj periudhe lisi ishte bërë një pemë e jetesës së tyre,
prandaj u bë simbol i Dodonës Pellasge në kulturën botërore të lashtësisë.
Pirrua i Epirit Në kasketën e Tij janë gdhëndur gjethe lisi. |
“Në fillim, kur faltorja e Dodonës, kryente vetëm
funksionin e orakullit[4],
selia e saj ishte shumë e thjeshtë, pa konstruksion monumental. Faltorja
ndodhej në trungun e një lisi të shenjtë………….Kjo praktikë eshtë përdorur gjat
shekujve të VI-II para Erës së Re”.[5]
Më pas Aleksandri
i Madh, Pirro i Epirit, Mbreti Gent dhe Skënderbeu e kanë përdorur gjethen apo lënden e
lisit si element në emblemat ose veshjen e tyre. Në kasketën mbrojtese të
Pirros së Epirit dhe Mbretit Gent ishin gdhëndur gjethe lisi, Skënderbeu kopsat e jalekut te tij
i kishte në formën e një lënde të lisit. Ndërsa poeti i madh i Rilindjes Naim Frashëri, i drejtohet
tokës mëmë me vargjet: O malet e
Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë,… etj,.. Askush nuk i prekte lisat e
mbjellë, kjo traditë ka ardhur deri në ditët tona, ata shërbenin si hije çlodhëse, pemë zbukurimi, kuvende
burrash apo ushqim ose vatha e mërzime për bagëtinë, etj.
Gjethia e lisit është
përdorur si simbolikë edhe në heraldikat e princërve të arbërve dhe shqiptarëve. Publicisti dhe
studjuesi Ndue Dedaj kumton se flamuri i familjes “Qafa” në Mirditë me fushën e
bardhë kishte si simbolikë një degë lisi. Gjithashtu ai thotë se një degë lisi
është përdorur kudo në zonën e Kanunit nga shtegëtarët si shenjë mbrojtje nga
ndonjë sulm i mundshëm. Një degë lisi rreth qafës të udhëtarit do të thoshte se
“jam në besën tënde”[1]. Çdo pemë në etnokulturën, historinë, traditat,
zakonet, fenë, artin e shqiptareve zen një vend të veçantë.
Siujdhesa e Ballkanit qëndron
si një urë lidhese midis Azisë dhe Evropës. Në këtë hapësirë gjeografike në
lashtësi dhe gjat Antikitetit kanë kaluar pothuajse të gjitha bimët e
domestikuara në Lindjen e Afërme. Kjo siujdhesë u bë një stacjon përshtatje e
përmirësimi për mbarështrimin e tyre në Evropë. Para-ardhësit e shqiptarëve si
banorë të hershëm që nga Prehistoria, të shpërndarë në Ballkan në një hapsirë
të gjërë bujqësore e gjeografike, nuk mundet që ta mohojë askush se kanë qenë
faktor i rëndësishëm në përhapjen, evolimin dhe përmirësimin e bimëve bujqësore
të domestikuara.
Një lis qindra vjeçar pranë Kishës së Shën Thanasit në fshatin Erind, Gjirokastër. Për banorët e të dy besimeve fetare edhe sot ky lis është i shenjtë. |
Zbulimet më
të fundit arkeologjike në fshatin Vashtëmi të Korçës tregojnë se aty ka qenë një nga fshatrat pionierë
prehistorikë(6500 vjet para e.r.) për
Kontinentin Evropian me bimë dhe kafshë të domestikuara të ardhura nga Lindja e
Afërme[6].
Njëkohësisht shumë specie të bimëve të egra që gjenden sot në Trojet Shqiptare,
sipas studimeve, kanë afërsi gjenetike me disa bimë të kultivuara.
Zbulimet arkeologjike në Butrint, Durrës, Lin të Pogradecit, Amantia, Antigone, Apolloni, etj. tregojnë se në këto treva, duke filluar që nga shekulli IV para e.r, kultivoheshin lloje të zgjedhura rrushi, fiku, shege, ullinjësh, etj. Sipas arkeologut Neritan Ceka, “Gërmimet në katedralen e Bylisit, në bazilikën e Tiranës dhe në një vilë të shek.III-IV në afërsi të Buthrotum kanë zbuluar instalime të mirëfillta për një prodhim të konsiderueshëm vere”[7]. Llojet e amforave të gjetura nga zbulimet nënujore tregojnë se nga brigjet e Ilirisë gjat shekujve të I-II, eksportohej me shumicë vaj, verë dhe mjaltë.
Zbulimet arkeologjike në Butrint, Durrës, Lin të Pogradecit, Amantia, Antigone, Apolloni, etj. tregojnë se në këto treva, duke filluar që nga shekulli IV para e.r, kultivoheshin lloje të zgjedhura rrushi, fiku, shege, ullinjësh, etj. Sipas arkeologut Neritan Ceka, “Gërmimet në katedralen e Bylisit, në bazilikën e Tiranës dhe në një vilë të shek.III-IV në afërsi të Buthrotum kanë zbuluar instalime të mirëfillta për një prodhim të konsiderueshëm vere”[7]. Llojet e amforave të gjetura nga zbulimet nënujore tregojnë se nga brigjet e Ilirisë gjat shekujve të I-II, eksportohej me shumicë vaj, verë dhe mjaltë.
Mozaiku Elbasanit i takon shekullit të V Paleokristiane. Dallohet një hardhi e mbjellë dhe anash e zbukuruar me gjethe lisi. |
Tokat e Ilirisë janë përshkruar nga historianët, kronikanët,
udhëtarët dhe natyralistat e lashtë si toka të begata dhe Ilirët si kultivues
të mirë të llojeve me vlera të veçanta të pemëve frutore, vreshtave e bimët e
tjera bujqësore. Shkrimi më i vjetër për
bujqësinë në Iliri vjen nga Homeri. Ai flet për pjellorinë e tokës së Paionisë
e Thesprotëve. Filozofë dhe historjanë të shquar të Greqisë së Lashtë si
Hesiodi, Heredoti, Aristoteli, Straboni e shumë të tjerë kanë përshkruar tokat
e begata dhe pemët e verërat me vlera të veçanta të fiseve Ilire. Për vlerat e
bujqesisë Ilire kanë folur dhe romakët, si Virgjili, Plini e shumë studjues ose
udhëtarë të huaj.
Një skulpturë e zbuluar në Durrës. I takon Periudhës Antike |
Bashkëjetesa paqësore ose simbjoza në shekuj e shqiptarëve me bimët janë në raporte të tilla që nuk besoj se hasen në popujt e tjerë. Toponimet patronimet dhe antroponimet e shumta që vijnë nga lashtësia e deri në ditët e sotme, tregojnë se sa imtime kanë qenë këto lidhje. Mbiemra familjesh që përfaqësojnë bimë ose rrjedhin prej tyre janë të shumta e pothuajse përfshijnë të gjitha bimët drunore si: Mani, Fiku, Thana, Thano, Thanasi, Thanati, Gorica, Dardha, Molla, Kumbulla, Shkoza, Frashëri, Dushku, Trandafili, Rrapi, Shtogu, etj., të cilat gjenden jo vetëm në trevat shqiptare por, dhe në arbereshet e Italise e arvanitasit e Greqisë. Po kështu dhe emëra njerëzish si: Shega, Mimoza, Thanas, Tana, Ana, Tano, Tanush, Thino, Vjollca, Dafina, Trendelina, Çerçem, Lisimak, Lis, Lisandër, Manushaqe, Bajame, Selvi, etj.
Toponimet me emëra bimësh në Shqipëri janë gjithashtu të shumta, bimët më të përhapura në Trojet Shqiptare janë të pasqyrura në emëra vendesh si dhe ato të fshatrave dhe qyteteve të vendit tone si: Fier, Fierzë, Lissus, Fushë Arrëz, Pishkash, Koman, etj. Emra bimësh kanë marrë teritore te gjëra shqiptare si Dardania(nga dardha), Toskëria( ka studime ku thuhet se rrjedh nga fjala dushk), Komuna Frashër, Çajup, Qaf Thanë, etj. Sipas Prof. L. Xhuvelit nga 3000 fshatra qe ka Shqiperia 247 fshatra e kanë marrë emrin nga bimët, ose 8,5% e tyre, nga të cilat 171 fshatra mbajnë emërat e bimëve drunore të kultivuar ose pyjorë.(3) Bimët që pasqyrohen me tepër në toponimet janë ato drufrutore si: arra, dardha, mani, thana, molla, hardhia, gështenja, shega, ulliri, vidhi, dushku, etj.
Etimologjia
e emrave të disa pemëve frutore dëshmon se kanë një prejardhje shumë të herët,
sipas Prof. Eqerem Çabeit ato shkojnë deri në periudhën e Egjyptit të Lashtë
dhe nuk njgjasojnë me emrat që kanë në vendet e Lindjes apo në Perëndim. Të
tilla janë: fiku, ulliri, ftoi, shega, rrushi, dardha, arra, etj. Në disa
rraste emërat shqip të tyre i kanë marrë edhe gjuhët e tjera.
Ne gjuhën shqip nuk kemi shumë shkrime për bujqësinë ashtu si dhe për aktivitetet e tjera të Iliro-Shqiptareve, pasi Trojet Shqiptare u shkrumbuan nga pushtuesit sllavë e romakë dhe për një periudhë shumë të gjatë, 500 vjet, ishin të okupuara nga turqit të cilët e kishin të ndaluar të shkruhesh shqip. Arkivat Osmane në Stamboll japin disa të dhëna të pjesëshme për prodhimet bujqësore shqiptare nëpërmjet taksave që kishin vendosur. Një udhëtar turk, Evlia Çelebi, në vitet 1660 i ka përshkuar tokat shqiptarëve si vend i gjelbëruar me pemë, ullishta e vreshta nga më të mirat. Pjetër Budi gjithashtu në vitin 1621 i ka përshkruar tokat e begata të shqiptarëve “Parajsë tokësore”. Frang Bardhi(1606-1643) në një fjalor të tij ka përfshirë dhe disa fjalë bujqësore. Ndre Mjeda, në vitin 1903 hartoi një fjalor për bimët ku disa emëra të tyre i përktheu në latinisht, greqisht dhe italisht. Gjithashtu Mjeda u mor me kultivimin e pemëve, luleve e bimë të tjera bujqësore. Në krijimet e letrarëve e dijetarëve të Rilindjes Kombëtare një vend të veçantë zenë dhe ato me subjekt nga bujqësia mbi të cilët shquhet poeti i madh Naim Frashëri.
Ne gjuhën shqip nuk kemi shumë shkrime për bujqësinë ashtu si dhe për aktivitetet e tjera të Iliro-Shqiptareve, pasi Trojet Shqiptare u shkrumbuan nga pushtuesit sllavë e romakë dhe për një periudhë shumë të gjatë, 500 vjet, ishin të okupuara nga turqit të cilët e kishin të ndaluar të shkruhesh shqip. Arkivat Osmane në Stamboll japin disa të dhëna të pjesëshme për prodhimet bujqësore shqiptare nëpërmjet taksave që kishin vendosur. Një udhëtar turk, Evlia Çelebi, në vitet 1660 i ka përshkuar tokat shqiptarëve si vend i gjelbëruar me pemë, ullishta e vreshta nga më të mirat. Pjetër Budi gjithashtu në vitin 1621 i ka përshkruar tokat e begata të shqiptarëve “Parajsë tokësore”. Frang Bardhi(1606-1643) në një fjalor të tij ka përfshirë dhe disa fjalë bujqësore. Ndre Mjeda, në vitin 1903 hartoi një fjalor për bimët ku disa emëra të tyre i përktheu në latinisht, greqisht dhe italisht. Gjithashtu Mjeda u mor me kultivimin e pemëve, luleve e bimë të tjera bujqësore. Në krijimet e letrarëve e dijetarëve të Rilindjes Kombëtare një vend të veçantë zenë dhe ato me subjekt nga bujqësia mbi të cilët shquhet poeti i madh Naim Frashëri.
Në
literaturën botërore bujqësore shqiptarët nuk përmënden për meritën që kanë në
punët me bimët por, në
artin, folklorin, dogmat fetare, zakonet, ritet e mitet, vihet në dukje se sa e
ngushtë dhe paqësore ka qenë simbioza e shqiptarëve me bimët në lashtësi. Ato u
bënë simbole të udhëheqësve shpirtërorë. Aleksandri Madh betohej për pemët.
Skenderbeu e ktheu në traditë mbjelljen e dy rrënjëve ulli nga çiftet e rinj që
lidhnin jetën bashkë. Tek novela e shkrimtarit Ismail Kadare, “Emblema e
Dikurshme” nga një personazh thuhet: "se drurët fiksojnë ngjarje, ndodhi e mbajnë
mend më mirë se njerëzit". Drurët rrojnë gjat dhe mbartin një pjesë të
historisë, historitë që ato mbartin pasqyrohen qartazi në etnokulturën e popujve.
Ashtu si në gjithë popujt e
tjerë, që nga lashtësite e deri në kohën tonë, letrarët e artistët shqiptarë
si, shkrimtarë, poetë si dhe ata të arteve pamore: piktorë, skulptorë,
artpunuesit e mozaikëve, të gdhendjeve në dru, në metale, të endjeve të pëlhurave
e të qendisjes së kostumeve popullore,
etj., motivet me bimë zenë nje vend
kryesor në aktivitetin e tyre dhe përbëjnë një tregues më se bindës për lidhjet
e ngushta të shqiptarëve me bimët e në veçanti pemët.
Një tavan i punuar me dru ku janë gdhëndur lule dhe gjethe pemësh, Përmet |
Pikturë- Kol Idromeno(1860-1939) - "Oborri Shkodran" |
Pemët janë përfshirë gjerësisht në këngët e popullit gjat gjithe kohërave. Shega, bajamia, kumbulla, dardha, lofata zakonisht përmenden si metaforë për të bukurën, për bukurinë femërore. Lisi, thana, rrapi, si metaforë për të fortin, trimin.. Fiku i kudondodhur si dëshmitar në ngjarje e histori. Trandafili i përmendur për hijeshi e fisnikëri, etj. Pemët janë gjithashtu subjekte të shumë përallave, anektodave, fjaleve të urta, proverbave e gjithçka që ka të bëjë me folkun.
Në shekullin e kaluar me Shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, populli shqiptar u përfshi në katër luftra shkatërimtare, dy ballkanike dhe dy botërore, si dhe një periudhë trazicjonit jo të butë në vitet 90-të, këto e rënuan plotëshit ekonominë dhe bujqësinë shqiptare. Gjat periudhës Monarkisë dhe më pas atë të Diktaturës Komuniste, në Shqipëri janë bërë përpjekje për rimëkëmbjen e bujqësisë. Harritjet bujqësore në këtë periudhe janë si rezultat i genit bujqësor të shqiptarëve, puna pasionante e bujqëve dhe specjalistave të shquar si dhe zhvillimet e shkencës e teknologjisë botërore gjat këtij shekulli.
Në këto dy
dhjetëvjeçarë të trazicjonit të vështirë ku të gjitha qeveritë që kanë
qeverisur shqiptarët, shumë pak i kanë kushtuar vëmendje bujqësisë, por nga ana
tjetër bujqësia ka patur gjithmon rritje dhe ka influencuar dukshëm në stabilitetin
ekonomik të Shqipërisë edhe pse gjysma ose dhe më shumë e fshatrave, për një
arsye ose tjetër janë braktisur e kanë mbetur vetëm disa pleq. Shtetarët duhet
t’i kthejnë sytë nga fshati dhe bujqësia duke u bazuar në traditën, të investojnë për
infrastrukturën, mbrojtien e pronës, rend e qetësi, rrugët, shkollat, ujitjen, programe zhvillimore, etj., sepse Shqiperia nuk mund të
bëhet pa një zhvillim e begati në çdo
cep të saj.
Populli
shqiptar ka kaluar perudha të vështira luftrash e pushtimesh të huaja, duke
përfshirë dhe diktaturën e egër komuniste, të cilat penguan, tronditën e dëmtuan
traditat dhe qytetërimin e lashte të tij. Futja e Shqipërisë në rrugën e një
demokracie të vërtetë do të bëjë që geni shqiptar të shpërthejë edhe në drejtim
të rritjes së bimëve, si një nga simbiozat më të frytëshme e paqësore në botë të
njerëzimit me natyrën dhe bimët.
Një ulli me moshë mbi 2500 vjeçar në Ulqin. |
Përgatiti:
K. Mosko
[2] J. Diamond -
“Evolution, consequences and future of plant and animal domestication” Nature /vol 418 /8 august
2002 .
[3] I. Gjoni –
“Mardhënie të miteve dhe kulteve të bregdetit të Jonit me areale të tjera
mitike” - Tiranë, 2012
[6] “Science
Daily” 16 .4. 2012 – “One of Earliest Farming Sites in Europe Discovered”
No comments:
Post a Comment