Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Tuesday, 19 August 2014

Arra e zezë ( Juglans nigra L.)

            Arra e zezë(J. nigra) është bimë që bën pjesë në Familjen Arrore. Eshtë bimë autoktone(native) e Amerikës Veriore dhe rritet kryesisht në zonat buzë oqeanit nga Ontario Jugore, Dakota dhe Georgia e Jugut, deri në veri të Floridës. 
Shtrirja e arrës së zezë(J. nigra) në Amerikën Veriore
            Arra e zezë u kultivua për herë të parë në kontinentin Evropian në vitin 1629 si një pemë pyjore për drurin e saj me cilësi shumë të lartë. Gjëndet kryesisht në Kroaci, Rumani, Çeki, etj. Nuk ka të dhëna se gjëndet edhe në Shqipëri. Druri  është përdorur për të bërë mobilje, parkete, kondakët e pushkëve, etj.
            Frutat e saj i ngjajnë arrës evropiane, por më të vogla, dhe bien në muain tetor me gjithë levozhgat(sharkun). Gjethet bien më parë.Kjo arrë ka prodhim periodik. Prodhon mirë 2 herë në 5 vjet. Prodhimi më të mirë bima e ka nga mosha 30-100 vjeç. Frutat e arrës së zezë mblidhen me dorë, duke mënjanuar dëmet nga ketrat,  dhe përdoren si ushqim për njerëzit dhe kafshët si dhe përmirësues të shijeve  të një sëre ushqimesh si në : akulloret, keket e ndryshme, bukë, etj. Nga frutat nxiret dhe vaj që përdoret në industri.

Pë herë të parë e hasa këtë bimë në një fermë në Milis, periferi e Bostonit. Bëra disa foto.(kliko mbi fotot për një pamje më të mirë)
Bimë të J. nigra
Gjethet dhe frutat

No comments:

Post a Comment