Arra e
zezë(J. nigra) është bimë që bën pjesë në Familjen Arrore. Eshtë bimë
autoktone(native) e Amerikës Veriore dhe rritet kryesisht në zonat buzë oqeanit
nga Ontario Jugore, Dakota dhe Georgia e Jugut, deri në veri të Floridës.
Shtrirja e arrës së zezë(J. nigra) në Amerikën Veriore |
Arra e zezë
u kultivua për herë të parë në kontinentin Evropian në vitin 1629 si një pemë
pyjore për drurin e saj me cilësi shumë të lartë. Gjëndet kryesisht në Kroaci,
Rumani, Çeki, etj. Nuk ka të dhëna se gjëndet edhe në Shqipëri. Druri është përdorur për të bërë mobilje, parkete,
kondakët e pushkëve, etj.
Frutat e saj i ngjajnë arrës evropiane, por më të vogla, dhe bien në muain tetor me gjithë levozhgat(sharkun). Gjethet bien më parë.Kjo arrë ka
prodhim periodik. Prodhon mirë 2 herë në 5 vjet. Prodhimi më të mirë bima e ka
nga mosha 30-100 vjeç. Frutat e arrës së zezë mblidhen me dorë, duke mënjanuar
dëmet nga ketrat, dhe përdoren si ushqim
për njerëzit dhe kafshët si dhe përmirësues të shijeve të një sëre ushqimesh si në : akulloret,
keket e ndryshme, bukë, etj. Nga frutat nxiret dhe vaj që përdoret në industri.
Pë herë të parë e hasa këtë bimë në një fermë në Milis, periferi e Bostonit. Bëra disa foto.(kliko mbi fotot për një pamje më të mirë)
Bimë të J. nigra |
Gjethet dhe frutat |
No comments:
Post a Comment