Sunday, 20 March 2022

PISHA E MADHE, SIMBOL I QENDRESЁS SЁ NATYRЁS


nga dr.  Selman MËZIU
Firence, Itali

Era mbushur me  jone ujë deti, përkdhel degët e pishave me hala të gjelbërta dhe sythet e fryra si vazhdimësi jete. Nga thellësitë e kohërave biskon legjenda se pylli pishnajor i  Divjakës është mbjellur në kohën e mbretëreshës ilire Teuta (230-228 pa. kr. S.M.) Ato vegjetojn të fuqishme për nga trupi e biomasa vegjetative e kurorës. Kur i vështron duken si dive të natyrës me rrënjët ngulura thellë në rërë e lymëra prurje lumenjsh.  Ndoshta emri divjak ka rrjedhur nga divet përherë gjelbërta peizazh formuese mrekulluese.


Nxënës e student pylltar të ardhshëm, teknik e inxhinier pyjesh, krahas mrekullisë që kanë gjetur, janë pjalmuar edhe me dashurinë për botën e gjelbërt. Ashtu si jeta në përgjithësi e çdo qënie
  biologjike, ndërtuar nga një sistem i shumtë qelizor, me funksione të ndryshme, ka një fund.  Forca e erës, rezultat i shkapetjes të presionit të ulët e të lart, rrëzoi përdhe Pishën e Madhe. Ishte gjigande. Gjithashtu Monument Natyre,  me ‘’katër trupa në një rrënjë, tufani i madh ja hoqi njërin, para tre vitësh dhe ja ku iku...,, Ajo nuk thith gaz  karbonik për të formuar trupin degët dhe halat përherë gjelbërta, nuk lëshon oksigjen, as avullon, ka shkëputur lidhjet me tokën, si Anteu i lashtë, por edhe me ajrin, dritën, si mikesh pritëse e rrezeve diellore. Vdiç një kombinat i gjelbërt, sigurisht i vogël qindra vjeçar më 11.03.2022. Natyra që e ushqeu e mori në gjirin e saj. Dekompozimi i saj, ushqim për vazhdimësinë biologjike të gjallesave të tjera.  Ligji i vazhdimësisa së jetës e materialzoi edhe ajo. 

    Pylltarët me shpirt pigment gjelbërt ngushëllojn këtë krijes madhështore, nënën e mijëra pishave. Ato e donin shumë e kërkojn përjetësimin e saj. Sigurisht e barazojn me  heronjt në luftëra e punë. Si faraonët që ballsamoseshin, ku trupin e tyre e gjejmë në zemrat e piramidave pas mijëra vjetësh. Kjo është dashuria joshëse, e natyrshme, për punën, gjallesat që duhet t’i mbrosh e përjetësosh, pse jo edhe në art. Dhe ja:’’Adriatik Misir Rrasa do e përjetësoj në art.,,  Sa kuptim plotë t’i nënshtrohesh penelit të piktorit. Edhe e varur në mur ngjyrimet e madhështia e saj do të frymëzonin brezat. Historia e saj do të vazhdonte udhëtimin në kohë e hapsirë.


    Sa prekëse, sa dhimbje ka shkaktuar ‘’vdekja,, e saj, kur shkruhen fjalët: ‘’Do ruajtur edhe të mos t’i presin degët.,, Mirë por, kjo mënyrë kushton shumë. Kërkon para e specialist me kulturë të veçantë.  Atëhere!  ‘’Të pritet një pjesë e të vendoset diku në muzeun pranë parkut.,, Edhe një pjesë e  trupit të saj mund të shërbej si turbinë e historisë të jetës së saj në shekuj. Sa mbresëlënse, çfarë shkëlqimi sjell një shembull i tillë i ngjajshëm: ‘’…në vitet ’60 të shekullit të kaluar në pyjet e Bizës është prerë një dru i madh bredhi (Abies Alba  Mill) me moshë pesëqind vjeçare…Një rondele e trungut të këtij bredhi u ekspozua për qëllime didaktike  në Fakultetin e Pyjeve Tiranë.,, (B. Xheku, Pyll shq. ndërmjet të dje. e të ardh. f. 78.  Tiranë 2021)  Duhet të jetë aty po qe se bastisja huliganiste  e vitit 1997 nuk e ka zhdukur.

    Udhëtoj në pyllin e ri imshtaj të mendimeve dhe zgjodha:’’…një Kastel (kala shumë e vogël  S.M) i Vogël, brenda të vendoset një vidio monitor me pamjet e saj filmike ndër vite. Krijo një fondacion.,, Një dëshir pylltarësh, për të ruajtur trashgiminë natyrore si shërbesa për thesarin kulturor, por edhe për edukim breznish.

Buisën një tjetër ide me shuma vlera përkujtimore, por edhe shërbyese e parkut, kur Pisha e Madhe ka vdekur biologjikisht. Por që ende i shërben njeriut si trup i ngurt. Drurët e shkurret në shërbim të njeriut si funksione biologjike, pra i gjallë por edhe kur ka pushuar së vepruari  veprimtaria fiziologjike e qelizave pra si trup i ngurt.  Ja lexojm: ‘’Bëj 2 ose3 varka për turistat vajtje-ardhje te pelikanët në Karavasta.,, Kuptohet vetë vetiu madhësia e trupit të saj.

Shqetësimi për t’a mbajtur gjallë Pishën e Madhe ka sjellur natyrshëm një mendim të trashgimisë biologjike të kësaj pishe.  Lexojm: ‘’Duhet të mbillet një pishë sa më e madhe, në të njëjtin vend dhe me të njëjtin emër dhe lloji, sa më shpejt.,,

    Lind pyetja, po pse kjo përkujdesje, vëmendje, për të ruajtur atë qënje biologjike të vdekur? Janë shpirti përkushtues dhe pasioni i pylltarëve, i dashuruesve e njohësve të ekosistemit të pyllit. Dhe ja: ‘’…humbi një nga monumentet e natyrës.,, ‘’Humbi një pjesë e historisë së pyllit të Divjakës dhe e kujtimeve tona.,, Parku humbi një nga monumentet e natyrës dhe vizitorët një prej monumenteve më të vizitueshme.,,.

    Shikoi me kujdes cungun gjigand të mbetur të shamtuar, me pamje torturuese me masakrimin që i bëri  era e të premtes sterrë të zezë. Jetëgjatësia e saj është për tu admiruar sepse ‘’ Atë që hoqi ajo në vitet e mbrapështe të viteve 1997  dhe 1998. Ka rrojtur dhe shumë. Falur dhe kujdesit të sherbimit pyjor.,, Përsëri kthehem mbrapsh në nëntorin e vitit 2012 kur huliganët druvar masakruan, zhdukën pa lënë gjurmë arrnenin në livadhin e Qeshkës pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Monument natyre, me pamjen e një divi të gjelbërt,me bukuri që të mrekullonte. Njerëzit e pa mëshirshëm, trupin gjigantesk e sharruan torturueshëm, e transportuan, e vodhën  e nuk dime ku u coptua në dërrasa.  Historia e tij mbeti e fshahur. Askush nuk u interesua të zbuloi fajtorët. As të ruaj kujtimet për ate kollos të gjelbart.  Malet përqark vajtojn. Nerëzit përqark kanë filluar të përmenden për katastrofen ekologjike të shkatuar.

  Po kështu ne pylltarët kemi mbetur të cunguar në profesion. Të pa lëvisshëm, të pa fuqishëm për të zbuluar të fshehtat e ekosistemeve pyjore. Familja pyll është zvenitur. Ajo nuk buqet si zgjua bletësh. Ajo është përçarë. Ajo është përbaltur moralisht. Ёshtë cunguar si veprimtari. Cungjet e mbetura të pishës së Madhe në Divjak, buzë adritikut dhe arnenit në malsitë qëndrore të lurës ju ngjajmë sot ne pylltarët dhe vetë ekosistemi natyror pyllnaj. Mjerisht një realitet i trishtueshëm. As vetë ne pylltarët nuk po ngremë kokën të ndryshojm.  Jemi si të dehur, të përgjumur, të trullosur nga politika brutale e politikëbërsve përgjatë 32 vjetëve mbi specialistët e pyjeve dhe vetë atyre si ekosisteme të gjalla dobi prurëse natyrore gjigande përherë domozdoshmëri jetese për  njerëzit.

  Së paku të ruajm kujtimet e ambëla e të hidhura të punës tonë.  Se  e mundshme të mbledhim energjite për një festim dinjitoz të 100 vjetorit të shërbimit  pyjor shqiptar. Të ruajm kujtimin e pishave të zhdukura e pylltarëve që mezi thithin oksigjenin e bimëve të gjelbërta në këto kohëra të turbullta,  ku shpresa ka humbur e paraja është ngritur në bilik.

'Cungu pas prerjes i Arnenit Munument Natyre ne Parkun Kombëtar Lurë (Foto  A Diku)


  21. 03. 2022                                                     Dr. Selman Meziu

 

 

 

 

Friday, 18 March 2022

ME AKADEMIKUN FARUDIN HOXHA

  - Kujtime - 

 nga : Prof. Dr.  Llukan  TASE

Agronom në Pension

TIRANË


Llukan TASE

Miku im Farudini ishte bashkëmoshatari dhe shoku im i fëmijerisë. Ishim në një mëhallë. Banonim në Rr. HOXHA TAHSIMI. Shkonim në shkollë bashkë, losnim bashkë dhe jetonim në varfërinë e kohës së pasluftës. Ai kishte ardhur nga Gjirokastra, ndërsa unë nga Leskoviku me zakone pothuaj të përbashkëta. E pëlqenim kohën tonë, megjithëse fëmijëri e vështirë, me privacione. Më i vështiresuar ishte Farudini, ku peshën e familjes e mbante Aneja, nëna e tij, meqënese burri i kishte ndërruar jetë para kohe dhe e kishte veshur me të zeza qysh në moshë të re. Farudini shkonte më mirë me mësime, sepse ishte më i rregullt e më sistematik në jetë.

 

Mbasi mbaruam shkollën e mesme jeta na ndau. Farudinit i doli bursa për studime në Hungari, ndërsa mua në Bullgari. Ngjarjet që ndodhën atëhere në Hungari e detyruan shtetin shqiptar që disa prej studentëve të vazhdonin studimet në Bullgari. Ndër ta erdhi në Sofje edhe Faudini. Ishin vitet -58 dhe jeta na bashkoi përsëri. Në Sofje Farudini ishte nga studentat e inxhinjerisë, shumë serioz në mësime në dallim nga disa që ishin më aktivë në jetën shoqërore. Studjoi me vullnet gjatë gjithë kohës( megjithese në fillim ju desh të mësonte edhe gjuhën bullgare). Farudini gjatë kohës së lirë bashkohej me futbollistat e studentave shqiptarë të Sofjes, sidomos kur luanim me bullgarët dhe grupet e studentëve të huaj ,që ishin në kryeqytetin bullgar. 

 

Farudini ishte djalë i dashur dhe shumë i respektuar nga kolektivi i studentave shqiptarë, që në atë vit ishim një grup i madh në fakultete të ndryshme. Më shumë studjonin për agronomi dhe mjekësi e ekonomi, por grupi i inxhinjerisë ishte i madh dhe me djem shumë të mirë, që e donin dhe e respektonin shumë mikun tim, Farudin Hoxhën. 

 

Kur u kthyem në Shqipëri në vitin 1961 për shkak të profesioneve të ndryshme(unë agronom dhe ai inxhinjer), rrugët tona u ndanë në detyra e vende të ndryshme. Por, ne e ruajtëm miqësinë edhe kur ai arriti në elitën e shkencës, si drejtues i Akademisë edhe më vonë, kur doli në pension. Së bashku me shokët vinte në organizimet që bënte Shoqata "Miqtë e Bullgarisë" dhe festonim e kujtonim Bullgarinë që na dha profesionin dhe dashurinë për këtë popull mik. Edhe kur doli në pension, shpesh pinim kafe bashkë dhe kujtonim me nostalgji vitet e rinisë tonë. Ai u nda nga jeta pak vite më parë, duke lënë trashëgim jetën e tij të pastër e të sukseseshme.

 

Nga e majta ne te djathtë: Ing. Mehmet Molloholli, Ing. Farudin Hoxha, Dr. Ago Shametaj, Agr. Llukan Tase. Foto e vêtit 200 dalë në Sofie, Bullgari

Farudin Hoxha, miku im i vegjelisë do të mbetet i pa harruar jo vetëm nga unë por nga gjithë shqiptarët, që së bashku me inxhinjerët e tjerë i dhanë Shqipërisë dhuratën më të bukur, veprat e hidrocentraleve mbi lumin Drin, që edhe sot ndriçojnë vendin tonë si një fitore e dritës mbi errësirën.

 

I kujtova këto mbresa të varfëra për një mik të madh sepse keto ditë, me 20 Janar ai kishte ditelindjen.

Profesor Dr. Llukan Tase

Tiranë 16 janar 2022 

 

BIOGRAFI E AKADEMIKUT FARUDIN HOXHA. 


 

Specialist i shquar i energjitikës, drejtuesi Institucioneve shtetërore kombetare. Akademik Farudin Hoxha u lind në Gjirokastër, më 20 janar 1936.

 

Shkollen e mesme e kreu në Politeknikumin"7 Nentori" në Tiranë me 1954, kurse studimet e larta në Budapest e në Sofje, në fakultetin e Inxhinjerisë, Dega Hidroteknike, specialiteti Ndërtime Hidroenergjitike më 1961. Dhjetë vjet më pas është specializuar në Francë për mekanikën e dherave dhe ndërtimin digave të larta me materjale vendi ose rrethanore.

 

Veprimtarija e tij e gjerë profesionale, shkencore, projektuese e drejtuese lidhet me një sërë detyrash në rradhë të parë në fushën e energjitikës me studimin, projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e veprave energjitike në Shqipëri, me drejtimin e disa dikastereve qëndrore e institucioneve akademike, me drejtimin ose pjesemarrjen në një sërë organesh e organizma shtetërore të rëndësishme etj.

 

Prej vitit 1961 ka punuar në Institutin Shtetëror të projektimeve në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve dhe më vonë në Institutin e Studimeve e të Projektimeve të Hidrocentraleve, Nënstacioneve dhe Linjave te Tensionit te Larte. Pavarësisht nga funksionet e tjera që ka pasur, në Institutin e Projektimit ka vijuar rregullisht të kryeje detyra studimore e projektuese deri në vitin 1993.

 

Si anëtar i Grupit Qendror për studimet, projektimet dhe ndërtimet në fushën e energjitikës ka punuar, ndër të tjera, për keto vepra madhore hidroenergjitike: Skema e shfrytezimit hidroenergjitik të lumit Drin: Hidrocentrali i Vaut të Dejës, me fuqi 250.000 KW dhe me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 1 miljard kilovat/ore; Hidrocentrali i Komanit, me fuqi 600.000 KW dhe me prodhim mesatar vjetor 2 miljard kilovat/orë; Hidrocentrali i Fjerzes me fuqi 500.000 KW dhe me prodhim mesatar vjetor 1,70 miljard kilovat/orë; Hidrocentrali i Banjës; Hidrocentrali Bistrica ll; Hidrocentrali i Bogovës. Ka qenë projektues dhe Kryetar i grupit të studimit dhe projektimit të të gjitha digave të hidrocentraleve të mësipërme me lartesi nga 40 m. deri në 167 m. disa prej të cilave, nga Komiteti Boteror i Digave te Medha (ICOLD), janë klasifikuar më të larta në Europë e më gjerë. Po ashtu ka qenë Kryetar i Komitetit Kombetar Shqiptar të Digave të Larta ( 1991-1995 dhe 2002 e në vijim).

 

Ka dhenë ndihmesë të vazhdushme edhe në një serë organizmash të tjera të réndesishme kombëtare: Anëtar i Këshillit të Rregullimit të Teritorrit (1997- 2008), anëtar i Këshillit të Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik (1997-2004); anëtar i Komisjonit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinje ( 1973-1982 ) dhe (2000-2005).

 

Nga nentor i vitit 1982 deri në maj 1988 ka qenë Ministër i Ndërtimit dhe me pas deri më 21 shkurt 1991, kur dha doreheqjen dhe u largua nga Qeveria, ishte minister per Bashkepunimin Ekonomik me Jashtë. Më 1999-2000 ka qenë Drejtor i Përgjithshem i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

 

Veprimtaria drejtuese e Farudin Hoxhes lidhet ngushtë edhe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Mer titullin "Profesor"në vitin 1986 pranohet anëtar korespondent, kurse nga viti 1989 eshte anetar i saj. Më vonë zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë ( 1997-1999) dhe Zëvendës Kryetar i saj (2008). Gjithashtu është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Malit te Zi( nga viti 2006).


Farudin Hoxha ka qenë i zgjedhur edhe në organet e pushtetit vendor si anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës.

 

Per arritje të shquara në punën e studimore e projektuese është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës të shk. l.

 

Aktualisht, vazhdon punën studimore e projektuese në fushën e hidroenergjitikës dhe hidroteknikës, si një ndërspecialistet më në zë, me emër brenda e jashtë vendit, që gjithë jeten ja ka kushtuar energjitikës shqiptare. 

 

Shënim:

Kjo Biografi është marë nga libri: "BULLGARIA DHE STUDENTËT SHQIPTARË" - Botim i vitit 2011 i autorëve Llukan Tase dhe Abdurrahim Myftiu.

Sunday, 13 March 2022

MBЁSHTЁTJA FINANCIARE NЁ BUJQЁSINЁ BIOLOGJIKE.

 - Kёshilla dhe informacione rreth bujqёsisё biologjike  -    


       përgatiti: Prof. Ass. Enver ISUFI 
Instituti Buiqësisë Biollogjike 
DURRËS              


PSE MBËSHTETEN FINANCIARISHT FERMAT BIOLOGJIKE ? 

Nё flalёt “BUJQЁSIA BIOLOGJIKE”, fjala “BUJQЁSI” ёshtё mё afёr interesave tё fermerit, fjala “BIOLOGJIKE” ёshtё mё afёr interesave tё konsumatorit dhe shtetit, i cili ka marё pёrsipёr tё sigurojё njё shёndet normal pёr publikun dhe mjedisin. Kjo ёshtё arsya  bazё e mbёshtetjes financiare tё kёtij sistemi bujqёsie si nga shteti ,ashtu edhe nga projektet e agjensive  tё zhvillimit,tё cilat  janё  me mision  nё Shqipёri, ose projekte tё tjera  nga donatorё(dhurues ) tё ndryshёm.

Duke mbёshtetur bujqёsinё biologjike, shteti jep mesazhin, se e ardhmja e bujqёsisё ёshtё bujqёsia biologjike.Ky system bujqёsie plotёson kёrkesat ekonomike, ekologjike dhe sociale.

Bujqёsia biologjike shpesh ka prodhime pak mё tё ulta se sa prodhimi konvencional (i zakonshmёm)

Kostot e produkteve biologjike janё shpesh mё tё larta, sepse pёrdoren inpute specifike, ka mё pak mekanizim,  pёrfshin edhe koston e çertifikimit.

Paketimi, etiketimi, logo kёrkojnё kujdes shtesё.

Fermerёt biologjike harxhojnё  mё shumё investime pёr marjen e njohurive agronomike dhe mjedisore. etj

Jo gjithmonё fermerёt  e shesin produktin si produkt biologjik, pra nuk ja marin vlerёn e produktit cilёsorё qё ata  prodhojnё.

 

CILAT KUSHTE TEKNIKE  DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ  FERMAT, TË CILAT DËSHIROJNË TË KALOJNË NË FERMA BIOLOGJIKE.?

Fermeri tё ketё  bujqёsinё si burim bazё tё tё ardhurave tё tij.

Fermeri tё shprehё vetё  dёshirёn pёr kalimin e fermёs sё  tij  nё fermё bio.

Ferma mund  tё jetё mozaike, pra me disa bimё, por tё paktёn njё bimё duhet tё zё mbi 05 ha.,sepse kjo sipёrfaqe prodhon produte pёr treg.

Ajo bimё mbi 05 ha qё do tё regjistrohet pёr kalim nё bio, duhet tё jetё larg parcelave tё fermёs , qё janё  mё tё vogla dhe do tё mbeten konvencionale.

Nuk lejohet qё kur ka prodhim paralel (psh dy parcela me domate, hardhi etj), njёra tё jetё bio dhe tjetra konvencionale.Kjo nuk krijon siguri nё marketing, sepse domatet bio dhe ato konvencionale nuk dallohen me sy, dhe kjo krijon   kushte pёr abuzim nё treg.

Fermat tё mos kenё rrezik ndotjeje nga spёrkatjen dhe plehёrimet e parcelave  fqinjё.

Burimi i ujit tё ujitjes tё jetё pa rreziqe ndotjeje.

Tё jetё njё produkt qё pёrfshihet nё skemat mbёshtёse tё  shtetit.

 

CILAT JANЁ KUOTAT E MBЁSHTETJES FINANCIARE PЁR FERMAT BIOLOGJIKE 

Ferma që nё  sezonin e parё tё  prodhimit , do   të marin Çerifikatën me status” Viti parë i kalimit” në fermë bio, mer 100.000 lekë.

Ferma me Çertifikatë ” Viti dytë i kalimit në fermë bio”,mer 150.000 lekë

Ferma me Certifikatë “Viti tretë “rezulton bio e plotë,mer 200.000 lekë.

Shënim: Ka raste qё gabimisht  fermerёve u kёrkohet certifikata qё nё momentin e regjistrimit si fermё qё do fillojё praktikat e prodhimit biologik( psh.Nuk i kёrkohet nxёnёsit deftёsa e notave , sapo regjistrohet, por, pasi mbaron sezoni mёsimor)

Fermat që regjistrohen për herë të parë,në kohën e aplikimit  akoma  nuk kanё çertifikatë nё momentin qё regjistrohen.Cerifikata meret gjatë sezonit,kur të vijë inspektori për të parë se si është zbatuar standardi Bio.

Pra ferma ka fazёn e regjistrimit dhe faza e dytё pas disa javёve ose disa muajve, sipas bimёve, ёshtё faza e certifikimit.


CILAT HAPA NDJEK FERMERI NGA REGJISTRIMI DERI NЁ MARJEN E CERTIFIKATЁS SЁ PRODUKTIT BIOLOGJIK ?

Fermeri bёn kёrkesё, pra aplikon nё zyrat e bujqёsiё sё zonёs ku ndodhet ferma e tij .

Ferma kontrollohet nga specialistёt e zonёs pёr tё analizuar rreziqet qё mund tё vёshtirёsojnё kalimin e fermёs nё fermё biologjike .

Kur nga vizita e specialistёve nuk gjenden rreziqe, ferma fiton pёr tё filluar praktikat e bujqёsisё biologjike, dhe kёshtu tё keta shance reale pёr tё marё mbёshtetje financiare.

Nga ky moment fermeri mbanё lidhje me specialistёt e zonёs pёr tё marё kёshillime mbi standardin e prodhimit biologjik (plehrat qё lejohen, produktet e mbrojtjes sё bimёve, cilёsia e ujit tё ujitjes  etj)

Fermeri mer takim me trupёn e certifikimit. Negociohet çmimi i certifikimit. Pasi bie dakord, gjatё sezonit do tё njoftohet se kur do tё vijё inspektori i trupёs certifikimit pёr tё bёrё inspektimin e zbatimit tё standardit biologjike. Fermeri bёn kujdes qё vetёm njё pjesё tё subvencionit tё  kalojё pёr certifikim, sepse kjo kuotё ёshtё llogoritur qё fermeri tё mund tё blejё me kёtё shumё lekёsh edhe inpute, e materiale tё tjera qё pёrdor ferma. Trupa e certifikimit ka prirje ti rrisi çmimet,ndaj fermeri tё  bashkёbisedojё pёr njё çmim tё arsyeshёm.

Pas inspektimit, nёse nuk ka shkelje tё standardit, pas disa ditёve ose pak javёve i vjen me postё certfikata  sipas statusit tё fermёs (Certifikata nё kalim viti parё, viti dytё, ose  viti tretё ,bio e plotё)

Fermeri gjatё kёsaj kohe ka hapur llogorinё e tij bankare dhe numrin ja ka dёrguar AZHBR-s.

Fermeri dёrgon fotokopjen e cerifikatёs nё zyrat e AZHBR-s , pas kёsaj  ato i nisin nё llogorinё e tij bankare.


DISA SHIFRA DHE FJALI  RRETH BUJQЁSISЁ BIOLOGJIKE.

Nё botё me standardin Bio ёshtё certifikuar 1,5 % e siperfaqes bujqёsore.

Nё Europё, 8,5 % e sipёrfaqes bujqёsore.

Nё Ballkan 1% e sipёrfaqёs bujqёsore.

Nё Shqipёri, mё pak se1 % e sipёrfaqes bujqёsore.

Vendet e BE-s kanё marё vendim qё deri nё vitin 2030,tё katёrfishohet sipёrfaqja e bujqёsisё biologjike (nga 8.5 % qё ёshtё sot  nё 25 %  nё vitin 2030 )

Pandemia globale COVID 19 dhe ngjarjet e rёnda ekonomik-sociale qё po shkakton ngrohja globale , ishte shkaku qё do tё shkohet tek bujqёsia qё pёrdor rezerva natyrore,tё cilat nuk ndikojnё negativisht nё ngrohjen globale.

Bujqёsia biologjike dhe hotelet me 5 yje, janё shtёpitё e pritjeve pёr çdo shtet. Bujqёsia bio dhe hotelet me 5 yje, janё modele pёr tё zhvilluar edhe sistemet e tjera mё vlera mё tё ulta.

Shtёpitё e pritjes, dihet qё kanё pёrkujdesje mё tё madhe se sa dhomat e shtёpitё e zakonshme.

Bujqёsia biologjike plotёson tre kёrkesat:
- Ekonomike (fermeri shet me çmime tё mira dhe ka treg mё tё gjёrё.

-Ekologjike (Ndot shumё mё pak mjedisin, sepse pёrdor plehra dhe produkte pёr mbrojtjen e bimёve ,tё padёmshme )

-Sociale (sepse ruan shёndetin e publikut,punёson mё shumё njёrёz, duke deversifikuar prodhimin, pёrpunimin, marketingun,pёrmirёson ushqimin e publikut, ruan mjedisit e pastёr pёr publikun)

Qeveritё e mbёshtesin bujqёsinё e zakonshme , sipas fuqisё financiare qё kanё.

Qeveritё e mbёshtesin bujqёsinё biologjike, sipas kёndёvёshtrimit qё ato kanё pёr tё ardhmen e ushqimit dhe mjedisit.

Nё vendet mё tё vogla bujqёsia bio zё pёrqindjen mё tё madhe, kjo sepse ёshtё njё rrugё pёr tё pёrballuar konkurencёn e tregut tё hapur tё mallrave dhe tё turizmit.

Kalimi i bujqёsisё shqiptare, drejtё bujqёsisё biologjike, duhet tё pёrbёjё njё strategji afat gjatё.

Durrës       13.03.2022

Tuesday, 8 March 2022

USHQIMI DHE BUJQËSIA PAS PUSHTIMIT TË UKRAINËS

 - Toka dhe uji janë themelet e ushqimit tonë, e më tej në bujqësinë moderne plehërat kimike, farat cilësore, teknologjia, inovacioni, bëjnë të mundur të sigurojmë më shumë prodhim, më të qëndrueshëm e me kosto më të lirë.- 

Përgatiti: Fatos FICO
 Ing. i Inovacionit dhe Zhvillimit Rural
 Londër


Me sytë nga qielli për pak shi nuk do të jenë vetëm fermerët mbasi të kalojnë rreshjet e pranverës deri në dimrin e vonë. Më shumë do të lutet qeveria për të patur ujë në basenet e hidrocentraleve me shpresën të sigurojë prodhim të energjisë elektrike për vendin e të eksportojë sadopak. Përndryshe çmimi i subvencionuar i energjisë për familjet dhe blerja e saj jashtë me çmim tregu do të krijojë një borxh të madh në financat publike, pasoja në politikat monetare, sistemin fiskal, të cilat duhet të ristrukturohen rrënjësisht dhe jo vetëm në shkurtime të thella e përgjegjshmëri për shpenzimet.

 

Një nga gjërat që ndryshoi rrënjësisht në Shqipëri me kalimin nga një vend i izoluar socialist në një vend të lirë e demokratik ishte bujqësia. Duke qenë Shqiperia pjesë e një tregu globalist, bujqësia shqiptare, e cila më parë nënkuptonte uri e racione, nuk është më e nevojshme për sigurimin e bukës në vend. Drithërat ashtu si çdo gjë tjetër mund të vijnë nga tregjet botërore me kosto më të lire se sa të prodhohen në Shqipëri.

 

Qeveria aktuale mendoi se mund të ishtë një mini aktor në tregjet ndërkombëtare e synoi të dilte në eksporte bujqësore, kryesisht perime, e bostanore me vlerë 1 miliard Euro në vit. Kur tregu i komoditeteve funksionon, nuk kishte pse mos të provohej edhe kjo, por bazat e kësaj ishin mbi rërë – kemi klimë më të ngrohtë e dalim në eksport më herët (se kush vend tjetër?), si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët. Për këtë të dytën, shumë shpejt u kërkuan punëtorë nga Bangladeshi e së fundmi nga Nepali, ndoshta me ndryshimet klimatike do të dali në skenë ndonjë vend i ri që është ngrohur më shumë sa duhet.

 

A ishte kjo mani për të dalë në tregun e komoditeteve me kastraveca, domate, reminishencë e socializmit, ne jemi të parët kudo nga kromi, nafta tek shalqiu, duke mos ditur që vendet mesdhetare për shkak të historisë, gjeografisë, nuk mund të eskportojnë komoditete ushqimore me fitim, sidomos pa vlerë te shtuar, pa patur një seri kushtesh, si porte, transport detar, hekurudha, autostrada, njohuri e industri, por mbi të gjitha kapital financiar e social, akses me çmim konkurues në tregje të mëdha, re-investime të fitimit, e investime masive nga fondet publike në hapësirën rurale.

 

Komoditetet nga ana tjetër për shkak të volumeve të mëdha dhe origjinës nga një vend i caktuar, nga një e mirë për ato vende të cilat i blejnë lirë e me shumicë, mund të kthehen në një problem të madh si t’i sigurojnë përsëri kur vendet prodhuese pasi krijojnë varësi tek blerësit i kthejnë ato në një “armë”, e kërkojnë çmim më të lartë e kushte të tjera. Duke rritur kështu varësinë jo vetëm tregtare tek vendet që varen nga këto komoditete. Psh. qëndrimet politikës së jashtme të Gjermanisë, Italisë në marrëdhëniet ndërkombetare, të kushtëzuara nga varësia prej gazit natyror të lirë të Rusisë.

 

Lëvizjet e mëdha të çmimeve të komoditeteve në ekonominë botërore kanë filluar shumë më parë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ato janë së fundmi pasojë e pandemisë së Covid, e ndryshimeve në ekonominë botërore, tkurrjes së globalizimit, ndryshimeve në zinxhirët tregtar e prodhues, por dhe të politikave të reja ekonomike e mjedisore të lidhura me ndryshimet klimatike. Pastaj ju shtohet edhe lufta. Ukraina dhe Rusia eksportojnë gati 30% të sasisë së grurit që konsumohet në botë. Por, jo vetëm, ndikim kanë politikat tregtare të Kinës si vendi me ekonominë më të madhe në botë, si dhe aktorë më të vegjël si Bjellorusia prodhues i plehrave kimike, apo Hungaria që së fundmi ndaloi eksportin e grurit. Janë shumë aktorë e shkaqe të cilat një vend i madh apo i vogël nuk i kontrollon dot në një treg global. Të gjitha këto edhe sepse ekonomia funksionoi për një kohë të gjatë me ndryshime të vogla në ekuilibrin kërkesë ofertë. Kur ndodhin ndryshime të mëdha, në sektorë të ndryshëm dhe me efekt zinxhir asnjë vend nuk arrin t’i kontrollojë pasojat, por duhet të parashikojë, duhet të ketë politika, mekanizma, plane kur ato mund të ndodhin, në rastin më të mirë duke qënë proaktiv, duke ruajtur potencialet e veta, duke njohur alternativat. Por, dhe duke reaguar sa më shpejt kur ndodhin. Sinjalet që lufta do të ndodhte në Ukrainë ishin prej muajsh e pasojat e pandemisë po ashtu.

Sovranistë apo globalistë 

 

Ekomomistët në kundërshtim me sovranistët, patriotikët apo qëndrime të tjera kanë vërtetuar se është humbje për ekonominë e një vendi të mos shfrytëzojë çmimet më të lira që përfitohen kur shkëmben lirisht me vendet e tjera. Por, si me sipër e pamë që “varësia” në tregti nga vende të treta krijon pasoja, sidomos kur produktet janë sensitive si drithërat, energjia.

 

Këto përballohen së pari kur vendi ruan potencialet prodhuese, ose mund ti riaktivizojë shpejt ato, e në çdo moment është në gjendje të prodhojë përsëri.  Mbretëria e Bashkuar gjatë luftës se dytë, kur ju ndërpre aksesi tek ushqimet në tregjet ndërkombëtare e rriti menjëherë sipërfaqen e tokës së kultivuar, ktheu çdo tokë të mundshme në tokë prodhuese, duke siguruar mjaftueshëm për kushtet e luftës prodhim vendas.

 

Se dyti, duke qënë pjesë e aleancave ndërkombëtare apo duke gjetur kanale të rinj tregtare.

Shqipëri i ka të dyja këto mundësi, si të rrisë sipërfaqen e tokës së kultivuar, të rrisë rendimentet e sasinë tek ato ekzistuese, si dhe është pjesë e aleancave si NATO, e EU e mund të gjejë tregje të reja zevendësues të Rusisë e Ukrainës ku dhe pse me çmim më të lartë, ushqimi nuk mungon.

 

Si mund të rritet prodhimi i ushqimit në kushte krize

Duhet të subvencionohen drejt për drejt prodhuesit e drithrave, grurë, misër, etj. për një periudhë së paku tre vjeçare.

Pse? Sepse kemi ngjarje të jashtë zakonshme, duhet stimuluar, pra rritur sa më shumë e shpejt oferta e ushqimit vendas kundrejt kërkesës. Prodhimi bujqësor në botë ka marrë goditje të fortë e rrezikon të fusë në kolaps me çmime të larta ekonomitë e shumë vendeve.

Prodhimi i ardhshëm i grurit në botë për vitin 2023 shitet sot, e çmimet janë në rritje, në bursën e Paris-it me 280 Euro dhe për vitin 2024 – 230 Euro për ton.

Kostoja e prodhimit të grurit në Shqipëri ka qënë 286 USD për ton në vitin 2019, ndërsa në Serbi 169, në Maqedoni 200, në SHBA rreth 160 USD për ton.

 

Kjo të lejon të kuptosh pse Shqipëria prodhon vetëm gjysmën e sasisë së grurit që i nevojitet për konsum. Importi shumë më i lirë, gati dy herë. Aktualisht çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është më i shtrenjtë se prodhimi vendas grurit në vitin 2019, e ka ardhur së pari si pasojë sepse është trefishuar çmimi i plehrave kimike, më tej është rritur çmimi i karburanteve, i energjisë e zvogëluar oferta. Të cilat do të thonë që edhe në Shqipëri është rritur edhe më shumë kostoja e çmimi për prodhimin vendas në atë proporcion, por për më tepër sipërfaqja e kultivuar është më e vogel, më e copëtuar, kemi më pak teknologji e kapital të investuar por dhe akses e potencial në tregje për të blerë sasi të mëdha inputesh me çmim më të lirë, të kufizuara. Që në Shqipëri të kemi më shumë prodhim vendas, me kosto e çmim më të ulët duhen sa më shpejt politika të reja, ndërhyrje të shpejta e të forta.

 

Masa për ulje të kostove, më shumë prodhim e qëndrueshmeri

– Të zerohet Tvsh për farat, fara lidhet me prodhimin, rendimentin, përshtatjen me klimën, tokën, dëmtuesit e kulturave.

Nuk ka kursim tek fara sepse është baza e prodhimit, sasisë që merr, e teknologjisë që zbatohet. Për fermerët edhe pak para janë të rëndësishme, sepse janë para që duhen paguar paradhënie. Përndryshe do të blejnë fara jo cilësore, me çmim të ulët. Ndërkohë koha, investimet e tjera per të marrë më pak prodhim janë të njëjta.

 

– Të zerohet Tvsh e plehrave kimike. Çmimi i plehrave kimike në tregun ndërkombëtar është tre katërfishuar në krahasim me dy vite më parë.  Madje çmimet janë ende në rritje për shkak të rritjes së çmimit të gazit e naftës. Pothuaj në të gjitha vendet e botës fermerët këtë vit po mbjellin më pak sipërfaqe me drithëra, e po përdorin më pak plehra kimike e kjo do të reflektohet në sasinë e prodhimit, pra në një afat të shkurtër situata nuk ndryshon. Për prodhuesit e drithërave çmimet e plehrave kimike rriten, jo vetëm nga rritja e çmimit të gazit natyror si lëndë e parë, por edhe sepse tregtaret e tyre e dinë se fermerët do të kërkojnë çmim me të lartë për prodhimin, i cili do të paguhet në fund nga konsumatorët.

 

– Të zerohet Tvsh e ushqimeve të blegtorisë e shpendëve

Masë tjetër – analiza masive të tokave falas, për të mos hedhur më shumë plehra sa duhen, si azot, potas, si dhe mundëson të pershtatet më mirë fara e teknologjia me llojin e tokës.

 

Uji si themel i prodhimit bujqësor

Të rritet Ujitja – gati gjysma e tokave të kultivuara janë të pambuluara me vaditje, plus ndryshimet klimatike të cilat e kanë përkeqësuar situatën. Urgjentisht duhen mbushur, kontrolluar rezervuaret ujitës e basenet e tjerë të cilët duhet të lidhen me sistemin ujitës. Të përmirësohen kanalet ekzistues e të hapen të rinj.  Nga ana tjetër atje ku nuk mund të shkojnë kanalet apo mungojnë ujërat siperfaqësorë duhet të hapen puse vetjake apo kolektive, e të fuksionojnë me pompa me energji diellore. Pasi është bërë investimi, ato mund të fuksionojnë me kosto të papërfillshme.

 

Të rritet prodhimi familjar i familjeve peri urbane dhe rurale për vetëkonsum.

Një rrugë tjetër për të zvogëluar varësinë nga importi është të rritet prodhimi i vogël familjar familjeve rurale apo peri urbane me pak tokë, për vetëkonsum sepse janë një numër i madh. Për të ulur sadopak blerjet e tyre në tregun e ushqimeve te importit si blerës me para në dorë. Këto janë familje kryesisht në kushtet e mbijetesës, dhe më të goditurat në kushtet e krizës nga rritja e çmimeve.  Ato mund të prodhojnë perime e proteina bimore, si bishtajore, e mund të prodhojnë mish shpendësh e vezë të cilat prodhohen shpejt e kërkojnë më pak ushqim për rritje krahasim me blegtorinë.

 

Rritja e përpunimit 

 

Ruajtja dhe përpunimi. Më shumë frigoriferë për patatet, perimet, frutat. Më shumë përpunim, si psh patate të prera, e të ngrira, perime të ngrira, këto me me investime publike. Në nivel familjar më shumë perime të stinës të ruajtura si të thara, turshi, etj. Tradita nuk mungon.

 

Nuk ka kohë për pushim?

 

E vërtetë në një kohë krize të vazhdueshme nuk ka kohë për pushim, por kur koha ndryshon pak pushim për reflektim për politika e plane të reja është i domosdoshëm. Nevojiten sa më shpejt konsultime e përfshirje me të gjithë aktorët prodhues, tregtarët, eskpertët dhe dakordësi politike në të gjithë spektrin për vendim marrje të reja. Bota nuk është më ajo që ishte jo vetëm mbas luftës, por mbas 2 vjet pandemie, mbas politikave për ndryshimet klimatike, ndryshimet në teknologji, ikja nga fosilet, nuk mund të ecet përpara me subvencione për rrush në serra e luleshtrydhe. E as nafta falas, nqs nuk ka ujë.  Objektivi për 1 miliard Euro eksporte bujqësore ka rënë, tani objektivi është si të ulim po aq importet e shtrenjtuara dhe të kemi mjaftueshëm prodhime vendase që zevëndësojnë importet. Duhen siguruar me sasi e çmim të përballueshme karbohidratet dhe proteinat shtazore e bimore të cilat janë baza e ushqimit e në të njëjtën kohë të kemi standarte jetese për fermerët. Kjo me politika të reja, investime masive në infrastrukturën e ujit, infrastrukturën tregtare, të transportit, politika sociale, politika zhvillimi të qëndrueshëm, teknologji, e subvencione për sa kohë është e nevojshme për prodhimin e ushqimit në këto kushte të reja. Sa për perimet aktualisht sipas të dhënave prodhojmë sasi më se të mjaftueshme, 4 kg për frymë në ditë.

 

Nga Fatos Fico

Sunday, 6 March 2022

GËZUAR FESTEN MESUES.

Bashkëbisedim me Abaz Loshën

nga: Selman MËZIU

Firence, Itali

 


Festë. Për mësuesit. Për ato që përçoin dijen në kapilarët e kohës. Për ato misionar që projektojn të ardhmen duke syzgjuar brezat e rinj. Për ato që mendojn, punojn, ushqejn e rritin brezat duke i përkundur në djepin e shkollimit. Rrëpira, bokërrima, të tatpjeta që ndoqi çdo mësues dibran në vrigëllimën e shekujve e jon vetëm. Për shqiptarin që shkronja u shkruajtën në lëkurë, në baltën e pjekur, në gurë e pastaj u zhduken. U vodhën. U fallsifikuan. U fshehën. E përsëri u rizgjuan, flakëruan në shpirtin e zemrat e pasardhësve pellazgo-iliro- shqiptar. Dihet nëpërmjet luftrave me armë, bajonetave, thikave, helmit. Sigurisht nga të diturit, gjuhtarë, historian, arkeolog, alfabeti fjala e shkruar u pronësuan. E ne ndihemi krenar, për pasurinë tonë gjuhësore, kulturore, historike të trashguara e pasuruara në gjerdanin e brezave.


Sa bukur, sa realisht e përshkruani juve mesues Abazi: ‘’Teksa po u flisja sot fëmijëve me të cilët punoj, për 7 Marsin, festën e mësuesit, po u thoja se atëhere, po të hapje një shkollë të re merrje plumbin ballit ose helmin në gotën me uje dhe në vazhdim po u flisja për kohën kur u shkollua brezi Juaj e më vonë brezi im.,,

 

Drejtori i Shkolles Fushë Muhurit Abas Losha

E ndjen mësues Abazi misionin, detyrën e tij njerëzore, e njeh ai shkëlqyer udhëtimin e përgjakur të misionarëve, komisarëve të gjuhës shqipe. Sepse ai ka mesuar. Sepse Abazi është përhapësi shembullor, plotë rrezatim i fjalës shqipe të shkruar. Detyrim që e ndjen në shpirt. Dhe ai ua thotë ashtu plotë ndjesi, krenari, urtësisht me pasion nxënësve të vet. Që ato të edukohen, që ato të dinë sa më shumë. Që ato të duan shkronjat, abetaren dijen fjalën e amël shqipe. Të ngulitin në kujtes udhën e shkronjave e fjalës shqipe në lakoret e trishta të shekujve. Të punojn e duan arën me miser, pyllin me drurë, dhinë me keca, torrnon, traktorin maqinat qwepëse e të udhëtimit, gjithëçka nevojtare.


Por, birit të Bulaçit, drejtorit, mësuesit shembullor, dashuruesit të natyrës, koha e sotme, kërkon t’i shuaj valët e shkumëzuara në arteriet e misionit të shejt të tijë. Të të mbjellurit të diturisë. Të kulturimit të malsorëve vogëlush. Abazi nuk mund t’a fshehi plagën e qelbur që i ka shkaktuar sëpaku njëzetë vjeçari i parë i shekullit të njëzetë e një. Ai më shkruan:

 

‘’Ehhh kur mendoja të sotmen, bëja një paralele me vitet kur hapeshin shkollat e para shqipe e ndërsa atëhere vriteshe, burgoseshe apo helmoheshe sot më vjen keq t’a them, por, nëpërkëmbesh, tallesh, përçmohesh e ndonëse vitet shtohen në këtë mision të mrekullueshem, për të ardhmen e çdo kombi, ngelesh i varur nga ata, të cilët as që e njohin apo e vlerësojnë atë,,

 

Vetëm një mësues që e ushtron me pasion dhe dashuron të mëkuarin me dituri të brezave, mund ta ndjej e shpreh kaq qartë, saktësisht këtë shqetësim. Plagë që qelbëzon shoqërinë. Plaga ma shkatrrimtare e një krahine, kombi në tërsi. Plaga më mjerim ndjellëse për një popull. Kështu po vetëvarrosemi. Kështu po vetëzhdukemi. Kështu do të mbetemi pa sytë e dijes. Kjo e shqetëson dhe e preukupon mësues Abazin.

 

Opinga që dikur
i veshning fëmijët

Fëmijët shtatë deri në shtatëmbëdhejtë vjëç në shqipëri për tu ushqyer ose… Nuk shkojnë në shkolle të mbyllur nga gjakmarrja. E janë me mijëra të ngujuem. Mbledhin krom, hekaura, kauçuçe, shesin çimçakiza, paqeta cingarësh, për të fituar koren e bukës. Marrin shkopin e bariut e ruajn delet, dhitë apo, lopët. Të tjerë futen në rrjete kriminale të kontrabandave të ndryshme. Shumica nga mjerimi ekonomik, nga humbja e besimit në rimëkëmbjen ekonomike, syrgjynosen familjarisht. E këto shkollohen në gjuhën e atjeshme. Alfabeti shqip nuk njihet nga ato, nuk mësohet.

 

Breza të çkulturuar. Kuadro të zgjedhura me partitizëm. Kthehen në kryeneç. Ju mungon kultura, pasioni për punën. Kështu ato nuk njohin misionarët e dijes. Ato i nëpërkëmbin se kështu i pregatiti koha e ‘’jeniçerëve politik.,, 

 

Për të fituar energji pozitive, e shikuar me ngjyra ylberike të ardhmen, të kujtojm mësuesit, vendali të kohës së kaluar, të parët në krahinën e Muhurrit, Kurt Hoxhën, Hazis Kurtin, HazisRamën, Mexhit Preçin. Tahir, Sinan e Mustaf Meziun, Ramadan e Xhemal Likën, Rustem Devën, Xhemale, Likë dhe Sanie Berishën, Elez Balliun, Xhelal Metën. Rexhep Hoxhën, Mud Lalën, Adem Ballën, Hysni Bruçin, Halil LLeshin, Sinan Tanushin, Sami Dodën, Veli Lala, dhjetra e dhjetra të tjerë të krahinës tone që hodhën farën e dijes e kulturës te brezat e mëvonshëm muhurak. Kjo plejadë muhurrakësh e respektuar, hodhi me njëmijë sakrefica bazat e shkollimit të bijëve të vet. Fruti i tyre ka dhanun rezultatet e shkëlqyera. Me dhjetar muhurrak me shkollë të lart në profesione të ndryshme kontribuojn në gjithë vendin.

 

Duke ndjer dhimnbjen e plagëve të hapura në arsim, le të kthejm shikimin prapa e të marrim energji e shembull nga ajo plejadë luftarake dhe e pashembullt në sakrefica. E pastaj juve mesues Abazi e dhjetra të tjerë me ballin lart, gjakftohtësi e patriotizëm të mbroni misionin tuaj të shejtë. Atë të zhvillimit e ecjes përpara nëpërmjet fjalës së shkruar, librit të lexuar, ngritjes së piramidave të dijeve në shpirtrat e mëndjen e fëmijëve e brezave të ardhshëm. Siguria e së ardhmes. Besim në fitoren kundër harbutëve, të pa dishmëve e të pa kulturuarve arrihet kur mësuesit si juve e kolegët tuaj shikojn përpara me energji e vrulle djaloshare, patriotizëm, rrezatojn dijen gjuhën e shkruar e të lexuar shqipe. Kushtin e domozdoshëm për zhvillim kulturor, ekonomik e shkencor të një kombi.

Kolektivi i mesuesave te shkolles Fushë Muhurit 


 

07. 03. 2020 I shkolluari në Muhur S. Meziu